Nxënësit e një klase të shkollës së mesme në Shqipëri kanë vendosur të bëjnë shaka me profesorin e tyre me rastin e 1 prilli duke pirë ilaçe qetësimi dhe kanë fjetur në klasë, shkruajnë mediat shqiptare.
Të gjithë 20 nxënësit e një klase të shkollës së mesme në Sarandë kanë pirë nga një apo dy pilula të diazepamit të cilat i kanë blerë në farmaci.
Profesori është frikësuar tej mase kur e ka parë se si e tërë klasa ishte në gjumë të thellë dhe të gjithë nxënësit janë dërguar në spital ku edhe është zbuluar shakaja e pakripë.
Drejtori i shkollës e ka cilësuar shakanë e nxënësve si “idiotizëm kolektiv".
Krijoni Kontakt