Kostoja e pushtetit pa pushtet


Gėzim PODGORICA


Ndonėse artikulimi i Sheqerinkės lidhur me defaktorizimin e shqiptarėve nė qeverinė Gruevski ishte me synim diversiv shumė mė tepėr se sa i sinqertė , ai faktikisht ėshtė i vėrtetė. Pushteti i shqiptarėve nė mazhorancė sė bashku me Gruevskin i ka rrudhosur politikisht ata nė vijimėsi . Kėshtu ka ndodhur me PDSH, kėshtu po ndodh edhe tani me BDI –nė. Jo se shqiptarėt kanė patur ndonjė farė ngritjeje me bashkėqeverisėsit e tjerė, por kjo qė po ndodh sot ėshtė tejet e dukshme. Pyetja mund tė shtrohet fare thjesht :

Ėshtė aftėsia e Gruevskit qė di tė punojė me mė shumė diplomaci pėr defaktorizimin e shqiptarėve dhe komprometimin e tyre politik, apo ėshtė padija e vizioni i ngushtė i politikanėve tanė qė u bien kuotat ndjeshėm kur janė nė pushtet. Nė analizėn qė vjen pas kėtyre zgjedhjeve, ku BDI humbi tre komuna shumė tė rėndėsishme, veēanėrisht Tetovėn si kryeqendra e shqiptarėve dhe Gostivarin, arrin nė konkluizionin e parė se kostoja e pushtetit pa pushtet qė ka kjo forcė politike nė qeveri sot e dha efektin e vet. Normalisht qė profili i kandidatėve kishte pėrcaktimin e vet, nė mėnyrė tė posaēme nė Gostivar, por edhe mėnyra e rezultatet e bashkėqeverisjes kishin efektin e tyre tė ndjeshėm. I patolerueshėm ishte rezultati i kandidatit pėr president nga radhėt e BDI-sė, i cili megjithėse e dinte butaforinė politike tė garės, nuk mundi dot nė asnjė moment tė bėhej avokat i besuar i njė bashkėqeverisje reale e tė vėrtetė, i njė bashkėqeverisje qė ka si pikė reference tė patjetėrsueshme Marrėveshjen e Ohrit.

Dokumenti bazik i integritetit politik tė shqiptarėve edhe nė kėtė fushatė ishte mė shumė njė retorikė politike e karakterit folklorik, tė cilin njė nga ministrat shqiptarė aktualė nė qeveri nė komunikimin me mua e konsideronte “ Vjershat e Aliut”, se sa njė kėrkesė detyruese dhe e panegociueshme nga duhej tė nisnin bashkėbisedimet. Kur vetė bashkėpunėtorėt nuk presin por me shaka tė pakėndshme janė gati tė qesėndisin liderin e tyre, si nė rastin e ministrit , atėherė reagimet nga njerėzit nė bazė normalisht do tė jenė edhe mė tė forta. Sado tė artikulojė e tė mbajė mbi supe lideri i njė subjekti politik, nė rastin konkret z.Ahmeti, bashkėpunėtorėt me pushtet mbase tė pamerituar janė gati tė hedhin nė erė gjithēka pėr plotėsimin e ambicieve tė tyre, gjė qė lideri sado i fortė tė jetė e ka tė pamundur ta rikuperojė. Por kur kėta bashkėpunėtorė qė kanė arritur majat e administratės shfaqin pakėnaqėsi , si pritet tė shfaqin kėnaqėsi e tė binden njerėzit e zakonshėm tė cilėve nuk u ka lėvizur njė fije bari pėr mirė jeta e tyre, pavarėsisht premtimeve tė pėrsėritura e plot emfazė.

Aq mė tepėr kur pėrsėri u flitet pėr njė marrėveshje ndaj sė cilės tė gjithė patėn shpresė se do u avancoheshin nė mėnyrė konkrete e tė fuqishme tė drejtat e mohuara pėr dekada me radhė. Meqenėse asnjėherė nuk ndodhi kėshtu me kėtė dokument jetik pėr shqiptarėt, as nga pėrfaqėsuesit e PDSH-sė dhe as nga ata tė BDI-sė, reagimi elektoral ishte tėrėsisht i arsyeshėm qė do tė vinte. Kėsaj here ishte radha e BDI-sė pėr tė marrė mbi supe koston e kėtij reagimi, i cili vjen pėrpos tė tjerash edhe nga aftėsitė e munguara pėr tė implementuar nė mėnyrė obliguese dokumentin pėr tė cilin njė etni shumė pėrcaktuese nė Maqedoni ėshtė investuar nė shumė plane. Duke kėrkuar pushtet i cili me sa duket u ka sjellė pėrfitime vetėm pak emrave dhe ka degraduar keqas pozitėn e shumicės sė shqiptarėve, ėshtė arritur qė tė defaktorizohen shumė kėrkesat e njė popullate qė sakrificat e shumta jo vetėm nuk po i pėrkthehen nė privilegje, por as nė tė drejta normale si tė gjithė qytetarėt e tjerė tė Maqedonisė.

Pikėrisht tek harresa ndaj njė Marrėveshje qė u bė trampolina politike e shumė aktorėve tė sotėm , qėndron jo shumė e fshehur arsyeja pėrse vijnė nė ulje rezultatet e dy partive kryesore shqiptare. Gruevski mjeshtėrisht ka ditur tė pėrkėdhelė sedrėn me njė pushtet pa pushtet, me njė pushtet ku shqiptarėt nuk arritėn tė faktorizohen nė shkallėn e duhur, e kėsisoj e pėsuan. E pėsuan nga njė pushtet i pėrciptė, apo e pėsuan nga kėrkesat pėr tė plotėsuar vetėm ambiciet e tyre, kjo nuk ka shumė rėndėsi pėr tė pėrcaktuar nga anon peshorja, pasi me rėndėsi vazhdon tė mbetet pozita e shqiptarėve si dhe loja qė vazhdon Gruevski me drejtuesit politikė tė tyre. Kėsisoj pozita e shqiptarėve nuk po arrin tė avancojė megjithėse numrat e ministrave qė i pėrkasin atyre nė qeveri janė tė njėjtit, mos edhe mė shumė. Por kur ministrat nuk e kanė seriozisht nė respektin e vlerėsimin e tyre pėr liderin qė i ka nominuar, pak pritet qė ta kenė seriozisht me votuesit .

Por me sa duket kėta tė fundit e kanė kuptuar kėtė dyzim sjelljeje dhe kanė reaguar me votė, si tė vetmen mundėsi reagimi demokratik. Pėr t’i zgjuar, pavarėsisht se nė mėnyrė diversive ka ndėrhyrė Sheqerinska, e cila ka tėrhequr vėmendjen se politikanėt shqiptarė gjithnjė e mė shumė po zvogėlohen nė peshėn e tyre specifike pėrballė qeverisė. Po zvogėlohen se kanė njė pushtet me ēelėsa kashte me sa duket nė dorė, i cili ka fuqi tė lėvizė vetėm interesa individėsh . Prandaj jo rastėsisht vijnė rezultatet elektorale si kėto tė fundit, ku analizat vėshtirė se edhe kėsaj radhe do tė vendosin gishtin mbi pėrgjegjėsit e vėrtetė...

http://www.lajmpress.com/index.php?f...aqlajm&id=5047