Close
Faqja 2 prej 4 FillimFillim 1234 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 40 prej 71
  1. #21
    i/e regjistruar Maska e luleshtrydhe1
    Anėtarėsuar
    19-06-2014
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    89

    Pėr: Faqe interesante qe keni pare ne internet.

    mistreci.com ?

  2. Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar luleshtrydhe1 pėr postimin:

    mia@ (28-06-2014)

  3. #22
    i/e regjistruar Maska e Marya
    Anėtarėsuar
    10-05-2009
    Postime
    4,665
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Marya : 20-06-2014 mė 06:42
    Gutta cavat lapidem non vi, sed saepe cadendo

  4. #23
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    19-06-2014
    Postime
    2

    Pėr: Faqe interesante qe keni pare ne internet.


  5. #24
    i/e regjistruar Maska e luleshtrydhe1
    Anėtarėsuar
    19-06-2014
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    89

    Pėr: Faqe interesante qe keni pare ne internet.

    www.pixlr.com shume faqe e mire per modifikime fotosh etj.

  6. #25
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    23-06-2014
    Postime
    2

    Pėr: Faqe interesante qe keni pare ne internet.

    http://opencommunity.biz/ forum shqiptar per webmasterat

  7. #26
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    28-06-2014
    Vendndodhja
    SHBA
    Postime
    14

    Post Faqe interesante ne internet / PeshkupaUje.Dosje - Dosjet e Peshkut pa Uje

    Nje faqe interesante qe kam pare ne internet eshte PeshkupaUje.Dosje... vertet interesante meqe merret me nxjerrjen e identiteteve te disa propaganduesve anti-shqiptare, sllavo-komuniste.
    http://peshkupaujedosje.wordpress.com/

  8. #27

    Pėr: Faqe interesante ne internet / PeshkupaUje.Dosje - Dosjet e Peshkut pa Uje

    Citim Postuar mė parė nga Pseudonim Halli Lexo Postimin
    Nje faqe interesante qe kam pare ne internet eshte PeshkupaUje.Dosje... vertet interesante meqe merret me nxjerrjen e identiteteve te disa propaganduesve anti-shqiptare, sllavo-komuniste.
    http://peshkupaujedosje.wordpress.com/
    Janė prej vėrteti apo shaka kėto?!

  9. #28
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    28-06-2014
    Vendndodhja
    SHBA
    Postime
    14

    Pėr: Faqe interesante ne internet / PeshkupaUje.Dosje / Ardian Vehbiu

    Citim Postuar mė parė nga Pseudonim Halli Lexo Postimin
    Nje faqe interesante qe kam pare ne internet eshte PeshkupaUje.Dosje... vertet interesante meqe merret me nxjerrjen e identiteteve te disa propaganduesve anti-shqiptare, sllavo-komuniste.
    http://peshkupaujedosje.wordpress.com/
    Tek kjo faqja interesante qe po thoshja, kam pare nje dicka shume shume shume interesante. Kam lexuar per nje anti-shqiptar, njefare Ardian Vehbiu, nje provokator i famshem qe citohet gjeresisht nga qarqet serbo-greke kur duan te flasin keq kunder shqiptarevet.

    Ja ca thuet tek kjo faqja (http://peshkupaujedosje.wordpress.co...ardian-vehbiu/) mbi kete Ardian Vehbiun. Se eshte nje perdorues i gjithe atyre pseudonimeve qe i perdor per t'u dukur sikur ka mbeshtetje... dmth per te mashtruar lexuesin. Tek faqja thuhet se i ka perdorur pseudonimet ne menyre kronike per te sulmuar debatuesit dhe ata qe nuk mundte dote me argument...

  10. #29
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    28-06-2014
    Vendndodhja
    SHBA
    Postime
    14

    Pėr: Faqe interesante ne internet / PeshkupaUje.Dosje - Dosjet e Peshkut pa Uje

    Citim Postuar mė parė nga Fleur Blanche Lexo Postimin
    Janė prej vėrteti apo shaka kėto?!
    Me sa kuptojte une jane prej verteti...
    Ja shikoje vet se ca thote per Ardian Vehbiun... (http://peshkupaujedosje.wordpress.co...ardian-vehbiu/) gjera qe dihen jane se Vehbiu ka qene nje polemizues i madh qe se bashku me shokune e mikune e tij Ardian Klosi kane hedhur balte dhe kane beshtyre paturpesisht mbi shume figura te ndritura te kombit tone... por nuk dihej, ose dihej fare pake, se Ardian Vehbiu qenka nje mashtrus qe perdor ppseudonime te ndryshme per te share dhe shpifur kunder kundershtareve te vet...
    Ne te shkuaren, vite me pare, kam qene edhe vet komentues tek faqja e tij... por tani qe e mendoj ma shpif fakti se do keme bere muhabet me nje njeri me shume surrate.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Pseudonim Halli : 28-06-2014 mė 16:35

  11. #30

    Pėr: Faqe interesante qe keni pare ne internet.

    Pėr Vehbiun nuk habitem fare sepse, mesa duket mbajmė tė njėjtin qėndrim karshi tij. Por u habita pėr disa tė tjerė. Kavirin pėrshembull e kam menduar goxha nė moshė kur shkruante nė fsh, bazuar nė pėrgatitjen qė kishte, plus qė s'mė ka dhėnė pėrshtypjen asnjėherė tė njė njeriu tė politizuar, siē e paskan paraqitur kėtu.
    Gjithsesi... secili ka tė drejtė tė jetė ai qė do dhe, ēdo njėri prej nesh ka tė drejtė tė mbaj njė qėndrim tė caktuar dhe objektiv mbi atė qė pėrhapet nė blogosferė. E rėndėsishme, mendoj se ngelet qė njeriu t'i japė mė pėrparėsi pėrditshmėrisė :)

    sdq, interesante....

  12. #31
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anėtarėsuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379

    Pėr: Faqe interesante qe keni pare ne internet.

    Qani pa zė, ju lutem

    Nga Ardian Vehbiu {27/06/2014}
    Lexoj sot nė faqet online tė mediave tė Tiranės pėr vrasjen, nė mes tė kryeqytetit, tė bankierit Artan Santo.

    Krim shumė i rėndė, qė trondit jo vetėm ata qė e njihnin tė ndjerin, por edhe institucionet e shtetit, duke filluar nga ato tė Rendit publik.

    Jam i bindur se qeveria dhe vetė kryeministri Rama i kanė dhėnė pėrparėsinė e duhur zbardhjes sė kėtij krimi, duke filluar nga kapja e autorėve, identifikimi i porositėsve dhe zbardhja e motiveve.

    Pjesė e kėsaj pėrpjekjeje pėr tė vėnė drejtėsi, duhet tė jetė edhe administrimi i informacionit nė mediat.

    Vrasja me atentat e njė bankieri nuk ėshtė njėlloj si humbja e njė personaliteti tė njohur, nga njė sėmundje e rėndė ose edhe nga njė aksident automobilistik a njė vetėvrasje.

    Ėshtė njė akt qė vė nė pikėpyetje strukturat e shtetit ligjor dhe sigurinė e qytetarėve.

    Nėse ka njė gjė qė nuk duhet tė ndodhė, ėshtė pikėrisht kjo qė po ndodh tani: politikanėt, qeveritarėt dhe personalitetet e tjera shtetėrore qė mbajnė radhė pranė mikrofonave tė TV-ve, pėr t’i rrėfyer publikut se ēfarė ndiejnė ata pėrballė kėtij krimi.

    Natyrisht tė gjithė kėta janė edhe njerėz dhe mund ta kenė njohur personalisht tė ndjerin; ėshtė e drejta e tyre tė reagojnė emocionalisht dhe personalisht ndaj kėsaj vrasjeje; sikurse ėshtė e drejta e tyre qė kėto reagime t’i mbajnė private dhe e drejta e publikut qė t’i kursehet sentimentalizmi herė i ndier dhe herė i shtirė, por gjithnjė pa vend, i tė gjithė atyre qė nuk kanė gjė pėr detyrė tė vajtojnė publikisht tė vrarėt, as janė zgjedhur pėr kėtė dhe as paguhen si vajtojca.

    Nuk kish gjė mė revoltuese, sa tė lexoje sot ish-kryeministrin Berisha, tek e shfrytėzonte edhe kėtė ngjarje tė rėndė pėr kapital politik dhe pėr tė sulmuar qeverinė dhe legjislaturėn e tanishme si tė kapur nga krimi.

    Pas operacionit shembullor tė bonifikimit tė Lazaratit, organet e ruajtjes sė rendit dhe qeveria treguan se janė nė gjendje tė kontrollojnė situata tė vėshtira dhe tė drejtojnė me sukses operacione tė vėshtira tė neutralizimit tė krimit.

    Ndryshe nga administrata e mėparshme, qė la pa zbardhur njė numėr tė frikshėm krimesh tė nivelit mė tė lartė, kjo e sotmja po i tregon publikut njė qasje tė re ndaj krimit dhe paligjshmėrisė, pėr ēka edhe gėzon pėrkrahjen e njerėzve anembanė.

    Pėrkundrazi, mediatizimi i reagimeve dhe sentimentalizmi, nė njė kohė qė duhet veprim i shpejtė, inciziv dhe shumėplanėsh, ėshtė njė mbeturinė e trashėguar nga praktika tė mėparshme, ku pafuqia mbulohej me populizėm dhe bashkėfajėsia me sentimentalizėm.

    E gjithė kjo kėrkon edhe profesionalizėm nga ana e mediave, ēfarė pėrfshin edhe respekt ndaj tė vrarit, familjes sė tij dhe institucioneve.

    *Peizazhe tė fjalės

    Ndaje kėtė shkrim



    FacebookTwitterGoogle1EmailGoogleYahoo


    18 Pėrgjigjet pėr "Qani pa zė, ju lutem "

    nje simpatizant i PD
    27/06/2014 nė 2:00 pm
    Zoti Vehbiu, do me falesh por nuk kam asgje personale…shkrimi yt eshte shume i varfer e medioker, ashtu sic jane shumica e pseudo-gazetareve ne Shqiperi.
    Kjo fraze e jotja ” Nuk kish gjė mė revoltuese, sa tė lexoje sot ish-kryeministrin Berisha, tek e shfrytėzonte edhe kėtė ngjarje tė rėndė pėr kapital politik dhe pėr tė sulmuar qeverinė dhe legjislaturėn e tanishme si tė kapur nga krimi.”
    Zoti Vehbiu, eshte mč se normale dhe llogjike qe nje ngjarje e tille mund te “shfrytezohet” per interesa politike…me fal, po cfare ka per tu habitur ketu!? Ne te gjithe boten problemet lidhur me sigurin shfrytezohen per interesa politike. Shko e lexo zoti Vehbiu.

    Reply
    Elona
    28/06/2014 nė 9:42 am
    Zoteri, une edhe pse nuk jam simpatizante e asnje partie, pra ndryshe nga ju qe e shfaqni hapur simpatine tuaj, nuk kam simpati per askend vecse per vendin tim por me duhet te them se ndaj te njejtin mendim me ju.
    Deri dje i nderuari Ardian Vehbiu, sot eshte kthyer ne nje propagandist te mikut te vet Edi Rama. Si mund te merret si i paanshem nje njeri si Vehbiu? Mund ta kuptoj deri diku qe per inat te Sali Berishes te votoje nje aleance qelbesirash si ajo Rama-Meta, duke mbyllur jo nje por dy sy… po nuk mund te pranoj qe nje njeri si Vehbiu qe mori nje cmim letrar nga juri e mbushur me miq dhe propagandiste te Rames te me tregoje mua, apo nje medie te lire, se si dhe se ne cfare menyre duhet te shpreh nje person, ne publik apo ne privat, ndjenjat dhe emocionet e veta.

    Reply
    nje simpatizant i PD
    28/06/2014 nė 2:29 pm
    Ps,
    vrej: ne vendin tone, keto dy tre perfaqsime politike kemi me te rendesishme…do ti per fat te mire a per te keq, ato kemi. Eshte natyrale qe duhet me zgjedh ate qe shkakton dčme mč pak..per te qen objektiv e racional, une zgjedh PD. Modeli im politik-ideal eshte larg edhe nga PD, por, kur nuk ke pulen do te hash sorren. Nuk eshte e lehte te nderrosh mentalitetin e nje popullsie qe per gjysem shekulli dogji breza te tere nen diktaturen sadomazokiste. Problemi i ketij vendi, per mendimin tim, nuk eshte veprimi por, totale indiferenca, heshtja dhe servilizmi ndaj pushtetit.
    Sipas teje ky tipi ka marr ēmim letersie??? Me thuaj qe eshte nje genjeshter. Ky individ me kete gjuhe letrare ka marre ēmim? Epo kjo eshte me marr malet e me u be kaēak. Me siguri do ja ket dhen kryeurryesi Rama. Ky njeri ka per ta ber lemsh ate vend saqe ka per ta ēuar vendin ne lufte civile heret a vone, me ate tonin e urrejtjes. E vetmja rrugzgjidhje per ate vend eshte eliminimi fizik i ketij rreziku social.

    Reply
    beko
    27/06/2014 nė 3:41 pm
    ma hoqe deshiren per me lexu te vetmen gazet qe lexoja. nje klient ma pak

    Reply
    Humoristi
    27/06/2014 nė 4:49 pm
    E gjithe kjo zhgarravine vetem per me thene se Berisha e politizoi ceshtjen. Gazetar te thencin. Po zotrote nuk po e politzon ceshtjen duke i dhene kredit qeverise se tanishme e share ate te me perparshmen? Sot e tutje nuk duhet me thene me ” per inat te s’ime vjerre do te shkoj me mullixhiun” po do te themi “per inat te Sali Berishes do te shkoj me bojaxhiun” Paradokese te gjalle jeni more pseudo gazetare dhe ju nuk jeni me pa faj se politikanet mafioze qe ka vendi, ndoshta faji juaj eshte me i madh se i tyre sepse jeni nxitesi me i keq duke u bere pale me krimin ne vend qe te investigoni merrini me fjale boshe dhe nxisni urrejtje.

    Reply
    Elona
    28/06/2014 nė 9:46 am
    Vehbiu gjate fushates elektorale 2013 i dha mbeshtetje te polite Rama-Metes, duke e justifikuar kete zgjedhje si ne favor te rivendosjes se moralit politik…
    Ishte ne te njejten linje me Mustafa Nanon, anetar i jurise qe i dha Z Vehbiu cmimin letrar para pak muajsh, dhe me Iris Luarasin, po anetare e se njejtes juri, dhe femra qe po mbronte qeverine gjate nje emisioni ne Tv Klan ne ditet pasi ra avjone me droge dhe kokaine ne Divjake…

    Nuk kemi pse habitemi… Une vetem se cutidem se si njerezit i japin akoma kredit ketyre njerezve te shitur, qe mund te shiten natyrisht, ata e dine cmimin e vetes se vet, por mos te na hapin zorret duke na u hequr si mendimtare…

    Reply
    ibrahim
    27/06/2014 nė 4:53 pm
    o vehbiu-lere se e felliqe me Shum se koalicioni i qelbesirave.jo te qash por te qirresh-berisha po te thot o kokebosh shteti u kap nga mafija ti flen gjum.nuk ishin mushkonja por plumba shoku vebiu.tritol,kokaine,vrases me e pa pages erdhen ne pushtet.kriminel mne dogana,polici,tatime,gazetare si ju perkrahes Krimi.ku ishe kur i quan koken e dhise gazetarit ti-ta mbylli rama APO mafija.kujt i sherben qe te qajme pa ze.zhduku pa ze.

    Reply
    toti
    27/06/2014 nė 5:01 pm
    Sipas teje o Vehbi, ē’far duhet te thoshte Berisha :bravo qeverise per pasigurine qe sundon vendin?- Po per ata te tjere qe vriten pothuajse perdite, ē’far mun te thuash zotrote?- Lazarati, do thuash ti; kapi qeni nje lepur- them une: Duket; qe flet, me te drejte ndoshta, per politikanet qe mbajne rradhen per tu marre ne interviste, nuk eshte gje e hijshme, por nuk thua se ne te njejten kohe keta politikuce duhet te ndjehen te pergjegjshem, per ritjem e kriminialitetit mafioz nga paaftesia e qeverise tritolit dhe minstriit Tahuri, te cilit sipas krye.min.-it, duhet ti kerkojne faljedeputetet e tjere te ps-se qe nuk e kane mbeshtetur dhe aq sa duhet ..Dhe si per ti dhene pergjigje edverit tone, ndodhi krimi ne mes te godinave te qeveritare; Kjo tregon se mafiozet ndihen te sigurte,, dhe nuk ja fershellejne fare per ministrin Tahiri qe qeverine ne te cilen ben pjese, nese nuk eshte pjese vete ai , ose padroni i tije….TUNG !!!

    Reply
    Lamce
    27/06/2014 nė 10:16 pm
    iku dhe mapo ,e moren;

    Reply
    nje simpatizant i Berishes
    28/06/2014 nė 9:47 am
    kryepsikopati po i merr frymen ketij populli dede…po i merr edhe gjen me te shtrenjte qe mund te ket nje popull: lirin e fjales. Me duket se ran nga shiu ne bresher…ti thua moren Mapon!!

    Reply
    brian
    28/06/2014 nė 12:28 am
    z.Vehbiu
    E qara pa ze dmth (heshtja) ishte vetem ne komunizem.
    Aso kohe te vrisnin dhe burgosnin dhe askush nuk qante me ze dmth(fliste)
    Per kete krim kaq te rende natyrisht qe te gjithe duhet te flasin dhe gishti duhet drejtuar nga shteti.
    Ne Italine e viteve me pare protestohej vazhdimisht ne rruge per vrasjet mafioze.
    Kete gje duhet te bejne dhe shqiptaret.Opozita po ashtu.Eshte ne rolin e saj.

    Reply
    tani
    28/06/2014 nė 7:45 am
    ja ke futkot e plako

    Reply
    emigrant
    28/06/2014 nė 8:35 am
    Do ta miratoja kete shkrim te Vehbiut te botuar ne MAPO, nese botuesi i saj z.Zheji e ka motivuar me po te njejtin motiv diskretitues sic beri ai me intervistimin e nje eksponenti te “Agimit te arte” te Greqise.
    I vetmi “shqetesim” per Vehbi socialistin, qenka se kete krim terrorist e ka denuar Berisha.
    Keni thene nje genjeshter te madhe z.Vehbiu, kur thoni se “kjo qeveri ndryshe nga ajo e Berishes, i ka kapur kriminelet”
    Nga 50 vrasje te tilla terroriste te ndodhura kohet e fundit, qeveria e Rames qe e keni me qejf te madh, ka kapur vetem nje vrases e bile edhe ate, kur u vetedorezua e vetedenoncua ne media duke e detyruar policine qe ta arestonte.
    Cilat qenkan keto “krimet e medha” qe paskej kryer Berisha sipas jush ?
    Paskej bere krimin e madh se permbysi pushtetin tuaj diktatorial komunist ?
    Apo mos doni te thoni se aksidenti i Gerdecit ndodhi se shkoi Berisha atje e i vuri zjarin barutit per te hedhur ne ere fabriken e demontimit te armeve, ngaqe nuk deshi qe Shqiperia te antaresohej ne NATO ?
    Apo shkoi Berisha neper fshatrat nga ku solli me para Edi Rama militantet e tij per te mare pushtetin me dhune, dhe ja zbrazi ciften atje ca socialisteve ?
    Regulloje aparatin e trurit zoteri se duket se ke disa vidha qe te kane levizur nga vendi.

    Reply
    Robert
    28/06/2014 nė 9:50 am
    Sa poshte ka rene ky njeri.

    Reply
    Orgjitė...
    28/06/2014 nė 11:09 am
    Shkrim shumė i dobėt. Qeveria ėshtė e kapur nga mafia. Ata erdhėn nė pushtet. Ata qeverrisin pa ju hyrė ferra nė kėmbė. Sh. gazetar! Kujtoni thirrjen e M. Nanos dhe binduni nga vėnia nė praktikė e atij manifesti komunist: “Fėlliqsira tė tė gjithė vendit bashkohuni!” Pse , me ata luftohet mafia, korrupsioni, trafikimi i qėnieve njerėzore? Ajo qė ndodhi dhe po ndodh nė Lazarat, erdhi si rezultat i teprimit, i mediave tė huaja, si ajo italiane, greke apo gjermane etj. Ishim nė prag tė marrjes sė statusit. Na doli emri pėr Kolumbi e dytė. Si do t’i bėhej hallit? Nuk mbante mė kosi ujė. Ato para tė pista qė ndihmuan ardhjen nė pushtet tė LSI-sė dhe PS-sė duheshin paguar nga Lazarati dhe gjithė Shqipėria e kthyer nė Lazarat. Kjo vinte nga e keqja qė e turpėroi qeverrinė tonė mafioze nė sy tė botės. Pėrveēse njė vetvrasje kolektive, qeverria rrampallė,mė e ēuditshja nė botė , nuk kishte zgjidhje tjetėr. Droga na zuri frymėn, vrasjet po ashtu. U droguan fėmijėt , gratė , burrat dhe pleq e plaka, nėn shembullin e Ramės, qė i vinte droga cilėsore , kryeministrore , me avion, edhe pse ai i quante mushkonja me rrota. Dhe kur rrota ngec nė rėrė, diēka duhet bėrė apo jo zotrote?!

    Reply
    leka
    28/06/2014 nė 11:43 am
    Pse nuk shkruan nje artikull te denje per gazeten DITA ose TEMA keshtu vertet do perdoresh lexuesit per debile qe te mbushin xhepat ngase je mjaft dinjitoz kur diskretiton Saliun .Dhe keshtu me rradhe do besh fanatike deri ne (dependance) varesi komentues qe nuk kursejne nota raciste banalitete dhe cfryrje deri ne ekstrem sepse ti duhet te mbushesh xhepat se je intelektual dhe se ti meriton nje jete te mire dhe keta palacot qe bejne si tifoze kunder njeri tjetrit jane ata qe te duhen ty dhe shume nga ata insekte helmues qe iu ngjiten shtypit shqiptar pas viteve 90 .Aajo qe na cmend mua dhe shume miqve qe ndajme ide te perbashketa me ta eshte se ne fakt ju jeni katalizatoret e shthurjes dhe vulgaritetit qe ka mberthyer shtypin shqiptar Z.Adrian Vehbiu pa respekt nga une dhe shume qe mendojne si une

    Reply
    beni.l
    28/06/2014 nė 12:39 pm
    Te besh nje artikull me qellimin per te permendur nje emer! Per ta perfolur! Aspak per te respektuar ate qe hiku! Per te minimizuar perpjekjet e atyre qe nuk ben detyren per te kapur vrasesit por per te maksimizuar Lazaratin?! Po pse mor z.Vehbiu qenke lodh kaq shume per na thene qe te qajme pa ze por edhe pa lidhje? Se mos vetem zotnia qe permend doli ne ekrane?! Inati apo urejtja? del me shpirtin thone, dhe ti e ke mjaftueshem deri kur te vije ajo dite.

    Reply
    Veterran
    28/06/2014 nė 2:20 pm
    Turp!
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

  13. #32
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    28-06-2014
    Vendndodhja
    SHBA
    Postime
    14

    Pėr: Faqe interesante qe keni pare ne internet.

    Citim Postuar mė parė nga Fleur Blanche Lexo Postimin
    Pėr Vehbiun nuk habitem fare sepse, mesa duket mbajmė tė njėjtin qėndrim karshi tij. Por u habita pėr disa tė tjerė. Kavirin pėrshembull e kam menduar goxha nė moshė kur shkruante nė fsh, bazuar nė pėrgatitjen qė kishte, plus qė s'mė ka dhėnė pėrshtypjen asnjėherė tė njė njeriu tė politizuar, siē e paskan paraqitur kėtu.
    Gjithsesi... secili ka tė drejtė tė jetė ai qė do dhe, ēdo njėri prej nesh ka tė drejtė tė mbaj njė qėndrim tė caktuar dhe objektiv mbi atė qė pėrhapet nė blogosferė. E rėndėsishme, mendoj se ngelet qė njeriu t'i japė mė pėrparėsi pėrditshmėrisė

    sdq, interesante....

    Interesante posi... ndaj e solla...
    Per sa i perkete mendimeve kongruente... ate mund tua thuash atyre qe e kane shkruar... une sic e thashte... e pashe dhe mu duk interesante... e solla.
    Kete Kavirin (Renato Kalemi) nuk e njohte. Sdi ca te them, pervecse me duket si killer socialist i kequshqyer...

  14. #33
    cherry blossom girl
    Anėtarėsuar
    14-05-2010
    Postime
    6,095

    Pėr: Faqe interesante qe keni pare ne internet.


  15. #34
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    28-06-2014
    Vendndodhja
    SHBA
    Postime
    14

    Pėr: Faqe interesante qe keni pare ne internet.

    Plaku Xhuxhumaku?

    Zoti xhuxhumak le ta ruajme kete hapsirene per faqet interesante... edhe une me znj Lule te Bardhe po e mbyllime diskutimin.
    Per Ardian Vehbiune kam besim te patundure se mund te gjejme pakez hapsire diku ne nje vend te posaceme ne forum...
    Shifena...

  16. #35
    Djalė Drenice Maska e Lexuesi_
    Anėtarėsuar
    18-06-2010
    Vendndodhja
    Ne vendin e ngjarjeve
    Postime
    6,014

    Pėr: Faqe interesante qe keni pare ne internet.

    www.forumishqiptar.com

    nuk e di nese egziston faqe ma interesante ne internet

  17. Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar Lexuesi_ pėr postimin:

    Pseudonim Halli (28-06-2014)

  18. #36
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anėtarėsuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379

    Pėr: Faqe interesante qe keni pare ne internet.

    Plako,

    Ska problem,

    Kam pershtypjen se ky vehbiu, do kete ndonji nick ktu ne forum,...lol

    Thjesht per te pare mendim Kane populli per kete vehbiun...
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

  19. #37
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    28-06-2014
    Vendndodhja
    SHBA
    Postime
    14

    Post Faqe interesante ne internet / Pseudonimet e Ardian Vehbiut

    Citim Postuar mė parė nga Xhuxhumaku Lexo Postimin
    Plako,

    Ska problem,

    Kam pershtypjen se ky vehbiu, do kete ndonji nick ktu ne forum,...lol

    Thjesht per te pare mendim Kane populli per kete vehbiun...

    Zotria juaj Plaku Xhuxhumaku
    Vehbiu ka gjithe ato nofka... dhe si per tu shfajesuar tani qe po e demaskojne kishte bere nji shkrim para ca javesh ku fliste per nje personalitet te huaj qe kishte komentuar posht shkrimeve te veta... dhe e sillte kete shembullin per te shfajesuar ne ndonjefare menyre veten e vet dhe nofkat e tij te shumefishta...

  20. #38
    cherry blossom girl
    Anėtarėsuar
    14-05-2010
    Postime
    6,095

    Pėr: Faqe interesante qe keni pare ne internet.

    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga broken_smile : 28-06-2014 mė 17:01

  21. #39
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    28-06-2014
    Vendndodhja
    SHBA
    Postime
    14

    Cool Faqe interesante qe keni pare ne internet

    Ja edhe nje faqe tjetere interesante shume ne internete... http://edrus.wordpress.com/

  22. #40
    i/e regjistruar Maska e mia@
    Anėtarėsuar
    11-01-2008
    Vendndodhja
    Twilight Zone...
    Postime
    10,676

    Pėr: Faqe interesante ne internet / PeshkupaUje.Dosje - Dosjet e Peshkut pa Uje

    Citim Postuar mė parė nga Pseudonim Halli Lexo Postimin
    Nje faqe interesante qe kam pare ne internet eshte PeshkupaUje.Dosje... vertet interesante meqe merret me nxjerrjen e identiteteve te disa propaganduesve anti-shqiptare, sllavo-komuniste.
    http://peshkupaujedosje.wordpress.com/
    Hera e pare qe degjoj per keye blogun por c'ishin ato spiunime rreth anetareve te blogut?! Shkelje privacie e tepruar. Kush i bente ato shenimet rreth anetareve? Pjesa me e madhe ishin te rinj dhe na qenkan komunista? Jane vetdeklaruar komunista? Jane anetare te partise komuniste apo keshtu i pelqen t'i quaj ky "spiuni" ? Kurse per njerin shkruhej qe i ka patur prinderit komunista. lol
    Feelings change - memories don't.

Faqja 2 prej 4 FillimFillim 1234 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Webfaqe per te downloduar lojra
    Nga lisian nė forumin Lojra nė kompjuter
    Pėrgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 06-04-2009, 09:00
  2. Me ndihmoni me webfaqe turizmi ne Shqiperi
    Nga Cimo nė forumin Ndihmoni njėri-tjetrin
    Pėrgjigje: 12
    Postimi i Fundit: 29-07-2006, 23:20
  3. Counter (numėrues) per webfaqe?
    Nga PcCrack3r nė forumin Rrjeti kompjuterik
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 09-11-2005, 12:16

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •