Close
Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 53
  1. #1
    Pasioni për shkencën Maska e KILI MERTURI
    Anëtarësuar
    23-01-2008
    Vendndodhja
    evropë
    Postime
    1,838

    Exclamation Pavarësia e Kosovës së shpejti në Hagë

    Sic e dinë shumica , besoj , së shpejti Shteti i Kosovës , do të dalë para gjykates ndërkombëtare të Hagës , për të dëshmuar legjimtimitetin e shpalljes së pavarsisë.

    Cfarë mendoni për këtë qështje?

    se nuk jemi në një gjendje të favorshme ndaj shkijeve , është dhe fakti që ata arriten që ¨, tani jo vetëm persona të caktuar si rrasti i Limajt dhe Haradinaj , por e gjith Kosova teni u hodh në gjyqin e Hagës.

    Fajtori i favorizimit të shkijev endaj Kosovës dhe shqiptarëve në Kosovë , janë politikat e gabuara dhe antishqiptare të vet organeve të Kosovës.

    Në vend se serbija të gjendje në Hagë dhe nën masa të rrepta ushtarake ndërkombëtare , dhe duke pasur rrth 30000 vrasës masiv në burgje rrepsisht të kontrolluara nga njësi speciale , është Kosova ajo që duhet të mbrohet ndja gjykimeve nga sebija.

    Deri kur do të na udhëheqin kësi politikan palaqo nuk e di , por deri sa nuk do të bëhen ndryshime rrënjësore në politikën udhëheqëse të vendit , do të jemi ne ata që duhet të mbrohemi nga ata që na akuzojnë , e që duhet të kishte ndodhur e kundërta.

    Politikanët paloqo të Kosovës , shprsojn në fitore , në gjyqin ndërkombëtarë.

    Unë , shpresoj në fitore , sepse jan angazhuar advokat të fuqishëm evropian.

    Por po të kishi qen politikanët tanë ashtu sic duhet të ishin , ata duhet të mendonin edhe për humbje.

    Cfarë atëher nëse?!

    Nuk besoj se politika e jonë ka ndonjë strategji për opcionin e humbjes.
    Humbje do të na sjell në një situat që , do të shtyhet pranimi në OKB për kohë të pacaktuar , e kjo rrjedhimisht humbje të paimagjinuara të popullatës sonë , edhe ashtu të mbetur mbrapa , jo në krahasim me shtetev e Evropës po me ato të rajonit.
    Qëllimi i serbie është ky!

    Duke e theksuar edh njëher se dëshira ime është që të dalim fitues, pres që të japni mendimin e juaj në lidhje me këtë qështje të rëndësishme për Kosoven dhe popullin shqiptarë.

    Kili

    SHQIPËRIA ETNIKE ËSHTË GJAKU IM QË NUK FALET!
    Në dreq të mallkuar të gjithë antishqiptarët dhe tradhtarët e kombit!

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Më 17 prill mbrohet pavarësia në Hagë

    Eksperti britanik Majkëll Vood ka thënë se tashmë deklarata për fillimin e procesit në Hagë është përfunduar dhe ajo do të deponohet, para datës 17 prill, në trupën më të lartë të drejtësisë në Hagë


    “Ne kemi bashkëpunuar me avokatin Majkëll Vood dhe kemi përgatitur një dokument të shkëlqyeshëm, për të mbrojtur Pavarësinë e Kosovës në Gjykatën Ndërkombëtare të Hagës”, tha presidenti Sejdiu.
    Më 17 prill mbrohet pavarësia në Hagë

    Përballja e Kosovës me Serbinë do të ndodhë më 17 prill të këtij viti, kur në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë, për herë të parë palët do të deponojnë deklaratat e tyre me shkrim lidhur me ligjshmërinë e pavarësisë së Kosovës. Ndonëse kanë mbetur më pak se një javë kohë, Serbia do të përjetojë edhe një humbje karshi shtetit të Kosovës. Institucionet e Kosovës tashmë kanë bërë të gjitha përgatitjet për të dëshmuar në Hagë se shpallja e pavarësisë ka qenë veprim i drejtë dhe i pamohueshëm, është bërë konform vullnetit të popullit dhe në koordinim me bashkësinë ndërkombëtare, argumente bazë të fuqishme për legjitimitetin e pavarësisë.

    Ndonëse zyrtarët institucionalë shprehen se kanë argumente të shumta për të dëshmuar në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë se shpallja e pavarësisë së Kosovës ka qenë veprim i drejtë dhe i pamohueshëm, megjithatë për shkak të ndjeshmërisë së procesit Ministria e Punëve të Jashtme nuk ka publikuar strategjinë dhe sigurinë e informacioneve.

    Presidenti i Republikës së Kosovës, Fatmir Sejdiu, i beson punës së avokatit Majkëll Vood. Ai deklaron se për procesin e GJND-së Kosova ka dosjet e saj të kompletuar. “Për ne është me rëndësi që edhe para Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë të dalim me dosjen e kompletuar dhe kujtoj që është e kompletuar mirë. Besojmë në punën e madhe, të njerëzishme dhe juridikisht të qëndrueshme e të argumentuar të z. Majkëll Vood”, tha presidenti Sejdiu. Ndonëse nuk ka dashur të flas hapur për përmbajtjen e dokumentit me të cilin do të prezantohet Kosova në GJND, ai është i bindur se është një dokument që sjell argumente të rëndësishme për të gjitha zhvillimet. Megjithatë, ai pohoi se institucionet e Kosovës kanë bashkëpunuar me z. Vood dhe i kanë ofruar atij të gjitha argumentet e kërkuara. “Ne jemi konsultuar mirë dhe gjithçka që është kërkuar nga institucionet e Kosovës ne e kemi ofruar. Natyrisht ne kemi bashkëpunuar edhe me të emëruarin nga Qeveria e Kosovës për të mbrojtur ligjshmërinë e pavarësisë së Kosovës, avokatin Majkëll Vud. Mendoj edhe një herë se është një dokument i shkëlqyeshëm, që sjell argumentet më të rëndësishme të mundshme për të gjitha zhvillimet tona”, tha Sejdiu, sipas të cilit Majkëll Vood e ka borxh që ta prezantojë Kosovën ashtu siç ai e ka vizionin e tij. Eksperti britanik Majkëll Vood, ndonëse nuk ka dashur të komentojë detajet e deklaratës me argumentet e pavarësisë së Kosovës që do të paraqiten në GJND, për mediat e Kosovës ai ka thënë se tashmë deklarata është përfunduar dhe ajo do të deponohet para datës 17 prill në trupën më të lartë të drejtësisë në Hagë. Deri atëherë, përballja në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë mbetet sfidë për diplomacinë e Kosovës.
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  3. #3
    I'am ILLYRIAN Maska e ballisti_tetova
    Anëtarësuar
    26-03-2009
    Vendndodhja
    TETOVA
    Postime
    26
    ska force qe mund ta kundershtoje pavarsine
    www.votethenation.com votoni shqiperine

    www.ballistet.org

  4. #4
    Pasioni për shkencën Maska e KILI MERTURI
    Anëtarësuar
    23-01-2008
    Vendndodhja
    evropë
    Postime
    1,838
    Nuk është në diskutim pavarsia, por vënja në jet e saj në instancat ndërkombëtare!

    Po humbën rastin në gjyq , kjo , pra pranimi ndërkombëtar shtyhet për koh të gjatë.
    Kjo do të jet një sfid e madhe për shqiptarët në Kosovë.

    Kili

    SHQIPËRIA ETNIKE ËSHTË GJAKU IM QË NUK FALET1
    Në dreq të mallkuar të gjithë antishqiptarët dhe tradhtarët e kombit!

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Më 17 prill Kosova dërgon deklaratën e saj në GJND

    Kosova do të respektojë në përpikëri afatin dhe procedurat e vendosura nga Gjykata ndërkombëtare e Drejtësisë, çka nënkupton se një deklaratë fillestare do të dërgohet nga Prishtina në këtë gjykatë më 17 prill.

    Prishtinë, 13 prill

    Institucionet e Kosovës janë të përgatitura për ballafaqim me Serbinë në GJND. Me këtë rast, Vlora Çitaku, zv.ministre e Punëve të Jashtme, në Qeverinë e Republikës së Kosovës, vlerëson se kjo ministri e ka marrë “shumë seriozisht” çështjen e mbrojtjes së pavarësisë së Kosovës në Gjykatë Ndërkombëtare, pasi Serbia kërkoi nga ky organ që të japë një mendim këshillëdhënës nëse kjo shpallje ka qenë e ligjshme. Ajo është shprehur se pala kosovare do t’i respektojë në përpikëri afatet dhe procedurat e vendosura nga Gjykata ndërkombëtare e Drejtësisë , çka nënkupton se një deklaratë fillestare do të dërgohet nga Prishtina në këtë gjykatë deri më 17 prill. Ndërkaq, partitë opozitare kanë shprehur dyshimet e veta për mënyrën se si e kanë trajtuar këtë çështje të nxehtë këto institucione, rezultat i së cilës , sipas shumë ekspertëve, pritet të ndikojë shumë në ecjen e mëtejme të shtetit të Kosovës.
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  6. #6
    Creator Spiritus Maska e Dito
    Anëtarësuar
    02-04-2004
    Vendndodhja
    Ne Bahçen time
    Postime
    3,882
    Vete gjyqi edhe sikur te arrije nje deklarate kunder kosoves, nuk mund te marre vendime mbi nje fakt te kryer tashme dhe realitet i cili nuk zhbehet dot edhe sikur te merrej nje vendim i tille.
    Nuk ka kurrsesi mundesi qe pavarsia e kosoves e arritur nen moton amerikane te shtrirjes gjeostrategjike te rikthehet mbrapsht.
    Pra kjo gjykate thjesht luan me bllofin e garantuar, pervec faktit qe serbia fiton nje premio morale dhe asgje me tej.



    dito..

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979



    Prishtina e përgatitur ta mbrojë pavarësinë e Kosovës në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë

    Në fund të kësaj jave institucionet e Kosovës dërgojnë një Deklaratë fillestare në GND, në kuadër të procesit të shqyrtimit të ligjshmërisë së pavarësisë së Kosovës. Kjo çështje është kërkuar nga Serbia dhe është miratuar nga Asambleja e Përgjithshme e OKB-së në tetor të vitit të kaluar. Institucionet e Republikës thonë se janë përgatitur mirë për t’u prezantuar dhe për t’u ballafaquar në gjykatën ndërkombëtare të drejtësisë, për mbrojtjen e pavarësisë së Kosovës.
    Shpallja e pavarësisë së Kosovës ka qenë në përputhje të plotë me të Drejtën ndërkombëtare, ndërkohë që shpallja nuk e ka cenuar asnjë dokument juridik ndërkombëtar, përfshirë edhe Rezolutën 1244. Ky besohet të jetë argumenti më i fuqishëm, që ekipi për mbrojtjen e shpalljes së pavarësisë së Kosovës do ta shfrytëzojë në procesin që pritet të fillojë të premten në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë. Zëvendëskryeministri Hajredin Kuçi, procesin e përgatitjes së Kosovës për këtë sfidë e vlerëson si shumë profesional.

    “Me siguri do të hapë dilema për shtetet që ende nuk e kanë njohur Kosovën. Unë jam i bindur që vendimi do të jetë pozitiv dhe ai vendim edhe do t’i kthjell edhe ato shtete të cilat ende kanë dilema në raport me Kosovën. Besoj po ashtu se do të jetë argumenti i fundit që Serbia e ka përdorur kur dihet se ajo ka përdorur të gjitha argumentet edhe në kuptimin e përdorimit të dhunës, por edhe tani në përdorimin e mjeteve po them në thonjëza “juridike” që ta kontestojë pavarësinë e saj”, ka theksuar zv/kryeministri Hajredin Kuçi.

    Kosova e ka edhe një shans që para këtij organi të lartë të drejtësisë ndërkombëtare të dëshmojë të drejtën e vet historike, politike dhe juridike për të qenë shtet, thotë Ibrahim Makolli nga Aleanca Kosova e Re, duke e kritikuar njëherësh procesin e përgatitjes si tejet të mbyllur për opinionin.

    “Opinioni në Kosovë duhet të njihet me shkallën e përgatitjes së ekipit të Kosovës, sa i përket kësaj çështje shumë të ndjeshme dhe natyrisht në këto procese nuk do të duhej të përjashtohej askush, madje do të duhej që të involvoheshin sa më tepër akterë dhe njohës të këtyre fushave, në mënyrë që të jemi më të kompletuar dhe të gatshëm që të dëshmohet për të drejtën e Kosovës dhe të qytetarëve saj për të pas shtet të tyre”, deklaron Makolli.

    Ndërsa, sipas analistit Behlul Beqaj, me faktin që “Serbia ka shkelur sovranitetin e vet duke ushtruar dhunë ndaj shqiptarëve brenda territorit të vet”, e ka humbur edhe të drejtën që të ketë sovranitet edhe mbi atë popull, andaj ky proces do të jetë edhe një dështim për përpjekjet e Serbisë.

    “Sovraniteti i shtetit serb nuk ka lejuar assesi, sikurse që nuk lejon sovraniteti i asnjë shteti në botë që ta nëpërkëmbë, që ta dhunojë, ta deportojë dhe ta vrasë etnitetin tjetër, i cili është pjesë përbërëse e atij shteti. Këtë e ka bërë Serbia dhe me faktin që sovranitetin e ka keqpërdor duke i shkelur të drejtat e njeriut, mendoj që e ka privuar vetën nga e drejta që të ketë sovranitet edhe mbi atë popull i cili ka kërkuar lirinë”, thotë analisti Beqaj.

    Procesi në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë fillon të premten ku Kosova dhe Serbia do të paraqesin deklaratat fillestare.
    Ky proces nuk pritet të ketë ndonjë efekt të rëndësishëm, pasi Kosova tashmë është çështje e kryer, vlerësojnë politikanët në Kosovë. Ndërkaq, Qeveria, ka deklaruar se tashmë ka marrë gatishmërinë nga shumë shtete me ndikim në botë që do ta mbështesin deklarimin e Kosovës në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë.


    | s.b & RTK staff |
    13 prill 2009 - 13:22:29
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Në GJND Kosova përkrahet nga më të fuqishmit

    Kosova dhe shpallja e pavarësisë do të përkrahen nga ShBA-ja, Britania e Madhe, Gjermania, Franca, Austria, Zvicra, Finlanda, Danimarka dhe Sllovenia.
    Në GJND Kosova përkrahet nga më të fuqishmit

    Ministri i Punëve të Jashtme të Republikës së Kosovës, Skënder Hyseni, para disa ditësh konfirmoi se Prishtina zyrtare ka përgatitur shumë dokumente që vërtetojnë ligjshmërinë e shpalljes së pavarësisë në gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë në Hagë. Skadimi i mandatit të dorëzimit të materialit është 17 prilli. Kosova dhe shpallja e pavarësisë do të përkrahen nga ShBA-ja, Britania e Madhe, Gjermania, Franca, Austria, Zvicra, Finlanda, Danimarka dhe Sllovenia. Ndërsa Serbinë po e përkrahin shtetet siç janë: Rusia, Kina, Azerbajxhani, Argjentina, Bolivia, Venezuela, Rumania, Qipro, Spanja dhe Sllovakia do të përkrahin iniciativën e Serbisë në Gjykatën Ndërkombëtare.
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  9. #9
    Lux Libera Nos Maska e Shkelqesia_E_Tij
    Anëtarësuar
    23-09-2002
    Vendndodhja
    Where ladies pray the God
    Postime
    1,028
    Pordhe me rrigon jane keto proçeset e Hages ndaj çeshtjes se pamvaresise se Kosoves.

    Sa te jete Amerika, s'e gjun kush dot topin e shqiptarit.

    Blossoms of heaven, Ashes of hell...

  10. #10
    Ekuiliber shpirteror Maska e ARKIA
    Anëtarësuar
    29-07-2006
    Postime
    1,068
    Rrofte Chavez!
    Usa nuk e rruan fare nga fukarenjte e East-it apo West-tit, i shtyp si morra dhe tani i shtyp me shume se ka 5 milion shpirtra me teper.
    Gjithmone me ka ardhur keq per serbet, ne ish qytetin ku jetoja bile isha per te pare nje inagurim kishe qe bene m'u duken njerez normale, te sjellshem(vetem te veshur keq). Gjynah nga zoti! Per nj'at zot Kosova e meriton te jete shtet, jetojne shume shqiptare atje ........ ?
    Gezuar!
    Uji: H2O
    Rakia: H2 OOOOO HO HOOOO

  11. #11
    Pasioni për shkencën Maska e KILI MERTURI
    Anëtarësuar
    23-01-2008
    Vendndodhja
    evropë
    Postime
    1,838
    Pa dashur të ja bëj qefin vetit ,e as të mendoj se shkijet do të fitojn ket gjyq, që për dikë po duket pa asnjë rëndesi, duket se do ket një proces të gjatë.

    Nëpër gazetat tona flitet se rreth 1000 faqe dokumnte jan mbledhur nga shkijet për ket gjykim.
    Gjithashtu shtypi dhe mediat e tjera në përgjithësi japin lajme se Kosova ka dokumente dhe do të dorzoi ato para 17 prillit.

    Secila pal ka edhe mbështetësit e vet.
    A janë mbështetësit e Kosovës të gatshëm për të na mbrojtur , sa mbështetësit e palës tjetër që jan për të ndihmuar ata kundër nesh?!

    Po e ritheksoi se ky proces nuk mund ta kthej pavarsin e Kosoves mbrapa, pra ta zhvlersoi atë, por humbja e gjyqit nga ana jonë , nuk është pa pasoja sic po deklarohen politikan e besa edhe njerëz të tjerë.

    Kili

    SHQIPËRIA ETNIKE ËSHTË GJAKU IM QË NUK FALET!
    Në dreq të mallkuar të gjithë antishqiptarët dhe tradhtarët e kombit!

  12. #12
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Java e Dosjeve
    Kosova dhe Serbia do të dorëzojnë këtë javë deklarata qindra faqesh për legalitetin e Deklaratës së Pavarësisë së 17 shkurtit 2008 në ICJ. Shtetet më të fuqishme perëndimore pritet të dëshmojnë në favor të kauzës së Kosovës. Rusia, Kina, Azerbajxhani, Argjentina, Bolivia, Venezuela, Rumania, Qipro, Spanja dhe Sllovakia mund të përkrahin iniciativën e Serbisë.

    Nga Express më 14.04.2009 në ora 8:33
    Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë do të marrë këtë javë mijëra faqe argumente nga Kosova, Serbia dhe një varg shtetesh tjera për të filluar procesin e nxjerrjes së mendimit këshillues rreth legalitetit të shpalljes së pavarësisë së Kosovës.

    Afati i fundit për dorëzimin e raporteve me argumente është 17 prilli.

    Ministri i Punëve të Jashtme, Vuk Jeremic, ka thënë të hënën për të se qëndrimi i Serbisë për Kosovë është përmbledhur në një material 300 faqesh.
    Por, mediat serbe kanë njoftuar se Beogradi do të dorëzojë në Gjykatën e Drejtësisë një dokumentacion njëmijë faqesh, që sipas Qeverisë së Serbisë dëshmon se pavarësia e Kosovës ishte e paligjshme.

    Argumentet e Serbisë janë të ndara në dy pjesë. Njëri 350 faqe, ku prezantohet aspekti ligjor dhe një tjetër ku me të dhëna historike që nga Lufta e Parë Botërore e deri më 17 shkurt, 2008.

    Ministri Jeremic ka thënë se në favor të Serbisë raporte do të deponojnë edhe disa shtete të mëdha dhe me ndikim në botë.
    Sipas Agjencisë serbe të lajmeve,“Fonet”, Rusia, Kina, Azerbajxhani, Argjentina, Bolivia, Venezuela, Rumania, Qipro, Spanja dhe Sllovakia do të përkrahin iniciativën e Serbisë në Gjykatën Ndërkombëtare.

    Ndërsa, e njëjta agjenci ka shkruar se Kosovën do ta përkrahin me argumentet Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Britania e Madhe, Gjermania, Franca, Austria, Zvicra, Finlanda, Danimarka dhe Sllovenia.
    Për procesin juridik në Gjykatën e Botës, që është iniciuar me kërkesë të Serbisë, një ekip ekspertësh të udhëhequr nga juristi britanik Michael Wood kanë përgatitur në emër të institucioneve kosovare një material mjaft voluminoz.

    Këtë e ka konfirmuar para disa ditësh për Express, Ministri i Jashtëm i Kosovës, Skënder Hyseni.
    “Është një deklaratë qindra faqesh, me shumë anekse, po ashtu qindra faqesh, që do të ofrojnë një material të bollshëm dokumentues të të gjitha natyrave për të paraqitur në mënyrën më të denjë të mundshme rastin e Kosovës para kësaj gjykate”, ka thënë ai.

    Ministri Hyseni ka theksuar se edhe në këtë sfidë Kosova do të ketë ndihmën e shteteve që e kanë përkrahur edhe në të kaluarën.
    “Kemi premtime nga një numër jo i vogël i vendeve që kanë njohur Kosovën se do të deponojnë deklarata me shkrim”.
    Ndërkaq, Zëvendëskryeministri Hajredin Kuçi ka thënë se procesi rreth pavarësisë së Kosovës në Hagë do të sjellë dilema, por ai shpreson në rezultat pozitiv.

    “Me siguri do të hapë dilema për shtetet që ende nuk e kanë njohur Kosovën. Unë jam i bindur që vendimi do të jetë pozitiv dhe ai vendim edhe do t’i kthjell edhe ato shtete të cilat ende kanë dilema në raport me Kosovën. Besoj po ashtu se do të jetë argumenti i fundit që Serbia e ka përdorur kur dihet se ajo ka përdorur të gjitha argumentet edhe në kuptimin e përdorimit të dhunës, por edhe tani në përdorimin e mjeteve po them në thonjëza “juridike” që ta kontestojë pavarësinë e saj”, ka thënë Kuçi, për Radio Kosovën.

    Pesëmbëdhjetë gjykatësve ndërkombëtarë në Hagë do të ju duhet mjaft kohë për të nxjerr mendimin këshillëdhënës, që nuk është obligues për asnjë shtet apo organizatë.

    Pas dorëzimit të raporteve këtë të premte, shtetet pjesëmarrëse në këtë proces kanë të drejtë të bëjnë komentet në raportet e paraqitura deri më 17 korrik.

    Pastaj pritet të ketë edhe seanca dëgjuese, por ato nuk zgjasin shumë.

    Sipas vlerësimeve jozyrtare, procesi në Gjykatën e Botës nuk pritet të përmbyllet deri në pranverë të vitit të ardhshëm.
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  13. #13
    Perjashtuar Maska e Marmara
    Anëtarësuar
    12-06-2003
    Vendndodhja
    Ne Rrugen e Zotit
    Postime
    229

    Thumbs up Bace U Kry

    Ndoshta ksihte per ta fituar kete gjyjge serbia,po te kishte qene Haga ne rusi diku !, BAC U KRY

  14. #14
    i/e regjistruar Maska e Dorontina
    Anëtarësuar
    22-09-2006
    Vendndodhja
    "In your dreams making you happy"Nese e ke humb dashurin e ke humb aryen e jetes, nese ende se ke gjet ke arsye te jetojsh "
    Postime
    3,488
    me kujtohet epoka e Ismail Qemalit ......por ne tjeter menyr ....per te njetin qellim...
    pamvarsia ...(me kusht)
    "Msyja Henes po smujte me u ndal ne Hene,mbi yje ateron gjitsesi" ....

  15. #15
    i/e regjistruar Maska e Kreksi
    Anëtarësuar
    20-11-2004
    Vendndodhja
    Francë
    Postime
    5,632
    Citim Postuar më parë nga Dorontina Lexo Postimin
    me kujtohet epoka e Ismail Qemalit ......por ne tjeter menyr ....per te njetin qellim...
    pamvarsia ...(me kusht)
    Ne kete rast, ne si te akuzuar duhet qe te shkojmi ne sulm, ta sulmojmi Hagen per 100 vite roberie nga pushtimi serbe !

    Peticion kunder Gjukades, ne nuk jemi patate qe te na hedhin nga nje shport ne tjetren...
    Askush nuk te pyt: ç'ka bere atedheu per ty por ç'ke bere ti per Atedheun ! - JFK

  16. #16
    Pasioni për shkencën Maska e KILI MERTURI
    Anëtarësuar
    23-01-2008
    Vendndodhja
    evropë
    Postime
    1,838
    Ne duhet btë fitojm !

    Kjo do të jet një sfid shumë e rëndësishme për ne.
    Po fituam , atëher besoj se puna do të na shkoi mbarë.

    Uroj që të fitoi drejtësia!
    Uroj që të fitoi Kosova
    !

    Kili

    SHQIPËRIA ETNIKE ËSHTË GJAKU IM QË NUK FALET!
    Në dreq të mallkuar të gjithë antishqiptarët dhe tradhtarët e kombit!

  17. #17
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Rreth 20 aleatë
    Rreth njëzet shtete pritet të deponojnë deklarata në favor të Kosovës në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë. Përgjysmë më shumë se për Serbinë. Shumica e shteteve që do të përkrahin Kosovën janë nga blloku perëndimor. Deklarata pro-pavarësisë së Kosovës do të dorëzohen edhe nga Japonia e Shqipëria, por jo edhe nga Italia

    Nga Bekim Greiçevci më 16.04.2009 në ora 8:09
    Kosova mund të jetë e kënaqur me numrin e shteteve që do ta përkrahin pavarësinë e saj në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë (ICJ) në Hagë.

    Të gjitha shtetet dhe organizatat e interesuara kanë afat deri të premten që të deponojnë deklarata me shkrim rreth legalitetit të shpalljes së pavarësisë së Kosovës - proces i iniciuar nga Serbia, vitin e kaluar.

    Një diplomat perëndimor në Prishtinë, ka thënë të mërkurën për Express, se numri i shteteve që kanë paralajmëruar se do të përkrahin pavarësinë e Kosovës në ICJ është përgjysmë më i madh se numri i shteteve që do të mbështesin qëndrimin e Serbisë.

    “Presim që rreth 20 shtete të deponojnë deklarata në favor të Kosovës. Serbia deri më tash nuk ka arritur të sigurojë as 10 shtete”, ka thënë ai, me kusht anonimiteti.
    Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Franca kanë konfirmuar edhe zyrtarisht se do të dorëzojnë argumente në të mirë të Kosovës.

    Sipas fjalëve të zyrtarit ndërkombëtar, pavarësinë e Kosovës do ta mbështesin me deklarata edhe Britania e Madhe, Gjermania, Austria, Zvicra, Danimarka, Norvegjia, Sllovenia, Shqipëria.

    Ai pret që këtij grupi t’i bashkohen edhe disa shtete tjera evropiane si dhe Japonia. Njw jurist i njohur nga ky shtet dhe ish-diplomat, Hifashi Ovada, madje është Kryetar i Gjykatës së Drejtësisë.

    Ndonëse duket e pazakonshme, diplomati perëndimor thotë se Italia ka vendosur të mos marrë pjesë në procesin e vlerësimit të ligjshmërisë së pavarësisë së Kosovës. Italia ka qenë anëtare Quint’it, grupit që ka kontribuar më së shumti për bërjen e Kosovës shtet.

    Nga ana tjetër, megjithë ofensivën diplomatike, Ministri i Jashtëm i Serbisë, Vuk Jeremic, nuk ka arritur të mbledhë shumë shtete rreth qëndrimit serb. Para disa muajve ai ka ftuar tetëdhjetë shtete që të dorëzojnë deklarata kundër pavarësimit të Kosovës në Gjykatën e Botës.

    Diplomati perëndimor thotë se Beogradi nuk ka siguruar as përkrahjen e Greqisë, një nga pesë shtetet anëtare të Bashkimit Europian që ende nuk e kanë njohur Kosovën.

    Sipas fjalëve të këtij zyrtari ndërkombëtar, deri më tash Serbia ka marrë premtime nga Rusia, Spanja, Qipro, Sllovakia, Venezuela, Bolivia, por edhe nga Argjentina.

    Në ekipin e ekspertëve ligjorë që kanë ndihmuar hartimin e deklaratës së Serbisë është edhe një jurist i njohur argjentinas që punon në një organizatë ndërkombëtare në Zvicër.
    Serbia mund të zhgënjehet edhe nga Kina, e cila ende nuk ka marrë vendim për pjesëmarrje në rastin e Kosovës në Hagë.

    Numri i saktë i shteteve që do të dorëzojnë nesër deklarata me shkrim zyrtarisht mund të konfirmohet vetëm nga Zyra e Regjistrit të Gjykatës së Drejtësisë.

    Prishtina dhe Beogradi kanë bërë të ditur se kanë përgatitur dokumentacion qindra faqesh, por për Gjykatën kjo nuk është relevante. Asaj i interesojnë faktet.

    Secili shtet pjesëmarrës do të ketë mundësi të shohë përmbajtjen e deklaratës së shteteve tjera 10 -12 ditë pas dorëzimit të tyre, por jo edhe opinioni publik. Gjykata nuk lejon publikimin e tyre deri në përfundim të procesit që pritet të zgjasë deri në gjysmën e vitit të ardhshëm.

    Deklaratat nuk publikohen sepse gjykata nuk dëshiron të ketë diskutim publik rreth argumenteve të shteteve pjesëmarrëse për shkak të frikës së mund të ketë presion dhe ndikim në proces.

    Pjesëmarrësit në proces janë të obliguar që deri më 17 korrik të dorëzojnë në Gjykatë komente rreth deklaratave të njëri - tjetrit. Nëse e sheh të nevojshme, Gjykata mund të ftojë edhe seanca dëgjuese.

    Pesëmbëdhjetë gjykatësit ndërkombëtarë do të nxjerrin një mendim këshillues, që nuk është obligues për asnjë shtet, por ka peshë politike.

    Sa u përket organizatave ndërkombëtare, vetëm OKB do të kontribuojë në rastin e Kosovës. Ajo tashmë ka deponuar rezolutat e Këshillit të Sigurimit për Kosovën, raportet me shkrim të Sekretarit të Përgjithshëm të OKB’së dhe dokumente tjera.

    Një nga përfaqësuesit e Serbisë në ICJ, profesori i të drejtës ndërkombëtare Tibor Varadi, ka thënë të mërkurën se rreziku për Serbinë në këtë proces nuk është i madh sepse Kosova nuk qeveriset nga Beogradi që nga viti 1999.

    Ai nuk përjashton mundësinë që mendimi i Gjykatës të jetë i atillë që të mund të interpretohet në mënyra të ndryshme, përkatësisht që edhe Prishtina edhe Beogradi ta trajtojnë si fitore.

    “Me siguri do të ketë argumente që kjo çështje nuk është çështje ligjore por politike dhe se gjykata nuk do të duhej të merrej me të. Por, vërtet do të isha i befasuar për të keq nëse Gjykata i pranon këto argumente”, ka thënë ai për të përditshmen serbe “Politika”.

    Eksperti serb vlerëson se do të ketë kërkesa që Gjykata të shpallë se nuk është kompetente për rastin e Kosovës.

    “Besoj se do të ketë iniciativa në këtë rrafsh, para se gjithash nga Prishtina, por dhe disa vende tjera që e kanë njohur pavarësinë e Kosovës. Mirëpo, kjo është çështje juridike ‘par excelence’ dhe si të tillë e ka kualifikuar edhe Asambleja e Përgjithshme e OKB’së.
    Qëndrimi tjetër do të ishte i çuditshëm në këto rrethana”, ka thënë ai.

    Nëse Gjykata vendos në favor të qëndrimit shqiptar, Varadi vlerëson se kjo nuk do të thotë se Kosova i merret Serbisë për herë të dytën.

    “Kosova faktikisht që nga viti 1999 nuk është nën pushtetin serb. Gjendja faktike nuk do të ndryshohej, por ajo do të bëhej më e fortë se deri më tash”, ka thënë ai.
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  18. #18
    i/e regjistruar Maska e firaku
    Anëtarësuar
    03-04-2008
    Vendndodhja
    Nen qiell
    Postime
    660
    Gjaku i te gjithe deshmoreve qe rane per token e Kosoves dhe trojeve shqiptare do e nxjerre Kosoven fitimtare edhe ne kete beteje.
    Per trojet tona te mendojme vetem pozitivisht.

  19. #19
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Besojnë në triumfin e Kosovës ndaj Serbisë
    Lirie Hajdari
    GJND-ja do ta argumentojë pavarësinë
    Besojnë në triumfin e Kosovës ndaj Serbisë

    Edhe pse askush nuk e di përmbajtjen e dokumentit me të cilin Kosova të premten do të prezantohet në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë në Hagë, për të mbrojtur ligjshmërinë e shpalljes së Pavarësisë, përfaqësuesit e shtetit të Kosovës, pozita dhe opozita, edhe pse kjo e fundit është kritike për mostransparencë të hartimit të dokumentit, besojnë se do të triumfojnë në betejën përballë Serbisë.

    Ekipi i ekspertëve, i udhëhequr nga avokati britanik Majkëll Vood, do të deponoë të premten në GJND dokumentin prej qindra faqesh me argumente për pavarësinë e Kosovës.

    Majkëll Vood ka qenë pjesë e delegacionit britanik në Konferencën e Rambujesë dhe po ashtu ka shërbyer si ekspert ligjor në OKB gjatë procesit të shpërbërjes së Jugosllavisë dhe konsiderohet personaliteti më i qëlluar.

    Një ditë para se dokumenti të dorëzohet në GJND zëvendëskryeministri Hajredin Kuçi tha se Kosova po hyn në një proces të iniciuar nga pala e Serbisë, por që nuk mund ta kthejë prapa procesin e shtetbërjes së Kosovës. Kosova sipas tij ka angazhuar një ekip të ekspertëve ndër më të mirët në botë dhe është e përgatitur që të bëjë prezantimin juridik dhe politik të shpalljes së pavarësisë. “Mbi të gjitha Kosova ka edhe argumentet e saj legale, politike, historike dhe të gjitha argumentet që i takojnë një populli dhe një vendi që është shtet sovran dhe i pavarur. Argumentet që do të prezantohen të premten në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë janë të artikuluara shumë mirë”, tha zv.kryeministri Kuçi. Ai bëri të ditur se Kosova në Gjykatë do të prezantohet nga ekipi i ekspertëve ndërkombëtare, i prirë nga z. Majkëll Vood, dhe se institucionet e vendit janë të bindura se ky grup i ekspertëve do të bëjë punën më të mirë të mundshme. Edhe pse ende nuk dihet se çfarë vendimi do të marrë Gjykata e Drejtësisë, ai është i bindur se ky proces nuk është diçka që vë në dyshim funksionimin e shtetit të Kosovës, por diçka që do ta verifikojë edhe një herë dhe do ta ketë një argument më pak Serbia që ta kundërshtojë Kosovën.

    Duke dashur që ky proces të kalojë në të mirë të Kosovës, opozita beson që dokumenti të jetë i përgatitur mirë, edhe pse, siç shprehen ata, ‘puna e deritanishme që ka bërë qeveria lë hapësirë për dyshime’. Kryetari i LDD-së, Nexhat Daci, procesin në GJND e sheh si sfidë të radhës dhe të një rëndësie të madhe politike, ndërsa thekson se mungesa e transparencës, mosangazhimi i trurit profesional të Kosovës që është në qarqet akademike dhe politike, ka bërë që të mos jemi të qetë. Daci i dha komplimente Qeverisë për përzgjedhjen e ekspertit të mirë ndërkombëtar z. Vood, por nga ana tjetër konsideron se mbështetja gjithmonë vetëm nga faktori ndërkombëtar po e dëmton rëndë imazhin e Kosovës qoftë brenda vendit, qoftë jashtë tij. “Vazhdimisht po mungon demonstrimi i kapacitetit vendor, i argumentimit, sepse rruga që ka ndjekur Kosova deri në pavarësimin e saj njihet më së miri nga njerëzit në Kosovë, nga ekspertët e saj dhe bashkërisht do të ishin më të qetë si qytetarë”, tha ai. Duke mos dashur ta përdorë rolin kritikues të opozitës, kryetari Daci shpreson se çdo gjë do të shkojë mirë, edhe pse sipas tij parashikimet politike nuk janë të favorshme në rritjen e numrit të njohjeve, si dhe në investime.

    Deputeti i AAK-së, Bajram Kosumi, nuk është në dijeni për përmbajtjen e dokumentit dhe as për idetë themelore të atij dokumenti, por beson se është bërë një përgatitje e mirë, edhe pse, siç thotë ai, ‘puna e deritanishme që ka bërë Qeveria lë hapësirë për dyshime se ajo ka ditur të shfrytëzojë kapacitetet edhe të ekspertëve vendorë, edhe të atyre ndërkombëtarë për të paraqitur mbrojtjen e shtetësisë së Kosovës para GJND-së. Sukseset dhe dështimet në këtë proces ai i konsideron se janë të natyrës juridike, psikologjike dhe praktike, por është i bindur në faktin se çfarëdo vendimi që do të merret në Gjykatën e Hagës nuk mund ta kthejë prapa procesin e bërjes së shtetit të Kosovës. “Janë probleme të natyrës psikologjike dhe praktike. Nëse GJND-ja merr vendim negativ, të gjitha ato shtete që hamenden në njohjen e shtetit të Kosovës do të hamenden edhe më shumë, do të krijohen pengesa në rrugëtimin e Kosovës dhe ky ka qenë interesi i Serbisë për ta paditur Kosovën në GJND”, tha ai.

    Pas prezantimeve të para të dokumenteve, që palët do ta bëjnë të premten, do të ketë një afat prej 3 muajsh kur palët do të shikojnë ballafaqimin e argumenteve. Por, sipas z. Kuçi, ky është një proces, i cili do të shkojë në rrugën e vet dhe paralelisht me të do të shkojë edhe procesi i njohjes së Kosovës, i ndërtimit të shtetit të Kosovës dhe i funksionimit të saj si shtet.
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  20. #20
    Perjashtuar Maska e Sabriu
    Anëtarësuar
    29-12-2005
    Postime
    1,283
    All-llahu (Suabhenhu ve Teala) e di më së miri

Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Tahiraj: Rrefime mbi luften ne Kosove
    Nga Kuksjan_forever në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 22
    Postimi i Fundit: 09-11-2010, 14:42
  2. Intervistë me Myftiun e Kosovës, Mr. Naim Tërnava
    Nga Drini_i_Zi në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 12-01-2009, 19:13
  3. Adem Demaci: Eksperimenti politik ndërkombëtar me Kosovën
    Nga ARIANI_TB në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 20-04-2006, 18:39
  4. Kush jane vrasesit?
    Nga Brari në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 17
    Postimi i Fundit: 10-03-2004, 21:54

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •