Close
Faqja 2 prej 5 FillimFillim 1234 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 40 prej 98
  1. #21
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anëtarësuar
    06-01-2008
    Postime
    7,489
    Citim Postuar më parë nga Rina_87 Lexo Postimin
    http://www.youtube.com/watch?v=jI3xJ...eature=related

    Th’rret Prizreni mori Shkodër

    Thrret Prizreni mori Shkodër
    Hajde t'rrimë se të kam motër
    merre Durrësin dhe Tiranën
    se na kështu e g’zojna nanën

    Unë thrras Pejë edhe Gjakovë
    Drenicë, LLap edhe Rugovë
    Vjen Deçani, Mitrovica
    Kaçaniku e Kamenica

    Vjen Gjilani e Prishtina
    Ferizaji edhe Klina
    N’këtë kala s’bashku të rrina

    Kur të vini, ou kur të vini mos harroni
    edhe Krujën këtu të ma ftoni
    Çoni lajm në Gjirokastër
    Tepelenë e Mallakastër

    Has, Mirditë, Kukësin me thirrë
    thirre Korçën me rrethinë
    thrras Tetovën e Gostivarin
    thrras Ulqinin e Tivarin

    Bujanovcin, vjen Presheva
    Suhareka e Malisheva
    Tanë Gollaku e Podujeva

    Kam thirr Plavë, kam thirr Guci
    Hot e Grudë edhe Malësi
    Kam thirrë Dibrën, Ohrin, Strugën
    merre Lezhën edhe Pukën

    Vjen Çamëria, vjen Janina
    lum na lum s'bashku do t'rrina
    Manastiri ka çue fjalë
    gjithsesi unë kam me ardhë

    Gjithsesi unë kam me ardhë
    se për Korçë malli m'ka marr
    por ni besë m'ka thane e ki
    herëdokur te ju do t'vij

    Kur të vini dore për dore
    mos harroni t’shkoni n'Vlorë
    çonia Vlorës një porosi
    një flamur le ta mban në gji

    Të gjithë vllazën edhe motra
    eni ktu po na thërret votra
    një kurorë bashkë ta qëndisim
    nje flamur pa yll ta ngrisim

    Le te dëgjojë sot bota mbarë
    kështu rrinë bashkë o populli shqiptarë
    Kenge e poezi kryeveper.Edhe patriotizmi kur eshte i drejte eshte i bukur.

  2. #22
    krenar qe jam malsor..... Maska e _MALSORI_
    Anëtarësuar
    21-07-2005
    Vendndodhja
    diku neper bote
    Postime
    2,637

    e kopjuar..

    Citim Postuar më parë nga Rina_87 Lexo Postimin
    http://www.youtube.com/watch?v=jI3xJ...eature=related

    Th’rret Prizreni mori Shkodër

    Thrret Prizreni mori Shkodër
    Hajde t'rrimë se të kam motër
    merre Durrësin dhe Tiranën
    se na kështu e g’zojna nanën

    Unë thrras Pejë edhe Gjakovë
    Drenicë, LLap edhe Rugovë
    Vjen Deçani, Mitrovica
    Kaçaniku e Kamenica

    Vjen Gjilani e Prishtina
    Ferizaji edhe Klina
    N’këtë kala s’bashku të rrina

    Kur të vini, ou kur të vini mos harroni
    edhe Krujën këtu të ma ftoni
    Çoni lajm në Gjirokastër
    Tepelenë e Mallakastër

    Has, Mirditë, Kukësin me thirrë
    thirre Korçën me rrethinë
    thrras Tetovën e Gostivarin
    thrras Ulqinin e Tivarin

    Bujanovcin, vjen Presheva
    Suhareka e Malisheva
    Tanë Gollaku e Podujeva

    Kam thirr Plavë, kam thirr Guci
    Hot e Grudë edhe Malësi
    Kam thirrë Dibrën, Ohrin, Strugën
    merre Lezhën edhe Pukën

    Vjen Çamëria, vjen Janina
    lum na lum s'bashku do t'rrina
    Manastiri ka çue fjalë
    gjithsesi unë kam me ardhë

    Gjithsesi unë kam me ardhë
    se për Korçë malli m'ka marr
    por ni besë m'ka thane e ki
    herëdokur te ju do t'vij

    Kur të vini dore për dore
    mos harroni t’shkoni n'Vlorë
    çonia Vlorës një porosi
    një flamur le ta mban në gji

    Të gjithë vllazën edhe motra
    eni ktu po na thërret votra
    një kurorë bashkë ta qëndisim
    nje flamur pa yll ta ngrisim

    Le te dëgjojë sot bota mbarë
    kështu rrinë bashkë o populli shqiptarë
    kjo kenge eshte kopjuar nga afrim muqiqi..versioni tradicional eshte kenduar nga rapsodet e lumes dhe hasit ne festivalin kombetar te gjitokastres..Rexhep Kovaqi i Lumes , Hysen Dida dhe Rustem Cela te Hasit i kan dhene folklorit shqptare kenget me eminente patriotike te veriut..per shume breza ata ishin zedhenesit me te mire te ketij folklori ne publikun shqiptar..kenga '' thret prizreni mori shkoder '' eshte vetem njera ne repertorin e ketyre rapsodeve me fame ne veriun e shqiperise dhe ne mbare kosove...

    ketu eshte kenga e kenduar nga keta rapsode ne nje ode burrash ne kosove..
    a do male me debore,trima te forte dhe malsore,fort bujare dhe burrerore,shko ne kukes i ke me dore.

  3. #23
    Citim Postuar më parë nga _AuLoNa_ Lexo Postimin
    http://www.youtube.com/watch?v=I3qNrFSTWnk&eurl


    Heeeeeeeej
    Hajredin Pasha
    Oh poj vjen o Radikes
    Valla ku jan oh Kto malet e Dibre'es?
    Valla ku jan oh Kto malet e Dibre'es?

    Heeeeeeej
    Valla ku jan oh mor' këto malet e Dibres?
    Hajro ku vjen oh mor' n'at fush oh t'Gjorices?
    Oh Hajro ku vjen mor' n'at fush oh t'Gjorices?

    N'fush t'Gjorices oh more ke kala'aja
    Haredin Pashen e ka gjet bela'aja
    Haredin Pashen e ka gjet belaja

    Se belaja Pashen q'e ka gjete
    Malet e Dibres more kan lidh Be'se
    Malet e Dibres more kan lidh Bese

    Heeeeeeeeeeej
    Ka ja lidh bes oh por kan lidh oh te tane
    Turku Dibren oh mos më ja la'anë
    Turku Dibren oh mos më ja lane

    Heeeeeeeeeeej
    Hajredin Pasha oh mor kry hutaqe
    S'lidhet Dibra more me gerbaqe
    S'lidhet Dibra more me gerbaqe

    Hajredin Pasha ku e ke oh ushtri'hine
    Malet e Dibres oh mor'mi kan ngri'hije
    Malet e Dibres oh mor'mi kan ngrije

    Heeeeeeeeeeej
    Malet e Dibres oh kan mbet oh te tanë
    Nuk jan pak oh mor' por 12 mijë
    Nuk jan pak oh mor' por 12 mijë



    Nje nga shume kenget tradicionale te veriut qe me pelqen jashte mase.
    Përshëndetje Aulona. Të përgëzoj për këtë temë kaq të qëlluar. Po me këngë ndoshat nuk e ke nisur mirë. Më fal që të them, por ata që kanë dëgjuar këngën për Hajredin Pashën të interpretuar nga rapsodi i papërsëritshëm dibran, Aziz Nderu, kur dëgjon të tjerët është sikur kur pas të kesh ngrënë bakllava ia fut një tas rasoj lakrash.
    Ndërsa pikërisht këtë këngë që ke zgjedhur mua më duket një nga këngët e interpretuara më së keqi.
    Unë do të të lutesha që vetë ta sillje këngën e Hajredin Pashës, interpretuar nga Aziz Ndreu.

    Ndoshta je zemëruar me mua, por që të pajtohemi, unë së shpejti do të sjell për ty një këngë vlonjate nga trio vlonjate.

    respekt për ty e për gjithë dashamirësit e muzikës së mirfilltë shqiptare, në këtë rast të Veriut.
    "Projekti 21" nuk i bën reklamë vetes, afirmon të tjerët!

  4. #24
    Citim Postuar më parë nga _MALSORI_ Lexo Postimin
    kjo kenge eshte kopjuar nga afrim muqiqi..versioni tradicional eshte kenduar nga rapsodet e lumes dhe hasit ne festivalin kombetar te gjitokastres..Rexhep Kovaqi i Lumes , Hysen Dida dhe Rustem Cela te Hasit i kan dhene folklorit shqptare kenget me eminente patriotike te veriut..per shume breza ata ishin zedhenesit me te mire te ketij folklori ne publikun shqiptar..kenga '' thret prizreni mori shkoder '' eshte vetem njera ne repertorin e ketyre rapsodeve me fame ne veriun e shqiperise dhe ne mbare kosove...

    ketu eshte kenga e kenduar nga keta rapsode ne nje ode burrash ne kosove..
    http://www.youtube.com/watch?v=k9PUWvg1XKg
    Po MALSOR tërësisht pajtoj me këtë që the.
    Dhe e njëjta gjë vlen edhe për gjithë ata që e kanë kënduar pas rapsodëve të Kukësit, sikur ajo që i thashë Aulonës për këngën e Hajredin pashës.
    "Projekti 21" nuk i bën reklamë vetes, afirmon të tjerët!

  5. #25
    krenar qe jam malsor..... Maska e _MALSORI_
    Anëtarësuar
    21-07-2005
    Vendndodhja
    diku neper bote
    Postime
    2,637
    Rapsodet e Kukesit ( keshtu quhen Dida Cela Kovaqi ) e perjetuan ne kenge heroizmin e djalit arrnor Halit Coka i cili la rahatine e tij ne mergim dhe u rreshtua ne rradhet e UCK-s duke dhene jeten e tij per clirimin e Kosove..

    kenga e plote e halit cokes..


    O n'at kurbet ku nuk flen as lumi
    Halit Coken o s'po e merr gjumi
    kur Kosova n'gjak po lahet
    buka e huj o ma nuk o po i hahet
    Halit Coka ma nuk pret
    ban kuvend o me shokt e vet
    kush asht burr udhen me m'kallxue
    n'UCK o shpejt u rreshtue.

    ku thrret neri o i trimnise
    flutron shqipja o e shqipnis
    n'krah i rrine o edhe vllaznia
    o asht Imeri edhe Samia..

    o kush luftoj o sa u dridh toka
    djali Arrnit o Halit Coka
    bash si detin o qe lun vala
    asht brigada o Bedri Shala
    me tre prill o shperthen tufani
    n'at Ratish o n'syt t'Deqanit
    edhe toka o n'flak po digjet
    n'at betej o Haliti vritet..

    o permbi arm e nali ai doren
    per her t'funit po e sheh Kosoven
    per her t'funit o zemra e djalit
    qon dy fjale o per zogjt e malit
    kur te nin trimat o ne llogore
    kur t'nin Arren o e dhe Bathore
    kur te nin o prinder e vllazen
    me ma kthye tha deken n'dasem
    mbi Gllogjan o me deshmor tjere
    per tan Kuksin o ka qit nere
    ku i thon tok e shqiptarise
    o ashte atdhe aj si pragu o i shpise..
    a do male me debore,trima te forte dhe malsore,fort bujare dhe burrerore,shko ne kukes i ke me dore.

  6. #26
    Ja kënga e Hajredin Pashës, interpretuar nga Aziz Ndreu:
    "Projekti 21" nuk i bën reklamë vetes, afirmon të tjerët!

  7. #27
    i/e regjistruar Maska e _AuLoNa_
    Anëtarësuar
    04-04-2007
    Postime
    1,232
    Citim Postuar më parë nga ademgashi_dk Lexo Postimin
    Ja kënga e Hajredin Pashës, interpretuar nga Aziz Ndreu:
    http://www.youtube.com/watch?v=tp3fhMv4bFE

    Faleminderit per sjelljen e interpretimit orgjinal te kesaj kenge! Nuk e kisha konstatuar me perpara, ndersa ajo qe kam postuar ne fillim ka qene ajo qe kam degjuar per here te pare, dhe me pelqeu si ballade kur e degjova! Jo nuk merrzitem, biles flm qe me the mbasi mesojme! Nqs do ishte mundesia te kishim edhe liriket e verteta te kesaj kenge, sepse ato qe kam sjell une jan te shkrutuara sipas prezantimit te ri!

    Shendet e te mira!
    Ndryshuar për herë të fundit nga _AuLoNa_ : 23-06-2010 më 16:41
    Actions speak louder than words, but in this case words are speaking volumes .

  8. #28
    Gone!
    Anëtarësuar
    02-03-2006
    Vendndodhja
    Larg nga ketu!
    Postime
    2,871
    Citim Postuar më parë nga _MALSORI_ Lexo Postimin
    kjo kenge eshte kopjuar nga afrim muqiqi..versioni tradicional eshte kenduar nga rapsodet e lumes dhe hasit ne festivalin kombetar te gjitokastres..Rexhep Kovaqi i Lumes , Hysen Dida dhe Rustem Cela te Hasit i kan dhene folklorit shqptare kenget me eminente patriotike te veriut..per shume breza ata ishin zedhenesit me te mire te ketij folklori ne publikun shqiptar..kenga '' thret prizreni mori shkoder '' eshte vetem njera ne repertorin e ketyre rapsodeve me fame ne veriun e shqiperise dhe ne mbare kosove...
    Po a? E shume mire pra, se nuk e kam dite. Une e kam pa ne youtube qe e kendojne edhe tjere ama mua me pelqen interpretimi i Afrim Muciqit.

    Sdq flm!

  9. #29
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    05-11-2009
    Postime
    2,382
    Më pëlqyen disa këngë këtu, e sidomos ajo rapsodia kërçovare tek postimi nr.2.

    Besoj se ajo lloj rapsodie, e kënduar me zëra dhe e shoqëruar vetëm nga fyej, duhet të jetë edhe forma më e lashtë e rapsodisë, ndoshta më e vjetër se ato me lahutë.

  10. #30
    Gone!
    Anëtarësuar
    02-03-2006
    Vendndodhja
    Larg nga ketu!
    Postime
    2,871
    Bato, kenget rapsodike me te vjetra, sipas asaj qe kam lexuar une jane ato qe quhen "kenge perkrye krahut" dhe interpretohen pa asnje lloj instrumenti. Quhen ashtu sepse dora vehet lart mbi krah dhe pas veshit. Nje artikull qe e pata lexu ne internet, por tani nuk po e gjej, thuhet se jane kenge prej kohes pagane dhe kane qene si thirrje, kushtrim, shperndarje lajmi prej vendi ne vend, malit ne mal. Keshtu shkruante dicka ne ate artikullin, qe spo me kujtohet shume-shume mire tani.

    Une e kam gjetur nje kenge, mirepo tekstin po e kam shume veshtire ta kuptoj, e po e sjelli vetem aq sa kam arrit ta kuptoj, nese s'prish pune.



    Prele Gjeloshi mor-o ngjesh-o alltine
    Epo na i leshon delet mor-o ne ate rudine
    ………………

    Epo tuj ra fyellit mor-o tuj o kendoe
    Tuj ra fyellit mor-o tuj-o kendoe
    Epo me martinen mor-o tuj o luftu’
    Epo me martinen mor-o tuj o luftu’
    Vine lacanat mor-o tuj lotoe
    …….
    Epo per keto troje more-o tuj-o luftue


    P.S. Verejeni sesi eshte dora e vendosur
    Ndryshuar për herë të fundit nga Rina_87 : 24-06-2010 më 04:40

  11. #31
    Citim Postuar më parë nga Rina_87 Lexo Postimin
    Bato, kenget rapsodike me te vjetra, sipas asaj qe kam lexuar une jane ato qe quhen "kenge perkrye krahut" dhe interpretohen pa asnje lloj instrumenti. Quhen ashtu sepse dora vehet lart mbi krah dhe pas veshit. Nje artikull qe e pata lexu ne internet, por tani nuk po e gjej, thuhet se jane kenge prej kohes pagane dhe kane qene si thirrje, kushtrim, shperndarje lajmi prej vendi ne vend, malit ne mal. Keshtu shkruante dicka ne ate artikullin, qe spo me kujtohet shume-shume mire tani.

    Une e kam gjetur nje kenge, mirepo tekstin po e kam shume veshtire ta kuptoj, e po e sjelli vetem aq sa kam arrit ta kuptoj, nese s'prish pune.

    http://www.youtube.com/watch?v=zR0GPBpCEV4

    Prele Gjeloshi mor-o ngjesh-o alltine
    Epo na i leshon delet mor-o ne ate rudine
    ………………

    Epo tuj ra fyellit mor-o tuj o kendoe
    Tuj ra fyellit mor-o tuj-o kendoe
    Epo me martinen mor-o tuj o luftu’
    Epo me martinen mor-o tuj o luftu’
    Vine lacanat mor-o tuj lotoe
    …….
    Epo per keto troje more-o tuj-o luftue


    P.S. Verejeni sesi eshte dora e vendosur
    Pershndetje Rina!
    Te pergezoj per keto qe ke thene. Arsyeja qe te citova ishte qe te bej nje korigjim te vogel, ky lloj muzike qe ti e quan -perkryekrahut- ne te vertet quhet -majekrahut-,ndersa ne popull kjo kenge quhet 'kenge malsorçe' zakonisht jane kenduar ne raste kushtrimi po edhe ne raste tjera... Per te marre info te sakta dhe te bollshme per keto kenge vizito kete faqe www.Nikaj-Merturi.com.
    Kam pas fatin fatin te degjoj live kete lloj kenge nga nje i moshuar i farefisit tim, i cili ka ruajtur dhe ka kultivu keto kenge qe jan nga vendi i orogjines se tije. Dhe ne si te rinje na dukej interesante kjo kenge qe kendohej me ze te forte , me dore pas veshi dhe e pa shoqeruar me ndonje instrument muzikor dhe e cytnim qe te kendoje...

    Une po sjell vargjet e nje kenge te bukur kurbeti, qe eshte shum e degjuar ne Kosove dhe ne veri te Shqipnise , e qe interpretohet nga Zef Beka. U bene dhjetra vite qe ne Kosove degjohen me malle kenget e kurbetit nga nenat kosovare

    Gurbetli që i rat botes
    E ja kthet ju shpinen votres
    Mall a keni sado pak
    Ndonjeher me u kthye prap...
    ...e lakmi bota nae ka , nje cop buk per gjysme kem nda...
    Nuk kam durim te sjell me shum vargje , pasi nuk e di kengen permendesh, por ia lë radhen Zef Bekes.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Falco115 : 13-07-2010 më 11:52

  12. #32
    Moj Bardhoke, o moj floke kunorë

    Moj Bardhok', o moj flok' kunorë
    ma ke shtatin bardh' si borë,
    bardh' si bora në Shkëlzen,
    her' po dejet, her' po bjen;
    ma ke shtatin bukuri,
    përmjet t'holl', n'unaz' me t'shti;
    syt' e zi, qerpik me rrema,
    kur po t'shoh, po m'dridhet zemra.
    Je m'e mira n'bjeshk' e në vrri,
    të ka ra o diftek i zi,
    t'ra difteki e t'u skuq faqja,
    ku e ke rrit', bardhok', lum dada?
    N'hije të venit po pushon,
    shpat e m'shpat djali po shkon,
    shpat e m'shpat, e mriz mas mrizi,
    kur pran' tij pushon bilbili.
    Ftyra jote drit si rrezja,
    m'i ke vetllat t'holla, t'drejta,
    faqet gjak e n'gastarli
    t'ash ba huq, pa e përbi.
    Kur po qesh, buza me faqe
    po t'vjen era manushaqe,
    manushaqe, lule blini,
    me ty jetën po e lidhi.

    Prezantuar ne Festivalin Folklorik 1983, Tropoje.

    Mos shkruaj gjë kur je me nerva, sepse, ndërsa plaga e gjuhës është më e keqe se e shpatës, mendo ç’ka mund të jetë ajo e pendës

  13. #33
    i/e regjistruar Maska e Aksinja
    Anëtarësuar
    16-01-2011
    Vendndodhja
    kojshi me SkënderBeu-n
    Postime
    364
    NË DRRASË TË VEKUT KUSH PO KAN

    Në drrasë të vekut kush po kan?
    Kan´ syzeza për jaran,
    S´po na len verën me dalë.

    S´po e len verën me dalë sivjet,
    Për jaranin qi ka dekë;
    E ka pasë koçak në bjeshkë,
    Ja kanë mbytë sherrin në vjeshtë,

    Në qat vjeshtë pa hi dimni.
    D'vetke çika: — N´ dhe ku hini?
    Në vorre të reja nër ni bli.

    A t´shkoj, nanë, tu vorri i ti?
    Call ni grimë me ta po rri.

    Asht shkue çika, i ka ra përmi,
    Po loton me sytë e zi,

    Me sy të zi po ma loton,
    Me gojë t´vogël, po e vajton:
    Ku e ke besën qi ma ke dhanë?
    Gjylja e topi, thojshe, s´ka çka m´ban,
    Plumi i pushkës s´munet me m´zan´.
    Kur ta niej, thojshe, zanin tan,
    Drrasa e dhe i qes n´ni anë,
    Nuk e la për pa u çue në kamë,
    Secili për vete, Zoti për të gjithë

  14. #34
    ti, une dhe melodia Maska e orhideja
    Anëtarësuar
    02-10-2010
    Postime
    4,817
    Moj fusha e Korabit

    Moj fusha e korabit e mjera une oooooooooo
    tej na erdhe hakut e mjera une, oooooooooo
    tej na erdhe hakut e mjera une, ooooooooooo
    tej na erdhe hakut e mjera une, ooooooooooo
    tej na ndave shtratin o mjera une ooooooooooo
    tej na ndave shtratin o mjera une oooooooooooo
    shkove ju harove e mjera une
    oooooooooooo
    nje leter sma cove e njera une
    oooooooooooo
    nje leter sma cove e mjera une
    oooooooooooo
    nje leter nje karte e mjera une
    oooooooooooo
    ta ruj dada n'arke e mjera une
    oooooooooooo
    ta ruj da ah da n'arke e mjera une
    oooooopooooo
    nje leter nje karte e mjera une
    oooooooooooo



    na platc celi grama e mjera une
    oooooooooo
    dergjun pot pret nana e mjera une
    oooooooooo
    dergjun pot pret nana e mjera une
    oooooooooo
    mer paret me fajde e mjera une
    oooooooooo
    mer rrugen e hajde e mjera une
    oooooooooo
    mos harro e hajde e mjera une
    oooooooooo......

  15. #35
    i/e regjistruar Maska e Aksinja
    Anëtarësuar
    16-01-2011
    Vendndodhja
    kojshi me SkënderBeu-n
    Postime
    364
    Prej një shapati
    - këng e kënduar për të parën herë nga Bajrush Doda, dhe Qamili i Vogel.

    Prej një shpati kur o ti lshova sytë,
    kur ti pash rruzat në fyt
    Kur ti pash rruzat në fyt ,
    krejt prej mendjes jam o habit
    Krejt prej mendjes o jam habitë,
    kam çu dorën o alltin me qit
    Kur e nxora alltin prej brezi,
    mu mush mendja o me i ra veti
    Mu mush mendja veten o me e mytë,
    shpejt syzeza o mu avit
    Shpejt syzeza o mu avit,
    djali o i dadës mos u habit
    Djali o i dadës mos u habit,
    smut jam kan o qe 5 jav dit
    Smut jam kan qe 5 javë,
    nuk je ardh o dadën me e pa.
    Me pas kan djal o dej te ara ,
    isha çue dada e të kish dal përpara o hej



    http://www.youtube.com/watch?v=bUF8q0Fow5w
    Ndryshuar për herë të fundit nga Aksinja : 02-02-2011 më 11:43
    Secili për vete, Zoti për të gjithë

  16. #36
    Citim Postuar më parë nga Rina_87 Lexo Postimin
    Bato, kenget rapsodike me te vjetra, sipas asaj qe kam lexuar une jane ato qe quhen "kenge perkrye krahut" ...
    Interesante. Te citova vetem per emrin qe i kane vene menyres se te kenduarit. Ne shkolle ne e mesonim kete lloj kenge si Maje Krahi dhe terminologjia nuk ndryshohej megjithese ishte komplet dialekt. Dhe ne fakt eshte nje nga menyrat me te bukura te te kenduarit ne folklorin e veriut.

  17. #37

    ..me kujtohet babai im..

    Citim Postuar më parë nga _AuLoNa_ Lexo Postimin
    http://www.youtube.com/watch?v=I3qNrFSTWnk&eurl


    Heeeeeeeej
    Hajredin Pasha
    Oh poj vjen o Radikes
    Valla ku jan oh Kto malet e Dibre'es?
    Valla ku jan oh Kto malet e Dibre'es?

    Heeeeeeej
    Valla ku jan oh mor' këto malet e Dibres?
    Hajro ku vjen oh mor' n'at fush oh t'Gjorices?
    Oh Hajro ku vjen mor' n'at fush oh t'Gjorices?

    N'fush t'Gjorices oh more ke kala'aja
    Haredin Pashen e ka gjet bela'aja
    Haredin Pashen e ka gjet belaja

    Se belaja Pashen q'e ka gjete
    Malet e Dibres more kan lidh Be'se
    Malet e Dibres more kan lidh Bese

    Heeeeeeeeeeej
    Ka ja lidh bes oh por kan lidh oh te tane
    Turku Dibren oh mos më ja la'anë
    Turku Dibren oh mos më ja lane

    Heeeeeeeeeeej
    Hajredin Pasha oh mor kry hutaqe
    S'lidhet Dibra more me gerbaqe
    S'lidhet Dibra more me gerbaqe

    Hajredin Pasha ku e ke oh ushtri'hine
    Malet e Dibres oh mor'mi kan ngri'hije
    Malet e Dibres oh mor'mi kan ngrije

    Heeeeeeeeeeej
    Malet e Dibres oh kan mbet oh te tanë
    Nuk jan pak oh mor' por 12 mijë
    Nuk jan pak oh mor' por 12 mijë



    Nje nga shume kenget tradicionale te veriut qe me pelqen jashte mase.
    ..me kujtohet me shume mall dhe respekt im ate i cili kur meditonte ..fishkellente nen buze lehte-lehte melodine e kenges ..(sepse me dukej atehere shume epike si kenge kreshnikesh..isha i vogel )..qe kur u rrita dhe ca kuptova qe ishte kenga e Hajredin Pashes.


    ..flm aulona
    Emrin e kam Agim dhe me therrisni, Gimi.

  18. #38
    i/e regjistruar Maska e alem_de
    Anëtarësuar
    02-10-2009
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    6,745
    Citim Postuar më parë nga ASrock4u2 Lexo Postimin
    ..me kujtohet me shume mall dhe respekt im ate i cili kur meditonte ..fishkellente nen buze lehte-lehte melodine e kenges ..(sepse me dukej atehere shume epike si kenge kreshnikesh..isha i vogel )..qe kur u rrita dhe ca kuptova qe ishte kenga e Hajredin Pashes.


    ..flm aulona
    babai im e dinte me te gjate.

    hajredin pasha krye shenik

    nuk eshte dibra salanik

    selanik nuk eshtze perlepe

    si e kerkove n,diber e gjete

    jo ma pak se 12 mije

    kan mbet istikame n,vore

    s,kan hy.

    e shume me gjate.....
    Da steh' ich nun, ich armer Tor,
    Und bin so klug als wie zuvor!

  19. #39
    Nga kjo teme u hoqen/levizen disa postime. Ashtu si edhe tek tema e kengeve nga jugu, do te lejohen vetem kenget e mirefillta te foklorit te shoqeruara me tekste. Kenget qytetare jane vendosur tek forumi i muzikes sipas kengetareve qe i kane kenduar.

    Pershendetje!
    Mos shkruaj gjë kur je me nerva, sepse, ndërsa plaga e gjuhës është më e keqe se e shpatës, mendo ç’ka mund të jetë ajo e pendës

  20. #40
    i/e regjistruar Maska e laburist
    Anëtarësuar
    20-06-2010
    Postime
    208
    Citim Postuar më parë nga Kosovari_78_Ca Lexo Postimin
    Kjo kenge u kendua nga kengtaret e njohur te folklorit tone te paster ; Deda, Qela dhe Kovaqi.


    Djemt e shqipes a pom ndigjoni
    Ju therret nana me gjysme zani
    Plagt ju nanes mos ia shtoni
    Per pajtim duart ti shtrengojm
    Katolik dhe mysliman, o jemi vllazen e kem nje nane

    Jo gjake marrje pash Zoti vllazen,
    Njani tjetrit ti shkojm ne dasem
    Te pushtoj buzqeshja lotit
    Se keshtu na jemi me Zotin
    Hapni zemrat burrat e dheut
    Te mbajm fjalen e Skenderbeut
    Porosin e kastriotit
    Keshtu I dalim ne zot keti trolli

    Sikur qan femija per nane
    Ashtu qan Prishtina per Tiran
    Qon mesazh edhe Qameria
    Unitet o te kete Shqipiera

    Leshon kushtrim Shkupi dhe Ulqini
    Forca jone eshte veq bashkimi
    Jemi bijt e nanes shqipe
    O te bashkojm Shqipnin Etnike
    Abuzimi me nacionalizmin fals, eshte streha e fundit e te gjithe BATAKCINJVE

Faqja 2 prej 5 FillimFillim 1234 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Dosja antishqiptare e Greqisë, 1912-2007
    Nga BARAT në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 645
    Postimi i Fundit: 15-10-2007, 19:27
  2. Koreja e Veriut është vendi me i cuditshem në ..
    Nga Brari në forumin Problemet ndërkombëtare
    Përgjigje: 16
    Postimi i Fundit: 22-12-2006, 14:23
  3. Bushi po perpiqet te krijoje supershtetin e Amerikes se Veriut?
    Nga Darius në forumin Problemet ndërkombëtare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 19-06-2006, 20:01
  4. Fiset e Veriut (edmondfieri)
    Nga Eni në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 28-04-2004, 01:49
  5. Permbysja e rregjimit ne 97, Revolucion komunist?
    Nga Seminarist në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 66
    Postimi i Fundit: 28-05-2003, 23:29

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •