Close
Faqja 3 prej 3 FillimFillim 123
Duke shfaqur rezultatin 41 deri 52 prej 52
  1. #41
    E dua letërsinë Maska e Sorkadhe_Kelcyre
    Anëtarësuar
    30-07-2005
    Vendndodhja
    me ariun polar
    Postime
    2,219
    Ne mengjes pa zbardhur dita
    pashe se po vinte Vita,
    ajo qe vinte perdita
    dale

    Dale dale se do te vi dhe une
    pritme moj pritme
    pritme pritme se s'te ndahem kurre.


    Ta dije djalo ta dije
    te kam pritur nene hije
    tek mblidhnim fleta lajthie
    dale

    Dale dale se do te vi dhe une
    pritme moj pritme
    pritme pritme se s'te ndahem kurre


    (ndoshta ka strofa te tjera po mua kaq me kujtohen. Kete kenge e kendonim shume , madje edhe gjate kohes kur lyenim shtepine dhe ishim me ato kapelet prej gazete ne koke...)
    What goes around---comes around

  2. #42
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    15-04-2003
    Vendndodhja
    Ne Kete Univers
    Postime
    147
    Thoja Bilbil thoja

    As je themi njeze
    te na behen dyze,
    Dy sise vasha e dhia

    Refreni

    Zene e holle e ka bilbili
    qe na kendon prille,
    prille me gjithe maje
    ne nje dege trendafili
    kendon Qyqja dhe Bilbili
    thoja bilbil thoja me te lumte goja

    as je themi dyze
    te na behen treze
    dy sise vasha e dhia,
    tre kembe pirostia
    zene e holle.......
    ...........................
    .....................Vazhdon refreni si me siper
    nqs mundesh Riza vazhdoje se per momentin nuk me kujtohen dhe aq mire vargjet!??

  3. #43
    E dua letërsinë Maska e riza2008
    Anëtarësuar
    17-05-2008
    Postime
    3,105

    Më kërkon krua më krua.....

    Më kërkon krua më krua
    Më kërkon hije më hije
    Qyqja se ç’më gjeti mua
    Me një djal’ sytë shkëndije

    Refreni:
    Ti them hajde trëmbem shumë
    Ti them ik ngelem pa gjumë
    Ti them nënës un’ e dua
    Nuk më lë të dal në krua

    Më del rrugës djali gjorë
    Më jep shënjë e më fal mollë
    Më thot mos më lodh kaq shumë
    Se pastaj do të lodh unë



    Un ç’far kam që bëj kaq naze
    Zemra më thot djalin qase
    Kur zemra ka rënur brënda
    Ç’dreqin ka babaj dhe nëna



    Po më foli dhe njëherë
    Do ti them për ty kam lerë
    Nga sikleti digjet zemra
    Merrëm djal’ e futëm brënda

  4. #44
    E dua letërsinë Maska e riza2008
    Anëtarësuar
    17-05-2008
    Postime
    3,105

    Sa mall që të sjell kurbeti...

    Ku nuk vajta ku nuk shkova
    Kë nuk pash kë nuk takova
    Kush s’më puthi s’mu afrua
    Kush s’më tha biro të dua.


    Refreni :Sa mall që të sjell kurbeti
    Sa plagë hap në dhe të huaj
    Dhe po të jetosh si mbreti
    Shum’ gjëra të kan munguar.

    Sa fjal’të ëmbla më thanë
    Sa mikpritës anë e mbanë
    Çfar nuk bën më mbanin pranë
    Mish e bakllava më dhanë.

    Sa të mirë e sa të zotët
    Mallëngjyer fshinin lotët
    Pyesnin për gur e rrënjë
    Për një zog ,për një dëllënjë.

    Kur më thane biro mire erdhe
    Me respekt e përkëdhelje
    Vetia mu duk pjes e tyre
    Syt s’ua hiqja prej fytyre.

    Kurrë se kam për ta harruar
    Atë mall në dhe të huaj
    Kujt si thash e ku nuk shkrova
    Në këngë dasme i këndova.

  5. #45
    E dua letërsinë Maska e riza2008
    Anëtarësuar
    17-05-2008
    Postime
    3,105

    Nuk besoj.....

    Jo s’besoj ti kem harruar
    Ato buz’ me arom bliri
    Natën më dalin në gjumë
    Rrebelohem ndaj të gdhiri.

    Përpëlitem si i marrë
    Në kujtimet e rinis’
    Shum’ gjëra i kam harruar
    Vetëm ti nuk më bezdis.

    U bën vite të larguar
    Shum’ pak dim’ për njëri tjetrin
    T’i se di që un’ kam humbur
    Nëpër rrugët e qytetit..

    Po të kthehesh në vëndlindje
    Ndoshta mëndia do të shkojë
    Që dikur në zemrën tënde
    Zemra ime fort kumboi.

  6. #46
    E dua letërsinë Maska e riza2008
    Anëtarësuar
    17-05-2008
    Postime
    3,105

    U plaka

    U plaka s’më bëjnë këmbët
    Të ngjitem në Kristofuar
    Ti shikoj malet me radhë
    Dhe ti mbaj mbi këto duar.


    Refreni :

    U plaka i dëshpëruar
    Nga malli i pa plotsuar
    Më ngeli kënga në buzë
    Dhe loti mu bë tërkuzë.



    U plaka më lane sytë
    S’i shikoj dot bukuritë
    Ato që prekia për ditë
    Më rritën si perënditë.



    U plaka më treti malli
    Për një arë,për një gur zalli
    Të ishja ai i pari
    Të qeshia si ditë behari.



    Thinjat që kanë dal’ tek floku
    Më lodhën me psherëtima
    S’ka ku rritet borziloku
    Nëpër kova nëpër krina.



    Kush s’e kupton pleqërinë
    Shpejt në hall ka për të rënë
    Do ti duket dita natë
    Nata s’do ti ketë kurr’hënë.

  7. #47
    E dua letërsinë Maska e riza2008
    Anëtarësuar
    17-05-2008
    Postime
    3,105

    Urrite moj vajze u rrite.....

    U rrite moj vajzë u rrite
    U bëre për tu martuar
    Mos harro mikun e vjetër
    Që të pret i përmalluar.


    Ref : U shkriva si rrëshir’ pishe
    S’të gjëja, s’dija ku ishje
    Më humbe o vesë e tretur
    Më duket sikur kam vdekur.


    Të prita tek kthes’ e rrugës
    Ashtu siç më kishje thënë
    Më plasi cipa e buzës
    Më ngeli puthja pa dhënë.


    Ç’mu desh që të shkrojta letër
    Mu prishën planet të tëra.
    Letra shkoj në një dor tjetër
    Çpiku gjëra të pa thëna.


    Ç’far ti bëj un’ xhelozisë
    Që tërbojë gjith’ dynianë
    Un’ jam rob’ i dashurisë
    Më beso, o ndryshe vramë.

  8. #48
    E dua letërsinë Maska e riza2008
    Anëtarësuar
    17-05-2008
    Postime
    3,105

    Këndoje këngën Malëshovite....

    Ti e di .

    Ti e di që unë të dua
    Unë e di që ti s’më do
    Kjo gjë s’më trëmb vetëm mua
    Veç me gojë mos thuaj jo.

    Ref. Heshtja le të mbretërojë
    Zemrat le të digjen flak’
    Kush nga ne do të gabojë
    Do ta kuptoj që s’ka fat.

    Ti i njef nazet e mia
    Unë e di ç’far tipi je
    Shum’ shpejt do kaloj’ mërzia
    Veç të lutem mos bëj be.


    Do mundohem sa më shumë
    Në ç’do çast do të rri pranë
    Them do ndreqet dhe kjo punë
    Se s’të dua un’ për famë.

  9. #49
    i/e regjistruar Maska e pranvera bica
    Anëtarësuar
    23-03-2009
    Vendndodhja
    Atje ku ka serenata.
    Postime
    5,874
    Postimet në Bllog
    1
    Citim Postuar më parë nga riza2008 Lexo Postimin
    Ti e di .

    Ti e di që unë të dua
    Unë e di që ti s’më do
    Kjo gjë s’më trëmb vetëm mua
    Veç me gojë mos thuaj jo.

    Ref. Heshtja le të mbretërojë
    Zemrat le të digjen flak’
    Kush nga ne do të gabojë
    Do ta kuptoj që s’ka fat.

    Ti i njef nazet e mia
    Unë e di ç’far tipi je
    Shum’ shpejt do kaloj’ mërzia
    Veç të lutem mos bëj be.


    Do mundohem sa më shumë
    Në ç’do çast do të rri pranë
    Them do ndreqet dhe kjo punë
    Se s’të dua un’ për famë.



    Po te dua se te kam xhan ,
    Leri nazet moj aman.
    Ketu prane hajde ti
    Gjithe jeten tet' mbaj ne gji!


    Me pelqeu kjo poezi!Urime Riza2008!

  10. #50
    i/e regjistruar Maska e gjirfabe
    Anëtarësuar
    23-06-2004
    Vendndodhja
    Boston, MA
    Postime
    576
    Kam pershtypjen se e kesaj krahine eshte dhe nje kenge e vjeter qe midis te tjerave permban dhe keto vargje:

    Kur me shkoje neper varre,
    Te vdekurit se çi ngjalle,
    Te gjallet i vdiqe fare.

    Varjante te kesaj kenge jane sjelle ne festivalin e Gjirokastres dhe nga grupet e Skraparit dhe Leskovikut ne mos gabohem.

    Z. Riza,

    Perfitoj nga rasti tju urroj suksese ne nismen shume te mire qe keni mare.

    Gjirfabe

    Boston

  11. #51
    E dua letërsinë Maska e riza2008
    Anëtarësuar
    17-05-2008
    Postime
    3,105

    Për: Këndoje këngën Malshovite

    Majë Qesinekut
    (Këngë labe nga vëllimi poetik : "Këndoje këngën Malëshovite")

    Majë Qesinekut

    1-
    Majë Qesinekut,
    Ku të fryn veriu,
    Si plumbi dyfekut,
    Shkoja unë i ziu.

    2-
    Shkoja unë i ziu,
    Dimër edhe verë,
    Po tani që shkova,
    S'pashë njeri në derë.

    3-
    S'pashë njeri në derë,
    S'pashë njeri në krua,
    Siç shihja nga herë,
    Vajzat faqe ftua.

    4-
    Vajzat faqe ftua,
    Mbi gurë hidhnin valle
    Dhe loznin me mua,
    Si dele manare.

    5-
    Si dele manare,
    Si thëllëza bregu,
    Si mushka xanxare,
    Më dilnin tek shtegu.

    6-
    Më dilnin tek shtegu,
    Më dilnin tek pllaja
    Dhe kur digjte zhegu,
    S'pyeste sevdaja.

    7-
    Majë Qesinekut,
    Ku rriten sorkadhet
    Dhe hëna e mekur,
    Gajasej na vallet.

  12. #52
    E dua letërsinë Maska e riza2008
    Anëtarësuar
    17-05-2008
    Postime
    3,105

    Për: Këndoje këngën Malshovite

    Lule mali Malëshovite

    (Këngë labe nga vëllimi poetik : "Këndoje këngën Malëshovite")

    Lule mali Malëshovite

    1-
    Lule mali malshovite,
    Lule mali përmbi Çukë,
    Trëndelinë sa shpejtë u rrite,
    Malshovite emri çupë.

    Refreni :

    Lule ti më bën të lumtur,
    Lule botën e kam pranë,
    Je e bukur si një flutur,
    Përmbi buzë ta ndjej sevdanë.

    2-
    Lule shkëmbi pa vaditur,
    Zbukurove ato anë,
    Të rrëmbeva pa u rritur,
    Borzilok të desha pranë.

    3-
    Lule xanë e paparunë,
    Rritur në gërxhe në lugje,
    Nga e hëna në të shtunë,
    Të pres ty moj buzë burbuqe.

    4-
    Lule mbushur me aromë,
    Manushaqe tej në Mbrete,
    Trëndafil të kam në dhomë,
    Se të rrita veç përvete.

    5-
    Lule mali Malëshovite,
    Borzilok të mbaj në gji,
    Si një mal shtatin e rrite,
    Çmënde Zot dhe Perëndi.

Faqja 3 prej 3 FillimFillim 123

Tema të Ngjashme

  1. ju lutem me ndihmoni ta gjeje kengen e rifat berishes
    Nga Riona në forumin Ndihmoni njëri-tjetrin
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 19-04-2009, 15:02
  2. Të mos këndojë më hoxha në xhami se na prishi qetësinë publike
    Nga Letersia 76 në forumin Agnosticizëm dhe ateizëm
    Përgjigje: 108
    Postimi i Fundit: 26-12-2008, 12:52
  3. Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 07-01-2006, 10:21
  4. Nexhmije Pagarusha
    Nga Harudi në forumin Elita kombëtare
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 05-08-2005, 10:07

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •