Close
Faqja 14 prej 21 FillimFillim ... 41213141516 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 131 deri 140 prej 204
  1. #131
    i/e larguar Maska e Traboini
    Anëtarësuar
    09-12-2003
    Vendndodhja
    East of Las Vegas-West of Atlantic City
    Postime
    389

    Dodon......

    Flm. per pergjegje te plote dhe komplet te argumantuar ne fakt.

    Sna don Europa. A po? Nuk na don mu per ata se pjese ma e madhe e popullit kishim marre fene, emrat, adetet dhe kulturen turke. Kur kendonte Fishta "Ah Europe moj kurv e motit" ai duhet to thone "Ah shqipatar kurva e motit". Qe nje shembull po e jap ketu: Nese Nazmi Hamiti (shembull dhe jo emer njeriu qe njoh) ne kohen e okupimit serb do e nderronte emrin ne Zoran Petrovic ( pra emer tipik serb), te behet anetar i kishes orthodkse serbe, te bejne vorrimet, dasmat, martesat si Serbet, cka do ishte ai per juve, tradhtar apo jo. Jam i bindur qe 99% do te jeni dakort se do ishte trathtar. Pra perse ju o zoteri nuk e kuptoni se konvertimet ishin asgje tjeter por tradhti e paskrupullt per privelegje taksash, tokash dhe sherbimesh ushtarake.

    Me inetresojn pergjegjet reale dhe te logjikeshme, dhe jo propaganda dhe pallavra...........

  2. #132
    Vetvendosje Maska e INDRITI
    Anëtarësuar
    14-11-2002
    Vendndodhja
    I ulur ne zemren e njeres.
    Postime
    2,170
    Tropolino!
    ke quan fakti ti re ati pallavra....
    nejse fakte po ju jap une tani mos u bej merak.

    Kohet e fundit shume zera ka per Islamin.
    disa e quajne pe te drejte fe qe pengon shkencen, apo fe e prapambetjes apo fondamentalizem.
    Pra sajohen shume gjera kunder kesaj feje.
    Midis shume gjerave te sajuara eshte edhe perhapja e kesaj feje me dhune.
    por tani le te shohim pak me syrin asnjanes kete problem, a u detyruan shqipetaret (dhunuan) kur pranuan kete fe?
    Falenderimet i takojne Allahut te Madheruar i Cili urdheron ne Kuran e thote:
    Thirr ne rrugen e Zotit tend me urtesi e keshille te mire dhe diskuto me ta ne menyren me te mire.( kurani,17:125)
    “A do ti detyrosh ti njerezit qe te behen besimtare?!”(kurani,10:99)
    “Nuk ka detyrim ne fe,rruga e drejte eshte e dalluar shume qarte nga ajo e padrejta…”(kurani,2:256)
    “Ju keni fene tuaj e une kam fene time.(kurani,109:6).


    Atehere le te japim disa fakte historike mbi perhapjen e Islamit ne shqiperi.
    Perhapja e kesaj feje ne shqiperi u be ne dy periudha:
    Periudha paraosmane dhe periudha Osmane.
    Ne kete postim po shkruaj vetem per periudhen paraosmane.
    Ja disa nga rruget e depertimit te kultures Islame ne trojet Ilire:
    Studjues Shqiptare si Nexhat Ibrahimi e Sami Frasheri konstatojne qyteterimi Islam ne Europe dhe ballkan ka depertuar kryesisht nga perendimi nepermjet Andoluzise(spanjes) nga jugu nepermjet Mesdheut dhe Sicilise dhe nga Verilindja nepermjet Hungarise.
    Po ashtu eshte vertetuar se kultura Islame ke qene e pranishme ne Adriatik dhe ne viset bregdetare qe ne shek. e tete.
    Pra takimet e para me islamin ballkanasit i paskan bere rredh tre shek. para se Turqit osmane te depertonin ne keto treva.
    Keto takime kene qene kontakte tregetare, Dipllomatike,levizje misjonaresh te ndryshem migrime dhe shperngullje individuale apo massive drejte trojeve ballkanike dhe Ilire ne vecanti.
    Pra fillimisht kane qene tregetaret muslimane (arabe e jo turq) ata qe kane sjelle me vete kulturen Islame ne trevat Ilire.
    Dihet se arabet jane te njohur per tregetine e tyre jo sot por qe edhe ne kohe te lashta madje edhe para se te shpallej Islami si fe. Ata kane depertuar nepermjet mesdheut me anijet e tyre tregetare dhe shpesh here kane pasur kontakt me Iliret.
    Keto lidhje kane qene shume te hereshme dhe kjo argumentohet nga fakti se ne trojet ballkanike dhe ne ato Ilire ne vecanti jane gjetur monedha argjendi te perudhes se Khalifit Mervan II( 744-750).
    Keto monedha jane gjetur ne disa fshatra te Mostarit dhe ne fshatra te Labunes(ndoshta vlora quhej keshtu).
    Ne keto monedha ne njeren ane te tyre ishte e shkruar sureja El- Ihlas ne mes ishte formula e njehsimit te Allahut( dmth. Shehadeti) ndersa ne anen tjeter te saj ishte shkruar ajeti 33 i sures Teube.
    Nje nga tregetaret e asaj kohe qe ka shkelur truallin shqipetar ka qene El Idrisi se bashku me Udhepershkruesin musliman Ibn Havkali. El Idrisi ne Udhetimin e tij gjate bregdetit adriatik deri ne Trieste dhe neper bregdetin e shqiperise e deri ne bregdetin grek tregon se: Ne keto troje ka nje bujqesi te zhvilluar dhe tregje te vershuara nga zejtare dhe artiste muslimane,gjithashtu flasin edhe per lagje muslimanesh ne Palermo dhe per plot shkolla , bibloteka e dijetare muslimane

    Te mbetemi po tek tregetaret.
    Pervec te tjerash tregetaret muslimane qofte arabe apo edhe te tjere fqinje kur kane gjetur vende te fortifikuara ne trojet Ilire kane vendosur qe se bashku me famijljet e tyre te jetojne aty dhe kjo ka ndodhur ne shume raste kryesisht ne qytete bregdetare apo neper fusha pjellore. Kjo ka ndihmuar shume ne formimin e vendbanimeve muslimane ne trojet tona.
    Keto vendbanime fillimisht ishin te pakte por me kalimin e kohes u bene mjaft te perfillshme.
    Ne kete kuader ka te dhena se ne berat dhe rrethinat e tij qe heret kane ardhur arabe si misjonare,tregetare por edhe per te banuar. Keshtu mendohet se toponimia e fshatit Arapaj (arabaj i quajtur dikur) prane roskovecit e ka marre emrin nga keto te ardhur po ashtu edhe nje tjeter fshat me te njenjtin emer ke edhe ne Durres..

    Dihet se pas renies se Dinastise Emevite ne damask, shtetin Islam e qeverisi nje tjeter dinasti ajo abasite me qender ne bagdad. Duke qene ne ndjekje te njepasnjeshme disa nga familja emevite u detyruan te emigrojne drejt Andoluzise apo spanjes se sotme dhe me perkrahjen e muslimaneve te atjeshem arriten te formonin Khalifatin Islam Emevi te andoluzise.
    Ketu fillon nje kapitull i ri ne lidhje me mardheniet e muslimaneve me popujt ballkanike.
    Keshtu Sllovenet dhe kryesisht Kroate nga dalmacia hasen ne Spanje e Sicili si trupuroje te khalifit, si luftetare te tij po ashtu edhe si shtetas.Duke u ndodhur ne brendesi te ketij halifati patjeter qe ka pasur edhe shume prej tyre te konvertuar ne muslimane. Thuhet se ne pallatin e Khalif Hakemit te pare(791-822) ka pasur rreth 2000 gardiane me origjine kroate.
    Ky numer i madh gardianesh deshmon per ndikimin qe ka pasur Islami tek keto njerez dhe per ndikimin qe do te kishte ai pasi keto te ktheheshin ne trevat e Ballkanit.
    Po ashtu vlen te permenden edhe mardheniet diplomatike ku shume te krishtere duke pare drejtesine Islame kane vendosur te pranojne kete fe.
    Me kete rast po permendim se ne vitin 922 i derguari i mbretit bullgar njofton khalifin Abasid ne bagdad El Muktedir Bil-lah se ai vete kishte pranuar Islamin sebashku me familjen e tij. Po ashtu edhe sunduesi Kroat princi Tomislav kishte pranuar islamin dhe bashkepunonte me khalifim musliman Abdurrahmanin III. e ne shenje te ketij bashkepunimi ata shkembyen edhe dhurata. Nder arsyet e ketyre lidhjeve kane qene synimi i fuqive tregetare evropjane qe te zhvillohet nje tregeti e frutshme me vendet e lindjes se afert sidomos me Egjiptin dhe Sirine nepermjet te cilave do te kalonte edhe rruga per ne lindjen e larget.
    Po ashtu nje tjeter tregtar i madh musliman deshmon se ne luften Hungarezo-Bizantine qe u be ne vitin 1151-1155 ne ushtrine Hungareze kishte shume muslimane.
    Nje ndikim per depertimin e kultures Islame kane qene edhe lufterar e shumta qe jane bere me te krishteret e sidomos me bizantin. Dihet se pas cdo lufte kishte robber te zene nga te dy palet dhe kjo u shfrytezua mjaft mire nga muslimanet duke i trajtuar mire dhe duke ju treguar atyre per alternativen Islame. Keto njerez pasi pranonin Islamin liroheshin dhe kur shkonin ne vendet e tyre propagandonin kete fe.
    E njenjta gje ishte edhe me roberit Muslimane te cilet edhe ne burg flitnin dhe ftonin ne kete rruge.
    Vlen te permenden edhe shpernguljet masive qe jane bere ne drejtim te ballkanit.
    Pak me lart cekem halifatin e andoluzise i cili gjithmone luftohej nga Spanjollet e krishtere.
    Te krishteret dalengadale arriten qe ta rrezonin kete shtet, derisa ne vitin 1212 muslimanet kishin ne sundim vetem kryeqendren e ketij shteti Granaden.
    Granada ra ne 1398 . dhe deri ne kete kohe shume muslimane te andoluzise u largoan ne drejtim te ballkanit.
    Me renien e grenades u shenua edhe renia e andoluzise Islame dhe muslimanet e cifutet qe jetonin ne kete shtet u vune perballe dy zgjedhjeve. Ose te pranonin krishterimin ose te largoheshin nga vendi i tyre.
    Ata qe nuk pranuan asnje nga keto oferta u vune perpalle likujdimeve fizike, duke u djegur neper turra drush, apo duke u murosur neper dritare xhamish.
    Numri i muslimaneve dhe cifuteve qe jane larguar pas renies se grenades arrinte deri ne 450 mije persona, ku shumica kuptohet qe ishin muslimane.
    Pra ashtu si neper viset ballkanike edhe ne shqiperi ka ardhur nje fluks i konsiderueshem muslimanesh te cilet u vendosen aty pergjithmone dhe ndoqen bindjet e tyre fetare, po ashtu duke ndikuar per mire edhe tek popullsia vendase.
    Nje fakt tjeter i rendesishem per depertimin e islamit ne ballkan ka qene edhe prezenca e madhe qe kane pasur muslimanet ne mbreterine bullgare gjate mesjetes.Historianet kane vertetuar se trojet Ilire gjate viteve 815-1018 Kane qene ne sundimin Bullgar. Sundim qe ka pasur depertuar deri ne Durres.Dhe nuk diskutohet qe ne kete kohe ka pasur edhe mjaft muslimane shqipetare. Nisur nga kjo po permend se ne vitin 864 car Borisi merr vendim qe te konvertoje te gjithe muslimanet ne te krishtere. Po ashtu ky vendim , si edhe vendimi per djegjen e e mijera librave Islame u pelqye dhe u miratua edhe nga vete papa Nikolla I.(864 –868).Ne lidhje me kete problen eshte ruajtur nje deshmi ne kreun CIII te letres se njohur te ketij pape,i cili i pergjigjet keshtu pyetjes se cdo behet me librat heretike(islame).:Ai thote si te demshme qe jane keto libra dorezojani Zjarrit.
    f. rracki deshmon se kur arabet kalonin neper ujedhesen ballkanike kane qene teper te vemendshem dhe gjithmone shperndanin libra te fese se tyre.
    Dr. Lujo thaller. Deshmon se ne keto kohe Bullgaria ka qene me shume muslimane, dhe pasi jane dhunuar shume prej tyre u rikthyen ne krishterim kurse ne lidhje me librat Islame thote se ato u dogjen Plotesisht.
    Ky eshte nje shembull tipik per konvertim me dhune dhe jo ai i shqipetareve ne islam sic do ta vertetojme.
    Se fundi po permend shkurtimisht edhe rolin e shume misjonareve muslimane te cilet largoheshin nga vendi I tyre vetem e vetem per te shperndare kete fe dhe per ta bere ate sa me te njohur ne treva ku numri i muslimaneve ishte i pakte.
    Keto misjonare kane qene te paisur me nje educate dhe kulture te admirueshme , qe ka lene shume mbresa tek paraardhesit tane,po eshtu ata kane qene te armatosur fort edhe me dashuri ,meshire dhe devotshmeri.
    Nder te tjere une po permend rastin e Sari salltekut. i cili i maskuar si murg Katolik ka predikuar Islamin ne rrethinat e krujes e njekohesisht edhe ne kosove Ai ka shkelur ne trojet Ilire qe ne vitin 1161 dmth perpara se turqit te shkelin ketej.

    Meqe kudo folem me data tani po permendim shkurtimisht edhe datat kut turqit shkelin ne keto troje.
    Ne 1380 ta marrin Manastirin, ne 1382 Prilepin, me 1358 Ohrin, me 1391 marrin Shkupin me 1836 marrin krujen e shkodren qe me vone u detyrua tja dorezoje venedikut. Me 1839 Osmanet korrin fitore kunder forcave te bashkuara ballkanike.Apo sic u quajt beteja e Kosoves.
    Pra sipas ketyre te dhenave historike deshmohet se Islami ka qene ekzistues ne trojet tona dhe ai nuk erdhi nga Turqit.
    Kete deshmon edhe Eqerem Cabej I cili thote: Trojet Iliro-Shqipetare kane rene nen ndikimin islam perpara pushtimit turk ne shek.15.
    Indriti
    Injoranca nuk zhduket me top

  3. #133
    Vetvendosje Maska e INDRITI
    Anëtarësuar
    14-11-2002
    Vendndodhja
    I ulur ne zemren e njeres.
    Postime
    2,170
    Dihet qe Shqipetaret banojne kryesisht ne viset kodrinore gjate bregut lindor te adriatikut.Ata jane nje nga popujt me te lashte te Evropes.
    Eshte faktuar historikisht se Osmanllinjte kane filuar te duken ne viset Ballkanike rreth viteve 1354 kohe kur keto vise benin nje jete feuedale dhe vuanin ne sundimin e kalbesirave Bzantine te Bullgareve e Serbreve Ortodokse despotike.
    Gjate viteve 1340-1347 Serbet kishin pushtuar te gjithe trojet Shqiptare qe nga lumi Danub e deri ne kanalin e Korintit ne jug te Morese.
    Sllavet barbare shqipetareve qe nuk pranonin Ortodoksine ju benin tortura te llojllojshme dhe ky ndoshta ishte edhe nje shkak qe Osmanet te depertonin me lirisht ne Rumeli.
    Nga genocidi Serb dhe nga egersite e tij shume shqipetare Epiriote u detyruan qe ne vitin 1348 te largohen nga vatrat e tyre per tu vendosur ne More,Peloponez.
    Epiriotet qe ne vitin 1336 per te shpetuar nga internimet Bizantine kishin kerkuar ndihme nga Princi i Ajdinit Umur Bej ne Anadoll.
    Sulmi i pare Osman ne Ballkan u shenua 1387 per te vazhduar dy vjet me vone me me betejen e kosoves me 20 qershor 1389.
    Shqiperia qendroi edhe disa kohe jashte sundimit Osman fale qendreses se tyre dhe udheheqjes se Skenderbeut.
    Osmanllinjte arriten te vejne sundimin e tyre gradualisht ne trevat Arberore, keshtu 11 vjet pas vdekjes se Skenderbeut ne vitin 1468 Kruja ra .
    Durresi ra ne vitin 1501 ndersa Tivari qe isjte porte veriore e vendit u dorezua me kondita ne 1571.
    Po ashtu ja vlen te theksohet se Shqiperia nuk ka rene kurre plotesisht nen sundimin Osman megjithese ka qene shume e varfer. Eshte vertetuar se shume malesi Shqipetare kane qene krahina autonome si psh. Mirdita, ortodokset e Sulit e Himares malesia e Kurveleshit etj.
    Kete ne nje fare menyre e ka pohuar edhe pr.dr. Herman Gross ne “ekonomia Ballkanike” ku thote se:…Shqiptaret gjate pese shekujve qe kane bashkejetuar me Turqit osmanlli,ne saje te aftesive te adaptimit dhe te talenteve te tyre si nenpunes, kishin zene shkallet me te larta ne qeverine e Stambollit dhe kishin luajtur role te rendesishme per perandorine.Mirepo nga ana tjeter fiset Shqiptare jetonin te lira e te pavarur ne malet e Shqiperise….
    Po ashtu edhe prof. Robert Matran shprehet se”Drejtuesit Osmane nuk kane pasur vullnet per asimilimin e popullsive te pushtuara,ata nuk bene as osmanizem e as islamizem te detyruar, perndryshe si do te shpjegonim ruajtjen e gjuheve Greke , Bullgare apo serbe …”
    Per mosperdorimin e dhunes ne perhapjen e fese Islame mund te permendim edhe thenien e dr. Ciro Truhelka i cili shprehet se:”Eshte mendim i gabuar se Islamizmi eshte perhapur me dhune.ekzistojne argumente te shumte qe e hedhin poshte kete.Une po permend vetem nje dhe dhe ai eshte se shekulli i 19 nuk do te gjente asnje te krishtere dhe asnje kishe e manastir ne ballkan,sikur ky Islamizem te perhapej me dhune shteterore.
    Ashtu sic e shpjeguam radhen e kaluar procesi i islamizimit ne balkan ka qene shume me i hershem se sa prania e Osmanllinjve. Ky Islamizim lujti rol shume te rendesishme ne shume drejtime. Me kryesorja eshte se ai sherbeu si nje fotifikate per te shpetuar vendin nga fqinjet grabitqare qe kishin qellime asimiluese.Shume studjues qe jane marre me historine fetero-politike te shqiperise jane te mendimit se po te mos ishte perhapur Islamizmi ne gadishullin e Ballkanit,sidomos ne shqiperi,shqipetaret nuk ka dyshim se do te ishin asimiluar nga serbet apo Sllavet ne pergjithesi.
    Nje cilesi qe duhet vene ne dukje eshte se Turqit vendet e pushtuara i qeverisnin po me vendas, madje edhe me te krishtere mjafton qe keto te krishtere ti qendronin besnik sundimit te Sulltanit.Shqipetaret ne pergjithesi muslimane e te krishtere tashme ishin te ndergjegjesuar per rrezikun Sllav dhe preferonin te ishin nen mbrojtjen e perandorise se madhe Osmane dhe te jetonin ne kete perandori me te drejta te barabarta me Turqit.
    Eshte nje e vertete historike se ne luften Osmano –Ruse te viteve 1853-1856. perkrah Osmaneve kane luftuar edhe shume shqiptare te feve te ndryshme(muslimane , katolike.)
    Po ashtu edhe osmanllinjte ishin te ndergjegjshem per rolin e Shqiptareve ne ruajtjen e ekuilibrave ne ballkan prandaj i vleresonin dhe i nderonin ato. Nga ana tjeter edhe Shqipetaret u bene te vetedijshem per kete.
    Shikoni se cfare shkruan Sami frasheri Ne gazeten”Tercumani Shark”(Zedhenesi I Lindjes)ne kohen e lidhjes Shqiptare te Prizrenit me 22 dhjetor e tre janar 1878, duke I konsideruar shqipetaret elemente te rendesishem per Rumeline ai vinte ne dukje se”…Qellimi i Rusise eshte qe te grabise viset Turko-shqiptare dhe te ju a dhuroje ato Serbeve Bullgareve e Grekerve dhe keshtu ta fshije nga harta Shqiperine Ilirjane..po edhe Shqipetaret jene te vendosur per te mbrojtur tersine tokesore dhe do te luftojne per autonomine kombetare te tyre.. Mirepo shqiptaret ne ballkan kane mbetur vetem,kerkojne bashkepunim me turqit kunder armiqve te perbashket qe po pushtojne rumeline pra edhe Turqia ka nevoje per ndihmesen Shqiptare.
    Po ashtu edhe patrioti Nikolla Naco thekso se: Vazhdimi i Shqiperise ne ballkan mund te sigurohet me egzistencen e shtetit Turko –Osman.
    Te njenjten gje e ka theksuar edhe poeti i madh katolik, franceskani dhe prifti i njohur Gjergj Fishta i cili ne kryevepren e tij “Lahuta e Malcis”shprehet:


    Por pse na te vogjel jemi
    Pse kend fis e vella nuk kemi
    Na sot shkjaut smund ti bajme balle
    Qi po don tna perpije gjalle
    Prandej thom se e lyp e mara.
    Qi edhe sot na si perpara
    Te rrijme ngjit me mbret te Stambollit
    Per me i bamun balle Nikollit…



    Po ashtu nje rol shume te rendesishem per shperndarjen e Islamit ne truallin Shqiptar kane luajtur edhe martesat qe beheshin me gra te krishtere. Ka pasur shume raste kur muslimanet kene kerkuar te martohem me te Krishtere dhe nuk kane hasur asnje pengese nga prinderit e vajzes.
    Meshkujt qe lindnin nga kjo martese edukoheshin ne fene Islame ndersa femrat lejoheshin nga i ati qe te edukoheshin si kristjane madje te merrnin pjese dhe ne ceremonite fetare se bashku me nenat e tyre.Kete gje e ka vene re edhe historiani Anglez George findlei.i cili shprehet se mardheniet e shqiptareve te krishtere e muslimane jane shume me miqesore se mardheniet qe kane muslimanet shqiptare me turqit Osmanlli.
    Po ashtu edhe nje klerik anglikan bashkekohes i Xh. Gordon Bajronit ne kujtimet e tij shkruan seuhamedani shqiptar ne besim nuk eshte i ngrire. Ai shpesh merr per grua nje te krishtere, merr me vete djemte ne xhami ndersa vajzat i le te shkojne te kishe me te jemen, kurse edhe ai vete shkon me rradhe ne te dy qendrat e kultit”
    Kjo tolerance e shprehur nga te dy palet me vullnet te lire mbetet me e fuqishme nga pengesat e kishes e cila grate qe ishin martuar me muslimane, nuk i pranonte ne gjirin e vet dhe nuk ju kryente atyre ceremonite fetare. Por kjo sjellje e prifterinjve ndikoi negativish sepse keto gra te zemeruara nga keto qendrime kishtare, perqafonin fene e bashkeshorteve te tyre, sigurish duke ruajtur ndonje forme bestynie apo zakoni Kristjan.
    Shume keqdashes te Islamit pretendojne per ushtrim dhune nga pushtuesi Osman per perhapjen e mendimit Islam ne shqiperi. Ata mendojne se Islami ka vepruar ashtu sic vepruan armiqte e tij me te. Mjafton tju kujtojme ketyre zoterinjve perdorimin e forces per clirimin e varrit te shenjte, apo per konvertimet me dhune te muslimaneve ne Spanje.Kur keto njgjarje nenkuptojme me masakra te pergjakshme qe kane marre miljona jete njerezish. Ketu nuk po permendim periudhen e pushtimeve koloniale te vendeve Islame e cila shenone nje nga kapitujt me makabrete histories njerezore.
    Filozofi i madh Shqiptar dhe i respektuari ne jete te jeteve nga shqiptaret i madhi Sami Frasheri ka shkruar se: Nuk ju mjaftuan Evropjaneve keto krime por u tubuan nga te gjitha anet e europes nen flamurin e kryqit dhe disa here atakuan vendet Islame…Kjo veper e tyre mbete nje turp i madh qe do te na e perkujtoje historia deri ne diten e kijametit.
    Samiu analizon demin e madh qe shkaktuan kryqezatat ne dy segmente:
    1- Demi material dhe 2- demi kulturor . Ai shprehet se:…U vrane dijetaret u dogjen shkollat e librat dhe cdo njeri filloi te merret me shpate e lufte”
    Hadrian Renaldi per trajtimin e problemeve te fese Islame eshte shprehur se: nuk ka ne bote besim i cili te kete qene kaq keq i komentuar nga armiqte e tij dhe qe u eshte shtruar aq shume mllefit sikur Islami.
    Kurse Volteri ka pohuar se: Atehere ka pasur me shume kallogjere bizantine qe shkruanin kunder Islamit sesa kishte jenicere ne ushtrine Turke.
    Megjithese Osmanet nuk ushtruan asnje rast dhune ne shqiperi ata me ardhjen e tyre krijuan nje atmosfere me te favorshme per perqafimin e perhapjen me tutje te Islamit.Me ardhjen e Turqve u sigurua levizja e lire e shqiptareve ne drejtim te vendeve te lindjes.
    Fillimisht besimi Islam u perqafua nga familjet apo mjediset ku si pasoje e punes se dobet te kishes ishte krijuar nje vakum i madh shpirteror.
    Po ashtu ka pasur edhe raste te pranimeve masive e sidomos kur e pranonte fene ndonje njeri qe ndikonte ne tere familjen apo fisin.
    Keshtu kemi rastin e pranimit te islamit nga djali i madh i Teodor Muzakes i cili vjen me nje shkrese te Sulltan Fatihut ku urdherohej te ruheshin e mbroheshin traditat dhe gjurmet historike te Beratit.
    Ne lidhje me perhapjen e Islamit ne vendin tone jane dhene edhe shume mendime.
    Shume studjues te huaj e kane vleresuar islamizimin e shqiptareve duke theksuar rolin e madh qe ka luajtur ai ne ruajtjen e egzistences kombetare.
    Ja psh. Se cfare thote Italiani Roberto Marocco” Islamizmi i Shqiperise ka qene nje prite kunder trysnise Sllave ashtu sic ka qene edhe katolicizmi kundrejt Greqizimit te favorizuar nga Bizantinet”
    Pra sipas te njenjtit aotur vetem nepermjet Islamit mund ti behej balle asimilimit Sllav te instucjonalizuar. Kjo vihet re edhe nga kodi i vene prej Car Dushanit (1336-1356)ku thuhej: Sa i perket herezise latine dhe atyre qe terheqin besimtaret ortodokse ne fene e tyre (sigurisht ketu e ka fjalen per katoliket e muslimanet) autoritetet duhet te perpiqen ti konvertojne te gjithe ne fene e vertete. Nese nje i tille nuk deshiron te konvertohet, do te denohet me vdekje.. pasuria e te gjithe atyre do te konfiskohet dhe do te behet edhe shume me teper ne kete drejtim”

    Shqiptaret pranuan Islamin se e kuptuan se ai nuk ishte ne asnje menyre mohim i vlerave qe permbanin besimet e mepareshme por per kundrazi ai i ngrinte keto vlera edhe me lart dhe ne nje atape te re zhvillimi.
    Ata e kuptuan se Islami nuk kishte te bente fare me idhujtarine,idolatrine ,paganizmin.me injorancen e shprehur ne klerin qe deri atehere u kishte sherbyer atyre nga ana shpirterore.Ne fene Islame Njeriu eshte i lire te zgjedhe besimin e tij dhe askush nuk mund te jete ndermjet Zotit dhe njeriut. Po ashtu ata moren vesh se Islami nuk shenjteron askend dhe keto mesime bene te inkurajonin alternativen e re qe po perhapej anekend vendit.

    Por tani liond pyetja se cfare ndihmese dhane Pushtimet Osmane per perhapjen e Islamit?
    Nuk duhet mohuar qe edhe ato dhane nje goxha ndihmese duke bere te mundur qe kjo fe e kulture te mesohej nga njerezit.
    Kjo gje u arrit nepermjet ndertimit te xhamive te shumta . medreseve, shkollave te mesimit te kuranit, hadithit etj.
    Nje turist i famshem perandorise Osmane i cili vizitoi te gjithe vendet perandorake Osmane shkruan per numrin e madh te xhamive ne shqiperi sidomos ne dy qytetet me te medhej te asaj kohe, Elbasanit dhe Beratit.
    Ai keto shkrime i ka permbledhur ne librin e tij Sej-jahatnamesi” i cili u perkthye ne shqip ne vitin 1930.
    Ai shprehet se: Elbasani ka 40 xhami nderte cilat me e vjetera eshte ajo e Fatihut mbi porten e Kalase qe ka shume xhemat(njerez qe fallen).
    Midis Kalase eshte xhamia e Gazi Sinan pashes .Me pas ne treg eshte xhamija e Hasan Balliut. Pas saj vjen xhamia e re ,xhamia e hijeshme e lepurit ajo e Sinan Beut e vazhdojne edhe shume te tjera drejt gjyqit.
    Vec kesaj Elbasani ka edhe 20 medrese qe shpjegojne Fjalen e Zotit ,e fjalen e Profetit, ka institute Hafizesh edhe mjaft shkolla fillore.Ne Elbasan ka edhe nji namazgja te madhe e te bukur shtrue me nji lendine qi bleron si kadife dhe eshte e rrethueme me 57 Selvi te medha e te bukura…

    Me pas i njenjti person permend edhe 30 xhami te tjera te qytetit te Beratit, ku me kr ishin: xhamija e Bajazitit ne qender te qytetit, xhamija e Uskurliut, qe eshte e rrethuar me shume medrese e institucjone bamiresie.
    Me pas permend edhe xhami te tjera si ate te Hundqarit.
    Ate te Gazi Murat Pashes, xhamine e Celebi Murat pashes e shume e shume te tjera.

    Perves kesaj ai skruan edhe per 14 xhami ne gjirokaster , per 8 xhami ne Kavaje po ashtu ka gjetur xhami edhe ne qendra te vogla si Tepelena,Delvina ,Libohova,permeti Skrapari etj.
    Pra keto kane qene mjediset e pershtatshme qe krijoi Pushteti Osman per perhapjen e mesimin e islamit dhe kurre nuk perdori force per konvertim.
    Kjo deshmohet edhe nga prania e mjaft te krishtereve qe nuk e nderruan fene.
    Konvertimi behej me deshire, madje duhej ti behej edhe nje kerkese keshillit te sheriatit ku duhet te theksohej se e nderron fene me kerkesen e vullnetin e vet.
    Pasi kjo kerkese nuk refuzohej nga keshilli i sheriatit behej edhe nje ceremoni e vogel ku merrnin pjese anetare te klerit te dy besimeve.
    Ja tani edhe nje forme kerkese e bere nga i krishteri Andrea Kuka.
    Une i nenshkruari Andrea Kuka nga kalaja e Beratit i bej kerkese keshillit te nalte te sheriatit te ketij qyteti se me deshiren e vullnetin tim kam vendosur te kaloj ne fene Islame me emrin Hasan.
    Jo vetem kaq por porta e larte kishte dhene urdhera te prera per mosprekjen e objekteve te kultit kishtar po ashtu edhe mosprekjen e pronave te tyre.
    Ne vitin 1604 arqipeshkvi Katolik i Shkupit informon Romen se shqipetaret ndiqen me shume nga Kisha ortodokse sesa nga turqit Muslimane.
    Po ashtu edhe nje tjeter ndihmese per perhapjen e shpejte te Islamit kane dhene edhe te krishteret shqiptare. Ja vlen te permendet se ne vitin 1680 shume te krishtere dhane te holla dhe ndertuan nje xhami ne Lagjen Muratcelepi.

    Kjo nuk eshte gjithcka per Islamin ne vendin tone.
    Meqenese u zgjata shume po e nderpres ketu per te vazhduar me nje shkrim tjeter ku do te tregoj disa nga shume shkaqet qe shqiptaret braktisen Krishterimin dhe perqafuan Alternativen e re.
    Pres reagimet tuaja.
    Indriti.
    Injoranca nuk zhduket me top

  4. #134
    Vetvendosje Maska e INDRITI
    Anëtarësuar
    14-11-2002
    Vendndodhja
    I ulur ne zemren e njeres.
    Postime
    2,170
    Doni me re?
    shikoni shikoni se mi ngrite nervat .

    A u perhap Islami me dhune nga Osmanet?
    Me se miri per kete ceshtje eshte qe tju leme fjalen histiorianeve te ndryshem qofshin te Krishtere apo Muslimane, qofshin Shqiptare apo te huaj.

    Ta fillojme me historianin tone Ferit Duka i cili eshte konsideruar si nje nga studjuesit me te mire te periudhes Osmane.
    Ai ne lidhje me kete ceshtje ka shkruar: “Faktoret qe percaktuan perhapjen e Islamit ne tokat Shqiptarejane te ndryshem,por nje gje duhet thene: Nuk ka patur nje politike te zhvilluar Islamizuese me tendece te posacme nga nga sunduesit osmane. Te dhenat flasin se feja Islame eshte pranuar me deshire, nuk ka pasur dhune ne perhapjen e saj me qellim qe te imponohej si fe ne masat e popullit Shqiptar.”

    Nga ana tjeter edhe etnologu e historiani Mark Tirta ka pohuar se Islamizmin e Shqipetareve nuk e sheh si dhune:”por si nje ftohje , si nje bojkotim i Shqiptareve kundr Krishterimit, e kryesisht kunder Ortodoksise Serbe, Greke e Bullgare qe shpinte ne shkombetarisim e tjetersim etnik.”


    Ndersa Abdi Baleta kur potencon se prania e faktorit musliman ne Shqiperi ka qene faktor shpetimtar, permend edhe Arsa Millatovicin , armikun e madh te shqiptareve, i cili thote se; “Shqipetaret me perqafimin e fese Islame i shpetuan Sllavizimit”

    Pervec kesaj edhe shume autore te huaj e kane mbeshtetur kete teze keshtu sipas I. Irwin ,R. Falaschi ,W.S.Dawis,Roberto Maroco della Rocca etj:” Islamizmi i Shqipetareve ka qene nje prite kunder presjonit Sllav,ashtu sikurse me pare pranimi i katolicizmit ka qene e ngjashme kunder Greqizimit te sjelle nga Ortodoksia Bizantine.”


    Te njenjtet historiane pohojne se: “Shume katolike ne veri perqafuan fene e re. Dukej qe arsyeja e tyre ishte frika dhe urrejtja qe ushqenin per sllavet. Me kthimin ne fene Islame ata u bene aleate te barabarte me Turqit dhe per kete fituan sigurine kunder fqinjve Sllave, te krishtere.”

    Po ashtu edhe studjuesi Serb V. Shkariq megjithese nuk i vjen mire me plot gojen pohon se:”Kalimi ne fene Islame ka qene tolerant ne pikepamje fetare dhe rralle jane detyruar te krishteret per te kaluar ne fene Islame. Te krishteret e kane nderruar fene vullnetarisht….”

    Nje tjeter historian qe pohon perhapjen vullnetare te Islamit eshte edhe Aristidh Kolaj i cili ne librin e tij “Arvanitet” Athine 1885, shkruan se:” Eshte mendim i gabuar se Islamizmi eshte perhapur me dhune. Ekzistojne argumente te shumte te cilet demantojne kete. Une po permend vetem nje, e ai eshte se shek. i 19 nuk do te gjente asnje te krishtere dhe as nje kishe apo manastir ne ballkan, sikur Islami te perhapej me dhune shteterore.”

    Te njenjtin mendim por te shprehur ne nje menyre tjeter ka edhe historiani musliman Ali ibn Maksud i cili ka shkruar se:” Sikur te kishin dashur Osmanllijte tu impononin gjuhen dhe fene e tyre popujve te ballkanit te cilet i sunduan per 22 breza, sot nuk do te kishte mbetur asnje jomusliman , ose person qe te mos fliste Turqisht”

    Lidhur me shkaqet e konvertimit masiv te shqiptareve ne fene Islame studjuesi i thelluar i kesaj ceshtje Tomas w. Arnold pervec te tjerash ka theksuar se:” Eshte e mjerueshme ajo qe pohojne autoret e krishtere se Shqiptaret jane detyruar qe te pranojne fene Islame nen presjonin e dhunes e te haraceve te paligjshme . Keta autore nuk na ofrojne fakte per akuzat e tyre. Zmajevici kunvertimin e dy mije njerezve e arsyeton me numrin e madh te tatimeve dhe te taksave te tjera,por ai ne te njenjten kohe pohon se edhe muslimanet ashtu si edhe te krishteret paguanin te njenjtat taksa me perjashtim te tatimit personal, por ne vend te ketij tatimi ata paguanin zekatin”.(detyrim Islam per te gjithe te pasurit qe te njerrin 2,5% te pasurise se tyre).

    Per lufterat qe kane bere muslimanet dhe per tolerancen Islame filozofi Frances Gustav Le Bon eshte shprehur se:”Eshte fakt se bashkesia boterore nuk njeh pushtues me zemergjere se Arabet, dhe fe me tolerante se feja e tyre”

    Pra zoterinj te krishtere ku bazoheni ju qe Islamin e perhapi shpata dhe dhuna e instucjonalizuar? A mos valle pandehni se edhe muslimanet ecin sikur ju me moton “ o me ne o kundra nesh”?
    Muslimanet per perhapjen e Islamit ne asnje rast nuk kane vepruar sic vepruat ju ne Spanje, apo ne lindjen e afert.

    Per ta kuptuar edhe me mire ceshtjen e perhapjes se katolicizmit ne spanje po riperserisim ne menyre me te zgjeruar thenie e te madhit Sami Frasheri:”Persa u perket Evropjaneve atehere ata ishin ne injorancen me te madhe .Ata ushqenin fanatizem dhe nje urrejtje te madhe ndaj Muslimaneve.Ata jo vetem qe nuk u kenaqen me me rrezimin e Muslimaneve ne Andoluzi, por freterit e tyre themeluan gjyqe dhe nxjerrnin prej tyre djallin.Muslimanet qe nuk tregonin respekt ndaj tyre , filluan ti gjukojne me djegje. Keshtu shumica e ketyre te gjoreve u krishterizuan qe te shpetonin veten, mirpo edhe pasi u krishterizuan ata perseri u dogjen dhe u vrane me urdherin e freterve. Ne tere Andaluzine nuk mbeti asnje musliman.. kjo veper e tyre mbeti nje turp i madh qe do ta perkujtoje historia deri ne diten e kijametit, sepse kur muslimanet e cliruan Andoluzine ne te vepruan miresisht, gjukuan me drejtesi e bamiresi. Kjo eshte deshmi sipas deshmise se historianeve te tyre”



    Pra vellezer te dashur keto ishin disa nga fjalet e historianeve te ndryshem mbi perhapjen e Islamizmit ne vendin tone, nese do ti lexoni me vemendje dhe do jepni nje mendim te pavarur fanatik apo fetar , tjeshte do ta kuptoni se si qendron e verteta.

    Kjo patjeter qe nuk eshte gjithcka, ne vazhdim do te vijojme edhe me tema te tjera shume interesante.
    Injoranca nuk zhduket me top

  5. #135
    Vetvendosje Maska e INDRITI
    Anëtarësuar
    14-11-2002
    Vendndodhja
    I ulur ne zemren e njeres.
    Postime
    2,170
    shihni ju vetem lexoni se si dini mire gjerat.

    Eshte e pakonceptueshme te argumentosh perhapjen e nje feje duke mos permendur mesimet, ate mbi te cilen ftonte Islami.

    Per perhapjen e Islamit ne vendin tone por edhe kudo tjeter, nje rol teper te rendesishem kane luajtur nje sere faktoresh.

    Nga keto ne po permendim shkurtimisht vetem disa. Faktorin fetar, shoqeror, politiko-ekonomik,kulturoro-shkencor , moralo-etik etj.





    1-Faktori fetar.







    Megjithese ky faktor ka edhe meriten me te madhe ne shperndarjen e Islamit neper bote, shohim se ky fatkeqsisht eshte teper i shperfillur net e gjitha analizat qe i jane bere perhapjes se Islamit neper bote.

    Perse te Krishteret e shqiperise e braktisen katolicizmin dhe ortodoksone dhe ne vend te tyre ata pranuan alternativen Islame?

    Valle cfare ju ofronte shqiptareve kjo alternative e re ?

    Shqipetaret e pranuan Islamin se e kuptuan qe ai nuk i mohonte vlerat e besimeve te mepareshme por perkundrazi ai i ngrinte keto vlera ne nje etape te re zhvillimi.

    Islami per here te pare solli nje concept te drejte mbi Krijuesin dhe krijesen.Ai nuk e ndan jeten por e kupton ate si te vlefshme dhe e rregullon ne teresi.

    Islami nuk jep udhezime vetem per boten e amshuar por eshte rruge e punes dhe aksjonit, program jetesor ne harmoni me ligjet dhe normat e Ligjevenesit.

    Islami nepermjet Kuranit dhe tradites profetike ofron rrugezgjedhje per te gjitha nevojat qofshim ato shpirterore apo materiale.

    Keto me qarte do te kuptoheshin nese permendim nje nga shprehjet e nje shkencetari Anglez te cilin e kemi marre sipas citimit te Sami Frasherit.:”me te vertete feja Islame eshte fe qe pastron token prej idhujve, ndalon flijimin e njeriut dhe ngrenien e mishit te tij, ju garanton te drejta femrave,kufizon poligamine ne nje kufi te ligjshem e te arsyeshem, forcon lidhjet familjare, robi dhe i roberuari behen nje si anetare te familjes dhe ju hapen shume rruge e dyer per shpetim dhe liri.Moralin e pergjithshem e pastron me forcen e themeleve te veta si:namazi, zekati, nderimi i musafirit dhe siguria e udhetarit.ne zemrat e besimtareve mbjell drejtesi, objektivitet , meshire dhe sinqeritet. Parine e vendit e meson se ka detyra, ashtu sikur i gjithe populli. Themelimin e bashkesise e themelon ne baza te forta e te shendosha. Tiranit i kercenohet me hidherimin e Allahut. I demtuari dhe i varferi vepermire ngushellohen me meshiren, shperblimin dhe lumturine ne boten e Amshueshme.”



    Keto miresi jane pjese nga begatite e shumta qe gjithmone e percjellin Islamin prandaj me te drejte edhe historiani tjeter evropjan Stavrijanosi ka pohuar se:’”Feja ka qene faktor i rendesishem per perhapjen e Islamit”



    Koncepti i monoteizmit ne Islam eshte i perkryer, ne ndryshim nga kristjanizmi , ne Islam adhurohet nje Zot i vetem dhe nuk i behet rival apo shok.

    Ne Islam nuk proklamohen profetet si hyjni ashtu sic proklamohen Jezusi ne krishterim, buda ne budizem dhe Krishna e Ramen e hinduizem.

    Ne Islam nuk adhurohen engjujt ashtu sikur adhurohet shpiti I Shenjte ne Kristjanizem.

    Islami nuk bente personifikim te atributeve te Zotit me qenie te vecanta hyjnore ashtu sic ben kristjanizmi me personifikimin e Atit , birit dhe shpirtit te shenjte.

    Pra ne Islam egzistonte vetem adhurimi i Allahut dhe nuk egzistonte doktrina e trinitetit e cila perdorej ne atributin e tre qenjeve te vecanta hyjnore ne Zotin dhe te vecuara nga njera tjetra: Zoti At, Zoti Bir, Dhe Zoti Shpit I shenjte.

    Historikisht dihet se kisha per shkak te nderlikueshmerise se ketij problemi e kishte shpallur trinitetin mister qe duhej te besohej verberisht.

    Duke qene ne kete gjendje te rende shpiterore te te krishtereve shfaqet Islami si Alternative, i cili angazhohet per njeshmerine e Zotit,te cliruar nga fantazite mitologjike. Kjo deshmohet qarte ne kuran :” Thuaj Allahu eshte nje. Allahu ashte Ai i Cili i drejtohen krijesat per cdo nevoje. Ai ska lindur ke dhe as nuk eshte i Lindur. Dhe askush nuk I Barabarte me Te.( Ihlas 1-4)



    Po ashtu argumente te tjera per njeshmerine e Allahut ne adhurim do te gjejme ne ajetet 163-164 te sures bekareh, ne ajetin 255 etj.

    Nje problem tjeter qe ka nxjerre shqetesime per Krishterimin ka qene edhe bireria Hyjnore apo hyjnizimi i Jezusit.

    Sipas historise hyjnia e Jezusit eshte nje product i mevoneshem historik.kete e inkuadroi ne radhet e dogmave ne vitin 451 te eres sone koncilli ne kalcedon, ku u kumtua se Krishtit duhet ti njihet natyra Hyjnore dhe njerezore.

    Nuk duhet lene pa permendur edhe disa kontraste me te cilat eshte ballafaquar popullata ne ate kohe,te cilat ne nje menyre apo ne nje tjeter kane ndikuar qe njerezit te percaktohen ne fene Islame dhe duke braktisur krishterimin.

    Keshtu jeteshkrimi i Muhammedit a.s nga lindja deri ne vdekje nuk eshte legjende,cdo gje eshte e ruajtur e transmetuar dhe e argumentuar, cdo gje njihet me hollesi perfshire edhe detajet me te vogla, si theniet e tij ne raste te vecanta veprimet e tij ne jete etj.

    E njenjta gje nuk ndodh me personalitetin e Jezusit i cili eshte mbushur plot paqartesi e mistere,duke u kthyer ne nje legjende te vertete.Jeta e Jezusit nuk mund te merret shembuj ideal per te krishteret ne shume aspekte.

    Te krishteret nuk mund ta marrin shembull ideal jeten e jezusit ne martese pasi ai nuk ka qene i martuar dhe per pasoje ska qene as bashkeshort dhe as baba dhe i krishteri nuk di se si te sillet ne keto pozita. Jezusi nuk ka marre pjese ne lufte dhe nuk eshte deshmuar per trimeri dhe as per zemergjeresi e meshire prandaj edhe keto nuk mund te merren si shembuj ideal. Kushdo qe deshiron te ndertoje nje jete ideale sipas parimeve hyjnore, si bashkeshort, prind, punetor, ushtar, sundues qytetar etj.duhet te ndjeke shembullin e Muhamedit a.s sic e thote edhe kurani famemadh: “ vertet ju ne te Derguarin e Allahut keni shembullin me te perkryer…( el ahzab 21) por njekohesisht i jep porosi profetit: “ Thuajne jam njeri sikur edhe ju….” ( fussilet 6).

    Nje tjeter faktor i rendesishem per konvertimin ne Islam ka qene edhe shpjegimi i dogmave kristjane te cilat nuk ishin aspak racjonale, ishin komplet kundra llogjikes se shendoshe dhe natyrisht ketu fitonte perparesi alternative Islame.

    Keshtu dogmat joracjonale si : Mekati i pare,drejtesia e Zotit, shfajesia me gjak,celibati etj. jane te renda dhe kunder natyres se njeriut.Dihet se njerezit duke ju mbajtur ketyre dogmave nuk i shkaktojne dem Zotit por vetes. Njolla e mekateve ne shpiterat e njerezve nuk do te hiqet me durimin e torturave apo me vrasjen e nje personi tjeter por me pendim, duke urdheruar net e mire dhe duke ndaluar nga e keqja. Kurani ndryshe nga bibla Jezusin e trajton ne konteksin pozitiv, me dimensjone njerezore ,si te Derguar te Zotit duke e liruar nga atributet qe i ka vene mitologjia dhe duke e vene ne nje vend te rendesishem.

    Ai trajtohet ne 15 sure te Kuranit dhe ne 93 versete.

    Po ashtu me dashje apo pa dashje te krishteret e kishin injoruar nje tjeter moment, ate te paralajmerimit te bibles per ardhjen e Muhammedit a.s. gje qe permendej shpesh nga misjonaret apo ftuesit muslimane. Jesusi ka thene:”Kam edhe shume per tju treguar por tani smund ti kuptoni. E kur te vije ai Shpirti i se vertetes do te udhezoheni ta njihni tere te verteten.

    Ndersa ne ungjillin jokaonik te shen Bernabes thuhet:” pastaj tha prifti: si do te quhet ngushellimtari dhe cilat jane shenjat qe do te paralajmerojne ardhjen e tij? Jezusi ju pergjigj, emri i ngushellimtarit eshte ai, i cili eshte i denje per falenderim, Ahmedi te cilin Zoti kur e pati krijuar shpirtin e tij e pati vene ne shkelqimin e larte qiellor.

    Po ashtu shkaqe te tjera qe njerezit zgjedhnin alternativen Islame ishin edhe obligimet qe kishte kjo fe te cilat i permend kurani:” Me te vertete Allahu urdheron drejtesi bamiresi dhe ndihme te farefisit….”

    Po ashtu Islami e urdheronte femijen qe adhuronte vetem Allahun dhe te sillej butesisht me prinderin” Allahu ka dhene urdher te prere qe te mos adhuroni tjeter vec tij dhe te silleni miresisht me prinderit..



    Po ashtu per tu permendur jane dhe shume fakte te tjera si: numri i vogel i kuadrove kishtare, anlfabetizmi i tyre dhe jeta e shfrenuar qe ata benin, gjendje kjo qe u shfrytezua mjaft mire nga ftues muslimane te kohes duke depertuar mendimin e drejte Islam ne shoqerine


    __________________
    Atij qe Zoti nuk i jep drite, ska drite per te.
    Injoranca nuk zhduket me top

  6. #136
    Vetvendosje Maska e INDRITI
    Anëtarësuar
    14-11-2002
    Vendndodhja
    I ulur ne zemren e njeres.
    Postime
    2,170
    2-Faktori Shoqeror.


    Nje tjeter faktor i rendesishem per perhapjen e alternatives Islame ka qene edhe faktori shoqeror.
    Muslimanet kur rane ne kontakt me popuj te ndryshem, vecanerisht me ato ballakanike gjeten tek ata nje situate tejet e te rende shoqerore. Ne keto troje ta hasen si kritere baze ushtrimin e forces, shtypjes si te individit ashtu edhe te institucjonrve.
    Sundimi i gjate shekullor i fuqive te ndryshme kishte krijuar nje kaos shoqeror sidomos ne perandorine Bizantine.
    Nga ana tjeter shfaqja e Islamit ne trojet Ballakanike e vecanerisht Shqiptare u shoqerua me nje botekuptim tjeter ne lidhje me shoqerine.
    Islami nuk u perpoq te zhduke dallimet por i konfirmon ato. Islami nuk bazohet ne prejardhje, nacjonalitet e shtet por ne fe e moral. Ai shtrihet ne rruzullin tokesor me nje vellazeri te pergjitheshme njerezore e boterore. Ai i thyen te gjitha barrierat politike e gjeografike me ajetin kuranor:” vertet Ne ju krijuam ju prej nje mashkulli e nje femre dhe ju ndame ne popuj e fise qe te njiheni midis jush….(el-Huxhurate 13).
    Ky ajet eshte nje parim themelor Islam. Po ashtu Muhammedi as ne haxhin e lamtumires eshte shprehur:” nuk ka perparesi Arabi ndaj jo Arabit. Nuk ka perparesi i bardhi ndaj te ziut, tek Allahu me te matur ata qe jane me te drejte. Me te vertete me i nderuari prej jush tek Allahu eshte me i devotshmi.

    Islami refuzon te gjitha kriteret e padrejta dhe nga ana tjeter nepermjet bazave te tij , namazit , agjerimit zekatit haxhit krijon barazine shoqerore ndermjet njerezve.
    Po ashtu ne strukturen Islame nje rendesi e vecante i kushtuhet familjes si themel ne bashkesine njerezore dhe vecanerisht femres si baze e krijimit familjar.
    Familja ne islam eshte konsideruar si qelize e pare per ngritjen e nje shoqerie te shendoshe, ku njerezit edukohen me nje moral te larte synim i te cilit do te jete dashuria , vellazeria,barazia e devotsheria ne menyre qe te udheheqe me i afti, ne menyre qe vlera te fitoje luften me kundervleren.Islami i kushton rendesi lidhjes martesore dhe secilit prej bashkeshorteve i jep detyrat e veta.
    Kurani femren e trajton si qenie njerezore, si nene moter,vajze,si femije si bashkeshorte e si besimtare te mire. Femra trajtohet si faktor i dores se pare ne aksjonet shoqerore si ne pune , ne arsim ne zgjedhjen e bashkeshortit, ne disponimin e pasurise vetjake dhe menaxhimin e saj.
    Ne aspektin shpirteror ajo eshte e barabarte me burrin si ne shperblim ashtu edhe ne ndeshkim. Trajtimi i saj ne Islam llogaritet si i perkryer.Kjo gje do te dilte mjaft ne pah po te benim nje krahsim midis Islamit dhe Krishterimit ne trajtimin e ceshtjes se femres.
    Ja disa ajete kuranore:
    O ju qe besuat per hir te Allahut te jeni vazhdimisht deshmues ne te drejte madje edhe nese(deshmia) eshte kunder vetvetes kunder prinderve ose te afermve……( nisa 4)
    “ A mund te jene te barabarte ata qe dine dhe ata qe nuk dine ?( Zumer 9)
    “ Asnje mekatar nuk mban peshen e mekatit te tjetrit. Cdo njeriu i takon ajo qe ka punuar( nexhm 38-39)
    “ Besimtaret e besimtaret jane te dashur per njeri tjetrin urdherojne ne te mire e ndalojne nga e keqja…( Teube 71)
    “ Mos ju afroni imoralitetit sepe ajo eshte vertete veper e felliqur dhe rruge shume e keqe. ( Isra 32)
    Pra keto jane disa prej shume ajete qe tregojne barazine midis burrit dhe gruas ne Islam.
    Tani le te permendim disa thenie te Muhammedit a.s:
    “Nuk ka dyshim gruaja eshte e njejte , e ngjashme dhe e barabarte me burrin”
    2-“ Xhennerti ndodhet nen kembet e nenave”
    3_-“Martohuni por mos u ndani, sepse Allahu nuk i do burrat dhe grate te apasjonuar pas deshirave”
    4- Sic keni ju te drejta mbi grate, kane edhe ato te drejta mbi ju”
    5-Besimtar me iman te plote eshte ai qe eshte me i sjellshem, ndersa me i miri prej jush eshte ai qe eshte me i mire per grate e veta”
    6-“Kini frike Allahun ne trajtimin e grave”
    7-“Kjo bote eshte pasuri, ndersa pasuria e saj me e madhe eshte nje grua e mire”
    8-“ Ta ushqesh kur te ushqehesh vete, ta veshesh e ta mbathesh kur kete e ben per vete, mos ta qellosh ne fytyre, mos ta qortosh dhe mos ta lesh vetem askund pervecse ne shtepi”
    9-“Kush deshiron te mbroje virtytin, nese vdes duke ruajtur sekretin e dashurise vdes deshmor”

    Ja tani disa vleresime thenie apo sentenca te shenjetoreve te krishtere;
    Shen Pali femren e sheh si nje bezdisje dhe tere fajin njerezor ja le asaj, ai shprehet” Nuk lejoj qe femra te mesoje ne kishe as te sundoje burrin por te rrije ne qetesi…( Letra e derguar Timoteut, 2:11-14 Pali)
    Femra eshte bija e dreqit rojtar i ferrit, e armik i paqes ( Gjoni nga Damasku)
    Femra eshte instrument te cilen djalli e perdor qe te perfitoje e disponoje shpirterat tane”( Shen Kipriani)
    Femra eshte burim i forces se djallit, zeri i saj eshte fershkellima e gjarperit. ( shen Antoni).


    Ky dallim i qarte midis Islamit dhe Krishterimit beri qe shume gra te braktisin alternativen Kristjane dhe te perqafojne alternativen e re Islame duke fituar keshtu te gjithe te drejtat e tyre te mohuara deri atehere.

    Nje tjeter ceshtje e rendesishme ne kohen e paraqitjes se Islamit ka qene ceshtja e roberise.
    Roberia ka qene e rrenjosur thelle ne shpirtin e shoqerive te vjetra. Keshtu as filozofia Greke as Krishterimi madje as Aristoteli nuk e konsiderojne roberine si nje gje te keqe qe bie ndesh me nderin dhe te drejtat e individit e shoqerise.
    Krishterimi me etiken dhe filizofine e meshires se zhvilluar nuk ka pare ndonje te keqe ne skllaveri e cila ndeshet me drejtesine shoqerore. Jo vetem kaq por krishterimi e ka bekuar kete institucjon. Edhe Jezusi vete nuk ka punuar per permiresimin e pozites se ketyre krijesave te mjeruara(sklleverve).
    Islami eshte feja e pare qe permireson poziten e sklleverve dhe anon nga krahu i aborgimit te ketij turpi njerezor.
    Shikoni tani se cthote Muhammedi as. ne lidhje me kete problem te madh shoqeror.
    -Roberit tuaj jane vellezerit tuaj.nese dikush nga ju ka rob, le ti jape ushqimin qe ha vete,le te veshe me te njejtat rroba qe vesh edhe vete. Mos ti jape pune te veshtire por nese i jep nje pune te tille ta ndihmoje edhe vete.
    -Kur ndonjerit prej jush shebertori i sjell ushqim dhe nese nuk e ulni prane vetes jepjani ushqimin me vete sepse jeni pronar dhe pergjegjes per te”
    - Kush e rreh robin e vet sepse nuk i eshte pergjigjur apo kush i bie ne shuplake per kete shkak, atehere kompesimi i vetem per te eshte qe ta liroje”

    Duke marre parasysh kete faktor edhe shume te tjere, Islami dhe muslimanet paten sukses te madh dhe per nje kohe relativisht te shkurter fituan nje simpati shume te madhe dhe per pasoje kjo fe gjeti mirekuptim ne te gjitha shtresat e shoqerise Shqiptare.
    Indriti.
    Injoranca nuk zhduket me top

  7. #137
    Vetvendosje Maska e INDRITI
    Anëtarësuar
    14-11-2002
    Vendndodhja
    I ulur ne zemren e njeres.
    Postime
    2,170
    Dhe shkrimi i fundit per sonte qe te me zeje gjumi rehat.

    Disa nga shkaqet e pranimit te Islamit.
    “Une nuk do ti hulumtoj shkaqet qe bene qe feja Islame te hase nje mirekuptim te pa pare ne bote,mirepo atyre qe mendojne se ajo u perhaps me shpate mund tu them se ata mashtrojne veteveten”( Georg Sale-perkthyes i Kuranit ne Anglisht me 1735).
    Ne konditat e kohes , Islamizmi ne Shqiperi po te kishte pasur me shume kuadro apo predikues prej atyre qe ka takuar Marko Bizi i cili lavderon sinqeritetin,modestine dhe miqesine e tyre, do te kishte pasur nje sukses akoma edhe me te madh.
    Eshte pranuar publikisht se ne ate periudhe shumica e klerit kristjan ishte injorant. Keta aq te huaj ishin ne detyrat fetare saqe nuk dinin edhe lutjet e domosdoshme.
    Nje pjese e ketyre klerikeve kishin mesuar ti thonin keto lutje ne Latinisht por as vete nuk e kuptonin se cfare thonin dhe per cfare luteshin. Prandaj me shume te drejte nje pjese te madhe te fajit per konvertimin e shqiptareve ne muslimane Bizi ju a ve katedrave peshkopale.
    Priferinjte Ortodokse Shqiptare nuk kane qene besnike te mbrojtjes se ideve kombetare, ashtu sic kane qene prifterinjte sllave apo Greke.
    Keto prifterinj megjithese injorante u qendronin shpesh here besnike dhe te perkushtuar per ti sherbyer fese kristjane(ortodokse) qe ne themel te saj kishte politiken Sllavo-Greke. Shume shqiptare e vune ndergjegjien kombetare mbi ate fetare dhe keshtu preferuan me mire te kalojne ne Islam se sa te vuanin nen nje regjim qe ju kishte marre shpirtin per shekuj te tere.
    Nje indiferentizem i madh u vu re ne radhet e klerit te krishtere.
    Keshtu p.sh. mund te permendim lejimin e kryerjes se kurorezimeve pa lejen dhe bekimin zyrtar te kishes. Kjo eshte interpretuar si influence e Islamit, i cili martesen e konsideron si akt civil e jo shoqeror.
    Kjo situate e rende shoqerore dhe socjale ne Shqiperi ne shek. 17 pati pasojat e saja:
    Numri i te krishtereve filloi te bjere me shpejtesi dhe per nje periudhe te vogel 30 vjecare (1620-1250) numri i shqiptareve te konvertuar ishte mbi 300 000.
    Tivari arriti te kishte shifren me te larte e me domethenese ku numri i te krishtereve ne kete qytet ishte 98 here me i vogel se numri i muslimaneve.( E dhena eshte nxjerre nga vepra e Marko kryeziut, prift Shqiptar i cili kete te dhene e jep ne vitin 1651 dhe ndodhe t e depozituar ne bibloteken cigana te romes sipas “Zani i nalte faqe 203, viti 1932).
    Kuadrot fetare Katolike sidomos ata te rangjeve te uleta,vepronin ne kundershtim me urdherat e dhene nga kisha, ata nga njera ane bekonin meshkujt e krishtere dhe nga ana tjeter qorronin nje sy e shurdhonin nje vesh sa here qe degjonin per muslimane te rinj.Po ashtu keto prifterinj ne kundershtim me urdherat e kishes, jo vetem qe nuk reagonin ndaj prinderve qe i martonin vajzat me muslimane por i pranonin keto te fundit ne ceremonite fetare madje edhe i bekonin.
    Po ashtu kjo klase klerikesh akuzohej per jete skandalesh. Shume rralle shkonin ne rrefime dhe shpesh here organizonin gosti te ndryshme ku perdorej alkol dhe nje edukate primitive.
    Po ashtu nuk ishin te rralle rastet kur shitnin pronat e kishes dhe braktisnin detyren e marre persiper duke u terhequr ne vende te fshehta e te izoluara qe Kisha te mos kishte mundesi ti gjente.
    Pra te gjithe keto gjera teper banale qe po ndodhnin ne syte e popullit filluan ta zhgenjejne ate.
    Disa kisha te qarkut te pultit kishin 40 vjet qe skishin pare prift me sy.
    Per te analizuar situaten e per te marre masa permiresuese me ne fund ne kete qark dergojne 4 prifterinj te cilet pasi analizuan situaten shprehen perpara eproreve te tyre se” Turqit nuk I kishin penguar fare ne detyre”.(raporte te misjonit franceskan te botuara nen titullin”fra Bonaventura” Sipas Zani i Nalte” nr. 7-8. mars faqe 204 viti 1932.).
    Po ashtu nje shkak tjeter i braktisjes se Krishterimit kane qene edhe taksat e medha qe caktonte kisha per popullsine e krishtere, keto taksa vinin gjithmone ne rritje per shkak te gjendjes se dobet te kishes dhe korrupsjonit qe kishte marre permasa gjigande.
    Eshte e vertete qe nje pjese e Shqiptareve e pranuan Islamin per shkak te paperballueshmerise se taksave,por ama jo te taksave qe kishte caktuar perandoria osmane por ato qe kish caktuar Kisha.
    Me ardhjen e perandorise Osmane Shqiptaret paguanin vetem 60% te taksave qe kishin paguar me pare ne perandorine Bizantine.
    Keto taksa paguheshin njelloj nga muslimanet e te krishteret.
    Te krishteret pervec kesaj paguanin edhe nje tjeter takse nese nuk donin te shkonin ushtar. Kjo takse ishte vetem 6 reales ne vit. Kur ne vitin 1923 nje buke blihej me cmimin 3 reales.
    Pra si thoni nje njeri qe eshte i kapur fort pas fese se tij do ta ndryshonte ate per dy buke ne vit? Pervec kesaj Muslimanet nuk kishin te drejte Zgjedhje midis takses dhe ushtrise, ata kishin detyre 6 vjet sherbim ushtarak dhe jo vetem Brenda kufinjve territoriale shqiptare, por ka te dhena te sakta se muslimanet shqiptare e kane kryer shernimin ushtarak ne jemenin e larget apo edhe ne Egjipt.
    Si thoni pra a nuk ishte xhizja nje privilegj per te krishteret?
    Nuk mjaftonte kjo , por nese nje musliman ishte i pasur ishte perseri i detyruar qe te jepte Zekatin apo 2.5 % te pasurise se tij. Perseri edhe me kete gje nuk obligoheshin kristjanet. Pra po ti nisemi nje llogjike te trashe ,feja Islame as qe duhet te pranohej por perkundrazi duhet te refuzohej me force. Po perse nuk u refuzua?
    Nuk u refuzua se shqiptaret ishin ngopur me krimet e kishes qe dita dites ngrinte taksat. E pranuan islamin sepse kisha kishte kohe qe nuk po ju plotesonte atyre nevojat shpirterore, sepse shihte me sy realitetin kur nje prift shiste bileta per ne parajse.
    Per ta mbyllur kete ceshtje po permendim nje rast konvertimi ne mase qe ka ndodhur nr jug te Shqiperise ne shek.18.
    Nje krahine e perbere prej 30 fshaterash prane Leskovikut, e pezmatuar nga konvertimet e medha qe po ndodhnin perreth tyre vendosen qe te ngujoheshin ne Kishe per tu lutur e per te kerkuar shpetim prej shenjetoreve te Krishtere,dhe afati i ngujimit te tyre do te ishte deri ne diten e pashkeve.
    Pashket erdhen dhe mrekullia e pritur prej tyre nuk ndodhi.
    Atehere ashtu masivisht filluan te afroheshin drejt alternatives Islame duke hequr dore nga krishterimi dhe nga lutjet qe nuk kishin dobi.

    Shpresoj qe tashme ta keni te qarte se ka qene kisha ajo qe me taksat e saj i ka detyruar te krishteret te largohen dhe jo Xhizja e cila ishte nje takse fare simbolike.
    Indriti
    Injoranca nuk zhduket me top

  8. #138
    Vetvendosje Maska e INDRITI
    Anëtarësuar
    14-11-2002
    Vendndodhja
    I ulur ne zemren e njeres.
    Postime
    2,170
    Gjume te embel te gjitheve prej Indritit.
    Pafshi enderra te bukura.
    Injoranca nuk zhduket me top

  9. #139
    Gezuar Kosoven e Pavarur Maska e dodoni
    Anëtarësuar
    07-11-2002
    Postime
    3,393
    Se islami ka ardhur dhunshëm tek ne kjo është më se e qartë për të gjithë ata që e dijnë sadopak historinë tonë.
    Gjergj Kastrioti i kishte ofruar vasalitet edhe Spanjës vetëm që të mos okupoheshin shqiptarët nga osmanllinjtë musliman. Pra, ai u mundua që të mbaj vendin të pamvarur por nga dy të këqiat prapë zgjedhja e tij dhe e shqiptarëve ishte vetëm një vend i krishterë.
    Ndoshta osmanllinjtë nuk e kanë përhapur me shpatë islamizmin, por me së pari okupimin e tokave shqiptare e pastaj me politika ushtarake (psh. jomuslimanët në vijë të parë të frontit), politika taksash (jomuslimanët taksa më të larta) etj. etj. etj. pra që në njëfarë mënyrë jo me dëshirën e shqiptarëve sepse po të pyetej dëshira e shqiptarit ata nuk do të kishin okupuar kurrën e kurrës Shqipërinë e lëre më të islamizonin shqiptar.
    Kurse për këta dy-tre të huaj që kanë përqafuar islamizmin, ke me mijëra e miliona islam që kanë përqafuar krishterizmin gjë që është miliona fish më e madhe shifra se ajo që sjell ti çuni i vogël.
    Por këto gjëra nuk janë aq me rëndësi, me rëndësi është fakti që kjo fe është fe kombëtare e një kombi pothuajse krejt i ndryshëm nga ne (edhe për nga raca e lëkura e lëre më aspektet tjera) dhe me interesa krejt të ndryshme nga interesat e kombit tonë, dhe këto janë arsyet e rikonvertimit të shqiptarëve gjë që me ndihmën dhe punën tonë dhe të miqve tanë europianë e amerikanë do të përshpejtoj dhe shumë shpejt shqiptarët e kësaj feje do të jemi në gjendje ti numërojmë në gishta së bashku me ribashkimin e Kosovës me Shqipërinë, realizimin e plotë të marrëveshjes së Ohrit për shqiptaro-maqedonsat, të drejtat kombëtare të shqiptarëve në Mal të Zi, Kosovë lindore, Çamëri e gjithë Greqinë.

    Përshëndetje
    Leje mos m'trano, pashe zotin!!!!

    Rrofte Shqiperia Etnike

  10. #140
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    17-03-2003
    Postime
    683
    mire o dodon si essay ishte e bukur. Ke perdorur shume teknika letrare duke perfshire edhe imagjinaten tende. Me shume se kaq nuk vlen

Faqja 14 prej 21 FillimFillim ... 41213141516 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. KUR'ANI në gjuhën shqipe
    Nga RaPSouL në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 114
    Postimi i Fundit: 15-03-2009, 08:29
  2. A ka ndonje Paralel midis civilizimeve?
    Nga forum126 në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 15-11-2005, 09:24
  3. Persekutimi i intelektualve Shqiptare.
    Nga SKAI në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 08-04-2005, 20:57
  4. Merjemja a.s, Nëna e Isait (Jezusit)
    Nga Klevis2000 në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 30-03-2005, 08:17
  5. Pershkrimi i parajses ne Kuran
    Nga deshmuesi në forumin Toleranca fetare
    Përgjigje: 33
    Postimi i Fundit: 07-07-2003, 15:18

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •