Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 2
  1. #1
    ThE WoRlD Is MiNe Maska e AjSi
    Anëtarësuar
    05-04-2009
    Vendndodhja
    AlBaNia
    Postime
    372

    Strudel klasik me petë shtëpie



    Fikrie Gagica- Ukelli
    Autore e librit “1000 receta për çdo familje”

    Përbërësit për brumin:

    * 225 gr miell i ashpër
    * 1 majë luge kripë
    * 1 vezë
    * 2 lugë vaj
    * disa pikë limoni
    * 70 gr gjalpë

    Në gropë mielli hidhet kripa, veza, vaji dhe lëngu i limonit. Duke e përzier brumin me lugë, hidhet nga pak ujë i vakët, sa të gatuhet një brum i butë i cili rrahet me lugë gjersa të shkëputet nga ena. Brumi derdhet në tavolinë të përmiellur dhe ngjeshët gjatë, por duke pas kujdes që ai të mbetet i butë. Rrahet për tavoline gjersa të fitojë elasticitet. Në formë topi vendoset në mbulesë bezi të përmiellur dhe mbulohet për 30 min që të qëndrojë në temperaturë ambienti. Çarçafi përmiellet, me hollues të nxehur hollohet peta,pastaj hapet me duar, duke pasr kujdes që mos të ngjitet për bezi dhe mos të shkëputet. Peta hapet duke i futur duart nën të deri sa të hollohet në trashësi letre. Priten skajet.

    Mbushja me mollë:

    • 1 kg mollë të qëruara dhe të prera në katrorë të vegjël,
    • nga 3 lugë rrush të terur të zi dhe të bardhë, (rrushi ulet në rum të përzier me ujë në kohëzgjatje prej 30 min.) ose 300 gr vishnje të pastruara nga bërthamat,
    • 75 gr sheqer,
    • 1/2 lugëz kanellë, lëvore portokalli e kaluar në rende,
    • 50 gr bajame ose arra të bluara,
    • 50 gr galetë e fërguar në gjalpë.

    Përbërësit përzihen dhe shpërndahen mbi sipërfaqen e petës së holluar dhe të prerë në formë katërkëndëshi. Me anë të çarçafit mbështillet peta në roladë. Vendoset në formë patkoi ose në mënyrë diagonale në tepsi të lyer me yndyrë. Lyhet me gjalpë dhe futet në furrë të nxehtë me temp. 190ºC për t’u pjekur për 30-40 min. Që të pengohet tharja e strudelit, mbulohet me alufolie. Para se të shërbehet,i hidhet sheqer pluhur.

    I DiD NoT AsK 2 B AlBaNiAn , I JuSt GoT LuCkY
    AlBaGiRl

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    13-11-2004
    Postime
    125
    Mmm nje nga embelsirat e mia te preferuara.

    Me pelqen mbasi eshte ftohur pak ne frigorifer dhe me nje filxhan kafeje perpara.

Tema të Ngjashme

  1. Gjykata zbardh vendimin: SHIK-u vrau Remzi Hoxhën si ‘agjent serb’
    Nga ex-x në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 384
    Postimi i Fundit: 26-09-2013, 08:45
  2. Shitje Shtepie Ne Drr.
    Nga luna22 në forumin Ekonomi & biznes
    Përgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 08-02-2009, 06:18
  3. MIPS - Detyrë shtëpie
    Nga PantherTouch në forumin Arti i programimit
    Përgjigje: 10
    Postimi i Fundit: 05-06-2004, 02:01

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •