Ē' NDJEN NJERIU NE MAJEN E TOMORRIT?
Nėse nuk ju bezdis, po paraqes ndjesite e mia, tė marra nje nate ne majen e ketij mali te mistershem:
... Pllaja e Tomorrit, si njė fustanellė gjigande, ka mbledhur nė prehrin e saj, qindra makina tė tipeve tė ndryshme, ēadra tė ngritura, zjarre e mishra, qė piqen nė hell.
Njė qytezė e vėrtetė! Mijėra njerėz, qė lėvizin brenda saj: nė vllazėri, nė grupet e tyre familjare e miqėsore. Pėrreth mbretėria e heshtjes dhe qetėsisė. Siē duket, vetė misteri ka takuar dhe ngecur tek kėta tė ardhur prej visesh tė largėta. Midis turmės, syri rrok edhe nga ata, tė njohur si tė dhunshėm e mizorė, abuzues dhe, tė tjerė tė njohur si tė fuqishėm e tė liq.
- Po kėta, pėrse kėtu? Frika, pendimi apo zanati i ka sjellė?
Dhe mali s’pėrgjigjet…! Ai nė heshtjen e tij qiellore, zė e qesh tek kapet tek dobėsia dhe brishtėsia njerėzore njėherazi. Vetėm Ai e njeh, e di dhe e ndjen fare mirė, kėtė dobėsi fatkeqe: Ashtu siē ėshtė energji kolosale njeriu, po aq ėshtė edhe i dobėt. Ėshtė aq i dobėt njeriu, saqė edhe njė mizė e vetme e bezdis dhe e lodh.
…Erdha kėtu, ngaqė kisha ca punė vetėm me qielloren, me sinjalet yjnore, qė mė kanė falur aq bujarisht energjinė dhe lėvizjen. Pikėrisht kėto, kanė vėnė gjithēka timen, edhe pasurinė: tė ēertifikuar, tė vlerėsuar dhe gjithnjė me sy tė mirė edhe nga Perėndia.
Xhepat e fustanellės gjigande janė tė shumtė. Dhe tė gjitha janė tė mbushura me njerėz, bagėti e tregėti. Vazhdoj tė eci akoma, sepse kam majėn si synim pėr tė arritur:
Atje do tė thėrras sa tė kem nė kokė!
Lutje e falje, atje do kėrkoj,
nėse pa dashje, dikė kam lėnduar!
Me frymė e zė deri nė kup tė qiellit, do t’i shaj maskarallėqet dhe maskarenjtė. Ata s’dua tė mė dėgjojnė. Kam punė vetėm me tė plotėfuqishmin e universit. Prandaj, jam vetėm nė ngjitje, edhe pse rruga vėshtėrsohet edhe mė tepėr… Vegimet e mbrėmjes zunė tė pėrkėdhelin tė kaltrėn e qiellit tė thellė. Pėllaja fillon e mbyllet, pėr tė pėrfunduar pikėrisht nė majėn e piramidės natyrore. Ca gurė tė bardhė rektijnė, nė ngjyrėn e tyre tė lindur, ndėrsa pėrreth, verbėria pa u ndjerė, na i ka vjedhur sytė.
Vetmi! Ca zhurma tė largėta, si mėrmėrima tė pakuptimta, kthehen nga qielli, si tė kenė gjetur portat e mbyllura. Mbase, ahengu i atjeposhtėm!... I papėlqyer ndoshta, po kthehet sėrish. I papėlqyer dhe krejt stonaturė nė atė simfoni aq brilante tė qiellit, kėtu lartė.
Njė ndjenjė frike, nuk mė shqitej pėr asnjė ēast nga truri. Ndjenjė frike, qė delte nga marrėzia e tė qėnit vetėm nė atė majė pa kėmbė njeriu. Isha larguar, ca si shumė nga njerėzia. Kjo pėrbėnte rrezik, ngaqė mund tė ndeshje edhe ujqėr tė uritur, a kafshė tė tjera. Ishte shfaqur vetė misteri, i frikshėm dhe tėrė ankth. Dal nga makina, pėr tė parė:
Rretheqark, njė pafundėsi e zbardhulme. Vija e horizontit, ishte bėrė njė rreth gjigand, brenda sė cilit, nata kishte ngjyrosur, sterrosur dhe brendėsia e tėra e dekoruar nga njė yjėsi e dėndur mahnitėse. Maja e malit, qė i ngjan njė piramide gjigande dhe, qė shpesh e kam thirrur kėshtu, ėshtė bėrė e vogėl dhe e humbur thuajse tėrėsisht nė errėsirėn e natės…
Kam dėshirė, pse jo edhe frikė, qė kėsaj nate tė jem nė vetmi. Yjet kam dėshirė ti shoh dhe, me mollzat e gishtave t’i ndjej ata, tek pulsojnė si zemra tė pėrmallura nė largėsi.
Njė natė, jo si tė tjerat! Natė qiellore. Vetėm simfoni! Pa zhurma e tribuna partish. Atė burgun e madh e tė pėrjetshėm, me emrin tokė e kam lėnė atje poshtė, atje nė honet e frikėshme, ku njerėzia ecėn kot mė kot dhe, ku kanė shterur tė gjitha idetė.
Vėrtet gjė e bukur dhe mahnitėse. E ėndėrruar prej kohėsh…! Qė kur, kam dėgjuar pėr Baba Ali Tomorrin. Pėr kalin e tij fluturues. Pėr gjurmėt e Tij dhe tė Kalit, qė pėrherė janė me dėborė. Qė… tė jenė tė dallueshme, tė dukshme, ditėn edhe natėn. Edhe, kur gjithandej, ka shkrirė krejt dėbora… ! Vėshtroj pėrreth dhe mahnitem. Nuk ka mė tokė…! Atė e ka gėlltitur, nata e rėnė qosh mė qosh. Tashmė, edhe kjo copėz nėn kėmbėt tona, ngjan si tė jetė njė gjethe, qė plkuskon nė mes tė njė oqeani pafund. Mbi kėtė gjethe tė flakur e vetmake: makina dhe ne tė katėrt(familjarėt e mi), tė mbėshtjellė me batanie. Vetmia, ka vėnė kurorė dhe flirton me heshtjen…!
Eh, sa kohė ka rrjedhur, qė atėhere kur shihja dhe marrosesa teksa shihja yjet. Sa kohė ka kaluar, ku sytė janė tretur nė mure e betone.
Ashtu, i shtrirė nė kurriz, pėr gjithė natėn nėn magjinė e shmalljes me yjet. Nė magjinė e erės, qė fryn e fėrshėllen dhe, gati mė ēmend e mė bėn tė qaj. Zemra dhe buza drithėrojnė. Jo nga tė ftohtit!
Mė tutje cėrrlitje karkalecėsh dhe speciesh tė panjohura. Ka zbritur simfonia… Mė e ėmbėla, mė e kėndėshmja simfoni. Njė simfoni qiellore. Ai i ftohtė, qė vjen e tė futet nėn batanie kėtu, pėr mua ėshtė njė ndjesi tjetėr qė mė mrekullon. Nė mėnyrė tė pėrhershme, tė kėtilla ndjesi, mė japin edhe i ftohti, edhe era. Sidomos era! Dhe kėtu, nė majėn e Tomorrit, ajo vjen e mė gjen. Vjen nėpėrmjet gjurmėve tė vendlindjes. Vjen e mė thėrret nė emėr, si njė mike e vėrtet, e dashur dhe plot ėmbėlsi. Si askush, ajo m’i njeh hallet, gėzimet dhe dertet. Me njė deng tė madh kujtimesh, era vjen dhe m’i zgjon njė e nga njė, si zogjtė nė trembjen e tyre pas hedhjes sė ndonjė guraleci nė kaēuben e tyre…
...Nata ish kacavjerrur e, kish rėnė kokėposhtė duke u bėrė kėshtu, njėsh me tokėn. Thonė se ajo zbret nga qielli dhe tė tjerė thonė, se nga toka ngjitet pėr t’u tretur me hapsirat kozmike e pėr t’u rikthyer sėrish. Nejse, po hedh nė letėr ndjesitė e mia: Ashtu i shtrirė nė kurriz, vėshtroj vetėm yjet, ndėrsa tokėn e kam lėnė ndėnvehte, si pėr ta fshehur me tė gjitha dashuritė. Natė e pamasė, e spėrkatur me yje. Nė gojėn e stėrmadhe tė qiellit, si njė thelė portokalli, ishte Hėna. Pafundėsi yjesh dhe fenomenesh astronomike, qė veēse kėtu tė jepet rasti t’i shohėsh e t’i ndjesh. Pafundėsi…!!?
As koncept, nuk mund ta quaj. Dhe nėse ėshtė koncept, pėr mua ėshtė i pakuptimtė. Ē’mund tė jetė pafundėsia? Ēfarė?! Mė bėhej si tė isha njė buburrec i vogėl nė mes tė oqeanit, mbi njė gjethe fatlume. Njė gjethe e humbur, e panjohur, njė hiē dhe njė gjė e vogėl, e gjallė, njė hiē sipėr saj. Njė buburrec, njė i humbur, qė noton mbi kėtė gjethe, tė humbur po ashtu dhe, pėrherė nė krahėt e Hiēit. Kjo ėshtė pafundėsia! Perceptimi i Hiēit nga Hiēi…
Ruaj Lidhjet