Shfaqja Riverdance eshte nje kombinim muzike, kercimi dhe kengesh nga Irlanda. Riverdance eshte prezantuar per here te pare ne intervalin pershendetes ne Eurovizionin e vitit 1994, ku edhe u prit shume mire nga publiku. Qe nga ky sukses, shfaqja eshte prezantuar ne shume shtete te botes. Te gjithe kercimtaret qe marrin pjese ne shfaqje jane fitues cmimesh kombetare dhe nderkombetare ne kercim irlandez. Shumica e tyre ka filluar kercimin qe ne moshen 4-5 vjecare dhe me pas jane perzgjedhur per te marr pjese ne Riverdance. Grupi fillestar kishte si solist, kampionet e kercimit irlandez Jean Butler dhe Michael Flatley, Orkestren e RT te Irlandes dhe korin e muzike kelte Anśna. Ne 1995 Michael Flatley u largua nga shfaqja per te nisur grupin e tij te kercimit te quajtur "Lord of the dance". Po ashtu formati fillestar i kompanise ishte me i madh, me skenografi per salla te medha apo stadiume. Per shkak te suksesit dhe kerkesave te shumta, kompania u nda ne tre grupe me formate me te vogla te quajtura The Boyne (qe jep shfaqje ne Amerike); The Foyle (jep shfaqje ne Irlande) dhe The Corrib (jep shfaqje ne Europe dhe neper bote). Te tre grupet jane emertuar sipas emrave te lumenjve te Irlandes. Ne mars te 2001 "Riverdance" festoi shfaqjen e 5000-te ne Ediburg. Pas 15 vitesh prezantimi dhe suksesi te vazhdueshem, Riverdance eshte duke bere turneun e fundit neper bote qe do te perfundoj ne 2010.