Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 2

Tema: Freddy Cole

  1. #1
    … ßriläntě … ΅ Ų λŁŁї Ϊм Maska e [Perla]
    Anėtarėsuar
    07-09-2006
    Vendndodhja
    Aconteceu !!! Estava escrito assim...
    Postime
    6,577
    Freddy Cole kėndon nė Tiranė




    Pėr herė tė parė me recital nė Shqipėri, njė ndėr vokalet mė mirė tė gjallė tė jazz-it amerikan. Tirana, njė nga stacionet e Evropės ku vėllai i vogėl i Nat "King" Cole-it ka ndėrmarrė gjatė 2009-s disa turne.


    Freddy Cole ėshtė nesėr dhe pasnesėr nė Tiranė, mė 17-18 prill. Koncerti live, nė orėn 22.30, mbahet nė Vesa Center, nė Rei jo vetėm Jazz Club.

    Administratorėt tė cilėt premtojnė "njė mbrėmjė tė rrallė jaz-i" bėnė tė ditur se pėr kėtė koncert u shfrytėzua rasti i turit tė koncerteve afėr nesh qė Cole, 78-vjeēar, ka ndėrmarrė qė nė fillim tė 2009-ės. Njė ndėr vokalet mė tė mirė tė jazz-it amerikan, i zbuluar vonė (dhe kjo ėshtė njė histori mė vete) vjen me "The Freddy Cole Quartet", ai vetė vokal dhe piano, njė bateri, njė kontrabas dhe njė kitarrė.


    Lionel Frederick Cole, i lindur mė 15 tetor 1931, mė i vogli i pesė fėmijėve tė familjes, u rrit nėn hijen e tre vėllezėrve tė tij mė tė mėdhenj, Edi, Ajku dhe Neti tė tre muzikantė.

    Ky i fundit njihet edhe si "Mbreti", Nat "King" Cole. Pikėrisht hija e kėtij ka rėnduar mė shumė mbi talentin e Freddy Cole-it, talent qė u pėrshėndet nė masė vėrtet shumė vonė.
    "Unė nisa t'i bie pianos nė moshėn 5 vjeē", kujton Fredi.

    "Kudo rreth vetes kisha muzikė." Nė shtėpinė e rinisė sė tij nė Ēikago, vinin pėr vizitė ndėr tė tjerė, edhe vetė Duke Ellington, Count Basie dhe Lionel Hampton. Por Fredi pohon se nė fillimet do tė ishte mė shumė nėn influencėn e Billy Eckstine-it. "Ishte vėrtet fantastik. Kam mėsuar shumė prej tij vetėm duke e parė apo duke qenė pranė tij."


    Ishte adoleshent kur nisi tė luajė dhe tė kėndojė nė club-et e Ēikagos. Por kjo lloj pėrvoje e drejtpėrdrejtė apo jeta nė njė atmosferė plot me jazz, ka ecur paralelisht, nė tė njėjtin drejtim me formimin e tij universitar, fillimisht nė Institutin Ruzvelt tė Ēikagos.


    Niset nė Nju Jork mė 1951, atje studion nė Shkollėn e Muzikės sė Xhuliardit. Nė kėtė kohė ėshtė nėn ndikimin e John Lewis-it, Oscar Peterson-it dhe Teddy Wilson-it. Njė master nė Konservatorin e Muzikės nė Nju Inglėnd dhe pastaj e gjen veten nė bandė me Johnny Coles dhe Benny Golson.


    Mė 1952 vjen regjistrimi i tij i parė "The Joke's on Me", qė lė ndonjė gjurmė, ndryshe nga jehona qė pak mė vonė do tė kishin performancat e tij live nė TV dhe radio.
    Gjatė viteve shtatėdhjetė regjistroi disa albume pėr kompani evropiane.


    Nė biografinė e tij theksohet se ajo qė e ndėrkombėtarizoi emrin e tij ka qenė njė politikė e ndjekur me durim dhe e shtrirė nė kohė. Kjo politikė lidhur me audiencėn kishte tė bėnte me shtrirjen e qėllimit tė tij pak nga pak, me interpretimin nė gjuhė tė tjera: "Po bėhesha mė tepėr se sa interpretues",- kujton ai.


    Pėr kritikėn ai ėshtė zėri i ėmbėl, i thellė, qė ngjall kujtime tė largėta, dhe ėshtė befasuese ngjashmėria e kėtij zėri me tė Nat "King" Cole, vėllait tė tij tė famshėm. Por Freddy-i Cole-it nuk i vjen aspak keq pėr kėtė. Ai luan nė piano dhe kėndon live me kitarrė dhe nė kėmbė, tamam si i vėllai, edhe pse zėri i tij ėshtė mė i rėndė, mė i papėrmbajtur se i Net Mbretit.


    Megjithatė, kritika ka vėnė nė dukje se artikulimi i tij ėshtė mė i afėrt me tė Frank Sinatra-s apo Billie Holiday-t.
    Nė vitet e fundit ai ėshtė vlerėsuar disa herė me ēmime si vokali mė i mirė mashkullor pėr muzikėn jazz.


    CD e tij e fundit ėshtė "This Love of Mine" (Kjo dashuria ime) e vitit 2005.
    Nesėr ai do tė jetė kėtu, pėr herė tė parė, nė Tiranė. Vjen prej Athinės.
    Bileta, krahasuar me aktivitetet e tjera muzikore edhe mė pak tė rėndėsishme se si Freddy Cole-it kushton 1500 lekė.

    Shekulli



    I loved you
    Although against my will I knew I loved you
    Time was standing still because I loved you
    But someday I knew you'd fly away
    Tomorrow
    That could never be a new tomorrow
    For I can only think of yesterday
    And everyway... I loved you
    Such memories of moments when I loved you
    I loved you then but you were never mine
    A summer to remember for all time
    Leaving me with tears from farewell eyes
    Those precious moments saying last good-byes
    And I loved you
    But you were never mine
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga shigjeta : 16-04-2009 mė 19:35
    Un amigo verdadero es algien que cree en ti aunque tu hayas dejado de creer en ti mismo.

  2. #2
    … ßriläntě … ΅ Ų λŁŁї Ϊм Maska e [Perla]
    Anėtarėsuar
    07-09-2006
    Vendndodhja
    Aconteceu !!! Estava escrito assim...
    Postime
    6,577

    Cole: Tė gjithė kthehen te muzika


    Kėngėtari amerikan Freddy Cole nė njė intervistė pėr "Shekullin" tregon shpirtin e muzikės jazz: "Shumica e muzikantėve tė jazzit improvizojnė. Arsyeja pse luaj njė notė nė vend tė njė tjetre ėshtė se mėrzitem paksa me njerėzit qė pėrpiqen tė kuptojnė se ēfarė po mendoj nė momentin qė luaj."



    Nuk mund tė kishte kostum mė tė pėrshtatshėm se ajo veshje sportive dhe ajo kapele po aq sportive, pėr njė kėngėtar jazz-i, ndėrsa provon pėr herė tė parė njė skenė tė vogėl nė njė cep tė kryeqytetit shqiptar. Ėshtė Freddy Cole pak orė pėrpara koncertit tė mbrėmshėm nė Ray, jo vetėm jazz club. Ndėrsa tre anėtarėt e bandės pėrgatisnin instrumentet, ai qėndronte nė njė tavolinė nė radhė tė parė dhe vėzhgonte. Duart i ka pranė gotės me lėng portokalli dhe gishtėrinjtė i kanė marrė formėn kur kėrrusen mbi tastierė dhe luajnė muzikė. Me njė zė tė ulėt dhe tė qetė (a thua ky zė s'ka fare tė bėjė me muzikėn shpesh tė fortė e ngashėryese qė gjithė jetės e ka kėnduar), Cole tregon pėr shpirtin e jazit.

    Zoti Cole, ēfarė sjell banda juaj nga pėrtej Oqeanit?
    Kur njerėzit tė vijnė dhe tė dėgjojnė do tė surprizohen. Ėshtė njė gjė e re dhe emocionuese qė tė luash pėr njerėz tė ndryshėm. Si nė shumė vende te Evropės Juglindore ku ne kemi luajtur gjatė kėtyre vjetėve si Estonia, Letonia etj, ka qenė diēka e bukur, e mrekullueshme. Tė luash qė njerėzit tė hapin veshėt dhe tė dėgjojnė pak muzikė tė mirė.
    Muzika jazz ėshtė improvizim, ėshtė spontane, unė nuk mund tė them se ēfarė po bėj ndėrkohė qė po luaj njė solo. Thjesht luaj. Shumica e muzikantėve tė jazzit improvizojnė. Arsyeja pse luaj njė notė nė vend tė njė tjetre ėshtė se mėrzitem paksa me njerėzit qė pėrpiqen tė kuptojnė se ēfarė po mendoj nė momentin qė luaj.


    Si mund ta pėrshkruanit me fjalė muzikėn jazz?

    Ata qė mundohen tė pėrshkruajnė muzikėn me fjalė, janė tė padrejtė. Sepse fillimisht duhet tė dish se ēfarė po pėrshkruan. Disa njerėz duan tė rrinė me tė dashurat e tyre, me bashkėshortėt dhe tė shijojnė muzikė. Nuk kanė pėr tė pėlqyer ēdo kėngė, por disa do t'i pėlqejnė mė shume se tė tjerat. Unė dua t'ju them vetėm ejani dhe dėgjoni pėr dashurinė. Ėshtė muzikė shumė e mirė, mbart shumė dashuri. Kur dėgjon jazz nuk shqetėsohesh mė pėr ngjarjet negative qė ndodhin nė botėn sot kur njerėzit e kanė humbur humanizmin, fėmijėt kanė marrė rrugė tė keqe, etj etj. Por nė fund tė gjithė kthehen te muzika. Ti nuk mund tė qėndrosh njė ditė tė vetme pa muzikė. Dhe kurrė mos e harro kėtė: muzikė, muzikė, muzikė...


    Poezitė e jazzit flasin gjithmonė pėr histori dashurie, zemra tė thyera, ndėrsa muzika vetė ėshtė tjetėr gjė. Pėrse kjo "kontradiktė"?
    Nuk ka kontradiktė mes vargjeve dhe muzikės. Muzika jazz gjithmonė ka qenė e lidhur me muzikėn e lumtur. Vite mė parė, skllevėrit e kėndonin nė fushė dhe mė pas kur filluan tė kėndonin nė skena, ata gjithmonė kėndonin njė muzikė tė lumtur. Personalisht mendoj qė fjalėt i ndihmojnė njerėzit tė kuptojnė se ēfarė po ndodh. Fjalėt janė tė rėndėsishme, por edhe instrumentistėt gjithashtu. Ne kemi pianistė dhe bateristė tė mirė. Por gjithmonė duhet tė kesh njė kėngėtar tė mirė si psh. Louis Armstrong, ai ėshtė mė shumė i njohur si kėngėtar dhe jo si muzikant. Kėngėtarėt mund tė jenė dhe rrėfyes tė mirė, sepse kėndojnė me fjalė. Kėndojnė pėr njė histori dashurie, pėr kohė tė lumtura, pėr gjėra qė njerėzit mund t'i kenė pėrjetuar nė jetėn e tyre. Ėshtė e tmerrshme tė veprosh nė kėtė mėnyrė, por njerėzit mund ta kuptojnė muzikėn mė mirė nėse ėshtė dikush qė po kėndon.


    Njė nga kėngėt tuaja mė tė njohura ėshtė "This love of mine". Mund tė na tregoni historinė e saj?

    Ajo kėngė ėshtė shkruar nga i madhi Frank Sinatra. Nuk mė kujtohet se nė ēfarė viti, pasi ka kaluar shumė kohė. Dhe ėshtė njė kėngė e bukur, mua mė pėlqen shumė. Sinatra e regjistroi atė kėngė dhe versioni im ėshtė njė cover. Le tė themi qė nuk jam unė i vetmi qė e ka kėnduar, ėshtė kėnduar nė disa versione.


    Cili ėshtė vendi qė e ka pritur mė mirė muzikėn tuaj?
    Ne jemi pritur mirė kudo ku kemi qenė, dhe do tė ishte e padrejtė nga ana ime tė thoja se njė vend ėshtė mė i mirė se njė tjetėr. Kudo ėshtė mirė, ne jemi kėnaqur dhe njerėzit gjithashtu. Kjo ėshtė gjithēka qė mund tė kėrkosh, ditė tė lumtura.


    Ju jeni 78 vjeē dhe kėndoni akoma. Mund tė na thoni sekretin?
    Sekreti? (Qesh) Vėrtet qė do tė doja ta dija. Unė mundohem tė pushoj sa mė shumė qė tė jetė e mundur. Nuk mund tė luaj si dikur, me duhet ta pranoj kėtė. Tė pushoj nė mėnyrė qė tė jem nė lartėsinė e gjėrave sa mė shumė qė tė jetė e mundur, muzikalisht dhe shpirtėrisht. Kėshtu ėshtė jeta.


    A ju ka mbetur gjė pa thėnė nė intervista nė tėrė kėto vite?
    (Mendohet pak) Nuk e besoj se ka ngelur gjė. Madje shumė gjėra i kam thėnė dhe stėrthėnė.


    Yllka Lezo
    Shekulli online
    Un amigo verdadero es algien que cree en ti aunque tu hayas dejado de creer en ti mismo.

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •