
Postuar më parë nga
Astrit Kosturi
GRAMSHI dhe, pikerisht Lubinja, eshte vendlindja e mikut tone virtual. Emri SULIOTI, me te cilin eshte prezantuar, me beri kurioz. Mendova dhe nuk pata gabuar, qe do ishte gramshiot nga krahina e Sulit, sot e pagezuar Sulova. Nga komunikimi me te, nepermjet mesazheve private, vura re se kisha takuar nje dashuri te madhe te ketij njeriu per vendlindjen. Mesova, se kishte lindur ne Lubinje dhe kishte kaluar ato vite çamarroke, qe secili prej nesh do t'i kishte zili. Aq me shume ne Lubinjen e buze Devollit, ne nje koder te bute qe kundron tërë kersheri, qytetin e Gramshit, gati 50- vjeçar. Edhe pse nuk njihem me Suliotin, e kuptoj, që enderrat e çojne tek qershite e Lubinjes, tek flladet e mengjesit, qe i dergonin si dhurate sheshin e oborrit te mbushur me molle e ftonj. E çojne tek ish moshataret e tij dhe gjithe te tjeret, punetore, bujare e zemermire...
Prandaj per Suliotin, gramshiotet kudo neper bote, shqiptaret po ashtu dhe veçanerisht per Lubinjen dhe njerezit e saj teper te veçante, po bej kete pershkrim dhe po shkruaj diçka me shume.Them njerez teper te veçante, sepse nuk ka punetore te tille, ne asnje vend te Shqiperise. Nuk ka mbetur, asnje pellembe toke e papunuar. Eshte mbushur i teri ai fshat me vreshta te sistemuara bukur dhe, sidomos keto dite, fshati ka veshur fustanin e luleve te qershive dhe gjithandej gumzhijne bletet. Ndoshta, jo pa qellim, toponimi Lubinje ka qene i goditur. Vend, i dashur, me njerez qe ndjehen perhere te dashuruar dhe qe dashurojne aq magjishem punen dhe vendlindjen e tyre...
Kjo, eshte ajo çka eshte private, çka u takon njerezve. Ndersa, tek ajo qe quhet publike, ka mjafte probleme. Edhe pse fare afer qytetit, rruga e keqe e ben te larget kete fshat. Prodhimet e shumta, shiten batiava dhe grabiten nga matrapazet, ne kete treg te deformuar e pa rregulla.
Se fundi diçka per kete zone, qe po e shkepus nga libri im "Shuplaka e fatit":
" ... Themelet e para të këtij qyteti u vunë aty nga vitet ’60…
Deri në atë kohë popullsia e quajtur gramshiote, gjendej e shpërndarë në tre krahinat e mirënjohura për bujari e mençuri të kësaj treve…!
Vërça, Sulova e Tomorrica kanë nxjerrë burra të dëgjuar si për zonën ashtu edhe më gjërë, për çështjen kombëtare...
... Gramshiotët janë të sacrificës. Ata e kanë përballuar lodhjen dhe punën në udhët e ngushta e të vështira të botës.
Kjo nuk përbën ndonjë rastësi … !?
Këta njerëz apo prindërit e tyre, kanë marrë energjinë e majave dhe pllajave të Lenies, Valamares, Lisecit dhe Tomorrit. Janë përshëndetur me vegimet e agut të mëngjesit,me brymën,acarin e tufanin … !
Pikërisht këtyre maleve, pyjeve, luginave dhe liqeneve u dedikohemi për fuqinë, energjinë dhe qënien të paepur.
Prandaj, përpiqemi t’u kthejmë blerimin dhe zërat blerorë, zonës së Gramshit ku ndjehet jehona e shpirtrave të burrave të dëgjuar..."
Krijoni Kontakt