Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 2
  1. #1
    =ஜ۩۞۩ஜ= Maska e toni007
    Anëtarësuar
    02-03-2009
    Vendndodhja
    Ne vendin e Shqiponjave
    Postime
    3,266

    Fotoekspozita “Kosova dhe miqësia Tiranë – Marsejë”

    TIRANE :EKSODI KOSOVAR 1999, NË NJË EKSPOZITË FOTOGRAFIKE


    Në përkujtim të 10 vjetorit të eksodit kosovar në Shqipëri është çelur pasditen e sotme në mjediset e Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit në Tiranë, foto ekspozita e titulluar “Kosova dhe miqësia Tiranë-Marsejë”.
    Në hollin kryesor të TKOB-it gjendeshin rreth 120 fotografi të realizuar 10 vjet më parë nga fotoreporterë shqiptarë dhe të huaj. Të përzgjedhura me kujdes nga kuratori Valter Gjoni, ato sillnin në sytë e shikuesve disa nga momentet më të vështira të asaj kohe. Punimet e katër fotografëve si Myftaraj, Gjoni, Fauchon e Calfas tregonin si momentin e mbërritjes së kosovarëve të parë në Tiranë, ashtu dhe ambjentimin e tyre në kampet e ndërtuara për ta.


    Në një tjetër kënd të ekspozitës ndodheshin dhe foto të aktorëve politikë të asaj kohe. Njëkohësisht në këtë ekspozitë ishin ekspozuar edhe disa nga shkrimet e bëra në shtypin e kohës me reagime të shumta të përsonaliteteve ndërkombëtare si dhe pasqyrimi i miqësisë mes Tiranës dhe Marsejës, Bashkia e së cilës mundësoi në atë kohë ndihma humanitare.
    Kuratori dhe njëkohësisht njëri prej fotografëve pjesmarrës në ekspozitë Valter Gjoni u shpreh për ATSH-në se “kjo ka qënë një ide e vazhdeshme, pasi nuk donim që puna jonë të humbiste. Nuk kishim qëllim krijimin e një ekspozite të karakterit artistik por me tepër dokumentare. Në këtë kohë, mikja e parë që i u gjend pranë Tiranës ishtë bashkia e Marsejës, ndaj dhe në një kënd të ekspozitës kemi paraqitur këtë miqësi mes qyteteve tona”.
    I ndodhur në Shqipëri në atë kohë të vështirë, Pierre Calfas, Drejtor i Misionit Internacional të Bashkisë së Marsejës thotë për ATSH-në se “ekspozita duket shumë e bukur, dhe sjell një nga momentet më të vështira të historisë së Kosovës. E vlerësoj shumë mikëpritjen e shqiptarëve të cilët u treguan shumë të jashtëzakonshëm me kosovarët. Në kujtimet e mia janë përzemërsia dhe bujaria juaj, pasi ajo ka qënë një përiudhë e vështirë dhe për Shqipërinë pasi ishte dimër dhe një gjëndje e vështirë ekonomike”.
    Ekspozita “Kosova dhe miqësia Tiranë-Marsejë” u zhvillua në kuadër të "Pranverës së Frankofonisë”. Kjo ekspozitë u mundësua nga Ambasada Franceze në bashkëpunim me Bashkinë e Tiranës

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e crestiksa
    Anëtarësuar
    19-10-2009
    Postime
    1

    Fotoekspozita “Kosova dhe miqësia Tiranë – Marsejë”

    MOORE:"SERBIA TË PËRJASHTOHET NGA PROCESI NEGOCIATOR"



    Patrick MOORE, analist i radios Evropa e Lirë


    RADIO EVROPA E LIRË
    Ambasadori i Rusisë në Beograd u ka deklaruar mediave se propozimi i Serbisë për të zgjidhur çështjen e Kosovës mbi bazën e modelit të Hong Kongut hapë mundësi të reja. Udhëheqja kosovare ka hedhur posht këtë propozim. Çfarë duan Beogradi dhe Moska me këtë propozim?

    PATRICK MOORE
    Beogradi dhe Moska janë duke u përpjekur për të gjetur një formulë për të siguruar praninë e Serbisë në një teritor që Beogradi e humbi në vitin 1999, nëse ate fare e ka kontrolluar, madje edhe në kohën e Rankoviqit. Ata synojn të mbajnë një lidhje juridike që një ditë sërish të dërgojnë forcat e sigurimit në Kosovë për të qëruar hesapet. Tash sa kohë e kam thënë se ka qenë gabim i faktorit të jashtëm që ka lejuuar që Beogradi të ketë çfardo roli në këtë proces negociator. Është obligim i tyre që tash Beogradin ta përjashtojn nga ky proces.

    RADIO EVROPA E LIRË
    Mediat e Kosovës këtë javë kanë raportuar se Berlini ka siguruar udhëhqjen kosovare se Gjermani do të ketë rol prijës në definimin e statusit. A mendoni se Bashkimi Evropian është duke avancuar pozicionin e vet ndaj statusit të Kosovës?

    PATRICK MOORE
    Gjermania dhe Bashkimi Evropian do të dëshironin të menagjonin çdo gjë në Evropë dhe ata janë duke u përpjekur për këtë qëllim tash sa vite. Nëse kësaj rradhe do të kenë sukses është një çështje tjetër. Gjermania përfaqëson treshen në bisedimet e tahme dhe ky është një sukses për Berlinin. Por, Berlini njëkohësisht do të akuzohet nëse procesi dështon. BE-ja ka 27 vende anëtare dhe ata natyrisht që kanë mospajtime, sepse kanë interesa të ndryshme. Aktualisht BE-ja udhëhiqet nga Franca dhe Gjermania që bëjnë koncesione ndaj të tjerëve aty ku mund të bëhen. Thënë shkurt Ishingeri do të flet për forcimin e rolit dhe unitetit të Bashkimit Evropian, por unë nuk jam i sigurtë se faktet mbështesin optimizmin e tij.

    RADIO EVROPA E LIRË
    Sipas disave element i ri është zgjedhja e presidentit të Francës Sarkozi. Duket se Sarkozi, mbase lideri më pro-amerikan francez në 50 vitet e fundit, është duke luajtur një rol konstruktiv rreth statusit të Kosovës. A pajtoheni me këtë vlerësim?

    PATRICK MOORE
    Do të dëshiroja të mendoj se do të ketë ndryshime në politikën franceze, por njëkohësisht jam realist. Anti – amerikanizmi në Francë siguron vota dhe jo qëndrimi pro – amerikan. Sarkozi ka bërë një fjalim të mirë në Uashington gjatë kësaj jave. Por, Franca i ka bërë obstruksion Amerikës në çështjet ndërkombëtare për 45 vite. Ata e kanë një thënjë "një dallëndyshe nuk e bënë pranverën". Pavarësiht nga kjo Sarkozi është duke luajtur rol konstruktiv rreth Kosovës dhe çështjeve tjera. Gjermanëve nuk u pëlqen energjia e tij dhe ata frikësohen se ai do tua marrë një pjesë të rolit dhe ndikimit. Por, ata duhet të pajtohen se ky personalitet është më aktiv se çishte Shiraku.

    Intervistoi: Melazim KOCI

Tema të Ngjashme

  1. Polifonia Popullore
    Nga Eni në forumin Folklori shqiptar
    Përgjigje: 27
    Postimi i Fundit: 23-05-2023, 16:43
  2. Lista e 813 personave në kërkim nga Interpoli
    Nga Albo në forumin Portali i forumit
    Përgjigje: 54
    Postimi i Fundit: 29-12-2014, 10:16
  3. Libra te rinj
    Nga dodoni në forumin Enciklopedia letrare
    Përgjigje: 89
    Postimi i Fundit: 11-01-2012, 21:14
  4. Kishat, Famullite dhe Misionet... ne Shqiperi, Kosove etj.
    Nga NoName në forumin Komuniteti katolik
    Përgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 11-04-2006, 18:11
  5. Romani shqiptar numeron 500 tituj ne 130 vjetorin e tij.
    Nga macia_blu në forumin Enciklopedia letrare
    Përgjigje: 18
    Postimi i Fundit: 23-09-2002, 22:14

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •