Close
Faqja 4 prej 6 FillimFillim ... 23456 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 31 deri 40 prej 57
  1. #31
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    20-01-2009
    Postime
    454

    Thirrja Jone

    9. Pakėsimi i Dijetarėve

    Realiteti tregon se bota sot, pėr fat tė keq, ėshtė zbrazur nga dijetarėt qė dikur mbushnin kėtė tokė tė gjerė me diturinė e tyre, dhe qė e pėrhapnin atė nė radhėt e ummetit Islam, e sot mbeten ashtu siē e pėrshkruan edhe poeti ku thotė:

    E kur numėroheshin ishin tė pakėt, e sot janė bėrė mė tė pakėt se tė paktit.35

    Ne shpresojmė nė Allahun e Madhėruar qė Ai tė na bėjė neve prej kėrkuesve tė dijes, tė cilėt me tė vėrtetė ndjekin dijetarėt dhe ecin ndershmėrisht nė rrugėn e tyre.36
    Kjo ėshtė ajo qė ne shpresojmė prej Allahut tė Madhėruar; qė tė na bėjė prej atyre nxėnėsve qė ndjekin atė rrugė pėr tė cilėn Pejgamberi alejhis-selam ka thėnė:
    من سلك طريقا يلتمس به علما سلك الله به طريقا إلى الجنة.
    Kush ndjek rrugė pėr tė kėrkuar dituri, ndjek me tė Allahu njė rrugė pėr (ta futur) nė xhennet.37

    10.Mirėsitė e diturisė dhe pasuesve tė saj

    Ky hadith mė jep mundėsinė tė flas pėr kėtė dije, e cila pėrmendet shpesh nė Kuran, siē ėshtė fjala e tė Lartmadhėruarit:
    قُلْ هَلْ يَسْتَوِي الَّذِينَ يَعْلَمُونَ وَالَّذِينَ لَا يَعْلَمُونَ
    “A janė tė barabart ata qė dinė me ata qė nuk dinė?” . 38
    Dhe pėrsėri fjala e Tij:
    يَرْفَعِ اللَّهُ الَّذِينَ آمَنُوا مِنكُمْ وَالَّذِينَ أُوتُوا الْعِلْمَ دَرَجَاتٍ
    “Allahu i lartėson ata qė besuan prej jush dhe ata qė kanė dije nė grada (tė larta). 39

    Cila ėshtė pra kjo dije, pasuesit dhe zotėruesit e sė cilės Allahu i lavdėron?

    Pėrgjegjja:

    Ashtu siē ka thėnė: Imam Ibėn Kajim El Xhevzijjeh40, nxėnėsi i Shejhul Islam Ibėn Tejmijes: Dija ėshtė ē'farė ka thėnė Allahu, ka thėnė i dėrguari i Tij dhe ajo qė kanė thėnė Sahabėt…

    11.Ē'ėshtė dituria

    Dituria pra; tė definojmė nga fjalėt e lartėpėrmendura dhe nga ajo poezi e rendomtė nga poetėt ngase poezia e dijetarėve41 dallon nga poezia e poetėve!.

    Ky dijetarė dhe poet thotė:

    Dituria ėshtė ē'ka thėnė Allahu nė rendin e parė,

    Ka thėnė i dėrguari i Allahut nė rendin e dytė,

    Kanė thėnė sahabėt nė rendin e tretė.

    Pikėrisht pėr kėtė pikė tė fundit unė do tė flas nė kėtė mbrėmje tė begatshme nė dashtė Allahu.

    Fjalėt e Ibėn Kajimit na kujtojnė njė tė vėrtetė tė rėndėsishme, qė pėr kaq kohė ėshtė mospėrfillur e neglizhuar nga shumica e thirrėsve qė veprojnė sot nė emėr tė thirrjes Islame.

    Cila ėshtė kjo e vėrtetė?

    Dihet mjaft mirė tek tė gjithė kėta thirrės, se Islami bazohet tek libri i Allahut dhe Sunneti i tė dėrguarit tė Allahut –alejhis-selam-, dhe qė kjo ėshtė mėse e vėrtetė, nuk ka pikė dyshimi. Porse ka mangėsira!

    Kjo mangėsi kuptohet edhe nga fjalėt e mėparshme tė Ibėn Kajjimit, kur pėrmendi pas Kuranit dhe Sunnetit edhe Sahabėt: Dija ėshtė ēfarė ka thėnė Allahu, ka thėnė i dėrguari i Tij dhe ajo qė kanė thėnė sahabet…

  2. #32
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    20-01-2009
    Postime
    454

    Thirrja Jone

    12. Metoda e Sahabėve dhe Selefėve

    Sot rrallė dėgjojmė qė ndonjė tė pėrmendė bashkė me Kuranin e Sunnetin edhe Sahabėt.

    Dhe ata, siē e dimė tė gjithė, janė kreu i tė parėve42, pėr pozitėn e lartė tė tė cilėve kanė ardhur hadithe mutevatire me lavdata ndaj tyre si.p.sh thėnja e tė Dėrguarit:"Njerėzit mė tė mirė janė brezi-gjenerata ime"43, e mos thuni si thonė shumica e thirrėsėve " Brezi mė i mirė".!!


    13.Vėrejtėje pėr shprehjen e Hadithit

    Shprehja " Brezi mė i mirė"44, nuk ka bazė nė Sunnet.
    Baza e tij ėshtė nė dy koleksionet e vėrteta e edhe nė koleksione tjera dhe shprehja e vėrtet e kėtij hadithi ėshtė:
    خير الناس قرني ، ثم الذين يلونهم ، ثم الذين يلونهم
    “Njerėzit mė tė mirė janė brezi im, e mė pas ata qė vijnė pas tyre, e mė pas ata qė vijnė pas tyre“.
    Sahabėt janė kreu i kėtyre tre brezave, pėr tė cilėt ėshtė dėshmuar pėr mirėsi. Imam Ibėn Kajjim El Xhevzijjeh ia ka bashkangjitur sahabėt Kuranit dhe Sunnetit. A ėshtė kjo bashkangjitje qė ai i bėri Kuranit dhe Sunnetit; mendim ixhtihad, apo thjesht njė mendim i gabuar. Kjo sepse ēdo njeri mund tė gabojė?!

    Pėrgjigja pėr kėtė ėshtė; jo. Ky nuk ėshtė njė mendim e as ixhtihad qė mundė tė jetė i gabuar, por ėshtė i mbėshtetur nė librin e Allahut dhe Suunetin e tė dėrguarit tė Allahut –alejhis-selam-.

    Nga Kurani, mund tė pėrmendim fjalėn e Allahut tonė nė librin e Tij Famėlartė, ku thotė:
    وَمَن يُشَاقِقِ الرَّسُولَ مِن بَعْدِ مَا تَبَيَّنَ لَهُ الْهُدَى وَيَتَّبِعْ غَيْرَ سَبِيلِ الْمُؤْمِنِينَ نُوَلِّهِ مَا تَوَلَّى وَنُصْلِهِ جَهَنَّمَ وَسَاءتْ مَصِيرًا
    “E kush i kundėrvihet tė dėrguarit pasiqė i ėshtė bėrė e qartė e vėrteta dhe ndjek rrugė tjetėr nga ajo e besimtarėve, Ne e lėmė nė atė qė ka zgjedhur dhe e fusim nė xhehenem.Sa pėrfundim i keq ėshtė ai”. 45
    وَيَتَّبِعْ غَيْرَ سَبِيلِ الْمُؤْمِنِينَ
    “…dhe ndjek rrugė tjetėr nga ajo e besimtarėve…”46

    Nuk mjaftohet Zoti ynė nė kėtė ajet, -dhe nėse do ta bėnte do tė kishte tė drejtė- duke thėnė: “E kush i kundėrvihet tė dėrguarit pasiqė i ėshtė bėrė e qartė e vėrteta, Ne e lėmė nė atė qė ka zgjedhur…" porse ;tha pėr njė urtėsi47 tė madhe qė ne tani po nisim ta shpjegojmė dhe ta qartėsojmė.
    Ai tha:
    وَيَتَّبِعْ غَيْرَ سَبِيلِ الْمُؤْمِنِينَ
    “…dhe ndjek rrugė tjetėr nga ajo e besimtarėve…”48
    وَمَن يُشَاقِقِ الرَّسُولَ مِن بَعْدِ مَا تَبَيَّنَ لَهُ الْهُدَى وَيَتَّبِعْ غَيْرَ سَبِيلِ الْمُؤْمِنِينَ نُوَلِّهِ مَا تَوَلَّى وَنُصْلِهِ جَهَنَّمَ وَسَاءتْ مَصِيرًا
    “E kush i kundėrvihet tė dėrguarit pasiqė i ėshtė bėrė e qartė e vėrteta dhe ndjek rrugė tjetėr nga ajo e besimtarėve, Ne e lėmė nė atė qė ka zgjedhur dhe e fusim nė xhehenem.Sa pėrfundim i keq ėshtė ai”. 49

    Shpresoj qė ky ajet tė ngulitet nė mendjet dhe zemrat tuaja, e tė mos harrohet pėr asnjė ēast, sepse nė tė ndodhet e vėrteta dhe e drejta ashtu siē ju po e shqiptoni.
    مِّثْلَ مَا أَنَّكُمْ تَنطِقُونَ
    "Ashtu siē ėshtė e vėrtetė qė ju flisni".50

  3. #33
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    20-01-2009
    Postime
    454

    Thirrja Jone

    14. Grupi i shpėtuar

    Kėshtu ju do tė mund tė shpėtoni nga tė devijuarit majtas e djathtas, dhe nuk do tė pėrziheni qoftė edhe sadopak me idetė e mendimet e ndonjėrit prej grupeve tė humbura.

    Pejgamberi alejhis-selam thotė nė njė hadith tė mirėnjohur, dhe po mjaftohem tė pėrmend prej tij atė pjesė qė na intereson kėtu, dhe qė dėshmon pėr ato qė po themi. Thotė:
    ..... وستفترق أمتي على ثلاث وسبعين فرقة كلها في النار إلا واحدة . قالوا : من هي يا رسول الله ؟ قال :هي الجماعة .
    “… do tė pėrēahet ummeti im nė shtatėdhjetė e tri grupe; qė tė gjithė janė nė zjarr, pėrveē njėrit prej tyre. I thanė: Cili ėshtė ai (grup) o i dėrguari i Allahut? Tha: “ai ėshtė xhemati”51.
    Pra, xhemati ėshtė rruga e besimtarėve.

    Hadithi, nėse nuk ėshtė shpallje e drejtpėrsėdrejtė e Allahut nė zemrėn e Pejgamberit, atėherė ėshtė nxjerrė nga ajeti i mėparshėm;
    وَيَتَّبِعْ غَيْرَ سَبِيلِ الْمُؤْمِنِينَ
    “…dhe ndjek rrugė tjetėr nga ajo e besimtarėve…”52

    Nėse pėrfundimi ėshtė i tillė pėr atė qė kundėrshton tė dėrguarin e Allahut dhe ndjek rrugė tjetėr nga ajo e besimtarėve, ai kėrcėnohet me zjarr.

    Atėherė vlen edhe e kundėrta; kush ndjek rrugėn e besimtarėve, atij i ėshtė premtuar xhenneti pa aspak dyshimi.53



    15. Cilėsitė e grupit tė shpėtuar

    E pra, i dėrguari i Allahut nė pėrgjegje tė pyetjes se cili ėshtė grupi i shpėtuar, tha; xhemati, ndėrsa xhemati nuk ėshtė gjė tjetėr veēse: bashkėsia e muslimanėve.

    Njė transmetim tjetėr qė pėrforcon kėtė kuptim, madje ky transmetim shton edhe mė tepėr qartėsinė e shpjegimit, Muhammedi alejhis-selam thotė:
    هي ما أنا عليه وأصحابي.
    "Ėshtė ai qė ndodhet nė rrugėn time dhe tė shokėve tė mi".

    Atėherė “dhe shokėve tė mi” ėshtė rruga e besimtarėve.

    Kur Ibėn Kajjimi tha; dhe (dija ėshtė ēfarė) thonė sahabėt, kėtė nuk e nxorri nga diku tjetėr;veēse nga ajeti i sipėrpėrmendur dhe nga ky hadith.

    Po kėshtu, edhe nga hadithi i mirėnjohur i Irbad ibėn Sarijes, nga i cili po mjaftohem vetėm me atė qė pėrbėn pjesėn dėshmuese, ku Pejgamberi alejhis- selam thotė:
    فعليكم بسنتي و سنة الخلفاء الراشدين المهديين من بعدي.
    “Ju e keni detyrim ta pasoni Sunnetin tim, dhe Sunnetin e halifėve tė drejtė e udhėzues qė vijnė pas meje”.54

    Pra, edhe kėtu kemi tė njėjtėn gjė si nė hadithin dhe ajetin e mėparshėm. Pejgamberi alejhis-selam nuk thotė; ju e keni detyrim Sunnetin tim dhe mjaftė, por ai i shtoi Sunnetit tė tij edhe Sunnetin e halifėve tė drejtė.

  4. #34
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    20-01-2009
    Postime
    454

    Thirrja Jone

    16.Sprovat e Pėrēarjes

    Kjo ėshtė diēka mjaft e rėndėsishme, veēanėrisht nė kėtė kohė nė tė cilėn po pėrplasen opinionet, mendimet dhe medh’hebet e po shtohen partitė e xhematet55 saqė shumė prej tė rinjve muslimanė jetojnė tė pavendosur e nuk dinė se nė cilin xhemat tė shkojnė apo cilin grup tė ndjekin.

    Qė kėtu vjen pėrgjegjja, nė ajetin dhe dy hadithet e pėrmendura; pasoni rrugėn e besimtarėve, apo rrugėn e besimtarėve nė kohėn e sotme?

    Pėrgjegjja ėshtė; jo.

    Bėhet fjalė pėr rrugėn e besimtarėve tė kohės sė parė, kohės sė sahabėve, tė parėve tanė tė mirė.

    Ata meritojnė tė jenė prijėsat tanė tė cilėt duhet t’i ndjekim, dhe askėnd tjetėr nė faqe tė tokės pėrveē tyre.

    Thirrja jonė ngrihet mbi tri shtylla;

    Mbi Kuranin,

    Sunnetin,

    Dhe pasimin e tė parėve tonė tė mirė.

    Kushdo qė pretendon se ndjek Kuranin dhe Sunnetin, por nuk ndjek tė parėt e mirė dhe kėtė e tregon nėpėrmjet veprave e ndoshta e shpreh dhe me gojėn e tij, duke thėnė:" ata janė njerėz sikurse edhe ne jemi njerėz".56

    S’ka dyshim se ky njeri do tė jetė nė rrugė tė shtrembėr e nė humbje.

    Pse?

    Sepse ai nuk i mori parasysh kėto argumente qė iu pėrmendėm mė sipėr.



    17.Rruga e Besimtarėve

    A ndjek ai rrugėn e besimtarėve ?

    Jo.
    A ndjek ai sahabet e Muhamedit alejhis-selam?

    Natyrisht qė jo.

    Kė ka ndjekur atėherė?

    Ka ndjekur mendjen e vet, pėr tė mos thėnė dėshirat dhe tekat e veta.
    Mos vallė mendja e tij ėshtė e pagabueshme?

    Pa dyshim qė jo.
    فَقَدْ ضَلَّ ضَلَالًا مُّبِينًا.
    "Atėherė ai padyshim qė gjendet nė njė humbje tė qartė".57

    Unė kam bindjen se shkaku i mospajtimeve tė shumta tė trashėguara mes fraksioneve tė dikurshme dhe mospajtimeve tė lindura nė ditėt e sotme qėndron tek ēėshtja e pasimit tė tė parėve tanė tė mirė (selefus-salih).

    Shumė pretėndojnė se ndjekin Kuranin dhe Sunnetin.

    E megjithatė shpesh po ndėgjojmė tė rinj tė pavendosur qė tė thonė: “More vėlla, kėta thonė Kurani e Sunneti; edhe ata tė tjerėt thonė Kurani dhe Sunneti. E cili qenka gjykimi ndarės?” U themi: “Ai ėshtė Kurani, Sunneti dhe menhexhi (metodologjia) i tė parėve tonė tė mirė (selefus-salih).”

    Kushdo qė mbėshtetet tek Kurani dhe Sunneti pa u mbėshtetur nė rrugėn e tė parėve tanė tė mirė (selefunas-salih) ai aspak nuk ėshtė mbėshtetur tek Kurani e Sunneti, por ėshtė mbėshtetur tek mendja, pėr tė mos thėnė tek tekat dhe dėshirat e tij personale.
    Unė e kam zakon qė tė jap disa shembuj pėr ta bėrė sa mė tė qartė kėtė ēėshtje, madje kėtė bazė tė rėndėsishme; “dhe nė rrugėn-metodėn e tė parėve tanė tė mirė.

  5. #35
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    20-01-2009
    Postime
    454

    Thirrja Jone

    18. Sunneti pėrballė epsheve

    Na transmetohet nga Faruku58, Umer Ibėn Hattabi-Allahu qoftė i kėnaqur me tė-,i cili thotė: “Nėse ju polemizojnė juve ndjekėsit e tekave e tė bidadit me Kuran, atėherė pėrgjigjjuni atyre me Sunnet. Ngase Kurani pėrmban mundėsinė e kėndvėshtrimeve tė ndryshme”.59
    Pse e tha Umeri kėtė fjalė? Po ju them, pėr kėtė arsye Allahu thotė nė Kuran, duke iu drejtuar Muhammedit alejhis-selam ,Ai thotė:
    وَأَنزَلْنَا إِلَيْكَ الذِّكْرَ لِتُبَيِّنَ لِلنَّاسِ مَا نُزِّلَ إِلَيْهِم.ْ
    “Dhe Ne ta zbritėm ty Kuranin qė t'ua shpjegosh njerėzve atė qė u ėshtė zbritur atyre”.60



    19.Rreziku i tė mjaftuarit vetėm nė kontekstin gjuhėsorė

    A mundet njė musliman arab, i cili mund tė jetė Sibevejhi i kohės sė tij pėr shkak tė njohjes sė gjuhės arabe, tė letėrsisė dhe etikės sė saj, i aftė ta kuptojė Kuranin,pa pasur nevojė pėr udhėzimet e Muhammedit alejhis-selam?
    Pėrgjigja ėshtė jo.

    Nė tė kundėrt fjala e Allahut:
    لِتُبَيِّنَ لِلنَّاسِ مَا نُزِّلَ إِلَيْهِم.ْ
    “Qė t'ua shpjegosh njerėzve atė qė u ėshtė zbritur atyre”61. do tė kishte qenė vetėm njė tallje!

    Hasha! (e papranueshme!) Nė fjalėt e Allahut nuk mund tė ketė tallje! Atėherė kushdo qė mundohet tė kuptojė Kuranin pa udhėrrėfimin e Muhammedit alejhis-selam, veēse ka rrėshqitur nė njė humnerė tė thellė.

    A ka mundėsi ky njeri qė tė kuptojė Kuranin dhe Sunnetin pa pasur nevojė pėr udhėzimin e sahabeve?

    Pėrgjigja ėshtė pėrsėri: jo.

    Kjo,sepse janė ata qė na i pėrcollėn sė pari fjalėt e Kuranit, tė cilin e zbriti Allahu nė zemrėn e Muhammedit,dhe sė dyti na pėrcollėn neve shpjegimin e tij, i cili u pėrmend nė ajetin e mėparshėm, si dhe mėnyrėn se si ai e praktikoi Kuranin.

    Kėtu mė duhet patjetėr tė qėndroj pak. Shpresoj qė ky qėndrim tė jetė i shkurtėr.

  6. #36
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    20-01-2009
    Postime
    454

    Thirrja Jone

    20. Llojet e sqarimit Pejgamberik

    Sqarimi i Muhammedit alejhis-selam ėshtė tri llojesh: nėpėrmjet fjalėve tė tij, veprimeve tė tij dhe aprovimit tė tij.

    Fjalėt e tij, kush janė ata qė na i transmetojnė?

    Pėrgjegjja ėshtė: Sahabėt e tij.

    Veprimet e tij, kush na i transmeton?

    Pėrgjegjia pėrsėri ėshtė: Sahabėt e tij.

    Aprovimin e tij, kush na e transmeton?

    Pėrgjegjia gjithashtu do tė jetė: Sahabėt e tij.

    Pėr kėtė arsye ne nuk mund tė shkėputemi nga kuptimi i Kuranit dhe i Sunnetit duke u mbėshtetur vetėm nė aftėsitė tona gjuhėsore. Kjo nuk do tė thotė se pėr gjuhėn s'kemi nevojė, jo.

    Ne jemi plotėsisht tė bindur se joarabėt, tė cilėt nuk e zotėrojnė gjuhėn arabe kanė rėnė nė gabime tė shumta, e veēanėrisht kanė rėnė nė gabim nė lidhje me kėtė bazė tė rėndėsishme tė fesė, duke mos u kthyer tek selefėt (tė parėt e mirė) pėr tė kuptuar Kuranin dhe Sunnetin.
    Me kėtė nuk nėnkuptoj mosmbėshtetjėn tek gjuha, kjo ėshtė e pamundur, sepse nėse duam tė kuptojmė fjalėt e Sahabėve, patjetėr duhet tė kuptojmė gjuhėn arabe.

    Ashtu siē ėshtė e domosdoshme gjuha pėr njohjėn e Kuranit dhe Sunnetit po e njėjta domosdoshmėri vlen edhe pėr kėtė pikė. Porse ajo qė duam tė shpjegojmė ėshtė se sqarimi i Muhamedit alejhis-selam, i pėrmendur nė ajetin e mėsipėrm, ndahet nė tri lloje: fjalė, veprim dhe aprovim.



    21.Sqarim mbi themelet

    Po japim njė shembull, ose mė tepėr, nėse ėshtė e nevojshme, pėr tė bėrė sa mė tė qartė kėtė lloj ndarjeje, qė ėshtė mjaft reale dhe plotėsisht e drejtė, p.sh. kemi fjalėn e Allahut :
    وَالسَّارِقُ وَالسَّارِقَةُ فَاقْطَعُواْ أَيْدِيَهُمَا
    “Vjedhėsit dhe vjedhėses prejuni duart”.62

    Shikoni tani se si nuk mund tė mbėshtetemi vetėm tek gjuha nė tė komentuarit e Kuranit. Vjedhės, nė pikėpamje gjuhėsore, ėshtė kushdo qė vjedh njė mall nga njė vend i ruajtur, ēfarėdo qoftė ky mall; edhe pa ndonjė vlerė tė veēantė, vezė, pėr shembull, apo ndonjė qindarkė. Ky, nga ana gjuhėsore, quhet vjedhės. Thotė i Lartėsuari:
    وَالسَّارِقُ وَالسَّارِقَةُ فَاقْطَعُواْ أَيْدِيَهُمَا
    “Vjedhėsit dhe vjedhėses prejuani duart”.63



    A i prehet dora ēdo njeriu qė vjedh?

    Pėrgjegjja:

    “jo”.

    Pėrse? Sepse sqaruesi, i cili mori pėrsipėr kėtė shpjegim, i Dėrguari i Allahut na e ka bėrė tė qartė se kush janė ata vjedhės, tė cilėve u pritet dora duke thėnė:
    لا تقطع إلا في ربع دينار فصاعدا
    “Nuk ka prerje (dore) pėrveēse pėr ēerek dinari e sipėr”.64

    Kushdo qė vjedh diēka me vlerė mė tė ulėt sesa ēereku i dinarit, edhe nėse, nga ana gjuhėsore quhet “vjedhės”, nga ana e Sheriatit nuk llogaritet si vjedhės.

    Atėherė nga kėtu arrijmė nė njė pėrfundim shkencor, me tė cilin shumė nga studentėt e dijes janė tė panjoftuar.

  7. #37
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    20-01-2009
    Postime
    454

    Thirrja Jone

    22.Gjuha e trashėguar dhe gjuha legjjislative

    E ky pėrfundim na tregon ne, se nuk kemi tė bėjmė vetėm me gjuhėn arabe tė trashėguar por kemi edhe gjuhėn e Sheriatit (terminologjinė legjislative), e cila na ka ardhur prej Allahut.

    Arabėt qė flisnin gjuhėn nė tė cilėn zbriti Kurani, ishin tė panjohur me kėtė lloj terminologjie.

    Kur thuhet “vjedhės” nga ana gjuhėsore, pėrfshihet ēdo vjedhės, por kur pėrmendet vjedhėsi nga ana ligjore, nuk pėrfshihet ēdo vjedhės, por vetėm ai qė vjedh ēerek dinari e sipėr.
    Pra kėtu kemi njė shembull praktik se si ne s'mund tė jemi tė pavarur nė tė kuptuarit e Kuranit e Sunnetit vetėm duke u mbėshtetur nė njohjen e gjuhės arabe.

    Kjo ėshtė njė mangėsi qė vihet re tek shumė bashkohorė tė sotėm. Kur pėrdorin vetėm aftėsinė e tyre njohėse tė gjuhės arabe nė intėrpretimin e ajeteve Kuranore dhe haditheve tė Muhammedit alejhis-selam, i interpretojnė ato nė mėnyrė tė atillė sa qė nė fund na ofrojnė tefsire-devijante me bidate, tė panjohura mė parė nga muslimanėt.65

    Pėr kėtė arsye duhet tė kuptojmė se thirrja e vėrtetė e Islamit mbėshtetet nė tri shtylla: Kurani, Sunneti dhe rruga e ndjekur nga tė parėt tanė tė mirė.
    وَالسَّارِقُ وَالسَّارِقَةُ
    “Vjedhėsit dhe vjedhėses…”; atėherė nuk mund tė komentohet ky ajet sipas rregullave tė gjuhės sė folur, por sipas gjuhės sė Sheriatit, e cila thotė:“Nuk ka prerje (dore) pėrveēse pėr ēerek dinari e sipėr”.

    Allahu, nė vazhdim tė ajetit tė sipėrpėrmendur, thotė:
    فَاقْطَعُواْ أَيْدِيَهُمَا
    “…prejuani duartė!”

    Cila ėshtė dora sipas gjuhės?

    Sipas gjuhės, dora shtrihet nga shpatulla deri tek majat e gishtėrinjve.

    Nė ē'masė pritet?

    Kėtė gjė e sqaroi i Dėrguari i Allahut nė veprimtarinė e tij.

  8. #38
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    20-01-2009
    Postime
    454

    Thirrja Jone

    23. Sunnetet Vepruese

    Ne nuk kemi ndonjė hadith qė tė na bėjė tė ditur vendin e prerjes sė dorės drejtpėrdrejti nga fjalėt e tij, por kemi njė shpjegim tė mbėshtetur nė vetė praktikėn66 e Muhammedit alejhis-selam.

    Si e njohėm ne kėtė zbatim praktik?

    Prej tė parėve tanė tė mirė, sahabėve tė Muhammedit alejhis-selam.
    Ky, pra, ėshtė lloji i dytė; shpjegimi me anė tė praktikės.

    Ndėrsa lloji i tretė ėshtė aprovimi i Muhammedit alejhis-selam pėr diēka qė as nuk ndalohet e as nuk qortohet prej tij.

    Ky lloj aprovimi nuk ėshtė as fjalė e as vepėr e tij, por ėshtė njė veprim, tė cilin e kryen dikush tjetėr, kurse reagimi i Muhammedit alejhis-selam pėr kėtė konsiston nė tė vėzhguarit dhe tė aprovuarit e tij.

    Kur ai shihte diēka dhe heshte, pra aprovonte, kjo shndėrrohej nė diēka tė aprovuar dhe tė lejuar.
    Ndėrsa kur shihte diēka dhe tėrhiqte vėrejtje ndaj saj, edhe nėse ajo bėhej nga ndonjė prej sahabėve, por vėrtetohet se ai e ka ndaluar, atėherė kjo gjė e ndaluar prej tij ndryshon plotėsisht nga ajo qė ai e aprovonte. Po ju jap njė shembull.



    24. Sunnetet aprovuese:

    Transmetohet nga Abdullah Ibėn Umeri tė ketė thėnė: “Pinim nė kėmbė e hanim nė ecje e sipėr nė kohėn e tė Dėrguarit tė Allahut”67.

    Na tregon Abdullahu nė kėtė hadith pėr dy gjėra: tė pirėt duke qenė nė kėmbė dhe pėr tė ngrėnit duke ecur, si dhe na bėn tė ditur se kjo ndodhte nė kohėn e Muhammedit alejhis-selam.

    Cili, pra, ėshtė vendimi i Sheriatit pėr kėto dy gjėra?

    Nėse zbatojmė fjalėt tona tė mėparshme, le tė mundohemi tė nxjerrim normėn e Sheriatit pėr kėtė gjė, natyrisht duke pasur parasysh pa tjetėr diēka: njohja e fjalėve tė Muhammedit alejhis-selam, praktikės dhe aprovimit tė tij.

    Nėse i kthehemi Sunnetit Sahih (autentik) nė lidhje me ēėshtjen e parė, me tė cilėn sprovohen mjaft muslimanė, pėr tė mos thėnė shumica e tyre, duke kundėrshtuar fjalėt e Muhammedit alejhis-selam e qė ėshtė tė pirėt nė kėmbė.
    Ishin ata tė cilėt kanė pirė nė kėmbė….

    Ishin ata qė kanė mbajtur flori….

    Ishin ata qė kanė veshur mėndafsh….
    Kėto janė disa tė vėrteta, tė cilat nuk mund tė mohohen.

    Mirėpo a i aprovoi ato Muhamedi alejhis-selam?

    Pėrgjigja ėshtė: Aprovoi disa dhe ndaloi disa tė tjera.

    Ajo qė ai e ndaloi u kategorizua tek tė ndaluarat dhe ajo qė ai e aprovoi u klasifikua tek tė lejuarat.

    E ndaloi pirjen nė kėmbė nė mjaft hadithe nė tė cilėt nuk dua tė thellohem pėr tė mos dalė jashtė teme, e para: nga tema qė kam nė programin tim pėr kėtė temė duke lėrė kohė pėr pyetje.

    E dyta:Dhe pėr arsye se kjo ėshtė ēėshtje qė kėrkon njė trajtim tė veēantė, por mė mjafton t'ju pėrmend juve njė hadith sahih, tė cilin e transmeton Imam Muslimi nė Sahihun e tij nga Enes Ibėn Maliku-radijallahu anhu-, tė ketė thėnė: “E ka ndaluar i Dėrguari i Allahut tė pirėt nė kėmbė.”

    Nė transmetim tjetėr thuhet se i Dėrguari i Allahut e ka qortuar tė pirėt nė kėmbė.

  9. #39
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    20-01-2009
    Postime
    454

    Thirrja Jone

    25.Ndalesa e pirjes nė kėmbė

    Atėherė kjo gjė, qė siē mėsojmė nga hadithi i Ibėn Umerit, qė ndodhte nė kohėn e Muhamedit alejhis-selam u ndalua prej tij dhe u shėndėrrua, kėshtu, nė njė ēėshtje tė abroguar pėrmes kėtij ndalimi.
    Kurse pėrsa i pėrket pjesės sė dytė tė hadithit, qė lidhet me tė ngrėnėt nė ecje, nuk na ka ardhur ndonjė ndalim nga ana e Muhammedit alejhis-selam.
    Kėshtu pra, nga ky aprovim pėrfituam njė normė ligjore tė Sheriatit.

    Po mjaftohem me kaq pėr domosdoshmėrinė e mbėshtetjes nė tė kuptuarit e Kuranit e Sunnetit me atė, nė tė cilėn gjendeshin tė parėt tanė tė mirė (selefus- salih).

    Njeriu nuk duhet tė distancohet nė tė kuptuarit e Kuranit e Sunnetit duke u mbėshteturit vetėm nė njohuritė personale tė tij, pėr tė mos thėnė nė injorancėn personale !!-!

    Tani qė u bė e qartė rėndėsia e kėsaj ēėshtjeje se tė komentuarit e tė kuptuarit e Kuranit duhet realizuar vetėm nė pėrputhje me menhexhin (metodologjinė) e tė parėve tanė tė mirė (selefus-salih).Tė pėrmendim disa shembuj.



    26. Grupet e humbura

    Muslimanėt qė nė kohėt e hershme janė pėrēarė nė rryma e grupime tė ndryshme, siē mund tė keni dėgjuar pėr Mu'tezilėt68, Murxhiat69,
    Havarixhėt70, Zejditė71pa pėrmendur shiitėt72 e rafidėt etj..
    Nuk ka asnjė prej kėtyre grupeve, sado tė humbur qė tė jenė, qė tė mos bashkohen me pjesėn tjetėr tė mulismanėve nė parimin se ne mbėshtetemi nė Kuran e Sunnet.



    27. Motodat-Thirrjet e grupeve tė Humbura

    Asnjė prej tyre nuk thotė se nuk mbėshtetėt nė kėto dy burime, sepse nėse do ta thoshte kėtė dikush prej tyre, do tė dilte prej Islamit tėrėsisht.73

    Atėherė pėrse gjithė kjo pėrēarje pėrderisa tė gjithė pretendojnė se bazohen tek Kurani e Sunneti?
    Edhe unė dėshmoj pėr ta se bazohen nė Kuran dhe Sunnet, por si ka qenė ky bazim?

    Kjo mbėshtetje nuk mund tė konceptohet e shkėputur pa shtyllėn e tretė: tė parėt tanė tė mirė (selefus- salih), duke vėnė nė dukje kėtu edhe diēka tjetėr, atė se Sunneti ndryshon shumė nga Kurani fisnik pėr arsye se Kurani ėshtė i ruajtur e i mbledhur ndėrmjet dy kapakėve tė mus'hafit (fletėve ku ėshtė shkruar), siē e dinė tė gjithė.
    Ndėrsa Sunneti sė pari duhet thėnė se ėshtė i shpėrndarė nėpėr qindra libra, pėr tė mos thėnė nėpėr mijra, njė pjesė e madhe e tė cilėve vazhdojnė tė jenė nė njė botė tė panjohur, nė botėn e dorėshkrimeve (tė pabotuara).74
    Sė dyti edhe librat e njohura sot pėrmbajnė si hadithe sahih, ashtu edhe daif.

  10. #40
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    20-01-2009
    Postime
    454

    Thirrja Jone

    28.Obligushmėria e Pasimit tė Sunnetit tė Vėrtetė

    Ata, tė cilėt bazohen tek Sunneti, qofshin nga ata qė i pėrkasin Ehli Sunnetit dhe Xhematit dhe nė atė nė tė cilėn ishin tė parėt e mirė (selefus-salih) apo qofshin nga grupet e tjera, shumė prej tyre nuk e dallojnė dot Sunnetin sahih nga ai daif dhe bien nė kundėrshtim me Kuranin dhe Sunnetin pėr shkak tė mbėshtetjes tek hadithet e dobėta apo mevduah (tė shpifura).

    Ajo ēka dua tė them ėshtė se disa prej grupeve, tė cilat i pėrmendėm pak mė parė, mohojnė disa tė vėrteta nga Kurani dhe nga Sunneti i Muhamedit alejhis-selam.

    Kėtė gjė e kanė bėrė mė parė por edhe sot e kėsaj dite .

    Kurani Famėlartė u tregon dhe i pėrgėzon besimtarėt me njė mirėsi mjaft tė madhe, tė cilėn do ta arrijnė ditėn kur do tė takojnė Allahun. nė Xhennetin e mrekullueshėm, ku Ai do t’u shfaqet atyre.

    Besimtarėt do ta shohin Atė, siē thotė njė dijetarė selefij75 :
    “Do ta shohin besimtarėt (Allahun) pa mėnyrė sesi dhe pa pėrngjasim dhe pa shėmbėllim (me askė)”.

    Pėr kėtė ekzistojnė fakte nė Kuran dhe dhjetra fakte nė hadithet e Muhamedit alejhis-selam .76

    Si mohonin kėto mirėsi disa prej sekteve tė djeshme dhe tė sotme?

    Pėrsa i pėrket tė djeshmėve, ata ishin Mu’tezilitėt.

    Sot, me sa di unė, nuk ka nė faqe tė dheut asnjė grup qė tė shprehet: “ne jemi Mu’tezilitė, ne jemi nė rrugėn e Mu’tezilitėve.



    29. Shkrirja e Mu'tezilėve por ..

    Por unė kam parė njė njeri tė ēmendur77, i cili deklaronte se ishte mu’tezilit dhe mohonte disa tė vėrteta tė Fesė, sepse ai i ishte mbeshtetur kaplloqes sė vet.
    Mu’tezilitėt e mohuan kėtė nimet dhe thanė me mendjet e tyre tė dobėta se ėshtė e pamundur tė shihet Allahu ..

    Ē'farė bėnė atėherė?

    A e mohuan Kuranin? Allahu thotė nė Kuran:
    وُجُوهٌ يَوْمَئِذٍ نَّاضِرَةٌ , إِلَى رَبِّهَا نَاظِرَةٌ
    “Atė ditė do tė ketė fytyra tė ndriēuara qė tek Zoti i tyre shikojnė”78.

    A e mohuan kėtė ajet?

    Jo, nėse do ta mohonin, do tė bėnin kufr e do tė dilnin nga Islami, mirėpo deri mė sot Ehli Sunneti i vėrtetė i ka gjykuar Mu’tezilitėt si tė humbur e tė devijuar,79 por nuk i sheh ata jashtė Islamit, sepse ata nuk e mohuan kėtė ajet, por mohuan kuptimin e tij tė vėrtetė, kuptim, tė cilit i ka ardhur shpjegimi nė Sunnet, siē do ta sqarojmė mė poshtė.

    Allahu na bėn tė ditur pėr besimtarėt qė do tė jenė nė Xhennet se:
    وُجُوهٌ يَوْمَئِذٍ نَّاضِرَةٌ , إِلَى رَبِّهَا نَاظِرَةٌ
    “Atė ditė do tė ketė fytyra tė ndriēuara qė tek Zoti i tyre shikojnė”. 80
    Ata e interpretuan dhe shtrembėruan atė.

    Besuan tek fjalėt e tij dhe e mohuan kuptimin e tij.

Faqja 4 prej 6 FillimFillim ... 23456 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Informata Rreth Kultures Islame
    Nga StterollA nė forumin Toleranca fetare
    Pėrgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 24-05-2010, 15:27
  2. Islami, Krishterimi dhe Thirrja Sataniste
    Nga fioreal nė forumin Toleranca fetare
    Pėrgjigje: 13
    Postimi i Fundit: 12-05-2006, 16:31
  3. Islami, Krishterimi dhe Thirrja Sataniste
    Nga fioreal nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 04-05-2006, 05:58
  4. Feja islame ka ardh pėr ruajtjen e pesė gjerave
    Nga agim77 nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 30-03-2006, 11:39

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •