Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 10
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826

    Inva sqaron..

    gsh

    --

    Rrefehet INva Mula: Ju luta Pirros qė tė mos ndaheshim
    » Dėrguar mė: 12/04/2009 - 15:45



    Eni Vasili

    Thashetheme tė shumta kanė shoqėruar gjithė kėto vite martesėn dhe prishjen e saj, tė dy artistėve, Inva Mula dhe Pirro Ēako. Por, tashmė qė kėrkesa pėr divorc ėshtė bėrė fakt i kryer, Inva ka vendosur tė flasė. Ka treguar historinė e saj pėr herė tė parė. Ka treguar pėr lutjet qė i ka bėrė Pirros pėr tė mos u ndarė. Largimin e tij pėrfundimtar nė 27 dhjetor tė vitit 2007... Dhe... Madje, ka folur edhe pėr marrėdhėniet me biznesmenin Ethem Ramadanin. Nė njė intervistė pėr televizionin ‘Alsat’, Inva rrėfen se...
    Ju deri sot keni heshtur sa i takon jetės suaj private, ndonėse shtypi shqiptar ka pėrfolur shumė njė ndarje tė mundshme tuajėn me Pirro Ēakon. Sė pari do tė doja tė dija pse kjo heshtje e gjatė dhe sė dyti, nėse ėshtė e vėrtetė kjo, a do tė pranonit ta thyeni heshtjen sot me mua?
    Sigurisht qė kam heshtur pėr jetėn private, se ka qenė private, dhe nuk kam dashur kurrė qė ajo tė bėhet publike. Sot do ta thyej heshtjen, dhe jam shume e lumtur qė jemi pėrballė pėr tė folur diēka tė sinqertė dhe pėr mos tė lėnė qė jetėn time private ta tregojnė tė tjerėt me imagjinatėn e tyre, me thashethemet e tyre dhe me gjėra qė nuk janė fare tė vėrteta. Pėr mua ėshtė shumė e vėshtirė qė ta thyej kėtė heshtje, pėr arsye se nuk kisha marrė kurrė njė vendim pėr tė bėrė publike jetėn time private pėr artdashėsit, por ndoshta kam edhe ndonjė detyrim ndaj tyre. Publiku mė shikon gjithmonė nė skenė, ku artisti duhet tė tregojė njė forcė shumė tė madhe pėr tė mposhtur paragjykimet dhe emocionet dhe tė dalė fitimtare ēdo natė nė skenė. Duke mė parė nė kėtė prizėm, ndoshta shikojnė nė personazhin tim njė femėr shumė tė fortė, e cila nuk ka frikė nga asgjė. Prapa Invės artiste qė ju shikoni, fshihet njė femėr e brishtė, e cila ka momente shumė tė vėshtira personale, tė cilat janė momente qė kanė filluar prej kohėsh nė jetėn time. Jam munduar t’i riparoj, nuk e di, nuk ia kam arritur qėllimit, dhe jam munduar gjithashtu t’i fsheh dhe t’i mbaj pėrbrenda. Ju mund tė mė pyesni dhe unė do vendos pikat mbi gjėrat qė unė kam nevojė t’i bėjė publike.
    Flitet se keni bėrė njė kėrkesė pėr divorc nga bashkėshorti juaj. Ėshtė e vėrtetė kjo dhe nėse po, cilat janė arsyet qė ju ēuan deri kėtu?
    Po, ėshtė e vėrtetė. Kam bėrė njė kėrkesė pėr divorc, dhe ka qenė ky njė vendim i marrė me shumė vėshtirėsi. Unė kam vite qė kam njė raport shumė tė vėshtirė me Pirron, njė raport i cili nė njė moment tė caktuar tė jetėve tona ndryshoi, dhe mori njė formė pėr tė cilėn duhet tė jepja njė zgjidhje tė tillė. Por pėr tė arritur deri nė kėtė zgjidhje, kanė qenė shumė etapa tė jetės sime dhe ka qenė shumė e vėshtirė, kam qenė e konsultuar, e rrethuar nga miqtė. Kam menduar shumė, shumė, shumė dhe sot nėse kjo gjė bėhet e ditur pėr publikun, pra qė kam kėrkuar divorcin, duhet tė mendojnė tė gjithė se pėrse e kam bėrė, ē’mė ka shtyrė dhe sa kohė kam qė kam reflektuar pėr njė vendim tė tillė.
    Na i tregoni tė gjithė kėto.
    Unė kam pasur njė jetė tė shkėlqyer, njė dashuri tė jashtėzakonshme, tepėr romantike. Ka qenė njė nga dashuritė qė edhe pėr publikun ka qenė njė nga dashuritė, nga ato tė parat qė nuk harrohen, nė bankat e shkollės dhe mendoja, ėndėrroja dhe isha e sigurt qė kjo gjė do tė vazhdonte gjithnjė. Mirėpo, jeta tregoi se njerėzit zhvillohen nė kahe tė ndryshme gjatė jetės, ka momente tė vėshtira, mundohemi tė rregullojmė gabimet, mundohemi t’i pėrshtatemi njėri-tjetrit deri nė njė pikė ku nuk mban mė dhe shikon qė rrugėt janė hapur shumė dhe janė devijuar nga njėri-tjetri. Historia ime me Pirron ka qenė njė nga mė tė bukurat, deri nė 2005 kur Pirro vendosi qė tė frekuentonte Shqipėrinė dhe aty tė mundohej tė zhvillohej nga ana profesionale. Ky ka qenė njė vendim qė ne e morėm sė bashku dhe isha absolutisht dakord pėr njė gjė tė tillė, pėr arsye se Pirro ėshtė njė djalė shumė i talentuar, i cili ka ėndrra tė jashtėzakonshme pėr tė arritur nė fushėn e muzikės dhe ka talentin e duhur pėr ta bėrė njė gjė tė tillė, ndaj ka qenė njė vendim i dyfishtė. Unė isha shumė e lumtur qė Pirro ndante jetėn e tij ndėrmjet Tiranės, qė e do aq shumė, dhe Parisit. Deri nė momentin kur kėto ndarje u bėnė shumė tė gjata, pėr arsye se edhe unė profesionalisht duhet tė udhėtoja. Frekuentimi qė Pirro bėnte nė Tiranė nuk ishte mė si mė pėrpara, por zgjaste jashtėzakonisht shumė. Atėherė filluan edhe ēarjet e para tė familjes sonė. Jam munduar dhe jemi munduar t’i riparojmė, ju mund tė imagjinoni qė kėto ndarjet e gjata sjellin edhe pasojat e tyre. Disa herė jemi munduar t’i riparojmė duke filluar nga e para, kemi thėnė pėr arsye se na dukej e ēuditshme qė ne, qė ndanim gjithēka bashkė dhe ishim shumė tė lumtur, nuk arrinim mė tė gjenim gjuhėn e pėrbashkėt. Kanė qenė nga tė dy palėt shumė pėrpjekje pėr ta rifilluar nga e para, deri nė momentin kur nė dhjetor tė 2007, Pirro me vullnetin e tij vendosi tė ikė pėr herė tė parė dhe tė fundit pėrfundimisht nga shtėpia, nga familja, kur them shtėpia, nga Parisi. Ishte vullneti i tij, ishin lutjet e mia pėr mos ta bėrė njė gjė tė tillė, por e pashė qė ai vendim ishte pjekur nė kokėn e Pirros dhe ai duhet ta realizonte. Qė nga ky moment, pra, 27 dhjetori 2007, unė Pirron nuk e kam parė mė, nuk kam folur kurrė me tė dhe nuk jemi takuar asnjėherė.
    Keni tentuar ta bėni?
    Kemi tentuar nė mes miqve tė pėrbashkėt tė mundohemi edhe njėherė ta riparojmė njė gjė tė tillė, por me sa duket kishte ardhur njė moment ku ishte e vėshtirė tė riparoje, pasi vendimi i Pirros pėr tė ikur pėrfundimisht ishte vėrtet shumė i pjekur dhe unė nuk kisha asnjė rrugėdalje tjetėr veēse ta pranoja njė gjė tė tillė. Ndaj, dhe sot ėshtė e hera e parė qė po ju them qė nuk kam dashur kurrė qė familja ime tė prekej dhe tė prishej. Isha gati tė bėja ēdo lloj sakrifice, pėr arsye se familja ėshtė pėr mua gjėja mė e shtrenjtė dhe ka qenė burimi i qetėsisė sime shpirtėrore, ka qenė burimi i frymėzimit qė unė kisha. Shkoja dy ditė nė shtėpi, ndoshta vetėm 24 orė, merrja atė ngrohtėsi qė mė jepte Pirro dhe djali dhe shkoja e lumtur nė produksionet e mia. Ishte shumė e vėshtirė pėr mua dhe ka qenė njė moment tepėr, tepėr i vėshtirė qė tė pranoja qė kjo familje nuk ekzistonte mė. Kanė qenė momente tė vėshtira. Ku unė humba zėrin dhe kam anuluar shumė kontrata, tė cilat ndoshta i keni ndjekur edhe nė shtyp. Asnjėherė nuk kam thėnė tė vėrtetėn, kam thėnė e jam e sėmurė, me grip, nuk kam thėnė arsyen e vėrtetė, pėr shkak se ajo ishte jeta ime private dhe askush nuk duhej te prekte kėtė jetė private. U mbylla nė vetvete nuk e tregova kurrė as nė shtypin shqiptar. E mbajta nė heshtjen, nė dhimbjen time pėr familjen tonė, pėr dashurinė tonė dhe pėr djalin tonė.
    Meqė jemi nė komentet e shtypit, flitet prej kohėsh qė Pirro ka njė lidhje tjetėr dashurie me njė vajzė tė cilės i ka kushtuar njė kėngė qė u bė hit verėn e kaluar. Gjithė kėto gjėra thuhen nė shtyp, dhe tani qė flasim thuhet se ėshtė nė njė udhėtim SHBA me vajzėn nė fjalė? A keni komente pėr kėtė?
    Nuk kam komente, pasi nuk mė takon tė komentoj pėr jetėn private tė Pirros, kėto gjėra i kam dėgjuar, gjithnjė nė kuadrin e thashethemeve, nė kuadrin e gazetave. Unė asgjė nuk di dhe nuk duhet mė ta di njė gjė tė tillė. E vetmja gjė uroj qė Pirro tė jetė i lumtur, qė Pirro tė gjeje paqe, tė gjeje ekuilibėr nė jetėn e tij dhe tė jetė i dashuruar.
    Nė shtypin shqiptar ėshtė komentuar se keni qenė ju arsyeja dhe shkaktarja kryesore e prishjes sė martesės suaj.
    Kam bėrė pėrpjekje qė kjo kėrkesė pėr divorc tė ishte nga tė dy palėt. Por, me sa duket nuk u pranua nga pala tjetėr. Ėshtė njė vendim i menduar, i reflektuar, i konsultuar me miq, me specialistė dhe nė radhė tė parė me zemrėn time. Kam tentuar qė kjo kėrkesė tė ishte nga tė dy palėt, pėr arsye se mendoja qė edhe Pirro kishte kėtė dėshirė qė ne tė shkėputeshim edhe ligjėrisht, pasi ajo ishte bėrė de facto dhe ne tani vetėm duhet tė ligjėrojmė shkėputjen tonė. E pashė qė nuk kishte mė vend pėr pėrpjekje, gota ishte thyer dhe gjithė kohės ishim munduar t’i ngjisnim copėzat, por tani nuk i gjenim mė. Nė qoftė se doni tė dini formulimin qė unė i kam bėrė padisė ėshtė: “Pėr shkak se ne nuk jetojmė mė sė bashku, martesa e ka humbur kuptimin”. Ėshtė kėrkesa mė paqėsore qė mund tė ekzistojė pėr tė ligjėruar atė qė ka ndodhur.
    Nė shtypin shqiptar lakoheni ju si shkaktare e prishjes sė martesės pėr shkak tė njė marrėdhėnie tjetėr qė keni. Sa e vėrtetė ėshtė kjo?
    Ėshtė njė mashtrim, njė deformim i tė vėrtetės. Dhe, unė sot pėrpara jush, dua vėrtet tė vendosen gjėrat nė vend. Nuk mund tė abuzohet me njė tregim tė tillė pėr shkak se nuk qėndron aspak. Ndoshta u ashpėrsova pėr tė treguar pikėrisht se sa mė ka prekur ky informacion, i cili ka qenė edhe lajtmotivi i tė gjitha shkrimeve nė gazetat shqiptare. Pėr asnjė gjė nė botė, pėr asnjė njeri nė botė nuk do kisha prishur familjen time, nuk do ta kisha prishur as 20 vjeēe, nė atė moment kur nuk mendojmė shumė, dhe jo sot qė pėr mua ka qenė burimi i frymėzimit tim dhe burimi i gjithēkaje tė bukur qė unė kisha, qoftė nė jetėn time private, qoftė nė profesionin tim. Dhe, unė kurrė nuk kam vėnė profesionin mbi familjen, dhe tė dyja jam munduar t’i ekuilibroj dhe t’i menaxhoj tė dyja qė ato tė rrinin dhe tė frymėzonin njėra-tjetrėn. Kjo ėshtė njė gjė qė nuk mund ta mbaj mbi supe, ėshtė njė gjė e padrejtė. Nė kėto momente kam vetėm gati njė urrejtje pėr ata njerėz qė nuk dinė tė respektojnė punėn dhe jetėn e njė njeriu qė mundohet tė bėjė mirė nė jetė, qė mundohet tė punojė me ndershmėrinė mė tė madhe, me sakrificat mė tė mėdha dhe mė nė fund tė ketė dhe tė mbaj mbi supe njė thashetheme, i cili ėshtė krejtėsisht i gėnjeshtėrt.
    Kush ėshtė zoti Ethem Ramadani pėr ju, ku dhe si e keni njohur?
    Zoti Ramadani ėshtė lakuar gjithė kėtė periudhe nė gazetat shqiptare. Nė radhė tė parė, mė ka ardhur keq mėnyra se si ėshtė komentuar ky personazh. Nė muajin mars, kur ndodhi historia e Gėrdecit dhe mė pas kam lexuar pėr herė tė parė si zoti Ramadani erdhi me dėshirėn e tij nė Shqipėri pėr tė kontribuar nė atė katastrofė dhe pėr tė ndihmuar sadopak ato familje tė varfra qė kishin humbur gjithēka. Ka bėrė pėrpjekje tė jashtėzakonshme humanitare nė Shqipėri, nė Kosovė pėr gjithė shqiptarėt kudo qė janė. Kanė qenė gjithmonė anonime pėrpjekjet e tij personale, tė pakomentuara nga shtypi dhe do tė thosha qė zoti Ramadani ėshtė njė nga filantropėt mė tė vullnetshėm shqiptarė, gjėra qė nuk i kemi parė diku. Mė pas ai bėri njė gjest tė jashtėzakonshėm, duke dhėnė disa ēmime pėr 15 artistė shqiptarė. Ishte njė gjest qė nuk kishte precedencė, ishte njė gjest nga mė tė bukurat qė mund t’i bėhet njė artisti, i cili ka bėrė njė karrierė dhe ėshtė paguar shumė pak pėr atė qė ka bėrė. Sot ėshtė pensionist, bėhet njė njeri i zakonshėm, njė njeri qė ndoshta duhet tė numėroj dhe paratė nė fund tė muajit, dhe papritmas njė njeri humanitar kėrkon qė kėtyre njerėzve t’u jap njė shpėrblim modest, duke qenė se kėta njerėz kishin ndėrtuar nė vite njė konto emocionale nė kėtė njeri. Pra, ishte njė gjest i jashtėzakonshėm qė nuk e kishim parė mė parė. Nuk e kam njohur zotin Ramadani absolutisht nė kėtė periudhė, vetėm kam dėgjuar dhe njohja me tė ka qenė rastėsisht nė fund tė muajit shtator tė vitit 2008, nė njė festė familjare, dhe mė pas jemi takuar nė muajin tetor, pikėrisht pėr tė marrė njė vendim tė pėrbashkėt nė krijimin e njė fondacioni shqiptar, i cili do ndihmonte mė nė fund talentet e reja. Njė fondacion qė filloi tė lėshonte bulėzat e para tė kėtyre iniciativave qė gjithmonė i kisha ėndėrruar dhe nuk i realizoja dot, dhe nė kėtė rast ishte njė takim shumė i rėndėsishėm, i cili ėshtė bėrė me 5 tetor 2008 kėtu nė Paris dhe ėshtė njė nga takimet mė tė bukura, nė kuptimin si mund tė bėhet arti pjesė e biznesit dhe e kundėrta, biznesi tė ndihmojė artin. Ka qenė njė nga ėndrrat e mia pėr tė realizuar disa projekte duke qenė se gjithnjė mė ėshtė varur mbi supe slogani i misionares sė artit shqiptar kudo nė botė dhe gjithnjė ndjehesha nė pamundėsi pėr tė realizuar projekte, tė cilat nė Shqipėri ndoshta kushtojnė shumė dhe sot pėr sot shteti shqiptar nuk ėshtė nė gjendje qė t’i realizojė. Duke parė ndjenjėn e filantropizmit tek zoti Ramadani, i kėrkova tė kontribuonte. Personaliteti im, dėshirat e mia dhe ajo iniciativė qė kishte filluar prej kohėsh tė flinte nė mendjen time, pashė qė mund tė realizohej nėpėrmjet kėtij bashkėpunimi, dhe filluan bulėzat e para tė kėtij fondacioni. Sot pėr sot ėshtė njė fondacion qė ende nuk e kemi shpallur nė shtyp, pėr arsye se shtypi nuk na la kohė qė ta bėnim kėtė pasi na vuri epitete tė tjera tė cilat duhet t’i sqarojmė pėrpara njė kauze kaq tė rėndėsishme siē ėshtė kjo e fondacionit. Nė kėtė rast kemi ndėrtuar bordin, ku bėjnė pjesė intelektualėt mė tė shquar shqiptarė, jo vetėm nė Shqipėri, por kudo ku flitet shqip. Duke qenė se ėshtė njė kombinim i shkėlqyer mes artit dhe biznesit, nuk ngelet vetėm nė kuadrin e biznesmenit Ramadani, por ėshtė njė iniciativė qė po shtrihet edhe nė biznese tė tjera, pra, do tė jetė njė fondacion i shkėlqyer pėr artin shqiptar dhe pėr tė ndihmuar iniciativat private, gjėra qė janė shumė tė vėshtira pėr t’u realizuar nė Shqipėri. Ideja ime ka qenė kjo, kur kam ardhur nė Francė pėr herė tė parė, kam ardhur me 50 dollarė dhe nuk kisha ku tė mbėshtetesha pėr tė realizuar ėndrrėn time, pėr tė ardhur sot dhe pėr tė kėnduar nė operėn e Parisit, dhe unė e di sa talente ka Shqipėria, unė e di sa mundėsi janė nė kėtė popull kaq tė talentuar pėr tė bėrė diēka, por gjithmonė mungon mbėshtetja. Dhe, kėtė mbėshtetje unė kam dashur gjithmonė ta kem, por financiarisht nuk ia kam arritur qėllimit dhe ky ishte kombinimi, ishte takimi me 5 tetor 2008, mes meje dhe zotit Ramadani. Pra, ne sot flasim pėr njė fondacion shumė tė rėndėsishėm dhe nėse shtypi shqiptar, dhe nėse thashethemet duan ta kombinojnė dhe duan tė flasin qė prishja e familjes sime ka ardhur nga mua dhe pikėrisht nga kjo lidhje, ėshtė komplet e gėnjeshtėrt.
    Meqė kemi ardhur nė fund tė kėtij rrėfimi, pėr ēfarė ju vjen mė tepėr keq nė gjithė kėtė histori?
    Sigurisht qė mė vjen keq nė radhė tė parė pėr thyerjen e ėndrrės qė njė dashuri duhet tė jetojė pėrgjithnjė, gjė qė unė mendoja qė e kisha, por ja qė ēdo gjė paska limitin e vet dhe gjėrat ndryshojnė nė jetė. Kjo ėshtė gjėja qė mė vret mė shumė, dhe kjo ėshtė dhimbja qė unė kam.
    Inva, si e shikoni tė ardhmen tuaj tani dhe ēfarė kėrkoni mė tepėr nga jeta?
    Nė gjithė kėtė histori, personi i cili ėshtė lėnduar dhe po lėndohet nga kjo ndarje ėshtė djali, ėshtė Antoni, dhe ka qenė njė moment shumė i vėshtirė pėr mua, pse ndodhi nė familjen tonė tė mrekullueshme. Mund tė kishte edhe njė ndarje e cila pėr atė erdhi nė mėnyrė tė papritur, pasi djali nuk i dinte gjithė kėto konflikte qė unė kisha me Pirron. Detyra ime kryesore ėshtė qė tė mbroj nė shpirtin e tij atė ndjenjė tė bukur, e cila ėshtė thyer pėr t’i parė tė dy prindėrit sė bashku. Gjėja qė unė sot uroj ėshtė qė djali tė rritet pėrkrah babait tė tij dhe do bėj gjithēka pėr kėtė, tė rritet pėrkrah babait tė tij pėr t’u bėrė burrė, dhe pėrkrah nėnės sė tij pėr t’i dhėnė zemėr.

    (marrė nga Al sat)

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e saura
    Anėtarėsuar
    07-09-2008
    Vendndodhja
    Itali
    Postime
    3,498
    Gjynaf ,u prish nje familje ,po kaq ishte ,vetem mos t'ia ngjisin Inves se shkrete ,Pirroja u be djale i mire ne ēfare familje u rrit .
    Keto gjera Pirroja e ka ndigjuar tek familja e vet ,po u lidh me Ivnen qe i vogel ,u rriten bashke ,siē i thone ,po kaq ishte do shkojne ne fis gjojnat hahahaha.
    ATo te paret s'kan qene budallenj kur kane pas thone erre ka rronjet .Tani ka raste qe nga trandafili del gjembi dhe nga gjembi trandafili ,po jan raste te rralla.
    Ai eshte ēuni i Gaqos ajo eshte goca e Avniut ,nuk krahasohet nata me diten ,nejse.
    L'invidia e la forma piu sincera di ammmmirazione.

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    akoma nuk e kam lexuar intervisten megjithse vet e postova..
    cka eshte me rendesi ne kto raste..
    qe te dy palet te cfaqin qytetarine..
    c'eshte qytetaria...
    eshte njerzillek..e asgje tjater..

    ku duket njerzilleku..ne kto raste..
    qe asnjera pale te mos rendoje njera tjetren..
    ku eshte pika qe rendon me shume ne ksi ngjarjesh..
    eshte femija..
    pra ne se kan femije ky cift..do duhet ti japin mundesi te dy familjeve.. krushke te mos perjetojne ndarjen me niperit e femijet..
    pra si avniu e nina.. si gaqo e papaluiza.. .. te kene mundesi pa kufizime te shikojne takojne e shijojne femijet e pirros e inves..
    besoj se duke qene te dy..si inva e si pirro njerez.. te qyteteruar nuk do kene te tilla probleme..


    pastaj ato problemosat e tjera jo kujt i takon minderi jo kujt frigoriferi.. jo kte ma ka ba nana me thojt e dureve..ate ma bleu baba diten e hashureve.. ..ato.. kalohen lehte..lol..

    ..

  4. #4
    Creator Spiritus Maska e Dito
    Anėtarėsuar
    02-04-2004
    Vendndodhja
    Ne Bahēen time
    Postime
    3,882
    Inva ne disa pjese te intervistes nuk eshte e vertete.



    Dito.

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e daniel00
    Anėtarėsuar
    05-06-2004
    Vendndodhja
    tr
    Postime
    2,836
    Une mendoj se Pierroja nuk eshte ndjere i realizuar ne France dhe ishte nen hijen e gruas se tij dhe kjo per nje mashkull eshte diēka e rende e cila nuk kaperdihet aq lehte sepse eshte perditshmeri qe nuk i jep nje frymemarrje .

    Kjo Inva thote qe gjithmone e kam vendosur familjen mbi karrieren po dyshoj se me gjithe ato mungesa e kontrata qe ka pasur e qe kur nuk kishte deshire te kendonte i thote sa shume ishin , pra ne ato kushte mendoj se ja ka lene me teper djalin ne edukim babait , Pierros qe nje dite vendosi te ndihet shqiptar si Pirro me arritjet te tija qe te mund te permbushte diēka nga endrrat e tij e te mos mbahej mend gjithmone si burri i Inves .

    Une keto nuk i di por keshtu e shoh sepse nga syri i Inves ka shume e shume te paqarta ose te patreguara qe ajo nuk i ka kuptuar si duhet dikur dhe qe sot nuk ka deshire t'i rrefeje sepse eshte vone tashme dhe mesimet qe i kane dale nuk i vlejne me as asaj e jo me te tjereve qe t'i thote ne gazete .
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga daniel00 : 13-04-2009 mė 05:03

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e pseudo
    Anėtarėsuar
    29-02-2008
    Postime
    366
    bashkohem me mendimin e siperfolesit, mendoj se eshte nje familje qe ra viktime e emigrimit si shume te tjere.
    Zoti Pirro mund te jete nje talent kenget e te cilit mund te jene hite ne shqiperi , por ne France nuk ti njeh askushi dhe besoj se eshte teper e rende per nje talent te humbase pa ja njohur askush vlerat ne dhe te huaj.

    Nuk duhen gjykuar, eshte shume e veshtire per dike qe eshte dikush ne vendin e vet dhe askushi ne dhe te huaj.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga pseudo : 13-04-2009 mė 06:38
    Tant Qu'il y a La Vie, y a De L'espoir!

  7. #7
    bubbly
    Anėtarėsuar
    05-05-2003
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    13,657
    Citim Postuar mė parė nga saura Lexo Postimin
    Gjynaf ,u prish nje familje ,po kaq ishte ,vetem mos t'ia ngjisin Inves se shkrete ,Pirroja u be djale i mire ne ēfare familje u rrit .
    Keto gjera Pirroja e ka ndigjuar tek familja e vet ,po u lidh me Ivnen qe i vogel ,u rriten bashke ,siē i thone ,po kaq ishte do shkojne ne fis gjojnat hahahaha.
    ATo te paret s'kan qene budallenj kur kane pas thone erre ka rronjet .Tani ka raste qe nga trandafili del gjembi dhe nga gjembi trandafili ,po jan raste te rralla.
    Ai eshte ēuni i Gaqos ajo eshte goca e Avniut ,nuk krahasohet nata me diten ,nejse.
    shume e paqarte je ti Saure. Merret vesht qe eshte thashetheme, po tregoji tamam se spo marrim vesht gje ne te tjeret.

    Me c'lexova nga artikulli, skish si ndodhte ndryshe. Ajo e ka shpjeguar se nga erdhi ftohja midis tyre. Faji eshte jetim.

    Rendesi ka qe jane happy for each other,
    Music to my heart that's what you are, a song that goes on and on.....

  8. #8
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    16-06-2003
    Postime
    569
    Mos gabofsha nje problem mes ketij qifti ka pas ndodhur kur pirro qako ka kenduar nje kenge me rovena dilo. Po tash a ka qene ky fillimi apo si vetem keta e dijne.

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e saura
    Anėtarėsuar
    07-09-2008
    Vendndodhja
    Itali
    Postime
    3,498
    Citim Postuar mė parė nga PINK Lexo Postimin
    shume e paqarte je ti Saure. Merret vesht qe eshte thashetheme, po tregoji tamam se spo marrim vesht gje ne te tjeret.

    Me c'lexova nga artikulli, skish si ndodhte ndryshe. Ajo e ka shpjeguar se nga erdhi ftohja midis tyre. Faji eshte jetim.

    Rendesi ka qe jane happy for each other,
    Pinko ,s'te le simpatia per Pirron ty ,te kuptosh .ēa ka aty me kuptumi mi ?
    Qe kam thene qe Pirroja vjen nga familje qeflijsh ,ashtu ka pas dhe te jatin ,ky eshte fakt ,jo thashethem.
    Une nuk merrem me thashetheme ,flas ato qe di ,sa per dijeni njof treēerekun e Tirones.
    Jena fis i madh me krushqira ,puna qe kam pasur me ka lidhur me shume njerez etj ,ato qe them i kam te sakta .
    L'invidia e la forma piu sincera di ammmmirazione.

  10. #10
    ThE WoRlD Is MiNe Maska e AjSi
    Anėtarėsuar
    05-04-2009
    Vendndodhja
    AlBaNia
    Postime
    372
    Kane qene cift i bukur gjynah qe jane ndare madje kane edhe nje djale...
    I DiD NoT AsK 2 B AlBaNiAn , I JuSt GoT LuCkY
    AlBaGiRl

Tema tė Ngjashme

  1. Lista e kandidateve: Bota akademike dominon listėn e PD-sė
    Nga Brari nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 90
    Postimi i Fundit: 23-06-2009, 11:08
  2. Pėrgjigje: 175
    Postimi i Fundit: 16-05-2009, 18:30
  3. Deputeti Babasi pėrjashtohet 1 javė nga Kuvendi
    Nga Brari nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 19
    Postimi i Fundit: 16-11-2008, 19:19
  4. Aldo Bare: Dokumentat do t’i bėjmė nėpėrmjet Gjermenit
    Nga Brari nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 75
    Postimi i Fundit: 21-05-2007, 00:58
  5. Ceshtja e lirise Ndertrinitare
    Nga NoName nė forumin Komuniteti katolik
    Pėrgjigje: 6
    Postimi i Fundit: 11-07-2006, 11:51

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •