Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 16
  1. #1

    Bledi, 17-vjeçari dibran shpik tastierën që prodhon energji

    Bledi, 17-vjeçari dibran shpik tastierën që prodhon energji

    Entela Resuli

    27/03/2009

    Nëse shpikjet më të mëdha të njerëzimit kanë ardhur "nga halli", e tillë është edhe kjo që do t'ju tregojmë sot. Bledar Kazia është vetëm 17 vjeç dhe është nxënës në Medresenë e Kavajës në vitin e tretë. Ai ka menduar t'i shërbejë vetes dhe komunitetit me diçka që fillimisht iu duk të gjithëve e pabesueshme, por tashmë është realitet.
    Ka të bëjë me një energji alternative për të ushqyer kompjuterin kur mungon energjia elektrike.
    Bledi e shpjegon kështu, krijimin e tij; "Poshtë butonave të tastierës vendoset një bobinë dhe një magnet. Në kohën kur ne e shtypim butonin krijohet një shkëndijë magnetike vlera e së cilës rritet me shtypjen e butonave dhe energjia mekanike kthehet në energji elektrike. Më pas bëjmë lidhjen me një multi metër që tregon se me të vërtetë prodhohet energji".
    Por nuk mbaron këtu. Bledi shpjegon më tej se "Këtë energji ne e depozitojmë në një bateri të rikarikueshme. Bateria e merr energjinë duke shtypur tastat e tastierës. Ngjitur me baterinë është një llampë dhe kur ajo ndizet do të thotë që po karikohet. Në qoftë se në një lapë top shtypim një mijë herë tastat e kompjuterit do të karikonim një bateri 19 voltësh, pasi kjo është më e madhja. Në qoftë se jemi në rrugë ose në autobus dhe na duhet patjetër ta përdorim kompjuterin duke përdorur këtë projekt për 10 ose 15 minuta ne e karikojmë baterinë e lapë topit e cila mban 6 orë punë në të. Kur një bateri kompjuteri zgjatë dy ose tre orë, me këtë projekt ajo shkon në 6 orë. Është një projekt që kursen dhe prodhon energji".
    Energjia që prodhohet në këtë rast është energji alternative, pra nuk është korrent direkt, është alternativë. "Na duhet ta mbledhim njëherë energjinë pastaj ta përdorim". Ideja ka lindur verën e kaluar në kushtet e shtëpisë, më pas më fillimin e shkollës me ndihmën e profesorit të informatikës Salih Dede.
    Në fillim ka marrë çmimin e parë, në olimpiadën e Fizikës në Tiranë. Më pas është bërë e mundur që ky projekt të përfaqësojë Shqipërinë në një konkurs ndërkombëtar në Turkmenistan. Këtu Bledar Kazia është vlerësuar me medaljen e argjendit kjo i ka dhënë mundësin që po me këtë projekt të përfaqësojë Shqipërinë në Nevada të Amerikës.
    Kur e pyesim Bledin çfarë kanë menduar personat që kanë dëgjuar për shpikjen e tij!? Në fillim janë treguar mosbesues thotë ai, po kur juria ndërkombëtare e vlerësoi këtë projekt, atëherë gjithçka ishte më e qartë dhe shumë ndërruan mendim.
    Familja e tij jeton në Peshkopi ndërsa Bledari në Kavajë, fundjavave shkon në familje të prindërit të cilët nuk kanë ndonjë "dell" shkencëtari në fis por që janë të lumtur për djalin e tyre.
    Suksesi i shpikësit tonë nuk mbaron me kaq, gjatë kohës së qëndrimit në Turkmenistan, përfaqësuesit e Indisë kanë treguar interes për projektin e djaloshit shqiptar.
    Ajo që do ta bënte të lumtur është shpikësin është të bëhej i mundur prodhimi i tastierave të tilla që do i shërbenin shumë njerëzve, dhe për një gjë duket i lumtur Bledari që i ka shërbyer njerëzimit për diçka.


    shekulli

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    16-11-2005
    Postime
    8,691
    Hallall,
    Medreseja e kavajes ,
    e paskam koleg.

    Shume ide gjeniale, realisht nga shtypja e tastieres harxhojme gjithe ate energji,
    megjithate jam pak skeptik per rendimentin qe 10-15 min perdorim tastiere karikojne nje bateri qe mban 6 ore.
    Megjithate eshte projekt per tu pershendetur.
    Ndryshuar për herë të fundit nga xfiles : 27-03-2009 më 16:15

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    14-01-2009
    Postime
    3,262
    me vjen mire qe nje i yni po zbulon dic te re

    suksese Bledarit

  4. #4
    Larguar Forum komunistesh Maska e YlliRiaN
    Anëtarësuar
    08-02-2008
    Postime
    1,220
    Eh ku e qone njeriun si thojne zori
    Po na hyka neve ne pune ne Kosove

  5. #5
    Authentic Maska e DeuS
    Anëtarësuar
    08-06-2003
    Postime
    2,319
    Eshte vertete per tu pergezuar zoti Kazia me kete shpikje interesante dhe pse jo brilante. Persona te tille urojne te shtohen dhe te kemi nderin te krenohemi me gjenialitetin e tyre. Pak rendesi ka se sa sensacionale eshte zbulimi i bere dhe se ne c'nivel eshte dobishmeria qe sjell ky zbulim ne fushen e teknollogjise, krahasuar me zbulime te tjera. Rendesi ka qe neper lokalet e mbushura plot me rutine halabako-parazite, ka edhe nga ato qe u punon mendja per dicka me teper sesa fuoristrada qe bleu Xhevahiri, apo ndarja e Rames me gruan e tij ca shekuj me pare.

    Ndersa kjo gazetarja jone, i bie violines me shkopa xhezi...

    fundjavave shkon në familje të prindërit të cilët nuk kanë ndonjë "dell" shkencëtari në fis por që janë të lumtur për djalin e tyre.
    Prinderit qe nuk kane ndonje dell shkencetari ne fis? Kshu thu taj ri cuce? Po pse mi shpirti vockel, mos je gje ndryshe nga ne te tjeret ti, qe pemen e familjes e nisim me stergjygjin ose maksimumi me te atin e tij! Pastaj, edhe sikur te njihte brezat e meparshem, c'lidhje ka ai paragraf, qe duhet shkruar patjeter. Si su poqen keto aguridhet mer jahu...

  6. #6
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    15-04-2008
    Postime
    496
    Ide me te vertete per tu pershendetur dhe mbeshtetur. Novacion i bukur , simbolik, qe sherben per shoqerine.
    Problemi eshte kush projekt fitoi medaljen e arte ne Turkmenistan?

    PS,: Nuk duhet te themi qe kemi te bejme me nje shkencetar sepse per kete shpikje eshte perdorur thjeshte nje kombinim i thjeshte qarqesh elektrike. I uroj qe ne te ardhmen te behet vertete nje fizikant i madh!

  7. #7
    AdIdAs Maska e DoLpHiN
    Anëtarësuar
    28-12-2005
    Vendndodhja
    Hono Lulu
    Postime
    1,453
    G.D , rendesi ka ideja. Atij i ka shkuar mendja me se miri se tastiera mund te kete me shume se nje perdorim dhe paska pasur te drejte
    `That` is good and `that` is funny...but it costs a lot of money...

  8. #8
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    15-04-2008
    Postime
    496
    Patjeter ide shume e goditur. Kuptohet njerezit qe i japin konkretisht shoqerise jane personat qe nuk kane te bejne me ateizmin, dhe jo keta te tjeret qe enderrojne dhe ideojne skenare pompoze te pavdekshmerise ose krijimit te jeteve ne planete te tjere e shume dokrra te tjera si keto qe tani nuk do i numeroj dhe qe shume nga anetaret e ketij forumi jane te dhene verberisht pas tyre.

  9. #9
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    07-03-2009
    Postime
    3

    Thumbs up

    Une ketu e kuptova kete tash. Mirepo ky djali paska konkuruara ne arena nderkombetare, dhe nuk e paskemi degjuar fare, eshte per te ardhur ky eshte nje gjenialitet, eshte dashur ti kushtonte media me shume vemendje, por jane te zene me elektorat te kote parazgjedhore ne Shqiperi, ndersa ne në kosove vetem ata qe jan ne forume e din.
    Nuk duhet harruar ky mund te duket e pa arritur, por qe mund te mshef nje mister qe mund te sjell ne bote. Sepse zbulimet e mdhaja nisin nga asgje.

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e altruisti_ek84
    Anëtarësuar
    18-07-2007
    Vendndodhja
    Prizren
    Postime
    1,151
    Urime per ket djalosh........
    _____________________________________
    ™I mencur eshte ai, i cili kujton vdekjen e tij..!

  11. #11
    LIVERPOOL FC Maska e geezer
    Anëtarësuar
    29-09-2007
    Vendndodhja
    Windy City Chicago.USA
    Postime
    836
    Bravo ishalla ne ben te mburremi , suksese edhe me tej
    LIVERPOOL
    you`ll never walk alone

  12. #12
    i/e regjistruar Maska e Kaoni
    Anëtarësuar
    19-03-2009
    Postime
    268
    A i njihet kjo shpikje djaloshit?
    Dikush (nga politika) duhet ti japi nje spunto te lehte, dhe ta beje te famshem, qe ta njohi bota.

  13. #13
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    18-09-2007
    Postime
    175
    Citim Postuar më parë nga Kaoni Lexo Postimin
    A i njihet kjo shpikje djaloshit?
    Dikush (nga politika) duhet ti japi nje spunto te lehte, dhe ta beje te famshem, qe ta njohi bota.
    ndixhova qi ka mare nje cmim te arte,djal i shkathet naj zbardhi fytyren

  14. #14
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    12-10-2009
    Postime
    58
    urime per shpikjen por po ja disa ide te tjera per prodhimin e korentit

    3 panele solari 10 vat secila kushton 300ero te treja po ti lidhim me nje motor elektrik 30 wat dhe dinamon e makines kemi shum perfitim te korentit

    exsperiment nga adrian tironci
    Ndryshuar për herë të fundit nga janar : 17-11-2009 më 20:20 Arsyeja: germet

  15. #15
    i/e regjistruar Maska e extreme
    Anëtarësuar
    29-04-2005
    Postime
    1,272
    Citim Postuar më parë nga DYDRINAS Lexo Postimin

    27/03/2009



    shekulli

    Qa osht dat kjo histori a ? Se une kom ni per kta kah 2004-5-ta
    We are all Aliens

  16. #16
    Nderi i Universit Maska e Gostivari_usa
    Anëtarësuar
    12-08-2005
    Vendndodhja
    Atje ku nuk me gjeni dot!
    Postime
    3,639
    Kete zbulim e ka be Bledi i pari ose ...... ky personi ne kete artikullin e me poshtem ?!!

    http://www.nytimes.com/library/tech/...es/12pate.html


    GV_USA
    WE WILL NOT GO DOWN!

Tema të Ngjashme

  1. Medresanti 17-vjeçar shpik energji alternative
    Nga Florim07 në forumin Lajme nga informatika
    Përgjigje: 12
    Postimi i Fundit: 22-05-2009, 13:25
  2. Shqipëria i shet energji Greqisë
    Nga Collectivemind në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 6
    Postimi i Fundit: 31-01-2009, 09:21
  3. KESH çon energji falas në Kosovë,ble mijëra euro çdo ditë
    Nga Qerim në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 06-03-2006, 16:08
  4. Përmirësohet ndjeshëm furnizimi me energji elektrike në vend
    Nga Darius në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 130
    Postimi i Fundit: 01-02-2006, 00:54

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •