Close
Faqja 2 prej 3 FillimFillim 123 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 40 prej 49

Tema: Fitnete Tuda

  1. #21
    Anagramisti Maska e Mister Enigma
    Anėtarėsuar
    06-08-2004
    Vendndodhja
    Prishtinė
    Postime
    2,636
    Edhe mua shumė mė pėlqen Fitnete Tuda.
    Eliza Hoxha dhe Fitnete Tuda janė dy kėngėtaret e vetme qė i dėgjoj me mė shumė ėndje. Pėrveē kėngėve qė pėrmendėt ju janė edhe dy kėngė tė saj qė mua shumė mė pėlqejnė. Sidomos njėra prej tyre mė ėshtė bėrė merak ta gjej diku por s'ėshtė puna ta gjej dot.
    Vetėm njėrės ia di titullin. Por do tė pėrmend ca vargje nga to. Njėra ėshtė "Duke kėrkuar jetėn" kėngė me tė cilėn Fitnetja ka marrė pjesė nė festivalin "Kėnga magjike". Atė vit pat fituar Elsa Lila me kėngėn "Vetėm njė fjalė". Ėshtė eidcioni i vitit 1999.
    Disa vargje tė kėngės sė Fitnetes nga "Kėnga magjike" janė:

    Duke kėrkuar jetėn
    Kalova male, kalova dete
    Duke kėrkuar jetėn
    Jo nuk e gjeta tė vėrtetėn...
    ...
    Duke kėrkuar diellin
    Lart fluturova dhe preka qiellin
    Duke kėrkuar diellin
    Lart fluturova dhe putha qiellin
    ...
    Duke kėrkuar lirinė
    Pa tė s'jetoj dot si pa dashurinė

    Kurse tjetra kėngė ėshtė nė duet me Menderes Lumanin. Njė kėngė e zhanrit rok qė ta kėnaq zemrėn. Me atė kėngė kanė marrė pjesė nė festivalin "Nota Fest" diku nė vitin 1998 ose 1999. Titulli i asaj kėnge ėshtė pak a shumė kėshtu "Falma njė yll". Kėngėn e parė e kam pasur nė kasetė. Ndėrsa tė dytėn nėse e ka pahiri dikush s'do tė bėnte keq tė mė tregonte ku ta gjej.
    Fitnetja tash ėshtė nė RTK dhe ishte shumė afėr meje kur bėri anketė me qyetatarė nė sheshin "Skėnderbeu" nė Prishtinė nė koncertin pėr Vitin e Ri.
    Mėkat qė nuk ėshtė mė aktive dhe jam i bindur se do tė na dhuronte edhe shumė kėngė tė mrekullueshme siē di ajo.
    Kodi:
    Eja ta bėjmė bashkė njė anagram por kujdes se mos po anagramohemi edhe vetė 

  2. #22
    Krenar si Shqiptar Maska e Alvlora
    Anėtarėsuar
    17-12-2004
    Vendndodhja
    Toronto, Kanada
    Postime
    92

    Shpresa

    Do ju lutesha shume ne qoftese keni mundesi te me gjeni fjalet e kengen SHPRESA e kenduar nga Fitnete Tuda ne fest 99.

  3. #23
    Citim Postuar mė parė nga Alvlora Lexo Postimin
    Do ju lutesha shume ne qoftese mundesi me gjeni fjalet e kengen SHPRESA e kenduar nga Fitnete Tuda ne fest 99.
    Regjistrimi nuk eshte shume i mire, ky eshte teksti qe nxora

    Shpresa

    Sa here kur ndjehesh keq
    detin e dhembjes
    ku s'duken brigjet
    naten e gjate, pa yje e hene
    i vetem...
    Sa here kur ngryset dita
    ne rruget e tua
    me percjell hija
    per dore me merr
    si nje krah i lehte, ti...

    Ref.
    shpresa, je hyjnore
    shpresa, me merr per dore
    shpresa, ndriēon si diell
    shpresa, agim qe s'fiket
    shpresa, mbi supe mban tere boten
    shpresa, i than' tere lotet
    shpresa, je vete jeta
    shpresa, je e verteta

    Mos shkruaj gjė kur je me nerva, sepse, ndėrsa plaga e gjuhės ėshtė mė e keqe se e shpatės, mendo ē’ka mund tė jetė ajo e pendės

  4. #24
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-11-2010
    Postime
    16,202
    " RRUGE "

    Teksti dhe Muzika: Fitnete Tuda
    Orkestroi : Menderes Lumani
    Kendon : Fitnete Tuda


    U linda nė udhėkryq
    Nė tė majtė kam vendlindjen
    Nė tė djathtė atdheun
    Para dhe pas kam rrugė

    U linda nė udhėkryq
    Nė tė majtė kam vendlindjen
    Nė tė djathtė atdheun
    Lart dashurinė dhe diellin

    (refren)
    Rrugė, rrugė, rrugė
    Rrugė qė mė ftojnė diku
    Dhe mė pyesin pėr ku, pėr ku
    ------------ (x 2)

    Vetja ime derdhet
    Humbet si pikė loti
    Tė gjithė miqtė mi morėn
    Rrugėt e kėsaj bote

    Kujtimet mi sjell era
    Ditė tė gjata, netė pafjetura
    Mbeti kėnga jonė e heshtur
    Mbetėn gjurmėt tona nė amshim

    Vitet pas na lanė
    Buzeqeshje tė venitura
    Atė qė deshėm
    Asnjėherė nuk e thamė

    Rrugė, rrugė, rrugė
    Rrugė qė mė ftojnė diku
    Dhe mė pyesin, mė pyesin pėr ku

    (refreni)

    E ndjej si ngroh ky diell
    I kaltėr ėshtė ky qiell
    Dashuria ime jeton vetėm kėtu
    (2 herė)


    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga sirena_adria : 16-06-2011 mė 19:22

  5. #25
    Anagramisti Maska e Mister Enigma
    Anėtarėsuar
    06-08-2004
    Vendndodhja
    Prishtinė
    Postime
    2,636
    Pėrshėndetje, sirena_adria. A mos e di njė kėngė tjetėr tė Fitnetes me Menderes Lumanin me tė cilėn ka marrė pjesė nė "Nota Fest"? Mė duhet titulli i asaj kėnge. Ėshtė kėngė shumė e bukur e zhanrit rok.
    Kodi:
    Eja ta bėjmė bashkė njė anagram por kujdes se mos po anagramohemi edhe vetė 

  6. #26
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-11-2010
    Postime
    16,202

    Pėr: Fitnete Tuda

    Citim Postuar mė parė nga Mister Enigma Lexo Postimin
    Edhe mua shumė mė pėlqen Fitnete Tuda.
    Eliza Hoxha dhe Fitnete Tuda janė dy kėngėtaret e vetme qė i dėgjoj me mė shumė ėndje. Pėrveē kėngėve qė pėrmendėt ju janė edhe dy kėngė tė saj qė mua shumė mė pėlqejnė. Sidomos njėra prej tyre mė ėshtė bėrė merak ta gjej diku por s'ėshtė puna ta gjej dot.
    Vetėm njėrės ia di titullin. Por do tė pėrmend ca vargje nga to. Njėra ėshtė "Duke kėrkuar jetėn" kėngė me tė cilėn Fitnetja ka marrė pjesė nė festivalin "Kėnga magjike". Atė vit pat fituar Elsa Lila me kėngėn "Vetėm njė fjalė". Ėshtė eidcioni i vitit 1999.
    Disa vargje tė kėngės sė Fitnetes nga "Kėnga magjike" janė:

    Duke kėrkuar jetėn
    Kalova male, kalova dete
    Duke kėrkuar jetėn
    Jo nuk e gjeta tė vėrtetėn...
    ...
    Duke kėrkuar diellin
    Lart fluturova dhe preka qiellin
    Duke kėrkuar diellin
    Lart fluturova dhe putha qiellin
    ...
    Duke kėrkuar lirinė
    Pa tė s'jetoj dot si pa dashurinė

    Kurse tjetra kėngė ėshtė nė duet me Menderes Lumanin. Njė kėngė e zhanrit rok qė ta kėnaq zemrėn. Me atė kėngė kanė marrė pjesė nė festivalin "Nota Fest" diku nė vitin 1998 ose 1999. Titulli i asaj kėnge ėshtė pak a shumė kėshtu "Falma njė yll". Kėngėn e parė e kam pasur nė kasetė. Ndėrsa tė dytėn nėse e ka pahiri dikush s'do tė bėnte keq tė mė tregonte ku ta gjej.
    Fitnetja tash ėshtė nė RTK dhe ishte shumė afėr meje kur bėri anketė me qyetatarė nė sheshin "Skėnderbeu" nė Prishtinė nė koncertin pėr Vitin e Ri.
    Mėkat qė nuk ėshtė mė aktive dhe jam i bindur se do tė na dhuronte edhe shumė kėngė tė mrekullueshme siē di ajo.

  7. #27
    Anagramisti Maska e Mister Enigma
    Anėtarėsuar
    06-08-2004
    Vendndodhja
    Prishtinė
    Postime
    2,636

    Pėr: Fitnete Tuda

    O pėrshėndetje Sirena Adria pas 6 vitesh. Faleminderit pėr klipin, pa njė pa dy e konvertova menjėherė nė mp3.
    Kodi:
    Eja ta bėjmė bashkė njė anagram por kujdes se mos po anagramohemi edhe vetė 

  8. #28
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-11-2010
    Postime
    16,202

    Pėr: Fitnete Tuda

    Pershendetje Mister. S'ka perse ! I kam degjuar kenget e Fitnetes ngahera se jane mjaft te bukura e kuptimplota. Per mua, eshte kantautorja me e mire & e ēmuar mbareshqiptare !

    Besoja se do kish edhe kenge te tjera te bukura perveē Rruge, Nje dite e Shi bie ne Tirane . Ishte befasi dhe kjo kenge qe solla, pasi nuk e kisha degjuar me pare, vertet e bukur.


    ( Fale enciklopedise You Tube njihemi me krijimtari qe televizionet pa fund qe kemi duhet ta transmetonin me shpesh.)

    Uroj ne te ardhmen te vendosin dhe bashkepunimin me Menderes Lumanin .
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga sirena_adria : 09-11-2017 mė 12:04

  9. #29
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-11-2010
    Postime
    16,202

    Pėr: Fitnete Tuda

    Nje tjeter kenge e bukur e te talentuares Fitnete !


  10. #30
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-11-2010
    Postime
    16,202

    Pėr: Fitnete Tuda

    Fitnete Tuda, njeriu i shiut

    Luljeta Progni - Koha Jone, 2016


    Ēika nga Struga qė magjepsi Tiranėn dhe zgjodhi Prishtinėn

    http://www.kohajone.com/2016/02/12/f...jeriu-i-shiut/

  11. #31
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-11-2010
    Postime
    16,202

    Pėr: Fitnete Tuda


  12. #32
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-11-2010
    Postime
    16,202

    Pėr: Fitnete Tuda

    Tek Rudina per nje takim te ri me publikun.


  13. #33
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-11-2010
    Postime
    16,202

    Pėr: Fitnete Tuda

    Top Show - Maj 2016



    Fitnetja ftohet ne emission rreth minutes se 10-te.

  14. #34
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-11-2010
    Postime
    16,202

    Pėr: Fitnete Tuda

    Fitnete Tuda: Kur kėngėt dhe shiu i Tiranės tė ndjekin nga pas

    Arbėr Selmani - Kultplus

    Nuk ishte e rastėsishme hyrja nė muzikė e Fitnete Tudės.

    Vajza nga Struga, e cila merrte qetėsues kur filloi lufta nė Kosovė, kur i shihte ikjet e refugjatėve nga Kosova, muzikėn do ta niste nė mes tė ndjenjės sė shqetėsimit pėr atė qė po ndodhte dhe tė gėzimit, qė po e realizonte ėndrrėn e saj, por duke mos e kuptuar se po krijonte kėngė tė cilat do tė dėgjoheshin edhe vite mė vonė.

    Fitnete Tuda, sot 55 vjeēare, nė ato pak kėngė tė cilat i ka dhuruar publikut shqiptar, ka gjetur e prekur tema tė cilat preknin thellė vetėdijen e shqiptarėve nėpėr vite e realitete krejt antonime nga njėra tjetra.

    Tė veēanta tė Fitnetes janė pjesėmarrjet e saj nė Festivalin e Kėngės nė Radio Televizionin Shqiptar.

    E lindur nė Strugė dhe e rritur nė Kosovė, nė vitin 1993, pas situatės sė vėshtirė politike nė Kosovė, Fitnete Tuda bashkė me familjen e saj kthehet nė Strugė. Vėllau i saj e hap kafiterinė ‘U2’ – me emrin e grupit tė njohur irlandez, kėngėt e tė cilit dėgjoheshin shumė ato vite nė Kosovė, me tekstet sinonim tė lirisė. Duke e dėgjuar kėtė muzikė, ajo frymėzohej pėr tė krijuar kėngėt e saj tė muzikės pop.

    Ndėrkohė, tė mbėshtetur nga babai i tyre, bashkė me vėllain Uranin, hapėn edhe radion Art Kanal, e cila ato vite bashkė mė Radio Erėn ishin ndėr radiot e para tė pavarura nė gjuhėn shqipe nė Maqedoni.

    Me po kėtė radiostacion, ata nė vitin 1995 organizojnė festivalin e muzikės sė lehtė ’Vera e Strugės’ ku morėn pjesė edhe artistėt si Aurela Gaēe e Aleksandėr Gjoka.

    “Unė muzikėn e kisha ėndėrr nė sirtar. Kėndoja pėr vete dhe kur i takova kėta artistė u frymėzova edhe mė shumė. Ishte Zhani Ciko asokohe, i cili mė shtyu qė tė konkurroja nė Festivalin e RTSH-sė, dhe duke qenė se isha rritė me festivalet thash ta provoj fatin” mė tregon Fitnetja.

    Kėtu do tė niste rrugėtimi i bukur pėr Fitneten. Shumė prej nesh e kujtojmė kėngėn “Rrugė” – debutimin e Fitnetes nė Festivalin e RTSH-sė nė vitin 1995. Pėr ēudinė e Fitnetes, kėnga pranohet dhe kualifikohet pėr natėn finale. Tekstin e Fitnetes do ta dėgjonte tė shkrirė nė kėngė tėrė Shqipėria e shqiptarėt kudo.

    “Kėndova atė natė, dhe tė nesėrmen kur dola nė rrugė, njerėzit mė pėrshėndesnin, te Pallati i Kongreseve nė Tiranė mė kėrkonin autografe, ndėrsa unė s’po besoja! E pashė qė njerėzit ishin prekur shumė nga ajo kėngė dhe e kishin pėlqyer. Ishte ajo koha kur shumė shqiptarė po iknin jashtė vendit tė tyre, pėr tė kėrkuar njė jetė mė tė mirė. Ato vite, ishin vite tė ikjeve tė mėdha tė shqiptarėve nga Kosova e Shqipėria, ndėrsa unė e shihja veten nė mes tė njė udhėkryqi, ku para dhe pas kishte rrugė, si te refreni i kėngės. Kėnga hyri nė finale, u bė hit dhe transmetohej ēdo ditė nė Radio e nė Televizionin Shqiptar” tregon Fitnetja.

    Nga Struga, Tiranėn e kishte mė afėr se Prishtinėn dhe do tė udhėtonte shumė mė shpesh. Shumėkush ka menduar qė Fitnetja studionte nė Tiranė, ndėrsa plot e kanė pyetur nėse ajo ishte me origjinė nga atje.

    Festivali nė Televizionin Shqiptar nė vitin 1995 do ta inspironte Fitneten tė rikthehej nė edicionin e vitit tjetėr. Po flasim pėr njė festival tė fuqishėm, me traditė, festival qė edhe atėherė edhe sot pėrcillet me vėmendje dhe ka respektin e adhuruesve.

    Shiu i rrėmbyeshėm nė Tiranė gjatė dhjetorit tė vitit 1995 i kishte mbetur si njė mirazh nė mendjen e saj. Vetėm nė shtatorin e vitit 1996 ajo do ta krijonte e realizonte kėngėn “Shi bie nė Tiranė”. Kėtė refren e kishte kėnduar njė ditė shtatori derisa po ecte bregut tė liqenit nė Strugė. Ai liqen pėrrallor tė cilit i ka kėnduar Lasgushi, i krijon Fitnetes njė gjendje shpirtėrore ujore, ndoshta ngaqė nė horoskop ėshtė gaforre. Si me shaka kėto i thotė e qeshur e plot jetė, Fitnetja.

    “Ky shiu mė ngacmoi pak. Ne kaluam aq bukur nė festivalin e parė debutues dhe isha shumė e frymėzuar. Isha mes andrrės dhe realitetit. Megjithatė mė mbeti nė mendje motivi i shiut. E kisha kėngėn nė mendjen time, ndėrsa pėr inēizim erdha nė Prishtinė, e realizova me orkestruesin Ilir Bajri. Kur shkuam nė festival, tekstshkruesi i njohur tani i ndjerė – Alqi Boshnjaku e dėgjoi kėngėn dhe mė komplimentoi, se si mundet njė gocė nga Struga, tė vinte nė Tiranė tė ‘vidhte’ motivin e bukur e tė kėndonte pėr shiun e Tiranės.

    Kjo kėngė lirike e dashurisė, madje nuk ka marrė as ēmim nė festival, ndonėse pėr shumė pak pikė, tė cilat nuk m’i dha juria e Maqedonisė – shkaku i njė xhelozie provinciale e primitive, e humba vendin e tretė ose tė dytė, s`mė kujtohet saktė. Kėnga ‘Shi bie nė Tiranė’, sa mė shumė kohė qė kalon dėgjohet dhe mbahet nė mendje mė shumė, duke u kėnduar nga shumė kėngėtarė tė tjerė” mė tregon Fitnetja nė intervistėn tonė nė oborrin e Radio Kosovės.

    Tė vetmin ēmim qė Fitnetja e ka marrė nė muzikė duke qenė edhe autodidakte, ėshtė ēmimi pėr kantautoren mė tė mirė nė Festivalin e Radio Televizionit Shqiptar nė vitin 1997, me kėngėn “Njė ditė”.

    Nė vitin 1998 Fitnetja e vazhdon maratonėn e pjesėmarrjeve tė saj nė Festivalin me nam.

    Kėsaj here i erdhi radha tekstit “Shpresa”, njė kėngė tė cilėn Fitnetja ia kushton nėnės sė saj – Shpresa Vinca Tuda, shkrimtare pėr fėmijė, e cila ndėrroi jetė shumė e re – nė moshėn 42 vjeēare. Kėtė kėngė ajo ia kushton nėnės sė saj dhe shpresės si ndjenjė njerėzore, hyjnore, siē shprehet nė kėngė.

    Nė vitin 1999, me kompozimin e Fitnete Tudės e realizoi njė kėngė Rovena Dilo, dhe morri pjesė pikėrisht nė Festivalin e Dhjetorit – siē e quajnė shpesh, me titullin “Mė ndihmo tė jetoj”.

    Fitnetja vazhdoi me pjesėmarrjet e ndryshme muzikore. Nė vitin 1999 dhe mė pas nė vitin 2003 ajo morri pjesė nė festivalin ‘Kėnga Magjike’.


    Fitnetja e mendon pėrditė rikthimin nė muzikė

    Fitnetja e mendon shpesh rikthimin nė muzikė, ndonėse thotė se rikthimi ndoshta ėshtė mė i vėshtirė se fillimi!

    “Ekziston njė lloj psikologjie e tillė, qė kėngėtarėt e vjetėr tė cilėt i kanė dhėnė shpirt festivalit janė tėrhequr nga festivali. Alma Bektashi, Mira Konēi, Aleksandėr Gjoka, Elsa Lila, kėngėtarėt duket sikur herėt dalin nė pension, e ndjej mungesėn e kėtyre kėngėtarėve”

    “Unė edhe pse nuk jam paraqitur para publikut, kam krijuar, kam shumė demoinēizime! Njė ditė komunikova me njė mike timen nė internet, dhe duke e parė sa shumė ėshtė zhgėnjyer nga njerėzit dhe duke pare dashurinė e saj pėr lulet, ėshtė aq e lidhur sa flet me to, i kultivon ato, i thashė se ajo iu beson vetėm luleve! Por meqė nė horoskop jam gaforre, edhe kėngėt i bėj ngadalė, si gaforre. Ky ėshtė motivi i njėrės prej kėngėve tė reja” tregon Fitnetja.

    Kėtė 6 shtator, ajo ėshtė ftuar nga grupi 403, nė koncertin qė do tė mbahet nė amfiteatrin e Gėrmisė, ku bashkė mė Hektor Gjurgjialin do tė kėndojnė kėngėn “Ėndrra”. Qė nga koha e studimeve tė letėrsisė, nė Prishtinė, Fitnetja ka shkruar poezi, dhe ka njė pėrmbledhje me poezi, tė cilėn nuk e ka publikuar.

    “E kam peng, qė nuk e kam publikuar njė album muzikor, ashtu siē ėshtė libri pėr njė shkrimtar, ashtu ėshtė albumi pėr njė kėngėtar. Kėngėt e festivaleve, me njė orkestrim tė ri, bashkė mė kėngėt e reja, do tė dėshiroja t’i pėrmbledh nė njė album. E dua shumė edhe letėrsinė, leximi dhe shkrimi mė pėrmbush dhe mė bėn tė ndjehem mė e plotė, tė shkruaj prozė, kjo ėshtė sfida mė e bukur, nuk i dihet, ndoshta do tė kenė sukses si kėngėt” rrėfen Fitnetja.

    Sot fėmijėt dhe familja, Fitnetja thotė se janė muzika mė e bukur e jetės sė saj. Fitneten e lėmė nė punėn dhe angazhimet e saj, duke pritur tė kthehet nė skenė me kėngėt e reja dhe me fjalėt e meloditė qė nė mendjen e saj nuk kanė tė sosur.


    https://www.kultplus.com/muzika/fitn...jekin-nga-pas/
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga sirena_adria : 26-08-2019 mė 12:56

  15. #35
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-11-2010
    Postime
    16,202

    Pėr: Fitnete Tuda



    Fitnete Tuda rikthen nė Soirée hitet “Shi bie nė Tiranė” & “Rrugė”.

    Janar 2020

  16. #36
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-11-2010
    Postime
    16,202

    Pėr: Fitnete Tuda



    FITNETE TUDA & XHOI - Shi bie ne Tirane, 100 VJET MUZIKE (2012)

  17. #37
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-11-2010
    Postime
    16,202

    Pėr: Fitnete Tuda



    Don - Shi Bie Nė Tiranė | Audicionet e Fshehura | The Voice Kids Albania 2019

  18. #38
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-11-2010
    Postime
    16,202

    Pėr: Fitnete Tuda



    Fitnetja dhe i biri Doni tregojnė marrėdhėnien e tyre dhe pėrvojėn nė “The Voice Kids Albania”.

    Maj 2019.

  19. #39
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-11-2010
    Postime
    16,202

    Pėr: Fitnete Tuda



    403 & Fitnete Tuda - Ėndrra

  20. #40
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-11-2010
    Postime
    16,202

    Pėr: Fitnete Tuda



    Fitnete Tuda flet per familjen, tregon si eshte njohur me bashkeshortin

    Rudina, TV Klan - 2018

Faqja 2 prej 3 FillimFillim 123 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Fitnete Rexha Nga Shtrat I Spitalit
    Nga Beqari002 nė forumin Elita kombėtare
    Pėrgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 19-04-2006, 10:43
  2. Fitnete Rexha
    Nga MI CORAZON nė forumin Muzika shqiptare
    Pėrgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 18-09-2003, 17:35

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •