Close
Faqja 3 prej 5 FillimFillim 12345 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 41 deri 60 prej 98
  1. #41
    Gone!
    Anëtarësuar
    02-03-2006
    Vendndodhja
    Larg nga ketu!
    Postime
    2,871


    N’maje të bjeshkvet o fryn murrlani
    Në kambë është çua Prek Cal’ vigani
    Jau ka vu gjoksin stuhive
    Po u con të fala po shtatë krajlive
    Shqipja është e gjallë o në bjeshkë të veta
    Nuk kane m’etë trojet e shkreta

    O per flamur e amanet-e
    Nuk njoh krajl more nuk njoh m’ret
    Këto rudina e shpatie e lugje
    E kanë emrin o Bjeshkët e Kuqe
    Prapë me gjak more kanë me u la
    O n’dornë e shkjaut mor-o s’kanë me ra

    O Bjeshkët e tona s’janë plaçkë tregu
    Janë kala more fushë bejlegut*
    Nuk i lëshojmë more për pa ra burrnisht
    Ballë për ballë more o-po gisht për gisht
    Gati i kam djeltë e malësisë
    Me vulos more po me grykë të alltisë

    O si gjamë e motit o-po me vetimë
    Po shkojnë dridhjet mor-o në Cetinë
    O në pallat kenka mbyll krajli
    O kryet ka ule po kur flet Prek Cali
    Paska met me gishta në gojë
    Eu me Prek Calin o more s’bahet lojë


    ------------

    *bejlegu - dyluftim
    Ndryshuar për herë të fundit nga shigjeta : 31-03-2011 më 18:41

  2. #42
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    05-11-2009
    Postime
    2,382
    Po të pres te shtrunga e vathës - Kala e Dodës (Dibër)
    Këndojnë: Mifterim Kupa, Fatmir Daku

    Knon bilbili o
    male n'male
    A s'e din o
    se jam në hall'e
    Hajd' ta lidhim besën se
    kush ta ndal'e

    Knon bilbili o
    stane n'stane
    Knova këngën o
    lum çoban'e
    Knova këngën djal'n
    e jotja jam'e


  3. #43
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    05-11-2009
    Postime
    2,382
    N'tokën tonë heroike - Malishevë, 1989
    Këndojnë: Qamili i Vogël, Sali Berisha

    N'tokën tonë more heroike
    e n'Kosovën o tonë kreshnike
    shumë kanë hjek more shqiptaria
    pesëqind vjet na sundoi Turqia

    Pesëqind vjet more erë Turqie
    hem pa shkolla, as liri'e
    s'na kanë dashë me na pa me sy'e
    as si shtet o as si kombësi'e

    Pashallarë me ju lançin syt'e
    gjithë or' vendin o na kanë shit'e
    kurrë s'kanë kqyrë o me na shkollue
    vatrën tonë o na e kanë gozhdue

    N'qafë na paçin o t'gjitha malet
    neve shkollat sot s'na i kanë lan'e
    dorën e krahun o ja u kanë dhan'e
    na kanë shitur në vendin ton'e


  4. #44
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    30-11-2010
    Postime
    314
    "Dielli e Hana s'po bajne drite" - Diber
    Myfterim Kupa, Fatmir Daku

    Kah po I cojne o keto djem
    Cojne asqere o n’at derven?
    Kuku nane vatani em
    o kaj moj nane kaj
    Shume tuj vuj e shume tuj hek
    Dikush erdh e dikush mbet
    O kaj moj nane kaj
    Shkuen te rinj e erdhen pleq
    O kaj moj nane kaj
    Jeta nan na asht merzit
    S’po muj nane me zan at dite
    Dielli e hana s’po bajne drite

    Everyday is a gift, that's why they call it the present

  5. #45
    i/e regjistruar Maska e Aksinja
    Anëtarësuar
    16-01-2011
    Vendndodhja
    kojshi me SkënderBeu-n
    Postime
    364
    Moj e mira bregut Cenit -- SHAQIR CERVADIKU

    Moj e mira bregut Cenit, bardh si bora e Kelmendit
    Bardh si bora e Kelmendit, porsi kreshtat e ktij vendi
    Faqe kuqe porsi mollë, shtat bajrak belin e hollë
    Shtat bajrak belin e hollë, pasha besën e mire bollë
    Bregut Cenit kur kalon, një bylbyl për ty këndon
    Një bylbyl për ty këndon, dit e nat ai s’pushon
    Falja synin sokoleshë, falja zemrën përllumbeshë
    Falja zemrën përllumbeshë se ja çove shpirtin peshë
    O bylbyl ti zbrit nga mali, syt e mi jam ka ti fali
    Syt e mi jam ka ti fali , se për ty më dogji malli
    Kënga jote krah pëllumbi, ma vrau zemrën porsi plumbi
    Ma vrau zemrën porsi plumbi, bie me fjet e s’më merr gjumi
    Tek një lis ku krojet shkojnë, ku bylbylat kurr s’pushojnë
    Ku bylbylat kurr s’pushojnë, lidhëm besën bashk jetojmë
    Bri një shpati në nji kodrinë, të dy bashk ndërtuam shpinë
    Të dy bashkë ndërtuam shpinë, sot gëzojmë bashkë lumturinë
    Secili për vete, Zoti për të gjithë

  6. #46
    krenar qe jam malsor..... Maska e _MALSORI_
    Anëtarësuar
    21-07-2005
    Vendndodhja
    diku neper bote
    Postime
    2,637

    origjinali..

    Citim Postuar më parë nga Aksinja Lexo Postimin
    Moj e mira bregut Cenit -- SHAQIR CERVADIKU

    Moj e mira bregut Cenit, bardh si bora e Kelmendit
    Bardh si bora e Kelmendit, porsi kreshtat e ktij vendi
    Faqe kuqe porsi mollë, shtat bajrak belin e hollë
    Shtat bajrak belin e hollë, pasha besën e mire bollë
    Bregut Cenit kur kalon, një bylbyl për ty këndon
    Një bylbyl për ty këndon, dit e nat ai s’pushon
    Falja synin sokoleshë, falja zemrën përllumbeshë
    Falja zemrën përllumbeshë se ja çove shpirtin peshë
    O bylbyl ti zbrit nga mali, syt e mi jam ka ti fali
    Syt e mi jam ka ti fali , se për ty më dogji malli
    Kënga jote krah pëllumbi, ma vrau zemrën porsi plumbi
    Ma vrau zemrën porsi plumbi, bie me fjet e s’më merr gjumi
    Tek një lis ku krojet shkojnë, ku bylbylat kurr s’pushojnë
    Ku bylbylat kurr s’pushojnë, lidhëm besën bashk jetojmë
    Bri një shpati në nji kodrinë, të dy bashk ndërtuam shpinë
    Të dy bashkë ndërtuam shpinë, sot gëzojmë bashkë lumturinë
    a do male me debore,trima te forte dhe malsore,fort bujare dhe burrerore,shko ne kukes i ke me dore.

  7. #47
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    05-11-2009
    Postime
    2,382
    Folklori i vërtetë është muzika burimore. Në Veri muzikë burimore janë këngët majë krahit dhe rapsoditë me fyell, lahutë dhe çifteli. Klarineta, fizarmonika, violina etj. nuk janë vegla shqiptare. Kjo është një muzikë e vonshme dhe këto quhen këngë popullore qytetare. Ashtu siç e tha edhe shigjeta më lart, le të sjellim në këtë temë vetëm muzikë burimore nga Veriu, pra këngë majë krahit ose me fyell, lahutë dhe çifteli.


    Këngë për Mirash Lucë Gojçajn (Malësi e Madhe)
    Këndon: Sali Mani

    Hej
    rrjedh nji kangë si vala e Drinit
    hapet logut të Dragogjinit
    për nji zemër atdhetare
    malet shqipes përdykrenare

    Brez pas brezit ku kanë le
    burra lisa për atdhe
    atje leu e u rrit si motit
    Mirash Luca, djalë prej Hotit

    Ia merr bjeshkës bubullimën
    ia merr liqenit gurgullimën
    nëpër male legjendare
    hej, merr thesare mijëvjeçare

    Hej
    ku ardh gëzimi e pikëllimi
    ku ardh kanga o e vajtimi
    historia jonë gojore
    rujt tek shqipja, hej, gjuhë hyjnore

    Prej te vargu më i vjetër
    ai e merr e bëhet letër
    merr nektar e porsi bleta
    për Malësinë, si Anton Çeta

    Ia merr bjeshkës bubullimën
    ia merr liqenit gurgullimën
    nëpër zemra atdhetare
    hej, merr thesare mijëvjeçare

    Hej
    në t'vet errta me pak dritë
    gjithë malësorët o po rrinë tuj pritë
    Mirash Gojcaj kur po flet
    ai bilbil o i gjuhës s'vet

    Fjalës së parë kur po ia nis
    për besëlidhjen e Malësis'
    arsimtari atdhetar
    qet prej goje fjalë e artë

    Ia dha shkolla diturinë
    vujtja i dha zemërgjerësinë
    zoti i fali gojëtarinë
    hej, Hoti i dha atdhetarinë

    Nëpër odat e malësorëve
    nëpër rreshtat e dasmorëve
    nëpër logje, kangë e valle
    nëpër fusha, nëpër male
    nëpër shkollat e Malësisë
    nëpër vepra t'bamirësisë
    ai mungon, si gur i rrallë
    por me vepër rron i gjallë
    me atë zemër si flori
    plot me mall për shqiptari

    Ndryshuar për herë të fundit nga -BATO- : 01-05-2011 më 06:35

  8. #48
    i/e regjistruar Maska e skipetar
    Anëtarësuar
    07-12-2006
    Postime
    719


    shungullon Kosova Nanë
    fusha, kodra, kanë marë gjamë
    djemë e vasha: shqipe mali
    zemër hak Zoti i fali
    janë betu, çudisin Boten
    ulen n'gjujë e puthin token

    se pa u shtjerrë Drini, Bistrica
    e pa u shembë dhe Gjerovica
    istikame i bojnë gjoksat
    hasmit Shka me ja nalë forcat
    u nda fjala n'logë të burrnisë
    nisen çetat e trimnisë
    para u prinë ni djalë i ri
    zjarrë vullkani zemra e tij

    ish per hasem tmer si bisha
    Vlla "Abeja" Bekim Berisha
    n'luftë në Bosnje, ish n'Kroaci
    kur e thrret vendlindja e tij
    si Shqiponje në Kosovë hin
    herë në Drenicë, herë në Dukagjin
    barikadë me forcë t'çelikut
    me i mbrojtë Kullat e Junikut

    n'sulme e n'prita, ndër beteja
    me shokë të vet gjithmonë Abeja
    që secillin e dinte vlla
    gjer në vdekje kurr pa u nda
    por ni ditë heshten bylbylat
    dhe u vyshken trandofilat
    digjej shpirti porsi flaka
    u vra trimi Bedri Shala

    ra Eltoni dhe Përmeti
    n'domar t'gjakut plasë termeti
    ndalu gjarper i Uralit
    thrret Abeja n'atë buzë malit
    para tanksav u ka dalë
    n'Serbi Shkinat i len pa djalë
    gjak per gjak ni me dhetë
    kesaj rradhe për shokë të vet

    ka marë bjeshka erë baroti
    kah i bjen gjylja e topit
    lau me gjak rrapin shekullorë
    gurë themeli per Kosovë

    emni i tij pishtarë trimnije
    neper shekuj aromë lirije
    qeparisë, rrethu me lisa
    djalë Grabovci
    Bekim Berisha


    -----------------------------
    http://www.president-ksgov.net/?page=1,6,1281

    10.08.2010

    Presidenti Sejdiu dekoroi luftëtarët e lirisë Bekim Berisha- Abeja, Bedri Shala, Elton Zherka, Përmet Vula e Muhamet (Sefer) Haxhaj

  9. #49
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    05-11-2009
    Postime
    2,382
    Në video janë të dyja këngët.

    Këngë për Ali Pashë Tepelenën - Malishevë
    Këndojnë: Qamili i Vogël, Sali Berisha

    Hej
    njëzet e katër djal'o
    pashallar'e
    se n'Janinë more
    vajt'n e ran'e

    Zaptun Shkodrën djal'o
    Elbasan'e
    ç'ke Vasiliko mori
    pse po kan'e

    Hej
    ç'ke Vasiliko mori
    pse po kan'e
    serasqeri na mori
    o kalan'e

    Kjo kalaja djal'o
    n'bregdet t'Jonit
    karshillëk mor' po na i
    bën Stambollit

    Hej
    kjo kalaja djal'o
    me bedena
    shumë asllanat more
    m'i ka mrena

    Lum kalaja djal'o
    kën ka mrena
    Ali Pashën more
    me shtatë zemra

    Hej
    ç'ka kalaja djal'o
    që po dridhet
    Ali Pasha more
    nuk po lidhet


    Këngë për Azem dhe Shote Galicën - Malishevë

    Këndon: Kumrie Buqaj

    Azem Bejta po hyp në kodër
    a po vjen o kjo Shota n'votër
    Po vjen Shota o krushku i parë
    thotë armiku, o ka çu fjalë
    N'qoftë se do o ti rranzë tek pragu
    hiq flamurin o nga konaku

    Hej
    o armik, largo taborët
    mos ma shkel o horin mbi votër
    Mos m'ia thuj o këto fjalë
    mos m'i kthe o dasmorët prapë
    E kam Shotën o bash si burrë
    besa jemi trima, nuk shuhemi kurrë

    U hodh gjylja o mbi kasolle
    morën zjarr o dy lule molle
    Morën zjarr o të gjithë fishek't
    Azem Bejta o po ndërron jetë
    Që nga t'shtënat po dridhet toka
    po lufton Azemi dhe Shota

    Hej
    eja Shotë, ma jep martinën
    përmbi shkëmb o ta shkoj opingën
    Çohu në kambë e ngo trimninë
    e ti o krajl o gatit ushtrinë
    E kam Shotën o bash si burrë
    besa jemi trima, nuk shuhemi kurrë

    E kam Shotën o bash si burrë
    besa jemi trima, hej
    jemi trima, jo nuk shuhemi kurrë
    more hej


  10. #50
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    05-11-2009
    Postime
    2,382
    Këngë për Mirash Lucë Gojçajn (Malësi e Madhe)
    Këndon: Sali Mani

    Hej
    rrjedh nji kangë si vala e Drinit
    hapet logut të Dragogjinit
    .. logut të Traboinit

    Njihet si "Kroni i Traboinit" dhe gjendet përtej kufirit të sotëm, në Mal të Zi.

  11. #51
    i/e regjistruar Maska e skipetar
    Anëtarësuar
    07-12-2006
    Postime
    719


    haj medet çka koka konë
    na ra Serbi n'katër onë

    n'kater ontë ra haj medet
    tona armet po na i hjek

    na i hjek armët hiç pa qare
    n'oborr t'vet po na bon batara

    na bon batare u plaqin sytë
    po i mledh Serrbtë po i shkron çetnikë

    me na vra, me na plaçkitë
    kokan da po në rremë çetnika

    se në Prekaz or o' kokan hi
    hallakatin nja tri shpija

    tu Halili jonë vot jon hi (?)
    tu Halili na hin komita

    piskasin robtë, bërtasin thmija
    po i nin Ahmet Delija

    ai Ahmeti n'divahane
    thërret Murselin: djalë, ç'u bone?

    qou Mursel bjernaj sakicat
    tu Halili na kan hi komita

    kadal Babë more mos u gutë
    sa ta mar sakicen tu drutë

    kur nuk des, Babë, për qet kojshi
    tybe n'Zoten nuk des për ty

    fluturim kokan dalë në sokak
    jonë zatet n'atë Ramen plakë

    a e kem besën qysh e kem pas?
    Ramë Islami boll mirë po fletë

    hajt bre shoq ti mos ki dertë
    s'jom pishmon as vet me dekë

    shkon Ahmeti hapa, hapa
    Rama e i biri po i shkojnë përmrapa

    tu Halili jonë vo kan hi (?)
    jonë zatet n'atë nebetxhi

    stoj Ahmet ku po don me hi?
    çka o' stoj? na i ka thonë atij

    unë Serbishten hiç s'e di
    te Shyptartë kush t'ka thonë me hi?

    me i lmeru more robë e thmije?
    po a e din ktu që po i thonë Shipnija?

    t'sull sakicë na i ka ra mi sy (?)
    t'soll sakicë na i ka ra në ballë (?)

    t'sull sakicë na i ka ra në ballë (?)
    tana trutë ja ka lonë në shkallë

    Ahmet Delia p'e bo i piskamë
    thërret Murselit: Mursel, bre djalë

    nxamjau derën mos m'i lsho me dalë
    s'do ta lshojë kurrnjo të gjallë

    pushka keq Ahmetin e ka marë
    koka metë Ahmeti gjallë

    ai Murseli djalë kreshnik
    u kap me Serb more fyt për fyt

    pushken Serbve jau ka grabitë
    jau mur pushken me gjashtë fyshekë

    sa herë qet ka njo p'e vret
    qeshtu baba more kur len djalë

    gjashtë po i vret Murseli për babë
    lufta e madhe aty më o' kallë

    tremdhet cuba që jon qëllu
    prej tremdhetve veç njo o' pshtue

    po njo boni: kuku për mue
    prej tremdhetve veç unë jom pshtue

    s'pe di rrugen kah me shku
    ikë Jovani okolla gardhi

    hu p'e njek qaj Ramë Islami
    Ahmet Delia hollë po flet (?)

    Ahmet Delia hala po fletë
    hajde Ramë mos e myt krejtë

    hajde Ramë e mos e myt krejtë
    leje gjallë ore për gazepë

    t'i kallxon krajlit në Sërbet (?)
    zbardhi faqen more t'gjethë Shepnesë (?)

    Citim Postuar më parë nga SHKOZA Lexo Postimin
    Kenga e Ahmet Delise [B]

    O haj medet o qka na ka kane
    na ra shkau per tana ante.
    Tana anet o haj medet ,
    tana armet po na i hjek,
    tana armet po na i hjek
    po ia jepka o rajes vete.
    ja u jep Rajes mor i plaqin syte ,
    per shqiptare gazepi ka krise.
    Na jane ra o ni rrem qetnik,
    ia kan mesye me dale ne Drenice.
    Ne Prekaz ata kur jane hi ,
    i hallakasin o disa shpi .
    i hallakasin o disa shpi,
    Te Halili paskan hi.
    Te Halili jane ra komitat,
    po bertasin robe e femija,
    Oj nin trimi Ahmet Delia.
    Ai Ahmeti ne divanhane,
    thrret Murselin or djale qu bane.
    Qou bre bire bjerna i sakicat,
    te Halili jane ra komitat.
    Hajt bablok tha ti dert mos ki
    sot mos deksha per kete kojshi ,
    Tyben des o per robet e mi .
    Me sakica ne sokak jane dale .
    Jane takue ne Ramen plake.
    I thote Ahmeti or mixha Rame ,
    a e di besen qysh e kem dhane .
    o kem pas thane me na ra komitat .
    Do t'luftojna me sakica .
    Nal Ahmet Rama po i thete ,
    sjam pishman kunra shkaut me deke.
    Nal Ahmet ti mos u ngut ,
    sa ta marre sakicen te drute.
    Hec Ahmeti hapa , hapa
    Rama e i biri po i shkojne per mbrapa.
    O Ahmeti qa i ka fol do fjale
    thrret Murselin dhe mixhen Rame,
    zinjau dyert mos i lesho me dale ,
    sev vete po shkoj o ne oborr.
    O Ahmeti ne kapxhik o hi ,
    o zatet ni kapengji,
    stoj Ahmet ku po do me hi.
    Qka ashte stoja i bertet atij,
    jam shqiptare serbishten se di
    A e din ketu se i thone Shqipni,
    n' oborr shqiptareve kush tka thane me hi,
    me i tranue robe e thmi ,
    Cull sakice i ra ne sy.
    Me sakice i ra ne balle ,
    tana trute ia derdhe ne shkalle .
    Ai murseli djale kreshnik,
    u rrok me ta fyt per fyt .
    Ni manxerrk jau ka grabite,
    Ni manxerrk me shume fisheke ,
    sa here qet nga nja pe vret .
    O i ka vra nja shtat a tete .
    O Ahmetin pushka pe merr,
    e thrret t'birin ore Mursel ,
    qindro bir e bane gajret ,
    mka marre pushkla ne ven te keq.
    Or babloke tha mos ki derte ,
    veq per ty i vrava tete.
    Veq per ty i vrava tete ,
    prej dymdheteve veq nja ka mete.
    Prej dymdheteve pshtoj Jovani ,
    ai po ika rrethit gardhit.
    Sa forte po e njek Rame Islami.
    Rame Islami sa fort e njek .
    O Ahmeti hala po flete ,
    leje Rame mos e myte krejte ,
    leje te gjalle o per gazep.
    T'ju kallzon kralive serb,
    le ta dine shiptaret kane rahmet .
    O Prekazi pe bane mbledhi,
    qka do te bahet me kete kojshi ,
    me kete trim sa kan mahi,
    sja pa sherrin asnje shpi.
    Asnje shpi as shpija e vete ,
    Ahmet Delia po nrrojka jete ,
    o i paste pas shpirti rahmet,
    ka luftue per kojshite e vete.

    SHKOZA - PRIZREN
    Kjo kenge i kushtohet trimit Ahmet Delia nga fshati Prekaz i Drenices, i cili ka qene prijes i shume kryengritjeve kunder xhonturqeve. Kjo ngjarje ka ndodhur ne vitin 1912-13 kur forcat serbe kane okupuar Kosoven. Grupe qetnikesh kane hyre neper fshatra dhe kane bere masakra pasi qe me pare ushtria serbe ka bere qarmatosjen e popullesise shqiptare. Keshtu nje grup qetnikesh jane futer ne Prekaz dhe pas bastisjes se disa shtepive kane hyre tek shtepia e Halilit i cili nuk ka qelluar aty. Ahmet Delia i ka pare dhe ka degjuar bertimen e femijeve dhe grave dhe ka vrapuar ne oborr dhe bashke me djalin e tij Murselin kane marre sakicat dhe kane dale ne rruge ku jane takuar ne plakun Rame Islamin, i cili i'u ka bashkangjitur. Keshtu keta burra te Prekazit me sakica ( sopata ) kane hyre ne oborr te Halilit dhe jane ndeshur me qetnike . Pas nje perleshje te pergjakshme keta kane arritur t'i vrasin njembedhjete qetniket dhe nje ta lene te plagosur. Kurse mbetet i vrare trimi Ahmet Delia.
    Kjo kenge si per nga teksti kuptimplote, poashtu edhe nga melosi dhe menyra e interpretimit ndoshta eshte njera nder kenget me te fuqishme dhe me te bukura historike te folklorit .

  12. #52
    i/e regjistruar Maska e skipetar
    Anëtarësuar
    07-12-2006
    Postime
    719


    n'atë Prekaz paska ra stuhia
    prapë komitat po ja qon Sërbia
    për me vra more me plaçkitë
    kanë harru po u plaqin sytë
    kanë harru krentë e Sërbisë
    ky osht trolli i Ahmet Delisë
    kanë harru po na i marrtë Dreqi
    aty i pret more Mursel Ahmeti

    kanë harru po na i nxoftë nama
    se Drenica ka djelmë si Zana
    n'çdo kodër të Drenicës
    prapë rreh zemra e Azem Galices
    prapë rreh zemra e Shotes trime
    po Drenica ka prapë Qerime
    për me msu brezat që vin
    qysh luftohet more me Serbinë

    kanë harru paj n'Belicë tu Kisha
    kur luftojë qaj Nak Berisha
    krahë për krahë me Sadri Shalen
    tridhet Shki në flakë i kallen
    Nak Berisha në ball t'komites
    prapë po hec Lugut t'Kerrnines
    kur t'na msyn Shkiet n'kto anë
    Nak Berisha u del në mejdan

    kanë harru po t'bijtë e bushtres
    se ky osht trolli i Shaban Polluzhes
    dhe osht trolli i Mehmet Gradices
    faqe t'bardhë i kanë lonë Drenices
    kta dy trima ballë e m'ballë
    prapë Drenica po i mban të gjallë
    prej armikut kurr s'i kap tuta
    digjen në Kullë bash si Oso Kuka

    Zot i madh na i pastë marru
    shih sa shpejtë paskan harru
    se s'duron kush ato me rrethu
    as s'ja ban ftyra për me u dorzu
    se i pret trimi si rrufeja
    n'Kullë të vet osht ore Tahir Meha
    Tahir Meha qaj biri i plakut
    bukur mirë more na patë ardhë hakut

    ni gja Shkau le ta kupton
    asniher mos ta harron
    mo Drenicen t'vetme s'e lomë
    kur des njo do t'desim te tonë
    veç ni pushkë n'Drenicë me krisë
    po i jep kushtrimin krejtë Shqiptarisë

    Citim Postuar më parë nga biligoa Lexo Postimin
    ( Fjala e redaktorit )



    Emri i martirit Tahir Meha opinionit shqiptar dhe më gjerë iu bë i njohur me 13 maj 1981, datë që shënonte ditën e forcave të milicisë famëkeqe jugosllave. Asokohe Kosova vlonte nga demonstratat mbarë popullore që e kishin goditur për vdekje Jugosllavinë. Masat që kishte ndërmarrë pushtuesi kundër demonstruesve dhe diferencimet ishin të paefektshme. Zemërimi i Kosovës sa vinte e rritej. Ndaj, shteti, për ta frikësuar një popull të tërë, me qëllim nënshtrimi, e ngriti në ligj dhe aplikoi metodën e shfarosjes së familjeve të shquara shqiptare. Si fillim i fushatës u zgjodh Drenica kryengritëse dhe pikërisht Prekazi heroik. Pra, në datën e cekur më sipër, forca të shumta të milicisë dhe të ushtrisë e rrethojnë shumëfish kullën e Nebih Mehës mbi të cilën Serbia e derdhi tërë mllefin dhe urrejtjen shovene përmes zjarrit, hekurit dhe barotit. Tahir Meha me të atin plak, Nebihun, si dhe me mbarë familjen qëndruan dhe luftuan deri në flijim, duke e kthyer kullën e tyre në një kala të pamposhtur, në një mit modern. Menjëherë pas kësaj tragjedie të rëndë, shtypi dhe mjetet elektronike të Beogradit, si dhe ato të pushtetit vasal në Kosovë, Tahir Mehën e shpallën terrorist, ndërsa TV Shqiptar, Radio Tirana, gazetat:“Zëri i Popullit“,“Zëri i Kosovës“ dhe shtypi revolucionar i kohës,Tahir Mehën, fshatarin e përvuajtur të Prekazit, e ngritën në nivelin e heroit.

    Nga dita e rënies heroike e deri me sot, pothuajse një çerek shekulli, emri dhe vepra e Tahir Mehës, jo vetëm u mbajtën gjallë në zemrën e kombit shqiptar, por ata u bënë edhe gurrë e pashtershme frymëzimi dhe shembull i lartë vetëmohimi për rininë tonë liridashëse. Në ruajtjen e emrit, veprës dhe të kujtimit të Tahir Mehës rol të madh ka luajtur edhe muza popullore, vlerësuesja e pagabueshme e moralit të shpirtit kombëtar. Në këto dhjetë vitet e fundit, në shtypin shqiptar, emri i Tahir Mehës dhe i familjes së tij, është zënë në gojë sipërfaqësisht, sa për të thënë diçka, por a është e mjaftueshme vetëm kaq?

    Nxënësit, studentët dhe mbarë populli kërkojnë të dinë më tepër për rrënjët, jetën, edukimin dhe veprën e Tahir Mehës. Një punë të këtillë ia kemi borxh martirit që ra për të mos rënë Kosova në ditët e veta më të rënda. Prandaj libri monografik: ”Këtu i thonë Drenicë” për Tahir Mehën, që po i afrohet lexuesit, besoj se e lanë këtë borxh të kamotshëm, si ndaj heroit ashtu edhe ndaj lexuesit. Libri vjen nga autori Mehmet Bislimi, veprimtar i orëve të para, poet e publicist, militant si dhe bashkëfshatar i heroit. Pra, Mehmet Bislimi jo vetëm e ka njohur Tahir Mehën si një person të fshatit të lindjes së tij, por ai heroin e ka prekur nga afër, si në kohëra të mira ashtu edhe në kohëra të liga dhe, ndonëse jo moshatarë, të lidhur rreth një ideali, vazhdimisht së bashku i kanë qarë hallet e Kosovës së robëruar. Vlerë tjetër e këtij libri është puna dhe serioziteti i autorit për ta dhënë sa më besnikërisht figurën e Tahir Mehës. Libri për jetën dhe veprën e Tahir Mehës i autorit Mehmet Bislimi i plotëson të gjitha elementet që i duhen shkrimit të një monografie të mirëfilltë. Prandaj përgëzoj autorin për punën e tij.



    Kadri REXHA - letrar
    Ndryshuar për herë të fundit nga skipetar : 14-05-2011 më 07:32

  13. #53
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    05-11-2009
    Postime
    2,382
    Nëpër shekuj kullat tona - Malishevë
    Këndojnë: Vëllezërit Qetaj

    Nëpër shekuj kullat tona
    janë kanë dija, janë kanë shkolla
    Janë kanë dija, janë kanë shkolla
    ku janë nda pleqnitë e holla

    N'kullat tona me frëngjia
    gjak janë lane historia
    Trashëgim na mbet trimnia
    pej breznie te breznia

    N'odat tona, n'ballë t'oxhakut
    e gjithë mor fjala i del plakut
    E krejt oda e ndigjonte
    fjalët e plakut s'i harronte

    Fjalët e plakut thoje t'mira
    sikur sot mësimet mbi libra
    Me lahutë, me çifteli'e
    këndojshin odat këngë sa hije

    Këndojshin odat këngë sa hije
    sikur datat në histori'e
    E me o kur përparojm'e
    kulla, oda, s'i harrojm'e

    Se këto kulla e këto oda
    o na me shekuj
    o i kem patë shkolla


  14. #54
    i/e regjistruar Maska e skipetar
    Anëtarësuar
    07-12-2006
    Postime
    719
    Citim Postuar më parë nga -BATO- Lexo Postimin
    [INDENT]Nëpër shekuj kullat tona - Malishevë
    Këndojnë: Vëllezërit Qetaj
    ...
    Këngë e vlefshme se Kullat janë trashëgimi kulturore.

    Po i shkruaj më poshtë disa përmirësime të tekstit:

    strofa e dytë
    n'gjak na u la ne historia

    strofa e tretë
    gjithmon fjala i ipej plakut

    strofa e katërt
    fjaltë e plakut thanje të mira
    sikur sot msimet në libra

    strofa e pestë
    knojshin në oda kongë sahi
    -
    e me hov kur perparojmë

    sahi: të vërteta

  15. #55
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    05-11-2009
    Postime
    2,382
    Bëre mirë që e përmirësove. I kisha ca dyshime për tekstin, sidomos për fjalët jipej dhe hov, po pastaj mendova: "Po e postoj dhe po qenë gabim, do të m'i thonë".

    Fjalën sahi nuk e dija dhe meqë ti e njeh mirë dialektin e Veriut, po të besoj. Ndoshta është fjalë e huazuar, ose është barazvlera e fjalës safi (e pastër, e papërzier) në Jug.

    Për strofën e dytë të kundërshtoj.

    Për strofën e katërt: te tekstet në përgjithësi mundohem t'i afrohem nga pak gjuhës së shkollës (gjë që e bëj dhe tek këngët e Jugut) dhe të mos harrojmë që ë-ja zakonisht është pazëshme. Të pazëshme janë ndonjëherë dhe ca bashkëtingëllore. Po kështu nuk duhet të luajmë me ngjyrat e zanoreve. Nëse një o ka 40% a, nuk duhet ta shkruajmë a për të treguar që jemi ndryshe.

    Më pëlqen kjo këngë dhe po e sjell edhe njëherë, por këtu muzika është pak ndryshe, si dhe disa fjalë i ka ndryshe. Shpresoj që këtë herë, falë dhe ndihmës tënde, teksti të jetë i saktë.


    Nëpër shekuj kullat tona - Malishevë, 2008
    Këndojnë: Vëllezërit Qetaj

    Nëpër shekuj kullat tona
    plot me burra malet e rënda
    Janë kanë dija, janë kanë shkolla
    ku janë nda o pleqnitë e holla

    N'kullat tona me frëngjia
    gjak janë la me to historia
    Trashëgim'e na mbet trimnia
    pej breznie e te breznia

    N'kullat tona, n'ballë t'oxhakut
    o gjithë mor fjala po jipej plakut
    E krejt oda e ndigjonte
    fjalët e plakut'e s'i harronte

    Fjalët e plakut'e thoje t'mira
    sikur sot or mësimet mbi libra
    Me lahutë e me çifteli'e
    këndojshin n'oda o këngë sahi'e

    Këndojshin n'oda këngë sahi'e
    sikur datat në histori'e
    E me hov'e kur përparojm'e
    odat tona na s'i harrojm'e

    Se këto kulla e këto oda
    hej na me shekuj o
    a je i patëm shkolla
    o hej



    .
    Ndryshuar për herë të fundit nga -BATO- : 08-06-2011 më 14:06

  16. #56
    i/e regjistruar Maska e skipetar
    Anëtarësuar
    07-12-2006
    Postime
    719
    Fjala "sahi" mund të jetë barbarizëm nga Turqishtja.

    Sa i përket strofës së dytë, mund ta pranoj se e ke mirë e se këngëtarët e kanë kënduar gabim.

    Pa shaka, duke ju falë nderit sinqerisht që e solle këtë këngë, mbetem i përqendruar te kuptimi me disa përmirësime të tekstit nga këndimi i tjetër që e paraqite.

    strofa e parë, vargu i dytë:
    plot me burra neper oda

    strofa e dytë, vargu i dytë:
    n'gjak na u lahet historia

    strofa e tretë, vargu i dytë:
    gjithmon fjala i ipej plakut
    Ndryshuar për herë të fundit nga skipetar : 08-06-2011 më 23:29

  17. #57
    i/e regjistruar Maska e skipetar
    Anëtarësuar
    07-12-2006
    Postime
    719


    po ja nisi qysh n'fjalë t'parë
    gëzim ka sot populli Shqiptar
    te tonë Bota e mur vesh
    se u dha ftesa në Bukureshtë
    shpalos fletën historia
    sot n'NATO hin Shqipnija

    boll mesazhe qon Ballkani:
    Shqipnisë ftesën kush ja boni?
    a Papa i Romsë, a Vatikani?
    a Francezi, a u bo Gjormani? (?)
    nga Prendimi paska ardhë
    firmos ka, pra, Shpija e Bardhë
    Zoti në Qiell e Bushi në Tokë
    futë Shqipnin sot në Evropë

    patëm fat s'u damë ton jetën
    na pshtojë Zoti, mirë se u gjetem
    Perenija paska dashtë:
    me Evropen me u bashku bashkë

    me u ba bashkë motra dhe vllazen
    me Evropen me bo dasëm
    me i harru tana ditët e zisë
    bashkë t'ja rujmë nerin Shqipnisë

    lum Shqipnija që ju ka
    asniher nuk ka dashtë me u da
    as nuk dahna mo sa të jetë jeta
    thotë Shqipnija: Evropë mirë se të gjeta
    Ndryshuar për herë të fundit nga skipetar : 09-06-2011 më 00:06

  18. #58
    i/e regjistruar Maska e skipetar
    Anëtarësuar
    07-12-2006
    Postime
    719


    jon mledh krenë e jon mledh policë
    nom i madh na u bo n'Lubeniq
    kurr ksi nomi, jo, jo, nuk kem pa
    Cen Avdyli e ka pre ni Shka
    e ka pre bash nipin e Krajlit
    nxjerrë ma ka gjakun e djalit

    Cen Avdyli, i hollë e i gatë
    po thotë: i mjeri, medet, unë jom plakë
    nuk po m'lonë armet me i majtë
    s'po m'lojnë pushkë, as allti
    veç ni thikë plaku e shtjen në gji

    dul n'katun me hjek mërzi
    po qasajd shkon qaj hasmi i tij
    katarrosh, manxerre e allti
    mir'o'mengjesi, po ja bon, kojshi

    Cen Avdyli i meçem ish konë
    nxurrë kutin po i qet duhon
    me dorë t'majtë po ma rrokë kutin
    me dorë t'djathtë ma nxerrke sinin

    Cen Avdyli, pika e trimit
    ja shtjen Shkaut thiken n'gropë të fytit
    po ja nimojke qaj Himë Ibishi
    po i nimon Hima i vet
    Cen Avdyli koka nisë përpjet

    n'Hajdar Zeqen koka zatet
    pse bre Cenë? punove keq
    tash maron, tha, katuni krejtë
    s'kom çka boj Hajdar bre vlla
    se mu djalin, Shkau, mu ma patë vra
    besën djalit unë ja kom dhanë
    s'e lo hakun kurr pa ja marë

  19. #59
    i/e regjistruar Maska e skipetar
    Anëtarësuar
    07-12-2006
    Postime
    719


    Qorr Ilazi, ni trim azgon
    coll pesë vjet ai në mal po i bon (?)
    ni babë plakë n'shpi e ki' pa' lonë

    hyqymeti baben ja kan nxonë
    n'Prishtinë ja kan qu n'hapsane
    ishin baben fort kah ja munojnë

    Ilaz Reçaku ngushtu ish konë
    marka letër, i jati, p'e maron
    Qorrit n'mal letren po m'ja qonë

    kqyr në leter shka i ki' pa' shkru
    n'knofshne kanë, djalë, nojherë për mu
    kurr ma ngushtë nuk jom qillu
    hyqymeti mu më kanë nguju
    n'Prishtinë n'burg më kanë qu
    bukur fortë janë tuj m'munu

    Qorrit letra n'mal na i ka shku
    marke letren, e ka knu
    lotë për faqe t'mjerit i kanë shku

    shoktë e vet e kanë rrethu
    shoktë e vet, Qorrin p'e rrethojnë
    ç' e zezë dita, Qorr, në ty o' konë? (?)
    qe pesë vjet na në mal po i bojmë
    lotë për faqe kurr s'ti kena pa

    kom nevojë, shokve na u ka thonë
    qe pesë vjet unë në mal po i boj
    ni babë plakë n'shpi e kom pa' lonë
    hyqymeti ma paskan nxonë
    n'Prishtinë e paskan n'hapsane
    kokan baben fort ka ma munojnë

    haj medet, ai Qorri po bon
    vllazni t'mi unë me veti s'kom
    nja dy vllazen me pa qillu
    kurr s'e la në Prishtinë pa shku
    ja se baben prej burgi me lshu
    ja krytë tem për to për me shku (?)

    shoktë e Qorrit shka i paskan thanë
    mos bre Qorr, mos na fol aq ronë
    vllaznit tu, Qorr, qe ku jonë
    prina Qorr, shoket na i kanë thonë
    besnë e Zotit ta paqim dhonë
    kryt mas teje tonë kem me lonë

    Qorr Ilazi na u qu në komë
    qohi shokë ai, Qorri, ju ka thonë
    qeso rruge në Prishtinë do t'shkojmë

    kanë marë rrugen e kokan t'fillu
    me u afru e në Han jon hi
    britke Qorri ti more honxhi (?)
    bjernaj shpejtë nja dy okë raki
    se du me i pi unë me qet vllazni
    dej të bohna edhe pak qefli
    pinë raki, rakia o' sosë

    Qorr Ilazi na u qu n'komë (?)
    qohi shokë na u paska thonë
    qeso rruge na n'Prishtinë po shkojmë

    shoktë e Qorrit jonë bo pishmonë
    u bon pishmonë, a joronë, jonë nalë (?)
    more Qorr, na i paskan thonë
    ja se metë fare të kanë lonë
    ja rakia fare të ka zonë
    babatë tonë në Prishtinë me konë
    prej qetuhit na s'e bojmë ni komë

    u vraftë Zoti shokve na u ka thonë
    e dini besën qysh ma kini dhonë
    krytë mas meje keni thonë keni me lonë (?)

    qyqe vetun rrugen e ka marë
    se në xhade ai, Qorri, o' dalë
    p'e gjonë Qorri ni pajton

    nal pajtonin, ti djalë, i ka thonë
    sa po m'lyp me veti me m'marë?
    i nxurrë paret, Qorri, ja ka dhonë
    hypke Qorri në pajton
    a merr vesh edhe pajtonxhi?
    shpejtë e shpejtë në Prishtinë me m'shti
    ja ti kopi xhogat kamxhi

    në Prishtinë shpejtë e shpejtë kanë mrri
    i binte Qorri edhe për qarshi
    katarosh, manxerre e allti

    n'kafe të re paska msy o' hi
    p'e shikojka kafen me sy
    sytë po i shkojnë me ni skomli
    po ma shinka ni kapeton të ri
    shkojke Qorri e i ungjet skej tij

    kapetani e shikon me sy
    kah je ti, po i thotë, djalë i ri
    qe shumë vjet në Prishtinë po rri
    shoqin tonë s'e kom pa me sy

    niska Qorri edhe po i kallxon
    Qorr Ilazi mu per emen m'thonë
    qe shtatë vjet jom dal koçak (?)
    n'shpi e kom lanë ni babë plakë
    hyqymeti baben ma ka nxonë
    mu n'Prishtinë e kisha n'hapsane (?)
    ishin baben kah ma munojnë

    a merr vesh, ti kapeton
    mos kujto unë vetun që jom
    pesqind djemë unë me veti i kom
    i kom shkepë dugojë a m'dugojë

    kapeton, ju ka ngërmu
    ti n'daç veten të gjallë me pshtu
    ti me marë ni leter me shkru
    naçellnikut letren me ja qu
    Ilaz Reçakun ti me i thanë me lshu
    mos gabo i gjo dallash me shkru
    se di me shkrue, ma mirë me knu
    krytë e tatë për to ka me shku

    kapetani fortë koka frigu
    e marke letren ai e paska shkru
    or naçellnik, letren ja ka qu

    kqyr në letër shka i ki' pa' shkru
    or naçellnik, në' m'paç kumarë mu
    Ilaz Reçakun pej burgi me lshu
    se Qorri n'kafe mu më ka rrethu
    mos koftë baben sot me ja lshu
    krytë e tem për to ka me shku

    kanë marë letren e kanë palu
    njojë xhanarri n'dorë ja paskan lshu
    naçellnikut letren ja kanë qu
    ka marë letren e ka knu

    n'derë të burgit ai koka shku
    qou bre plakë pej burgi me dalë
    se ty Krajli sod të ka falë

    or naçellnik mos t'kofsha falë
    hiç mu Krajli mue se' m'ka falë
    Qorr Ilazin une e kom djalë

    a merr vesh plakë, ju ka ngërmu
    n'kafe të re ti për me shku

    or naçellnik ai, plaki, i ka thonë
    o jom plakë tybe s'muj shkoj komë

    ja kanë gjetë plakit ni pajton
    trup qarshinë plaki p'e trupon
    n'kafe t're edhe kur ka mrri
    Qorrin kafe p'e gjon tuj pi

    Qorri baben ai mor kur e pa
    e mur ngrykë ton me lotë tuj kja

    or kapetan t'madhe ka bërtitë
    përte shehrit tash ki me na qitë
    mos gabo kërkah me e kthy krytë
    se dekun t'baj, e pasha dy sytë
    n'kry manxerrja ty ka me ta ngjitë

    kapetani o' dal po u pri
    po trupojkan ata për qarshi
    krejtë qarshija po bojshin seri
    kah p'e qon kapetanin ky njeri?
    ---si s'e nxojnë asqeri? (?)

    përte shehri kur kokan dalë
    bërtet Qorri: more kapetan
    n'atë ledinë, i ka thonun, nalë
    deshi shpejtë setër e pantollë
    n'kmishë e klina e paska lonë

    more babë, Qorri, na i ka thonë
    hiqe herrken, babë, me mitonë
    deshi tirqtë, babë, me gajton
    veshi babë setër e pantollë

    Qorr Ilazi edhe trim azgon
    e nxurrë baben, baben prej hapsane
    ja nojë gradat, more, kapeton
    Ndryshuar për herë të fundit nga skipetar : 12-06-2011 më 06:01

  20. #60
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    05-11-2009
    Postime
    2,382
    Kjo është e njëjta këngë, por e para është më e vjetër dhe tekstin e ka pak më të gjatë.

    Prej një shpati t'i lëshova sytë

    Prej një shpati t'i lëshova syt'e
    kur t'i pashë o rruzat në fyt'e

    Kur t'i pashë o rruzat në fyt'e
    krejt prej mendjes o jam habit'e

    Krejt prej mendjes o jam habit'e
    kam çu dorë o allti me qit'e

    Kur e nxora alltinë prej rrethit
    m'u mbush mendja o me i ra vetit

    M'u mbush mendja veten me mbyt'e
    shpejt syzeza o m'u avit'e

    Shpejt syzeza o m'u avit'e
    djalë i dadës, o mos u habit'e

    Djalë i dadës, mos u habit'e
    smut jam kanë o që pesë javë dit'e

    Smut jam kanë që pesë jav'e
    nuk je ardhë o dadën me e pa'e

    Me më pasë ardhë djalo dej te ara
    isha çue dada, të kish dalë përpara



    _______________________


    Prej një shpati t'i lëshova sytë
    Këndojnë: Sherif Kurtaj, Rexhep Dakaj, Naser Muriçi

    Prej një shpati o t'i lëshova syt'e
    kur t'i pashë o rruzat në fyt'e

    Kur t'i pashë o rruzat në fyt'e
    krejt prej mendjes o jam habit'e

    Krejt prej mendjes o jam habit'e
    kam çu dorën o allti me qit'e

    Kam çu dorën allti me qit'e
    djalë o i dadës, o mos u habit'e

    Djalë o i dadës, mos u habit'e
    smut jam kanë o që pesë javë dit'e

    Smut jam kanë o që pesë jav'e
    nuk je ardhë o dadën me e pa'e

    Me më pasë ardhë djalë dej te ara
    ishe çue dada, të kish dalë përpara

Faqja 3 prej 5 FillimFillim 12345 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Dosja antishqiptare e Greqisë, 1912-2007
    Nga BARAT në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 645
    Postimi i Fundit: 15-10-2007, 19:27
  2. Koreja e Veriut është vendi me i cuditshem në ..
    Nga Brari në forumin Problemet ndërkombëtare
    Përgjigje: 16
    Postimi i Fundit: 22-12-2006, 14:23
  3. Bushi po perpiqet te krijoje supershtetin e Amerikes se Veriut?
    Nga Darius në forumin Problemet ndërkombëtare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 19-06-2006, 20:01
  4. Fiset e Veriut (edmondfieri)
    Nga Eni në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 28-04-2004, 01:49
  5. Permbysja e rregjimit ne 97, Revolucion komunist?
    Nga Seminarist në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 66
    Postimi i Fundit: 28-05-2003, 23:29

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •