Close
Faqja 2 prej 3 FillimFillim 123 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 40 prej 53
  1. #21
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Citim Postuar më parë nga Sabriu Lexo Postimin
    All-llahu (Suabhenhu ve Teala) e di më së miri
    a ka perkthyes ketu pari ei
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  2. #22
    i/e regjistruar Maska e beni33
    Anëtarësuar
    27-04-2008
    Postime
    4,230
    kjo dote thot se pavarsia e kosoves esht nje qashtje e diskutuar ende
    dhe SLLOGANI BAC, U, KRY ishte veq mashtrim
    kur them qeshtje e diskutuar shtetet qe ende kundershtojn pavarsin e kosoves jan shtete qe kan ndikim ne BE- SI PERSHEMBULL SPANJA APO GREQIA
    ARMIKU nuk duhet nenqmuar por duhet te luftohet o njerz por kam besim qe edhe betej dota fitoj kosova

  3. #23
    i/e regjistruar Maska e Selami2006
    Anëtarësuar
    28-12-2005
    Vendndodhja
    Te ?
    Postime
    367

    Rumania kërkon në GJND “ruajtjen e sovranitetit të Serbisë”

    Rumania ia ka dorëzuar sot Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë në Hagë mendimin e saj juridik lidhur me procesin për legalitetin e shpalljes së njëanshme të pavarësisë së Kosovës.

    Ambasadori rumun në Beograd, Jon Makovej, u ka thënë medieve serbe se përfaqësuesit juridikë të këtij shteti analizuan "të gjitha rezolutat relevante të KS të OKB në Kosovë dhe insistuan në respektimin e rezolutës 1244, e cila ende vlen dhe përkrah integritetin territorial të Serbisë”.

    Ambasadori i Rumanisë shpjegoi se është dokumentacioni i është dorëzuar sot në orën 11, sekretarit kryesor të GJND në Hagë.

    Makovej tha se Ministria e Jashtme e Rumanisë konsideron se mendimi i GJND-së do të paraqesë kontribut të rëndësishëm në respektimin e së drejtës ndërkombëtare, që duhet të jetë themel i secilës bashkësi kualitative ndërkombëtare.

    “Rumania nuk e njeh pavarësinë e Kosovës dhe opinioni në Serbi e di se Rumania përkrahu Asamblenë e Përgjithshme të OKB e cila, me iniciativë të Serbisë urdhëroi GJND-në që të deklarohet për legalitetin e pavarësisë së Kosovës”, përfundoi Makovej.

    Edhe Ambasada e Spanjës në Beograd ka saktësuar për mediat serbe se ky shtet gjithashtu do ta dorëzojë mendimin e tij ligjor në GJND, por përmbajtja e atyre dokumenteve nuk mund të publikohen përderisa nuk do t’i dorëzohen gjykatës.

    Nga Express më 17.04.2009 në ora 15:37

  4. #24
    -
    Anëtarësuar
    21-01-2009
    Vendndodhja
    -
    Postime
    2,081
    Citim Postuar më parë nga Dorontina Lexo Postimin
    me kujtohet epoka e Ismail Qemalit ......por ne tjeter menyr ....per te njetin qellim...
    pamvarsia ...(me kusht)

    Ehh lum si ju që i keni jetuar ato kohëra.Kur te kesh kohë na trego edhe se çfarë të kujtohet nga fushata e Aleksandrit, kur pushtoi Azinë e Vogël psh.
    -

  5. #25
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    13-11-2004
    Postime
    125
    Kosova "de facto" eshte shtet i pavarur dhe tani kjo beteje do ta plotesoje me mire qe edhe "de jure"(nga shtetet qe nuk e kane njohur Kosoven) eshte nje shet i pavarur.
    Keto jane perpelitjet e fundit te Serbise, qe duhet ta kuptoj se nuk e ka humbur Kosoven, sepse Kosova nuk ka qene kurre e saj, por e Shqiptareve.

    Mbetshi me shendet

  6. #26
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Gjykata nuk mund ta anulojë vendimin për pavarësinë e Kosovës
    Këln, 17 prill - Ekspertiza për pavarësinë e Kosovës në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë do të jetë një proces relativisht i gjatë, dhe në fund Gjykata nuk do të marrë ndonjë vendim, por do të bëjë vetëm ekspertizën, në të cilën pritet të paraqiten argumente pro dhe kundër pavarësisë së Kosovës. Kështu shprehet Dr. Wim van Meurs, profesor në departamentin e historisë, në Univeristetin Nijmegen në Hollandë, njohës i çështjes së Kosovës dhe Evropës Juglindore. Gjykata, thotë Van Meurs, nuk mund ta anulojë vendimin për pavarësinë e Kosovës, sepse sipas tij, "shpallja e pavarësisë dhe njohja e pavarësisë është çështje e secilit vend veç e veç". "Vendet mund të vendosin nëse duan ta njohin pavarësinë e një vendi tjetër apo jo. Argumentet e paraqitura para Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë do të luajnë një rol, por Gjykata nuk mund t'ia ndalojë asnjë vendi që ta njohë pavarësinë e Kosovës", shprehet për DV profesori Wim van Meurs. Po ashtu ai thotë se vendet që e kanë njohur pavarësinë e Kosovës nuk do ta ndryshojnë qëndrimin e tyre në qoftë se Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë jep një ekspertizë negative për pavarësinë. Dr. Wim van Meurs beson se Kosova nuk do ta ndryshojë qëndrimin për shpalljen e pavarësisë edhe në qoftë se ekspertiza e Gjykatës përmban elemente të fuqishme kundër saj. Por, as Serbia, shtotë ai, nuk do t`i ndryshojë shpejt qëndrimet e veta politike dhe të njohë Kosovën, në qoftë se ekspertiza është në favor të pavarësisë. Ky ekspert holandez thotë se historia nuk mund të luajë një rol të rëndësishëm në këtë proces. Por sipas tij, "ajo që mund të luajë rol të rëndësishëm në këtë proces është e kaluara e afërt, zhvillimet e viteve 80 të dhe 90 të si dhe Kushtetuta jugosllave e vitit 1974".
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  7. #27
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Argumentet tona
    Kosova dorëzoi deklaratën e saj në ICJ të premten në mesditë. Në 200 faqe janë renditur mijëra argumente që mbrojnë pavarësinë e Kosovës. Krahas Kosovës, deklaratë në ICJ ka dorëzuar edhe Serbia, ashtu sikurse edhe shumë vende tjera që janë pro apo kundër pavarësisë. Ministri i Jashtëm, Skënder Hyseni, thotë se Kosova beson në paanshmërinë e ICJ’së.

    Nga Leonard Kerquki më 18.04.2009 në ora 8:16
    Kosova ka dorëzuar të premten në mesditë deklaratën e saj në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë (ICJ).

    Në 200 faqet e kësaj deklarate, institucionet e Prishtinës kanë renditur mijëra argumente që mbrojnë fuqishëm vendimin e Kosovës për ta shpallur pavarësinë e vendit më 17 shkurt 2008.
    Krahas Kosovës, edhe Serbia ka deponuar deklaratën e saj në ICJ, ashtu sikurse edhe dhjetëra vende të tjera, të cilat kanë renditur argumente pro dhe kundër pavarësisë së Kosovës.

    Në një konferencë për media, ministri i Punëve të Jashtme, Skënder Hyseni ka thënë se deklarata është e mbushur me detaje dhe argumente, duke mbrojtur kështu në mënyrën më të mirë të mundshme pavarësinë e Kosovës.

    “Republika e Kosovë saktësisht në ora 11:00 e ka arkivuar deklaratën e saj prej rreth 200 faqesh në mbrojtje të pavarësisë së Kosovës. Kjo deklaratë është shumë dinamike, koncize, një deklaratë e cila nuk e lë indiferent edhe vëzhguesin dhe lexuesin edhe më indiferent”, tha ai.

    ICJ kishte vënë datën 17 prill si afatin e fundit për shtetet që dëshirojnë t’i dorëzojnë deklaratat e tyre në lidhje me kërkesën e Serbisë që gjykata ta japë mendimin e saj rreth ligjshmërisë së shpalljes së pavarësisë. Përveç Kosovës dhe Serbisë, këtij procesi iu kanë bashkuar edhe shumë vende tjera, mbështetëse të kauzës së Kosovës apo asaj të Serbisë.

    Ministri Hyseni nuk ka përmendur shtetet mbështetëse të Kosovës që kanë deponuar deklaratat e tyre në ICJ.

    “Më lejoni të them se të gjithë vendet e Quin’it dhe pjesa dërrmuese e anëtarëve të Bashkimit Europian i kanë dorëzuar deklaratat e tyre në ICJ. Diku ishte në media se Italia nuk ka bërë deklaratë, por unë mund të ju them se edhe Italia e ka bërë deklaratën e saj”, tha Hyseni.

    Megjithëkëtë, shefi i diplomacisë kosovare nuk ka dashur ta paragjykojë vendimin e ICJ’së.

    “Do të ishte krejtësisht e pavend të spekulonim ose të paragjykonim se cili do të ishte vendimi i gjykatës. Madje do të ishte edhe e dëmshme. Ajo që duam të ritheksojmë është se ne kemi besim të plotë në paanshmërinë e gjykatës, kanë besim të plotë në forcën e argumentit që përmban deklaratat e Kosovës”, tha ministri Hyseni.

    “Rrjedhimisht institucionet kanë besim të plotë që rezultati ose gjykimi final nuk do ta dëmtojë në asnjë mënyrë të sotmen e as të ardhmen e Republikës së Kosovës”, shtoi ai.
    Më pas, ministri Hyseni ka shpjeguar procedurat e ICJ’së.

    Sipas tij, pas deponimit të deklaratave, gjykata do të vendosë kur do të fillojë e të shqyrtojë të gjitha deklaratat që kanë arritur të premten. Ndërkaq nga dita e hënë, ICJ sipas procedurës, do të fillojë të shpërndajë deklaratat me shkrim të secilit vend që ka bërë deklaratë.

    “Edhe Republika e Kosovës që nga e hëna do të fillojë t’i shqyrtojë me kujdes të gjitha deklaratat që janë deponuar në favor të kundërshtarëve të Kosovës, në mënyrë që deri më 17 korrik të japë përgjigje në secilën nga këto deklarata”, tha ministri i Punëve të Jashtme.

    Pas tre muajve, saktësisht deri më 17 korrik, siç tha Hyseni, ICJ në një seancë të veçantë do të deklarohet se a do të ketë seancë dëgjimore të palëve apo jo. Nëse shkohet me seancë të hapur, atëherë, sipas tij, vendimi final i ICJ’së do të ndodhë në prill ose maj të vitit tjetër.

    Menjëherë pasi që Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara miratoi kërkesën e Qeverisë së Serbisë që legjitimiteti i pavarësisë së Kosovës të shkojë në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë në Hagë, institucionet e Kosovës, më 15 tetot të vitit të kaluar, emëruan juristin britanik Michael Wood që ta përfaqësojë Kosovën në Hagë.

    Në fund, ministri Hyseni ka falënderuar ekipin që ka përgatitur deklaratën e Kosovës, në krye me juristin Michael Wood.

    “Mendojmë se është bërë punë shumë e madhe. Dhe gjatë tre muajve të ardhshme na pret një punë akoma më e madhe, sidomos për të trajtuar dhe për të bërë reagimet e duhura në deklaratat e deponuara, kushtimisht po them, kundër Kosovës”, tha ai.

    Dikush do të na njohë...

    Ministri kosovar i Punëve të Jashtme, Skënder Hyseni, konfirmoi të premten se brenda një periudhë shumë të shkurtër, Republikën e Kosovës do ta njohë njëri nga shtetet më me ndikim në rajon, edhe pse ai nuk e publikoi se cili është ai shtet, duke mos dashtë t’ia marrë “sensacionin” këtij shteti.

    “Dhe derisa jemi këtu, po ua jap një gjysmë lajmi. Brenda shumë pak ditësh, shumë pak kohë prej këtij momenti, ne mund të marrin lajm shumë të mira për njohjen e Kosovës nga një vend me ndikim të jashtëzakonshëm rajonal”, tha ministri Hyseni.

    Në pyetjen e gazetarëve se cili është ai shtet dhe pse nuk përmendet emri, Hyseni tha se nuk do që t’ia marrë “ekskluzivitetin”.

    “Nuk e themi nga mund të vijë ajo njohje, sepse është krejt e natyrshme që nuk duhet të prekim në sedrën e atyre kombeve që tashme kanë marrë vendim për Kosovën dhe ne të nxitojmë të japim lajmin në vend të tyre, para se ata të japin vendimin për këtë”, u shpreh shkurt Hyseni.

    Ndërkaq, jozyrtarisht është thënë se shteti që ka parashikuar të njohë Republikën e Kosovës është Greqia, e cili ka një ndikim të jashtëzakonshëm në regjion. Madje Athina zyrtare ka më shumë se gjashtë muaj që ka njohur pasaportën e re të Republikës së Kosovës dhe ka refuzuar kërkesën e Serbisë për të deponuar në ICJ një dëshmi kundër legjitimitetit të shpalljes së pavarësisë së Kosovës.

    Shefi i diplomacisë kosovare tha në vazhdim se procesi i legjitimitetit të pavarësisë së Kosovës, që ka filluar zyrtarisht në ICJ ka ndikuar që disa shtete të hezitojnë ta njohin Kosovën.
    Pavarësisht që numri i këtyre shteteve është shumë i vogël, prapë, sipas ministrit kosovar, legjitimiteti në ICJ ka pasur refleksione negative. “…s’është hera e parë që e them publikisht se procesi në ICJ ka bërë që disa vende të mos marrin vendim për njohjen e Kosovës, edhe pse ky numër është shumë i vogël”, tha Hyseni.

    Padia në ICJ, çështje procedurale

    Ish përfaqësuesi amerikan ne bisedimet për pavarësinë e Kosovës, Frank Wisner shprehet se Kosova nuk mund t’i kthehet mbrapsht Serbisë, pavarësisht nga padia e bërë në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë, në Hagë.

    Në një takim me studentë dhe intelektualë në Tiranë, Wisner tha se procesi është më tepër një çështje procedurale, që në fakt do të kërkojë një kohe shtesë për argumentim, para se gjykata te dalë me një vendim.
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  8. #28

    Qëndrimi rus rreth pavarësisë së Kosovës

    Në Hagë po shqyrtohet çështja mbi legjitimitetin e shpalljes së pavarësisë së Kosovës

    Në Hagë po shqyrtohet çështja mbi legjitimitetin e shpalljes së pavarësisë së Kosovës. Që nga dita e sotme këtij problemi do t’i drejtohet Gjykata Ndërkombëtare, e cila duhet të marrë vendimin e saj. Gjykata Ndërkombëtare është instanca kryesore juridike e OKB-së. Në kompetencat e saj përfshihen shqyrtimi i konflikteve midis shteteve dhe marrja e vendimeve këshillimore në lidhje me kërkesat e Asamblesë së Përgjithshme ose Këshillit të Sigurimit. Vetem se, për herë të parë gjatë gjithë historisë së vetë 64 vjeçare, asaj do t’i duhet të japë verdiktin e vet në lidhje me atë, në se i përgjigjet apo jo frymës dhe gërmës të së drejtës ndërkombëtare ndarja e dhunshme dhe shpallja e pavarësisë së territorit, i hyn në përbërjen e një shteti sovran. Në rastin konkret fjalë bëhet për Serbinë. Kosova është provincë historike e saj. Ajo u shkëput në vitin 1999 si rezultat i agresionit të ndërmarrë nga NATO-së kundër ish-Jugosllavisë dhe dorëzimit të saj të mëpastajshëm nën kontrollin e separatistëve shqiptarë. Këta të fundit më 17 shkurt të vitit 2008 shpallën pavarësinë e kësaj krahine. Mendimi i bashkësisë ndërkombëtare nuk ishte unanim përkatësisht kësaj. Pakica, duke përfshirë këtu edhe SHBA, partnerët e tyre në Aleancën VeriAtlantike dhe të disa vendeve të tjera, që morën mbi vete rolin e sponsorëve të separatizmit shqiptar, nxituan të njohin sovranitetin e Kosovës. Shumica dërmuese e shteteve, ndër të tjera edhe Rusia, Kina dhe vetë Serbia, e hodhën poshtë atë. Në procesin gjyqësor për shqyrtimin e kësaj çështjeje do të marrin pjesë jo vetëm përfaqësuesit e Beogradit dhe Prishtinës, por edhe të shtetëve, të cilat kanë dëshirë të dalin me vlerësimet e veta eksperte. Argumentet e veta kundër pavarësisë së Kosovës i dorëzuan tashmë në gjykatë, përveç Serbisë, edhe Azerbajxhani, Argjentina, Venezuela, Spanja, Gjeorgjija dhe shumë shtete të tjera. Në rolin e “avokatëve” të Prishtinës do të dalin SHBA-s dhe një sërë vendesh evropianoperëndimore. Këndvështrimin e vet në lidhje me këtë çështje e parashtroi Aleksandër Treshiev, përfaqësuesi fuqiplotë i Dhomës së Avokatëve të BE në Rusi. “Këtu, thotë ai, nuk hyjnë aspak në punë presupozimet. Mjafton të kujtojmë debatet që u zhvilluan në lidhje me këtë çështje në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, ku u shpreh në mënyrë të njëkuptimshme se kjo bie në kundërshtim me normat e së drejtës ndërkombëtare. Por ne për herë të parë u ndeshëm me një gjë të tillë kur dialogu i Perendimit me vendet e tjera mori një karakter i cili mund të përshkruhet me sintezën si më poshtë vijon: “ në parim, kjo nuk është aspak e lejueshme, por në qoftë se na e ka si fort qejfi, atëhere kjo bëhet plotësisht e lejueshme”, tha Aleksandër Treshiev. Në qoftë se do t’a quajmë gjendjen e punëve me emrin e vet të vërtetë, atëhere pavarësia e Kosovës është akt arbitrariteti në politikën ndërkombëtare. Për shkak të kësaj evidentohet edhe vëmendja kaq e rritur ndaj pozitës së Gjykatës Ndërkombëtare. Nga vendimi i saj varen jo vetëm interesat e Serbisë, por edhe të atyre vendeve dhe rajoneve, ku janë të forta shfaqjet e tendencave separatiste.

    17.04.2009

    Voice of Russia

  9. #29
    i/e regjistruar Maska e Kreksi
    Anëtarësuar
    20-11-2004
    Vendndodhja
    Francë
    Postime
    5,632
    Citim Postuar më parë nga KILI MERTURI Lexo Postimin
    Ne duhet btë fitojm !

    Kjo do të jet një sfid shumë e rëndësishme për ne.
    Po fituam , atëher besoj se puna do të na shkoi mbarë.

    Uroj që të fitoi drejtësia!
    Uroj që të fitoi Kosova
    !

    Kili

    SHQIPËRIA ETNIKE ËSHTË GJAKU IM QË NUK FALET!
    Po çfare krimi ka bere kosova qe te dali para gjyqit ne Hagë ?
    Ne vende qe ne te padisnim serbine per krime e kolonizim me dekada tani keta gjakepirsa prap marrin guxim te na padisin edhe ne Hagë, gjykaten per krime ?

    Kjo i bie si ajo puna e ujkut e qengjit, kur ujku e akuzon qengjin se gjoja ia trubullonte ujin edhepse i shkreti qengj ndodhej poshte...ne prrua...

    Ne te gjitha versionet serbet prape nuk do e mbyllin gojen, i njohim mire se kush jane ata...asgje nuk do ndryshoje, njashtu edhe ne nuk do ndryshojm qendrim fare, jemi ne shtepine tonë...
    ketu s'ka kurrfar fitimi, te vije dikushi dhe te te thoje del prej shteps tende...s'ka kurrfare logjike ky proces !
    Askush nuk te pyt: ç'ka bere atedheu per ty por ç'ke bere ti per Atedheun ! - JFK

  10. #30
    Pro diturise Maska e Gjelosh PRekaj
    Anëtarësuar
    07-07-2008
    Vendndodhja
    N'rranjen e Rozafs
    Postime
    681
    Citim Postuar më parë nga Kreksi Lexo Postimin
    Po çfare krimi ka bere kosova qe te dali para gjyqit ne Hagë ?
    Ne vende qe ne te padisnim serbine per krime e kolonizim me dekada tani keta gjakepirsa prap marrin guxim te na padisin edhe ne Hagë, gjykaten per krime ?

    Kjo i bie si ajo puna e ujkut e qengjit, kur ujku e akuzon qengjin se gjoja ia trubullonte ujin edhepse i shkreti qengj ndodhej poshte...ne prrua...

    Ne te gjitha versionet serbet prape nuk do e mbyllin gojen, i njohim mire se kush jane ata...asgje nuk do ndryshoje, njashtu edhe ne nuk do ndryshojm qendrim fare, jemi ne shtepine tonë...
    ketu s'ka kurrfar fitimi, te vije dikushi dhe te te thoje del prej shteps tende...s'ka kurrfare logjike ky proces !

    Mbrojtja me e mire ashte sulmi Kreks.

  11. #31
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    GJND sot bën të ditur vendet që kanë dorëzuar argumentet për Kosovën
    Hagë, 20 prill - Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë gjatë ditës së sotme pritet të bëjë të ditur se cilat vende kanë dorëzuar qëndrimet e dhe argumentet dhe në këtë mënyrë janë përfshirë në procedurën për përcaktimin e legalitetit të pavarësisë së Kosovës të shpallur në shkurt të vitit të kaluar. Me rastin e këtij procesi para GJND, si zyrtarët e Prishtinës ashtu edhe ata të Beogradit janë shprehur optimistë sa i përket rezultatit të gjykatës.
    ---------------------------------------
    a sipas ati shkaut te shkines jan keto shtete qe e perkrahun serbin


    Prishtinë, 18 prill


    Ministri i Jashtëm i Serbisë, Vuk Jeremic ka thënë se vendimi i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë nuk mund të pritet para mesit të vitit të ardhshëm. Ai është shprehur i bindur në fitore, derisa ka njoftuar se në favor të Serbisë deklarata kanë deponuar Kina, Rusia, Argjentina, Qipro, Egjipti, Brazili, Spanja, Rumania, Sllovakia, Irani dhe Azerbajxhani. Sipas tij, SHBA dhe aleatët e saj, janë në anën e Kosovës.

    marre nga gazetaexpress
    Ndryshuar për herë të fundit nga Llapi : 20-04-2009 më 07:09
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  12. #32
    Pasioni për shkencën Maska e KILI MERTURI
    Anëtarësuar
    23-01-2008
    Vendndodhja
    evropë
    Postime
    1,838
    Kreksi , po e shof se më ke komentuar!

    Shoki , mos më thuaj mua a ka kry apo jo krime Kosova , thuaj hashimit me shokë.

    Janë qeveria e Kosoves që është dashur të paraqes serbin në gjykaten ndërkombëtare për të gjitha ato cfarë kanë bërë në Kosovë dhe me Kosoven!

    Procesi , natyrisht është jo vetëm i papranueshëm por edhe i pamoralshëm.

    Pra edhe ky proces është një nga shumë lojët që po luhen me Kosoven dhe kombin shqiptarë nga shkijet dhe OKB-ja.

    Ky proces është dashur të bojkotohet nga Kosova. Si kundërpërgjiegje të mbahej një rreferendum me popullin e Kosoves për këtë vendim.

    Tani pasi kta idot-politikan -truthatë kan hy në proces, duhet së paku të shpresojmë në fitore, sepse sido që të jetë fitorja do të jet më e mirë se humbja.

    Kili

    SHQIPËRIA ETNIKE ËSHTË GJAKU IM QË NUK FALET!
    Në dreq të mallkuar të gjithë antishqiptarët dhe tradhtarët e kombit!

  13. #33
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    21 me 13, në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë

    Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë ka publikuar emrat e shteteve që kanë deponuar deklarata me shkrim rreth pavarësisë së Kosovës. Në favor të Kosovës janë rreshtuar 21 shtete. Ndërsa, qëndrimin serb e përkrahin 13 shtete. Italia është tërhequr nga ky proces. Me gjithë paralajmërimet e Beogradit, Greqia nuk dorëzoi gjë në Gjykatën e Drejtësisë.

    Nga Bekim Greiçevci më 21.04.2009 në ora 23:05
    Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë (ICJ) ka publikuar të martën në mbrëmje emrat e shteteve që kanë dorëzuar deklarata me shkrim lidhur me ligjshmërinë e shpalljes së pavarësisë së Kosovës.
    Në një kumtesë të ICJ’së thuhet se 35 shtetet janë kanë deponuar deklaratat lidhur me pyetjen se a ka qenë në përputhje me të drejtën ndërkombëtare shpallja e njëanshme e pavarësisë nga Institucionet e Përkohshme Vetëqeverisëse të Kosovës.

    Meqenëse Kosova nuk është anëtare e OKB’së, Gjykata e Drejtësisë ka njoftuar se një deklaratë me shkrim është dorëzuar edhe nga autorët e shpalljes së pavarësisë së Kosovës.
    Në favor të pavarësisë së Kosovës janë rreshtuar 21 shtete, përkatësisht tetë më shumë se për Serbinë, e cila ka arritur të fitojë përkrahjen e 13 shteteve.

    Legaliteti i pavarësisë së Kosovës në Gjykatën e Botës do të mbrohet nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Britania e Madhe, Franca, Gjermania, Japonia, Çekia, Zvicra, Shqipëria, Austria, Finlanda, Polonia, Luksemburgu, Estonia, Norvegjia, Holanda, Sllovenia, Letonia, Irlanda, Danimarka, Maldivet dhe Sierra Leone.

    Qëndrimin serb se Kosova ka shkelur të drejtën ndërkombëtare më 17 shkurt, 2008, do të përpiqen ta argumentojnë Rusia, Kina, Qipro, Rumania, Egjipti, Sllovakia, Libia, Spanja, Irani, Brazili, Argjentina, Azerbajxhani dhe Bolivia.

    Megjithëse ishte paralajmëruar nga Beogradi, Greqia, një nga vendet që ende nuk e ka njohur shtetin kosovar nuk ka deponuar gjë në Gjykatë. Në këtë mënyrë Athina është ndarë nga grupi i pesë shteteve të Bashkimit Europian që janë kundër pavarësisë së vendit tonë.

    Mirëpo, edhe një shtet tjetër i BE’së ka befasuar me qëndrimin e vet. Italia, një nga shtetet ka qenë mbështetëse e madhe e pavarësimit të Kosovës, ka vendosur të mos marrë pjesë në procesin e ICJ’së. Burime zyrtare italiane në Prishtinë kanë thënë të martën për Express se Italia ka dorëzuar deklaratën e vet në Gjykatën e Drejtësisë por në ndërkohë ka vendosur ta tërheqë atë.
    “Kjo nuk do të thotë se Italia ka ndryshuar politikën ndaj Kosovës. Autoritetet kosovare janë njoftuar për këtë”, ka thënë diplomati italian.

    Në Gjykatën e Drejtësisë në Hagë është deponuar edhe një dosje nga Sekretari i Përgjithshëm i OKB’së, Ban Ki-Moon. Aty janë përmbledhur rezoluta të Këshillit të Sigurimit dhe raporte e dokumente tjera të OKB’së që kanë të bëjnë me Kosovën.

    Sipas procedurës në Gjykatën e Drejtësisë, të gjitha deklaratat e dorëzuara të premten e kaluar janë duke u skenuar për t’iu dorëzuar secilit shtet pjesëmarrëse përfshirë Kosovën. Deri më 17 korrik, pjesëmarrësit kanë kohë të deponojnë komentet e tyre rreth deklaratave të njëri-tjetrit.

    Pastaj, pesëmbëdhjetë gjykatësit ndërkombëtare, nën drejtimin e juristit japonez, Hisashi Owada, do të ulen për të nxjerrë një mendim këshillues rreth ligjshmërisë së pavarësisë së Kosovës. Ky mendim i gjykatës nuk është obligues për asnjë shtet, por ka peshë politike.

    Gjykata mund të ftojë pjesëmarrësit edhe në seanca dëgjimore, por për këtë do të vendoset pas 17 korrikut.
    Ekspertë të drejtësisë ndërkombëtare vlerësojnë se shqyrtimi i rastit të Kosovës mund të zgjasë deri në gjysmën e vitit të ardhshëm.
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  14. #34
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Sejdiu e Thaçi besojnë në verdiktin që do të sjellë gjykata

    Presidenti Fatmir Sejdiu dhe kryeministri Hashim Thaçi besojnë në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë, duke vlerësuar se ajo do të japë verdiktin final në favor të pavarësisë së Kosovës. Prishtina beson në drejtësinë ndërkombëtare thonë krerët shtetërorë. Presidenti Fatmir Sejdiu tha se beson në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë dhe vendimit që ajo do të marrë në favor të pavarësisë së Kosovës.

    “Ne besojmë në verdiktin që do të sjellë gjykata dhe në punën e gjykatësit besojmë, sepse është një prej gjyqtarëve me nam dhe famë në profesionin që kanë”, tha Sejdiu .

    Edhe kryeministri Hashim Thaçi tha se nuk ka asnjë dilemë që Gjykata do të vendosë në favor të pavarësisë së Kosovës

    “Nuk duhet të pretendojmë të politizojmë procesin e gjykatës. Duhet të besojmë plotësisht në drejtësi dhe dëshiroj të falënderoj të gjitha vendet që e kanë përkrahur procesin e pavarësisë së Kosovës. Tash edhe njohja nga Arabia Saudite është një mesazh i qartë se procesi i njohjeve të shtetit të Kosovës do të ketë vetëm vazhdimësi pozitive dhe ne i besojmë drejtësisë”, tha Thaçi.

    Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë në Hagë ka deklaruar se 35 shtete, anëtare të KB, kanë dorëzuar në këtë gjykatë kërkesat për pjesëmarrje në procesin lidhur me ligjshmërinë e shpalljes së pavarësisë së Kosovës. Në mbrojtje të pavarësisë së Kosovës dokumente të shkruara kanë dorëzuar 21 vende: Çekia, Franca, Zvicra, Shqipëria, Austria, Gjermania, Polonia, Finlanda, Luksemburgu, Britania e Madhe, SHBA-ja, Estonia, Norvegjia, Holanda, Sllovenia, Letonia, Japonia, Irlanda, Danimarka, Maldivet dhe Sierra Leone. Ndërkaq në favor të Serbisë janë deklaruar 14 vende: Qipro, Kina, Rumunia, Egjipti, Sllovakia, Rusia, Libia, Spanja, Irani, Brazili, Argjentina, Azerbajxhani dhe Bolivia.

    Procesi gjyqësor për Kosovën në Hagë ka filluar me 17 prill dhe faza e parë pritet të mbyllet me 17 korrik, kur do të kthehen në gjykatë përgjigjet nga vendet që do të shqyrtojnë deklaratat e njëri-tjetrit. Ndërsa një mendim përfundimtar Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë mund ta marrë më së largu në pjesën e parë të vitit të ardhshëm .
    rtk 22 prill 2009 - 14:14:53
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  15. #35
    Perjashtuar Maska e Sabriu
    Anëtarësuar
    29-12-2005
    Postime
    1,283
    Citim Postuar më parë nga Llapi Lexo Postimin
    Sejdiu e Thaçi besojnë në verdiktin që do të sjellë gjykata

    Presidenti Fatmir Sejdiu dhe kryeministri Hashim Thaçi besojnë në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë, duke vlerësuar se ajo do të japë verdiktin final në favor të pavarësisë së Kosovës. Prishtina beson në drejtësinë ndërkombëtare thonë krerët shtetërorë. Presidenti Fatmir Sejdiu tha se beson në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë dhe vendimit që ajo do të marrë në favor të pavarësisë së Kosovës.

    “Ne besojmë në verdiktin që do të sjellë gjykata dhe në punën e gjykatësit besojmë, sepse është një prej gjyqtarëve me nam dhe famë në profesionin që kanë”, tha Sejdiu .

    Edhe kryeministri Hashim Thaçi tha se nuk ka asnjë dilemë që Gjykata do të vendosë në favor të pavarësisë së Kosovës

    “Nuk duhet të pretendojmë të politizojmë procesin e gjykatës. Duhet të besojmë plotësisht në drejtësi dhe dëshiroj të falënderoj të gjitha vendet që e kanë përkrahur procesin e pavarësisë së Kosovës. Tash edhe njohja nga Arabia Saudite është një mesazh i qartë se procesi i njohjeve të shtetit të Kosovës do të ketë vetëm vazhdimësi pozitive dhe ne i besojmë drejtësisë”, tha Thaçi.

    Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë në Hagë ka deklaruar se 35 shtete, anëtare të KB, kanë dorëzuar në këtë gjykatë kërkesat për pjesëmarrje në procesin lidhur me ligjshmërinë e shpalljes së pavarësisë së Kosovës. Në mbrojtje të pavarësisë së Kosovës dokumente të shkruara kanë dorëzuar 21 vende: Çekia, Franca, Zvicra, Shqipëria, Austria, Gjermania, Polonia, Finlanda, Luksemburgu, Britania e Madhe, SHBA-ja, Estonia, Norvegjia, Holanda, Sllovenia, Letonia, Japonia, Irlanda, Danimarka, Maldivet dhe Sierra Leone. Ndërkaq në favor të Serbisë janë deklaruar 14 vende: Qipro, Kina, Rumunia, Egjipti, Sllovakia, Rusia, Libia, Spanja, Irani, Brazili, Argjentina, Azerbajxhani dhe Bolivia.

    Procesi gjyqësor për Kosovën në Hagë ka filluar me 17 prill dhe faza e parë pritet të mbyllet me 17 korrik, kur do të kthehen në gjykatë përgjigjet nga vendet që do të shqyrtojnë deklaratat e njëri-tjetrit. Ndërsa një mendim përfundimtar Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë mund ta marrë më së largu në pjesën e parë të vitit të ardhshëm .
    rtk 22 prill 2009 - 14:14:53
    Bëhuni të qetë, të urtë, të përkulshëm dhe të dëgjueshëm sikur toka, ndërsa trupin e juaj gjallërojeni dhe udhëhiqeni me urdhrat të cilat vijnë prej qiellit.

  16. #36
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    GJND i dorëzon Kosovës 35 deklaratat e deponuara

    Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë i ka dorëzuar Ministrisë së jashtme të Kosovës 35 deklaratat e deponuara rreth rastit të Kosovës. Zyrtarë të ministrisë thanë për mediat se ekspertët kanë filluar shqyrtimin e tyre.
    Përgjigjet duhet të kthehen deri më 17 korrik.
    rtk 25 prill 2009 - 13:43:33
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  17. #37
    i/e regjistruar Maska e ZANOR
    Anëtarësuar
    25-09-2002
    Postime
    1,114
    GJND në Hagë ta gjykoi:

    1. Krimin e shtetterrorit serv mbi popullatën shqiptare në Kosovë dhe logarinë e shtetterrorit serv, krejt krimet e bëra nga shtetterrori serv - Krime Kundër Njerëzimit deri më 12 Qershor, 1999.

    2. Të gjykoi të drejtat e servëve në Kosovë sot dhe të drejta e shqiptarëve nën Servinë, në: Preshevë, Medvegje e Bujanoc, të jenë të njejtat sipas të drejtës ndërkombëtare.

    3. Të paraqiten të gjitha krimet e shtetterrorit serv me fake e argumente të gjalla historike, për logarinë e të gjitha masakrave masive, gjenocidin, pastrimin etnik, e katastrofen humanitare gjatë vitit 1998/99, me emrat e komandantëve serv çetnik dhe plojën ushtarake-polocore shtetterroriste - për plojën mbi Kosovë.

    4. Të japi logari për shtetterrorin diplomatik e politik, mbi të drejten e pavarësisë të Kosovës, qe 10 vite dhe shkeljen e të drejtës e për sovranitetin e një shteti, të njohur botërisht, deri tek hyrjet brutale të liderve serv në Kosovë deri sot...

    5. Të japi logari shteti serv, për burgosjet e vrasjet kriminale të mbi 1.900 shqiptarëve të zhdukur, që mungojnë sot në Kosovë, gjatë luftës 1998/99, duke u zbardhur fati i të gjithë të zhdukurve shqiptarë, nga forcat policore, militare e paramilitare serve. Të shkojnë dëshmitarë të gjallë shqiptarë, në GJND të gjithë familjarët shqiptarë, me dëshmi të personave të zhdukur - direkt dhe për të gjithë të zhdukurit tjerë, që mungojnë familjarët e gjallë.

    6. Të gjykohen institucionet paralele serve në Kosovë, që finansohen nga qeveria serve, që janë në kundërshtim me kushtetuten e shtetit të Kosovës - të shuhen dhe ta pranojnë shtetin e Kosovës, sipas ekzekutivit të të drejtës ndërkombëtare për një shtet sovran të pavarur.

    7. Të kthejë shteti serv dëmshpërblimet për të gjitha shkatrrimet në masë, në shqiptarë e prona shqiptare private e shoqërore, si në dispozitiv ekzekutiv juridik me afat të caktuar kohor.
    HISTORIA NUK SHKRUHET ME SHKROLA E SHKOKLA!

  18. #38
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    SHBA-të përgjithmonë në Kosovë
    Serwer: Asnjë gjykatë nuk mund t’u tregojë SHBA-ve se cilin shtet duhet ta njoh

    Eksperti Daniel Serwer, nga Instituti i Shteteve të Bashkuara për Paqe, me seli në Uashington, thotë se vizita e nënpresidentit Joe Biden, “paraqet riafirmim të mbështetjes së pavarësisë së Kosovës”. I pyetur për qëllimin e vizitës në Kosovë dhe Ballkan, z. Serwer, tha se shpreson se z. Bajden, do të riafirmojë mbështetjen për pavarësinë e Kosovës dhe integritetin e saj territorial. Ndërsa, i pyetur se nëse Kosova dhe në përgjithësi Ballkani po bëhen përsëri prioritete të larta të administratës së Shteteve të Bashkuara, eksperti politik amerikan tha se megjithatë SHBA-të, kanë prioritete më të larta, si Iraku, Afganistani, Irani, Lindja e Mesme dhe Koreja Veriore. “Që të gjitha ato vijnë para Ballkanit”, tha ai.

    Ndërsa, i pyetur për praninë e ardhshme, si politike, ashtu dhe ushtarake të Shteteve të Bashkuara në Kosovë, Server tha se beson se ajo politike do të jetë përgjithmonë. “Politikisht mendoj se Shtetet e Bashkuara do të jenë atje edhe për një kohë të gjatë. Përgjigjja e saktë mund të jetë - përgjithmonë. Ndërsa, në aspektin ushtarak, mendoj se forcat tona janë të reduktuara në nivelin më të ultë. Por, mendoj se ne duhet ta vazhdojmë praninë tonë ushtarake atje derisa Prishtina dhe Beogradi të arrijnë një pajtueshmëri të ndërsjellë”, tha Server për Radion Evropa e Lirë.

    ”Mendoj se EULEX-i është misioni kryesor ndërkombëtar, që ka një mbështetje reale dhe energji pas vetes. Mendoj se administrata e Kombeve të Bashkuara duhet të reduktohet dhe po ashtu mendoj se Qeveria e Kosovës duhet vetë të qeverisë plotësisht. Ka vetëm fusha të caktuara, si krimet ndëretnike, të cilat kërkojnë ndërhyrjen ndërkombëtare, andaj Qeveria e Kosovës duhet ta vazhdojë punën e vet dhe të qeverisë mirë”, tha Server duke u përgjigjur për rolin e misioneve ndërkombëtare në Kosovë, atij të EULEX-it dhe të UNMIK-ut në reduktim, si dhe të Qeverisë së Kosovës. Ai thotë se do të ishte më mirë po të ishte njohur Kosova nga 100 shtete. Ndërsa, i pyetur për ndikimin që mund të ketë në procesin e njohjeve Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë, ndërsa nuk e përjashton mundësin e ndikimit, Server thotë: “Mendimi im personal është se asnjë gjykatë nuk mund t’u tregojë Shteteve të Bashkuara se cilin shtet mund ta njohin dhe cilin jo. Do të isha shumë i befasuar po qe se ka përpjekje të këtilla”. / B.S.
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  19. #39
    Citim Postuar më parë nga Sabriu Lexo Postimin
    All-llahu (Suabhenhu ve Teala) e di më së miri
    Ik ti ore **** ne diell mos na qi karet teper me keto formula shkerdhatash ketu
    ...ketu flitet per ceshtje kombetare ky **** me zile flet arabisht e gjuhe kurvash e pedofilesh ketu....ik ore **** andej.

  20. #40
    Llapi

    Fshifu permas Amerikes, turp, turp, frigacak...shaje shkavin dhe fshefu permas Amerikes, spot vjen marre...ncnc

Faqja 2 prej 3 FillimFillim 123 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Tahiraj: Rrefime mbi luften ne Kosove
    Nga Kuksjan_forever në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 22
    Postimi i Fundit: 09-11-2010, 14:42
  2. Intervistë me Myftiun e Kosovës, Mr. Naim Tërnava
    Nga Drini_i_Zi në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 12-01-2009, 19:13
  3. Adem Demaci: Eksperimenti politik ndërkombëtar me Kosovën
    Nga ARIANI_TB në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 20-04-2006, 18:39
  4. Kush jane vrasesit?
    Nga Brari në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 17
    Postimi i Fundit: 10-03-2004, 21:54

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •