Close
Faqja 1 prej 3 123 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 1 deri 20 prej 51
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-03-2009
    Postime
    15
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime

    Pse e humbi debatin televiziv Edi Rama

    Nga Mark Marku
    Kryetari i Partisė Socialiste, zoti Edi Rama, ka zhgėnjyer parmbrėmė nė debatin e zhvilluar nė njė panel me gazetarė dhe analistė, zhvilluar nė kanalin televiziv Top Channel. Ai nuk ka mundur t’u japė pėrgjigje disa pyetjeve themelore qė kanė tė bėjnė me projektin elektoral tė partisė sė tij.

    Mė konkretisht, Edi Rama nuk iu pėrgjigj pyetjes logjike se “ēfarė konkretisht u ofron kjo parti shqiptarėve, ose mė saktė se ēfarė surprize fshihet pas sloganit ‘pėrtej tė majtės dhe tė djathtės’? Edhe pas pėrgjigjeve tė tij nuk u kuptua se cilat do tė jenė prioritetet e qeverisė sė ardhshme socialiste nėse PS-ja dhe Edi Rama i fiton zgjedhjet, ēfarė reformash ekonomike do tė kryhen, cila do tė jetė oferta e tij pėr papunėsinė, dhe ēfarė alternativash ofron kjo parti pėr krizėn e sistemit energjetik, pėr arsimin, pėr infrastrukturėn, pėr integrimin e kėshtu me radhė. Pėrgjigjja e tij nė kėtė rast ishte e vetme dhe e njėjtė “oferta jam unė”. Madje ai shkoi mė tej, duke u thėnė shqiptarėve se ishin me fat qė e kishin Edi Ramėn. Pa i mohuar meritat e tij nė politikėn shqiptare gjatė kėtyre viteve, deklarimi i tij tė dukej mė afėr delirit tė politikanėve paranojakė se sa realitetit politik qė ngėrthen nė vetvete dukuria Rama. Por Rama nuk iu pėrgjigj edhe pyetjeve tė tjera tė rėndėsishme. P.sh., ne nuk e kuptuam se pse politika e tij ishte e re, nuk morėm njė pėrgjigje nėse ai do tė kandidonte nė listėn e deputetėve tė PS-sė e kėshtu me radhė. Militantėt e PS-sė duhet tė jenė zhgėnjyer shumė teksa kanė marrė vesh se gjenerali i tyre nuk ėshtė ende i vendosur pėr tė marrė pjesė nė betejė bashkė me ta, pasi mes lėnies sė postit tė Kryetarit tė Bashkisė sė Tiranės dhe pjesėmarrjes si deputet nė Kuvendin e Shqipėrisė, ai ishte gati tė zgjidhte tė parėn, d.m.th. tė mbetej kryetar Bashkie.
    Arsyet e humbjes sė debatit televiziv tė parmbrėmshėm shpjegohen me vetė modelin politik tė Ramės. Ai ėshtė modeli i liderit politik qė e mbėshtet strategjinė e komunikimit mbi imazhin. Zakonisht liderė tė tillė bėjnė kujdes qė imazhi i tyre tė shkojė tek sa mė shumė njerėz dhe pėr kėtė pėrdorin me efikasitet mediat televizive qė janė instrumente tė pėrsosura tė pėrhapjes sė imazhit. Liderėt e imazhit e zėvendėsojnė imazhin me idenė, veprimin me gjestin, faktet me opinionet, transparencėn me dukjen e transparencės, debatin me iluzionin e tij, dialogun me iluzionin e tij, pėrmbajtjen me formėn. Specialistėt e komunikimit i quajnė telepolitikanė kėtė kategori politikanėsh dhe mendojnė se ky model i ka fillesat nė fushatėn e presidentit amerikan Kenedi, i cili qe i pari politikan modern qė diti ta kuptojė rėndėsinė e televizionit, njė media kjo e re atėherė qė sapo ishte shfaqur. Por qė njė politikan tė ketė njė sukses afatgjatė mendojnė specialistėt imazhi ėshtė i pamjaftueshėm. Pėr kėtė arsye duhet bashkuar me idenė.
    Rama e humbi debatin me gazetarėt, pra pikėrisht pėr shkak tė modelit tė vet. Ky model nuk mund tė pėrballojė njė debat pėrmbajtėsor. Dhe debati i parmbrėmshėm ishte pikėrisht njė i tillė. Ai prekte ēėshtjet themelore tė njė fushate elektorale, ēėshtjet kryesore tė pushtetit dhe problemeve qė priten tė zgjidhen prej tij, shqetėsimet kryesore tė vendit. Por modeli i telepolitikanit nuk shqetėsohet pėr gjėra tė tilla. Dhe pikėrisht pėr kėtė arsye as nuk mund dhe as nuk do tė pėrgjigjet. Rama e humbi debatin pikėrisht se politikani i imazhit mishėrim i pėrsosur i tė cilit ai ėshtė nė politikėn shqiptare nuk i duron pse-tė. Pse-ja do tė thotė futje nė punė e logjikės, e fakteve, e bindjes nėpėrmjet tyre. Dhe paneli me tė vėrtetė e teproi me pse-tė e tij.
    Zhgėnjimi qė solli Rama ėshtė pak befasues, pasi fushata e tij ishte nė ngjitje dhe mjaft mirė e konceptuar po ta vlerėsosh me kriteret e komunikimit dhe tė marketingut politik. Ta pranojmė, ishte njė orkestrim gati i pėrsosur. Megjithatė dukej se diēka i mungonte. Kjo diēka ishte pėrmbajtja. Dhe ishte pikėrisht kryetari PS-sė qė e zbuloi mungesėn e saj tė madhe. E jo kundėrshtari. Pėrtej tė majtės dhe tė djathtės nuk ka pėrmbajtje.

    Burimi : Panorama
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Albo : 01-04-2009 mė 09:57

  2. #2
    :::))))((((::: Maska e ai_shoku
    Anėtarėsuar
    03-08-2007
    Vendndodhja
    United States Of Albania
    Postime
    247
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime
    Kush eshte ky Mark Marku?
    Do jete ndonje PDist ky qe flet keshtu se ska si te jete ndryshe.
    Nuk i lexova fare brockullat qe ka shkruajtur se budalliqe jane.

    Edi Rama nuk qe ne debat as per te humb e as per te fitu, thjesht qe para disa analisteve qe i benin pyetje, ku eshte e humbura ktu.

    Se nuk i pelqen Markut Edi spo i ruhet njeriut.

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e JACK FOLLA
    Anėtarėsuar
    10-11-2003
    Vendndodhja
    Itali
    Mosha
    45
    Postime
    120
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime
    Rama kishte menduar ta perdorte TOP STORY si miting elektoral.
    Fliste me fjale te mesuara permendesh nga fjlaimet e Kenedy, por Rama nuk ka ritem dhe force bindese ne ato qe thote, duket nje nxenes qe la mesuar librin permendesh, dhe sapo dikush i ben nje pyetje humbet toruan.

    Minxhozi?
    Ku u e ka dinjitetin njeriu Minxhozi, jo gazetari Minxhozi.
    sepse gazetar nuk mund ta quaj sepse do te ishte ofendim per gazetaret.
    Sa here qe bente nje pyetje i dridheshin gjunjet nga paniku se mos bente ndonje pyetje qe nuk ti pelqente Rames.

    Per mendimin tim edhe gazetaret e tjere gabuan qe theksonin shume faktin e fotove lakuriq, sepse Ramen mund ta zesh ngushte ne 1000 gjera te tjera konkrete dhe nuk ke nevoje te zbresesh ne gjera te tilla.

    Sokol Balla, kapi kufirin e ezaurimentit nervoz, sa here qe biseda behej e veshtire per Ramen jepte reklama, shprehte shenja nervozizmi,
    nuk e di nese kishte me shume frike nga Rama apo nga gruaja (sekretarja e Rames) kur do kthehej ne darke.

    Rama nuk ju pergjigj asnjeres prej pyetjeve, si per shmebull: A do te kandidoje per deputet?
    sepse Rama nuk mund te mbetet pa bashki dhe e di qe zgjedhjet jane shume te veshtira per te.

    Rama, ka nje difekt te madhe ne te folur, ketu po e krahasoj me Salen.
    Rama nuk godet ne zemer, perpiqet te flase me fjale te medha dhe me shprehje te bera, kjo ben qe mos te deportoje ne shtresat injorante, sepse nuk e kuptojne dhe te behet i peshtire per me inteligjentet sepse kuptojne demagogjine e tij.

    Sala, edhe pse eshte idiot, eshte i drejtperdrejte dhe i kuptueshem, pamvaresisht nga ajo qe thote, sepse e di qe nuk flet ne nje seminar Univeristeti, por po i flet Shqiptareve, ku 10% e popullsise jane analfabete.

    Rama, gjate debatit, i shpetoi edhe vetja e tij nga dora, sapo ndihej ngushte nxorri fytyren e vertete, ate fytyre te cilen te gjithe ata qe e njohin e dine, nxorri diktatotin Rama, ate qe numeron votat me gishta.

    Rama nuk foli per asgje konkrete, por u perpoq te fliste per nje politike te re, per periudhe te re, nderkohe qe populli kerkon gjera konkrete dhe jo fjale te bukura prej mesie, sepes Rama nuk ka ardhur sot ne politike por ka 10 vjet qe eshte ne pushtet.

    Shpetimi i Rames ne debatet e ardhshem eshte qe ai nuk duhet te kete asnje gazetar perballe, Rames i pelqen monologu, i vetmi njeri qe shkon dakort me Ramen eshte vetem Edi Rama.

    Kam njohur nje vajze qe tani studion ne Itali dhe dikur ka punuar ne Bashkine e Tiranes.
    Me tha: nga Rama kane te gjithe frike, madje ne Bashki jetohet nje klime terrori.

    Nese Rama do te vihet akome ne situata te tilla, jam i sigurte qe nuk do te duroje me dhe do nxjerri Ramen e disa viteve me pare, ate qe bertiste O Doktor e dilte me sepate ne dore neper Tirane.
    Adresat e faqeve personale mund ti vendosesh ne profil por jo ne firme. Stafi i Forumit

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e Nice_Boy
    Anėtarėsuar
    25-01-2004
    Vendndodhja
    Larg vendlindjes i pa shpi..
    Postime
    4,278
    Faleminderit
    0
    21 falenderime nė 21 postime
    A mundem me pa kete emision? Nqs po ... ne cilen faqe?
    Mė gėnjeu pasuria, jeta vrap mė iku shpejt dhe u thinja u dergja u plaka nė dhe tė huaj do tė vdes..

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e _AuLoNa_
    Anėtarėsuar
    05-04-2007
    Postime
    1,232
    Faleminderit
    0
    8 falenderime nė 8 postime

    Talking

    Citim Postuar mė parė nga GjIlAnAsI_cSi Lexo Postimin
    A mundem me pa kete emision? Nqs po ... ne cilen faqe?











    Nje gje tjeter, e ka degjuar dikush Mark Markun kur flet apo debaton!?
    Actions speak louder than words, but in this case words are speaking volumes .

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,892
    Faleminderit
    59
    120 falenderime nė 110 postime
    xhak fjolla..

    ajo vajza qe thua ti ka shum te drejte.
    edvini i perdor te dyja..dhe lapsin e ballave dhe koburet e altineve..

    pra skan faj ne bashki qe jetojne me tmerr.
    po mir tu behet.
    liria duhet kerkuar sepse ska vlere paraja kur jeton pran nje krokodili si edvini.
    ajo belinda e ballukve te balles kushedi se c'faqe tjera te karakterit te edvinit njeh..
    po sic duket do i lene si memeriale kur te dalin ne pension.
    ne ne forum ja kemi xheshur ketij vampiri krejt maskat..
    dhe mir ja bejme.

    kelishi i nexhmijes nuk duhet te sundoje me as mbi tiran as mbi shqiperine.
    ne se do kisha vetem dy alternativa per te votuar .. edvinin dhe djemt e enver hoxhes.. kisha votuar ndonje djal te enverit sepse jan 1000 her me njerez se ky kanibal i stazhionuar..


    vura re atmosferen ne studion e tvsh-se kur 4 gazetare 3 nga te cilet ishin anti-berishist te njohur zhvilluan bisede me berishen..
    edhe se e ngucen me qindra pyetje e e nderprisnin qindra here perseri berisha e rrezatoj nje gjendje ne studio ku ndihej liria e ciltersia e aspak ndonje shenj frike..
    pra 4 gazetaret e sidomos ai i panorames.. ai peza e pandi e i top chanellit kikia.. folen me kryeministrin si te kishin perpara nje cun te lagjes.. pra asnji stres e asnji panik..
    kjo eshte demokracia..


    ..
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Brari : 31-03-2009 mė 00:41

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e _AuLoNa_
    Anėtarėsuar
    05-04-2007
    Postime
    1,232
    Faleminderit
    0
    8 falenderime nė 8 postime

    Talking

    Pukė, nxėnėsit protestojnė kundėr largimit tė mėsuesve

    http://www.balkanweb.com/sitev4/news...1.php?id=34303

    ^^^Shiko video


    Po me duket si internimet e kohes se komunizmit, kur i conin njerezit intelektuale ne kopeartiva.
    Actions speak louder than words, but in this case words are speaking volumes .

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e SKIFTERI&12.05
    Anėtarėsuar
    04-11-2007
    Postime
    424
    Faleminderit
    9
    8 falenderime nė 8 postime
    qenka dridh puka nga kjo protest masive.hhhhhhhhhhhhaaaaaaaaaaaaaaaa

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e _AuLoNa_
    Anėtarėsuar
    05-04-2007
    Postime
    1,232
    Faleminderit
    0
    8 falenderime nė 8 postime
    Citim Postuar mė parė nga SKIFTERI&12.05 Lexo Postimin
    qenka dridh puka nga kjo protest masive.hhhhhhhhhhhhaaaaaaaaaaaaaaaa

    Po mase nuk eshte dridh, por po me duket sikur po vazhdon akoma komunizmi andej nga juve....
    Actions speak louder than words, but in this case words are speaking volumes .

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,892
    Faleminderit
    59
    120 falenderime nė 110 postime
    tash pash pak nga keto videot e edvinit.. qe ka sjelle auulona.. nga vlona..
    flet edvinua se ka papunesi..
    mir ben qe flet.. por ne ate cop shqiperi ku ai eshte kryeminister..pra mbi tirane.. si e lufton ai kopil papunesine..
    le te shohim..

    kur plasi gerdeci.. mesuam dhe gjera tjera qe nuk i dinim..
    psh mesuam se ish kompleksi i uzines ENVER.. pra tere ato objekte brenda asaj siperfaqeje gjigande i ishte dhene per ndertim gratacielesh.. deliut te jorgjijes.. nga vet edvinua..

    ata qe e njohin zonen ne fjale.. e dine se rreth e rreth uzines enver qe ne koh te enverit ka qene aty nje zone e mbi populluar me pallate.. pra cfar i duheshin asaj zone te tjera dhjetra "pallate te trasha".. ?
    pse nuk i perdori edvinua si pun dashes i madh ato objekte te ish uzines enver per krijimin e njesive te vogla apo dhe te medha per pune..?

    Aty fare mire inxhinieret.. mjeshtrit e duar artet qe sna mungojne te linin kafenete e papunesise.. e te mund te merrnin hapsira te bollshme per te ushtruar zanatet e tyre.. te cdo lloj natyre qofshin.. perjashto ato me pasoja ndotjeje.. e te punesoheshin ne kto punishte e apo fabrikeza te vogla tip Lombardeze..qindra zanatlij te vjeter e pasionante te rinj..

    mirpo sic duket sdel llogaria ashtu..
    te prese edvinua qerate e ketyre prodhusve .. 5 leka sot 5 leka neser e me to te mbushe xhepat..
    jo mole aq gomar e dini ju ate..
    ku ka me mire se nje firme e vule aty per delijorgjin e vuuuu derdhen meleonat ne xhep te qillotave pezako-armano xhiste te edvinit.. e..pastaj atje ne kontot sekrete te zvicer austri amerikes.. krrap kkryp drynin e celsin ne xhep.. or tungatjeta..

    mjeshtri i madh edvin ka futur ne xhep gjithcka.. por mos qofte te fuse dhe kte cop forum.. ku do mundemi tja themi gjerat sic jane..

    apo jo..

    flet kunder varferise edvinua..
    te gjithe e dine se ai e bashkoj PS-ne me motivin e vertete qe i mban ata te bashkuar..
    shok te mij te dashur super hajdute u tha ai athere shqip fare.. pse duhet ne te nxjerrim bojen njeri jatrit.. ku shkojm keshtu.. behuni me mua dhe asnje hajdut nuk do ndihet i rrezikuar.. te vjedhim bashkerisht e ta mbrojme njeri jatrin.. si nje familje e forte.. hajduitesh ( ose socialistesh qe e etiketoj rucua) e te mos leme asnje shteg te na i mesoj kush paudhesite e pocaqite..

    me kte ai menjanoj nanon i cili coku hidhte romuze hajdutve te vet.. romuze qe beheshin shkak per argumentime anti-Ps nga opinioni..
    pra tha edvinua.. me mua do kini siguri perjete.. te vjedhim e te jemi te bashkuar..

    e ky hajdut flet kunder varferise..
    e dihet se varferia per popullin buron nga hajdutlleku.. i nje klani..





    ....

  11. #11
    i/e regjistruar Maska e altruisti_ek84
    Anėtarėsuar
    18-07-2007
    Vendndodhja
    Prizren
    Mosha
    36
    Postime
    1,153
    Faleminderit
    0
    10 falenderime nė 10 postime
    Po fitoj Edvinua ne qershor shqiperia do filloj te hec prapa....
    _____________________________________
    ™I mencur eshte ai, i cili kujton vdekjen e tij..!

  12. #12
    2010 Triplete Maska e oliinter
    Anėtarėsuar
    14-11-2004
    Postime
    2,813
    Faleminderit
    0
    8 falenderime nė 8 postime
    Citim Postuar mė parė nga altruisti_ek84 Lexo Postimin
    Po fitoj Edvinua ne qershor shqiperia do filloj te hec prapa....
    nuk fiton cobani mer aman se nuk e le sala
    vari leshte

  13. #13
    ***
    Anėtarėsuar
    03-07-2008
    Postime
    846
    Faleminderit
    0
    3 falenderime nė 3 postime
    Pavarsisht, e humbi apo jo debatin Edi Rama, shqiptaret gjenden ne nje udhekryq. Ku do te shkoje vota e tyre (ne rast se merret parasysh)? Flitet shume per hapjen e dosjeve dhe pastrimet e partive te medha nga ish-spiunet e sigurimit te shtetit. Po vjen koha qe kjo klase politike do spastrohet nga te vjetrit. Por te rinjte a jane, me te vertete, perkrahes te idese per politike te re? Aspak. Edi Rama e ka vene PS-ne nen diktatin e tij "recito ato qe te them une ose ik". Dhe ky fenomen haset shume lehte po te veshtorjme prapa ne historine e diktatoreve te luftes se dyte boterore.
    Nuk besoj se eshte e veshtire te vesh re menyren se si reciton Edi Rama gjate takimit me elektoratin. Nuk besoj se eshte e veshtire te vesh re se si e imitojne me perpikmeri Edi Ramen dhe te foluren e tij, Eduart Shalsi, Mimi Kodheli, Kastriot Islami, etj etj. Fushata e tyre eshte vetem shtirje. Ata duan te ngjallin ne popull ndjenja te forta, deri ne momentin qe mund te fitojne zgjedhejt. Te njejten gje beri Sarkozia kur i premtoi elektoratit francez se do te rivendoste qetesine ne Paris nga rremuja qe kishin shkaktuar emigrantet. I premtoi debimin e tyre. Me te marre pushtetin, jo vetem qe nuk i vuri ne vend premtimet por tashme po thyen edhe ato pak tradita qe i kane mbetur frances per tu krenuar. Nuk duhet te harrojme qe Sarkozia eshte vetem nje kukull qe po e mban gjalle famen e tij me bemat ne jeten personale. Te tille rruge po ndjek edhe Edi Rama.
    Detyron ish vjehrren e tij, te flase mire per figuren e tij, dhe te hedhe poshte te bijen e saj e cila preku ēmendinat prej akuzave qe i beri ky njeri. Dhe i gjithe ky rrefim u be ne njeren prej gazetave dhe medias me te afert me te majtet ne Shqiperi. Njekohesisht edhe debati me gazetaret u be ne nje media te ngritur po nga kjo e majte.

  14. #14
    i/e regjistruar Maska e _AuLoNa_
    Anėtarėsuar
    05-04-2007
    Postime
    1,232
    Faleminderit
    0
    8 falenderime nė 8 postime

    Talking

    Citim Postuar mė parė nga altruisti_ek84 Lexo Postimin
    Po fitoj Edvinua ne qershor shqiperia do filloj te hec prapa....
    Nga e more vesh ti kete, nga Prishtina!....
    Actions speak louder than words, but in this case words are speaking volumes .

  15. #15
    i/e regjistruar Maska e _AuLoNa_
    Anėtarėsuar
    05-04-2007
    Postime
    1,232
    Faleminderit
    0
    8 falenderime nė 8 postime
    Citim Postuar mė parė nga Conquistador Lexo Postimin
    Pavarsisht, e humbi apo jo debatin Edi Rama, shqiptaret gjenden ne nje udhekryq. Ku do te shkoje vota e tyre (ne rast se merret parasysh)? Flitet shume per hapjen e dosjeve dhe pastrimet e partive te medha nga ish-spiunet e sigurimit te shtetit. Po vjen koha qe kjo klase politike do spastrohet nga te vjetrit. Por te rinjte a jane, me te vertete, perkrahes te idese per politike te re? Aspak.
    Po pra, ketu eshte puna, sepse dosjet duheshin hapur, por su hapen pikerisht nga komunistet qe na qeverisin akoma, por fillojne e bejne sestacione ne sy te botes per tua hedhur te tjereve. Kete vetem disa qe vertet nuk perdorion llogjiken, mund te mos ta kuptonin, sepse qekur filluan lojerat e dosjeve, ashtu sic thashe ashtu doli, qe nuk do te hapeshin.


    Edi Rama e ka vene PS-ne nen diktatin e tij "recito ato qe te them une ose ik". Dhe ky fenomen haset shume lehte po te veshtorjme prapa ne historine e diktatoreve te luftes se dyte boterore.
    Po kjo ndodh ne c'do parti, nuk i ke pare ti ata te anes tjeter, qe recitojne te njetat gjera dhe ne menryen si flet udhehqesi tyre, kur dalin te informojne popullin!?

    A nuk ishte Biberaj qe tha qe PD-ja eshte bere si nje shkolle Bizantine.
    Biberaj u hoq nga ajo pozite, vetem se i nxorri Topallit genjeshtren qe ajo thoshte ishte takuar me kongresman ketu ne Amerike, ose kishte takuar Hillarin, kur ajo video ishte e 2005.

    Asnje gje e re, midis dy partive, te dyja merr nejrs perplas per tjetern.

    Tani duam te vemi perpara me kush eshte me pak e keqja nga te dyja. Athere hajde shkojme prape ne komunizem e leme te njetin njeri per 50 vjet te tjera.


    Nuk besoj se eshte e veshtire te vesh re menyren se si reciton Edi Rama gjate takimit me elektoratin. Nuk besoj se eshte e veshtire te vesh re se si e imitojne me perpikmeri Edi Ramen dhe te foluren e tij, Eduart Shalsi, Mimi Kodheli, Kastriot Islami, etj etj. Fushata e tyre eshte vetem shtirje. Ata duan te ngjallin ne popull ndjenja te forta, deri ne momentin qe mund te fitojne zgjedhejt. Te njejten gje beri Sarkozia kur i premtoi elektoratit francez se do te rivendoste qetesine ne Paris nga rremuja qe kishin shkaktuar emigrantet. I premtoi debimin e tyre. Me te marre pushtetin, jo vetem qe nuk i vuri ne vend premtimet por tashme po thyen edhe ato pak tradita qe i kane mbetur frances per tu krenuar. Nuk duhet te harrojme qe Sarkozia eshte vetem nje kukull qe po e mban gjalle famen e tij me bemat ne jeten personale. Te tille rruge po ndjek edhe Edi Rama.

    E ndoqe leketoratin ne Amerike, une mesa e shikoj Edin ka zgjedhur pikerisht ate menyre elektoriati, dhe shume mire, sepse ai do te fitoje, nuk do te humbas. Kjo eshte politika, genje e mashtro deri sa te fitosh.

    Kjo duhet kuptuar nga te gjithe ne qe debatojme per politike.

    Detyron ish vjehrren e tij, te flase mire per figuren e tij, dhe te hedhe poshte te bijen e saj e cila preku ēmendinat prej akuzave qe i beri ky njeri. Dhe i gjithe ky rrefim u be ne njeren prej gazetave dhe medias me te afert me te majtet ne Shqiperi. Njekohesisht edhe debati me gazetaret u be ne nje media te ngritur po nga kjo e majte.
    Per kete pa prova te verteta, mund te themi qe jane thashetheme. Fjale lart e poshte flasin te gjithe pa fakte, ose perserisin ato qe kane lexuar diku.
    Actions speak louder than words, but in this case words are speaking volumes .

  16. #16
    i/e regjistruar Maska e ajzberg
    Anėtarėsuar
    22-09-2004
    Postime
    2,224
    Faleminderit
    2
    16 falenderime nė 16 postime
    A e ka mare Edi teseren e partise socialiste ?
    Brar, na bej nje koment si erdhi ne krye te partise socialiste ky njeri qe Fatosi e gjeti rastesisht ne Paris duke ngrene makarona me thojte pa prere? Si ja mori postin e kryetarit partise socialiste pa qene antar i saj?
    Dija eshte injorance e mesuar.....

  17. #17
    i/e regjistruar Maska e _AuLoNa_
    Anėtarėsuar
    05-04-2007
    Postime
    1,232
    Faleminderit
    0
    8 falenderime nė 8 postime

    Talking

    Citim Postuar mė parė nga ajzberg Lexo Postimin
    A e ka mare Edi teseren e partise socialiste ?
    Brar, na bej nje koment si erdhi ne krye te partise socialiste ky njeri qe Fatosi e gjeti rastesisht ne Paris duke ngrene makarona me thojte pa prere? Si ja mori postin e kryetarit partise socialiste pa qene antar i saj?
    ajzberg, po dikush do ta merrte pra, se nuk do linin akoma Fatosin, sic po le PD'ja akoma Salen, dhe vertet nuk ve dike qe eshte nje brez me i ri.

    Kjo eshte mese llogjike. Nqs nuk do te ishte Edi do te ishte dikush tjeter, qe do vinte ne krye te asaj partie.
    Actions speak louder than words, but in this case words are speaking volumes .

  18. #18
    … ßriläntě … ΅ Ų λŁŁї Ϊм Maska e [Perla]
    Anėtarėsuar
    07-09-2006
    Vendndodhja
    Aconteceu !!! Estava escrito assim...
    Postime
    6,593
    Faleminderit
    0
    46 falenderime nė 45 postime
    Pse e humbi debatin televiziv Edi Rama
    E humbi e, harroi rrugen
    Un amigo verdadero es algien que cree en ti aunque tu hayas dejado de creer en ti mismo.

  19. #19
    Drinbach Maska e DYDRINAS
    Anėtarėsuar
    17-02-2005
    Postime
    8,084
    Faleminderit
    57
    45 falenderime nė 44 postime
    Niveli i analisteve ishte ku e ku ne krahasim me Ramen, qe nese eshte me te vertete ashtu sic u shfaq ne kete emision, athere eshte per te vene duart ne koke!

    Njeri i dyzuar, njeri i paqarte, njeri pa asnje ide, agresiv dhe i paekuilibrueshem, etj.

    Une nuk kam hyre ne politike per t'u bere politikan!? - thote Rama.

    Ky eshte kulmi!

    Nuk kam degjuar deri me sot asnje kryetar partie qe te kete treguar nje nivel kaq te ulet debati.

    Megjithese duhet marre seriozisht me kete sharlatan dhe duhet ndalur qe te mos kthehet serish vendi ne Sicili, sepse kjo do te ishte nje katastrofe kombetare dhe me gjere.



    Tek ky liber e ka gjetur Rama frymezimin per te shpalosur idene e tij te nje "bashkimi pertej se majtes dhe te djathtes"

    Lexoni nje permbledhje te shkurter te ketij libri,:


    http://www.labortribune.net/ArticleHolder/ReviewBeyondRightandLeft/tabid/56/Default.aspx
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga DYDRINAS : 31-03-2009 mė 17:31

  20. #20
    i/e regjistruar Maska e ajzberg
    Anėtarėsuar
    22-09-2004
    Postime
    2,224
    Faleminderit
    2
    16 falenderime nė 16 postime
    Citim Postuar mė parė nga _AuLoNa_ Lexo Postimin
    ajzberg, po dikush do ta merrte pra, se nuk do linin akoma Fatosin, sic po le PD'ja akoma Salen, dhe vertet nuk ve dike qe eshte nje brez me i ri.

    Kjo eshte mese llogjike. Nqs nuk do te ishte Edi do te ishte dikush tjeter, qe do vinte ne krye te asaj partie.
    Po perse te vinte Edi kur ishte Pandeliu,Iliri,Erioni e plot djelmosha te tjere te PS.?
    Pastaj ''ata''qe nuk lane Fatosin te ishte me kryetar perse e besuan ate kur ju a solli Edin?
    Dija eshte injorance e mesuar.....

Faqja 1 prej 3 123 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Dosja antishqiptare e Greqisė, 1912-2007
    Nga BARAT nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 645
    Postimi i Fundit: 15-10-2007, 20:27
  2. Dėshton debati Nano-Berisha
    Nga klos nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 56
    Postimi i Fundit: 28-06-2005, 10:16
  3. Debatet televizive Bush-Kerry ne garen presidenciale
    Nga Genti^Itali nė forumin Problemet ndėrkombėtare
    Pėrgjigje: 38
    Postimi i Fundit: 03-11-2004, 12:43
  4. Permbysja e rregjimit ne 97, Revolucion komunist?
    Nga Seminarist nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 66
    Postimi i Fundit: 29-05-2003, 00:29
  5. Dhuna dhe seksi ne ekranin televiziv
    Nga Albo nė forumin Kinematografia dhe televizioni
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 26-02-2003, 17:42

Ruaj Lidhjet

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •