Pershendetje
Pas nje ceremonie qe po zhvillohet momentalisht ne sheshin Skenderbej, Tirane...me rastin e antaresimit ne NATO, gjej nje moment qe te hyj ne forum dhe te hap kete teme konkursi.
Me poshte jane te radhitura 11 fotografite qe do konkurojne per muajn Prill. Vetem fotografia qe grumbullon numrin maksimal te votave, kualifikohet per konkurimin final ne perfundim te vitit 2009.
Perpara se te votoni, ju lutem lexoni me vemendje.
Ju mund te votoni vetem nje fotografi, ate qe sipas jush eshte me e bukura.
Autoret e fotografive po ashtu kane te drejten e nje vote, dhe mund te ja japin ciles do fotografi, perfshi ketu dhe krijimit te tyre. Arsyja eshte per te evituar konfuzionet dhe pakenaqesite e ngjashme me ato te krijuara ne konkurimet e meparshme.
Per te votuar, ju duhet te keni te pakten 2 muaj antaresi ne forum nga data e hapjes se cdo konkursi. Psh, per kete konkurs qe fillon me daten 5 Prill , ju duhet te keni krijuar nje antaresi ne forum nga data 5 Shkurt 2009 dhe me perpara. Votimet e anetareve qe kane kohe antaresie me te shkurter nga ajo e siper permendur, do shpallen te pa vlefshme. Kjo eshte per te evitur deri diku votimet nga anetaret qe krijojne llogari te dublikuara ne forum.
Gjate kohes qe sondazhi eshte i hapur, ju mund te komentoni vetem per fotografine te ciles i jepni voten. Pas mbylljes se sondazhit, ju mund te komentoni mendimet tuaja per te gjitha fotografite ne pergjithesi, nese deshironi.
Ju lutem mos citoni imazhe neper postime. Ju mund tu referoheni fotografive pa qene nevoja e risjelljes se imazheve neper teme. Imazhed do shfaqen vetem nje here, dhe ne faqen kryesore.
Kjo ishe e gjitha. Shpresoj te perdorni gjykimin tuaj te shendoshe perpara se te vendosni mbi voten tuaj
Suksese
Krijoni Kontakt