Nga anglishtja: Gentian Jetishi
alb-drejtesia.com

"Kompleksi i inferioritetit" ose vlerësimi i ulët i vetës, është tanimë koncept i njohur për ne . Mundësia që ju, ose dikush që e njihni të vuaj nga ky kompleks është prezente . Njerëzit me vlerësim të ulët të vetvetës janë më të ekspozuar ndaj dëshpërimit, nervozizmit dhe agresivitetit. Ata gjithashtu duken të kenë të shprehuara ndjenjën e fyerjes, ftohësisë dhe moslumturisë. Por cilat janë shenjat që tregojnë se mund të kemi komplekse inferioriteti ?

Këtu kemi 7 shenja më të shprehura, e ato janë :

Qëndrimi tepër kritikues : Njerëzit që nuk ndihen mirë për veten e tyre kanë ndjenja të ngatërruara edhe për të tjerët. Ata ndihen keq për dobësit dhe mundohen të t’i shohin edhe të tjerët me dobësi, në mënyrë që ta bindin veten se nuk janë aq të këqinjë. Këta njerëz nuk mund të ndihen intelegjent, të pashëm, të aftë etj, përderisa të mos jenë vetë ata më intelegjentët, më të pashmit, më të aftit persona në rrethin e tyre.

Reagim jo korrekt ndaj koplimenteve : Kjo mund të kuptohet në dy mënyra. Disa njerëz mezi presin që të dëgjojnë diç mirë për ta, dhe tërë kohën janë në kërkim të komplimentëve. Të tjerët refuzojnë të dëgjojnë çdo gjë pozitive për ta, sepse do të binte në kundershtim me ndjenjat e tyre.

Përpjekja për fajësim : Disa njerëz e projektojn përjetimin e dobësive të tyre duke e parë atë tek të tjerët në mënyrë që ta zvoglojnë dhembjen e ndjenjës së inferioritetit. Prej këtu është vetëm edhe një hapë i vogël për t’i fajësuar të tjerët për dështimet e tyre.

Ndjenja e keqtrajtimit : Të ndjehurit të saj deri në ekstrem, fajësimi i të tjerëve mund t’i bëjë që të mendojnë se të tjerët tërë kohën punojnë që të ju shkatërrojnë. Nëse një njeri pushohet nga puna, për shembull, ai mund të kënaqet me faktin duke e fajësuar shefin e tij për pushimin e tij nga puna. Kjo i ndihmon atij ta liroj vetën nga përgjegjësia për dështimin e tij.

Ndjenja negative për garën : Njerëzit që ndihen inferior dëshirojnë të fitojnë garat edhe kontestet si çdo njeri tjetër, por u shmangen situatave të tilla sepse thell në vetën e tyre besojnë se nuk mund të fitojnë. Nëse nuk janë të parët, për ta është dështim total.

Përpjekja për mbyllje në vetvete dhe ndrujtje : Sepse njerëzit me komplekse inferioriteti besojnë se nuk janë aq intelegjent sa të tjerët , dhe besojnë që edhe të tjerët ndihen në të njejtën mënyrë për ta . Kështu që ata mundohen ti shmangen situatave shoqërore dhe kur ndonjëherë janë të obliguar të qëndrojnë me të tjerët do t’i shmangen të folurit me zë të lartë sepse besojnë se një gjë e till do të prezentoj turpësi për shkak të ngathtësisë dhe budallakisë se tyre.

Të ndjeshëm ndaj kritikave : Gjithashtu njerëzit që ndihen inferior e din që i kanë dobësit e tyre, dhe nuk dëshirojnë që njerëzit tjerë të vënë në dukje ato. Ata e pranojnë kritikën pavarsishtë sa e ndjeshme dhe qëllim mirë që të jetë si të ishte sulm për ta.

Mos U Brengos !
Nëse ke një nga këto veçori , nuk dë të thotë se do të jetoni në mizerje.Shumë njerëz përmisohen kur fillojn të rriten, pasi të mësojn nga provoja që nuk janë edhe aq të këqinjë. Mund ta ndihmosh këtë proces duke bërë përpjekje që të mirresh me gjëra që dini t’i bëni më së miri. Mos harro një gjë, se nuk është patjetër që te jesh i pari që të jesh krenar për përpjekjet e tua .