kj
---------
Gjendet varri i vajzes se Ismailit
Vlore - Gjendet varri i vajzes se Ismail Qemalit. Gjyshja e ambasadores se Kombit Nermin Vlora Falaschi prehej ne nje lendine te Shtishtufines, rreze malit te Dajtit. Pas 50 vjtesh, gjendet keshtu varri i Mevedet Ismail Vlora, vajzes se madhe te atdhetarit te shquar qe ngriti flamurin e Pavaresise. Lajmin e ka bere te ditur per "KJ" Nermin Vlora, te cilen e ka gjyshe. Ajo eshte shprehur se gjyshja ka vdekur nga uria ne vitin 1952 dhe askush nuk e dinte se ku kishte varrin. "Pas viteve _90-te u vume ne kerkim te eshtrave te gjyshes dhe vetem para pak ditesh u be e mundur verifikimi dhe identifikimi". Ne dokumentacionin perkates qe ndodhet ne bashkine e Tiranes, figuronte se Mevedet Vlora eshte larguar nga varrezat e Bamit dhe ndodhej ne parceen 45, rreshti 4, varri 19., ne lendinen e bukur poshte malit te Dajtit. "Eshte nje gezim vertet i madh qe shoqerohet edhe me emocione, qe plot pas 50 vjetesh, gjyshja ka vdekur me 1952, gjendet varri i saj. Keshtu, si te gjithe njerezit e tjere, na jepet mundesia te derdhim nje lot malli e te vendosim lule, sido qe pas nje gjysem shekulli. Eshte koencidence e bukur qe ky gezim per familjen tone, vjen 50 dite perpara se te festohet 90 vjetori i shpalljes se Pavaresise". Ne prag te kesaj date te shenuar do te behet edhe vendosja e varrit te mermerte, ndersa per momentin ka vetem nje emer te thjeshte shkruar ne nje gur. Me identifikimin e varrit te Mevedetitt, tashme te 9 femijet e tij kane nje varr. 5 vjet me pare eshte identifikuar edhe varri i Qazim bej, djalit te Ismail Qemalit, qe ishte varrosur nga disa familje patriote ne Struge. Sipas te afermve ai do te terhiqet prej andej, per ta vendosur prane te motres ne Shishtufine, rreze Dajtit.
Z.Luka
-------------------
Zejnepi "harron te "skjaroje" pse vdes nga URIA e bija Ismail Qemalit me 1952.
Ne fakt , Gjithe familja e Ismail Qemalit qe u ndodh brenda teritoreve ku komandonte PPSH, pra brenda stanit ku kullosnin qente e Terbacit te Hysni e Enver Ramizit u persekutuan sa ne burgje e internime.
Pra Shqiperia socialiste i griu familjet e patriotve te medhenj.
Lum kush qe familje bufisti, shoferi Ntshusi e magazinieri djathi.
Krijoni Kontakt