Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 4
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Nice_Boy
    Anëtarësuar
    25-01-2004
    Vendndodhja
    Larg vendlindjes i pa shpi..
    Postime
    4,220

    Shokët e kësaj kohe (Enveri është i gjallë)

    Olso Mukja

    Dikur kishim të gjitha të mirat e kësaj bote. E vetmja çka mungonte ishin të “mirat” që përpiqeshin të na i infiltronin armiqtë kapitalist, vetëm ato mungonin. Vërtetë herë pas herë kapitalistët përpiqeshin të na pengonin por ne me mençuri e mbrojtëm Shqipërinë me tela e me gjemba e ta siguruam mirë. Kishim dhe televizor. Bile në Qytetin Stalin kishte nja katër a pesë televizor, i vidhnim sinjalet televizive të të prapambeturve të perëndimit. Në RAI ne shikonim gjithë jetën e mjerë që po bënte perëndimi. Sa keq po i shtypte perëndimi qytetarët e tij. Sa mirë po i trajtonim ne. Edhe kur vetë qytetarët nuk ishin të mirë ne nuk përtonim e falas i mësonim në Burrel. Më pas hapëm edhe ca klasë tjera në Spaç.

    Ka qenë shumë mirë. Shqiptarët nuk kishin nevojë as për bukë. Ishte nëna Parti që dinte saktësisht çfarë kishte nevojë populli. Populli kishte nevojë për parulla të shpirtit, populli kishte nevojë të mësonte për ngadhënjimin e komunizmit anembanë botës liridashëse. E madhja nënë Parti na ushqente me lajmet që flisnin për fitoret e vëllezërve tanë vietnamez kundër agresorëve të ashpër amerikan, këtyre agresorëve që donin të prishnin të gjitha të mirat që kishte sjell komunizmi i Leninit tonë.

    Eh .....! Sa kohëra të mira ishin. Ah Enveri ynë sikur të na rroje tërë jetën.

    Por sot jam shumë i gëzuar. Isha ca ditë në Kosovë. Thash më vete Enveri ynë vërtetë është ndarë nga ne fizikisht. Por jo, ai rron me ne. Veprat e tij nuk ikin dot sa të shpërndahen kot. Enveri jeton. Enveri akoma sundon. I madh është Enveri. Ai është i gjallë.

    Sot, Enveri është gjallë atje, ai po thith ajrin. Ani çka se ai nuk e donte asnjëherë Kosovën. Ajo i bënte veç probleme, ishte veçse një çerdhe ballistësh të mërzitshëm. Por kjo i takon të kaluarës. Enveri në Kosovë tani ka shokët e tij. Eh ... sa burgun e kishin hëngër për të. Goja vetëm Enverin ua zinte.

    A i dini ju shokët tanë? Ata sot drejtojnë atje denjësisht dhe asnjëherë duke devijuar nga rruga e Enverit tonë. Me po të njëjtat të mira. Shokët me përpikëri zbatojnë edhe Kushtetutën e vendit ngase ata e respektojnë këtë vend. E duan si nënën Parti që na mësoi si jetohet e si punohet. Si nënën Parti që na mësoi si të sillemi me mikun e si me armikun. Armikun duhet shkatërruar. Armik është çdonjëri nga ata revizionistë borgjez e reaksionarë që nuk e duan nënën tonë. Armik është çdonjëri qe nuk vrapon pas nënës Parti.

    Sot çdokund po lulëzon. Anembanë vendit Gjykatat e popullit funksionojnë për merak. Le të duket ndonjë reaksionar diku, ia tregojmë ne vendin. Askush se prishën dot rendin. Rendi e qetësia mbahen aq mirë sa të gjithë pa dallime ndjejnë frymën e lirisë, përfshirë të gjitha shtresat e popullit punonjës ani pse nuk punojnë gjysma. Punon nëna Parti për ta. Hajnat, kjo pjesë e dobishme e ndërtimit të imazhit të partisë sonë, mund të vjedhin lirshëm. Po pra, si dikur kooperativistët tanë të zellshëm që nxjerrin frutat e punës së popullit, edhe ata sot nuk e harrojnë frytin e punës së këtij populli. E po të njëjtit popull të cilin nëna Parti e do me po aq dashuri.

    Kush nuk beson, le ta dali njëherë të sillet rreth e rrotull Kosovës. Do ta sheh që shokët e Enverit po e lulëzojnë vendin. Të gjitha të mirat sa që as për bukë nuk ka nevojë. Kush ka nevojë për bukë e jo këto të mira që i sjell nëna Parti, le të shkojë tek ata reaksionarët në Perëndim. Le të shporret së nëna Parti nuk e lë dot vendin pa e pastruar njëherë e mirë nga teri i reaksionarëve e ta kthejë ndriçimin. Të bëhemi edhe një herë fanar ndriçimi i botës. E jo si bota kapitaliste që po zhytet në korrupsion. Në Kosovë jo që nuk ka korrupsion por edhe e kanë harruar këtë fjalë.

    Kësaj radhe shokët tanë nuk hapin një shkollë sikur ne atëherë në Burrel. Ata po shkojnë përtej kësaj. Tani e gjithë Kosova është një shkollë e madhe. Një Burrel i madh ku të gjithë që kanë nevojë mund të mësojnë. Ka hapësira edhe për larje, jo vetëm për larje parash por edhe të vet trurit. Ka edhe shokë që merren me informimin. Ata kujdesen që populli vazhdimisht të lexojë e të mësojë. Të lexojë gjithçka ama jo edhe gjëra të gabuara.

    E madhe është liria, e madhe si nëna Parti dhe gjiri i saj. Ah ... sikur sivjet të ngadhënjejë nëna Parti edhe këndej tek ne e të na çlirojë nga NATO, e të këndojmë për Enverin tonë nga një qosh në tjetrin e pastaj populli të na rrojë gjithë jetën.
    Më gënjeu pasuria, jeta vrap më iku shpejt dhe u thinja u dergja u plaka në dhe të huaj do të vdes..

  2. #2
    Anti Zombizem SigPunizem Maska e Duaje Siveten
    Anëtarësuar
    09-09-2007
    Postime
    3,698
    Gazeta Kritika, 21. 04. 2009

    Argita, si Nexhmija, po drejton shtetin
    nga Vëzhguesi

    Në një intervistë të para disa javëve për gazetën gjermane "Frankfurter Allgemeine Zeitung", Berisha tha se, "Nexhmija ishte mentori i Enverit në 15 vjetët e fundit të jetës. Ajo kishte pushtetin e vërtetë..."

    Nëse paragrafin e mësipërm do ta përpunonim në këtë formë: "Argita është mentori i Berishës në 5 vitet e fundit. Ajo ka pushtetin e vërtetë...", padyshim nuk do të egzagjeronim aspak. Të gjithë tashmë e dinë, dhe është publikisht e njohur, se Argita është autorja e konfigurimit të qeverisë Berisha, me emrime ministrash e zv/ministrash..., deri tek (së fundi) emërimi "i majmë" i drejtorit të pergjithshëm të doganave.

    Ndryshimi mes Nexhmijes dhe Argitës qëndron në faktin, se e para luftonte për pushtet, ndërsa e dyta lufton për para. Në fakt, historia e marrëdhënieve të biznesit mes Berishës e Argitës zë fill më herët. Besoj çdo kush e mban mend formularin e deklarimit të pasurisë së Berishës, menjëherë pas marrjes së pushtetit më 2005, ku thuhej se ai i kishte dhënë para borxh vajzës së tij Argitës... Por pa kaluar as gjashtë muaj nga ajo deklaratë, Argita deklaroi se ajo ishte milionere me dollarë, dhe paratë i kishte fituar gjatë punës në Kosovë, një vit më parë. Megjithëse deklarimi i saj përgënjeshtronte hapur formularin e deklarimit të pasurisë së Berishës, asnjë institucion zyrtar s'e vuri ujin në zjarr për këtë parregullsi ekstreme, përkundrazi, Argita doli si triumfatore (atëherë) në emsionin televiziv të kllounit të qeverisë, Blendi Fefvziu.

    Interesant është fakti se ky rol informal i femrës në shtetin shqiptarë, është disi i vjetër tashmë, dhe përmbën një traditë në historinë politike të Shqipërisë. Nëse do t'i referohemi së shkuarës, konstatojmë se kjo traditë zë fill që nga koha e Mbretit Zog, kur motrat e tij (Myzejeni, Ruhija e Maxhidia) bënin, në fakt, ligjin në mbretërinë shqiptare.

    Gjatë kohës së komunizmit, ashtu siç thotë Berisha, Nexhmija sundoi për një kohë të gjatë, para dhe pas vdekjes së Enverit.

    Ndërsa në kohën tonë, të gjithëve besoj u kujtohet roli i fuqishëm i Xhoanës gjatë sundimit të Nanos.

    Por megjithatë, kjo që po ndodh me "fenomenin Argita" është ndoshta rasti më i paprecedent në bote. Ajo jo vetëm që ka fuqi "hyjnore" mbi Berishën, duke e komanduar atë (si Nexhmija - Enverin e sëmurë dhe Ramizin patetik) të bëjë emërime qeveritare nga më ekstravagentet, por ndryshe nga Nexhmija, Myzejeni, Ruhija, Maxhidia dhe Xhoana, - Argita ka blerë (ne këto katër vjet) gjysmën e territorit të vendit, me paratë e taksapaguesve shqiptarë, që rrjedhin në mënyrë korruptive nga arka e shtetit... Dhe këtë ajo po e ben aq qetësisht e normalisht, sikur "deti është bërë kos", dhe sikur të gjithë ne të tjerët jemi idiotë e s'kuptojmë asgje...

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e drenicaku
    Anëtarësuar
    06-05-2003
    Postime
    3,263
    Citim Postuar më parë nga Duaje Siveten Lexo Postimin

    Qka e pate negjmin ti?

  4. #4
    Anti Zombizem SigPunizem Maska e Duaje Siveten
    Anëtarësuar
    09-09-2007
    Postime
    3,698
    Citim Postuar më parë nga drenicaku Lexo Postimin
    Qka e pate negjmin ti?
    qfar po thue, bre zombi drenice?

    kishim nje regjim monisto-punist, tani kemi nje regjim monster-salist ...

Tema të Ngjashme

  1. Masakra e Tivarit-1945
    Nga Sabriu në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 38
    Postimi i Fundit: 13-04-2013, 17:15
  2. Reagim ndaj shkrimit te djeshem te Mustafa Nanos ne gazeten Shqip!
    Nga DYDRINAS në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 28
    Postimi i Fundit: 08-04-2009, 22:34
  3. Drejtuesi i ZMK: Si e ushqen Edi Rama mafien e ndërtimit
    Nga bnik në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 35
    Postimi i Fundit: 08-04-2009, 08:26
  4. Bibla dhe TERRORIZMI...
    Nga i fundit në forumin Toleranca fetare
    Përgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 07-09-2006, 17:21
  5. Kujtime nga koha e ppsh-se
    Nga Brari në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 44
    Postimi i Fundit: 22-02-2003, 07:58

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •