Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 3
  1. #1
    i/e larguar
    Anėtarėsuar
    26-04-2002
    Postime
    145

    Anilda Ibrahimi ne Torino




    Anilda Ibrahimi
    prezanton nė Torino

    'Rosso come una sposa'

    (Einaudi, 2008)

    Ditėn e Enjte datė 02 Prill 2009 orėn 19.30, nė bibliotekėn “Italo Calvino”, nė Lungo Dora Agrigento 94, nė Torino do tė prezantohet libri 'Rosso come una sposa' i autores Shqiptare Anilda Ibrahimi.

    Prezantimi i librit bėhet nė kuadėr tė projektit 'Via Egnatia – Passaggio a Est'.

    I ideuar dhe realizuar nga Shoqata Vatra, projekti parashikon krijimin e seksioneve me libra nė gjuhėn Shqipe nė tė katėrmbėdhjetė bibliotekat e qytetit tė Torinos.

    Rreth 110 tituj tė autorėve mė tė mirė tė letėrsisė dhe publicistikės klasike Shqipe si: Naim Frasheri, Fan Noli, Gjergj Fishta, Faik Konica, Migjeni, Ernest Koliqi, Martin Camaj, Mitrush Kuteli, Lasgush Poradeci, etj, por edhe tė autorėve bashkėkohorė si Kadare, Agolli, Kongoli, Zhiti, Spanjolli, Dones, Hatibi e Ahmeti do tė jenė tė pranishėm nė raftet dhe sallat e leximit tė bibliotekave tė Torinos.

    Ky fond, i pėrbėrė nga mbi 1200 libra, ėshtė edhe njė vetrinat mė tė mėdha tė librit nė gjuhėn Shqipe jashte territoreve tė banuara nga Shqiptarėt.

    Nė prezantimin e 2 Prillit, ku hyrja do tė jetė e lirė, do tė marrin pjesė Fiorenzo Alfieri, Asesor i Kulturės nė Bashkinė e Torinos, Ilda Curti, Asesore e Integrimit nė Bashkinė e Torinos, Paolo Messina, Drejtor i Pėrgjithshėm i Bibliotekave tė Torinos dhe Benko Gjata, korrespondent i ATSH-sė nė Itali.

    Prezantimi i librit do tė pasurohet nga leximi i pjesėve tė zgjedhura tė romanit, tė shoqėruara me muzikė klasike nga Haydn, Mozart dhe Jakova tė ekzekutuara nga kuarteti Eklips, i pėrbėrė nga muzikantė tė rinj profesionistė Shqiptarė dhe Italjanė (Leonard Simaku dhe Elton Tola, violinė; Eriola Gripshi, violė; Matilda Colliard, violincel)

    Nė fund tė takimit Vatra ofron pėr pjesėmarrėsit njė koktej me specialitete tė traditės gastronomike Shqiptare tė shoqėruara me verėra tė zgjedhura Piemonteze.

    Ky event i propozuar nga Shoqata Kulturore Italo-Shqiptare Vatra ėshtė realizuar me mbėshtetjen e Ambasadės Shqiptare nė Romė, tė Federatės sė Shoqatave Shqiptare, Italo-Shqiptare dhe Arbėreshe tė Piemontit si edhe tė Zyrės sė Pėrfaqėsimit tė Dhomės sė Tregtisė dhe Industrisė sė Tiranės nė Torino.

    Anilda Ibrahimi

    Anilda Ibrahimi ka lindur nė Vlorė nė vitin 1972. Ajo ka frekuentuar Fakultetin e Letėrsisė nė Universitetin e Tiranės dhe mė pas, nė vitin 1993 ėshtė larguar nga Shqipėria pėr tu vendosur fillimisht nė Zvicėr dhe pastaj nė Itali, ku jeton edhe sot bashkė me familjen.

    Romani i saj i parė, “Rosso come una sposa” ėshtė njė nga librat mė tė suksesshėm tė botuar nė Itali nė 2008-ėn. E pritur jashtėzakonisht mirė si nga publiku ashtu edhe nga kritika, sprova e shkrimtares Shqiptare, e hedhur nė treg nga shtėpia botuese prestigjioze Einaudi ėshtė bėrė shumė shpejt njė best-seller.

    Shoqata Kulturore Italo-Shqiptare Vatra

    Vatra ėshtė themeluar nė Torino nė vitin 2002 me nismėn e njė grupi qytetarėsh Shqiptarė dhe Italjanė. Ajo zhvillon veprimtari tė cilat kanė pėr qėllim integrimin sa mė tė mirė e mė tė shpejtė tė qytetarėve Shqiptarė nė shoqėrinė Italjane, duke vlerėsuar njėkohėsisht identitetin kulturor tė bashkėsisė.

    Falė veprimtarisė sė saj tė dendur kulturore dhe institucionale, Torino ėshtė shndėrruar kėto vitet e fundit nė njė nga qėndrat mė mikpritėse ndaj artit dhe kulturės Shqiptare nė Europė.


    Pėr mė shumė tė dhėna:

    Benko Gjata
    Associazione Culturale Italo-Albanese Vatra
    Via Piazzi 12, 10123, Torino
    Cel. +39 339 3376951
    Fax +39 011 6060412
    E-mail vatra@hotmail.it

  2. #2
    Urime urime...

  3. #3
    i/e larguar
    Anėtarėsuar
    26-04-2002
    Postime
    145

    Anilda Ibrahimi prezanton ne Torino librin e saj te pare



    Anilda Ibrahimi prezanton nė Torino 'Rosso come una sposa' (Einaudi, 2008)

    “Shqiptarėt janė tashmė njė nga bashkėsitė e huaja mė tė integruara nė Itali. Ata i japin shoqėrisė Italjane tė paktėn po aq sa marrin prej saj, ndaj nuk duhen konsideruar as mė shumė e as mė pak se qytetarė me tė drejta tė plota. Nė kėtė kontekst duhet konsideruar edhe letėrsia ime. Ajo ėshtė vlerėsuar nga shtėpia botuese Einaudi e mė pas nga lexuesit dhe nga kritika, jo sepse ėshtė realizuar nga njė shkrimtare e huaj, nė kėtė rast me origjinė Shqiptare, por pasi pėrmban vlera nė vetvete, tė pavarura nga kombėsia e autores sė saj.”

    Kėshtu u shpreh shkrimtarja Shqiptare Anilda Ibrahimi gjatė takimit me publikun torinez qė u zhvillua ditėn e Enjte, datė 2 prill 2009, nė Torino, nė mjediset e bibliotekės Italo Calvino. Ndėrhyrjet e saj u mirėpritėn dhe u duartrokitėn gjatė nga publiku i shumtė i pranishėm nė sallė.



    “’Rosso come una sposa’ ėshtė romani im i parė” u shpreh autorja. “Atė kam dashur t’ja dedikoj familjarėve tė mi, nė veēanti grave tė familjes sime, duke u pėrpjekur kėshtu t’ju kthej atyre tė gjithė mirėsinė qė mė kanė dhuruar gjatė fėmijėrisė sime.”

    Nė takim morėn pjesė mbi 150 persona, Shqiptarė dhe Italjanė, ndėr tė cilėt edhe shume eksponentė tė institucioneve vendore dhe tė botės artistike e intelektuale tė Torinos.

    Ilda Curti, Asesore e Integrimit nė Bashkinė e Torinos, e cila pėrshėndeti publikun nė emėr tė institucioneve tė qytetit, shprehu konsideratėn e lartė pėr krijimtarinė e shkrimtares Shqiptare. Ajo e renditi letėrsinė e Anilda Ibrahimit krahas veprave tė shkrimtarėve mė tė mėdhenj tė kohės, tė cilėt po kontribuojnė nė transformimin e letėrsisė bashkėkohore europjane. “‘E kuqja si nuse’ e Anildės,” tha ajo “mė tėrhoqi menjėherė pėr pėrdorimin origjinal e tė shkathėt tė gjuhės Italjane, pėr tramėn e tij tė veēantė, me nė qendėr historinė e disa brezave grash Shqiptare, pėrgjatė njė shekulli tė historisė sė Shqipėrisė, si edhe pėr pėrdorimin e njė gjuhe tė ngarkuar me ironie absolute, e cila e bėn leximin edhe mė tė kėndshėm”.

    Ndėrsa Paolo Messina, drejtor i pėrgjithshėm i bibliotekave tė Torinos, tha se ėshtė shumė e rėndėsishme qė pasuria e origjinės sė njė individi tė mos mbyllet nė sirtar, kur ky emigron nė njė vend tjetėr. Ajo duhet tė shpaloset nė tė gjitha trajtat e saj origjinale, theksoi ai, pasi duke ndėrtuar marrdhėnie me kulturėn e vendit pritės, rrėnjėt e vendit tė origjinės mund tė japin lule e fryte tė mrekullueshme, siē ėshtė edhe libri ‘Rosso come una sposa’ i Anilda Ibrahimit.

    Prezantimi i librit u pasurua edhe nga leximi i pjesėve tė zgjedhura tė romanit, tė shoqėruara me muzikė klasike nga Haydn, Mozart dhe Jakova tė ekzekutuara nga kuarteti Eklips, i pėrbėrė nga muzikantė tė rinj profesionistė Shqiptarė dhe Italjanė (Leonard Simaku dhe Elton Tola, violinė; Eriola Gripshi, violė; Matilda Colliard, violinēel). Emocione tė veēanta krijoi tek publiku ekzekutimi i njė fragmenti tė shkėputur nga akti i katėrt i operas sė parė Shqiptare, Mrika, tė kompozitorit Prenk Jakova.



    Ky event, i propozuar nga Shoqata Kulturore Italo-Shqiptare Vatra u realizuar me mbėshtetjen e Ambasadės Shqiptare nė Romė, tė Federatės sė Shoqatave Shqiptare, Italo-Shqiptare dhe Arbėreshe tė Piemontit si edhe tė Zyrės sė Pėrfaqėsimit tė Dhomės sė Tregtisė dhe Industrisė sė Tiranės nė Torino.

    Torino, 04.04.2009

Tema tė Ngjashme

  1. Haxhillėk? Cka eshte haxhillek? Cka don te thote Haxh?
    Nga Rroni01 nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 14
    Postimi i Fundit: 15-01-2010, 14:33
  2. Popujt e zhdukur
    Nga Fatih nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 15
    Postimi i Fundit: 03-01-2010, 19:27
  3. Prezantohet ne Torino dokumentari "Pranvere ne Kosove"
    Nga BenAlbani nė forumin Bashkėpatriotėt e mi nė botė
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 19-02-2009, 11:41
  4. Islami Nė Trojet Iliro-shqiptare Gjatė Shekujve
    Nga Arber gerguri nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 6
    Postimi i Fundit: 02-02-2009, 16:01
  5. SERIA A 2006/07 - (FC Inter - kampion)
    Nga inter_forever nė forumin Sporti nėpėr botė
    Pėrgjigje: 369
    Postimi i Fundit: 16-06-2007, 10:26

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •