Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 4

Tema: Vėshtrim

  1. #1
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    12-03-2009
    Postime
    127

    Vėshtrim

    Sabit IDRIZI

    Vėshtrim

    POEZI SHTRESORE DERI NĖ PAFUNDĖSI

    (Me rastin e botimit tė poezisė sė pėrzgjedhur tė Agim Vincės)


    Njė ndėr parakushtet pėr t’u ēmendur ėshtė qė tė kesh mend. E kam fjalėn pėr “ēmendjen e bukur poetike”, e cila, pėr ata qė dinė ta shfrytėzojnė si terapi, ėshtė ilaēi mė i mirė kundėr ēmendjes nga paudhėsitė dhe ēoroditjet e shumta qė i pjell pėrditshmėria me pangopėsinė e vet tė pėrhershme pėr diēka krejt banale dhe aspak domethėnėse pėr kuptimėsimin e jetės.
    Njė ditė, pas njė pėrballje tė tmerrshme me teket e saja, hetova se kisha nevojė pėr njė terapi tė fortė. Mendova – ēmendova dhe, mė nė fund, vendosa pėr Agim Vincėn. Nga rafti i librave nxora pėrmbledhjet e tij me poezi “Kohė e keqe pėr lirikėn” dhe “Psalmet e rrėnjės” dhe i lexova e i rilexova me njė frymė. I kuruar krejtėsisht nga terapia qė mora, nė adresėn elektronike tė Agim Vincės drejtova kėto fjalė falėnderimi:


    Shumė i nderuari dhe i dashuri profesor Agim,

    Posa e rilexova, pėr tė satėn herė me radhė, pėrmbledhjen tuaj me poezi “Kohė e keqe pėr lirikėn” dhe e lexova dhe e rilexova, me shumė kėnaqėsi, kėtė tė fundit (deri mė tani) “Psalmet e rrėnjės”. Tė pėrgėzoj, mik i dashur, dhe tė falėnderoj nga zemra pėr kėnaqėsinė qė ma ofrove pėrmes poezisė tėnde tė mrekullueshme, e cila, nė kontaktin e parė, tė krijon pėrshtypjen e njė pėrciptėsie, po qė pastaj tė gllabėron fuqishėm dhe tė bart pahetueshėm drejt thellėsive tė pafundme magjike. Kjo ėshtė fuqia e artit.
    Jetė tė gjatė dhe gjithė tė mirat!

    E fillove kėshtu kėtė vėshtrim timin pėr ta vulosur edhe njė herė bindjen time kaherė tė krijuar dhe pėrherė e mė shumė tė pėrforcuar pėr nivelin intelektual tė Agim Vincės.
    Punėtor shumėvjeēar nė edukimin dhe arsimimin e brezave, historian i letėrsisė, kritik letrar, poet, eseist, analist, pėrkthyes, antologjist, pėrcjellės i pakrahasueshėm i rrjedhave tė letėrsisė, jo vetėm shqiptare, sidomos i poezisė... dhe, mbi tė gjitha, njohės dhe respektues, deri nė fanatizėm, i gjuhės – Agim Vinca, pėr mendimin tim, ėshtė intelektuali mė i kompletuar shqiptar i ditėve tona. Kontributi i tij, nė tė gjitha fushat qė i pėrmendėm, ėshtė jashtėzakonisht i madh.
    Nga njė hulumtim i tė pėrditshmes prishtinase “Kosova Sot”, publikuar mė 28 dhjetor 2008, nė faqen 14 tė kėsaj gazete, dilte se nė mesin e pesė librave mė tė shitur gjatė asaj jave, qė do tė thotė mė tė lexuar nė Kosovė, ishin edhe dy libra tė autorėve shqiptarė: “Darka e gabuar” i Ismail Kadaresė dhe “Letėr Zotit” i Agim Vincės. Kjo dėshmon se pėrcaktimi i SHB “Toena” dhe angazhimi i akademikut tonė tė madh, Rexhep Qosja, pėr pėrzgjedhjen dhe botimin e njė pėrmbledhjeje reprezentative tė kėtij autori ishte njė hap sa i qėlluar po aq edhe i domosdoshėm.
    Pa as mė tė voglin pretendim qė t’i qasem shterueshėm poezisė sė kujtdoqoftė, aq mė pak tė njė poeti si Agim Vinca, dėshiroj t’i shpreh kėtu disa mendime nga arsenali i pėrshtypjeve tė mia pas leximit dhe rileximit tė pėrmbledhjes me poezi tė zgjedhura tė Agim Vincės “Letėr Zotit”.
    Agim Vinca ėshtė poet i kėtushėm dhe i gjithkundshėm, i tashėm dhe i gjithmonshėm, ngase tė kaluarat dhe tė tashmet e tij, tė tashmet dhe tė ardhmet e tij, tė ndėrtuara ėndėrrtė mbi tabanin e tė njerėzishmes, u pėrkasin tė gjitha kohėve dhe tė gjitha hapėsirave, kudo qė ka frymuar, frymon dhe do tė frymojė jeta. Poezia e tij ėshtė shumėshtresore, ēka do tė thotė se ėshtė e kapshme dhe e perceptueshme nga ēdo kategori lexuesish. Depėrtimi nė thellėsitė e saj magjike, natyrisht qė kėrkon mjeshtri leximi, por edhe dhunti pėr tė parė tė padukshmen, pėr tė dėgjuar tė padėgjueshmen...
    Poezia e Agim Vincės ėshtė kryesisht poezi atdhetare. Mirėpo atdheu i Agim Vincės, tė cilit ai ia shpėrfaq dashurinė deri nė vetėflijim, duke u bėrė njėsh me dhembjet e tij, nuk ėshtė vetėm atdhe nė kuptimin e ngushtė tė fjalės, ngase poeti nuk e do diellin vetėm pėr vete dhe vetėm pėr bashkėkombėsit e tij. Atdheu i Agim Vincės ėshtė Veleshta, ėshtė Kosova, ėshtė Shqipėria, ėshtė Ballkani, ėshtė Evropa, ėshtė Bota, ėshtė Universi...
    Poezia e Agim Vincės ėshtė edhe poezi malli. Njė mall baladesk, qė djeg shkrumbueshėm gjithandej nėpėr kohė dhe hapėsira, vjen e kompozohet dhembshėm vargjeve tė tij.
    Poezia e Agim Vincės ėshtė edhe poezi dhembjeje. Njė dhembje prometheike, qė sqepton pamėshirshėm gjithandej nėpėr mėlēitė e kohėve dhe hapėsirave, vjen e kompozohet protestueshėm vargjeve tė tij.
    Poezia e Agim Vincės ėshtė edhe poezi pėrtejsie. Njė verbėri homerike, qė sheh me sytė e shpirtit gjithandej nėpėr kohė dhe hapėsira, vjen e kompozohet dritėsisht vargjeve tė tij.
    Poezia e Agim Vincės ėshtė edhe poezi shqetėsimi. Njė pėrditshmėri drithėruese, qė mbarset bastardisht gjithandej nėpėr kohė dhe hapėsira, vjen e kompozohet mbarėsisht vargjeve tė tij.
    Poezia e Agim Vincės ėshtė edhe poezi krenarie. Njė krenari vinciane, qė ngre krye gjithandej nėpėr kohė dhe hapėsira, vjen e kompozohet vincianisht vargjeve tė tij.
    Nė poezinė e Agim Vincės ka dashuri, ka urrejtje... Dashuri ndaj ēdo gjėje qė meriton tė dashurohet, urrejtje ndaj ēdo gjėje qė meriton tė urrehet.
    Nė poezinė e Agim Vincės ka universalitet...
    Ja pėrse poezia e tij ėshtė e lexueshme dhe e dashur nga adhuruesit e artit poetik.
    Nėse pajtohemi qė mendimi ėshtė skeleti, kurse ndjenja mishi i poezisė, atėherė edhe nė kėtė rrafsh poeti Agim Vinca bashkėdyzon mjeshtėrisht.
    Ēdo gjė tė ngjizur nėpėr thellėsitė mė fatale ndjenjore, pėr tė mos rrėshqitur nė lojė fjalėsh dhe glorifikime, qė e mbysin artin, Agim Vinca e depėrton nėpėr filtrat mė tė thellė tė trurit.
    Ēdo gjė tė ngjizur nėpėr thellėsitė mė fatale mendore, pėr tė mos rrėshqitur nė filozofime tė thata e shterpe, qė e mbysin artin, Agim Vinca e mėlmeson me nektar shpirti.
    Thėnė ndryshe, Agim Vinca ėshtė njė alkimist nė xhunglėn e pafund tė fjalėve, synim ky qė duhet ta ketė ēdo poet lirik.
    Ajo qė e veēon poetin Agim Vinca ėshtė edhe guximi intelektual e qytetar, i shprehur nė ēdo kohė dhe nė ēdo rrethanė.
    Qė nga poezia paraprijėse e kėtij vėllimi “Tė jesh poet”, faqe 27, e shkruar nė vitin tashmė tė largėt 1978, nė tė cilėn poeti harton “kushtetutėn” e misionit tė vet aspak tė lehtė, e deri tek poezia trevargėshe “Paradoks”, qė ėshtė njė perlė e vėrtetė, e qė zė vend nė kopertinėn e fundit tė kėtij libri, ka me qindra poezi, tė shkruara nė kohė e rrethana tė ndryshme. Pra, poeti foli kur duhej tė fliste dhe heshti kur duhej tė heshtte, pavarėsisht prej kėrcėnimeve tė pėrhershme,

    Kur fola, mė thanė: hesht!
    Kur heshta, mė thanė: fol!
    Folehesht, heshtefol – jeta ime.

    duke e respektuar kėshtu, nen pėr nen, “kushtetutėn” e tij, madje duke u shndėrruar edhe nė rrufepritės.

    E falėnderojmė Agim Vincėn pėr gjithė atė qė na dha deri mė tani, duke i dėshiruar jetė tė gjatė fizike e krijuese dhe gjithė tė mirat nė jetė.

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e mondishall
    Anėtarėsuar
    28-11-2006
    Vendndodhja
    Ne Selanik te Greqise
    Postime
    2,690
    Me terheqin, me futin ne mendime e njekohesisht me shpresojne analiza e kritika te tilla profesionale per krijimtarine. Kjo deshmon qe kritika e vertete nuk ka humbur, vetem eshte ngaterruar ne rrugen e saj nga pretenduesit per kritike. Tashme kur krahasoj, ballafaqoj shkrime te ashtuquajtura kritike me kete shkrim vertet kritik, shoh si dekanton tepria e kote dhe qartesohet e verteta per vleresimin objektiv te nje vepre letrare. Falenderoj autorin e shkrimit, zotin Sabit Idrizi dhe uroj per shkrime te tilla me vlere per cdo analist dhe krijues.
    -----------------------------------------------------
    Tė krijosh domethėnė...tė krijosh.

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    12-03-2009
    Postime
    127
    Gani Baliu

    Ēapraz pėrjetėsisht i pariparueshėm

    (Vėshtrim pėr librin Zarfi tė Sabit Idrizit)

    Ekziston diēka e papajtueshme nė mes tė pėrditshmėrisė dhe krijuesit. Diēka qė nuk ėshtė e mbjellė nga jashtė, por qė ėshtė nė natyrėn e kėtyre dy botėve, tė cilat nuk shohin njėsoj, nuk ndjejnė njėsoj, nuk dashurojnė njėsoj, nuk gėzohen njėsoj, nuk qajnė njėsoj... Perėnditė, besimet, kėrkesat, rrugėt, dashuritė... e tyre tė ndryshme e bėjnė kėtė ēapraz pėrjetėsisht tė pariparueshėm.
    Pėrderisa pėrditshmėria, me vetėdije a pa tė, pėrditshmėrisht shkakton zvetėnim tė sė njerėzishmes brenda njeriut, e nė tė njerėzishmen qėndron e bukura - poeti, shkrimtari, filozofi, piktori, skulptori..., me njė fjalė krijuesi, me vetėdije dhe vullnetarisht, e fal syrin, e pret veshin, e fut nė gji tuberkulozin, e heq kafshatėn nga goja... pėr tė mirėn e ruajtjes sė tė njerėzishmes brenda shpirtit tė njeriut.
    Zaten, nė misionin e krijuesit ėshtė qė tė bukurėn dhe tė dobishmen e humbur, tė pavėrejtur, tė injoruar, tė vrarė e tė lėnduar, ta pėrjetėsojė dhe t’ia kthej njeriut pėr tė mirėn e tij.
    Zarfi ėshtė hapur! Ėshtė shpirti i poetit e shkrimtarit. Ashtu siē ka qėlluar, pa teleisje e zbukurime. Kėtu dashuria ka kuptim dhe pėrmasa tjera nga ato qė i ka nė pėrditshmėri, e cila dashuron me prezervativ. Edhe dhimbja ka kuptim dhe pėrmasa tjera, edhe gėzimi, edhe mospajtimi, edhe refuzimi, edhe revolta... Me njė fjalė, kėtu marrin kuptim edhe kėnga, edhe vaji e, pse jo, edhe ndonjė sharje aty - kėtu.
    Nėse ka dhimbje, e cila duam tė na pėrsėritet, padyshim qė ajo do tė duhej tė ishte dhimbja qė na shkakton krijimi me vlera tė larta artistike, andaj shtrohet pyetja nėse kėtė dhimbje mund ta quajmė dhimbje e bukur. Nėse po, atėherė edhe dhimbjen e bukur e gjejmė tek Zarfi, pa dyshim.

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    12-03-2009
    Postime
    127
    Miftar KURTI

    Kupė paradoksesh e absurdesh

    Poeti tashmė i dėshmuar nė letrat shqipe, Sabit Idrizi, pas katėr vėllimeve me poezi dhe njė ditari tė luftės, vjen para lexuesit edhe me njė vepėr tjetėr letrare, me prozėn "Zarfi", qė pėr temė bosht ka tė pėrtashmen tonė tė ēoroditur.
    "Zarfi" ėshtė pika ku janė ndeshur ekstremet: kamja me skamjen, urrejtja me dashurinė, kurvėria me moralin, drita me terrin, e bukura me tė shėmtuarėn; ėshtė njė fotografi: fotografi e realitetit tonė tė pėrēudnuar; ėshtė kupė e mbushur me paradokset e realitetit tonė absurd; ėshtė njė kuti qė ngjan me Kutinė e Pandorės, nė brendėsinė e tė cilės, pėrveē shpresės (qė po venitet), ėshtė "mbyllur" edhe dashuria, e cila qėndron e strukur si kitarė pa tela.
    "Zarfi" ėshtė mė shumė se njė zarf. Ai ėshtė njė tregim (jo si zhanėr) i rrėfyer mjeshtėrisht, ėshtė njė kronikė e kohės, ėshtė realiteti ynė i pėrqyrravtė, i puthur e i pėshtyrė, i dashur e i urryer, realiteti i parė dhe i paparė nga ne; ėshtė njė revoltė ndaj atyre qė, nė emėr tė lirisė, e dhunojnė, e pėshtyjnė dhe e vrasin pėrditė atė; nė emėr tė shtetit, e kullosin, e mjelin, e shkatėrrojnė pėrditė atė; nė emėr tė dashurisė, i akuzojnė ata qė kuptimin e jetės e gjejnė te dashuria, te vlerat njerėzore e humane; nė emėr tė mbrojtjes sė vlerave tė luftės, shkelin mbi to; nė emėr tė zhdukjes sė varfėrisė, ndėrtojnė pallate tė mbushura me kurva e kurvana, me hajna e tė droguar; nė emėr tė mbrojtjes sė gjuhės, e bastardojnė atė...
    Kjo prozė, e cila ėshtė njė kombinim gjinish e llojesh letrare e jo letrare (tregime, ese, reportazhe, etj.), rrėfyer me gjuhėn e metaforės, ironisė dhe sarkazmės, nė tė cilėn ėshtė shkrirė mjeshtėrisht realja dhe fantastikja (imagjinarja), mund tė konsiderohet edhe si njė prozė e tipit (post) modern.
    "Zarfi" ėshtė realiteti ynė i hidhur, ashtu siē ėshtė, lakuriq. Kur ta hapni atė do ta shihni vetė se ku ėshtė katandisur njė pjesė e shoqėrisė sonė.

    Mė 7.8.2008
    Trepēė

Tema tė Ngjashme

  1. Shqipėria Veriore nė vėshtrim tė Franz Nopēės
    Nga Davius nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 07-01-2014, 13:18
  2. Veshtrim kritik i romanit ''I huaji ''- Albert Kamy.
    Nga Biondina nė forumin Mentori akademik
    Pėrgjigje: 11
    Postimi i Fundit: 10-10-2011, 19:47
  3. Njė vėshtrim i shkurtėr historik rreth debatit mbi filoque
    Nga Kryeengjelli nė forumin Komuniteti orthodhoks
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 12-12-2006, 07:52
  4. Vėshtrim analitik nga Mergim Korca
    Nga Brari nė forumin Kulturė demokratike
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 06-08-2006, 01:48
  5. Vėshtrim i shkurtėr historik pėr fisin e Kelmendit
    Nga Eni nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 23-04-2002, 03:57

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •