Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 2
  1. #1
    ThE WoRlD Is MiNe Maska e AjSi
    Anëtarësuar
    05-04-2009
    Vendndodhja
    AlBaNia
    Postime
    372

    Vrau dhe varrosi në fshehtësi të ëmën

    Vrau dhe varrosi në fshehtësi të ëmën


    Policia e Shkodrës ka arrestuar një të ri 19 vjeçar që dyshohet për vrasjen e të ëmës.

    Drejtoria e Policisë së Shkodrës ka arritur të zbardhë një ngjarje, e cila ka ndodhur rreth 20 ditë më parë dhe është mbajtur e fshehtë nga familjarët. Një krim brenda familjes ka bërë që të shkojë në pranga 19-vjeçari Ylber Tahiri.

    "Në orët e drekës së të dielës është bërë ekzekutimi i urdhrit të Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për ndalimin e 19-vjeçarit Ylber Tahiri, lindur dhe banues në fshatin Vallas të komunës Ana e Malit rrethi Shkodër, i dyshuar si autor i vrasjes së ndodhur më datë 22.03.2009, ku është vrarë me armë zjarri nëna e tij Lumnije Tahiri, krim i ndodhur në fshatin Vallas", - pohojnë burime të policisë.

    Mësohet se viktima Lumnije Tahiri është varrosur nga familjarët pa njoftuar në lidhje me shkaqet e vdekjes, duke fshehur në këtë mënyrë krimin e kryer dhe duke e paraqitur si vdekje natyrale. Familjarët kanë kryer të gjitha ceremonitë mortore duke mbajtur të fshehur një sekret të madh.

    Pas informacioneve në rrugë operative, policia filloi hetimin për vrasjen e cila u pohua fillimisht si aksidentale. Sipas versionit të familjarëve, gjatë pastrimit të armës (automatik model-56), 19-vjeçari vrau aksidentalisht të ëmën.

    Ngjarja aksidentale e mbajtur fshehur, u zbulua nga policia e prokuroria, duke sjellë dhe arrestimin e të birit të viktimës. Dje pas shoqërimit 19-vjeçari ka dhënë shpjegime para policisë, duke këmbëngulur në vrasjen aksidentale. Materialet në ngarkim të Ylber Tahirit i kanë kaluar Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për ndjekje të mëtejshme për veprat penale të "vrasjes me dashje" e "mbajtjes pa leje të armëve të zjarrit".
    I DiD NoT AsK 2 B AlBaNiAn , I JuSt GoT LuCkY
    AlBaGiRl

  2. #2
    back to origin Maska e ☆Angie☆
    Anëtarësuar
    02-11-2007
    Vendndodhja
    Skyline
    Postime
    2,559
    Eshte perhapur psikopatia ne mase. Beni kujdes kur ecni rruges, vini kokore, ka rrezik kontaminimi te trurit.
    Elegance is an attitude.

Tema të Ngjashme

  1. Përdorimi i Internetit në fshehtësi
    Nga dardajan në forumin Rrjeti kompjuterik
    Përgjigje: 17
    Postimi i Fundit: 03-03-2008, 20:54
  2. Cfare eshte Triniteti??
    Nga SuNRiSeR në forumin Toleranca fetare
    Përgjigje: 63
    Postimi i Fundit: 22-01-2004, 12:35
  3. Triniteti
    Nga i krishteri në forumin Komuniteti protestant
    Përgjigje: 10
    Postimi i Fundit: 15-02-2003, 13:18
  4. Koha dhe njerëzimi
    Nga iliria e para në forumin Agnosticizëm dhe ateizëm
    Përgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 11-12-2002, 15:48

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •