Simbolika e njė viti tė brishtė


“Njė viti i brishtė”

Kėto ditė Shtėpia Botuese “OMBRA GVG” botoi romanin “Njė viti i brishtė” i shkrimtarit Halit Shamata. Kjo vepėr pėrbėn njė arritje tė dallueshme pėr prozėn moderne shqiptare. Autori vjen me kėtė botim elitar pas njė pėrvoje artistike, publicistike, politike dhe jete shoqėrore tė spikatur, falė kulturimit tė tij poliedrik. Ky roman ėshtė realiteti shqiptar nė thierzėn e njė analisti tė hollė tė gjendjes sociale, politikės sė ditės, traditave tė nėpėrkėmbura dhe bėrė lesh e li nga diktatura komuniste, ėshtė njė pėrzhbirim i botės emocionale, gjendjeve shpirtėrore tė trazuara si vetė tranzicioni i gjatė dhe sfilitės shqiptar, ėshtė promovimi i njė mėnyre tė re jetese tė protagonistėve tė demokracisė sonė tė brishtė, i filozofisė sė jetės nė shoqėritė e hapura, i ballafaqimit tė ekonomisė sė tregut tė lirė, deri nė botėn e oligarkisė sė bankave, pėr tė arritur natyrshėn tek shembja e kėshtjellave tė moralit fals e steril.

Romani ka 362 faqe, ku subjekti, ngjarjet dhe personazhet organizohen nė 15 kapituj. Ky organizim nė pamje tė parė klasik ėshtė njė ndėrthurje moderne, plot risi dhe besfasi emocionuese, ku autori sipas studjuesit Behar Gjioka: “...ka ndėrfutur dhe gėrshetuar me kapitujt kryesorė ndarjet, madje hera-herės edhe nėnndarjet, qė kanė tė bėjnė kryesisht me jetėn erotike, shpirtėroren e prekshme nė ēdo prani artistike...” Autori nuk mungon tė realizojė njė rikonceptim modern tė rrėfimtarisė autoriale dhe tė vetė personazheve, duke operuar me njė tekst plot hapėsira, ku protagonistėt vetėrrėfehen, rrėfejnė dhe dialogojnė, duke ngushtuar pafundmėrisht distancėn me lexuesin, i cili ėshtė madje personazhi mė aktiv i romanit.

Shamata jep njė shumėsi rrėfimesh, gjendjesh emocionale, pėrshkrimesh vizive gati-gati peizazhesh natyralė, me njė gjuhė dhe narracion tė ndryshueshėm, ngjyrashumė dhe plot dinamizėm.
Kėtė roman shumėplanėsh dhe me njė arkitekturė moderne mund ta krijonte vetėm njė njeri si Shamata, qė e ka pėrjetuar jetėn, kohėn, artin, politikėn dhe ardhmėrinė duke hipotekuar shumė mund, djersė, privacione, dashuri dhe dhimbje. Ajo ėshtė produkt logjik, artistik dhe filozofik i njė intelektuali shumėfish tė gjallė, qė ka vepruar nė jetėn e tij si reja mbi det, qė ka pirė me gllėjka tė mėdha ujin me lot e kripė, por qė ka lėshuar veē shiun me ujė tė ėmbėl. Romani ėshtė njė epope e jetės shqiptare, qė lexuesit mund t’i sjellė nė mend vite tė mbrapėshta, vite tė jetuara plot nerv e frikė, besim dhe ngadhnjim, terror dhe liri, ku personazhet ndahen nė dy grupe, ato qė quanin fitore dhimbjet e tjetrit, atdheun e ndarė mė dyshė, dhe antipodėt e tyre, qė zemra u pikte gjak e lot pėr fatet e vendit dhe individit, por qė hqipėria ngrihet mbi supnajėn e tyre tė sigurtė.

Autori operon nė rrafshe tė ndryshme kohore, nga diktatura, postumi i saj, demokracia e brishtė e nė vazhdim. E gjithė kjo krijon njė ndjesi reale qė preket thjeshtė, mė sė shumti si prani dhe atmosferė shpirtėrore. Shamata thekson se brishtėsia lidhet mė fort me fatin individual, me fatin njerzor nė veēanti qė ka ditėlindje 29 shkurtin. Romani ėshtė njė kėngė e gjatė pėr dashurinė, pavarėsisht mjedisit apo truallit djerr ku ajo gjellin, pavarėsisht pėrjetimit dhe konceptimit tė kėsaj ndjesie, madje edhe kur dhunohet apo mbytet nė moēalin e tradhėtisė.

Romani i Shamatės se ē’mė kujton njė tablo madhėshtore tė piktorit shkodran, Kolė Idromana, “Rrugėt e fatit”. Nė shtratin pjellor tė romanit hapen dy rrugė, njėra pėr parajsė dhe tjetra pėr ferr. Kėto antipode tė vlerėsimit njerėzor janė si dy ujėdhesa ku gėlojnė burra e gra herė tė ngopur me dashuri, herė tė pangopur, herė tė larė nė dritėn e nderit dhe herė tė zhytur nė mėkatin e mishit, ku si Virgjili tė Dantes, kemi Adnan Hukamėn qė jeton jetėn e tij nėn hijen e vet, nėn pemėn e moralit tė tij, moral qė nuk mund tė pėrbuzet, as tė laurohet, por qė pėrbėn lumin e furishėm tė jetės qė rrjedh plot kthjelltėsi dhe turbulltira. Tek heroi kemi pranėvėnien dhe fytafytin e intimes, personales me shoqėroren dhe bashkėsinė. Ai ėshtė i vėrtetė, i del ballas jetės, e pėrjeton dhe realizon atė pa turp, pa poza shtirjeje, pa parime moralizuese, pa merak se ē’mund tė thonė bota. Bota e tij ėshtė e gjerė, larg hipokrizisė provinciale, jeta e tij ėshtė ashiqare, larg kurtheve tinėzare tė fshehjes, ai ėshtė morali i vevetes, ku as krenohet dhe as turpėrohet me veveten, ai ėshtė qėndrimi i etikės sė re dhe moralit bashkėkohorė qė po formėsohet mundimshėm nė realitetin tonė kanunor.
Romani i Shamatės ka njė simbolikė tė pranueshme, por pėr njė lexues tė kultivuar, ngrihet mbi ėndrrėn, mbi njė shumatore ėndrash qė fillojnė nga vetė autori dhe vazhdojnė si sprucim fluorishent nga njeri personazh tek tjetri. Ėndrra ėshtė njė realitet i dytė pėr romanin, njė realitet jo etern, por prej mishi, ku ekspozohet dhe ngjizet njė botė shqiptare, djep-varri ynė. Realiteti qė pėrftohet nė roman tenton absurdin, ku luajnė kukafshehtas ėndrrat me aspiratat, ku pėrplasen dėshirat e virgjėrta me shpresėn e pėrlyer, ku lexojmė njė atdhe enigmatik, krejt tjetėr nga ē’na kanė afruar deri mė sot. Mėnyra e vetme pėr t’u ēliruar nga tundimet ėshtė t’u dorėzohesh atyre. Ėndrra dhe ėndėrrimi kthehet nė njė lloj heroi pėr romanin, herė pėrndezėse, herė epshore nga mosha dhe fiziku shpėrthyes, herė e akullt deri nė akullimė, e ftohtė, gozhduese nė administrimin racional tė ndjenjės, pėrftuese si fajdexhinjtė modernė tė sistemit bankarė qė Shamata i trupėzon, duke thurur rrjetėn e joshjes pėr tė rėnė nė tė me njė gėzim tė egėr viktimat dhe vetėviktimat mė numėr tė madh. Autori simpatizon ēdo ėndėrr, pėrveē asaj tė vuajtjes. Shpirti ėshtė thellėsia mė e skajshme e qėnies njerėzore, mė e mistershmja, qė e kemi brenda vetes, por qė nuk arrijmė ta shohim, por qė gjithėsesi nga kėndvėshtrimet e thella tė prozatorit bėhet disi i tejdukshėm.

Koha pėr Shamatėn ėshtė njė masė plasteline qė ai e gjysmon, e pakohėson, e tret, e dyzon, pastaj si magjistar e nxjerr nga mėnga e shkrimit si frymė tė pamatėshme. Ajo si thėrmikėl zhive shpėrbėhet nė grimca rruzaresh qė nuk pėrmblidhen dot mė. Morali merr formėn e kohės, copėtohet, thepiset, egėrsohet, pėrllonget.

Kritiku Behar Gjoka, nė parathėnien qė shoqėron romani shprehet: “Dyzimi, si element kumti i thėnies dhe artthėnies, i ndėrthurjes sė kohėrave, si dhe i teknikave shkrimore tė prozės moderne dhe klasike, ka shėrbyer nė kėtė rast si njė gur i shėnimit dhe shėnjimit tė esencės etike dhe estetike tė romanit”.

Romani i ri i Shamatės ėshtė njė pasurim i bibliotekės shqiptare dhe prozės moderne shqipe. Ai ėshtė njė kontribut me pėrmasa nė vlerėsimin estetik, artistik, filozofik, politik, social dhe gjuhėsorė tė realitetit tė brisht shqiptar.


Gazeta Shqiptare