ngushellime, lexova so tek cnn nje tjeter termet ne pacific islands.
ngushellime, lexova so tek cnn nje tjeter termet ne pacific islands.
Lekundje te reja, 5.8 balle te shkalles rihter,
hipotizohen viktima dhe dhe te plagosur te tjere.
shume gjynaf per njerzti atje.
ngushellime
Nuk ka te sosur tmerri sizmik ne l'Aquila. Lekundjet po vazhdojne ne menyre jo sistematike qe nga nata e mbremeshme e deri dy ore me pare. Gjithe tensionit te djeshem dhe fluksit te mbrojtjes civlie qe kerkonte ti afrohej dhimbjes se abrucezeve, po i shohet edhe kaosi i ayre qe nuk dine se si te ndihmojne duke krijuar pengesa te panevojshme ,nga deshira e mire per te ofruar ndihme ne kete urgjence tragjike. Onna ,vendi , ku ka pasur epiqendren termeti, eshte rrafshuar plotesisht, pa i lene mundesine ndonje fatkeqi qe tu tregonte kete tmerr te tjereve. Ne nje fshat aty afer kane gjetur vdekjen bashke me dy italiane ,te tjere edhe 3 shqiptare maqedonie. Ka shume shqiptare maqedonie ,ne rrethinat e l'aquila-s, ku punojne ne ndertim.
Te gjitha zyrat publike, jane bere mosfunksionuese. Shkollat dhe supermerkatot jane te mbyllur.
Dy godina universitare kane rene ne toke.Tre fabrika farmaceutike , nuk dihet se kur do hapen.
Tani po japin asistence me te ashtuquajturat tendopoli ; jane mbi 2500 te tilla. Tip cadrash, ku cdo njera mund te strehoje 10 persona. Por ne l'aquila temperaturat gjate nates zbresin ne nivelin e zeros, dhe njerezit preferojne ta kalojne naten ne makinat e tyre , pasi nuk duan te largohen nga shtepite e tyre .Duket qe pasi i kane ndertuar shtepite me shume sakrifice dhe mund , duan ti mbrojne me cdo kusht, edhe ndaj forcave me te forta.Por duket se nuk eshte pune vullneti. Me duket se ka edhe shqiptare te vdekur.
Te tjere kane marre rrugen e Shqiperise, dhe nuk dihet se kur do kthehen, pasi askush nuk mund te siguroje se sa do zgjase kjo situate. Po ndoshta mund te mos ja vleje me te kthehesh ne l'Aquila.
Ofertat e solidaritetit kane mberritur nga cdo ane dhe bashke me to edhe Berlusconi , qe i sugjeronte fjalet sindakos te tronditur. Erdhi dje , dhe sot. Eshte nje tmerr i vertete.
Urgjenca ka dimensione me te medha , se sa ajo e Umbria-s dhe Marche-ve, vite me pare.
Mjafton te shikosh numrin e viktimave dhe te pa streheve. Eshte me te vertete e trishtueshme,sidomos kur shikon shoke dhe te njohur neper germadha qe nuk i ndihmon dot.
Per te mos nderlikuar ndihmen ,mbrojtja civile u sugjeron te gjithe udhetareve te drejtuar drejt
l'Aquila-s te mos e marrin ate rrugen e ferrit, vecse per nevoja ekstreme.
Ka tension dhe konfuzion te madh ,pasi oret kane kaluar dhe ka arritur nata e tmerrit, dhe njerezit jane te coroditur , dhe te sfilitur pasi ne dy netet e para neper cadra ka bere shume ftohte dhe nuk mund te sigurohet nje sistem ngrohje efikas dhe sherbim higjenik i persosur.
Po kerkohet akoma, edhe pse eshte punuar pertej forcave, te nxirren ata qe jane akoma nen germadha ata qe mund te jene gjalle akoma. Ka kaluar shume kohe dhe kane ngelur vetem 48 ore shprese. Kush nuk ja ka dale dot mbane kerkohet ti dorezohet familjeve.
Jane rezuar te 99 kishat famoze te l'Aquila-s, si pasuri kultutore dhe turizmi , jane rrezuar shume biznese. Shume shpresa kane ngelur neper gremadha. Ndoshta dikush ka humbur edhe shtepine.
Te vetmen dhe gjithcka qe kishte.Kane ngelur vetem kujtime zhgenjyese shtepish dhe mundimi fatkeq.
Ne nje qytetez ne portat e l'Aquilas (Tempera) paniku nuk ka te sosur, dhe per shkak te disinformacionit ,ku per shkak te "parashikimeve" fallso eshte krijuar nje psikoze alarmi.
Aty pra ores 20,0 pati nje lekundje tjeter te dhunshme me rreth 5,3 ball , duke provokuar deme te metejshme ,rrezime te tjera dhe re te dendura pluhri.
Gjer tani numerohen rreth 228 te vdekur, 40 mije te pastrehe (rreth) ( nuk me kujtohen mire shifrat) dhe mbi 17 mije te coroditur.
Nuk mund ti frenosh dot lotet, kur shikon shikon nje qytet fantazme ,ku kalon nje pjese te mire te jetes dhe te ka dhene gjithcka. Nje qytet i shkrete, bosh,nje qytet kufome .Nuk ka asgje me ketu. Rrezikohet lekura cdo minute dhe veshtire eshte se mund te rikthehesh aty ku eshte banuar dikur!
Ndryshuar pėr herė tė fundit nga brandon : 07-04-2009 mė 19:16
La vida es un carnaval
Nuk kane kaluar shume kohe tragjedia ne Abruzzo, kur toka eshte lekundur serish duke regjistruar tre termete ne harkun kohor te 30 minutave.
Lekundjet u ndjene mengjesin e sotem dhe kane patur magnituda 2.3, 2 dhe 2.4.
Nderkohe edhe mbremjen e kaluar toka e Aquila-s eshte tronditur nga nje levizje me e fuqishme me magnitude 3.6.
T-CH
Un amigo verdadero es algien que cree en ti aunque tu hayas dejado de creer en ti mismo.
Krijoni Kontakt