Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 7
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    27-02-2009
    Postime
    123

    Info per Eqerem Cabej?

    doja nje informacion per eqerem cabej si gjuhetar dhe si studiues.ju lutem me ndihmoni.

  2. #2
    BeRaCi_Me_GjYsEm_PaPuCe Maska e ^_BIM_BUM_BAM_^
    Anėtarėsuar
    24-04-2007
    Vendndodhja
    Auckland, New Zealand
    Mosha
    96
    Postime
    1,560
    Eqerem Ēabej lindi mė 6 gusht tė vitit 1908 nė Gjirokastėr dhe vdiq mė 13 gusht tė vitit 1980 nė Romė. Ishte njė nga figurat mė tė shquara tė shkencės arsimit dhe kulturės shqiptare
    Biografia
    Eqerem Ēabej, shkollimin fillor e kreu nė vitin 1921 nė Gjirokastėr.

    Studimet e larta i mbaroi pėr filologji nė Klagenfurt (1923-1926), Grac (1927) dhe Vjenė tė Austrisė (1930-), ku ndoqi mėsimet e Paul Kretschmer, Karl Patsch, Nikolai Trubetzkoy dhe Norbert Jokl. Nėn drejtimin e Jokl, Ēabeji filloi tė kishte interes tė madh nė zhvillimin historik tė Gjuhės Shqipe. Nė 1933, ai dorėzoi dizertacionin e doktoraturės mbi Italoalbanische Studien (Studime Italo-Shqipėtare) nė Vjenė. Ēabej u kthye nė Shqipėri ku edhe punoi si mėsues gjimnazi nė Shkodėr (1934), Elbasan, Tiranė dhe Gjirokastėr. Pas fillimit tė Luftės sė Dytė Botėrore, ai vajti nė Romė, ku qėndroi deri mė Korrik tė 1944-ės. Nė 1942, ai refuzoi tė bashkohej me Institutin e Studimeve Shqipėtare pėr arėsye politike. Atij iu ofrua posti i Ministrit tė Kulturės nė qeverinė kukull tė Rexhep Mitrovicės nė 1943, por ai e refuzoi. Ai u kthye nė Shqipėri nė 1944. Nė 1947, ai u caktua anėtar i Institutit tė Shkencave, instituti paraardhės i Universitetit tė Tiranės. Nga 1952 deri mė 1957, ai shėrbeu si profesor i historisė sė Shqipėrisė dhe fonetikės historike. Nė 1972, ai u bė anėtar themelues i Akademisė sė Shkencave.


    [redakto] Veprimtaria shkencore
    Ēabej u specializua nė gjuhėsinė krahasuese indo-evropiane. Veprimtarinė shkencore e shtjelloi nė gjuhėsi, por edhe jashtė saj, nė folklor, etnografi dhe histori tė letėrsisė. Vend zėnė studimet etimologjike dhe leksikologjike historike, dialektologjia e onomastikės si edhe kodifikimi i gjuhės letrare.

    Eqerem Ēabej ka dhėnė njė ndihmė tė ēmuar me njė varg sqarimesh etimologjike gjatė hartimit tė Fjalorit tė gjuhės shqipe tė botuar nė Tiranė mė 1980.


    [redakto] Tituj tė veprave
    Hyrje nė Indoeuropianistikė
    Studime etimologjike nė fushėn e shqipes, Tiranė 1976, 1999
    Hyrja nė historinė e gjuhės shqipe, Tiranė 1958
    Fonetika historike e shqipes, Tiranė 1968
    Shqipja nė Kapėrcyell
    Shqiptarėt midis Perėndimit dhe Lindjes
    "Meshari" i Gjon Buzukut, Tiranė 1968
    Fjalor i gjuhės shqipe i vitit 1954, (Bashkautorėsi)
    Odiseu dhe Konstandini

    [redakto] Mirėnjohjet
    Urdhrin "Nderi i Kombit", Shqipėri 10 maj 2003
    Medalja e Artė e Lidhjes sė Prizrenit Kosovė


    Shpresoi te bejn pune
    Ajde ketu moj....mua nuk me iken dhia ne maje te malit...do me ikesh ti ne buze te trotuarit

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e faiksmajli
    Anėtarėsuar
    12-02-2006
    Postime
    117
    Eqrem Ēabej: Romantizmi e modernizmi

    Eqrem Ēabej ėshtė studjues i thelluar i gjenezės sė literaturės shqipe dhe fillestar i studimit tė strukturės sė literaturės shqipe (poetikės sė saj). Ai ka krijuar kurorėn teorike tė romantizmit shqiptar dhe nismėn teorike tė letėrsisė moderne shqipe
    Paranteza I
    Eqrem Ēabej, albanologu i famshėm e gjuhėtari mė i madh shqiptar deri mė sot, studimet e veta tė para i lidhte me ēėshtje tė letėrsisė. Dy studimet e tij pėr letėrsinė shqipe, Pėr gjenezėn e literaturės shqipe dhe Romantizmi nė Europė lindore e juglindore dhe nė literaturėn shqiptare, tė lexuara sė bashku, pėrbėjnė pikėpamjet e tij pėr kėtė letėrsi, qė nuk do tė ndryshojnė mė. Prandaj, edhe sot, kush merret me sistematizimin e pikėpamjeve letrare tė Ēabejt do tė rikthehet gjithnjė te kėto studime.

    Studimet letrare tė Ēabejt pėr disa decenie patėn mbetur nė harresė apo sė paku nė hije tė studimeve tė tij gjuhėsore. Ēabej i hershėm u rimor mė fuqishėm vetėm nė vitet ’70-tė tė shekullit njėzet, kur ai u shfaq nė Prishtinė nė ligjėrimet pėr albanologjinė nė mesin e studentėve e tė studiuesve tė letėrsisė; atėherė kur u botua vepra e tij e plotė te Rilindja e Prishtinės.

    Ibrahim Rugova, sistematizuesi mė i plotė i kritikės letrare shqipe deri mė sot, metodėn kėrkuese tė Eqrem Ēabejt nė studimet letrare e quan “kulturohistorike” e “filologjike”. Po edhe ky cilėsim e ka prehistorinė e vet nė Prishtinė a gjetiu. Ėshtė koha kur shkrimet kritike tė autorit tonė u shpaluan rishtazi, duke u diskutuar pro edhe kundėr.

    Vetė jam marrė me leximin kritik tė shkrimeve tė Ēabejt nė tri deceniet e fundit tė shekullit tė kaluar. Herėn e parė pėr tė shqyrtuar studimet e librat e tij pėr letėrsinė, duke bėrė paraqitje e vlerėsim. Herėn e dytė pėr tė pėrvijuar konceptet e tij themelore letrare. Herėn e tretė pėr tė nėnvijuar metodėn e tij, duke pasur parasysh edhe personėn e tij kulturore e letrare.

    Ky i tashmi ėshtė takimi i katėrt me studimet e tij letrare, me dėshirėn tė mos jetė i fundit.

    Romantizmi

    Romantizmi nė Evropė lindore e juglindore dhe nė literaturėn shqiptare, i shkruar mė 1945 e i botuar vetėm mė 1994 ėshtė studimi mė sistematik letrar i Ēabejt, e, njėherėsh, kurora teorike e romantizmit shqiptar. Autori kėtu merret me rrėnjėt, origjinėn, karakteristikat letrare e filozofinė e kėtij formacioni letrar nė Europė pėr tė arritur te karakterizimet dalluese: nė Europė romantizmi ėshtė vetėm “njė epokė letrare”, nė Europėn Juglindore ėshtė “njė pėrlindje letrare”, kurse nė vendet si Shqipėria romantizmi paraqet themelimin e letėrsisė (shkrimtarisė) kombėtare. Te tė fundit, paraqet sipėrtheksim tė idesė nacionale, rilindje kulturore e kombėtare, ngritje tė kultit tė lirisė, forcim tė identitetit nacional, krijim tė gjuhės kombėtare dhe tė shtetit kombėtar.

    Nė pjesėn III tė kėtij studimi Ēabej merret me romantizmin shqiptar, duke nėnvizuar edhe njė herė nė fillim qė “Pėrpara historisė sė literaturės shqiptare duhet shkruar historia e Shqipėrisė” (93). Duke i qėndruar besnik kėsaj teorie, autori nė trajtėn e pėrmbledhur jep historinė e shqiptarėve (stėrnipėve tė fiseve ilire), duke ndjekur komunikimet e tyre kulturore historike nė ngjitje nė kohė: me grekėt, romakėt, Bizantin, sllavėt, osmanėt.

    Kjo histori nacionale e kulturore evidenton marrjet e dhėniet nga Lindja e nga Perėndimi, prandaj edhe pėrfundimi pėr shqiptarėt e kulturėn e tyre nė mes tė Lindjes e tė Perėndimit. Kjo gjendje i gjen shqiptarėt edhe nė kohėn e lindjes sė kombeve dhe nė kohėn e lindjes sė letėrsisė nacionale, me tė cilėn takohet periudha e Romantizmit.

    Poetėt romantikė shqiptarė Ēabej i sheh si krijues tė veprave tė artit dhe si atdhetarė e edukatorė tė kombit. Duke pasur parasysh trashėgimitė kulturore autori romantizmin shqiptar e sheh si romantizėm evropian e si romantizėm ballkanik, duke identifikuar pėrfaqėsuesit e mėdhenj tė kėtyre pamjeve Jeronim de Radėn dhe Naim Frashėrin.

    De Rada ka trashėgim njė kulturė shqiptare - bizantine paraturke. Karakteristikat romantike tė poezisė sė tij janė: mbėshtetja nė poezinė popullore, thellimi nė tė kaluarėn kombėtare, lavdėrimi i Mesjetės, kėndimi i shpirtit tė gruas, subjektiviteti, pesimizmi, natyra thellėsisht religjioze, ndjenja e natyrės ... dhe njė interesim pėr Orientin.

    Pėr sa i takon formės, poezia e De Radės i ngjan kėngės popullore arbėreshe nė ritėm, nė frymė epiko-lirike; ka karakter autobiografik dhe njė ndėrtim me pamje qė lidhen nė mėnyrė asociative, pa njė strukturim tė kombinuar logjik.

    Pjesa e vepėrisė sė De Radės lidhet me figurėn e tij nacionale nė botimet e nė diskutimet pėr gjuhėn e pėr kombin.

    “Poezia italo-shqiptare ėshtė lėndė ballkanike e derdhur nė formė romane, autorėt e saj janė tė drejtuar nė themel nga Perėndimi. Nė kundėrshtim me kėtė Naimi ėshtė poet ballkanik i thjeshtė dhe si i kėtillė ėshtė njė natyrė gjysmė-orientale” (105) shkruan Ēabej, pėr tė precizuar qė ndikimet perėndimore e ndikimet lindore janė bashkuar te Naimi. Fryma romantike (e vonuar) mbėrrin te Naimi pėrmes romantizmit frėng qė ishte pėrhapur nė Lindje (Greqi e Turqi). Kėshtu ai karakterizohet si romantik i Evropės Juglindore, duke kultivuar idenė e lirisė si nacionalizėm modern. Mė tutje, Ēabej e karakterizon si edukator “sepse veprat e tij mė shumė se qėllimit estetik i shėrbenin njė qėllimi etik” (107)

    Karakteristika formale tė poezisė sė Naimit evidentohen: mosmbėshtetja nė letėrsinė popullore, mbėshtetja nė kulturėn klasike e lindore, lirizmi, gjatėsia dhe pafuqia epike. Bagėti e Bujqėsi trajtohet si vepra mė e plotė poetikisht. Orienti pėr Naimin nuk ėshtė njė kėrkim romantik nė tė panjohurėn, por ambient i jetės sė tij kulturore e shpirtėrore, prej kėndej dy veprat e tij Fletore e Bektashinjet e Qerbelaja, shprehin dualizmin etik e fetar lindor: e mira/e keqja; drita/terri, qė marrin personifikimet historike: Skėnderbe/Muradi, apo fetare: Alia/Mavia. Ēabej pėrfundon qė Naimi ėshtė pjellė e kombit tė tij, ėshtė gjak nga gjaku ynė, duke pėrgjithėsuar qė te populli shqiptar ndjenja etnike ka qenė gjithmonė mė e madhe se ndjenja religjioze.

    Nė studimin e vet pėr romantizmin, Eqrem Ēabej krijon kurorėn e teorisė sė vet pėr letėrsinė nacionale shqiptare, tė cilėn vetėm sa e kishte nisur, paralajmėruar, nė fundin e studimit pėr Gjenezėn e kėsaj literature. Ai, pra, Romantizmin nė letėrsinė shqipe nuk e trajton si formacion tė njėsuar stilistik, as si epokė letrare, por mė tepėr si epokė kulturore nacionale.

    Nė kėtė vėshtrim edhe studimi i tij, pėrkundėr shenjave tė vlerėsimit artistik, mė tepėr thellohet nė krijimin e shtratit kulturor e historik, pėr tė paralajmėruar njė krijimtari tjetėr nė letėrsinė shqipe nė tė ardhmen. I bindur nė premisat e metodės sė vet kulturo-historike, ai kėtė e shpie deri nė konsekuencat e fundit edhe kur kjo metodė e pėrgjithėsimit nuk i lė vend qė tė merret me cilėsimet e vlerėsimet letrare tė veprave tė veēanta tė autorėve tė njohur tė kėsaj periudhe tė letėrsisė shqipe, tė pėrkufizuar si periudhė e krijimit tė letėrsisė nacionale.

    Paranteza II

    Ēabej, ndonėse krijon kurorėn teorike tė romantizmit, nuk mbetet kėtu, me qė nuk ka pushuar dėshira e tij kėrkimtare pėr tė kėrkuar (apo krijuar), njė skicė tė historisė sė letėrsisė shqipe. Dhe pėrpara i shfaqet i zbuluar “Asdreni qė formon kalimin nga brezi i kaluar nė poezinė moderne shqiptare”.

    Pra, brezi i kaluar janė: Jeronim de Rada e Naim Frashėri e brezi i ardhshėm ėshtė poezia moderne shqiptare. Asdreni ėshtė kalimi. Pra, cili ėshtė ky kalim si inicim e si rezultat?

    Ēabej saktėson qė ky kalim ka tendencėn qė poezia tė shngarkohet nga detyrimet nacionale pėr t’u bėrė mė tepėr vepėr arti. Ai kėtė pėrpiqet ta dėshmojė nėpėrmjet karakterizimit tė poezisė sė Asdrenit qė shkon kah pėrsosmėria formale. Pėrshkruhen veprat lirike tė Asdrenit: Rreze djelli, Ėndrra e lotė e Psallme murgu, qė kanė strukturė formale poetike, pėr tė pėrfunduar pėr autorin “ay ėshtė mjeshtėr i formės”.

    Ajo, qė theksohet nė mėnyrė tė veēantė ėshtė “njėsi dhe kontinuitet organik midis tyre”, veprave tė Asdrenit. Ky ėshtė njė paralajmėrim i krijimit tė sistemit poetik edhe nė letėrsinė shqipe, sistem qė mban shenjėn e njė autori, si hyrje nė individualitetin poetik, qė ėshtė prap njė shenjė e poezisė moderne nė Europė, qė nga Bodleri e kėndej, jo vetėm pėr “kthimin e pėrkuljen e shpirtit nė vetvete”, por edhe pėr krijimin e formės sė pėrsosur poetike.

    Prandaj, zhvillimin e kėtyre cilėsive nė poezinė shqipe Ēabej do t’i shohė te njė rrymė tjetėr letrare, modernizmin dhe te njė poet i brezit tjetėr, Lasgush Poradeci.

    Modernizmi

    Teksti i parė i Eqrem Ēabejt pėr letėrsinė ėshtė Mbi poezinė e Lasgush Poradecit i botuar mė 1929. Nė kėtė artikull shfaqen pikėpamje qė do tė plotėsohen e zhvillohen nė shkrime tė mėvonshme. Autori dallon dy periudha nė literaturėn e Shqipėrisė sė re.

    Periudha e parė pėrmbledh vjershėtarė me ide kryesore lirimin e atdheut, me trashėgimi tė ngadalshme tė klasicizmit e me shfaqje direkte dhe me religjiozitetin e variantit tė krishterė e islam. Kėto karakteristika tė periudhės lidhen me Jeronim de Radėn e Naimin, pra periudhėn romantike.

    “Periudha e dytė ėshtė ajo nė tė cilėn ideja kombėtare i lė udhėn idesė njerėzore”. Kjo periudhė e dytė do tė quhet periudha moderne e poezisė shqiptare, qė nismėn e ka nė poezinė e Asdrenit, po vazhdimin nė poezinė e Lasgush Poradecit. Duke e parė Poradecin si prijatarin e modernizmit ai kujdeset qė formacionin e ri tė letėrsisė ta saktėsojė duke pėrkujtuar letėrsinė europiane dhe autorin e zgjedhur shqiptar.

    “Lasgush Poradeci na hap portėn e njė jete tė re nė poezinė shqiptare” thotė Ēabej, ashtu si Bodleri nė Francė. Autori ynė karakterizohet: me stil tė ri, origjinalitet, stil tė munduar; pra ky ėshtė stili modern i Lasgushit. Mė tutje poezia e tij karakterizohet nga: thellėsia; mendimet e thella; ndjenjat labirintike; idetė mė tė larta. Edhe mė tutje, vjershat e Lasgushit nuk janė vetėm lirika; janė drama; tragjedi tė vogla me aktet e zhvillimit nėpėr tė cilat kalon shpirti i munduar i poetit.

    Origjinaliteti, stili i ri individual, mendimet e thella e forma e re e vjershės, qė evidentohen duke pėrshkruar poezinė e Lasgush Poradecit, nė fakt bėjnė karakterizimin e modernizmit letrar. Pėr ta bėrė mė tė kapshme idenė Ēabej Lasgushin e vė nė vallen e poetėve modernė evropianė duke e bėrė tė krahasueshėm me ta: me gjermanėt Rilke e Stefan George, me francezėt Bodler, Verlen, Malarme, Rembo, Valeri, me italianėt D’Anuncio e Paskoli, me rusin Jesenin. Duke i parė tė gjithė kėta produkt tė kohės moderne, bir i sė cilės ėshtė edhe Lasgush Poradeci.

    Nė krye tė herės Ēabej thotė qė askush nuk ishte marrė estetikisht me poezinė e Poradecit, pėr tė veneruar qė shqiptarėt pėlqejnė vjershat e tij idilike, por shumė pak i shijojnė thellėsitė moderne tė tij. Kjo ngjet pėr shkak tė cektėsisė sė shijes shqiptare tė kohės. Ndėrsa sa i pėrket gjendjes shpirtėrore tė poetit kritiku shton: “A ėshtė sėmundja shkaku i vuajtjeve tė tija, apo vuajtjet e tija tė para qenė shkaket e sėmundjes, kėto janė probleme tepėr tė koklavitura”.

    Janė kėto dy venerime tė jashtėzakonshme pėr modernizmin shqiptar dhe poetin Lasgush Poradecin, qė do tė diskutohen pėr decenie nė letėrsinė shqipe. I pari pėr njė mosmarrėveshje tė artit modern individual me shijen e ambientit kolektiv; i dyti pėr kompleksitetin krijues tė Lasgushit, qė kritiku i ri po e ēonte padisktueshėm kah shtrati i psikanalizės, bashkė me poezinė e tij.

    Vlera e tekstit tė Ēabejt pėr Lasgushin nuk pushon me karakterizimin e shpejtė e tė saktė tė poetit modern, po mė tepėr pėr shpalljen e periudhės moderne tė letėrsisė shqipe, qė po pėrmbyllte dy periudhat e tjera, pararėndėse, tė shkrimtarėve tė vjetėr biblikė nė krye me Budin e tė shkrimtarėve romantikė nė krye me Jeronim de Radėn e Naim Frashėrin.

    Nė kėtė vėshtrim skica e tij pėr njė histori tė letėrsisė shqipe duket e mbaruar.

    Politika e Poetika

    Prodhimi letrar i njė populli nuk mund tė kuptohet pa njohjen e historisė sė tij; E rėndėsishme nė pikėpamje tė historisė sė kulturės na paraqitet pyetja nėse Shqipėria duhet konsideruar si njė njėsi apo si njė mozaik (113); Po njėsia ėshtė Njėsi etnike e kulturohistorike e rrjedhur nga njėsia gjeografike (113); Njė studimi historik tė literaturės shqipe do t’ishte e udhės t’i printe njė pėrshkrim i poezisė popullore. (117);

    Nė kėto rrjeshte duam tė trajtojmė tashti njė skicė tė literaturės shqipe. (133); Kemi, pas mendimit tim, njė aksiomatikė tė dyfishtė brenda literaturave tė popujve ballkanikė (133); Aksiomi i parė ėshtė njė influencė e madhe e poezisė popullore nė shkrimtari (133); Aksiomi i dytė ka qenė gjer sot ngjyra politike e shkrimtarisė (134); Nacion dhe politikė kanė qenė kėtu gjer tani temė kryesore e krijimit letrar (134); Njė ndarje e literaturės shqiptare pas pikėpamjesh sistematike ose kronologjiko-historike do t’ishte e metė e me tė plasura (134); Ėshtė sidomos fisi, produkti etnik i gjendjes e i ndarjes sė imtė gjeografike, ay qė ka dhėnė bazėn e pėrhershme pėr mbrujtjen e personalitetit tė shkrimtarėve.

    Prandaj studimi letrar duhet tė fillojė te kontributi i fisit, sepse ky pėrbėn njė komponente me rėndėsi tė literaturės shqipe (134); Mė ėshtė mbushur mėndja prej vjetsh qė njė ndarje e drejtė e literaturės shqipe nuk duhet tė dahej prej periudhash historike (134); Brenda literaturės shqipe un shoh tė jenė formuar katėr qarqe kulturore e letrare. Janė kėto: Qarku katolik i Shqipėrisė Veriore, Qarku italo-shqiptar, Qarku ortodoks i Shqipėrisė Jugore, dhe sė fundi Literatura kombėtare e shekullit XIX (135).

    Kėto janė qarqe parakombėtare, meqė mė nė fund derdhen tė gjitha nė lumin e pėrbashkėt tė literaturės nacionale tė shekullit tė XIX (135); Kėshtu ne shohim pra qė pyetja jonė pėr njė njėsi shqiptare, nė literaturėn shqiptare na paraqitet e projektuar nė kohė (135); Njėsia letrare ka qenė e gjallė qė nė fillim, ajo rronte nė personalitetin e nė temperamentin e shkrimtarėve (135); Kėtė rrugė zhvillimi tė literaturės shqipe do ta trajtojmė nė njė pjesė tė dytė (135).

    Kėto mendime tė Ēabejt qė radhitėm kėtu janė tė shfaqura nė trajtė formulimesh apriori apo aposteriori trajtimit tė ēėshtjeve tė veēanta nė studimin e tij Pėr gjenezėn e literaturės shqipe. Kryefjalėt e tyre: Historia, Gjeografia, Literatura, Fisi, Letėrsia popullore, Nacion, Politikė, Qarku letrar, Qarku kulturor, Njėsia kombėtare, Njėsia letrare, Historia e letėrsisė, Politika e shkrimtarisė, Letėrsia kombėtare; janė nyja tė kėrkimit dhe nocione themelore tė metodės sė tij pėr tė zgjidhur gjenezėn e literaturės shqipe.

    Njė insistim i fortė nė histori pėr tė arritur nė njė rezultat nė tipologji. Kjo ka bėrė qė teoria e tij kulturohistorike tė pėrfundojė nė tipologji ahistorike, gjė qė ka ngjallur diskutime tė zjarrta pohuese e mohuese, duke e parė herė historik tė tepėruar e herė ahistorik. Ēėshtja ėshtė qė Ēabej kėrkonte rrėnjėt e shpirtit tė trashėguar shqiptar, qė manifestohet mė sė forti nė literaturė. Prej kėndej gjithė ky mund pėr tė gjetur gjenezėn e saj.

    Ēabej ėshtė i vetėdijshėm qė evidencat letrare do ta ēonin sėrish nė botėn e diferencave dhe tė transformimeve, prandaj studimin e vet e pėrfundon vetėm me premtimin e rrugės sė zhvillimit tė letėrsisė shqipe, qė do ta provonte nė studime tė mėvonshme. Pra, do tė shihet qė edhe nė vazhdim ai nuk do tė lėshohet kurrė nė analiza letrare, por do tė mbetet nė nivelin e konstatimeve, mendimeve tė pėrgjithshme e tė pėrmbyllura, duke ruajtur substancialitetin e gjuhės e tė mendimit tė vet duke mos i ikur sistemit.

    Aty ku Historia e Nacioni trajtohen si pėrcaktues tė letėrsisė nacionale domosdosmėrisht mė tepėr flitet pėr politikė tė shkrimtarisė sesa pėr poetikė tė shkrimtarisė.

    Eqrem Ēabej ėshtė studjues i thelluar i gjenezės sė literaturės shqipe dhe fillestar i studimit tė strukturės sė literaturės shqipe (poetikės sė saj). Ai ka krijuar kurorėn teorike tė romantizmit shqiptar dhe nismėn teorike tė letėrsisė moderne shqipe.

    Kjo fjalė ėshtė mbajtur nė konferencėn shkencore nė kėto ditė nė Tiranė pėr 100 vjetorin e lindjes sė Eqrem Ēabejt
    shqiponja

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e Agim Doēi
    Anėtarėsuar
    23-05-2002
    Vendndodhja
    Tiranė, Ministria e Mbrojtjes
    Mosha
    72
    Postime
    2,799
    pROF. Eqerem ĒABEU asht gjigandi i shkencave gjuhesore Shqiptare. Madje ishte kandidat per Kryetar Akademie Shkencash, por Enver Hoxha perzgjodhi prof. Aleks Buden.
    Neser ju dergoj sqarime te tjera qe ky gjigand jetoi ne mjerim ekonomik dhe as nje mjet nuk i vuri ne dispozicion diktatura. Deri sa ndrroi jete me nje biēiklete pershkoi mijera kilometra. I Paharruar kujtimi i Tij

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e faiksmajli
    Anėtarėsuar
    12-02-2006
    Postime
    117
    Ilirishtja dhe Shqipja

    Eqrem Ēabej

    Ne shekullin e kaluar dhe ne dhjetevjetet e pare te ketij shekulli shqiptaret jane konsideruar pergjithesisht pasardhesit e ilireve dhe gjuha shqipe eshte konsideruar vazhdimi i njerit nga dialektet e vjetra ilire. Kjo teori, e mbrojtur nga nje varg historianesh e gjuhetaresh, me formulimin me siper sidomos nga Gustav Majeri (1), aty nga fillimi i ketij shekulli u zevendesua te nje pjese e mire e dijetareve me tezen e dale kryesisht nga fusha e gjuhesise, sipas se ciles shqiptaret jane sterniper trakasish te ardhur prej visesh me lindore ne brigjet e Adriatikut, dhe shqipja eshte bija e trakishtes, ose edhe nje “dialekt trak i ilirizuar”(2). Ka pasur edhe nje sinteze te te dy teorive, e perfaqesuar me Norbert Joklin, sipas se ciles shqipja eshte ngushtesisht e afer dhe me ilirishten dhe me trakishten. Kete teori e kane ndjekur mjaft dijetare.
    Ne kete fushe kerkimesh sot zoteron shumekund nje skepticizem shpeshhere i teperuar dhe diku edhe nje agnosticizem. Kane dale edhe teza te reja, te perftuara per nje pjese te mire nga prirja per te gjetur medoemos rruge te reja, per te thene diēka te re, e per te vertetuar ate qe eshte dashur nga ana e tyre te vertetohet. Karakteristika kryesore e ketyre tezave ne pune te metodes eshte kjo, qe perfaqesonjesit e tyre shpesh here nisen ēuditerisht nga nje tabula rasa, nuk marrin parasysh rezultatet e punes kerkimore te meparme dhe aq me pak mbajne qendrim ndaj tyre. Perveē kesaj disa nga keta dijetare shquhen per nje qendrim hiperkritik ndaj tezave te te tjereve bashkuar me nje besim te teperuar ndaj mendimeve te veta. Duhet pranuar qe si ne shume fusha te dijes, edhe ne ate te kerkimeve gjuhesore, e aty edhe ne studimin e historise se Shqiperise, ka progres dhe regrese, ka perparime e ka nje shkuarje mbrapa.
    Ēeshtja se ēfare marredhenjesh ka midis shqipes dhe ilirishtes, a ka nje aferi (parenté) midis ketyre dy gjuheve, dhe, ne qofte se ka, a kemi aty nje raport filiacioni (birėrie) apo jo, kjo ēeshtje komplekse perben nje problem shkencor. Per te krahasuar dy madhesi duhet t’i njohim. Ne rasen tone konkreten ne dime vetem njeren nga keto, shqipen. Ilirishten e njohim pak a aspak; sidomos jemi krejt ne erresire ne pune te struktures se saj gramatikore, dhe mezi po arrijme ta rindertojme gjer diku ate gjuhe me anen e therrimeve qe mund te thuhet se na kane mbetur prej saj. Perveē kesaj, distanca kohesore qe nga ekzistenca e nga zhdukja e dialekteve ilire gjer te dokumentimi i pare i shqipes si gjuhe me vete eshte bukur e madhe.
    Persa i perket konceptit etnografik “iliret” dhe lidhur me te edhe koncepti gjuhesor “ilirishtja” do thene se keto koncepte kane pesuar ndryshime gjate ketij brezi te fundit. Ndersa nje brez me pare ky koncept ishte zgjeruar me teperi ne pikepamje te shtrirjes gjeografike, aq sa dha shkas dhe per lindjen e termit “panilirizem”(3), si reaksion ndaj kesaj rryme u kalua ne skajin tjeter, erdhi e u zhvillua nje koncept i ri i nje skepticizmi pertej mases. Kjo ka pasur nje pasoje qe tani ka ardhur koha te shtrohet perseri ne tryeze ēeshtja se ē’duhet te kuptohet me ilire dhe ilirishte. Sidomos ka zene rrenje nje atomizem i theksuar si metode pune ne lemin e studimeve ilire, mendimi se nuk ka pasur nje popull te madh e te vetem te ilireve ne Evropen antike. Prandaj shtrohet pyetja: a njesi a shumesi etnike? A nje popull ilir me fise te ndryshme, nje gjuhe ilire me dialektet e saj, apo popuj te ndryshem qe mbajne kete emer me mė shume a mė pak te drejte? Burimet antike nuk na japin nje pergjigje te prere ne kete pune, po nuk mund te lihet pa thene qe edhe trajtimi kritik i tyre i ka lene vend nje interpretimi shume here arbitrar e te njeanshem.
    Ne kete ēeshtje nuk mund te shkohet perpara pa i kushtuar vemendjen e duhur terminologjise etnografike ne boten e vjeter. Do pasur parasysh cilat kane qene kriteret e emertimit te popujve, te fiseve e te kombesive te popujt e vjeter vete, e te gjeografet, historianet, udhetaret, politikanet, ushtaraket etj. te grekeve e te romakeve. Ne kete fushe ka sot mendime shpeshhere te tryezes se dijetarit e larg realitetit historik e shoqeror. Tendenca per diferencime etnike ka shkuar ketu te disa dijetare me larg se ne gjykimin p.sh. te rrethanave trake, italike etj. Asnjeri nuk mund te thote qe me emrin “ilir” te mos jene perfshire popuj te ndryshem e me gjuhe te ndryshme. Vetem nje gje mbetet e sigurte ketu: nje shoshitje objektive e tezave qe perpiqen te vertetojne nje shumesi popujsh ne treven ilire te kohes antike, tregon se ato teza nuk arrijne ne shkallen e nje argumenti shkencor. Per te dhene vetem nje shembėll, teza qe ne zone ilire te kete pasur treva me sisteme te ndryshme ne emra personash, “provinca onomastike” me “vatra” e me “krahina rrezatimesh”, nje fushe ku jane dhene me fort gjykime me nje karakter te perkohshem edhe ku ende nuk eshte dhene fjala e fundit, kjo teze per ne mbetet problematike. Por edhe sikur te vertetohej drejtesia e saj, kjo nuk do te perbente aspak nje deshmi se kemi te bejme aty me popuj te ndryshem. Mjafton te permendim ne kete mes faktin qe ne nje njesi etnike e gjuhesore aq te percaktuar e te kufizuar si nga numri si nga koha, dhe te ēfaqur ne driten e plote te historise siē eshte popullsia ostrogote ne shek. IV te eres sone, ekzistojne prane e prane sisteme emertimi te ndryshme ne pune te emrave vetjake. Nje gje e tille vihet re dhe ne territoret e gjuheve te sotme te Evopes perbrenda nje gjuhe te vetme. Nderkaq antroponima ilire nuk mund te thuhet se eshte me e shumellojshme se antroponima kelte, gjermanike etj. Perkundrazi nje veshtrim objektiv e pa parakuptime (prekoncepte) i kesaj lende ve re karakterin specifik te ketyre emrave per territorin ilir, ekzistencene disa tipareve te perbashketa, konstaton elementet e nje njesie perbrenda ndryshmeve territoriale, hyjne ato emra te tille si Andes ne Burnum (Kroaci), Andius ne Prizren, Bardius Bardyllis, Bato (Dardani, Dalmaci, Panoni etj.) me Batena Batuna etj.; Bersaniues Bersant, Bilisa Bilena, Boicus, Buzo, Busio, Dasius Dazas Dasant, Epicadus, Gentius Grabeos Graboi, Lavius, Mytilius Mutelios, Peuk – Peukestis Peucetii, Pinnes, Plateor Plaetorius, Plator, Raecius, Surus Sura, Sutta Suttis, Tata Tataia, Teuta me Teutaia, Teutana Trieteuta etj., Turus Turelius Turelia, Verzi e ndonje tjeter. Rrethana qe ne keto emra merr pjese dhe Shqiperia antike, e pertej detit dhe popullsia mesapeve e japigeve ne Italine Jugore, na duke me rendesi per te gjykuar drejt kete sistem emrash ne pikepamjne historike e gjuhesore. Deshmitare me te forte ne punen e caktimit te perkatesise etnike jane per ne emrat e viseve, sepse keto, sa kohe qe formohen me lende vendi, nuk i shtrohen ndikimit te importimit nga jashte qe pesojne emrat e personave. Edhe ketu nuk mungon lokalizimi ne territorin ilir dhe perhapja ne krahina mjaft te largeta te ketij territori. Khs. Der te tjera Aleta, Amantia Amantini, Arb – ne Arba Arbanon Arbon Arbatias, Bant Brendesion, Bul – ne Bulinoi Bulliones Bulentum, Dalm – Delm – ne Dalmion Dalmate Delmenium, Gen – ne Genusus Genysios, Lam – ne Lamatis Lametus, Mal – ne Dimallum Malontun Maleventum, Malontina, Met – ne Metulon Meturbarbis, Parth – ne Parthini Parthos, Sal – ne Salona Salluntum Sallentini, Skard – ne Skardon Skardona, Tar – ne Tara Taras Tarentum, Terg – trag – ne Tergeste Opitergium Tergolape Tragarium, ulk – ne Ulkion Ulcirus Ulcisia castra, Ulkaia hele etj. Si kudo ne arsyetimet logjike, edhe ne ēeshtjen a popuj ilire apo fise (popullsi) te nje etnosi ilir, ka vlere ligja qe gjykimi jepet ne baze te krahasimit. Rrethanat ilire gjykohen me drejte kur te veshtrohen ne lidhje me menyren si veshtrohen rrethanat e popujve te tjere te Evropes antike. Dhe pyetja aty shtrohet jo vetem per kriteret pas te cilave emrtoheshin popujt e vjeter, po edhe per ato me te cilat i dallonin njerin nga tjetri. Aty mbase me shpesh se gjuha merreshin parasysh disa tipare etnografike te tjera, si vetite e karakterit, veshja e frizura, menyra e jeteses dhe e luftes, besimi e ndonje element tjeter.
    Ne keto kushte edhe pyetja e shpeshte e disa dijetareve a kemi te bejme te Iliria e iliret me nje koncept etnik apo gjeografik, kjo pyetje shtrohet barabar edhe per shume te tjere popuj te Evropes se periodes antike. Keshtu kjo ēeshtje ne pikepamje metodologjike humb mjaft nga rendesia qe i jepet. Te keta popuj duan pare entitete gjeografike dhe etnografike, duke mbizoteruar here njeri koncept, here tjetri ne rrethanat e ndryshme te zhvillimit historik epolitik te tyre. Ne kete menyre edhe te vėnėt e kufive te prere midis Ilirise si koncept etnogjeografik e si koncept politik-administrativ, pra si dy koncepte qenėsisht te ndryshme, edhe kjo eshte mjaft larg nga realiteti historik, ashtu si mund te vihet re per epokat e ndryshme te historise politike. Caktimi i kufijve administrative ne nje province te madhe te nje perandorie behet zakonisht permbi bazen e njesive territoriale-etnike dhe perfshirja e ndonje krahine aloglote ne keto nuk ka cenuar ndonjehere karakterin e njesishem te ketyre. Keshtu ne caktimin e provinces Illyricium, te romaket nuk kane zoteruar kritere shume te ndryshme nga ato qe jane zbatuar ne caktimin e provincave te tjera, si Hispania, Gallia, Germania, Thracia. Ashtu ka ngjare dhe me emertime te mepastajme, si Polonia ne mesjeten e vone, Arnavutluk ne Perandorine Osmane etj.
    Ne lidhje me keto do pasur parasysh se tjeter gje do kuptuar me konceptimin dhe emrin “ilirė” e me “ilirishte” te shek. VI p.e.s. e tjeter gje me “ilirė” e “ilirishte” p.sh. te epokes se perandorise romake te shek. II e III te e.s. Khs. p.sh. gjermanet e kohes se Tacitit dhe gjermanet e kohes se shtektimit te popujve. Ky eshte zhvillimi normal ne historine e popujve e te gjuheve, zhvillim qe e ndeshim te gjithe popujt e moēem te Evropes, me gjithe ndryshimet qe vihen re ne procesin e formimit te tyre. Mospermendja e ilireve ne burimet egjiptiane, hetite e mikene edhe ne epet homerike, shfaqja e dardaneve a e peoneve ne keto te fundit, dhe dalja me vone e ilireve te Herodoti e te Pseudoskilaksi, keto jane indice qe deshmojne per etapat e ndryshme te formimit te nje populli. Prapa ketyre fshihen inkursione, shtektime e shperngulje fisesh e popullsish, perzierje e shkrirje etnike, integrim me ane asimilimesh, luftime per troje e per toke buke, perpjekje per hegjemoni politike e ushtarake, ndikime kulturore, procese divergjimi e konvergjimi, shkeputjesh e bashkimesh etnike, perhapja e nje emri etnik permbi te tjeret per arsye te pozites gjeografike e te nje mbizoterimi politik-shoqeror, lindja e vetedijes se nje burimi te perbashket. Keshtu, per te dhene ndonje shembell, ne burimet qe permendin separi fiset e ilireve, nuk zihen ngoje ardianet, te cilet luajten nje rol ne historine e mepastajme; autariatet permenden ne perioda te ndryshme ne krahina te largeta njera nga tjetra, gje qe flet per nje shtegtim e nje shpernguljeje te tyre. Edhe te fqinjet jugore te ilireve ne Gadishullin Ballkanik, te greket, me pare dalin ne skene te historise popullsi ose fise te veēanta, si akeasit, danaėt, jonasit, pastaj shfaqet e pergjithesohet emri i heleneve dhe ai i grekeve, graes graikoi, lat. Graeci. Ndryshime te tilla emrash nuk mund te sherbejne si argument per te menduar se kemi te bejme me popuj te ndryshem.
    Problemi i raportit te shqipes ndaj ilirshtes eshte nje problem historik e gjuhesor. Prandaj dhe rruget e mjetet per t’ju afruar zgjidhjes shkencore te tij nuk mund te jene vetem gjuhesore, ato duan rrokur ne teresine komplekse te tyre. Aty ekzistojne disa kritere, te cilat duan zbatuar ne kete fushe kerkimesh. Se pari eshte kriteri gjeografik-territorial, rrethana qe populli shqiptar banon ne nje treve qe bente pjese ne vendbanimet e popullsive te ilireve jugore. Se dyti eshte fakti historik qe ne asnje nga burimet historike te mevona nuk flitet per ndonje ardhje te shqiptareve nga vise te tjera ne atdheun e tyre te sotmin: heshtje qe do te ishte e vetme dhe paradoksale, po te kemi parasysh afersine e pandermjeme te Shqiperise me boten romake e romane e greke-bizantine. Per ne eshte deshmi e nje metode shkencore te padrejte kur shumica e dijetareve te sotem problemit te burimit te popullit shqiptar e gjuhes se tij i afrohen vetem me mjete linguistike dhe lene pas dore kriteret gjeografike-historike te shtruara prej J. Tunmanit sot gati dy shekuj me pare. Ketyre vjen e u shtohet se treti kjo rrethane qe ne disa stacione prehistorike te Shqiperise vihet re nje vazhdimesi kulture, e cila me mjaft gjase deshmon per nje vazhdimesi popullsie(4), dhe ne ēdo rase perforcon te dhenat territoriale e historike.
    Duke kaluar tani te deshmite gjuhesore te krahasimit, aty ne shohim dy rruge per te hetuar ēeshtjen e lidhjeve historike iliro-shqiptare. Njera niset nga te dhenat e shqipes, tjetra nga te dhenat e pakta e shume here te pasigurta te ilirishtes.
    Rruga e pare paraqitet me e lehte, dhe shkencerisht me e mbare, meqe niset nga nje madhesi qe dihet, pra merr shkas nga e njohura per te kerkuar te panjohuren. Ketu detyra e pare na duket se eshte zoterimi praktik dhe shkencor i gjuhes shqipe. Kjo gje sjell me vete pasojen qe ata qe merren me keto probleme pa permbushur kushtin e mesiperm, nevojisht notojne ne uje te ceket, ngaqe nuk u kushtojne vemendjen e duhur ligjeve te brendshme te kesaj gjuhe.
    Pamja e pergjithshme e shqipes na paraqitet e ketille, qe karakteri dhe pozita e saj gjuhesore jane te ditura tashme me tiparet e tyre relativisht te percaktuara mire, po qe per proceset dhe kushtet historike qe kane sjelle kete situate gjendemi mjaft ne te erret. Megjithate me anen e metodes se rindertimit mund te arrihet te shihen dhe ketu disa nga fijet qe lidhin te kaluaren me te tashmen.
    Nga fusha e toponomastikes historike, duke u nisur me rrugen metodikisht te drejte prej rrethanave te brendshme te shqipes, ne konstatojme se emrat e atyre qyteteve, lumenjve, maleve etj. te treves nga Raguza gjer ne Ēameri, nga Shtipi, Nishi, Shari e Shkupi e gjer ne brigjet e Adriatikut e te detit Jonik, te cilat dihen qe nga koha antike, me trajten qe kane sot ne gjuhen shqipe deshmojne per nje vazhdimesi, per nje kontinuitet ne kete truall. Keto emra ne pjesen me te madhe paraqesin nje zhvillim gjuhesor nga trajta e lashte ne te rene ne pajtim me ligjet fonetike te shqipes, dhe ne nje menyre qe trajta e tyre e sotmja nuk mund te shpjegohet veēse me mjetet e saj, duke mos gjetur shpjegim me ane te ndonje gjuhe tjeter te Gadishullit Ballkanik: Ragusium: Rush, Scodra: Shkoder, Astibus: Shtip, Naissus: Nish, Scradus mons: Shar, Scupi: Shkup, Drivastum: Drisht, Pirustae: Qafa e Prushit, Lissus: Lesh (si lat. Spissus: shpesh), Candavia: Kunavlja, Dyrrachion: Durres, Isamnus: Ishem, Scampinus: Shkumbini, Aulon: Vlone Vlore, Thyamis: Ēam – . Kjo eshte nje nga provat me shtrenguese per autoktonine e popullit shqiptar. Perpjekjet e disa dijetareve per ta menjanuar ose minimizuar kete, jane caktuar a priori te deshtojne, sepse ketu ndeshin arsyetime pergjithesuese ne arsyetime te mbeshtetura ne fakte. Ne kete mes nuk mund te jete nje gje e rastit kjo, qe emri i albanoivet antike te Shqiperise qendro-veriore rron edhe sot, si emer nacional i vjetri i popullit e i vendit (arbėn, arbėr), ne truall te shqipes e ne ngulimet shqiptare te Italise e te Greqise. Ketyre vjen e u shtohet dhe rrethana, qe nga emrat e viseve te zones ilire nuk jane te pakte ata qe gjejne pergjegjesit e tyre ne leksikun e shqipes ose ne toponimine e saj, e gjithsesi vetem ne kete gjuhe. Khs. Bigeste: bige “mal me dy maja”, maje mali (?), Brindia Brundisium: bri brini, Dardania: dardhe, Delmatia: delme, Lamatis: lamė lėme, Molontum: mal, Mathis: mat “buze lumi, breg deti”, Meturbarbis: mjet, Pelagonia: pellg me e vjeter pellėg, Ragusium: Rush rrush, Sason emri i ishullit te Sazanit: thaj, te thate “toke, steré, terė”, Tara Tarentum: ter “thaj nje gje te lagur, ne ere, ne diell, ne zjarr”, Tergeste etj.: treg, Ulkinion: ulk, Vendum: vend etj.
    Duke kaluar tek emrat e personave, do te themi se me gjithe ndryshimet e medha qe ka pesuar antroponimia, si kudo, edhe ne Evropen juglindore e ne Shqiperi, sidomos me perhapjen e krishterimit nuk mungojne analogjite. Eshte vene re se disa emra personash te ilireve, si Bardus, Bardyllis, Bato, Dasas, Das(s)ius, Dida, Licaus, Licca, Marica, ose jane te gjalle edhe sot ne Shqiperi, ose gjejne pergjegjėset e tyre ne gjuhen shqipe, ose spiegohen me mjetet e saj(5). Ne ato do te perfshihen tani edhe Bardibalus, emer burri gjetur me kohe ne Serbi perendimore, te cilit mendojme se nga fusha e shqipes i pergjigjet kompozite me dy sinonime balbardhė, qe ndryshon nga ai vetem ne topiken e dy elementevet perkatese te tij(6). Hyn aty dhe emri i nje gruaje Lydra gjetur ne vjetet e fundit ne Durres(7). Ky emer i cili mund te lexohet edhe Lunda, per ne, si “e paster, e dlire”, i perket etimologjikisht e morfologjikisht grupit gr. Lutron “banje” lat. Latus “i lare; i paster” gal. Lautro “banje botore”; afrohet edhe me shq. i dlire, gje qe tregon se edhe i lirė nuk rrjedh me rruge te drejtperdrejte prej lat. Liber, po duket te jete perzier me nje fjale vendi te shqipes, te afer me Lydra. Te Skerdialidas, emri i njohur i dy princeve ardiane, ndersa te pjesa e pare mund te kemi te bejme, ne pajtim te H. Krahen(8) , me ilir. skerd – = lit. skerdzius “bariu”, sllav. e vjeter kishtare creda “rradhe, tufe”, ind. e vj. ēardhas “tufe, ēete”, shq. ēerdhe, te – laidas me fort se nje fjale te afert me gr. laidros “i leshurar, i pacipe”, kemi analogjine ilire te angl. leader, gjerm. Leiter “pris, udheheqes”, gjermanike e perbashket laidian; keshtu qe ky emer ilir del me kuptimin “pris ēetash” (fjale per fjale “ēeteprijes”), e jo (me Krahen) “ai qe leshon tufen”.
    Nuk mund te lihet menjane ketu edhe ekzistenca e nje terminologjie detare mjaft e pasur te shqipes, si ne lidhje me floren e faunen e detit, si dhe ē’i perket lundrimit e peshkatarise. Edhe kjo deshmi qe shqipja eshte formuar lashtesisht ne brigjet detare te krahut perendimor te Ballkanit(9).
    Ne kritikat qe u behen ketyre argumenteve nga disa dijetare, nuk shohim te shtrohet ndonje gje e re. Ato ne pjesen me te madhe jane nje paraqitje skemash te vjetra me nje pekt te ri, nje perseritje disi e modifikuar e tezave te ditura e me te shumtat te vjeteruara te G. Vajgandit, pa u shtuar atyre ndonje gje qenėsore e pa i ēuar me tej ne ndonje drejtim rezultatet e tyre.
    Lidhur me toponomastiken historike, ne tezen e Ivan Popoviēit(10) se shqiptaret paskan zene vend ne Shqiperi Veriore ne kohen pas dyndjes se sllaveve ne ato ane injorohet ky fakt, qe nje pjese e mire e toponimeve shqiptare e sllave te asaj krahine qe ai sjell si argument per kete teze, ne gjuhen shqipe jane apelative. Kjo gje, e cila nuk eshte vene re gjer me sot, deshmon qe sllavet i kane marre ato nga goja e shqiptareve, e jo anasjelltas. Aty hyjne nder te tjera Fundina ne Kuē te Malit te Zi (midis Hotit e Triepshit): fundėna, shumesi i fund-it, formim topik si Bishtna, Lisma, Ndėrfandna; Buenė Bunė, ne shek. XV S.Benedicti de Buena, serbokr. Bojana: shq. buenė boenė “te dalet e lumit jashte shtratit, vershim”; Lim shqip e serbokroatisht: lym (neper dialektet e Veriut edhe lim) “balte e lumit, toke qe ka sjelle lumi me vete” (N. Jokli); Dźjė edhe ne Mat: dźjė ne Vau i Dźjes, roman. Dagno, serb. e vj. danjo nga serbokroatishtja dan “dogane”; shq. dźjė “vendi ku eshte ulur bora, ku ka shkrire bora; vendi ku ujet eshte i ceket, ceke”: dźja e ujit: Dźjė edhe ne Mat: dźjė nje postverbal i dźhet bora “shkrin bora vende-vende: ulen ujrat e lumenjve”: Mati, serb. e vj. Mat, pas Payly-Wissowas prej ilir. mat – “buze lumi a deti”: shq. mat “buze lumi, breg deti”, Bulgėr emer vendi ne Mirdite e ne Shestan jo “bullgar”, po = bulgėr bujqėr” “Quercus macedonica, lloj lisi”. Mendimi i ketij dijetari “sigurisht” me ane te sllavishtes (Svac, Drac, Vojusa, Lab-) dhe qe Ulqin, Pult, Drisht, Lesh “thjesht teorikisht” mund te kene hyre me ane te sllav. Lcin, Pilot, Drivost, Lesb, ne kete situate gjuhesore as qe diskutohet.
    Ne lidhje me argumentin qe terminolojia detare e shqipes me fjale te lashta e te trasheguar qe ka, deshmon per pranine e elementin shqiptar qemoti ne viset e sotme bregdetare, eshte ngritur si kunderargument qe disa nga keto fjale si det, vä, mat, valė, shkulm, nuk i perkasin vetem detit, po edhe ujrave te brendshme; disa te tjera si grykė, anije (:anė, enė), ballė, pėlhurė, shul, lugatė, jane metafora ose rrjedhoja (derivate) fjalesh qe ne krye te heres nuk kane pasur lidhje me detin e qe ne perdorimin detar mund te kene arritur me vone e po keshtu – thuhet – qendron puna edhe me disa elemente te faunes, si likurishtė “polip”, ngjalė e ndonje tjeter(11). Pa mundur te hyjme ne hollesira ketu, per te pare nese terme te tilla vertetojne diēka apo nuk vertetojne asgje, le te keqyrim shkurt si paraqitet gjendja ne disa gjuhe te tjera, per te cilat nuk jane shprehur dyshime per nje afersi te moēme me detin. Aty shihet se fjalet e detarise edhe ne keto gjuhe burojne me te shumtat prej kuptimesh te tjera dhe se vetem ne perioden postetnike te tyren, dhe aty vetem me kohe, erdhen e hyne ne perdorimin detar. Ne greqishten fjaleve thalassa “det” dhe ochthe “buze lumi”, “breg deti”, nuk u dihet burimi; pélagos “det” do te thote ne thelb “siperfaqe, vend rrafsh”; hals “det” eshte “kripe”: pontos “det” eshte “udhe, shteg” dhe afrohet me lat. pons pontis “ure” e me sllav. put “udhe, udhetim”: kolpos “gji deti” eshte “gji” pergjithesisht; isthmos “ngushtice deti, istm” do te thote edhe “qafe” qe ne thelb duket te kete pasur kuptimin “kalim, hyrje”: kyma “vale, dallge” shenon dhe pjellen, embrionin dhe kuptimi detar i saj nuk eshte i pari, prymne “pjesa e prapme e anijes” eshte nje me prymnos “me i mbrapmi, me i poshtmi”: histos ”dyrek, shul i anijes” eshte me pare “shul i begjve, vegj: pelhure” dhe buron prej vegjetarise. Nga fusha e latinishtes aequor “det” eshte “siperfaqe e rrafshet, fushe”; sinus “gji deti” eshte “palė, preher, gji skute”: velum “velat” eshte pelhure, perde” dhe ne thelb nje fjale vegjtarie: alga “leshterik” eshte me pare diēka si “myk, te ndyte”. Ne gjuhet gjermanike gjerm. Schiff “anije” dikur ka pasur dhe kuptimin e enes, po ashtu si it. vascello frgj. vaisseau nga lat. vascellum “ene e vogel”, si dhe shq. anije e cila lidhet me anė, enė, khs. enė e mėdhaja e enėt e vogla te Ulqinit(12). Edhe ne keto gjuhe terma si gr. kolpos, lat. sinus maritimus, gjerm. Meerbusen “gji deti”, kjo nje perkthimi i fjales latine, nuk jane tjeter veēse metafora. Ne te tilla rrethana na duket pak si e ngutur te thuhet se fjale si det, mat, valė, gryke, anije nuk perbejne elemente te nje leksiku detar te trasheguar te shqipes. Edhe nese disa sosh ose edhe shumica e tyre u perkasin edhe ujrave te brendshme. Logjikisht prej kesaj nuk mund te nxirret se nuk jane qemoti edhe te detit. Dhe Mendimi qe fjalet e ketij llojit vetem ne nje shkalle te mepastashme te gjuhes hyne ne perdorimin detar, operon me nje argumentum ex silentio: me deshmimin e vone te shqipes si gjuhe askush nuk mund te thote qe keto nuk kane qene perdorur qemoti si shprehje te gjuhes detare.


    Huazimet latine te shqipes me karakterin e tyre arkaik tregojne se kane depertuar heret ne kete gjuhe, dhe me depertimin nga nje faze me e hershme e latinishtes deshojne per pranine e shqipes ne viset e sotme te pakten ne ate periode. Te njejten deshmi japin edhe huazimet e shqipes nga greqishtja e vjeter. Karakteri dorik i vertetueshem i shume nga keto huazime na defton se te paret e shqiptareve kane banuar ne brigjet e Adriatikut e te Jonit te pakten qe nga koha e pranise se kolonive greke dorike ne keto bregdete dhe se i kane marre keto elemente gjuhesore nga keto koloni ose nga dialektet veriperendimore te Greqise se vjeter, te cilat dihen se afroheshin me dorishten. Mendimi qe keto huazime ne shumicen e tyre nuk paravendojne nje afersi gjeografike midis dy popujve perkates, ne ate kohe, po hyjne ne viset e brendshme me ane te tregtareve doras(13) , per emrin e mokres dhe te barishteve te kuzhines nuk mund te qendroje(14). Me shtjelluar do te themi se nuk na duket te jete afer mendsh qe t’i detyrohen transportit tregtar nga bregdeti ne hinterlande te largeta fjale te tilla si fier, presh, trumzė, shkop, shkarpė, mėshtekėn, -r, e aq me pak disa te tjera si qull, shpelle, shtylle, emra instektesh si kandėrr, merimangė, e fjale detarie si blī (peshk), ankyra “spirance” (hekur, N. Jokl) e ndonje tjeter. Shumica e ketyre fjaleve, sikunder shihet, nuk jane emra artikujsh te tregetise, karakteri autokton i popullit shqiptar te pakten qe nga koha antike i vertetuar me mjete gjuhesore, banimi i tij dhe formimi i gjuhes se tij ne nje territor ku kane banuar kryesisht fise ose popullsi ilire, flet ne te mire te filiacionit ilir te tij. Argumentimi gjuhesor me i drejtperdrejti do te ishte nje krahasim i gjitheanshem i sistemit te shqipes me ate te ilirishtes, po ky krahasim siē u vu ne dukje me lart, per mungese te dhenash nga ana ilire, nuk mund te kryhet veēse ne shume pak pika, edhe keto shpeshhere me fort me gjase (probable) se te sigurta. Per te arritur ketu – e jo vetem ketu, po pergjithesisht ne krahasimin e nje gjuhe te gjalle me nje te vdekur – ne nje gjykim e nje vleresim objektiv te materialit, na duket me rendesi te mbahen disa kritere parimore ne pune te metodes: ne radhe te pare kronologjia dhe kushtet e kerkesat e saj, gjendja gjuhesore e brendshmja dhe konkordancat specifike. Perpara ēdo krahasimi duan marre elementet e veēanta te sistemit te shqipes, dhe duan vendosur sipas moshes se tyre; duke shikuar cilat mund t’i perkasin periodes antike, cilat periodes mesjetare e cilat periodes se re te saj. Ne ēdo pike takimi qe mund te dale midis shqipes e ilirishtes, ne fushen fonetike a morfologjike qofte a ne ate te leksikut, do shikuar me pare a ka te ngjare qe te jete ajo ne shqipen e nje lashtesie te tille qe te lejoje krahasimin; nuk duhet harruar asnjehere ne kete mes qe kjo gjuhe qe ne kohe me te para ka pesuar ndryshime mjaft te medha. Kjo pune e kronologise shtron detyren e nje rishikimi te analogjive te shtruara gjer me sot nga gjuhesia dhe te perjashtimit te atyre qe eventualisht kane te bejne me procese te mepastajme te shqipes e qe si te tille tjeter nuk jane veēse spekulacione te thjeshta. Ne lidhje te ngushte me kronologjine qendron puna e gjendjes gjuhesore te brendshme. Nuk mund te merret nje forme a nje fjale e shqipes e te barazohet ashtu pernjehere me nje te ilirishtes ne baze te nje gjasie qe bie ne sy me nje veshtrim te pare. Me pare do hetuar mos eshte ajo sekundare, histerogjene ne gjuhen shqipe, rezultate proēesesh te nje zhvillimi gjuhesor te brendshem, gje qe do ta hidhte poshte barazimin ne fjale, si pjelle arbitrare te nje ēasti. Ne pune te filiacionit ēojne peshe pastaj edhe konkordancat specifike, perkimet e shqipes me nje gjuhe jo greke te Ballkanit te lashte. Nuk eshte shenje e nje metode solide e shkencerisht korrekte kur merren si deshmi relevante per nje filiacion te caktuar disa barazime tripaleshe, perkime te shqipes me dy a me shume nga ato gjuhe te vjetra.
    Nga struktura fonetike, reflektimi i o-se se shkurter indoevropiane me a ne shqipen (asht-i: lat, os, ossis, gr. ostéon “asht”) e ne ilirishten(15) nuk eshte nje perkthim specifik, sa kohe qe kete ndrim paraqesin dhe gjuhet gjermanike (dikur dhe sllavet), e ne Ballkanin e lashte edhe trakishtja. Megjithate fakti qe mesapishtja ka kete ndrim zanoreje, e qe me ane tjeter makedonishtja me fjalen akrunoi “male” per mendimin tone piqet me emrin e qytetit Acruvium ne grykat e Katorit dhe qendron perballe lat. ocris “arx, mons (me o) dhe gr. okris “maje mali, zgrip” prane akris “maje mali” e akra “maje”, ne kete mes mbase nuk eshte nje gje gand e rastit. Nje rishikim do edhe ēeshtja e divergjences qe eshte vene re midis shqipes e ilirishtes ne punen e menyres se reflektimit te likuideve e nazaleve sonantike (silabike), konkretisht te r-se, keshte te V Borcigu ilir. or, shq. ri. Shembujt qe figurojne per kete refleks nuk jane ne gjendje te vertetojne nje reflektim te tille ne kete gjuhe. Me ane tjeter bie ne sy pajtimi ne zhvillimin fonetik te l-se silabike ne te dy gjuhet shq. ulk: ilir. Ulkinion, Ulcirus mons, Ulcisia castra ne Panoni etj., pajtim qe perball formave te tilla si gr. lykos; lat. lapus, got, wulfus; sllav. e vj. kishtare vl_k_ etj., duhet te quhet specifik. Nje vemendje te veēante kerkon theksi. H. Krahe ka shprehur mendimin qe edhe ilirishtja ka pasur mbase theksin inicial (theksin ne balle te fjales) ashtu si gjuha protogjermane, gjuhet italike dhe keltishtja(16). Me ane tjeter Jokli qe me pare ka konstatuar rregullimin mekanik te theksit te shqipes me ngulitjen ne rrokjen parafundore, qe ne kohen romake. Keto dy dukuri na duket se pajtojne ne mes tyre dhe se plotesojne njera-tjetren. Kalimi i theksit te shqipes, i shikuar historikisht, shpie per ne me tej ne kete, qe kjo gjuhe ne fjalet origjinalisht trirrokeshe, me humbjen e shpeshte te rrokjes parafundore nga nje gjendje me theks inicial, pra ka kaluar nga ritmi daktilik ( Ķ_ vv) ne ritmin trokaik( Ķv). Ky eshte nje pajtim i shenueshem me ilirishten, dhe vijen e zhvillimit te tij e paraqesin qarte te tilla rasa prej Shqiperie si Drivastum, Drisht, Isamnus, Ishem, Durrachion: Durres, te cilat atehere shihet se duan lexuar Drivastum, Isamnus, Durrachion; ketyre nga treva mesapike, si vuri re separi P. Kretschmeri(17) , u pergjigjen Brundisium sot Brindisi, Hydruntum: Otranto, Tarentum: Taranto etj. Ne ketorrethana mendimi i A. Mayerit(18) se rregullimi mekanik i akcentit te gjuhes shqipe ka fshire ketu gjurmet e lashta, nuk mund te qendroje.
    Nga fusha e konsonatizmit reflektimi i se paravenduares (supozuares) bh indoeuropiane me b ne gjuhen shqipe, perkundrejt f-se se latinishtes e ph-se se greqishtes (bie, bar, mbar: lat. fero, gr. phéro), si nje dukuri e perhapur ne mbare gjuhet e lashta jo greke te Ballkanit e te viseve perreth (mesapisht, ilirisht, makedonisht, trakisht, frigisht etj.) e ne nje shumice gjuhesh te vjetra e te reja te Evropes e te Azise, pra shkurt ne shumicen e gjuhevet indoeuropiane, nuk perben ndonje perkim specifik, shume-shume mund te ēoje ne peshe si nje dukuri nder te tjerat, afersisht ashtu si o:a qe u zu ngoje me siper. Nga konsonantizmi nderkaq meriton vemendje mendimi i N. Joklit per pajtimin e veēante te shqipes me ilirishten e me trakishten ne menyren e pasqyrimit te labiovelarevet indoeuropiane me refleks te dalluara perpara zanoreve te ēeleta (e,i) dhe zanoreve te mbyllta (a, o, u), pajtim qe me perjashtimin e trakishtes nga ky mes qe ben V. Cimohovski(19) , paraqitet tani si teze e re e nje konkordance specifike midis ilirishtes dhe shqipes. Divergjencat qe jane vene re midis ketyre dy gjuheve ne fushe te guturaleve, per mendimin tone kerkojne te rishikohen. Keshtu edhe po te jete qe ilirishtja ne trajtimin e palataleve te kete shkuar me gjuhet indoeuropiane perendimore ose kentum (mendimet, sikunder dihet, jane te ndara ketu), puna qe shqipja eshte nje gjuhe lindore (satema) nga kjo ane, nuk perben nje argument te prere per te perjashtuar birerine ilire te saj. Si e kemi shprehur dhe me pare(20) , kjo eshte dhe nje ēeshtje kronologjike: ne kete menyre – me zhvillimin fonetik te palataleve ne gjysmokluzive (afrikate) e pastaj ne spirante – nga nje gjuhe kentum ne rrjedhe te koheve mund te perftohet nje gjuhe satem, karakteri satem i shqipes mund te jete nje dukuri e zhvilluar dhe relativisht e vone.
    Struktura morfologjike eshte pjesa me e panjohur e sistemit gjuhesor te ilirshtes. Ne qofte se eshte i drejte mendimi yne qe ne Scodra e Scupi na ēfaqet nyja shquese e mbrapme –a –i qe perdor shqipja ne emrat femerore e mashkullore si ara, mali(21) , atehere kemi nje takim te rendesishem te ilirishtes me shqipen ne lemin e fleksionit te emrit.
    Mesapishtja bashke me disa te tjera gjuhe indoeuropiane ka pasur gjindoren e mashkulloren njehes mė –i; nje gjurme te kesaj ruan edhe shqipja, ne i ati: i t’et. Me te dukshme jane disa perkime nga fusha e fjaleformimit, duke perfshire shqipen dhe ilirishten me trevat me te largeta te saj – nje rrethane qe perveē kesaj deshmon edhe per nje njesi gjuhesore ilire brenda ndryshimeve teritoriale, njesi per te cilen u fol me lart: sufiksi at (Demi) shm. Demat, emra vendesh si Dukat, Filat: ilir. –ćt- (Delmates, Daesitiates, Ulciniatae, emra vendesh si Lamatis, Aemate); shq. –shtė (Kopshtė, vėneshtė): ilir. –st- (Tergeste, Ladesta); mbase shq. –inj (kėrminj, shkėmbinj): ilir. –inium (Delmanion, Ulkinion). Nga prefikset khs. ilir. li- (Liburni: Burni): shq. lė- nė lėfyt: fyt, lėmazė: mazė etj.
    Nisja nga madhesia e panjohur e ilirishtes per te krahasuar te dhenat e saj me disa elemente te shqipes, vetvetiu paraqitet shume me e veshtire. Kesaj i shtohet fakti qe materiali ka mbetur po ai qe ka qene. Megjithate eshte me rendesi kjo, qe nje pjese e mire e atyre deshmive te pakta qe na kane mbetur, gjejne shpjegimin e tyre me mjetet e shqipes, e vetem me mjetet e kesaj gjuhe. Hyjne aty pikerisepari disa elemente te leksikut qe nxirren nepermjet te toponomastikes, si brin-, dalm-, delm-, lam-, pelag-, tar-, terg-, trag-, ulk-, vend-. Ne perpjekjen per te hedhur poshte ē’eshte fituar ketu me nje pune disa brezash, energjia me te cilen behet kjo nuk na duket se i pergjigjet fuqise se argumentimit: Argumentet qe sillen nuk na duket se jane ne gjendje t’i rezistojne nje kritike objektive. Prandaj kjo perpjekje si e tille nuk mund te quhet nje perparim ne fushe te gjuhes e te onomastikes historike. Po kjo gje vlen edhe per ato mbeturina gjuhesore, te lashta e te sotme, qe jane gjetur ne truallin e japigeve e mesapeve ne Italine Jugore, per te cilet burimet historike e gjuhesore bashke me emrat e personave e te viseve deshmojne per nje shperngulje nga brigjet e perkundrejta te Ilirise. Hyjne aty me nje ane nder te tjera mesap. Aran, bilia, Brendisium, enotr. Rhinos “erresire”: shq. are, bile, bije, brī, rź reja m gjithe errėt, per mendimin tone edhe (lat. lama “vendi i ulet, i lagshte o moēalor”: lamė, lėmė. Me ane tjeter disa fjale dialektore te sotme te asaj ane, si karparo “shtuf, cermo poroz e shume i forte, qe sherben si lende ndertimi”: karpė “shkemb, shkrep”, menna minna “gji, sisė”: mėnd “i jap gji foshnjes; ve qingjin te pije te nje tjeter dele kur i ka ngordhur e ėma” e ndonje tjeter. Ne keto rrethana gjeografike e gjuhesore nuk duket te jete nje takim i rastit fakti qe neper ligjerimet e sotme te disa trevave alpine, per te cilat Straboni na deshmon pranine dikur te dy popullsive ilire, ruhen disa fjale, kryesisht te sferes baritore e te bimesise, qe gjejne pergjegjeset e tyre ne leksikun e shqipes, si ber bero “dash”: berr: loba lauba “lope”: lopė: mants, manz “dem, mėzat”: māz mėz rum. minz; mus musso “gomar”: mushke: barga “kasolle, kashtore, kolibe prej kashte ose prej zunkthi ku mbajne barin e thate ose almiset bujqesore”: bar; savoj. melze frgj. mélčze “Larix”: mėllenjė mėllezė “Ostrya carpinifolia”. Ketyre u shtohen tani nder te tjera edhe retoroman. (Valtellina) mani “man toke, mjedhėr”: man, dak. (Dioskoridi) Mantia “fermanzė”; boradči shm. “Galanthus nivalis, it. Bucaneve” ne La Valle Agordina (Dolomitet)(22) , e cila mendojme se gjen shpjegimin e saj ne shq. borė.
    Duke permbledhur do te themi se analogjite qe vihe re ne mes te shqipes dhe te mbeturinave te ilirishtes, kur kundrohen me nje menyre objektive perbrenda pamjes gjeografike – historike e gjuhesore, deshmojne me fort per nje raport filiacioni midis ketyre dy gjuheve. Ajo eshte me afer mendsh te shikohen si elemente trashegimie te shqipes sesa si huazime te kesaj gjuhe prej ilirishtes si prej nje gjuhe te ndryshme nga ajo. Eshte gjithashtu metodikisht e gabuar te flitet per nje substrat ilir ne kete gjuhe. Sikunder e kemi theksuar edhe here te tjera, koncepti i substratit eshte i lidhur me nje ndrim gjuhe. Nje ndrim i tille nuk dihet te kete ngjare ne Shqiperi, ashtu si ka ngjare p.sh. ne Rumani ne rrjedhim te romanizmit te atij vendi. Ne keto kushte, ne problemin e burimit te shqipes, detyra e argumentimit u bie me shume atyre qe mohojne karakterin ilir te saj sesa atyre qe e pohojne. Nje studim me i thelluar, me i plote e me pak i njeanshem i gjuhes shqipe ne te ardhmen, sidomos i struktures fonetike dhe i trashegimise leksikore te saj, duke i caktuar kesaj gjuhe nje vend me te qarte e me te qendrueshem ne fushen e bashkise indoevropiane, mund te sqaroje mbase me mire edhe problemin e burimit te saj. Mundesite e nje sqarimi nderkaq nuk jane te medha sa kohe qe materiali te mbetet ai qe eshte. Ato do te shtoheshin po te shtohej me ndonje zbulim materiali i krahasimit.


    Iliret dhe Gjeneza e Shqiptareve (Sesion shkencor, Tirane, 3-4 mars, 1969)


    1- Gröberes Grundriss der romanischen Philologie I (1888) 804
    2- H. Baric, Albanorumänische Studien I (1919) 125
    3- Fillimet e nje rryme te tille rrjedhin qe nga pjesa e dyte e shekullit te kaluar (XIX). Khs. Verejtjet e Gustav Majerit ne parathenien e Fjalorit etimologjik te gjuhes shqipe, 1891, f. XIII.
    4- D. Mustilli, Rivista d’Albania III (1942) 37 v., St. Alb. II (1965) 56 v., S. Anamali, F. Prendi, Konf. I st. Alb. (1962) 468
    5- Per keto emra M. Lambertz, ne IF, 60, 306 vv.
    6- Ndryshe per Bardibalus Krahe ne “Romanica, Festschrift für Gerhard Rohlfs” (1958), 259 vv.
    7- V. Toēi, „Bul. USHT, ser, shk. Shoq“, 2, 1962, f.127, Konf I st.alb. f. 466.
    8- Die Sprache der Illyrier I f. 59 v.
    9- Sh. Veretjet tona ne „Hyrje ne historine e gjuhes shqipe“ (Albanologji, disoense, 1947) 1960 f. 32 vv., Bul. USHT, ser.shk.shoq. XII (1958) Nr.2 f. 54 vv., XVI (1962) Nr. 1 219 vv. Nr. 4 123 e 147, Atti del VII Congresso Internaz. Di Scienze Onomastiche 161 f. 241 vv., „Revue (roumaine) de linguistique“ VII (1962) 162 v., X (1965) 104 v., „St. fil.“ XX (III) 1966 Nr. 4 147 v., „St. alb. I (1964) Nr. 1 f. 87, IV (1967) Nr. 1 f. 49 v. – W. Cimochowski, „La lingua posnaniensis“ VIII (1960) 133 vv. – A. Rosetti, Istoria limbii romāne II 4 (1964) vv. – L. Dodbiba, St. alb. III (1960), Nr. 2 f. 63 vv. St. fil. XXI (IV), 1967, Nr. 1 f. 35 vv., - H. Mihaescu, „Revue des études sud-est européennes“ IV (1966) 347 vv.
    10- „Zeitschrift für slavische Philologie“ XXVI 301 vv.
    11- C. Haebler, „Südost-Forschungen“ XXIII, 1964, 425 v., „Die sprache“ XIII 80. – E. P. Hamp, The position of Albanian nė „Ancient indoeuropean Dialects“, 1966, f. 98.
    12- Sh. per anije M. E. Scmidtin ne KZ 50, 235, per enet e Ulqinit, Rr Zojzin, „Bul.shk.shoq.“ 41 1955 f. 150.

    13- A. Philippide, Origenea Rominilor II 775 shenimi; Haebler, „Südost-Forschungen“ XXIII 426.
    14- N. Jokl, IJ XIV VII 169
    15- Per ilirishten N. Jokl Reallexion der Vorgeschichte I f. 91; G. Bonfante, Bull.Soc. de Linguitique de Paris XXXVI 142
    16- Indogermanische Sprachwissenschaft, 1943 f. 34
    17- „Glotta“ XIV 89 v.
    18- Die Sprache der alten Illyrier II 161.
    19- „Bul. USHT ser. Shk. Shoq.“ 2, 1958 f. 45 v.
    20- Po aty 1962, Nr. 4, f. 122, 139.
    21- Po aty, 1963, Nr. 3 f. 79, 105.
    22- G. B. Rossi, Flora populare agordina (Contributo allo studio del lessico della Val Cordevole): Con introduzione di G. B. Pellegrini, 1964, f. 96; „La forma di L. V. č isolata e di etimo oscuro“.
    shqiponja

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e faiksmajli
    Anėtarėsuar
    12-02-2006
    Postime
    117
    EMRI KOMBĖTAR SHQIPTAR NĖ STUDIMET E PROFESOR ĒABEJT


    Shkruar nga Begzad BALIU

    1. Interesimi i Ēabejt

    Problemi i prejardhjes sė etnonimit arbėr-shqiptar dhe emrit tė vendit tė tyre Arbėri-Shqipėri i ka nxitur shumė studiues qė tė merren me hulumtimin e tij nė aspektin interdisiplinar. Ēėshtja e studimit tė kėtij problemi lidhet me vetė rrjedhėn e studimeve albanologjike nė pėrgjithėsi dhe onomastikėn nė veēanti. Filozofėt, historianėt, arkeologėt, etnografėt-etnologėt, gjuhėtarėt (indoevropeistėt, ballkanologėt, albanologėt, helenistėt, sllavistėt, germanistėt, romanistėt, ilirologėt, trakologėt, trako-ilirologėt, pellazgologėt, etruskologėt etj.,), problemin e prejardhjes sė etnonimit arbėr, arbėror, arbėnuer, arbnesh, arbėresh, «shqiptar»; emrin e vendit Arbėni, Arbėri, Shqipėr; tė gjuhės, arbėrisht, arbėnisht, shqip, ilirisht, pellazgjisht, etruskisht etj., e kanė trajtuar sipas shkollave tė dryshme, metodave e domeneve tė ndryshme, nga aspekti diakronik e sinkronik, nga aspekti historik, material e shpirtėror, etnologjik, fonetik, gramatikor, etimologjik e sociologjik, por edhe pse deri mė tash janė dhėnė rezultate tė shumta, nga disa aspekte edhe mė tutje ka moskėnaqėsi e mospajtime mes studiuesve tė ndryshėm.

    Eqrem Ēabej, etnonimin arbėr/shqiptar ose siē shprehej ai: «emrat e vjetėr nacional», «emrat nacional», «emri i popullit», dhe toponimin Arbėr/ Shqipėri, i ka trajtuar nė njė thellėsi, pothuajse shteruese shkencore, duke pasur parasysh studimet dhe rezultatet e arritura deri nė kohėn e tij dhe zbulimet arkivore tė vjela nga ai ose paraardhėsit e tij. Eqrem Ēabej problemin nė fjalė e ka trajtuar nė disa artikuj, nė tė cilėt trajtonte probleme tė ndryshme e domos problemin e vendit tė formimit tė popullit shqiptar e tė gjuhės shqipe, dhe nė artikuj tė veēantė.

    2. Horizonti historik dhe hapėsira gjeografike

    Qėkur studiuesit (historianėt, gjuhėtarėt, arkeologėt e etnologėt) lexuan nė hartėn e Ptolemeut tė shekullit tė II pas erės sonė emrin e fisit Albanoi dhe tė qytetit Albanopolis, nuk pushuan sė hulumtuari ]ėshtjen e afrisė sė kėtij emri me emrin etnik tė vetė arbėrorėve -shqiptarėve dhe tė vendit tė tyre, Shqipėrisė. Mirėpo, ēėshtja has nė vėshtirėsi qė nė fillim. Pas daljes sė emrit tė fisit Albanoi dhe tė qytetit Albanopolis, ky emėr, nė njėrėn anė, tretet nė dokumentet historike pėr mė se 2000 vjet, siē thotė Ēabej dhe nuk ndeshet as nė dokumentet e brendshme kombėtare, as nė dokumentet e kohės te fqinjėt, pavarėsisht se njė popull, si populli arbėror nuk mund tė qėndronte aq indiferent nė rrjedhat historike, ndėrsa nė anėn tjetėr rrėnja alb- ėshtė njė element, i cili pėrfshin njė zonė tė gjerė gjeografike, jo vetėm tė zonės etnike shqiptare e ballkanike por edhe evropiane.
    Studiuesi Antonio Galanti, duke u marrė me kėtė rrėnjė shkruan: «Britania e vjetėr u quajt edhe Albion. Malėsorėt e Skocisė e thėrrasin vendin e tyre Albany. Emri Alba gjendet shpesh n’Italinė e Vjetėr (Alba-Longa nė Lac, Alba Fucense nė vendin e Marsejvet, Alba Pompeja,...). Edhe nė Galinė e moēme e nė Spanjėn e Vjetėr takojmė emrin Alba. Tė gjithė e kanė ndigjuem emrin e qytetit Albi nė Provencė, prej kah mueren emrin e vet heretikėt albigezė nė shek. XIII» (...) Rėndėsi mė tė madhe pėrkundrazi ka hipotheza se gati tė gjithė, a gati tė gjithė kėta emra qesin ndėr mend rranjen alb a alp qė do me thanė i bardhė e mal i lartė (prej majes sė bardhė tė mbulueme me borė)». Mahir Domi nuk flet pėr mėnyrėn se si ėshtė bartur emri, por flet vetėm pėr vijimsinė, njė element me rėndėsi pėr prejardhjen e popullit shqiptar e tė gjuhės shqipe nga ilirėt, kur shkruan: vijimsia «iliro-shqiptare qė del nė lidhjen e emrit kombėtar tė shqiptarėve nė mesjetė (nė burimet bizantine tė shek. XI-XII e mė pas «Albanoi», «Arvaniti», vendi «Arbanon» nė burimet latine Albanenses/Arbanenses, nė shqipe arbėn/arbėr, arbnesh/arbėresh, arbėnor/arbėror), me emrin «Albanoi» tė njė fisi afėr Durrėsit».
    Si Eqrem Ēabej ashtu edhe Shaban Demiraj, mė vonė, pyetje pėr vijimsinė e etnonimit arbėr nėpėr dokumente, u janė pėrgjigjur me mėnyrėn e jetesės sė popullit shqiptar (nė fise dhe nė njė homogjenitet tė pamjaftueshėm pėr tė shtrirė dhe mbajtur gjallė njė emėr etnik tė pėrbashkėt. Duke u nisur nga kjo gjendje, sidomos nga pozita e Ēabejt, historiani Muhamet Pirraku, konstaton se «Mendimi i ngulitur nė literaturė se emrat Arben/Arbėr, Arbėnesh/Arbėresh ishin «Emri i Shqipėrisė e i shqiptarėve nė mesjetė», pėr mendimin tonė, nuk ka mbėshtetje nė faktologji dhe nė realitetin mesjetar. Vendi dhe populli i copėtuar nė disa perandori e principata dhe nė disa fe, nė mesjetė, nuk mund tė mbante emėr tė njėjtė pėr popullin dhe pėr vendin».
    Mendimi i Mahir Domit del pėrballė disa studiuesish, si ai grek Eras L. Vranusi, i cili nė vitin 1970, e kishte vėnė nė dyshim njė lidhje tė domosdoshme, nė mos mė shumė pėr njė ngjashmėri tė rastit, ndėrmjet albanoit dhe arbėri dhe studiuesit serb Bariē, i cili mė herėt e kishte lėkundur sikur shprehej ai: «kontinuitetin e emrit tė vjetėr ilir Albanoi me emrin e arbėrve tė sotėm. Ai mendonte se ky kontinuitet nuk ka ndonjė domethėnie ma tė madhe, sepse tė parėt e tyre kanė muejt me e trashėgue kėtė emėr prej banorėve tė vjetėr ilirjan n’atdheun e tyre tė ri, poashtu sikur sipas rezultateve tė shkencės bashkėkohore edhe Albanoit ilirijanė kėtė emėr e kanė trashėguar prej popullsisė sė lashtė joindoevropiane, dmth., prej popullsisė mediterane, pėr tė cilėn gja dėshmojnė toponimet e shumta, tė nxjerra prej fjalės mediterane alb- «kodėr, vend i ngritur», nė tė gjithė zonėn e shtrime prej Kaukazi deri nė Liguri dhe nė gadishullin Iberik»
    Ndryshe nga Ēabej, Demiraj e studiues tė tjerė dhe sidomos M. Pirraku, qė e vejnė nė dyshim njė emėr tė mundshėm pėr tėrė popullin, Osman Myderrizi homogjenitetin e mundshėm e gjen te rreziku nga ndėrhyrjet e sllavėve nė mesjetė: «Kundėrshtimi e fėrkimi i pandam me kėta tė huaj (sllavėt-B.B.) zgjoi ndjenjėn e solidarsisė etnike ndėr fise tė ndryshme ilire t’Epirit, tė Maqedonisė e t’Ilirisė e si konsekuencė duel edhe pranimi i njė emėri tė pėrbashkėt, pėr t’u paraqitur si njė fuqi e bashkueme kundra tyre. Kėshtu emri Arbėn, tue qen emni i njė krahine tė njohun, tė fortė e tė pėrparueme, u pranua vetėm si njė emblemė bashkimi pėr tė gjitha krahinat e tjera dhe me kohė u bė emėn kombėtar» Nuk duhet pėrjashtuar faktin qė, nėse arbėrorėt ishin ndihmės tė fisit tė avarėve, ata nė tė vėrtetė u pėrhapėn nė tė gjitha zonat e etnicitetit iliro-shqiptar dhe nė kėtė mėnyrė u bėnė trashėgues tė kėtyre zotimeve, por qė identifikimi i tyre nė literaturė u bė i njohur vetėm pas shek. VII, kur u ndeshėn me fillimin e depėrtimeve tė sllavėve nė Ballkan dhe rrezikun qė u kanosej.
    Mendoj se mendimeve tė mėsipėrme mė sė miri u pėrjigjet historiani shqiptar Kasem Biēoku, i cili mendon se shkak i paraqitjes sė vonė tė emrit Arbėri, deri nė shek. XI-XII, kur edhe fillon dobėsimi dhe rėnia e Perandorisė Bizantine, ėshtė praktika administrative, kancellareske e kishtare e shtetit bizantin pėr tė pėrdorur elemente tė traditės antike, si: Ilir, Epir, Maqedoni etj». Pėrhapja, ose mė mirė tė themi, stabilizimi i etnonimit arbėr gjatė kohės romake u bė edhe pėr shkaqe tė ndikimit ekonomik e kulturor. Rruga Via Egnatia dhe roli i saj nė Shqipėrinė e mesme ishte i fuqishėm, prandaj nuk ėshtė e ēuditshme qė pikėrisht kjo zonė do tė bėhet vatra kryesore, nga e cila rrezaton mė sė shumti emri i arbėrit edhe atėherė kur emri arbėr nė shkallė kombėtare do tė ketė mė shumė karakter metaforik(libror) sesa nacional.
    Mendimi i Biēokut gjithashtu tė kujton njė emėrtesė tė dyfishtė tė emrit tė Dardanisė nga administrata romake, si Pirustae dhe popullata vendase Dardani. Po kjo shpjegohet edhe me njė element tė rėndėsishėm qė e shėnon Kasem Biēoku: «Shkrimtarėt e vjetėr shqiptarė e tė huaj fjalėt Epir e epirot i kanė pėrdorur si sinonime tė emrave arbėr e arbėn, kurse banorėt vendės tė Epirit(Shqipėrisė sė Poshtme) gjatė shekujve tė mesjetės nuk e kanė pėrdorur e njohur». Bie fjala, «Maqedonia, si emėr mė i vjetėr dhe Arbėria si emėr mesjetar, cilėsohen si pjesė tė njėra-tjetrės dhe kėta dy emra dalin si sinonime».
    Gjatė kėsaj kohe, dmth, gjatė kalimit nga antika nė mesjetė, sikur dihet pėrveē fėrkimeve qė kanė pasur me fqinjėt, pėrveē ndeshjeve kulturore, fetare etj., u zhvilluan edhe disa procese tė brendshme, tė qėndrueshme pėr organizimin e mėvonshėm tė arbėrorėve pėrballė sfidave tė kohės. Kėtu mund tė pėrmendim: formimin e gjuhės shqipe pėrpara dyndjes sė sllavėve, pėrhapjen e krishtėrimit, organizimin kur mė i dobėt e kur mė i fortė tė fiseve nė shkallė krahine, organizimin kulturor etj. Kasem Biēoku, pėr tė njėjtėn periodė, ka dalluar edhe njė element tė rėndėsishėm pėr temėn tonė, emrat personalė. Sipas tij «edhe pse me pėrhapjen e kristianizmit-emrat personal erdhėn nė pjesėn mė tė madhe nga emrat e botės sė krishterė, duke iu pėrshtatur gjuhės shqipe, ata morėn tiparet e njė antroponimie kombėtare shqiptare. Kėshtu gjatė shekujve tė mesjetės u formua njė unitet antroponimik relativ te shqiptarėt kudo qė ata banonin. Nė kėto kushte, si dhe nė konfrontim e bashkėjetesė me popujt ardhės paganė, qė u dyndėn dhe u vendosen nė Ballkan dhe pėr t’u dalluar dhe veēuar nga ta, jo mė vonė se nė kėtė periudhė ndryshimesh tė vrullshme etnike, emri arbėr (Arbėri, Albani) u bė emėr i pėrbashkėt pėr shqiptarėt». Mendimin e Henrik Bariēit, qė nė tė vėrtetė ėshtė vetėm njė vazhdim i mendimit tė Norbert Joklit, Trombettit, Bertoldit, Taliavinit, Hubsehmmidi-tit, Popoviēit etj., tė cilėt mendonin se rrėnja alb-, arb- etj., duhej tė ishte e trashėgimisė paraindoevropiane, e kanė kundėrshtuar Kasem Biēoku dhe Eqrem Ēabej. Biēoku mendon me tė drejtė se «emri Arbėr (Arbėri, Albani) ėshtė trashėguar nga onomastika ilire» dhe Ēabej, i cili nxori njė pėrfundim pėr njė ēėshtje kardinale pėr gjuhėn shqipe dhe historinė e popullit shqiptar: «Prej kėtij emri rrjedhin rregullisht Arben, Arbėr i shqipes, njė dėshmi ndėr tė tjera, qė shqiptarėt janė anas, autokton nė vendbanimet e sotme dhe qė aty ka njė vijimsi, njė konfirmitet gjuhe tė paktėn prej antikitetit».

    3. Shtrirja gjeografike

    Prej shek. XI, kur emri Arbėr, Arbėn, fillon tė dalė nėpėr dokumente tė huaja, deri nė shek. XVIII kur del etnonimi shqiptar, pėr studimet gjuhėsore dhe historike ēėshtja e shtrirjes gjeografike e emrit tė Arbėrit paraqet njė element tė rėndėsishėm. Eqrem Ēabej e ka konsultuar njė literaturė tė gjerė dhe ka bėrė njė pasqyrė pothuajse shteruese pėr shtrirjen e etnonimit arbėr dhe top. Arbėri, nė Shqipėri e koloni, te popujt fqinj dhe nė burimet dokumetare e tė traditės sė tyre, ndėrsa sa i pėrket lokalizimit tė qytetit tė Albanopolisit tė Ptolemeut nė Zgėrdheshin e sotėm, nė Juglindje tė Krujes, E. Ēabej mendon se teza e Hanit, paraqitet mjaft bindėse.
    Studiuesit Ludwig von Tholloczy-Konstandin Jeriēek i kanė bėrė njė paraqitje tė gjerė shtrirjes historike dhe gjeografike tė Arbėrit: «Nė burimet e shkruara latinisht, sidomos nė burime kishtare, vendi quhet Arbanum, populli Arbanenses, prej nga rrjedh italishtja, nė librat e Raguzes 1320, Albanese, Arbanese. Sllavėt e quajtėn popullin Arbanasi. Emrin Arbanasi e gjejm te poemat dalmatine, si dhe nė kėngėt popullore, por tani ndihet vetėm nė jug, sidomos nė Ragusė e nė Mal tė Zi, ku Arbanas quhet Shqiptari katolik». «Turku Ballabanbeg, (...) mė 1415 mban titullin «Subash i Krujės dhe i Rabinit» dmth Arbėnit». Nga kėto tė dhėna autorėt Tholoczy-Jeriēek kanė pėrfunduar: «Nė Arbanum pėrfshiheshin gjith vendet prej Alpevet shqiptare midis lumenjvet Lim e Drin e gjer te malet nė jug t’Elbasanit.
    Me kohė emri i Arbnit u zgjerua e u shtri edhe jashtė kėtij trualli tė ngushtė. (...) Qysh nga fundi i shek. XIV, emri i Arbnit shtrihet edhe nė veri: n’akte raguziane mė 1386 pėrmes S. Sergius dhe Albania(ot Shirq) nė grykėn e Bunės; gjithashtu 1419 Tivari, 1413 edhe Lushtica afėr Kotorrit, 1443 Podgorica, pėrmenden tė gjitha si vende tė ndodhura n’Arbėn ose nė Shqipėri. Njė pėrshkrim rreth vitit 1570 quan Arbėr vendin prej Ulqini e gjer nė Vlorė e nė malet e Himarės. Dihet se edhe vendi i Kotorrit u quajt Shqipėri venetjane, nė kohėn e Napoleonit I. Shqipėri frenge, para 1448 Shqipėri austriake».
    Studiuesi David Lluka pasi e ka vlerėsuar studimin e Ēabejt nga aspekti historik e gjuhėsor, mendon se etimologjia e kėtij toponimi qėndron nė shndritjen e toponimisė sė rrethit tė Krujes sė sotme, prandaj ai pėrfundon, se etimologjia e tij varet nga metodologjia e shtruarjes sė problemit e kėto janė tri elemente: «Shtrirja e karahinės sė Arbėrisė, shtrirja e kėtij emri nė kohė jashtė kėsaj krahine deri sa ai bėhet kombėtar dhe raporti nė mes »arben/arbėr» »krainė» dhe arbėr/arben »fushė», duke i shikuar kėto nė lidhjet qė paraqesin me njėra tjetrėn».
    Studiuesi Engjėll Sedaj ėshtė njėri nga ata studiues qė i ka kushtuar njė monografi tė tėrė problemit tė prejardhjes sė etnonimtit arbėr/shqiptar dhe nė kontekst tė shqyrtimit tė kėsaj teme e shoh tė udhės ta trajtojė nė vijimsinė e problemeve tė pėrgjithshme a tė veēanta. Autori bėn mirė qė krahas emėrtimit tė shqiptarėve me emra tė ndryshėm nga tė huajt, gjatė historisė edhe sot, sjell edhe njė pasqyrė tė emėrtimit tė popujve edhe mė tė mėdhenj se shqiptarėt, pėr tė dėshmuar se fjala ėshtė pėr njė dukuri tė natyrshme historike qė ka lindur si rezultat i fqinjėsisė sė popujve, luftėtarėve, okupimeve tė ndėrsjella, ndikimeve kulturore, pėrkimeve gjuhėsore, madje jo vetėm nė Gadishullin Ballkanik por edhe nė Evropėn Perėndimore e Qendrore. Sa u pėrket shqiptarėve, autori sjell edhe emėrtimet e brendshme: «ndėr shqiptarėt, pėrveē emėrtimeve arbėnesh dhe shqiptar, ekzistojnė emėrtime tjera, sipas shtrirjes regjionale mė tė gjerė dhe mė tė ngushtė, siē janė: gegė (Gegėri), toskė (Toskėri, Toskėni), ēamė (Ēamėri), pastaj: matjan, pultjan, llapjan, drenicas etj., kurse popujt tjerė na quajnė: Albansis, albanese, Albaner, albanci, Arnaut, Arvanit, Raban etj».
    Nuk mė duket i qėndrueshėm insistimi i pėrsėritur i autorit qė kalimin nga ilirėt te shqiptarėt ta shikojė vetėm pėrmes etnonimit arbėr. Sikur dihet, shqiptarėt kanė pėrdorur edhe emrat «sporadikė», - sikur i quan Sedaj, - epirotas, makedon etj., tė cilėt nuk duhet pėrjashtuar nga ky proces. Tė pranosh vetėm emrin arbėr, si pėrcaktues tė etnonimisė sė sotme shqiptare do tė thotė tė rrudhėsh shumė hapėsirėn gjeografike tė trojeve shqiptare, ndėrmjet trojeve tė djeshme etnike dhe trojeve tė sotme shqiptare, d.m.th. ta rrudhėsh shumė shtrirjen territoriale shqiptare dhe tė zvogėlosh pėr disa herė numrin e «shqiptarėve» tė sotėm, gjatė antikės dhe mesjetės. Engjėll Sedaj duke iu qasur etnonimit arbėr mbėshtetet edhe nė lėndėn etnografike e tė folklorit, por veēanėrisht nė rezultatet gjuhėsore tė prof. Ēabejt, pa lėnė anash kėtu, vėrejtjet dhe mendimet e historianėve si: Aleks Buda, Kristo Frashėri, Fanulla Papazogllu etj., pastaj gjuhėtarėt Idriz Ajeti, Rexhep Ismaili, Dhimitėr S. Shuteriqi etj. Nė njė kapitull tė veēantė me mbėshtetje tė mirė historike, historiografike e tė arkeologjisė E. Sedaj trajton shtrirjen dhe vendin e formimit tė albanėve antikė dhe Albanopolit tė tyre. Nė mbėshtetje tė njohurive tė sotme tė historisė dhe sidomos arkeologjisė, kėtė vend autori e gjen midis Matit e Shkumbinit, duke pranuar mendimin e Selim Islamit, pėr Zgėrdheshin si qendrėn mė tė madhe arkeologjike tė njohur nė atė zonė. Po kėtu, autori i trajton nga shumė aspekte edhe marėdhėniet historike ndėrmjet krahinave dhe qyteteve shqiptare gjatė antikės e mesjetės, duke i vėnė nė pėrdorim edhe disa ēėshtje tė ndikimeve gjuhėsore, ndėrmjet greqishtes e shqipes, tė cilat shpjegojnė shumė ēėshtje historike, edhe nga fakti se shqipes i mungojnė dokumente tė shkruara gjatė mesjetės dhe antikės nė krahasim me greqishten.

    4. Aspekti biblik i shpjegimit tė etnonimit arbėr

    «Shikuar sub specie mundi, - shkruan E. Sedaj – etnonimi alban, nė kėtė shkallė tė vetėdijes sė zhvilluar, dėshmohet nė rrjedhat e fuqisė titanike traditore, qė gjatė shekujve ishte mė e fuqishme se raca, relegjioni dhe ekonomia». Le tė shihet kėtu edhe pėrkufizimi i pėrafėrt i studiuesit Giusepse Schiro Juniori: «Duke krahasuar me kujdes shprehjet arbėreshe ndėr shkrimet greke – tė pabotuara, por qė gjenden nė shtyp – mė ra nė sy se nė fjalėn Arbėr pėrmblidhen vlera kuptimore qė kapėrcejnė shėnimin e thjeshtė si emėr i njė populli e se ky emėr reflekton mė tepėr botėn etnike tė fisit». Kėta ishin njerėz qė jetonin nė kultin atavik tė lirisė sė individit dhe tė njėjtės strukturė familjare: mė pėlqen tė kujtoj se historianėt bizantinė i quajnė Arbėreshėt αβαδιεντοι, do me thėnė, njerėz pa udhėheqės, pa kuryetarė. Ishin njerėz qė u lėshojin grave, tė rinjėve dhe tė vjetėrave kujdesin e shtėpisė dhe tė arave dhe vijin si ideal tė jetės trimėrinė dhe respektin absolut tė fjalės sė dhėnė, tė besės». Ose edhe mė saktė: «Ashtu si u tha pėr greqishten, ku shėnohen dy grupe kuptimesh albanon e albana, me vlerė tė njėjtė, dhe arbanhtiV. Chetta, duke iu pėrshtatur tė folmes sė kohės, pėrdor dy forma: njė arbėr dhe tjetra ėshtė «arbėreshė» dhe, ashtu si nė greqishte, forma e parė shėnon «arbreshin» apo shqiptarin si pėrfaqėsues i fisit, ndėrsa arbėreshė-arbėreshi shėnon individin arbreshė nė vetvete. Ndryshimi sot, duke dalė jashtė pėrdorimi fjala arbėr, duket i stėrholluar, por ėshtė lehtė pėr t’u kuptuar nga ai qė njeh kuptimin e ri e tė vjetėr tė fjalės arbėresh».
    «Pra, kuptimi arbėr ėshtė arbresh a shqiptar duke theksuar sidomos »fisin» si dhe dheu ku jetojnė Arbreshėt e Shqiptarėt. Pra, ku arbreshi vė vatrėn e tij aty ėshtė «Arbėr»: do me thėnė «Shqipėri», (theksojmė se Chetta nuk pėrdor formėn Arbėri). Rrjedhimisht Arbria nuk gjendet vetėm brėnda kufirit politik tė Shipėrisė sė sotme, por nė ēdo pjesė tė dheut, ku dhizet flaka e njė vatre shqiptare: nė Greqi, nė Ungari, nė Rumani, Jugosllavi, Turqi, Itali dhe Amerikė. Vlerė mistike e fjalės: aty ku shqiptari vė gurin e vatrės sė tij, ajo shtėpi bėhet Arbėr. (…) ėshtė Shqipėri mistike, njė Shqipėri spirituale me plotėsimin e tė gjitha vlerave morale qė ēdo shqiptar trashėgon nga autoriteti atėror dhe ja u pason pasardhėsvet me besnikri».
    Njė pėrgjegjje e tillė e krahasuar me Skiroin besoj gjen shpjegim edhe te studiuesi i folklorit Shaban Sinani, kur vlerėson se: «tek krijuesit e moēėm tė kėngėve legjendare-shqiptare ėshtė kulti i vedlindjes, i malit, i dheut, i bjeshkės, i asaj qė kovencionalisht do ta quanim »atdhe shpirtėror», ose njė «habitat» ende i vagullt».
    Qė tė dy mendimet, pra edhe mendimi i Skiroit edhe mendimi i Sinanit, qė ndonėse merren me probleme tė ndryshme, nė fakt qė tė dy kėrkojnė probleme thelbėsore tė etnisė, unė gjej njė bazė biblike tė shpjegimit, tė lėvizjes sė shenjėtorėve, ose saktėsisht tė Shėn Mateut:
    18.«Duke ecur gjatė bregut tė Detit tė Galilesė, Jezusi pa dy vėllezėr: Simonin tė quajtur Pjetėr dhe Andrean, tė vėllanė, tė cilėt po hidhnin rrjetėn nė det, sepse ishin peshkatarė;
    19. Dhe u tha atyre: »Ndiqmėni dhe unė do tė ju bėjė peshkatarė njerėzish».
    20. Dhe ata i lanė menjėherė rrjetat dhe e ndoqėn.
    21. Dhe, duke vazhduar rrugėn, pa dy vėllezėr tė tjerė: Jakobin, birin e Zebedeut dhe Gjonin, vėllanė e tij, nė barkė bashkė me Zebedeun, atin e tyre, duke ndrequr rrjetat; dhe i thirri
    22. Dhe ata lanė menjėherė barkėn dhe atin e tyre dhe i shkuan pas».
    Ky shpjegim ka pėrgjegje nė fushė tė historisė, sepse vetėm njerėzit (individėt) e tillė mund tė bėheshin bartės tė emrit qė do tė bėhet etnonim kombėtar. Pėr shumė shekuj, nė njė kohė kur vendi ishte i ndarė nė principata e krahina nga mė tė ndryshmet. Nga pikėpamja sociale kjo dėshmon se bartėsit e tij ishin shtresa popullore, qė kishte njė kulturė tė caktuar dhe bazė tė caktuar ekonomike-sociale. Nga aspekti etnokulturor kjo hipotezė afrohet me situatėn historike dhe etnokulturore tė krahinės sė Arbėrit dhe i afrohet shpjegimit gjuhėsor e semantik: «fusharak», «arė» etj. Nga aspekti historik dėshmohet se kjo pėrhapje ka ndodhur mė sė voni, para ardhjes sė sllavėve nė Ballkan, po mė i rėndėsishėm ėshtė fakti se kjo nuk ka ndodhur nė prag tė vėrshimit tė sllavėve nė trojet e tashme shqiptare, e madje as si rezultat i rrezikut nga kėta, siē mendon Osman Myderrizi, por nė njė gjendje paqeje, pra nė njė shkallė tė lartė kulturore dhe organizative, kur arbėrorėt dhe sllavėt jetonin nė fqinjėsi tė tolerueshme. Bartės i njė kulture, mentaliteti a filozofie tė tillė, natyrisht nuk mund tė ishin struktura tė popullatės sė varfėr dhe thjesht nomade, e as nga zonat me zhvillim tė ulėt, por sigurisht njerėz, qė pėrfaqėsonin njė zonė tė zhvilluar nė aspektin ekonomik, secila e kulturor dhe njerėz me ndikim, qė pėrfaqėsonin njė klasė me zhvillim tė caktuar ekonomike-kulturore tė kohės. Kjo zonė e pasur (me zhvillim blegtoral e bujqėsor ishte Shqipėria e Mesme, ku shtrihej qendra e Arbėrit dhe nėpėr tė cilėn kalonte rruga interkontinetale Via Egnatia, pa harruar kėtu luginat e pėrshtatshme pėr ndėrtime tė mundshme drejt qendrave bregdetare, nga zonat mė tė thella verilindore e veriperėndimore tė trojeve ilirike.

    5. Baza antroponimike e etnonimit arbėr-shqiptar

    Etnonimi arbėr nė dokumente tė ndryshme sikur ka shkruar R. Doēi, qė nga fillimi del me funksion antroponimik, patronimik, por edhe nė kuptimin e pėrcaktorit tė etnosit shqiptar. Kėtė element e ka diktuar edhe Ēabej, kur ka shkruar se: «paralel me emrin arbėr si emrin etnik do tė ketė shtrirė fushėn e pėrdormit, duke pėrfshirė edhe popullin e vendit».
    Interesimi pėr tė barazuar etnonimin arbėr/shqiptar del pas botimit tė dokumenteve tė mesjetės nė «Acta Albania» tė Shuflait e Jireēekut, nga shek XIV, kur del emri i familjes Schivipudar, Schepuder, Schapudar, Scapuder, e tė njė banori tė qytetit tė Drishtit afėr Shkodrės qė pėrmendet rreth vjetėve 1368-1402 nė arkivat e Raguzės». E. Ēabej e ka pasur kėtė fakt parasysh nė njė artikull tė vitit 1972, prandaj ėshtė shprehur se hipoteza e tillė meriton tė gjurmohet mė tej. Shembuj tė tillė, me shumė interes nga Kosova, ka sjellė, sidomos Rexhep Doēi nga dokumentet arkivore tė arealit latin dhe sidomos nga krisobulat serbe, si dhe Qemal Murati nga dokumentet dhe studimet sllave nė Maqedoni. Ky i fundit ka mbrojtur edhe tezėn e njohur pėr prejardhjen e etnonimit shqiptar me bazė patronimike, me argumentin se «Me kohė ky emėr nė formė tė patronimizuar(familjarizuar) do tė jetė marrė e do tė jetė pėrdorur si ofiq, nofkė, dhe nė kėtė funksion do tė jetė ngritur e pėrgjithėsuar pėr mbarė popullin». Qė emrat vetjakė marrin zhvillime tė kėtilla ėshtė edhe njė gjė qė provohet gjithkund. Mė nė fund edhe emri etnik arbėr/arbėn, arbnesh/arbėresh, i periodės antike e mesjetare,, qė ishte nė pėrdorim deri nė kohėn e Skėnderbeut, para se tė shfaqej emri i ri shqiptar, ka dalė nė thelb nga njė emėr i vjetėr fisnor Arban, Alban, tė cilin e pėrmend Ptolemeu qysh nė shek. e II pas krishtit». Pėr interesin tonė, mbase mė e rėndėsishme do tė ishte, sikur tė mund tė shpjegonim vetė etimologjinė e trajtave tė patronimeve Schepuder, Scapuder etj., dhe mė pastaj tė diskutohet njė prejardhje e mundshme e emrit shqiptar nga ky patronim. Pėrndryshe, njė shembull i vetėm, zor se mund t’ i qėndrojė metodės sė rreptė shkencore, ku pėr njė tezė do tė duheshin sė paku tri dėshmi tė qėndrueshme, qoftė edhe nė kundėrshtim me njėra-tjetrėn, por qė njėkohėsisht i plotsojnė ndryshimet brenda tėrėsisė.
    Rezultatet e historianit Muhamet Pirraku pėr vendin e formimit tė etnonimit shqiptar dhe pėr motivin e njė emėrtimi tė tillė, kėtu janė tė rėndėsishme pėr tri ēėshtje tė hapura dhe njė pėrfundim:
    Sė pari, njė vazhdim i kahershėm pėr tė parė etnonimet arbėr dhe shqiptar nė kontekst vetėm tė besimit katolik dhe besimit islam;
    Sė dyti, rindėrtimi i tezės se «emri kombėtar pėr popullin dhe vendin ėshtė autokton, vazhdues i njė popullsie ilire ose shumėsi i emrit tė banorėve tė njė qyteti dhe pikėrisht nga Shkupi Shkypi -shkyptarė, shkuptarė, shqiptarė, siē mendonte dijetari Qiro Truhelka, por me plotėsimin e Muhamet Pirrakut se area e vendformimit etnokulturor i popullit dhe i gjuhės shqipe ėshtė bukur mė i gjerė se shqiptarėt, ku jetojnė sot»; dhe
    Sė treti, i ashtuquajturi «zbulim» i emrit kombėtar «pas islamizimit masiv tė shqiptarėve nė ish zonat e ndikimit politik e fetar mesjetar serb, qė u krye pėrfundimisht deri nė mesin e shek. XVII».
    Sa i pėrket motivit prej tė cilit shqiptarėt kanė marrė emrin, Pirraku zgjedh shqiponjen, njė element tė njohur edhe nė pėrmasa shkencore, dhe tė diskutuar sidomos nga studiuesi i shquar Maksimilian Lamberci, por duke e parė nė pėrmasa mė tė gjera. Muhamet Pirraku i ka bėrė njė pėrshkrim tė detajuar vijimsisė sė pėrdorimit tė kėtij simboli nga pikėpamja historike dhe kulturore dhe ka nxjerrė nė pėrfundim se: «teza se shqiptarėt quhen sipas shpesės shqipe si totem e orė trimėrie ėshtė tezė e vetme qė buron nga kultura shqiptare, qė ėshtė e mishėruar nė kulturė shqiptare shpirtėrore».

    6. Aspekte gjuhėsore (onomastike) tė rrėnjės alb- arb-

    Problemi i kohės sė paraqitjes sė rrėnjės sė etnonimit arb-, alb-, dhe sidomos i tingujve r/l ėshtė njėra nga temat mė tė rrahura nga aspekti i fonetikės historike mbase nė gjithė etimologjinė e leksikografisė dhe onomastikėn shqiptare, nėse kėtu pėrjashtohen disa probleme tė guturaleve.
    Shkaqet janė tė shumta: dalja nė dy trajta dhe nė kohė tė ndryshme brenda vetė shqipes, mungesa e njė tradite dokumentare pėr zhvillimin e brendshėm tė shqipes krahas burimeve qė na i ofrojnė tė huajt, pozita e saj nė shkallė tė zhvillimit tė gjuhėve indoevropiane dhe sidomos nė shkallė tė zhvillimit tė gjuhėve fqinje gjatė antikitetit dhe mesjetės etj.
    «Gustav Majeri rrėnjėn e arbėrit e nxjerr nga baza i.e. «albh» nė lidhje me lat.albus; Petar Skoku te njė alb-, arb- gjen njė rrėnjė paraindoevropiane, sikur edhe Vinēenc Dorsa e M. Pavlloviē, bazėn arb- e gjen me bazė ilire. Idriz Ajeti duke prezantuar mendimin e Holger Pedersenit, shpreh mendimin e tij se trajta alb- ėshtė sekondare e dalur nga baza arb-. Shuflai mugesėn e r-sė te Ptolemeu e sheh te ndikimi padyshim i bazės paraindoevropiane.
    Profesor Shaban Demiraj mendon se trajta latine: «Arbanum, Albanum (-r->-l-) lidhet me trajtėn mė tė herėshme Arban», por mendon gjithashtu se «me sa duket trajta me nistoren /-al/ ka pasur njė pėrdorim mė tė dendur ndėr banorėt e pėrtej Adriatikut, sepse ndėr italianėt dhe nėpėrmjet kėtyre edhe ndėr popujt e tjerė tė Evropės, ėshtė pėrhapur me nistoren /-al/». I vetmi problem i paqartėsuar nga kėto trajta, sipas Demirajt ėshtė burimi i trajtave greke Alvanoi (a Albanoi?), Arvanon (a Arbanon?), arvanitis, qė dėshmohen nė shekujt XI-XII».
    David Lluka ėshtė pėrpjekur qė ]ėshtjen edhe njėherė ta shtrojė nga aspekti fonologjik. Ai shkruan: «Pėr mendimin tonė trajtat me l dhe me r paraqesin dy variante tė ndryshme fonetike tė tė njėjtit emėr (megjithėse historikisht pėrpara bashkėtingėllores pėlcitėse buzore e dhėmbore l-ja pėrgjithėsisht ruhet e pandryshuar». Lluka gjithashtu ka pėrkrahur njė mendim tė H. Krahes pėr praninė e prapashtesės -an dhe nė ilirishte, por sikur edhe Ēabej mė parė, e ka kundėrshtuar Joklin pėr njė prejardhje latine tė prapashtesės -esh.
    I shikuar edhe mė hapur, problemi i tingujve r/l na del pėrgjithėsisht me zgjidhje tė kėnaqshme edhe nė shkallė tė studimeve indoevropiane. Bie fjala linguisti Lenard Blumfild ka konstatuar se «gjuhėt indoevropiane tregojnė po ashtu edhe njė mosdallim tė vjetėr tė l-sė dhe tė r-sė qė ėshtė shpjeguar si shkak i substratit, i cili kishte vetėm njėrin apo asnjėrin nga kėta tinguj».
    Zgjedhja e kėtij problemi nė gjuhėsinė shqiptare, besoj se kėtu do tė jepte pėrgjigje edhe nė disa ēėshtje tė rėndėsishme tė fjalorit etimonologjik, sidomos nė lidhjet dhe ndėrndikimet gjuhėsore shqiptaro-rumune dhe nė lidhje me rotacizmin e praninė e tij nė gjuhėsinė ballkanike. Ne kėtu po e shtojmė edhe njė mendim tė Giuseppe Schiro Jr., qė jo vetėm nė aspektin historik, por edhe gjuhėsor e ndihmon ēėshtjen tonė: «Nuk duhet tė jesh glotolog pėr tė zbuluar qė albanoV e arbėr janė fjalė tė njė rrėnje, e se arbėr – gegėrisht arben – ėshtė rezultat i njė evolucioni fonetik gjatė shekujsh nė gojėn toske. Nėse ne marrim nė shqyrtim zhvillimet semantike tė albanoV nga popullsia greke e Epirit qė jetonte bashkė me Arbėreshėt dhe rrjedhimisht nga kronisti i Tokajve – i cili ishte njė grek fanatik nga Janina, - ne mund tė depėrtojmė nė vlerat semantike tė fjalės «arbėr, vlera semantike e tė cilit na reflektohet nga gjuha greke dhe motike, e cila nuk ishte e panjohur nga tė parėt tanė».
    «Fjala albanhtiV pėrkthen termin arbėresh dhe shėnon arbėreshin nė individualitetin e tij: albanhtai a albanhteV janė shumė Arbėreshė, duke llogaritur pėrmendėsh shumicėn njė me njė. Kjo ėshtė forma qė i qėndroj kohės: e vetmja sot nė pėrdorim nė greqishten dhe motike».
    «To albanon ėshtė njė fjalė neutre (asnjėnėse), me kuptim kolektiv e mund nėnkupto genoV =fis.»
    «Tė gjithė popujt tjerė, duke u marrė nė entitetin global tė tyre, shėnohen zakonisht me emrin mashkullor, njėjės apo shumės, por jo me trajtėn neutėr».
    «Lirisht dhe haptas tė shkoj pėr mes tė krahinave arbėreshe, ėshtė e qartė se kėtu pėr metonimi ta Albana shėnon jo aq Arbėreshėt sa krahinat e banuara nga Arbėreshėt. Nga kėtu del se ēdo krahinė e banuar ėshtė nė vetvete albanhon».
    Pavarėsisht nga tė gjitha zgjidhjet e mundshme historike, etnokulturore, historike dhe sidomos gjuhėsore, mendojmė se pėrgjegja gjuhėsore e Eqrem Ēabejt nė kėtė tėrėsi ėshtė jo vetėm mė relevantja, por edhe mė e mundshmja. Duke pasur parasysh tė gjitha rezultatet e arritura E. Ēabej ka dhėnė kėtė shpjegim: «Gabim e kanė spieguar sll. Arbanas- me mjete gjuhėsore sllave, e tė (BER 1 14) prej gr. Arbanos Albanos, e cila nė pajtim me kohėn e kėtij huazimi tė pretenduar, nuk mund tė kish dhėnė tjetėr veē se njė emėr me arv-; kjo Arbanas rrjedh nga njė zgjerim sot i zhdukur, i shqipes me -as, format pėr emra banorėsh, si vendas, Beratas».
    Krahe (PN 145) gjen kėtu, nė njė mėnyrė gjuhėsisht dhe gjeografikisht mjaft bindėse, njė sufiks -ano tė ilirishte. Mė pak afėr mendėsh ėshtė mendimi i Galboit (Ling. balk. VI. 78) qė emri etnik i Ptolemeut tė pėrbėjė sufiksin -eno/-ano tė trakishtes».
    Sa i pėrket sistemit gramatikor, sipas Ēabejt, prapashtesa -esh, me nyje Arbėneshi e i Arbneshi janė mė tė vjetra se Arbnesh, pa nyje.
    Eqrem Ēabej pranon trajtėn arb- e jo alb- si primare, duke pranuar mendimin e Gustav Majerit e Pedersenit, mendim ky edhe i dijetarėve tė tjerė. Trajta albresh albrisht thotė Ēabej «ėshtė njė ndikim i italishtes albanese e njė disimilim r/l. Edhe historikisht arb- del mė e vjetėr. Vetėm prej kohės sė Anzhuve(1271) e kėtej del mė fortė me alb-, e nga tė cilat rrjedhin trajtat e gjuhėve gjermane e prej kėtej edhe gjuhėve tė tjera».
    «Duke u nisur nga arb- siē del te arb-ėn(ė) nga njė mė e lashtė *arb-an, e duke e ]uar atė te njė formė bazė *arv- e kohės antike e mesjetare e hershme, me betacizėm rvb, si te korb nga lat. corvus, mund tė afrojmė kėtė fjalė me lat. arvum »arė, tokė e punuar, fushė», umbr. arvam-en »in arvam» gr. aronra «arė, tokė buke», irl. e mesme arbor shm. arbanna «drithė», arm. haravunk «tokė buke»; aty Pederseni KG I 63 vendon ndėr tė tjera edhe sll. e vjetėr kishtare rabėno «i rrafshtė»; po pa gjetur miratim tė pėrgjithshėm. Me kėtė mėnyrė tė dhėnat gjuhėsore, historike dhe territoriale tregojnė qė emri arbėr arbėn ėshtė mė fortė me gurrė indoevropiane, njė alb- indoevropiane duke u pėrjashtuar vetvetiu me dėshmitė historike, tė brendshme e tė jashtme. Kuptimi i parė i fjalės rezulton tė jetė kėshtu «arė, fushė, rrafshinė», khs. u dynd mal e arbėr, qė u pėrmed mė lartė. Emėrtimi analog me atė tė Polonisė, Polska polje «fushė arė».
    Me kėtė pėrkufizim Ēabej veē tė tjerash hodhi dritė tė re nė dy probleme kardinale: sė pari nga aspekti fonetik rrėzoi njė hipotezė tė pėrsėritur gjatė dhe shumė shpejt, pėr njė bazė paraindoevropiane tė rrėnjės alb- dhe sė dyti nga aspekti semantik ndėrpreu njė metodė po kaq tė pėrsėritur pėr etimologji pėr hirė tė metodologjisė, sikur do tė shprehej edhe vetė Ēabej.
    Mbi kėto rezultate tė Ēabejt, Rexhep Doēi nxori edhe njė varg pėrfundimesh me interes pėr onomastikėn:
    -sė pari, mendimi i Ēabejt, sipas R. Doēit “ėshtė ēelės pėr gjetjen etimologjike e kuptimore edhe tė shumė antroponimeve, patronimeve e toponimeve kosovare e mė gjerė tė tipit arb-(arv-)
    -sė dyti, edhe mė parė Doēi kishte vėrejtur se shumė emėrtime tė hershme janė me burim konfiguracioni;
    -sė treti, mbante qėndrim rreth dilemės, nėse antroponimet dhe patronimet me kuptim et*nik arbanas janė pėrdorur pėr tė treguar pėrkatėsinė etnike apo pėr tė treguar aspektin kon*fi*gu*racional tė pronės.
    Nė kėtė mėnyrė Ēabej jo vetėm pėrjashtoi rrėnjėn alb- nga njė prejardhje parain*doev*ro*pia*ne por dėshmoi se pikėrisht rrėnja arb- ishte ajo qė hynte nė bazėn indoevropiane, krahas gju*hėve tė po kėtij trungu.

    7. Etnonimi arbėr nė gjuhėn sllave

    Dy ēėshtje janė historikisht tė rėndėsishme kur shtrohet etnonimi arbėr nė gjuhėn serbe. Ēėshtja e parė lidhet me praninė e emrit mesjetar nė dokumentet serbe qė nė shekullin XII. Njė element i dytė po aq i rėndėsishėm nė krejt historinė e studimit lidhet me njė pėrfundim tė Gustav Majerit, sipas tė cilit emri i krahinės sė Labėrisė duhet tė ketė dalė me metatezė nga njė Albėri, sipas njė ligje fonetike tė sllavishtes dhe prej tė cilit janė orientuar shumė pėrfundime tė gabuara jo vetėm lidhur me etimologjinė e etnonimit arbėr, por edhe me shumė toponime tjera. Ndonėse Gustav Majeri vetėm pak mė vonė e ka pėrmirėsuar mendimin e tij, vėrragėt e kėsaj teze nuk janė tejkaluar as sot e kėsaj dite.
    Ndėr studiuesit e mėvonshėm Petar Skokun e ka pėrmirėsuar Idriz Ajeti, i cili mbrojti mendimin e Ēabejt tė dalė pak vite mė parė, madje duke shtuar edhe ndonjė shembull konkret tė kolonive shqiptare(arbėrore). Eqrem Ēabej mė vonė edhe njėherė, ka ndėrruar mendimin e tij pėr emrin e vendit e pastaj tė popullit si kuptim tė parė. Kėtė mendim Ēabej e kishte formuluar qė te Gjeneza, nė vitet ’30, por e ndėrroi nė disa artikuj tė viteve ‘60, sidomos nė studimin e rėndėsishėm «Shumėsi i singularizuar nė gjuhėn shqipe»(1967), botuar sė pari nė gjuhėn gjermane qė nė vitin 1959. Ashtu sikur kam thėnė mė parė, edhe kėtu mendimi i Ēabejt i detyrohet zgjidhjes gjuhėsore tė problemit nė fjalė, pėrndryshe tė gjitha rrugėt e sistemeve dhe relacioneve etno-historike tė sistemeve dhe relacioneve tė onomastikės shqiptare ]ojnė kah rendi antroponimik, patronimik dhe toponimik. Sipas Ēabejt «me arb- paraqitet emri nė gjuhėt ballkanike popullore, qė nė mesjetė (...) prandaj bie edhe mendimi i njė rrjedhe sllave tė emrit shqip lab, Labėri, tė pėrfituar kinėse prej alb- me metatezė likuidesh tė sllavishtes: kur vetė gjuhėt sllave kanė vetėm arb- ose rab-, do t’ishte njė mrekulli qė njė krahinė shqiptare tė ketė zhvilluar edhe ruajtur njė lab- sllave qė nuk del gjėkund me kėtė kuptim nė sllavishten popullore».
    Pra, sikur mund tė shihet, nė dokumentet serbe etnonimi arbėr, fillimisht paraqitet si: Rabanė, Arbėnė, Arbanasin, Raban etj. Studimit tė tyre i janė qasur Latif Mulaku, Rexhep Doēi dhe Qemal Murati nga aspekti gjuhėsor dhe Muhamet Pirraku nė aspektin kulturo-historik.
    Latif Mulaku duke u marrė me emrat etnik tė popullit shqiptar nė fjalorin e Vuk Karaxhiēit, pasi shėnon tė gjitha trajtat: «Arnautin (me kuptimin ‘shqiptar’), Arnautka (‘shqiptare’), ktetiku arnautski,-ka, -ko (pėr kuptimin e mbiemrave ‘shqip,-e’; ‘shqiptar,-e’), pastaj edhe foljen me -iti; arnautiti(‘shqiptarizoj’) dhe emrin foljor arnauqenje (‘shqiptarizim’)» pėrfundoi se fjala ėshtė pėr rrėnjėn turke arnaut sipas kėtyre rregullave fonetike dhe gramatikore: «nga emri etnik i greqishtes mesjetare u pėrftua emri i osmanishtes respektivisht i turqishtes Arnavut (mė parė Arvanit), e kjo ndodhi me rėnien fonetike tė mbaresave -is, -ai,(-oi) tė gjuhės sė huaj dhe nėpėrmjet metatezės v-n>n-u, e pastaj nė kalimin e zanores i nė u kur kjo ėshtė nė pozicion pas bashkėtingėllores v sipas harmonisė a pėrputhjes fonetike tė gjuhės turke, sipas sė cilės v-ja kėrkon u(-vu)». Sipas tij Vuku e mori emrin arnaut nga turqishtja dhe e shėnoi nė pajtim me gjuhėn popullore, qė ėshtė nė pajtim edhe me mendimin e Sh. Demirajt pėr dy trajta paralele tė emrit arbėr nė gjuhėn popullore dhe nė gjuhėn e shkruar edhe tė krahut oksidental.
    Kur jemi kėtu, te disa procese gramatikore e fonetike, ėshtė interesant njė mendim i Shaban Demirajt pėr trajtėn mė tė vjetėr sllave Rabėnė dhe arbanas. Sipas tij «trajta mė e vjetėr sllave ėshtė Rabėnė, -ėshtė krijuar mė herėt, pra kur janė takuar stėrgjyshėrit e shqiptarėve dhe sllavėve, ndėrsa trajta arbanas ėshtė pranuar nga forma librore dhe njerėzit e shkolluar nė vise evropiane».
    Njė pyetjeje tė mundshme, sepse kėtė trajtė Rabėnė e kanė vetėm dokumentet serbe, e jo edhe ato bullgare, kur dihet se shenjat mė tė moēme sllave janė pikėrisht tė ndikimit bullgar, do tė mund t’i pėrgjigjeshim nė interes tė saktėsimit tė problemit nė fjalė. Trajta Rabėnė u krijua, jo kur sllavėt u dynden nė trojet shqiptare, por kur jetonin nė fqinjėsi me ta dhe natyrisht kėmbenin marrėdhėniet materiale dhe shpirtėrore tė tyre.
    Rexhep Doēi etnonimin arbėr nė gjuhėt pėrkatėse tė kohės e gjen nė dokumentet sllave-latine nė Kosovė, nė funksion antroponimik, toponimik e patronimk, por pėr studiuesin nė fjalė, me rėndėsi ėshtė se kėto trajta dalin edhe «nė kuptimin e pėrcaktuesit tė etnosit shqiptar». Rexhep Doēi e ka pėrcjellė historinė e emrit Arbanas deri nė shek. XIII(1208), kur nga dokumentet sllave nxjerr termin arbanas(si pėrkatėsi etnike) dhe mė tej nė shekullin XIV(1330), nė Krisobulen e Deēanit. Pėr pjesėn lindore tė Kosovės Doēi ka vjelė njė inventar tė pasur me bazė nė etnonimin arbėr nga Libri i borxhlinjėve tė Llukareviēit (shek. XIV), tė cilin nga Arkivat e Dubrovnikut e ka nxjerrė dhe botuar Mihailo Diniēi. Shtresėn turke Doēi e ka vjelė nga Defteri Obllast Brankoviēa dhe Defterėt e Sanxhakut tė Shkodrės tė shek. XV. Rexhep Doēi gjithashtu ka shėnuar njė inventar tė mbledhur nė Kosovė dhe me gjerė tė patronimeve, ojkonimeve dhe sidomos toponimeve me rrėnjėn arbėr tė cilit ne do t’ia shtonim patronimin Arbneshi nė Prizren.
    Qemal Murati mė parė nė njė recension polemizues me studiuesin e gjuhėsisė maqedonase Petar Ilievskin, e pastaj nė dy vepra tė tjera ka radhitur njė dyzinė toponimesh, antroponimesh e patronimesh tė trojeve etnike shqiptare nė Maqedoni, nga dokumentet arkivore, nga ato tė botuara, tė terrenit, tė letėrsisė popullore dhe tė toponimeve me funksione mbiemrore, tė cilat, siē pėrfundon autori, «tregojnė vendin e arbėreshėve, ku kanė jetuar ose ku jetojnė shqiptarėt (arbėneshėt, arbėreshėt)».
    Si onomasticientėt ashtu edhe historianėt e gjuhėtarėt shqiptarė, njė kohė tė gjatė, me ndonjė pėrjashtim janė tė prirur qė kur ndeshen me studimet sllave tė kėsaj problematike etnikumin shqiptar tė kėtyre trevave ballkanike (Kosovė, Maqedoni, Serbi Jugore e Mal tė Zi), ta shohin nė vėllimin e pranisė sė etnonimit arbėr, i paraqitur kėtu si patronim, toponim, ojkonim etj. E deri sa studiuesit shqiptarė, vendbanimet me emrat etnik arbėr/shqiptar i gjejnė si dėshmi tė fundit pėr tė dėshmuar praninė e mė shumė apo mė pak tė elementit etnik shqiptar nė kėto troje, krahas atij sllav, e jo si element tė pėrhershėm para atij sllavė, atėherė edhe studiuesit sllav mbeten tė patrembur nė mendimet e tyre. Kur jemi kėtu, qė mė parė duhet ngulur kėmbė qė duke njohur qė mė parė rrjedhat historike, studiuesit shqiptarė nuk duhet tė pranojnė diskutimet pėr «praninė e elementit etnik arbėror/shqiptar krahas atij sllav», por pėr praninė e elementit sllav nė tėrthoret etnike shqiptare tė Ballkanit, edhe pse duhet pranuar njė element hendikepues tonin qė diskutimet zhvillohen kryesisht duke u mbėshtetur nė dėshmitė arkivore, madje kryesisht kishtare sllave, pasi dokumentet arbėrore/shqiptare vendase, me pėrjashtim tė mbetjeve onomastike, mungojnė ndėrsa arkivat perėndimore ende nuk janė hulumtuar nė masė tė kėnaqshme.
    Toponimet e kėtij lloji, pėr etnitė tjera, ose qė nė mėnyrė tė tėrthortė i shpjegojnė ato krejtėsisht. P.sh. Vorri magjupit, Vorret e shkive (le tė pėrkujtojmė se bie fjala nė fshatin Makresh i Poshtėm (Gjilan), toponimi Vorret e shkive, shėnon tri varre tė shqiptarėve tė varrosur aty pas luftės sė parė botėrore, pasi kėta shqiptarė tė besimit islam pas pushtimeve serbe kishin pranuar me dhunė besimin ortodoks), Vorret e muhagjerėve etj. Etnitė e tilla (sikur edhe e shqiptarėve nė Maqedoni) nuk dėshmojnė shumicėn, por pakicėn dhe pikėrisht ashtu siē e shpjegon Ilievski, sado edhe ai e di se ato zona tė Maqedonisė Perėndimore pėrfshijnė hapėsirėn e brendshme tė trojeve etnike shqiptare dhe nuk mund tė flitet pėr etni tjera nė kėto anė, pėrveē ndonjė grupi etnik qė nuk janė tjetėr veē grupe nomade, sikur janė vllehėt. Pra, ēėshtja e diskutimit ndėr studiuesit shqiptar ]alon nė metodėn e studimit. Ēėshtja e pėrhapjes sė toponimeve me bazė nė rrėnjėn arb-, si nė brendi tė vendit ashtu edhe nė periferi, si nė gjuhėn e vetė shqiptarėve ashtu edhe nė gjuhėt fqinje do parė e lidhur me disa ēėshtje tė pazgjidhura jo vetėm tė natyrės gjuhėsore, por edhe historike, etnografike, sociale etj., si:
    -Ē’ėshtė mbetje historike e toponimit me bazėn arb- alb-?;
    -Ē’ėshtė e bartur nga goja shqiptare dhe ē’ėshtė e gjuhėve fqinje?;
    -Ē’ėshtė e ruajtur me gjelozi (mbėshtetje materiale a shpirtėrore), e ē’ėshtė metaforė librore?, etj.
    Fakti qė etnonimi arbėr nuk kishte karakter krahinor por gjithėkombėtar dhe duke iu kthyer edhe njėherė pėrfundimeve tė Skiroit dhe Shaban Sinanit, tė cilat i nxora me bazė biblike, ne dalim me hipotezėn se bartės tė emrit arbėr nga Shqipėria e Mesme, sė paku deri tek dyndja sllave nė Ballkan, ishin «nomadėt e lirė» qė nė gjuhėn e sotme do tė mund tė quheshin «shtegtarė tė lirė» arbėrorė, tė cilėt vepronin si brenda ashtu edhe nė skajet e trojeve etnike tė arbėrit, apo sikur shprehej Skiroi, aty ku ndizej njė zjarr, aty ishte Arbėri. Kjo hipotezė jona i pėrgjigjet edhe mendimit tė Ēabejt se sė pari u formua emri i vendit, e pastaj doli emri i populit.

    8. Etnonimi arbėr-shqiptar dhe stėrkeqja e tij

    Stėrkeqja e emrit arbėr ėshtė njėra prej ēėshtjeve mė interesante qė del nė rrugėn e vijimsisė sė studimit tė kėsaj teme.
    «Ēabej fjalėn arbėr e ka shėnuar nė anėt e Tomorit pėr «kalama», nė purishten, gjuhėn e fshehtė tė mjeshtėrve(muratorėve) tė Oparit, fjala arbėr pėrdoret pėr «bari» si dhe njė rast tjetėr nė Okushtan tė Dibrės ku «arbni» ėshtė «dimėr i fortė».
    Le tė shėnojmė kėtu se legjenda e kėsaj teme lidhet edhe me njė objekt natyre tė fshatin Kėshtenjė tė Krajės, Mal tė Zi.
    Sa i pėrket Kosovės, me interes mė duket edhe njė shėnim i Rexhep Doēit, i cili nė fshatin Llapēevė tė Llaushės ka shėnuar njė lagje, e cila pos emrit Avdiaj, e kishte edhe emrin pėrbuzės Abneshi.
    Krahas pėrpjekjes pėr tė kurorėzuar mendimin e tij, Engjėll Sedaj sjell edhe mendimin e prof. Ēabejt pėr pėrdorimin e stėrkequr tė etnonimit arbėr, qė unė kėtu po e sjell mė tė plotė nga njė botim mė i hershėm: «njė stėrkeqje analoge (me malėsorėt e Veriut tė Shqipėrisė, - B.B.) ka pėsuar nė Vlorė fjala arbėresh: Arbėror siē dihet quhen banorėt e Arbėrit, pra tė njė pjese tė Labėrisė e tė rretheve tė Vlorės (…). Qytetari i Vlorės, Arbėreshėt, bariut tė vrazhdė dhe shumė herė tė ndyrė tė maleve qė zbresin nė qytet, i dha njė kuptim pejorativ si «njeri i ndyrė, i pagdhendur» tamam siē ndodhi me malokun nė Veri». Nė kėtė rrugė mbase do parė edhe shprehjet e mėvonshme: shqiptar e katundar (Gjakovė), qytetar e katundar, sheherli e malok etj., tė cilėt s’ka dyshim se dolėn si rezultat i ndryshimeve sociale – ekonomike e kulturore, e jo krejtėsisht fetare, sikur insiston autori.
    shqiponja

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e faiksmajli
    Anėtarėsuar
    12-02-2006
    Postime
    117
    Pėr pastėrtinė e gjuhės

    Janė pra tė gjitha mundėsitė pėr njė zėvendėsim tė fjalėve tė huaja me fjalė vendi, dhe kjo pa bjerrje aspak tė vlerės kuptimore tė fjalėve. Gjuha pasqyron njė kombėsi, ajo ėshtė pasqyra mė e qartė e njė kombėsie dhe e kulturės sė saj. Shkalla e pasurisė dhe e pastėrtisė sė gjuhės ėshtė njė tregues i nivelit tė kėsaj kulture.
    Prandaj ringjalljet nacionale kudo e nė ēdo kohė kanė shkuar hap mė hap me pasurimin e pastrimin e gjuhės. Pėr tė dhėnė vetėm dy shembuj, po pėrmendim Irlandėn dhe Turqinė. Nė Irlandė, menjėherė pas shkėputjes prej Britanisė sė Madhe dhe fitimit tė pavarėsisė, po edhe mė parė, gjuhėtarėt hapėn shkrimet e vjetra, qė i kishte mbuluar pluhuri i kohės, dhe qitėn nė dritė leksema tė moēme tė gjuhės qė s'i njihte mė kurrkush, qė kishin qenė pėrdorur disa shekuj, mbase edhe njėmijė vjet mė parė, dhe i shtinė nė shkollė e nė qarkullim, edhe sot janė nė pėrdorim tė pėrgjithshėm. Nė Turqinė qemaliste, nė vazhdim tė punės qė pat nisur mė parė, sidomos Sami Frashėri, pėr pastrimin e gjuhės nga fjalėt, shprehjet dhe ndėrtimet sintaktike arabe e perse qė e kishin mbuluar, me reformėn gjuhėsore qė nisi nė vitin 1928, u hulumtuan njė varg fjalėsh tė turqishtes (osmanishtes) sė vjetėr dhe tė disa tė tjerave gjuhė turke tė Azisė, dhe kėto tė gjitha dhanė njė ndihmesė tė madhe nė pastrimin e gjuhės dhe pasurimin e saj me lėndė vendi.

    Njė ndėr detyrat kryesore tė gjuhėsisė shqiptare, krahas kėrkimeve teorike, ėshtė edhe mbetet pasurimi i gjuhės me elemente tė gurrave vetjake dhe spastrimi i saj prej masės sė fjalėve tė huaja, qė kanė vėrshuar sė jashtmi dhe qė po vazhdojnė edhe nė ditėt tona. Kanė depėrtuar e depėrtojnė nė shkrimet shkencore edhe letrare, nė shtyp, nė radio, nė televizion, nė bisedėn e pėrditshme. Ėshtė e vėrtetė se me punėn e kryer gjer mė sot, njė pjesė e tyre janė spastruar, po ndėrkaq kanė hyrė e po hyjnė tė tjera nė vend tė tyre. Pastrimi i gjuhės nga ky mish i huaj ėshtė njė detyrė shkencore, njėkohėsisht dhe kombėtare. Nuk ėshtė aspak njė shenjė shovinizmi, shqiptari nuk e ka traditė shovinizmin.

    Nė kėtė fushė ėshtė punuar me shekuj te ne dhe vazhdon tė punohet nė kėtė drejtim. Po tė kundrohet kjo veprimtari mė nga afėr, shihet se ka kėtu njė vazhdimėsi, njė vijė tė pandėrprerė. Ne e ēmojmė dhe e vlerėsojmė veprimtarinė e paraardhėsve tanė, njėkohėsisht synojmė ndėrkaq ta ēojmė pėrpara veprėn e tyre dhe ta thellojmė. Nė kėtė punė nuk do tė kufizohemi tė zbulojmė fjalė tė moēme nėpėr shkrime tė vjetra, si kanė vepruar pėr shembull nė vendet e pėrmendura mė sipėr. Nuk ėshtė kjo e vetmja rrugė pėr ne, sepse plot fjalė janė edhe sot tė gjalla nė gojė tė popullit dhe presin tė shtihen nė pėrdorim. Kjo punė ka filluar qė me pėrmendoret e para tė shkrimit tė gjuhės shqipe. Autorėt e vjetėr si Gjon Buzuku, Pjetėr Bogdani e tė tjerė kanė vepruar me vetėdije nė kėtė rrugė. Pjetėr Budi nė njė vepėr tė tij tė vitit 1618 ankon se gjuha po prishej mė fort prej pakujdesisė sė "diesvet dhe letėrorėvet" tė kohės sė tij. Frano Bardhi nė parathėnien e fjalorit tė tij tė vitit 1635, flet pėr dėshirėn e tij "me ndimuem mbė nja anė gjuhėnė tanė". Gjysmė shekulli mė vonė, Bogdani rrėfen se "m'anshtė dashunė me djersė tė mėdha shumė fjalė me ndėrequnė ndė dhe tė Shkodėrsė" dhe shton se "giuha jonė qi me dijet dvuer edhe fjalėtė".

    Qysh te kėta autorė tė vjetėr gjejmė fjalė si derėtar, dėftues, grykėsi, gjetės, gjuhėtar, kangėtar, kėshilltar, kopėshtar, krye "kapitull", lutės, madhėshti, mbarim, mjeshtėri, ndjekės "ithtar, imitues", i pėrbrendshėm, pėrndjek "persekutoj" (prej nga mund tė formohet pėrndjekje pėr "persekutim"), polem "popull, vegjėli", pushim, rrėfim, shkollar, urta, vetėmi, vjershėtar e plot tė tjera, pa mundur ne sot tė dimė se cilat janė fjalė tė marra prej gojės sė popullit dhe cilat janė formime tė kėtyre autorėve. Nė lidhje me kėtė, dihet se nė pasurim tė gjuhėve letrare e tė shkrimit, dy janė kryesisht rrugėt qė ndiqen pėrgjithėsisht. E para ėshtė marrja e fjalėve tė gjalla nė ligjėrimin popullor e nėpėr dialekte dhe tė shtėnėt e tyre nė pėrdorim tė pėrgjithshėm, shpeshherė duke i ngritur mė lart nė punė tė nivelit kuptimor. Kėshtu, pėr shembull, lėndė landė si kuptim konkret ka "dru; dru si material ndėrtimi", po qysh prej shkrimtarėve tė Rilindjes sė shekullit tė kaluar pėrdoret me rrugė abstrakte edhe pėr "materie", "subjekt", "temė" etj. Ashtu dhe fjala rrymė, prej kuptimesh tė tilla si "rrjedhė e vrullshme e ujit", "lėvizje e ajrit", "remė e mullirit" (rrymė e ujit, rrymė ajri, rrymė e mullirit), ka zgjeruar sferėn e pėrdorimit me rrymė elektrike, rrymat letrare, rrymat politike etj., duke pėrfshirė kėshtu dhe sferat abstrakte tė leksikut. Rruga e dytė ėshtė formimi i fjalėve tė reja, i tė ashtuquajturave neologjizma. Kėto mund tė jenė formime tė mėtejme tė fjalėve popullore, si anėtar nga anė. Shpeshherė ndėrkaq janė tė tilla, porse tė farkuara si pėrkthim fjalėsh tė huaja, si kalke, si pėr shembull i pamasė e autorėve tė vjetėr, pas lat. immensus, it. immenso; ose nė kohėt e reja pararojė pas it. avanguardia, frgj. avantgarde etj. Janė pra formime pozitive, me gjedhe (model) tė huaj, po me brumė vendi, njė mėnyrė veprimi me tė cilėn janė pasuruar me kohė gjithė gjuhėt e Europės edhe tė botės, rrugė pasurimi e ndjekur qė nė kohėt e lashta (latinishtja prej greqishtes), por sidomos nė kohėt moderne.

    Puna e autorėve tanė tė vjetėr nė kėtė fushė veprimtarie po tė hetohet mė imtė, shihet se vazhdon mė tej dhe gjatė kohės para shekullit tė kaluar. Edhe pse pėrmasat qenė mė tė vogla, dhe mėnyra e punės shpeshherė anonime, vlen tė shėnohet se nuk ka pasur aty njė zbrazėti tė plotė nė punė tė shkrimit e pėrpunimit tė gjuhės. Kjo veprimtari ndėrkaq me njė gjallėri tė re u rimuar tek ne sidomos me shekullin e kaluar, mbasi lėvizja mendore e "shekullit tė dritės" (le sičcle des lumičres), i quajtur gabimisht "iluminizėm", dhe mė vonė e romantizmit, patėn zgjuar sidomos ndėr popujt e vegjėl e tė robėruar tė Europės idenė nacionale dhe dashurinė pėr kulturėn popullore, folklorin, gjuhėn amtare dhe pėrpunimin e kultivimin e saj. Njerėzit qė vepruan nė kėto fusha kanė qenė nganjėherė njėkohėsisht burra tė armės dhe tė pendės, luftarė dhe dijetarė e shkrimtarė, ashtu si Pashko Vasa ndėr ne. Me njė ndjenjė habie shohim ne sot si njė njeri jo i pendės, po i armės, dhe folės i njė dialekti nė skaj tė trevės gjuhėsore, si Marko Boēari prej Suli, pėrdor nė fillim tė shekullit tė kaluar leksema tė sferės kuptimore-abstrakte si kėrkim, madhėsi, i papunė, i pamasė, ashtu si dikur Gjon Buzuku nė Veri, e tė tjera si kėto. Mbetet merita e elementit shqiptar tė Italisė qė i priu Rilindjes Kombėtare tė shekullit tė kaluar, me ēeljen e Kolegjit tė Kalabrisė (1732) dhe atij tė Palermos nė Siqeli (1734), dhe pastaj me vepra historike-gjuhėsore, folklorike e letrare, si ato tė Nikollė Ketės (1742-1803), Engjėll Mashit e sidomos tė Jeronim De Radės, i cili organizoi dhe dy kongrese gjuhėsore nė Kalabri. Nė kėtė lėvizje mendore e gjuhėsore-letrare nė gjysmėn e dytė tė atij shekulli morėn pjesė, si dihet, dhe shkrimtarė e dijetarė shqiptarė tė Greqisė, si Panajot Kupitori e Anastas Kullurioti.

    Nga shkrimtarėt e Shqipėrisė, njė brez para atyre tė Rilindjes, Naum Veqilharxhi ėshtė njė ndėr tė parėt qė u pėrpoqėn tė pasuronin gjuhėn e shkrimit e ta spastronin nga fjalėt e huaja, me fjalė si fletore, kamės, mėsim, padije, shėnim, shumicė, thelloj e ndonjė tjetėr. Pėrpara tij Tahir efendiu prej Gjakove pėrdori mė 1835, ndėr tė tjera, fjalė si folės, mėsim, mėsues, nxanės, rrėzim. Shkrimtarėt e Rilindjes, si Kristoforidhi, Naim e Sami Frashėri, Pashko Vasa, Jani Vreto e tė tjerė, i hynė nė kėtė lėmė njė pune tė madhe edhe me njė metodė tė re. Kjo metodė ishte: kėrkim, pėrhapje e vėnie nė qarkullim e fjalėve qė ekzistojnė nė gjuhė, po qė kishin mbetur mėnjanė; pėrdorim i fjalėve tė vjetra e tė harruara tė gjuhės; pėrdorim shumė i kufizuar i fjalėve tė huaja; formim fjalėsh tė reja, neologjizmash, si kompozita si rrjedhoja (derivate), pas gjedhes sė analogjisė, pra kryesisht pas shembullit tė fjalėve tė gjalla tė ligjėrimit popullor e tė dialekteve tė tij. Ndėr kėta autorė, Kristoforidhi e pasuroi gjuhėn e shkrimit me fjalė si fushatė, hierore "tempull", jetėdhėnės, ligjdhėnės, ndėrgjegje, pikė, presė, theks, zanore. Te Naim Frashėri gjejmė dėgjim, dritare, gjithėsi, hapėsirė, papunėsi, i pėrjetshėm, vetėdijė, vjershėtor e plot tė tjera. I vėllai Samiu, dihet se pėrveē punės qė kreu nė lėmin e caqeve (termeve) gjeografike e administrative (lindje, perėndim, jugperėndim, veriperėndim, mesditės pėr "meridian", kryeministėr, qeveritar etj.), ka vėnė themelet e terminologjisė gjuhėsore e gramatikore, me formime si abetare, nyjė, njėjės, shumės, rrokje, i shquar, i pashquar. Para tij Jani Vreto shtiu nė pėrdorim terme gjuhėsore si rrėnjė, emėr, pėremėr, folje ndihmėse. Gjejmė tek ai edhe fjalė tė gojės popullore pėrdorur me njė mėnyrė tė re, pa mundur ne sot tė ndajmė kurdoherė me saktėsi se cili ndėr kėta tre shkrimtarė ėshtė autori i parė i disa fjalėve tė caktuara. Puna e pasurimit dhe e pastrimit tė gjuhės vijoi e pandėrprerė edhe pas periodės sė Rilindjes nga ana e njė vargu shkrimtarėsh, gjuhėtarėsh e arsimtarėsh tė vendit. Nė vitet e para tė shekullit tonė Luigj Gurakuqi me veprat e veta ia kushtoi gjithė mundin e tij kėtij qėllimi. Ai u caktoi lavruesve tė gjuhės detyrėn qė "skajet (termet) e pėrgjithshme t'gjith degėve t'dijes, qi janė pothuej gjithnjė ndėr t'tana gjuhėt... kena pėr t'i marrė edhe na... Fjalėt e skajet e tjera kena pėr t'i trajtue vetė tue i ba me rrjedhė prej rraje shqype"...

    Gjuha shqipe ėshtė e pasur jo vetėm nė elemente leksiore tė kulturės materiale, po edhe nė fushėn e fjalėve tė sferės abstrakte-mendimore. Nuk ėshtė i drejtė mendimi i disa dijetarėve tė huaj se shqipja qenka e pasur vetėm nė fjalė tė sferės baritore, as i drejtė mendimi se shqiptarėt paskan qenė njė popull barinjsh nomadė, shtegtarė. Njė mendim i tillė nuk pėrligjet as me tė dhėnat e ekonomisė politike historike. Njė profesor matematike mė thoshte para disa kohe se me terme shkencore tė farkuara me mjetet e gjuhės sė popullit ka shpjeguar lėndėn e tij nė shkolla tė mesme dhe ėshtė kuptuar shumė mirė nga ana e nxėnėsve. Njė gjė e tillė vlen dhe pėr tė tjera degė tė dijes, si pėr fizikė, botanikė, zoologji, gjeografi, gjeologji, arkitekturė e degė tė tjera. Pėr tė dhėnė vetėm disa shembuj nga lėmi i gjuhės popullore, qė janė nė gjendje tė zėvendėsojnė fjalėt e huaja ose gjithsesi tė pasurojnė gjuhėn letrare dhe terminologjinė shkencore me elemente ose forma tė reja, po pėrmendim ndėr tė tjera: Ēamėria polipit tė detit i thotė likurishtė, veprimit tė zbutjes sė njė peme me anė shartimi i thotė zbutoj;

    Gjirokastra pėr "parenté" thotė afėri, rozetės sė tavanit i thotė kėrthizė, tuberkulozit tė eshtrave i thotė rrodhje (nga rrjedhja e qelbit); Labėria atij qė pėrziente bagėtinė me njė tjetėr i thotė pėrzitės, dhe sisės sė gjirit tė bagėtisė femėr mjelm; Bregu i Detit pėr "zė rrėnjė bima" thotė rrėnjėzohet; Lunxhėria drurėve e shkurreve tė ulėta qė rriten keq nė pyll nė hijen e drurėve tė mėdhenj u thotė hiesira; Zagoria pėr "qėmoti, lashtė" thotė lashtėrisht, dhe ana e Kėlcyrės pėr "tashti vonė, rishtas" thotė rishmė; anėt e Beratit e tė Frashėrit sipas Kristoforidhit zgavrės sė njė druri tė madh si rrapi i thonė zgėrbonjė, dhe Dangėllia njė ene bakri me veshė i thotė veshore; Labova e rrėzės sė Tepelenės kur bie borė e imtė thotė mizon; Mallakastra njė fiku vjeshtak tė zi e me plasa nė lėkurė i thotė fik shkronjės; Myzeqeja grykės sė lumit qė derdhet nė det i thotė gojkė d.m.th. "gojė"; ana e Shpatit mostrės ose modelit i thotė gjedhe, dhe tė mbajturit anė, anėsisė anesė; Shqipėria e Mesme pėr njė njeri tė flashkėt me trup e tė mefshtė thotė i qullėt, e pėr "vete mbarė" trevon, si nė s'na trevon gjaja e gjallė. Nė tė folėt e Tiranės ndiheshin edhe ndihen fjalė si kryemot pėr natėn e ditėn e vitit tė ri, dhe hulli pėr "brazdė". Nė katundin Sharrė tė Tiranės, fjalėn pamenia e kemi dėgjuar me kuptimin "panoramė, pamje", e nė anėt e Krujės dėgjohet ansujė pėr "ishull". Me kėtė nuk themi se do tė zėvendėsojmė patjetėr ishull-in dhe do ta heqim krejt nga pėrdorimi, porse e japim shembullin pėr tė treguar se edhe nė fushėn gjeografike gjuha e popullit ka formuar leksema si kjo, e cila mund tė hyjė nė pėrdorim nė stile tė veēanta tė gjuhės letrare. Mjeshtrit e asaj ane kanaleve a vanave qė gėrryhen nė ēimento pėr kalim uji u thonė ujse. Mirdita vendosjes sė njė grupi etnik tė shpėrngulur nė njė vend tė ri, pra kolonisė, i thotė ngulim. Shkodra tekstileve u thotė veglore, fjalė qė lidhet me vegėl, qė pėrdor Korēa pėr vegjėt. Anėt e Veriut fundėrrisė qė mbetet nga tė shkrirėt e njė lėnde i thonė bram, zgjyrės bramc farke, shtrirjes sė njė lugine i thonė lugajė, njė fushe voglake vuth, njė toke qė ėshtė nėn ujė tokė mbujake, njė galerie a tuneli zgafelle, tumave tė lashta (arkeologji) kodėrvorre, njė grumbullimi lulesh nė trajtė tė njė kalliri tė varur vastak, njė pipthi, kalemi a fidani trishe, sėmundjes karies (tė dhėmbėve etj.) briesė; veēanėrisht Pulti pėr "mjekoj me barna" pėrdor barnatoj.

    Fjala imtoj, sot pėrgjithėsisht "shkoqit nė hollėsira (njė ēėshtje)", nė tė folėt e Lumės pėrdoret nė mėnyrė konkrete "holloj", imtoj drutė "i ēaj i bėj tė holla". Kosova njė njeriu qė ka tė njėjtin emėr me njė tjetėr i thotė emnak, e pėr "dorėzoju" thotė "jep dorzimin"; nė Kosovė pėr "filaturė" pėrdoret tjerrtore, e pėr "kaldajė" ngrohtore. Nė Dibėr njė helmi tė madh tė shpirtit i thonė djegė. Duke kaluar nė dialektet e ngulmimeve shqiptare jashtė Atdheut do tė pėrmendim se nė Arbėnesh tė Dalmacisė pėr "shpina e dorės" thonė pėrmidora, e pėr "krijoj", me njė fjalė vendi lentoj (nga lej), prej nga mund tė formohet dhe lentim pėr "krijim". Nė Greqi pėr "gardh" thonė thurimė, fjalė qė mund tė pėrdoret edhe me njė kuptim tė figurshėm, si p.sh. nė gėrshetimin e veprimit tė njė drame. Nė Kalabri ofiqit (nofkės) qė i ngjitet njė njeriu i thonė shėnim. Nė Siqeli samarit i thonė bėrrore, fjalė qė lidhet me barrė; pėr "tė dhėnė e tė marrė, marrėdhėnie" thonė pėrzitė, si nė shprehjen me tė hojin mos kesh pėrzitė. Atje kanė farkuar dikur dhe gurshkronjė pėr "litografi". Kėta janė vetėm disa pak shembuj pėr tė dhėnė njė ide sado tė zbehtė pėr pasurinė e visarit leksikor tė gjuhės popullore.

    Janė pra tė gjitha mundėsitė pėr njė zėvendėsim tė fjalėve tė huaja me fjalė vendi, dhe kjo pa bjerrje aspak tė vlerės kuptimore tė fjalėve. Mund tė zėvendėsohen ndėr tė tjera fjalė si abuzoj abuzim, acid, adaptoj adaptim, agresion agresiv, aktivitet aktivizoj, ambient ambiental, ambiguitet, amorf, anketė, apikulturė, aproksimativ approksimativisht, aprovoj aprovim, atribuoj, bonifikoj bonifikim, celular, deduktoj deduktim, dekompozoj dekompozim, depistoj depistim, derivat, destinoj, dezekuilibėr, dimension, efekt i efektshėm efikacitet, eksperiencė, eksploroj, ekuilibėr, erupsion, esencial, evoluoj, favor favorizoj favorizim i favorshėm, fenomen, fibėr, filaturė, firmos, fortifikoj fortifikim, frekuentoj frekuentim, frutikulturė, germė, grataēel, hezitoj hezitim, imediat, imperativ mb., influencė influencoj, inkuadroj inkuadrim, inkurajoj inkurajim, inovacion, insistoj insistim, insuficiencė, intoksikacion, investoj investim, justifikoj justifikim justifikues, kaldajė, karbon, konditė, kondicionoj, konfirmoj, kontribuoj kontribut, kooperoj kooperim, koordinoj koordinim, korent kurent, korrespondoj korrespondencė, kulminant, landshaft, laring laringjit, leguminoze, legjislativ, lubrifikoj, manual, militoj, monument, ndofta ndoshta, operativ, origjinė, palafit, penelatė, perfeksionoj perfeksionim, polen, preferoj, preokupoj preokupim preokupant, presion, presupozoj presupozim, reciprok reciprocitet, refuzoj refuzim, renal, rendiment, represiv, revokoj, sekret, servil, silvikulturė, i sinqertė sinqeritet sinqerisht, sinjifikativ, skulptor skulpturė, spektator, spostoj spostim, stimul, sukses i suksesshėm, supersticion, supozoj supozim, tentoj tentativė, (ujėra) territoriale, toksik toksikologji, total totalisht, transformoj transformim, transmetoj transmetim, unifikoj unifikim, validitet, vegjetacion, vigjiloj, vigjilencė vigjilent (qė me kėtė formė s'e kanė as italishtja as frėngjishtja), volum voluminoz, xhiroj xhirim etj...

    Edhe nė lėmin e sintaksės gjuhėsinė shqiptare e presin detyra tė reja nė pastrim tė ndėrtimit tė fjalisė prej ndikimit tė huaj. Ndėrtime tė tilla si gjuha greke dhe ajo latine; kategoritė emėrore dhe ato foljore; nė tė gjitha fushat kryesisht nė ato politike e ushtarake, kapitali amerikan, krahas atij holandez nuk janė tė strukturės sintaktike tė shqipes. Ato janė ndjekje (imitime) tė gjedhes sė italishtes, depėrtuar ndėr ne gjatė kėtyre brezave tė fundit. Ndėrtime tė tilla kanė shkuar prej romanitetit perėndimor edhe nė rumanishten, porse atje edhe lejohen si njė gjuhė romane qė ėshtė. Tek ne mendojmė se edhe kėto pėrdorime duhet tė zėvendėsohen me ndėrtime tė vendit. Thjesht shqip do tė duhej tė thuhej e tė shkruhej kategoritė emėrore dhe kategoritė foljore ose kategoritė emėrore dhe foljoret. Njė tjetėr gjurmė ndėr tė tjera ka lėnė nė shqipen moderne ndikimi sintaktik i italishtes nė ndėrtime fjalish si hyrja nė fuqi e kėsaj ligje, hyrja nė veprim e makinerive, hyrja nė pėrdorim e kėtyre fjalėve, pėr shkak tė daljes nė grevė tė minatorėve anglezė, nė vend qė tė shkruhej hyrja e kėsaj ligje nė fuqi, hyrja e makinerive nė veprim etj., si ka qenė mė parė nė gjuhėn shqipe. Veēse duhet thėnė se ky lloj ndėrtimi ka depėrtuar tashmė aq thellė nė gjuhėn bisedore e tė shkrimit, sa mė nuk ndihet si element i huaj, dhe do tė jetė vėshtirė tė mėnjanohet.

    Puna e pastėrtisė sė gjuhės pėrfshin dhe frazeologjinė. Edhe aty vėrehen nė gjuhėn e sotme ndikime tė jashtme, me ndjekje gjedhesh tė huaja me anė pėrkthimi. Nė shqipen e mirėfilltė nuk thuhet i hedh pluhur syve, si thonė nė disa gjuhė tė tjera, po thuhet i hedh hi syve. Njė pėrkthim (kalk) frazeologjik i ri ėshtė edhe shprehja gjysmė i vdekur; nė folklor e tek autorėt e vjetėr gjendet rregullisht pak gjallė po me kėtė kuptim. Gjuhėsia jonė edhe nė kėtė fushė ėshtė e caktuar tė gjurmojė rrugėt vetjake tė gjuhės.

    Duke kaluar nga fjalėt nė punė, jemi tė mendimit se janė pjekur kushtet qė njė komision i pėrhershėm (permanent) t'i pėrvishet kėsaj pune, plotėsimit tė kėsaj detyre tė madhe. Mendojmė qė nė kėtė komision tė marrin pjesė njerėz nga institutet dhe qendrat kėrkimore tė Akademisė sė Shkencave dhe pėrfaqėsues specialistė tė degėve tė ndryshme. Tė gjenden rrugėt e bashkėpunimit tė tyre me ndėrmarrjet, fabrikat dhe institucionet shkencore e tė tjera tė vendit. Do tė ketė pjesėmarrje e bashkėpunim aktiv sidomos dhe nga ana e arsimtarėve tė rretheve, sepse shkolla do tė luajė njė rol tė dorės sė parė. Do tė duhet njė punė individuale dhe kolektive, njė punė e re e gjithanshme, punė sistematike dhe me afat tė gjatė. Me kėto punė duhet tė hapet njė faqe e re e historisė sonė gjuhėsore, njė epokė e re e pastrimit dhe e pasurimit tė gjuhės letrare edhe tė shkrimit. Duhet tė kryhet nė atė mes njė rishikim i gjithė punės sė deritanishme. Do tė rishqyrtohen nga ky kėndvėshtrimi jo vetėm terminologjitė e ndryshme dhe fjalorėt terminologjikė, po edhe fjalorėt e tjerė qė janė punuar deri mė sot. Do tė jetė njė reformė gjuhėsore nė nivel Republike. Mendojmė gjithashtu se do tė jetė vendi qė tė dalė ndonjė botim periodik me emrin "Gjuha jonė" ose "Gjuha shqipe", qė do t'u kushtohet kryesisht problemeve e detyrave tė pasurimit e pastrimit tė gjuhės.

    Fjalėt e vendit dhe termet qė do tė zėvendėsojnė me kohė elementin e huaj do tė shtihen nė pėrdorim qė nė shkollat, qė me moshėn e re. Shumė fjalė qė do tė vendoset tė pėrdoren e tė hyjnė nė gjuhė, edhe neve vetė nė fillim do tė na duken pakėz si ēudi. Porse brezat qė do tė vijnė do t'i mėsojnė e do t'i pėrdorin vetvetiu; sikurse kanė hyrė nė pėrdorim shumė fjalė vendi qė janė farkuar prej paraardhėsve tanė e prej brezit tonė, janė pėr ne sot tė natyrshme dhe janė bėrė pronė e qėndrueshme e gjuhės. Nė kėtė punė me rėndėsi kombėtare do tė veprohet me guxim bashkuar me kompetencė shkencore, dhe, si u tha, me hapa tė matur, me maturi nė punė. Ne edhe nė fusha tė tjera tė veprimtarisė kulturore kemi ndėrmarrė punė qė vetė neve nė fillim mund tė na jenė dukur tė parealizueshme, e qė i kemi kryer. Sot mė fort se kurrė na shtrohet detyra qė kėtė gjuhė, njė nga elementet kryesore tė kombėsisė sonė, ta pasurojmė me fjalė tė visarit popullor dhe ta spastrojmė nga masa e lėndės sė huaj.

    Marrė nga dorėshkrimi i autorit

    Botohet me shkurtime sipas botimit nė "Mėsuesi", 28 mars 1979-4 prill 1979

    Nga Eqrem Ēabej Gazeta Shekulli
    shqiponja

Tema tė Ngjashme

  1. Pėrgjigje: 195
    Postimi i Fundit: 08-10-2013, 14:03
  2. Gjuha Shqipe nga vjetersia e treta ne Europe
    Nga niku-nyc nė forumin Gjuha shqipe
    Pėrgjigje: 239
    Postimi i Fundit: 11-02-2008, 06:39
  3. Kurt Kola i 97-tes, pronar pallatesh..
    Nga Brari nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 12-11-2005, 09:19
  4. Eqerem bej Vlora: E vėrteta e flamurit..
    Nga Brari nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 26-04-2005, 05:14
  5. Eqerem Ēabej vlerėson At Gjergj Fishtėn
    Nga Fiori nė forumin Gjuha shqipe
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 23-04-2002, 00:23

Ruaj Lidhjet

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •