Pershendetje!
Kjo teme,qe titullon kete pjese te forumit,ka dy fjale kryesore-Lufte dhe paqe.
Keto dy koncepte baze te jetes diktojne dhe shume forma nacionalizmi dhe atdhetarizmi sot e me pare.
Te dyja keto koncepte tejkalojne madje dhe Biblen e Kuranin per nga trajtimi.
Nqs do ti shohim vetem nga aspekti biblik dhe ai kuranor,ceshtja behet me e lehte,sepse te dyja keto kane te njejten baze(monoteizmin hebre) dhe ndikime te ngjashme.
Qe te mos zgjatem shume,une them se Kurani,persa i perket luftes dhe paqes te predikuara ne te,i predikon ato ne nje menyre legjitime duke pare dhe parimet per keto ne Dhiaten e Vjeter.Askush nuk mund te thote ne eshte vetem lufte apo paqe nxites.Te dyja keto parime u saksionuan nga Zoti i Abrahamit e i Moisiut,qe ne Dhiaten e Vjeter,ku dhe muslimanet ngjasojne se shumti persa i perket shume koncepteve biblike si natyra e zotit,
sjellja me njerezit,shteti etj.
Nga leximi qe une i kam bere Kuranit them,se patjeter qe atje ka dhe mesazhe te paqes,pervec atyre te luftes.Puna eshte, se si ne cdo fe,ekziston mundesia e keqinterpretimit dhe keqperdorimit te disa parimeve e vargjeve,gje qe mund te ndodhe sot ne Islam dhe ka ndodhur me pare me te krishteret e cdo grupimi.
Por nqs do te krahasonim mesazhin e Dhiates se Re(qe eshte dhe permbushja finale e asaj te Dhiates se Vjeter)me ate te Kuranit,persa i perket Dashurise,Paqes,Humanitetit dhe shpetimit,personalisht mendoj,se Dhiata e Re qendron shume me larte,aq larte sa nga kjo lartesi Kurani duket luftenxites.
Faleminderit(Klodi-Ortodoks)
Krijoni Kontakt