Freddy Cole kėndon nė Tiranė
Pėr herė tė parė me recital nė Shqipėri, njė ndėr vokalet mė mirė tė gjallė tė jazz-it amerikan. Tirana, njė nga stacionet e Evropės ku vėllai i vogėl i Nat "King" Cole-it ka ndėrmarrė gjatė 2009-s disa turne.
Freddy Cole ėshtė nesėr dhe pasnesėr nė Tiranė, mė 17-18 prill. Koncerti live, nė orėn 22.30, mbahet nė Vesa Center, nė Rei jo vetėm Jazz Club.
Administratorėt tė cilėt premtojnė "njė mbrėmjė tė rrallė jaz-i" bėnė tė ditur se pėr kėtė koncert u shfrytėzua rasti i turit tė koncerteve afėr nesh qė Cole, 78-vjeēar, ka ndėrmarrė qė nė fillim tė 2009-ės. Njė ndėr vokalet mė tė mirė tė jazz-it amerikan, i zbuluar vonė (dhe kjo ėshtė njė histori mė vete) vjen me "The Freddy Cole Quartet", ai vetė vokal dhe piano, njė bateri, njė kontrabas dhe njė kitarrė.
Lionel Frederick Cole, i lindur mė 15 tetor 1931, mė i vogli i pesė fėmijėve tė familjes, u rrit nėn hijen e tre vėllezėrve tė tij mė tė mėdhenj, Edi, Ajku dhe Neti tė tre muzikantė.
Ky i fundit njihet edhe si "Mbreti", Nat "King" Cole. Pikėrisht hija e kėtij ka rėnduar mė shumė mbi talentin e Freddy Cole-it, talent qė u pėrshėndet nė masė vėrtet shumė vonė.
"Unė nisa t'i bie pianos nė moshėn 5 vjeē", kujton Fredi.
"Kudo rreth vetes kisha muzikė." Nė shtėpinė e rinisė sė tij nė Ēikago, vinin pėr vizitė ndėr tė tjerė, edhe vetė Duke Ellington, Count Basie dhe Lionel Hampton. Por Fredi pohon se nė fillimet do tė ishte mė shumė nėn influencėn e Billy Eckstine-it. "Ishte vėrtet fantastik. Kam mėsuar shumė prej tij vetėm duke e parė apo duke qenė pranė tij."
Ishte adoleshent kur nisi tė luajė dhe tė kėndojė nė club-et e Ēikagos. Por kjo lloj pėrvoje e drejtpėrdrejtė apo jeta nė njė atmosferė plot me jazz, ka ecur paralelisht, nė tė njėjtin drejtim me formimin e tij universitar, fillimisht nė Institutin Ruzvelt tė Ēikagos.
Niset nė Nju Jork mė 1951, atje studion nė Shkollėn e Muzikės sė Xhuliardit. Nė kėtė kohė ėshtė nėn ndikimin e John Lewis-it, Oscar Peterson-it dhe Teddy Wilson-it. Njė master nė Konservatorin e Muzikės nė Nju Inglėnd dhe pastaj e gjen veten nė bandė me Johnny Coles dhe Benny Golson.
Mė 1952 vjen regjistrimi i tij i parė "The Joke's on Me", qė lė ndonjė gjurmė, ndryshe nga jehona qė pak mė vonė do tė kishin performancat e tij live nė TV dhe radio.
Gjatė viteve shtatėdhjetė regjistroi disa albume pėr kompani evropiane.
Nė biografinė e tij theksohet se ajo qė e ndėrkombėtarizoi emrin e tij ka qenė njė politikė e ndjekur me durim dhe e shtrirė nė kohė. Kjo politikė lidhur me audiencėn kishte tė bėnte me shtrirjen e qėllimit tė tij pak nga pak, me interpretimin nė gjuhė tė tjera: "Po bėhesha mė tepėr se sa interpretues",- kujton ai.
Pėr kritikėn ai ėshtė zėri i ėmbėl, i thellė, qė ngjall kujtime tė largėta, dhe ėshtė befasuese ngjashmėria e kėtij zėri me tė Nat "King" Cole, vėllait tė tij tė famshėm. Por Freddy-i Cole-it nuk i vjen aspak keq pėr kėtė. Ai luan nė piano dhe kėndon live me kitarrė dhe nė kėmbė, tamam si i vėllai, edhe pse zėri i tij ėshtė mė i rėndė, mė i papėrmbajtur se i Net Mbretit.
Megjithatė, kritika ka vėnė nė dukje se artikulimi i tij ėshtė mė i afėrt me tė Frank Sinatra-s apo Billie Holiday-t.
Nė vitet e fundit ai ėshtė vlerėsuar disa herė me ēmime si vokali mė i mirė mashkullor pėr muzikėn jazz.
CD e tij e fundit ėshtė "This Love of Mine" (Kjo dashuria ime) e vitit 2005.
Nesėr ai do tė jetė kėtu, pėr herė tė parė, nė Tiranė. Vjen prej Athinės.
Bileta, krahasuar me aktivitetet e tjera muzikore edhe mė pak tė rėndėsishme se si Freddy Cole-it kushton 1500 lekė.
Shekulli
I loved you
Although against my will I knew I loved you
Time was standing still because I loved you
But someday I knew you'd fly away
Tomorrow
That could never be a new tomorrow
For I can only think of yesterday
And everyway... I loved you
Such memories of moments when I loved you
I loved you then but you were never mine
A summer to remember for all time
Leaving me with tears from farewell eyes
Those precious moments saying last good-byes
And I loved you
But you were never mine
Krijoni Kontakt