Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 20
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Selami2006
    Anëtarësuar
    28-12-2005
    Vendndodhja
    Te ?
    Postime
    367

    Kosova “titiste” dhe kosova “ahtisariane” – ngjajshmëri apo paradoks!?

    Adnan Abrashi

    Nëse, që nga viti 1912 (pushtimi sllav i tokave shqiptare), e deri më ditët e sotme, me një vëmendje paraorientuese, e vështrojmë historinë e popullit shqiptar në përgjithësi, e posaçërisht atë të Kosovës në veçanti, nga aty mund ta japim një konkludim në vija të trasha dhe të përgjithësuar se, si të nxitësve dhe përkrahësve indirekt të shteteve tjera nga anash, ashtu edhe atyre që drejtpërdrejt na mbanin në sundim, të gjitha qëllimet dhe politikat e tyre, si të haptë, ashtu edhe konspirative gjeostrategjike, kanë qenë kryekëput të orientuara në realizimin e pengimit të bashkimit tonë si popull, në një tërësi unike administrative-politike territoriale.

    Shkurt e trup: me çdo kusht është tentuar dhe sot e kësaj dite vazhdimisht tentohet që shqiptarëve, kurrsesi të mos ju lejohet përmbushja e realizimit të aspiratave tona të natyrshme kombëtare: që të jetojmë të gjithë së bashku në një shtet të vetëm - Shqipëri.

    Me qëllim të pamundësimit të këtij synimi, po t’i vështrojmë me kujdes të gjitha ato politika që aplikoheshin si ndëshkime kolektive ndaj nesh në këtë drejtim, figurativisht ato mund t’i klasifikojmë, si: strategji të tipit të“nxehtë”, të “ftohtë” dhe të kombinuar “nxehtë-ftohtë” të veprimit.

    Pak histori si përkujtim

    Nëse në këtë histori të shkurt të parashtruar në vazhdim, më konkretisht do të përqendrohemi në pas periodën e Luftës së Dytë Botërore dhe kohës së formimit të shteteve të reja socialiste në Ballkan, atëbotë Kosova dhe shumë territore tjera të banuara me popullsi të pastër etnike shqiptare, u aneksuan me dhunë dhe ju ndanë padrejtësisht disa republikave të asaj fantom federate të re të porsaformuar socialiste shumëkombëshe të quajtur Jugosllavi.

    Në këto vite të kujtesës së tmerrshme të pasluftës “antifashiste nacional çlirimtare” nën Jugosllavi, neve si popull që me pushkë në dorë dhe gjakun e derdhur të shumë dëshmorëve për liri e luftuam fashizmin dhe i çliruam vetë trojet tona, nga “antifashistë” serbo-sllav na u imponua me dhunë Konferenca e Prizrenit (1945), në të cilën, kinse me “dëshirë dhe vullnet të lirë”, ne, njëzëri u shprehëm që t’i bashkohemi RPF të Jugosllavisë (së atëhershme), gjegjësisht të jemi krahinë autonome në përbërje të njësisë federale të Republikës Popullore të Serbisë. Se, në çfarë rrethana është mbajtur ky tubim dhe me çfarë pasoja aty kaluan nacionalistët atdhetar shqiptar që refuzuan të pajtohen me këtë vendim, dihet?!!

    Pas këtij qëllimi të realizuar sipas planit serbo-çetnik, në shtetin e porsakrijuar shumëkombësh federativ të Jugosllavisë së re socialiste, filloi menjëherë me të madhe të aplikohet ndaj shqiptarëve politika e “nxehtë” e dhunës dhe terrorit shtetëror, e cila në prapavijë kishte si qëllim të realizoj planin më të errët konspirative të hegjemonizmit serb: në emër të spastrimit etnik, shpërnguljen sa më të madhe të shqiptarëve jashtë tokave të tyre etnike.

    Kur Tito-ja pa se këso metoda të trysnisë së “nxehtë” ndaj pakicave kombëtare, e veçanërisht ndaj shqiptarëve, nuk dhanë rezultate të pritura, por ato, përkundrazi në aspektin e mosrespektimit të drejtave të njeriut, edhe më tepër para botës e komprometonin këtë shtet shumëkombësh federativ, më vitin 1966, në “Plenumin e Brioneve” ai me mjeshtri e eliminon nga arena politike ministrin e atëhershëm famëkeq serb të punëve të brendshme, Aleksandar Rakoviqin, duke e akuzuar atë si “fajtor kryesor” dhe përgjegjës të drejtpërdrejtë për këtë gjendje të rëndë të pakicave kombëtare, e posaçërisht të shqiptarëve. Që nga kjo kohë, dikur politika e “nxehtë” e Jugosllavisë ndaj shqiptarëve, gradualisht filloi të zëvendësohet me atë më të “ftohtë”.

    Që nga Plenumi i Brioneve (1966) e gjer tek ardhja e Millosheviqit në pushtet (1989), këtë etapë të ish Jugosllavisë, do ta quaja si periodë të vërtetë të Jugosllavisë “titiste”.

    Atëbotë, posaçërisht pas vitit 1974, shqiptarëve të krahinës së Kosovës ju mundësua realizimi i një autonomi me një pavarësia më të madhe administrative-juridike dhe politike. E në fakt, edhe pse formalisht tashti Kosova si krahinë me më shumë autonomi politike, ajo tërthorazi juridikisht dhe faktikisht ende ishte nën përbërjen dhe ndikimin e Serbisë.

    Në këtë periodë, shqiptarët si popullsi shumicë që jetonin në të ashtuquajturën KSA të Kosovës, gradualisht filluan t’i realizojnë disa të drejta të veta politike dhe ekonomike, si: drejta e mbajtjes së flamurit kombëtar, universiteti, themelimi i Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës, medie të pavarura, filloj të ndërtohet infrastruktura e prapambetur dhe të lulëzoj ekonomia etj.. Pra, ishte koha e aplikimit të asaj politike që ne figurativisht më sipër e quajtëm si trysni “e ftohtë” ndaj shqiptarëve.

    Në këto rrethana të krijuara, për ne si shqiptar u fitua përshtypja se çdo gjë ishte në rregull dhe ideale, andaj si autoritet i fuqishëm në pushtet, gradualisht filloj të sforcohet elita politike vendore, e cila në ruajtjen dhe kultivimin të kësaj ideologjie “titiste” mes popullit, u tregua si pararoja fanatike më besnike.

    Vërtet në at kohë, për shumë kë dukej se çdo gjë ishte mirë! Pas një frike dhe dhune afatgjate kolektive të ushtruar ndaj nesh në të kaluarën, të etshëm të gjithë për një relaksim politik, deshëm sot të pranojnë apo jo, shumica nga ne shqiptarët, sinqerisht e përqafuam këtë sistem dhe ideologji.

    Por, edhe pse në këtë shoqëri “të re” në dukje çdo gjë ishte “OK”, në anën tjetër, nga po kjo elitë politike vendore dhe po ky regjim komunist, me të madhe burgoseshin dhe persekutoheshin në mënyrë më drakoniane dhjeta dhe qindra shqiptar .
    Pra, zbatohej ajo politikë që ne më sipër figurativisht e quajtëm si trysni e veprimit të kombinuar “ftohtë-nxehtë” ndaj shqiptarëve.

    Akuzat ndaj tyre ishin të ndryshme: në fillim etiketoheshin si, “enverista”, pastaj, “nacionalista”, “separatista dhe iredentista shqiptar ”, më vonë, si “terrorista shqiptar”, dhe në fund vetëm “terrorista”, sepse tanimë nënkuptohej se fjala është për shqiptarët.
    Kush, në të vërtetë, ishin këta “enverista”, “nacionalista”, “irredentista dhe separatista”, shqiptar që asokohe mbushnin burgjet e RSFJ, e cila konsiderohej si shtet më human dhe më demokratik të atij blloku socialist në botë?

    Ata ishin atdhetarët tanë më të devotshëm, bijtë dhe bijat më të zgjedhura të popullit tonë që veten e konsideronin si shqiptar dhe pasardhës të një civilizim më të lashtë dhe më të përparuar ILIR në botë, ishin ata që kurrsesi nuk pranonin të jenë jugo-sllav (sllavë të jugut), dhe dëshironin të jetonin, sikurse edhe popujt tjerë, në një shtet të përbashkët natyral të quajtur Shqipëri...

    Për t’iu bindur këtij konstatimi, mjafton si shembull, vetëm pyetni një të burgosur më të thjesht politik të asaj kohe se, cili ishte ideali themelor i sakrifikimit të tij shumëvjeçar nëpër burgjet jugosllave? Nga ai, përgjigja patjetër do të jetë: Realizimin i bashkimit të të gjitha trojeve të copëtuara etnike shqiptare në një shtet të vetëm SHQIPËRI.

    Dhe...sikur po shihet, çdo gjë mund të ishim dhe të bënim si shqiptar në atë kohë, por kurrsesi ta kërkojmë haptas të drejtën tonë të pacenueshme si popull për vetëvendosje deri në shkëputje dhe bashkimin me shtetin amë.

    KSA e Kosovës “titiste” dhe Kosova e sotme “ahtisariane”

    Në vazhdim për kuriozitet, do t’i parashtroj disa hamendësime në mua të paralelizmave si ngjashmëri të mundshme në mes të KSA e Kosovës “titiste” (deri në periodën milosheviani-1989) dhe Kosova si shtet “ahtisariane” sot. Kuptohet, me këtë rast, kurrsesi nuk insistoj që të gjithë lexuesit të pajtohen plotësisht me mua në këtë drejtim.

    1. Në shtetin e pavarur “ahtisarian” të Republikës së Kosovës, ne sot si shqiptar i gëzojmë të gjitha të drejtat politike, dhe, ngjashëm ato ju garantohen edhe pakicave tjera kombëtare. A nuk ishte kështu edhe në KSA të Kosovës “titiste”?

    2. Në shtetin e pavarur “ahtisarian” të Republikës së Kosovës, sot e kemi kushtetutën, i kemi institucionet tona , flamurin shtetëror dhe të drejtën e përdorimit paralel të flamurit kombëtar! A nuk ishte ngjashëm kështu edhe në KSA të Kosovës “titiste”?

    3. Në shtetin e pavarur “ahtisarian” të Republikës së Kosovës, jemi si bashkësi multietnike. A nuk e kishim vëllazërim -bashkimin si të ngjashëm edhe në kohën KSA të Kosovës “titiste”?

    4. Në shtetin e pavarur “ahtisarian” të Republikës së Kosovës, sot në pushtet i kemi njerëzit që me pushkë në dorë luftuan për çlirimin e Kosovës dhe bashkimin e saj shtetit amë Shqipërisë, a nuk ishte ngjashëm partizanët në KSA të Kosovës “titiste” që me pushkë në dorë e luftuan fashizmin dhe në Konferencën e Bujanit u deklaruan për drejtën e popullit shqiptar për vetëvendosje dhe mundësinë e bashkimit me shtetin amë Shqipërisë? Si ata partizan dikur, ashtu edhe këta sot, me të ardhur në pushtet, ngjashëm një synim të tillë, ia pamundësojnë popullit të vetë.

    5. Në shtetin e pavarur “ahtisarian” të Kosovës Republikë, sot në pushtet e kemi klanin e Drenicës-Llapit, a nuk ishte kështu ngjashëm në edhe në KSA të Kosovës “titiste”, kur në pushtet sundonte elita e klanit gjakovar?

    6. Në shtetin e pavarur “ahtisarian” të Kosovës Republikë, ne sot 28 Nëntorin, ditën e flamurit, nuk e kemi me ligj si festë shtetërore. A nuk ishte kështu edhe në KSA të Kosovës ”titiste”?

    7. Në shtetin e pavarur “ahtisarian” të Kosovës, ne sot si prioritet dhe obligim e kemi aplikimin pa kusht të programin qeveritar të kthimit të serbëve të shpërngulur nga Kosova, a nuk kishim një program të tillë në formë të kthimit të qëndrueshëm të serbëve dhe malazezëve në Kosovë, edhe në kohën e KSA të Kosovës “titiste”?

    8. Në shtetin e pavarur “ahtisarian” të Kosovës, ne sot e kemi elitën politike servile vendore që me konsekuenc e zbaton në praktikë këtë planë! A nuk e kishim kësi elite të ngjashme politike vendore edhe në kohën e KSA të Kosovës “titiste”?

    9. Në shtetin e pavarur “ahtisarian” të Kosovës Republikë, si mbikëqyrje përmbi kok, sot e kemi EULEX-sin dhe bashkësinë ndërkombëtar. A nuk kishim diçka të ngjashme si mbikëqyrje nga Federata dhe republikat tjera të Jugosllavisë (posaçërisht të Serbisë) edhe në KSA të Kosovës “titiste”?

    10. Në shtetin e pavarur të Kosovës “ahtisariane”, si institucionin në cilësinë e mbrojtjes civile dhe katastrofave natyrale, ne sot e kemi FSK-në. A nuk kishim diçka të ngjashme, si: Mbrojtjes civile dhe territoriale, edhe në kohën e KSA të Kosovës “titiste”?

    11. Në kohën e KSA të Kosovës “titiste”, burgjet ishin përplot me shqiptar, sot janë përplot me ish pjesëtarë të UÇK-së dhe ndonjëherë edhe me aktivist të lëvizjes “Vetëvendosje”, të cilët haptas kërkojnë, shkruajnë dhe brohorisin në rrugë: “jo negociata me Serbinë”, “vetëvendosje”, “jemi një” (shqiptarët të bashkuar), etj.

    Janë edhe disa jongjashmëri si paradokse që kurrsesi nuk mund të përputhen në mes të këtyre do kohërave: atëherë kishim rrymë 24 orë pa ndërprerë, sot situatën energjetike n e kemi katastrofave; atëherë i kishim fabrikat tona që punonin dhe një ekonomi të fuqishme, sot asnjë uzinë nuk e kemi funksionale dhe ekonomia e Kosovës është në kolaps; atëherë kishim mundësinë e sigurimit social, pensional dhe invalidor, sot nuk i kemi këto; të gjitha kishat ortodokse serbe, atëherë ishin nën kompetencat e organeve tona krahinore të Kosovës dhe nuk i ruante askush me polic, të shpallura si zona të veçanta të mbrojtura, tash më nuk janë nën kontrollin tonë dhe kudo afër tyre mund të hasësh nga 4-5 policë roje; atëherë nuk kishim enklavat njënacionale, sot i kemi me bollëk...

    Sikur po vërehet nga këto krahasime të çuditshme, si në kohën e pavarësisë “ahtisariane” të Kosovës shtet sot, ashtu edhe të asaj “titiste” dikur, shqiptarët mund të lypin gjithçka dhe të kenë çdo gjë, por kurrsesi dhe në asnjë mënyrë nuk guxon të kërkojnë të drejtën e tyre të garantuar edhe me dokumente dhe karta ndërkombëtare, sikurse është e drejta për vetëvendosje dhe mundësia e bashkimit me Shqipërinë?!

    Një kërkesë të tillë popullore, sot në Kosovën “ahtisariane” e ke ta ndaluar edhe me Kushtetutë??!

  2. #2
    i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i! Maska e biligoa
    Anëtarësuar
    16-08-2007
    Postime
    3,216
    Ahii sa analizë e qelluar Z. Adnan Abrashi
    Shikuar krahasimet në nëntitullin KSA e Kosovës “titiste” dhe Kosova e sotme “ahtisariane”, kështu po i bjen se ne tashti e kemi, siç edhe vetë Drashkoviqi dikur thoshte: autonominë e zgjeruar.
    Shkrim i mirë edhe pse përvlues pa marëparasysh ju pelqen politikaneve apo jo, E verteta eshte e vertete. Dikurë spijune e sot bashkëveprimtarë e bashkëpuntor të ARMIKUT = unimikut.
    Nese eshte e bere me dashuri, asgje nuk eshte mekat.

  3. #3
    me 40 hajdutë Maska e alibaba
    Anëtarësuar
    12-12-2005
    Vendndodhja
    Ne shpellen e pirateve
    Postime
    5,671
    4. Në shtetin e pavarur “ahtisarian” të Republikës së Kosovës, sot në pushtet i kemi njerëzit që me pushkë në dorë luftuan për çlirimin e Kosovës dhe bashkimin e saj shtetit amë Shqipërisë, a nuk ishte ngjashëm partizanët në KSA të Kosovës “titiste” që me pushkë në dorë e luftuan fashizmin dhe në Konferencën e Bujanit u deklaruan për drejtën e popullit shqiptar për vetëvendosje dhe mundësinë e bashkimit me shtetin amë Shqipërisë? Si ata partizan dikur, ashtu edhe këta sot, me të ardhur në pushtet, ngjashëm një synim të tillë, ia pamundësojnë popullit të vetë.
    Dhe përveç partizanëve atëherë kishte dhe ballistë që luftuan për bashkim kombëtar por që u shtypën, ashtu sikur sot po shtypen ata që luftuan me pushkë në dorë për bashkim kombëtar.

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e beni33
    Anëtarësuar
    27-04-2008
    Postime
    4,230
    shum tem e qelluqar mua kosova e diteve te sotme ma kujton kohen famkeqe te ish yugosllavis fashiste as gje nuk figuron shqiptare shqiptaret e derdhen gjakun per kosove \ kurse pakicat i fituan te gjitha te derejtat e tyre ne kurriz te shqiptarve edhe diqka ne nje sontazh te ber ne beograd para ca dite ku pyetshin qytetaret serb a do te donit te keni ndonje kontkt me shqiptar 80% e tyre ishin kunder kontsaktit me shqiptar kurse do debila ne kosove e shohin te arsyeshm miqesin me serb

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Kurr shkiet nuk do te knaqen me te drejtat qe ua jap kushtetuta e Republikes se Kosoves
    per shum koh do te vajtoin keshtu si ky me ate postimin me lart
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  6. #6
    me 40 hajdutë Maska e alibaba
    Anëtarësuar
    12-12-2005
    Vendndodhja
    Ne shpellen e pirateve
    Postime
    5,671
    Miu është një kafshë e ndyrë, shkon ti të marrësh miell, dhe e sheh miun aty, pastaj largohesh tek frigoriferi të marrësh një ëmbëlsirë, e sheh miun aty, pastaj kthehesh të marrësh ca drunj për zjarr, e sheh miun aty.

    Miu edhe është i mërzitshëm, edhe e sheh në çdo moment. Këtu në Forumin shqiptar kemi një mi të madh që ka ardhur nga Krahina e Llapit.

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e Selami2006
    Anëtarësuar
    28-12-2005
    Vendndodhja
    Te ?
    Postime
    367
    Citim Postuar më parë nga Llapi Lexo Postimin

    Llap keto jane sene qe shifen tupani (daulla) rreh per ata qe kan vesh.

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Citim Postuar më parë nga alibaba Lexo Postimin
    Miu është një kafshë e ndyrë, shkon ti të marrësh miell, dhe e sheh miun aty, pastaj largohesh tek frigoriferi të marrësh një ëmbëlsirë, e sheh miun aty, pastaj kthehesh të marrësh ca drunj për zjarr, e sheh miun aty.

    Miu edhe është i mërzitshëm, edhe e sheh në çdo moment. Këtu në Forumin shqiptar kemi një mi të madh që ka ardhur nga Krahina e Llapit.
    Une shum mire e kam cek qe shkiet kurr nuk do te prajn se vajtuari
    dhe normal do te shajn e ofendoin
    sepse nuk jan te knaqur me Shtetin e Kosoves
    qe tani quhet Republika e Kosoves
    e ju jugo-shipecat me pasaport serbe kerceni edhe ma shum se shkiet haaaaaa
    e urreni Republiken e Kosoves e urreni kushtetuten e Republikes se Kosoves
    i Urreni Çlirimtaret
    normal me urreni edhe mua si ishe pjestar i UÇK-se
    per fat te mire ini pakic
    si ne Republiken e Kosoves si ne ket forum.
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  9. #9
    me 40 hajdutë Maska e alibaba
    Anëtarësuar
    12-12-2005
    Vendndodhja
    Ne shpellen e pirateve
    Postime
    5,671
    e ju jugo-shipecat me pasaport serbe kerceni edhe ma shum se shkiet haaaaaa
    Po ti serb je vetë oj qelbësirë. A e din sa afër e ki Mërdarin? Prej aty kanë ardhë shkijet në shpi tane të kanë ngjizur ty në barkun nanës tande, dhe dole ti si kopil i serbëve në mesin e shqiptarëve.

    Çfarë idiotësie? Si ka mundësi të gënjesh deri në këtë pikë? Po e përdor emrin e UÇK-së për interesa politike. Phu farë e keqe.

  10. #10

    Kur nji ndytesir pro-serb si ti me shan dhe e
    kritikone punen time per mua kjo
    eshte nje mirenjohje e larte.
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  11. #11
    me 40 hajdutë Maska e alibaba
    Anëtarësuar
    12-12-2005
    Vendndodhja
    Ne shpellen e pirateve
    Postime
    5,671
    Kur nji ndytesir pro-serb si ti me shan dhe e
    kritikone punen time per mua kjo
    eshte nje mirenjohje e larte.
    Për besë e kam ditë që je lopë, por jo qikaq shumë. Lopë e madhe kishe pas qenë, sa nuk ja vlen as me të mjelë.

    Po ku qëllove bre veç ti shqiptar e patriot? Krejt tjert kokan proserb? Krejt ata që të kundërshtojnë qenkan proserb?

    Komplimente: Shumë shizofren je.

  12. #12

  13. #13
    Pasioni për shkencën Maska e KILI MERTURI
    Anëtarësuar
    23-01-2008
    Vendndodhja
    evropë
    Postime
    1,838
    Më pëlqeu kjo puna e miut!

    Ani le që duken gjithkund minjët, dihet duke gryer e duke bë dëme, po edhe bëhen të menqur.

    z.Abrashi , si edhe shumë analiza të tjera , e sheh situatën ashu si është , me një vështrim real.

    Minjët , nuk shofin shumë , ata shkojn pas erës së djathit të prisht!

    Të gjith ata që kan kaluar në komb kosovarë, që përdorin flamurin me yje (ia përkujton jugo-titizmin) dhe ngiten në këmb kur ndëgjohet një muzik pa tekst e pa shije, nuk janë gjë tjetër vetëm mbeturina jugosllave në Kosovë.

    Duhet të gjejm një kurth, ose të përdorim ndonjë helm kundër minjëve, se po bëjn dëme, kta minjë hileqarë.

    Kili

    SHQIPËRIA ETNIKE ËSHTË GJAKU IM QË NUK FALET!
    Në dreq të mallkuar të gjithë antishqiptarët dhe tradhtarët e kombit!

  14. #14
    me 40 hajdutë Maska e alibaba
    Anëtarësuar
    12-12-2005
    Vendndodhja
    Ne shpellen e pirateve
    Postime
    5,671
    Duhet të gjejm një kurth, ose të përdorim ndonjë helm kundër minjëve, se po bëjn dëme, kta minjë hileqarë.
    Ua lshojmë helmin në kokrra të kuqe se knaqen tuj hangër.

  15. #15
    i/e regjistruar Maska e busavata
    Anëtarësuar
    22-10-2008
    Vendndodhja
    Gjilan
    Postime
    4,023
    dallimi asht te flamuri
    edhe tek mjekimi (ndihmat mjeksore te poullates se varfer )
    Ndryshuar për herë të fundit nga busavata : 16-04-2009 më 20:38

  16. #16
    i/e regjistruar Maska e busavata
    Anëtarësuar
    22-10-2008
    Vendndodhja
    Gjilan
    Postime
    4,023
    Citim Postuar më parë nga Selami2006 Lexo Postimin
    Kosova “titiste” dhe kosova “ahtisariane” – ngjajshmëri apo paradoks!?

    Adnan Abrashi

    Nëse, që nga viti 1912 (pushtimi sllav i tokave shqiptare), e deri më ditët e sotme, me një vëmendje paraorientuese, e vështrojmë historinë e popullit shqiptar në përgjithësi, e posaçërisht atë të Kosovës në veçanti, nga aty mund ta japim një konkludim në vija të trasha dhe të përgjithësuar se, si të nxitësve dhe përkrahësve indirekt të shteteve tjera nga anash, ashtu edhe atyre që drejtpërdrejt na mbanin në sundim, të gjitha qëllimet dhe politikat e tyre, si të haptë, ashtu edhe konspirative gjeostrategjike, kanë qenë kryekëput të orientuara në realizimin e pengimit të bashkimit tonë si popull, në një tërësi unike administrative-politike territoriale.

    Shkurt e trup: me çdo kusht është tentuar dhe sot e kësaj dite vazhdimisht tentohet që shqiptarëve, kurrsesi të mos ju lejohet përmbushja e realizimit të aspiratave tona të natyrshme kombëtare: që të jetojmë të gjithë së bashku në një shtet të vetëm - Shqipëri.

    Me qëllim të pamundësimit të këtij synimi, po t’i vështrojmë me kujdes të gjitha ato politika që aplikoheshin si ndëshkime kolektive ndaj nesh në këtë drejtim, figurativisht ato mund t’i klasifikojmë, si: strategji të tipit të“nxehtë”, të “ftohtë” dhe të kombinuar “nxehtë-ftohtë” të veprimit.

    Pak histori si përkujtim

    Nëse në këtë histori të shkurt të parashtruar në vazhdim, më konkretisht do të përqendrohemi në pas periodën e Luftës së Dytë Botërore dhe kohës së formimit të shteteve të reja socialiste në Ballkan, atëbotë Kosova dhe shumë territore tjera të banuara me popullsi të pastër etnike shqiptare, u aneksuan me dhunë dhe ju ndanë padrejtësisht disa republikave të asaj fantom federate të re të porsaformuar socialiste shumëkombëshe të quajtur Jugosllavi.

    Në këto vite të kujtesës së tmerrshme të pasluftës “antifashiste nacional çlirimtare” nën Jugosllavi, neve si popull që me pushkë në dorë dhe gjakun e derdhur të shumë dëshmorëve për liri e luftuam fashizmin dhe i çliruam vetë trojet tona, nga “antifashistë” serbo-sllav na u imponua me dhunë Konferenca e Prizrenit (1945), në të cilën, kinse me “dëshirë dhe vullnet të lirë”, ne, njëzëri u shprehëm që t’i bashkohemi RPF të Jugosllavisë (së atëhershme), gjegjësisht të jemi krahinë autonome në përbërje të njësisë federale të Republikës Popullore të Serbisë. Se, në çfarë rrethana është mbajtur ky tubim dhe me çfarë pasoja aty kaluan nacionalistët atdhetar shqiptar që refuzuan të pajtohen me këtë vendim, dihet?!!

    Pas këtij qëllimi të realizuar sipas planit serbo-çetnik, në shtetin e porsakrijuar shumëkombësh federativ të Jugosllavisë së re socialiste, filloi menjëherë me të madhe të aplikohet ndaj shqiptarëve politika e “nxehtë” e dhunës dhe terrorit shtetëror, e cila në prapavijë kishte si qëllim të realizoj planin më të errët konspirative të hegjemonizmit serb: në emër të spastrimit etnik, shpërnguljen sa më të madhe të shqiptarëve jashtë tokave të tyre etnike.

    Kur Tito-ja pa se këso metoda të trysnisë së “nxehtë” ndaj pakicave kombëtare, e veçanërisht ndaj shqiptarëve, nuk dhanë rezultate të pritura, por ato, përkundrazi në aspektin e mosrespektimit të drejtave të njeriut, edhe më tepër para botës e komprometonin këtë shtet shumëkombësh federativ, më vitin 1966, në “Plenumin e Brioneve” ai me mjeshtri e eliminon nga arena politike ministrin e atëhershëm famëkeq serb të punëve të brendshme, Aleksandar Rakoviqin, duke e akuzuar atë si “fajtor kryesor” dhe përgjegjës të drejtpërdrejtë për këtë gjendje të rëndë të pakicave kombëtare, e posaçërisht të shqiptarëve. Që nga kjo kohë, dikur politika e “nxehtë” e Jugosllavisë ndaj shqiptarëve, gradualisht filloi të zëvendësohet me atë më të “ftohtë”.

    Që nga Plenumi i Brioneve (1966) e gjer tek ardhja e Millosheviqit në pushtet (1989), këtë etapë të ish Jugosllavisë, do ta quaja si periodë të vërtetë të Jugosllavisë “titiste”.

    Atëbotë, posaçërisht pas vitit 1974, shqiptarëve të krahinës së Kosovës ju mundësua realizimi i një autonomi me një pavarësia më të madhe administrative-juridike dhe politike. E në fakt, edhe pse formalisht tashti Kosova si krahinë me më shumë autonomi politike, ajo tërthorazi juridikisht dhe faktikisht ende ishte nën përbërjen dhe ndikimin e Serbisë.

    Në këtë periodë, shqiptarët si popullsi shumicë që jetonin në të ashtuquajturën KSA të Kosovës, gradualisht filluan t’i realizojnë disa të drejta të veta politike dhe ekonomike, si: drejta e mbajtjes së flamurit kombëtar, universiteti, themelimi i Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës, medie të pavarura, filloj të ndërtohet infrastruktura e prapambetur dhe të lulëzoj ekonomia etj.. Pra, ishte koha e aplikimit të asaj politike që ne figurativisht më sipër e quajtëm si trysni “e ftohtë” ndaj shqiptarëve.

    Në këto rrethana të krijuara, për ne si shqiptar u fitua përshtypja se çdo gjë ishte në rregull dhe ideale, andaj si autoritet i fuqishëm në pushtet, gradualisht filloj të sforcohet elita politike vendore, e cila në ruajtjen dhe kultivimin të kësaj ideologjie “titiste” mes popullit, u tregua si pararoja fanatike më besnike.

    Vërtet në at kohë, për shumë kë dukej se çdo gjë ishte mirë! Pas një frike dhe dhune afatgjate kolektive të ushtruar ndaj nesh në të kaluarën, të etshëm të gjithë për një relaksim politik, deshëm sot të pranojnë apo jo, shumica nga ne shqiptarët, sinqerisht e përqafuam këtë sistem dhe ideologji.

    Por, edhe pse në këtë shoqëri “të re” në dukje çdo gjë ishte “OK”, në anën tjetër, nga po kjo elitë politike vendore dhe po ky regjim komunist, me të madhe burgoseshin dhe persekutoheshin në mënyrë më drakoniane dhjeta dhe qindra shqiptar .
    Pra, zbatohej ajo politikë që ne më sipër figurativisht e quajtëm si trysni e veprimit të kombinuar “ftohtë-nxehtë” ndaj shqiptarëve.

    Akuzat ndaj tyre ishin të ndryshme: në fillim etiketoheshin si, “enverista”, pastaj, “nacionalista”, “separatista dhe iredentista shqiptar ”, më vonë, si “terrorista shqiptar”, dhe në fund vetëm “terrorista”, sepse tanimë nënkuptohej se fjala është për shqiptarët.
    Kush, në të vërtetë, ishin këta “enverista”, “nacionalista”, “irredentista dhe separatista”, shqiptar që asokohe mbushnin burgjet e RSFJ, e cila konsiderohej si shtet më human dhe më demokratik të atij blloku socialist në botë?

    Ata ishin atdhetarët tanë më të devotshëm, bijtë dhe bijat më të zgjedhura të popullit tonë që veten e konsideronin si shqiptar dhe pasardhës të një civilizim më të lashtë dhe më të përparuar ILIR në botë, ishin ata që kurrsesi nuk pranonin të jenë jugo-sllav (sllavë të jugut), dhe dëshironin të jetonin, sikurse edhe popujt tjerë, në një shtet të përbashkët natyral të quajtur Shqipëri...

    Për t’iu bindur këtij konstatimi, mjafton si shembull, vetëm pyetni një të burgosur më të thjesht politik të asaj kohe se, cili ishte ideali themelor i sakrifikimit të tij shumëvjeçar nëpër burgjet jugosllave? Nga ai, përgjigja patjetër do të jetë: Realizimin i bashkimit të të gjitha trojeve të copëtuara etnike shqiptare në një shtet të vetëm SHQIPËRI.

    Dhe...sikur po shihet, çdo gjë mund të ishim dhe të bënim si shqiptar në atë kohë, por kurrsesi ta kërkojmë haptas të drejtën tonë të pacenueshme si popull për vetëvendosje deri në shkëputje dhe bashkimin me shtetin amë.

    KSA e Kosovës “titiste” dhe Kosova e sotme “ahtisariane”

    Në vazhdim për kuriozitet, do t’i parashtroj disa hamendësime në mua të paralelizmave si ngjashmëri të mundshme në mes të KSA e Kosovës “titiste” (deri në periodën milosheviani-1989) dhe Kosova si shtet “ahtisariane” sot. Kuptohet, me këtë rast, kurrsesi nuk insistoj që të gjithë lexuesit të pajtohen plotësisht me mua në këtë drejtim.

    1. Në shtetin e pavarur “ahtisarian” të Republikës së Kosovës, ne sot si shqiptar i gëzojmë të gjitha të drejtat politike, dhe, ngjashëm ato ju garantohen edhe pakicave tjera kombëtare. A nuk ishte kështu edhe në KSA të Kosovës “titiste”?

    2. Në shtetin e pavarur “ahtisarian” të Republikës së Kosovës, sot e kemi kushtetutën, i kemi institucionet tona , flamurin shtetëror dhe të drejtën e përdorimit paralel të flamurit kombëtar! A nuk ishte ngjashëm kështu edhe në KSA të Kosovës “titiste”?

    3. Në shtetin e pavarur “ahtisarian” të Republikës së Kosovës, jemi si bashkësi multietnike. A nuk e kishim vëllazërim -bashkimin si të ngjashëm edhe në kohën KSA të Kosovës “titiste”?

    4. Në shtetin e pavarur “ahtisarian” të Republikës së Kosovës, sot në pushtet i kemi njerëzit që me pushkë në dorë luftuan për çlirimin e Kosovës dhe bashkimin e saj shtetit amë Shqipërisë, a nuk ishte ngjashëm partizanët në KSA të Kosovës “titiste” që me pushkë në dorë e luftuan fashizmin dhe në Konferencën e Bujanit u deklaruan për drejtën e popullit shqiptar për vetëvendosje dhe mundësinë e bashkimit me shtetin amë Shqipërisë? Si ata partizan dikur, ashtu edhe këta sot, me të ardhur në pushtet, ngjashëm një synim të tillë, ia pamundësojnë popullit të vetë.

    5. Në shtetin e pavarur “ahtisarian” të Kosovës Republikë, sot në pushtet e kemi klanin e Drenicës-Llapit, a nuk ishte kështu ngjashëm në edhe në KSA të Kosovës “titiste”, kur në pushtet sundonte elita e klanit gjakovar?

    6. Në shtetin e pavarur “ahtisarian” të Kosovës Republikë, ne sot 28 Nëntorin, ditën e flamurit, nuk e kemi me ligj si festë shtetërore. A nuk ishte kështu edhe në KSA të Kosovës ”titiste”?

    7. Në shtetin e pavarur “ahtisarian” të Kosovës, ne sot si prioritet dhe obligim e kemi aplikimin pa kusht të programin qeveritar të kthimit të serbëve të shpërngulur nga Kosova, a nuk kishim një program të tillë në formë të kthimit të qëndrueshëm të serbëve dhe malazezëve në Kosovë, edhe në kohën e KSA të Kosovës “titiste”?

    8. Në shtetin e pavarur “ahtisarian” të Kosovës, ne sot e kemi elitën politike servile vendore që me konsekuenc e zbaton në praktikë këtë planë! A nuk e kishim kësi elite të ngjashme politike vendore edhe në kohën e KSA të Kosovës “titiste”?

    9. Në shtetin e pavarur “ahtisarian” të Kosovës Republikë, si mbikëqyrje përmbi kok, sot e kemi EULEX-sin dhe bashkësinë ndërkombëtar. A nuk kishim diçka të ngjashme si mbikëqyrje nga Federata dhe republikat tjera të Jugosllavisë (posaçërisht të Serbisë) edhe në KSA të Kosovës “titiste”?

    10. Në shtetin e pavarur të Kosovës “ahtisariane”, si institucionin në cilësinë e mbrojtjes civile dhe katastrofave natyrale, ne sot e kemi FSK-në. A nuk kishim diçka të ngjashme, si: Mbrojtjes civile dhe territoriale, edhe në kohën e KSA të Kosovës “titiste”?

    11. Në kohën e KSA të Kosovës “titiste”, burgjet ishin përplot me shqiptar, sot janë përplot me ish pjesëtarë të UÇK-së dhe ndonjëherë edhe me aktivist të lëvizjes “Vetëvendosje”, të cilët haptas kërkojnë, shkruajnë dhe brohorisin në rrugë: “jo negociata me Serbinë”, “vetëvendosje”, “jemi një” (shqiptarët të bashkuar), etj.

    Janë edhe disa jongjashmëri si paradokse që kurrsesi nuk mund të përputhen në mes të këtyre do kohërave: atëherë kishim rrymë 24 orë pa ndërprerë, sot situatën energjetike n e kemi katastrofave; atëherë i kishim fabrikat tona që punonin dhe një ekonomi të fuqishme, sot asnjë uzinë nuk e kemi funksionale dhe ekonomia e Kosovës është në kolaps; atëherë kishim mundësinë e sigurimit social, pensional dhe invalidor, sot nuk i kemi këto; të gjitha kishat ortodokse serbe, atëherë ishin nën kompetencat e organeve tona krahinore të Kosovës dhe nuk i ruante askush me polic, të shpallura si zona të veçanta të mbrojtura, tash më nuk janë nën kontrollin tonë dhe kudo afër tyre mund të hasësh nga 4-5 policë roje; atëherë nuk kishim enklavat njënacionale, sot i kemi me bollëk...

    Sikur po vërehet nga këto krahasime të çuditshme, si në kohën e pavarësisë “ahtisariane” të Kosovës shtet sot, ashtu edhe të asaj “titiste” dikur, shqiptarët mund të lypin gjithçka dhe të kenë çdo gjë, por kurrsesi dhe në asnjë mënyrë nuk guxon të kërkojnë të drejtën e tyre të garantuar edhe me dokumente dhe karta ndërkombëtare, sikurse është e drejta për vetëvendosje dhe mundësia e bashkimit me Shqipërinë?!

    Një kërkesë të tillë popullore, sot në Kosovën “ahtisariane” e ke ta ndaluar edhe me Kushtetutë??!

    a e ke fjalen per popull apo vetem po shruan vetem qe te postoj diçka
    - populli po kerkon vede pune e jo fjal boshe

  17. #17
    i/e regjistruar Maska e busavata
    Anëtarësuar
    22-10-2008
    Vendndodhja
    Gjilan
    Postime
    4,023
    Citim Postuar më parë nga Llapi Lexo Postimin
    Une shum mire e kam cek qe shkiet kurr nuk do te prajn se vajtuari
    dhe normal do te shajn e ofendoin
    sepse nuk jan te knaqur me Shtetin e Kosoves
    qe tani quhet Republika e Kosoves
    e ju jugo-shipecat me pasaport serbe kerceni edhe ma shum se shkiet haaaaaa
    e urreni Republiken e Kosoves e urreni kushtetuten e Republikes se Kosoves
    i Urreni Çlirimtaret
    normal me urreni edhe mua si ishe pjestar i UÇK-se
    per fat te mire ini pakic
    si ne Republiken e Kosoves si ne ket forum.
    askush nuk po e urren qeverin e Kosoves
    por edhe qeverija duhet qe te gjej zgjidhje per popullaten e varfer e cila (fatkeqsisht ) dita dites PO SHKON DUKE U RRITUR

  18. #18
    i/e regjistruar Maska e Dorontina
    Anëtarësuar
    22-09-2006
    Vendndodhja
    "In your dreams making you happy"Nese e ke humb dashurin e ke humb aryen e jetes, nese ende se ke gjet ke arsye te jetojsh "
    Postime
    3,488
    Citim Postuar më parë nga alibaba Lexo Postimin
    Miu është një kafshë e ndyrë, shkon ti të marrësh miell, dhe e sheh miun aty, pastaj largohesh tek frigoriferi të marrësh një ëmbëlsirë, e sheh miun aty, pastaj kthehesh të marrësh ca drunj për zjarr, e sheh miun aty.

    Miu edhe është i mërzitshëm, edhe e sheh në çdo moment. Këtu në Forumin shqiptar kemi një mi të madh që ka ardhur nga Krahina e Llapit.
    ..................
    "Msyja Henes po smujte me u ndal ne Hene,mbi yje ateron gjitsesi" ....

  19. #19
    i/e regjistruar Maska e Dorontina
    Anëtarësuar
    22-09-2006
    Vendndodhja
    "In your dreams making you happy"Nese e ke humb dashurin e ke humb aryen e jetes, nese ende se ke gjet ke arsye te jetojsh "
    Postime
    3,488
    Nuk me mbetet hatri ne Titon ....se ishte i huaj ...
    tash kosovaret u tregun me te ....
    siq jemi i kemi punet................
    "Msyja Henes po smujte me u ndal ne Hene,mbi yje ateron gjitsesi" ....

  20. #20
    i/e regjistruar Maska e Selami2006
    Anëtarësuar
    28-12-2005
    Vendndodhja
    Te ?
    Postime
    367
    Citim Postuar më parë nga busavata Lexo Postimin
    a e ke fjalen per popull apo vetem po shruan vetem qe te postoj diçka
    - populli po kerkon vede pune e jo fjal boshe
    Shoki lexoje postimin se per qka behet fjal , pastaj bene pytjen

Tema të Ngjashme

  1. Dardani apo Kosovë
    Nga Statovci në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 167
    Postimi i Fundit: 15-06-2018, 11:31
  2. Kombin shqiptar 7 milionësh në Ballkan e kanë mbuluar retë e zeza
    Nga Davius në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 29
    Postimi i Fundit: 01-08-2010, 13:18
  3. Kosova: unjust politics
    Nga bqato në forumin Problemet ndërkombëtare
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 06-10-2006, 08:07
  4. Platform For The Resolution Of The Albanian National Question
    Nga saimiri-uk në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 06-02-2003, 15:52

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •