Close
Faqja 3 prej 3 FillimFillim 123
Duke shfaqur rezultatin 41 deri 42 prej 42
  1. #41
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    28-04-2002
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    230
    Drita,

    Ne te vertete qe populli hebre ne shume e shume raste ka treguar mosbindje te thelle ndaj Zotit, madje ka arritur deri atje sa ta mohoje Zotin me veprat e tij. Ka pasur plot raste idhujtarie, prositutcioni, incesti, etj. Dhe Zoti ka shprehur indinjaten e tij ne lidhje me keto veprime. Per shkak te mekatit, Zoti i dergoi hebrenjte ne mergim (ne Babiloni). Por ne Bibel, Zoti eshte plot me dashuri. Ai vendos drejtesine e tij dhe i lejon njerezit qe te pendohen. Dhe kur pendimi eshte i sinqerte, Zoti jo vetem i fal mekatet por edhe ngazellon. Jezusi vete na tregoi nje shembelltyre te tille: ajo e djalit plangprishes.
    Cili eshte qendrimi i Zotit ne lidhje me popullin hebre ne ditet e sotme?
    Une nuk jam ne gjendje te jap nje pergjigje te plote, pasi nuk kam njohurine e nevojshme biblike dhe historike. Megjithate mund te them se Zoti e do popullin hebre aq shume sa do cdo popull tjeter, aq shume sa do shqiptaret, arabet, evropianet, aziatiket, amerikanet etj. Zoti nuk do njerin me shume e tjetrin me pak. Aq shume sa c'me do mua, Zoti do cdo njeri tjeter. A jemi te shpetuar per shkak te dashurise se Zotit? Shpetimi vjen vetem nepermjet Jezus Krishtit. Keshtu, kushdo qe beson ne Krishtin dhe vepren e tij ne kryq ka jete te perjetshme. Ne Bibel thuhet se ne Krishtin nuk ka as grek, as romak dhe as hebre. Pra, ne Krishtin jemi te gjithe njelloj. Kush beson ne te, jeton me te. Vertete qe shume hebrenj e kane mohuar Krishtin dhe madje kane thene qe Ai s'ka ardhur fare. Por kjo nuk hedh poshte dashurine e Zotit per ta. Zoti nuk hedh poshte asnjehere krijesen e tij. Ai pret qe krijesa e tij te pendohet e te kerkoj falje dhe te pranoje rrugen e shpetimit qe eshte ne Krishtin. Deri sa eshte gjalle, njeriu mund te pendohet e te marri jete te perjetshme. Si ndjekes te Krishtit ne duhet te tregojme te njejten dashuri per njerezit qe Krishti ka. Jezusi u pergjigj se te duash komshiun si vetvetja eshte nje nga urdherimet me te rendesishme. Jezusi gjithashtu tha se te duam jo vetem miqte por edhe armiqte tane se ne kete menyre deshmojme per dashurine e Perendise. Keshtu, ne nje besimtar te krishtere nuk ka vend per urrejtje per nje komb apo nje individ te vecante. Nese nje besimtar i krishter urren nje komb apo individ, ai duhet te pendohet, te kerkoje falje dhe t'i lutet Zotit per dashuri.

    Sic e thashe edhe me siper, dashuria e Zotit eshte e njellojte per te gjithe. Ai askujt nuk ia mohon dashurine. Me veprat tona ne nuk mund te fitojme dashurine e Zotit, hirin apo meshiren e tij. Zoti na dhe shprese nepermjet Krishtit, hir dhe meshira e tij nuk fitohen me vepra te mira, por merren si dhurate nga Perendia.

    Ne mbyllje do te perserisja edhe njehere se Zoti na do te gjitheve njelloj, paveresisht nga kombesia jone dhe se ne diten e fundit gjykimi do t'ju behet individeve dhe jo kombeve. Kush eshte ne Jezusin ka jete.

  2. #42
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    28-04-2002
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    230
    Per Deshmitaret e Jehovahit une te sugjerova se ndoshta je ngaterruar me librin e Deedat, pasi titulli qe t'i thoshe ishte shume i ngjashem me te. Per me teper, kur kerkova tek faqja zyrtare e Deshmitareve te Jehovahit gjeta titullin e nje libri i cili pohonte ekzistencen e dokumentave historike per Krishtin.
    Une e di shume mire qe ti nuk e mohon ekzistencen e Jezusit si person historik dhe per kete bravo te qofte, sepse ka shume e shume qe e mohojne. Referencat qe permenda nuk kishin si qellim qe te mbushnin mendjen ty se Krishti ekziston, por per te treguar se ka dokumenta historike per ekzistencen e tij. Meqenese ky diskutim eshte me muslimanet nje gje e tille nuk eshte aq e nevojshme.
    Per punen e ungjillit, nuk eshte se ne e quajme lajmi i mire per pune kapricoje, porse fjala ungjill do te thote lajm i mire. Ndoshta nuk eshte krahasim aq i mire, por eshte i ngjashem me punen e fjaleve penxhere dhe dritare. Fjala penxhere eshte fjale e huaj, dhe fjala ungjill eshte pershtatje ne shqip e nje fjale ne greqisht. Fjala shqiper per penxhere eshte dritare, dhe fjala shqipe per ungjill eshte lajm i mire. Keshtu, Jezusi ishte duke shpallur/folur/diskutuar per lajmin e mire. Ne Bibel nuk thuhet qe lajmi i mire iu shpall ne fillim Jezusit - ai vete eshte lajmi i mire.
    Une nuk e kam lexuar ate librin rus. Kerkova ne internet, por nuk gjeta gje informacion pasi emri i autorit ishte shkruar ne shqip. Megjithate nuk ka shume rendesi. Ka plot libra te tille, dhe sic thua ti eshte cfare kemi mesuar ne shkolle.

    Per ceshtjen e plotesimit. Ne lidhje me rrethprerjen, ajo u plotesua ne Krishtin. Besimtareve te krishtere nuk u kerkohet me nje rrethprerje fizike, por nje rrethprerje frymore qe do te thote nje marredhenie te ngushte me Krishtin. Ceshtja e plotesimit te ligjit te Moisiut ne Krishtin eshte e trajtuar shume gjeresisht ne Bibel. Do te rekomandoja te lexoje letrat e apostullit Pal.

    Sic e thashe, une nuk e njoh shume mire doktrinen muslimane. Por me cfare kam lexuar per shfuqezimin (abrogation) nuk eshte e njejte me plotesimin. Nese e sheh te nevojshme qe te diskutojme per kete ceshtje, mund te bejme keshtu ne nje teme te re.

    Persa i perket Deedat-it. Me te drejte kerkon qe mendimin tim per Deedat ta mbeshtes me fakte. Do te perpiqem ta bej nje gje te tille por koha eshte nje luks qe tani per tani nuk e kam. Keshtu, jo per te gjitha ceshtjet qe diskutojme do te jem ne gjendje te jap pergjigje te plota. Per disa prej tyre pergjigjet do te jene teper te shkurtra dhe ndoshta pa referencat perkatese. E pranoj qe pergjigje te tilla nuk jane te pranueshme per nje diskutim serioz, por tani per tani nuk kam mundesi te tjera.

    Persa i perket Frymes se Shenjte. Konkluzionet ne te cilat ti arrin per Frymen e Shenjte jane jo te bazuara ne Bibel. Duke qene se Fryma e Shenjte njihet vetem nepermjet Bibles eshte e nevojshme qe diskutimi per te te bazohet ne Bibel. Te thashe se kalon shume shpjet ne pergjithesimi, pasi duke cituar nje-dy burime arrite ne perfundimin se "nuk ka pasur kurrefare frymezimi nga Fryma e Shenjte". Tek tema Mesime nga Bibla, nese e mbaj mend mire, te kam thene dicka ne lidhje me Keshillin e Niceas. Meqenese hape teme te re ne lidhje me kete, diskutimin per kete ceshtje do ta bejme ne ate teme.

    Se fundi, une nuk jam aspak i interesuar ne debate personale. Nese te kam fyer, te kerkoj falje.

Faqja 3 prej 3 FillimFillim 123

Tema tė Ngjashme

  1. Deklarata universale e tė drejtave tė njeriut dhe Islami
    Nga Cappuccino nė forumin Toleranca fetare
    Pėrgjigje: 98
    Postimi i Fundit: 30-11-2013, 13:37
  2. Kur'ani dhe Bibla (Analizė)
    Nga Shpresmiri nė forumin Toleranca fetare
    Pėrgjigje: 84
    Postimi i Fundit: 31-07-2010, 11:45
  3. Kurani si liber
    Nga Arrnubi nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 04-03-2006, 15:51
  4. Mbi karakterin e Muhamedit
    Nga holy diver nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 27
    Postimi i Fundit: 09-02-2006, 04:39
  5. Bibla Kur'ani Dhe Shkenca
    Nga Saraj nė forumin Toleranca fetare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 24-11-2002, 08:02

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •