Close
Faqja 2 prej 4 FillimFillim 1234 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 40 prej 75

Tema: Magjia!

  1. #21
    Njohuria te ben te lire Maska e SuNRiSeR
    Anėtarėsuar
    29-05-2002
    Vendndodhja
    ...where everything fades...
    Postime
    373
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime
    Sipas A. Crowley (nje nga magjistaret me te medhenj) MAGJIA eshte shkenca dhe arti per te kryer ndryshime sipas vullnetit se personit qe kryen kete akt.

    Une nuk e di se si e keni njohur ju magjine apo me cfare paragjykimesh mendoni rreth magjise, por une mund te them qe magjia nuk ka lidhje me djajte apo me engjejt. Cdo gje ndodh brenda magjistarit, brenda ndergjegjes dhe subkoshiences se tij.

    Ne fakt magjia bazohet mbi IMAGJINATEN, DESHIREN dhe BINDJEN NE REZULTATIN E KERKUAR.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga SuNRiSeR : 12-04-2003 mė 18:20

  2. #22
    Njohuria te ben te lire Maska e SuNRiSeR
    Anėtarėsuar
    29-05-2002
    Vendndodhja
    ...where everything fades...
    Postime
    373
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime
    Magjia (qofte e bardhe qofte e zeze) bazohet mbi parimin qe cdo njeri mund te influencoje ambjentin rrethues sipas deshires se tij.
    Magjia nuk eshte adhurimi i ndonje fuqie te erresires por thjesht materializimi i nje mendimi. Se si ndodh kjo eshte e komplikuar per tu shpjeguar dhe e paprovuar shkencerisht, por eshte e ditur qe disa ngjyra, aroma, figura etj. kane nje efekt te fuqishem mbi trurin e njeriut. Magjia eshte stimulimi i trurit ne nje menyre qe pergjigjja nga ana e tij te jete ajo qe magjistari kerkon. Ka mendime qe magjia mund te jete nje lloj autohipnoze e cila e ben magjistarin te afte per te kryer gjera qe normalisht jane te pamundura per te....

    (vazhdon)

  3. #23
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    18-03-2003
    Vendndodhja
    usa
    Postime
    138
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime
    Sunriser! Cuditem me sigurine tende!
    Kjo nuk eshte e vertetuar as shkencerisht.Si ka mundesi qe flet me kaq siguri?

    Une kam goxha njohuri rreth magjise por nuk kam deshire te flas ketu ne forum sepse gjate shpjegimit te saj permenden edhe menyrat se si behet magjia!
    Peace!

  4. #24
    Njohuria te ben te lire Maska e SuNRiSeR
    Anėtarėsuar
    29-05-2002
    Vendndodhja
    ...where everything fades...
    Postime
    373
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime
    Akus!

    Une ketu po shkruaj se cfare kam lexuar mbi magjine. Ti mendon se Abigail flet me siguri rreth magjise? Edhe ajo ka sjelle nje pasazh nga nje liber.

    Une rreth magjise (besoj e di qe jam paksa skeptik rreth fenomeneve te mbinatyrshem) nuk po flas nga pervoja por nga ato qe kam lexuar. Te pakten Aleister Crowley e mendon magjine si dicka qe ndodh brenda njeriut dhe jo si lidhje me djallin apo zotin.

    Megjithate une kam provuar vetem nje gje te vogel. Po ta shpjegoj me poshte se cfare eshte ajo:

    Quhet rituali i vogel i pentagramit dhe sherben per te perqendruar energjine e 4 forcave elemtare (ajri, toka, zjarri dhe uji) ne trupin e personit qe e kryen kete ritual. E provova me teper per tu bindur qe eshte nje gje kot. Nuk prisja as ndonje pergjigje nga ndonje force dhe as te fitoja fuqi per te bere ndonje gje te jashtezakonshme.
    Megjithate pasi mbarova, isha ne nje gjendje qe nuk di si ta shpjegoj, sa here i jepja doren ndonjerit ose e prekja ai ose ajo ndjente nje si puna e korentit elektrik por kuptohet me intensitet me te vogel. Kur prekja ndonje send prej metali e ndjeja edhe une shkarkimin e kesaj energjie. Kjo vazhdoi per rreth 10 ore.
    Me vone fillova te lexoja se cfare mund te ishte kjo dukuri dhe ideja ishte qe imazhet dhe tingujt qe projektohen ne tru e stimulojne kete fuqishem. Nuk ishte nderhyrja e djallit apo e ndonje engjelli por thjesht nje tip shkarkim katekolaminash dhe adrenaline. Kjo sipas rezultateve te riprodhuara ne laborator.

    Sipas B. Rowe magjia nuk eshte gje tjeter vecse, imagjinate, pasion dhe ndjenje. Kur keto nderthuren ne formen e duhur vihen re fenomene qe nuk jane asgje tjeter pervecse nje eksitim i qelizave nervore. Ne rast se personit qe eshte ne nje gjendje te tille i administrohet atropine keto fenomene zhduken.

    (vazhdon)

  5. #25
    mbushem me pafundesi.. Maska e ABIGAIL
    Anėtarėsuar
    10-12-2002
    Vendndodhja
    Athine
    Mosha
    43
    Postime
    787
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime
    Sunriser!

    Me fal por ketu nuk po flasim per prestigjatoret, apo ata qe bejne lojra shpejtesie....

    Ketu flitet qarte per persona qe kane lidhje direkte me boten frymore dhe fuqite e erresires pavaresisht se per ty jane te pabesueshme dhe e komplikuar per ta shpjeguar sic shprehesh ti....

    Per persona qe nuk kane njohuri mbi keto dhe nuk kane pasur lidhje drejt per se drejti me keto gjera jane te pabesueshme dhe te pashpjegueshme, por lejo qe te flase edhe ndonje tjeter qe ka pasur lidhje dhe eksperience mbi gjera te tilla............

    Ti je i lire te shprehesh mendimin tend, por nuk mund ta hedhesh poshte si fakt dhe vertetesi... sepse flet vete jeta jone e perditshme per kete dhe eksperiencat tona....

    Miqesisht Abigail!
    Dituria prehet nė zemrėn e atij qė ka mend, por ajo qė ėshtė nė zemrėn e budallenjve merret vesh.

  6. #26
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    18-03-2003
    Vendndodhja
    usa
    Postime
    138
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime
    Sunriser , ato qe thua ti mund te jene te verteta por nuk kane te bejne fare me magjine!Iluzionet jane dicka tjeter!

    Ashtu sic ke perjetuar ti nje momet te ashtuquajtur "magjik" une mund te tregoj nje ane tjeter qe mbase nuk e ke degjuar por qe nuk kam deshire ta shkruaj ne forum.Nese te intereson ta shkruaj ne meszh privat!
    Peace!

  7. #27
    i shplodhur
    Anėtarėsuar
    28-11-2002
    Vendndodhja
    Boston
    Mosha
    41
    Postime
    289
    Faleminderit
    0
    Falenderuar 1 herė nė 1 postim
    sunriser
    Kjo puna e elektricitetit eshte shume e perhapur , edhe une kam shume, biles ne disa raste leshoj shkarkese elektrike qe dallohet, si bliz, kur prek objekte metalike ose njerez.njerezve u cpon lekura, dmth e ndejne tamam.ndersa nje kusherire, kur i dhashe doren ta takoja, i fluturoi dora nga goditja elektrike, (para se ti jepja doren kisha pa frike nje dy ore te mira qe rrija ne nje tavoline plastike ne nje lokal dhe ne kokerr te diellit pa levizur).

    Po thone se ky eshte elektricitet statik, dhe cdo trup zoteron elktricetet statik. Ketu nuk ka ndonje magji.

    Une mendoj se magjia ne kuptimin e materializimit te mendimit nuk eshte e mundur.
    Ndersa magjine si diktim te nje personi tjeter me ane te mendimit tend, kete e besoj se ekziston. Pra hipnoza ne distance. Dhe ketu kemi tamam nje vullnet te magjistarit qe dikton nje njeri tjeter te kryeje nje veprim. Kemi nje lidhje mbase me ane te subkoshiences qe une mendoj se eshte e perbashket per te gjithe ne.
    Psh. magjistari italian Giucas Cassella (xhukas kazela) qe bente lloj lloj cudirash ne tv italian.

  8. #28
    Njohuria te ben te lire Maska e SuNRiSeR
    Anėtarėsuar
    29-05-2002
    Vendndodhja
    ...where everything fades...
    Postime
    373
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime
    Abigail!

    Ndryshimi midis meje dhe teje eshte se une i shoh fenomenet qe ndodhin nga nje sy materialist ndersa ti te gjitha i lidh me fuqite e mbinatyrshme.

    Une kam lexuar shume mbi magjine dhe magjia e paster ashtu sic praktikohej nga druidet dhe wikanet qindra vjet para Krishtit nuk kishte asnje lloj lidhjeje me djallin dhe demonet. Ishte ajo qe sot quhet whitchcraft. Pas lindjes se krishterimit u shfaq High Magic e cila bazohet mbi fuqite e engjejve dhe demoneve. Une ketu po flas per magjine pagane, e cila cdo gje ia dedikon natyres dhe perdor natyren per te arritur dicka. Do e shpjegoj ne shkrimet e mevonshme se c'do te thote kjo.

    Pershendetje, S.

  9. #29
    Njohuria te ben te lire Maska e SuNRiSeR
    Anėtarėsuar
    29-05-2002
    Vendndodhja
    ...where everything fades...
    Postime
    373
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime
    Akus!

    Une nuk thashe qe kam perjetuar nje moment magjik. Per mua ajo ishte vetem nje prove dhe e vertetova qe nuk ka ndonje gje te mbinatyrshme aty por jane thjesht lojera qe na i luan truri kur e stimulojme ne njefare menyre. Eshte si ajo fotografia qe postoi Iliria e para. Nje iluzion dhe asgje me teper.

  10. #30
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    18-03-2003
    Vendndodhja
    usa
    Postime
    138
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime
    Nejse ti ke mendimin tend , vetem siguria jote me cudit se tepermi , ti flet sikur ke qene qe ne fillim te fillimit
    Peace!

  11. #31
    Njohuria te ben te lire Maska e SuNRiSeR
    Anėtarėsuar
    29-05-2002
    Vendndodhja
    ...where everything fades...
    Postime
    373
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime
    Ndoshta

    Rruget e zotit jane te panjohura

  12. #32
    i shplodhur
    Anėtarėsuar
    28-11-2002
    Vendndodhja
    Boston
    Mosha
    41
    Postime
    289
    Faleminderit
    0
    Falenderuar 1 herė nė 1 postim
    Akus!

    Po na ben shume kurioz. Nese ato qe ke per te thene ne lidhje me magine nuk perbejne dicka personale sekrete per ty, te lutem te thuash dicka me teper ketu. Keshtu na jepet mundesia dhe ne te tjereve te marrim informacion e te debatojme.

    Me respekt Armando!

  13. #33
    mbushem me pafundesi.. Maska e ABIGAIL
    Anėtarėsuar
    10-12-2002
    Vendndodhja
    Athine
    Mosha
    43
    Postime
    787
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime
    SUNRISER!

    E ke shume gabim sepse ne paganizem kane qene akoma me te perhapura metodat dhe menyrat qe perorej magjia, dhe nuk mund te kryeje nje njeri magji thjesht me forcat e tij pa u ndihmuar nga fuqite e mbinatyrshme!

    Nuk po flasim per iluzione optik sia ai i ilirise, sepse ato jane thjesht perfytyrime, por flasim per magjine qe vertet ka lidhje drejt per se drejti me forca te mbinatyrshme!

    Thashe edhe nje here, ti ke mendimin tend, por kjo nuk do te thote se nuk ekzistojne fuqite e mbinatyrshme, ndoshta ne nje te ardhme do te jepet rasti dhe do te bindesh qe ekziston Perendia dhe Djalli dhe stradegjite e tyre, per kete nuk nuk mund te binde asnje!

    Nuk e kuptoj se per cilen magji e ke fjalen ti!

    Miqesisht Abigail!
    Dituria prehet nė zemrėn e atij qė ka mend, por ajo qė ėshtė nė zemrėn e budallenjve merret vesh.

  14. #34
    Njohuria te ben te lire Maska e SuNRiSeR
    Anėtarėsuar
    29-05-2002
    Vendndodhja
    ...where everything fades...
    Postime
    373
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime
    Abigail!

    Une e kam shpjeguar shume qarte se per cilen lloj magjie e kam fjalen. Une flas per magjine qe praktikohej para se njerezimi te dinte qe ekziston nje zot dhe nje djall. Paganet nderonin perendite te cilat simbolizonin aspekte te ndryshme te natyres, as qe mund ta mendonin qe ekziston njje djall i cili po iu plotesonte deshirat dhe lutjet. Jo per gje por sipas krishterimit ata nuk ishin te shpetuar pasi nuk e njihnin zotin e vertete, dhe satanai nuk kishte asnje motiv qe te merrej me ta sepse "ne thes i kishte".
    Nga kjo del qe ose magjia eshte dicka njerezore ose ne rastin me te keq nuk ka as djall dhe as zot qe te nderhyje ne magji, po eshte natyra ose "energjia universale" ajo qe mund te perdoret per te materializuar nje mendimose deshire.

    pershendetje, S.

  15. #35
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    15-11-2002
    Vendndodhja
    Ne det...
    Postime
    383
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime
    Ok!
    Mua me terheq kjo teme por asnjehere nuk e kam marre aq seriozisht, sa te studijoj rreth saj,sepse informacione kam marre edhe une.

    Sinqerisht qe Sunriser ma mbush mendjen top dhe jam 100% dakort me te.

    Sipas teorise tjeter qe shfaqet ketu,une nxjerr nje konkluzion: ne kete bote duhet te jesh ose shume shume i mire dhe te besosh ne zot qe te shkosh ne parajse dhe te kesh perjetesine ,ose te jesh shume shume i keq qe te arrish ne ferr dhe te te duket si parajsa dhe te mos ndjesh asnje vuajtje.
    Me thoni nese e kam gabim.Pra rruge te mesme nuk paska?Si te bej? Ne zot besoj por jo aq sa duhet!!!( gabim e di) kurse djallin thjesht e pranoj.Si te bej qe te shpetohem? Ku kam me shume shanse ne Zot ne besim,apo ne magjine e zeze?
    Laguna Blu

  16. #36
    mbushem me pafundesi.. Maska e ABIGAIL
    Anėtarėsuar
    10-12-2002
    Vendndodhja
    Athine
    Mosha
    43
    Postime
    787
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime
    Pershendetje!

    Diku me lart lexova dike qe fliste per magjine e bardhe qe eshte e parrezikshme dhe e pademshme per njerezit.

    GABIM!

    Ashtu si magjistaret e magjise se zeze edhe magjistaret e magjise se bardhe mund te demtojne nje njeri, ti bejne keq nje njeriu.
    Mgjistaret e magjise se zeze bashkepunojne me magjistaret e magjise se bardhe, dhe qellimi i tyre shpeshhere eshte qe te fitojne pjestare te rinj ne grupet e tyre.

    Numri i magjistareve te magjise se bardhe, sa vjen e rritet me shume. Zkonisht nuk flasin tek pjesetaret e rinj per flijimet me gjak, sepse kjo gje shkakton frike dhe largim.

    Magjistaret e magjise se bardhe, thone se nuk demtojne asnje njeri. Por plot magjistare te tilla, qe e benin kete gje, i benin keq nje njeriu. Metoda satanike te magjise se zeze, me emrin: “VUDU” ushtrojne edhe magjistaret e magjise se bardhe. Vetem se i kane dhene emrin: “FITH-FATH”.

    Per personin, qe duan ti bejne keq, pergatisin nje nje kukull prej balte. I mbyllin gojen kukulles me nje nje gjilpere qe ta bejne memec kete person. Pstaj lidhin kembet e kukullesm me nje litar, me qellim qe te shkaktojne dhimbje ne kembet e atij personi, ne menyre qe te mos eci..
    Me kete lloj menyre magjistaret e magjise se bardhe mund te demtojne nje njeri.

    Mos tju genjejne idete dhe mendimet se keto magjistare nuk mund te demtojne seriozisht njerez. Natyrisht ketu dua te theksoj se jo kushdo mund ti ushtroje keto metoda stanike dhe magji. Ata njerez qe i ushtrojne keto gjera kane lidhje te drejpersedrejte me fuqite frymore te erresires me vete djallin.

    Gjithashtu dua qe te theksoj edhe njehere qe bijte e Perendise nuk mund ti preki asgje nga keto sado te fuqishem te jene keta persona sepse Zoti Jezus Krisht eshte me i Madh se gjithcka dhe mund te zgjidhi te gjitha keto metoda stanike dhe mund te cliroje shume persona qe jane te lidhur me keto gjera.

    Miqesisht Abigail!

  17. #37
    Njohuria te ben te lire Maska e SuNRiSeR
    Anėtarėsuar
    29-05-2002
    Vendndodhja
    ...where everything fades...
    Postime
    373
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime
    Postuar mė parė nga ABIGAIL
    [B]

    Mgjistaret e magjise se zeze bashkepunojne me magjistaret e magjise se bardhe, dhe qellimi i tyre shpeshhere eshte qe te fitojne pjestare te rinj ne grupet e tyre.

    Abigail!

    Mos ma merr per ofendim, po nga i ke lexuar keto?! E kam fjalen per ate punen qe e kam cituar edhe une, qe magjistaret mundohen te fitojne pjesetare te rinj ne grupet e tyre. Magjia nuk eshte si feja Abigail. Magjia nuk propagandon pasi nuk ka se cfare dhe nuk ben demagogji pasi nuk bazohet mbi nje te tille. Magjisytat kane qendtruar te fshehur per shekuj me rradhe dhe kjo eshte bere edhe sot nje menyre jetese dhe pune per ta. Shume pak nga ata qe paraqiten si magjistare ne TV apo ne publik nuk jane mashtrues dhe sharlatane. Magjia nuk eshte deshire per ti bere keq njeriu, por eshte deshire per te njohur natyren dhe vetveten. Magjia eshte arti i realizimit te endrrave dhe kjo per nje magjistar nuk eshte nje gje qe shitet me para.

    Nejse, se po zgjatem shume por e gjithe ajo qe doja te thosha ishte kjo; magjia nuk eshte nje kult apo nje organizate qe te mundohet te fitoje anetare te rinj. Magjistar behesh duke studiuar dhe duke njohur vetveten dhe jo me predikime.

    Pershendetje, S.

  18. #38
    i/e regjistruar Maska e luiza_2003
    Anėtarėsuar
    15-02-2003
    Postime
    33
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime
    Nuk besoj ne magji

  19. #39
    mbushem me pafundesi.. Maska e ABIGAIL
    Anėtarėsuar
    10-12-2002
    Vendndodhja
    Athine
    Mosha
    43
    Postime
    787
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime
    Sunriser.
    Ti sikur nuk jeton ne kete planet?

    Hajde ne vete. Nuk mbeshtetem ne tregime perrallash une, kam eksperience nga jeta ime dhe di se cfare them, dhe ato qe te shkruaj jane te verteta, se nuk dua te them me teper nga cduhet.

    Une them ujku ti thua gjurmet.

    Nuk ta them per tu ofenduar por ti sikur ke per qellim te kundershtosh gjithmone.

    Dhe te them nje gje tjeter qe kam mesuar nga jeta dhe vazhdoj ta mesoj dhe ta sugjeroj ty edhe te tjereve.
    Njeriu meson cdo dite dicka te re, dhe une nuk pretendoj se i di te gjitha si disa te tjere (nuk e kam personalisht me ty, flas ne pergjithesi), por eci me moton se njeriu gjate gjithe jetes se tij meson.

    Mos u nxito qe te kundershtosh gjera qe nuk i di dhe nuk i ke jetuar duke hedhur hipoteza nga shkenca dhe ide qe te kalojne neper mendjen tende.

    Une tregoj gjera nga jeta ime qe i kam jetuar, kurse ti thua se nuk jane keshtu.

    Une po bertas qe njerezit te hapin syte dhe te mesojne se ekzistojne dhe jane te verteta keto gjera, dhe te kene njohuri qe te dine ku te drejtohen dhe se si tu shmangen ketyre gjerave.

    Sunriser, prano njehere te degjosh dhe te mesosh se nuk i di te gjitha ashtu sic nuk i di edhe une, por une them ato qe kam jetuar dhe kam pare me syte e mi, dhe sado qe ti kundershtojne te tjret nuk mund ti hedhin poshte, se jane deshmi te gjalla.

    Miqesisht Abigail!
    Dituria prehet nė zemrėn e atij qė ka mend, por ajo qė ėshtė nė zemrėn e budallenjve merret vesh.

  20. #40
    Njohuria te ben te lire Maska e SuNRiSeR
    Anėtarėsuar
    29-05-2002
    Vendndodhja
    ...where everything fades...
    Postime
    373
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime
    Abigail!

    Me vjen keq qe e ke marre shkrimin tim thjesht si kundershtim ndaj atyre qe kishe shkruar ti me siper, pasi nuk ishte ky qellimi.

    Une mbi magjine kam lexuar shume dhe kam pasur kontakte dhe me njerez te afte per te kryer magji. Megjithate nuk kam pasur rastin te lexoj degjoj apo te shoh magjistare qe perpiqen "te shtojne rradhet".
    Ndarja ne magji te bardhe dhe te zeze eshte krejtesisht arbitrare, pasi nje magji qe nis si e bardhe mund te kthehet ne te zeze dhe anasjelltas. Megjithate magjia i nenshtrohet te ashtuquajturit "ligj i karma-s" qe pak a shume do te thote: ajo qe ben ti, kthehet perseri tek ti.
    Megjithate ti ke pare me syte e tu se c'do te thote magji dhe une nuk do vazhdoj te te kundershtoj, meqenese ti nuk e pranon fjalen time si nje opcion te dyte, qe ndoshta ia vlen ta studiosh me thelle, ne fund te fundit sa per te ditur nje gje me shume.

    Pershendtje, S.

Faqja 2 prej 4 FillimFillim 1234 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. A ju kanė bėrė magji?
    Nga Klevis2000 nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 113
    Postimi i Fundit: 10-03-2016, 05:45
  2. Magjia e dhomės sė errėt
    Nga Brari nė forumin Kinematografia dhe televizioni
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 21-05-2009, 01:52
  3. Mirsa Kėrēeli, magjia e re e mikrofonit
    Nga Ermelita nė forumin Muzika shqiptare
    Pėrgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 14-10-2008, 10:47
  4. Magjia e gjuhės
    Nga Xhuxhumaku nė forumin Gjuha shqipe
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 27-06-2005, 13:59

Ruaj Lidhjet

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •