Dijetaret kane dhene zgjidhje per situaten e muslimaneve sot, por ti a i di keto gjera apo jo? A i di ti cfare kane thene 429011380
Dijetaret kane dhene zgjidhje per situaten e muslimaneve sot, por ti a i di keto gjera apo jo? A i di ti cfare kane thene 429011380
Eselamu alejkum te gjithve.Te jeni te sigurt o motra dhe vellezer se e vetmja menyre per te qene te bashkuar eshte ndjekja e Kuranit dhe sunnetit pa i shtuar dhe pa i pakesuar asgje.por per aq kohe sa te kete te tille qe thojne se i ka ikur koha ndjekjes se sunnetit te profetit sallallahu alejhi ue selem keshtu kemi per te qene cop-cop
ju keshilloj se tema eshte per bashkimin e muslimaneve jo per debate ,bashkimi nuk behet duke share rinin qi po kerkon hakun,por ate rini duhet me e pyet,perse e ben kete e kete dhe ai te tregon,dhe nese shikon dicka gabin te ai shko keshillohe dhe mos i bej gibet,un mendoj se keshtu behet bashkimi..ju flm per hapesiren e ksaj teme.
Ti edhe hap teme per bashkim dhe ketej permend arshin dhe ibn uthejminin.
Pastaj thua mos dilni nga tema.
Puna e arshit dhe e atributeve te Allahut qe jane muteshebih jane te qarta per mua ashtu sic jane te qarta dhe per ty vlla.
Une nuk mendoj se ti ke arritur ne ate konkluzion duke ndjekur epshin tend por mendoj se ka qen ixhtihadi jot bazuar ne argumentet qe ti ke gjet.
Atehere perse nuk e pranon edhe ixhtihadin tone?!!!
Ajo qe ka rendesi tek Allahu eshte sinqeriteti, ne duhet me sinqeritet te paster te kerkojme hakun.
Ai qe me sinqeritet ja kerkon Allahut hakun, Allahu nuk e len nė humbje.
.
Kush tha qe i ka ikur koha Sunnetit te Resulit a.s??? A dini te lexoni ju apo jo? Te kapurit pas Kur'anit dhe Sunnetit sot eshte domosdoshmeri, sikurse ka qene gjithmone. Ndryshimi qendron ne faktorin "rrethane" Bota sot eshte shume ndryshe prej asaj para 15 shekujsh, shoqeria njerzore sot ka koncepte te ndryshme per jeten prej asaj qe kishte 15 shekuj me pare.
A thua ne muslimanet duhet te rrijme ne vend numero e te grindemi akoma per ceshtjet e besimit? Te grindemi mbi ate se ku duhet te mbahen pantallonat? Te grindemi ne lidhje me ate se a levizet gishti ne namaz? Nuk duhet te grindemi per te tilla ceshtje.
NUK DUHET TE GRINDEMI!
RIPPR
Bro
Une po them nuk duhet te grindemi rreth asaj qe eshte muteshebbih. Une nuk po akuzoj askend. Arsyeja qe permenda Uthejminin eshte kjo qe vijon:
Te qenit cop cop per mua eshte kapja me fanatizem pas individeve te caktuar qofshin keta te gjalle apo te vdekur. Kur them fanatizem kam per qellim te qenit shabllon apo kal karroce. Ne 90 perqind te diskutimeve te ketij forumi flitet per ceshtje te besimit dhe jo per cdo ceshtje por vetem per muteshebihatet, flitet per sunnet (si dispozite fikhu .. nuk kam fjalen per traditen e Resulit) pra flitet per dispoziten "sunnet" duke harruar dispoziten "vaxhib" dhe e gjitha kjo me fanatizem ne kulm.
A thua valle edhe sa kohe ne do grindemi per te tilla gjera? Le ta rrespektojme njeri tjetrin ne aty ku mendojme ndryshe dhe te kapemi fort ne ato pika ku mendojme njejt. Le te jemi pak me largpames dhe mos harrojme ate qe :
Besimtaret jane te bute ndaj njeri tjetrit dhe te ashper ndaj armikut.
RIPPR
pikesepari duhet te me sqarosh termin bote.ēdo te thote ky term per ty?
shoqeria njerezore sa per ta ditur nuk eshte se ka shpikur ndonje mendim te riperkundrazi keto mendime kane qene edhe me pare.edhe shthurja e sotshme nuk eshte gje e re.
qe ta dish ti edhe ata qe nuk e kane marre vesh akoma se Muhammedi [sallahu alejhi ue selam] eshte pejgamberi fundit dhe ska me tjeter pas tij dhe se Allahu e ka thene vete ne Kuranin famelarte se e ka plotesuar fen tone dhe na ka dhene Islamin per fe.
nese nuk je dakord me kete,ky nuk eshte problemi im.ne fe nuk ka dhune
sa per ēeshtje te fikhut ,ne duhet ta mbrojme te drejten psh
tek e para hadithi eshte i qarte dhe i miresqaruar se per burrat pantallonat duhet te jene mbi kyēet e kembeve.
kurse per ēeshtjen e dyte kam te drejte te them argumentin e levizjes se gishtit porse te mos insistoj shume ne kete ēeshtje.
e per te paren lexoi se ēfare kane then te kater imamet.
Pse nuk jemi bashke ?!!!
Eshte interesant se kjo pyetje dhe pergjigja ndaj kesaj pyetjeje kane qene dhe mbeten motivet dhe arsyet kryesore qe me shtyne te studjoj Islamin me nje sy kritik. Deri ne shkolle te mesme konsideroja veten Musliman, pervec Kuranit nuk kisha lexuar shum libra tjere mbi fene islame, vecse fjale nga njerez te ndryshem se feja islame eshte me e mira, me e pastra dhe me e bashkuara.
Dhe pas kesaj periudhe vazhdova studimet ne Elbasan, ku shikoja se si "muslimanet" dita dites konvertoheshin ne kristijan fale propagandes se tyre, dhe ishte ky momenti kur fillova te merrem me literature serioze qe te kuptoj fene islame sa me mire qe te mbroj kete fe ,fe te cile Allahu ka zgjedhur per ne.
Por kur folim per temem ne fjale, eshte interesante se kisha nje shok i cili vajti ne gjermani si pune boksieri, dhe kur u kthye ne vendlindje kishte leshuar mjeker qe nuk perbente ndonje problem per neve te tjeter.
Ajo qe na pengonte eshte se ky tipi (musliman Wahabi) ndalte cdo njeri ne rruge, cdo njeriu i fliste per fene, si duhet te jesh musliman dhe si jo, dhe haptasi ato musliman qe kundershtonin shikimet e tija ai i quante "qafira" , jo ne menyre direkte por ne menyre te terthorte i quante qafira.
Dhe ishte ky momenti kur pash se dicka nuk shkon si duhet me ato fjalet qe kisha degjuar se feja islame eshte fe qe predikon bashkimin!
Nga menyra se si ne muslimanet veprojme , se si sillemi midis veti, bashkimi per ne momentalisht gjendet ne nje galaksion tjeter, pra shum larg prej nesh.
Andaj fillova te studjoj kete fenomen, fenomenin e percarjes, i cili edhe pse eshte perhapur tek muslimanet me permasa universale , eshte interesante se ky fenomen nuk ka vend aspak tek mesimet e A.s. Muhamedit dhe tek mesimet Kuranore.
Si mundet diksuh te quaj veten e tij musliman, se ndjek rrugen e a.s. Muhamedit se ndjek urdherat dhe ligjet e Allahut, kur vellaun e tij poashtu musliman e quan "qafir" vetem e vetem pse beson ndryshe nga se c.beson ai?!!
Nuk ka nevoje te jesh dijetar qe te kuptojsh fjalet e Allahut ne Kuranin famelarte, ku thuhet se " muslimanet jane vellezer te njeri tjetrit dhe asnje musliman nuk ka te drejte te vrasi ose te grabisi pasurine e nje muslimani tjeter" , ku thuhet se " muslimani i vertete i del ne ndihme muslimaneve qe kane nevoje, atyre qe jane te pushtuar, atyre qe jane nen represion " etj etj.
Dhe te njejat fjale ne hadithet e sakta e kupton qe i ka thene edhe A.s. Muhamedi , sidomos nese perkujtojme amanetin e Tij te fundit.
Dhe sot shikon mesimet Kuranore, shikon mesimet e A.s. Muhamedit dhe shikon umetin musliman, dhe pyet veten "Valle , a jemi musliman ashtu sic deshiron Allahu dhe Profeti a.s." ? Dhe pergjigja eshte , e thjehste "JO"!!
Ne vend qe te punojne per bashkimin tone , neve e kemi ndajtur veten tone ne sekte dhe grupacione per ceshtje irelevante , per ceshtje te parendesishme dhe nga ana tjeter ketyre ceshtjeve ne menyre artificiale u kemi dhene nje peshe shum te madhe, peshe sipas te ciles nese nuk ju permbahemi ketyre ceshtjeve nuk kemi din dhe iman, nuk jemi musliman, ndersa CESHTJET VITALE ne ngreitjen e nivelit dhe bashkpunimit midis muslimaneve e kemi lene pas dore!
Sot dijetaret tone merren me ceshtje se si duhet te mbahet mjekra, ne kete menyre ose ne ate menyre?!! Si duhet te mbahen pantallonat, keshtu ose ashtu?!! A duhet te degjihet muzuka ose jo, poezija etj etj .
Valle keta dijetare a kane pyetur ndonjehere popullin musliman se per cfar kane nevoje ose jo ?!!
Si duket kete pune nuk e kane bere deri me tani, sepse sikur ta benin jam i sigurte qe 90% e muslimaneve kudo ne bote do te kerkonin nga keta dijetar te punonin ne ceshtjen e bashkimit te muslimaneve, ne ceshtjen e edukumit te muslimaneve, ne ceshtjen e berjes presion ndaj qeverive islame qe ata te bejne me shum per muslimanet dhe jo te behen dora e qeveris per mes se ciles qeverite e ndryshme po shtypin muslimanet.
Sot ne shekullin 21 , kur Indianet ia filluan duke leshur rakete ne Hene, ne akoma merremi me ceshtje kush eshte qafir e kush jo!!!!
Edhe pse kjo pune nuk na takon neve, por ne perseri merremi me kete pune dhe harojme urdherat e Allahut ne Kuranin famelafte ne te cilin thuhet se Gjykimi per ceshtje fetare i takon vetem Allahut dhe askujt tjeter!
Perfundimisht mendoj se percarja e muslimaneve vjen si pasoje direkte e mesimeve te dijetareve tane, te cilet ne vend qe te na bashkojne cdo dite akoma me shum na percarje.
Ne duhet te ndjekim Allahun , Profetin dhe Kuranin dhe jo dijetaret! Secili dijetar qe predikon se ky ose ai eshte qafir, ai eshte shum larg mesimeve te Kuranit dhe mesimeve te Profetit, andaj nuk duhet ti degjojme ato dijetar.
Sot ka ardhe koha sic e tha edhe Acidi , qe te bashkohemi , te behemi nje , e per ceshtjet fetare, kush si beson , kete tia lejme gjykatesit me te mire te gjykoj ne boten tjeter.
Me Respekt
GV_USA
WE WILL NOT GO DOWN!
Alejkumu selam wr wb i nderuar vella
E pash qe nje dite kete teme e thash me mendjen time hallall i qofte ketij vellait qe shprehi ate qe gjate kohe e mendoja edhe une. Jam anetare e re ne kete forum dhe kam vene re percarjen e muslimaneve ketu.
Por kjo percarje na ndjek kudo, edhe ne jeten reale. Une vete jetoj ne perendim dhe te jem e sinqerte, kam pershtypjen se kjo percarje dhe grindje eshte pak me shume e theksuar te ne shqiptaret. Nuk e di a i ka fajet temparamenti jone dhe shpirti luftarak me te cilen cilesohemi ne si popull.![]()
Mendoj se rol luan edhe ajo se sa me shume injorant te jesh ne ceshtje te fese, aq me fanatik behesh dhe me kembengulje i mbron ata ideja, po qofshin edhe te gabuara. Fatkeqesisht shumicat e muslimaneve shqiptare kane filluar vone te mesojne rreth fese, shumicat madje ndjekin mesimet e gabuara. Por ec e merru veshte se kush ka drejte dhe kush eshte gabim kur cdonjeri kembengul se ai ka te drejte.
Kam qene shume here ne xhematet tjera (boshnjake, arabe) po nuk e di a une pata fat te vizitoj xhemate te mrekullueshme dhe harmonike, apo i gjeta ne dite te mira, por sinqerisht me shtyu te mendoj se si ka mundesi te katandisemi ne nje nivel te tille, mu sot kur bashkimi jone eshte mese i nevojshem.
Natyrisht nuk duhet te grindemi! Fundja grindja dhe ofendimet nuk jane pjese e edukates Islame po thuaj se kane zene vend ne perditshmerine tone.
Derisa shfletoja temat e ketij forumi me la pershtypje se kur eshte ne pyetje ofendimi ndaj muslimaneve, krishteret qofshin ortodoks, protestante, apo katolike behen nje, madje edhe ateistat iu bashkangjiten. Tek keta te fundit shpesh dyshoj ne ateizmin sepse per cudi, lexoj vetem sharje ndaj All-llahut dhe Profetit s.a.v.s, nderkohe nuk permendin Zotin e Krishtereve. Po te ishin metevertete ateista (disa qe nuk dua ti permend) athere do te shanin gjith me rradh. lol
InshaAllah nuk me hidhen tash vellezerit ne qafe se kam bere krahasim pa vend, e di qe do thone se nuk mundemi te krahasojme ndarjet krishtere me ata muslimane etj, ju lus mi kurseni replikat po edhe ofendimet eventuale ne adres timen. Jo per gje por metevertete kam kohe teper te kufizuar dhe nuk e kam mendjen te replikoj me askend.
Nese gjen ti Acid ndonje strategji ose mundesi per te gjet nje gjuhe te perbashket, na informo te lutem!
Nderkohe edhe une mendoj se bashkimi fillon tek pasimi i fese sone simbas Kur'anit dhe Sunnetit. Tash abdurrahmani thote:
Vellezer te dashur, une mendoj se nuk duhet ta rrespektojme gabimin e tjereve, por duhet te rrespektohemi mes vehte si vellezer dhe motra, ndersa sa u perket gabimeve ne mund te keshillohemi per mire me urtesi dhe fjale te buta pa kaluar ne banalitete dhe ofendime.po si more te respektojme gabimin,me ēfare llogjike nje njeri i drejte e thote kete?
Ne mesin e vellezerve dhe motrave mungon kjo me te shumti, dashuria dhe rrespekti i ndersjelle per hire te All-llahut s.v.t. Fundja nese diskutimet tona kane nje fryme paqesore, mundesia te mesojme dic me shume nga njeri-tjetri eshte me e madhe, ne te kunderten te vjen bezdi ti shfletojsh temat. Edhe une me shume shkrime nuk bie dakort, madje me cohen floket perpjete derisa i lexoj disa, po na mbetet te themi inshaAllah All-llahu na udhezon gjithve ne rrugen e drejte.
Wes'Selamu alejkum
Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Dritė : 09-04-2009 mė 13:27
Tema e hapur eshte shume interesante, nderkohe qe debatet e bera jane te teperta.
Degjomeni vellezer e motra, eshte zgjidhja shume e thjeshte dhe e qarte megjithese e pergjithshme por ama e vlere dhe e pakontestueshme.
Allahu i Nderuar thote ne Kuran .Kini frike Allahun dhe Allahu ju meson ju
Nderkohe ne nje tjeter varg eshte thene mjaft qarte Kush i frikesohet Allahut , ai i jep rrugezgjidhje dhe e furnizon andej nga se pret...
Pra mendoj se nuk e kemi frike Zotin ne ate, qe themi, nuk e kemi frike Zotin ne ate qe bejme, diskutojme e konfliktohemi te dukemi sikur dime dicka, gjykojme myslimanet e tjere pa pasur dituri, nuk kuptojme kufinjte tone ku i kemi dhe harrojme se qellimi yne ne kete bote eshte komplet i ndryshem me ate qe po bejme.
Harrojme traditen Profetike e theniet me aq vlere te profetit e kapemi pas tifozllekut te nje filan dijetari apo te nje tjetri(Qe nuk ju a humb vlerat asnje dijetari por gjithcka duhet lexuar nga shume burime).
Debatojme e konfliktohemi ne gjera qe nuk kane vleren e te qenit bashke, madje as 0.5% te vleres se vllezarise ne Islam.
Per me teper harrojme thenien e Profetit ku thote Une i garantoj Xhennetin nje njeriu qe i shmanget debateve, megjithese ka te drejte.
Pra ne me shume se qellimi final kemi qellim te shaqim ndasite e jo elementet e bashkimit, vellazerise e respektit te mendimit kunder.
Pra zgjidhja eshte ne tavoline, te kemi frike Zotin dhe me pas Zoti do na udhezoje ne ate qe na bashkon, perndryshe gjithcka eshte e do mbetet fallco.
Ne vija te pergjitheshme kjo por edhe mund ta shtjelloj mendimin tim, pa dashur tu rendoj me shkrime te gjate qe do me shani kur te lodheni se lexuari.
Indrit.
Ndryshuar pėr herė tė fundit nga INDRITI : 09-04-2009 mė 14:04
Injoranca nuk zhduket me top
Krijoni Kontakt