Agjensia e Lajmeve "SOT"

Mbi konfliktin nė Komunitetin Musliman Shqiptar

Written by Gazeta SOT

Thursday, 26 March 2009 12:39

Nga Kastriot MYFTARAJ

Ėshtė njė gjė e vėrtetuar nga historia se reformatorėt e zellshėm tė rremė, tė cilėt i bėjnė gjėrat pėr aparencė, pėrfundojnė duke e shndėrruar nė absurditet qesharak gjithė veprėn e tyre potemkiniane. Kėshtu ndodhi dhe me sipėrmarrjen e shtetit shqiptar pėr tė kontrolluar udhėheqjen e Komunitetit Musliman Shqiptar, nė mėnyrė qė ai tė mbetej nė duart e tė moderuarve dhe tė mos merrej nėn kontroll nga ekstremistėt. Prej vitesh kėsaj pune i kanė hyrė me shumė zell disa struktura tė shtetit shqiptar, veēanėrisht SHISH si dhe ambasada amerikane. Dhe kėtė punė e kanė bėrė me aq sukses, sa ekstremistėt nuk kanė pse tė lodhen pėr tė diskredituar drejtuesit e tashėm tė Komunitetit Musliman Shqiptar, se kėtė punė e ka bėrė pėr ta shteti si dhe vetė kėta tė fundit.
Zelli i bufonėve tė SHISH dhe tė ambasadės amerikane ka shkuar deri atje sa sot, kur shikon njeriu drejtuesit e komuniteteve fetare nė Shqipėri, nga ata vetėm drejtuesi i Komunitetit Musliman Shqiptar, Selim Muēa nuk ngjan si klerik, dhe aq mė pak musliman nga paraqitja. Selim Muēa ngjan mė tepėr me njė pastor protestant, ashtu pa mjekėr, madje as mustaqe, i veshur me kostum firmato, dhe me njė ēallmė tė cilėn e pėrdor vetėm kur i shkojnė pėr vizitė politikanėt dhe diplomatėt nė festat fetare muslimane (madje nė shumė intervista televizive ka dalė edhe pa ēallmė qė ėshtė simboli i vetėm klerikal i tij). Kėshtu del qė drejtuesi i Komunitetit Musliman Shqiptar ua paska kaluar homologėve tė tij tė krishterė katolikė dhe ortodoksė, tė cilėt me veshjen e tyre klerikale ngjajnė si relike mesjetare nė krahasim me tė.
A thua vėrtet tė jenė kėshtu gjėrat nė Shqipėri, qė drejtuesi i Komunitetit Musliman Shqiptar tė jetė mė i modernizuar se homologėt e krishterė katolikė dhe ortodoksė, pėr sa i pėrket aparencės? Sigurisht qė jo! Nuk mund tė jetė Selim Muēa mė i modernizuar nė paraqitje se Arkipeshkvi Rrok Mirdita, apo se kryepeshkopi Anastas Janullatos. Derisa ia ngarkuan drejtimin e Komunitetit Musliman Selim Muēės, atėherė duhej qė sė paku t’ i kishin vėnė si kusht qė tė mbante mjekėr, sė paku aq sa tė ndonjėrit nga oficerėt e SHISH qė merret me ēėshtjet e Komunitetit Musliman Shqiptar! Dhe veē kėsaj duhet t’ i kishin kėrkuar qė tė mbante dhe xhyben qė ėshtė pjesė e paraqitjes sė njė kleriku musliman.
Sikur tė mos mjaftonin kėto, tashmė bufonėt e SHISH dhe tė ambasadės amerikane qė merren me ēėshtjet e Komunitetit Musliman Shqiptar, e kanė ēuar absurdin qesharak deri nė atė pikė saqė Komuniteti Musliman Shqiptar po na del “fener ndriēues” demokratik pėr komunitetet e tjera fetare, derisa mėnyra e zgjedhjes sė kryetarit tė tij bėhet me njė mekanizėm demokratik, i cili aq qė ekziston tek komunitetet e krishtera ortodoks dhe katolik. Nė komunitetet e tjera, kryetari i Kishės Ortodokse Autoqefale tė Shqipėrisė ėshtė i zgjedhur pėrjetėsisht, dhe po ashtu edhe nė komunitetin katolik arkipeshkvi i Tiranės dhe Durrėsit qė ėshtė ekuivalenti katolik i Selim Muēės se posti i kryetarit tė Konferencės Ipeshkvnore ka mbetur fiktiv, derisa edhe nė rastin kur kėtė post e ka mbajtur arkipeshkvi i Shkodrės, pėrsėri politikanėt dhe diplomatėt e huaj i kanė bėrė vizitat nė Tiranė tek arkipeshkvi Rrok Mirdita, me rastin e festive fetare katolike.
Sigurisht qė nė rastin e komunitetit katolik, nė kėtė mungesė demokracie klerikale ka tė bėjė dhe hierarkia papnore qė kanė ipeshkvėt katolikė, dhe qė ėshtė shumė mė e madhe se varėsia hierarkike qė kanė peshkopėt ortodoksė nga Patriarkana Ekumenike e Stambollit, ndėrsa komuniteti musliman nuk ka njė varėsi hierarkike nga njė qendėr analoge nė botėn islamike, por gjithsesi nuk duhet ekzagjeruar, aq sa tė bėhen gjėrat qesharake, siē po bėhet prej vitesh me komunitetin musliman. Ai qė kėrkohet tė paraqitet si modernizim apo edhe demokratizim i drejtimit tė Komunitetit Musliman duket se do tė arrijė efektin e kundėrt qė synojnė ata qė e bėjnė.
Realiteti nė konfliktin e sotėm nė Komunitetin Musliman Shqiptar ėshtė se kundėrshtarėt e Selim Muēės kanė legjitimitetin fetar, pasi ata nė fakt kanė aparencėn dhe sjelljen e muslimanit, ndėrsa Selim Muēa dhe mbėshtetėsit e tij kanė thjesht mbėshtetjen e shtetit. Derisa shteti shqiptar e ka pranuar fenė islame dhe ushtrimin e saj, atėherė ai duhet tė pranojė dhe qė kundėrshtarėt e Selim Muēės tė drejtojnė Komunitetin Musliman Shqiptar, pasi ata realisht janė pėrfaqėsuesit e tij. Kėtu mė duhet tė sqaroj njė keqkuptim nė lidhje me termin “Komunitet Musliman Shqiptar”. Shpesh bėhet njė spekulim duke u kuptuar me kėtė term shumica e popullsisė sė Shqipėrisė tė shndėrruar me dhunė nė muslimanė gjatė pushtimit osman. Nė fakt kjo ėshtė njėlloj sikur ne shqiptarėt, qė na detyruan nė kohėn e komunizmit tė bėhemi anėtarė tė organizatės totalitare mė tė madhe tė regjimit komunist, Frontit Demokratik, tė na quajnė tė tillė edhe sot qė ka rėnė regjimi komunist.
Perandoria Osmane ishte njė shtet totalitar i llojit tė despotizmave agrare orientale, e cila e kishte fenė islame si ekuivalentin e ideologjisė sė shteteve komuniste. Nė kėtė perandori tė tillė, sundimi i sė cilės nė Ballkan zgjati me shekuj, kurrkush nuk mund tė mburret se i rezistoi dhunės pėr fe-kthim. Nėse perandoria osmane donte t’ ia ndryshonte fenė, sipas interesave tė saj njė populli apo njė pjese tė popullsisė, ajo sigurisht qė do t’ ia arrinte kėsaj, nė mos po nuk do ta kishte fare pėr gjė qė ta zhdukte krejt fizikisht kėtė popull, ose kėtė pjesė tė popullsisė siē bėri me armenėt. Derisa Perandoria Osmane ishte e aftė qė, nė prag tė rėnies sė saj, tė zhdukte mbi njė milion armenė, sigurisht qė ishte krejt e aftė qė nė kulmin e fuqisė tė saj tė zhdukte krejt apo pjesėn mė tė madhe tė serbėve, grekėve, bullgarėve, apo edhe tė shqiptarėve, tė cilėt do t’ i rezistonin fe-kthimit. Prandaj kuptohet se fe-kthimi i shqiptarėve u bė me dhunė.
Kėshtu shpjegohet fakti qė ndėr pasardhėsit e shqiptarėve tė kthyer nė fenė islame nė kohėn osmane, sot shumica absolute as qė janė praktikantė tė kėsaj feje. Madje edhe njė pjesė e madhe e atyre qė janė praktikantė, e bėjnė kėtė gjė nga varfėria, pėr ta patur emrin nė listat e xhamisė pėr ndarjen e ndihmave nė ushqime, si miell, vaj, sheqer oriz etj. Kėta e shohin xhaminė ashtu siē shohin edhe partitė politike, tė cilave ua shesin votėn pėr njė thes me miell, siē na e shfaqi para disa vitesh “Fiks fare” se bėhej nga kandidatja pėr deputete socialiste Valentina Leskaj nė Elbasan.
Kėta “besimtarė” janė ata qė mbushin njė pjesė tė Sheshit “Skėnderbej” nė faljen e madhe tė Bajramit. Por kėta janė muslimanė aq sa ē’ qenė kinezė ata shqiptarė qė bėnin gjimnastikėn e mėngjesit nė kėtė shesh, nė kohėn e miqėsisė me Kinėn maoiste.
Ne sot duhet tė mėsohemi me realitetin se 1-2% e 70% tė shqiptarėve qė janė pasardhės tė atyre qė u prozelituan nė fenė islame nė kohėn osmane, janė besimtarė tė bindur islamikė. Ky nė fakt ėshtė ai qė mund tė quhet: Komuniteti Musliman Shqiptar. Kėtij komuniteti i janė atashuar dhe ata tė varfėr tė cilėt falen pėr Bajram, pėr njė thes me miell. Ne sot duhet tė mėsohemi me realitetin se 1-2% e 70% tė shqiptarėve, pasardhės tė atyre qė u shtrėnguan tė kthejnė fenė nė kohėn osmane, sot janė besimtarė muslimanė tė bindur. Kjo nuk ėshtė ndonjė tragjedi e madhe. Franca , Britania e Madhe dhe Gjermania kanė njė pėrqindje disa herė mė tė madhe tė popullsisė qė janė islamikė praktikantė shumė mė fanatikė se pjesa mė e madhe e atyre qė nė Shqipėri quhen ekstremistė. Pėr mua tragjedia ėshtė se 98-99% e shqiptarėve-pasardhės tė atyre qė u kthyen me dhunė nė fenė islame dikur nė kohėn osmane nuk kanė arritur tė marrin njė identitet fetar perėndimor dhe kanė mbetur as muslimanė dhe as kristianė. Por edhe ndoshta nuk ėshtė aq tragjike nė njė kohė qė feja po humb me shpejtėsi ndjekėsit e vet nė Perėndim. Sfida e mundshme sot ėshtė si ta disiplinosh njeriun shqiptar dhe jo si ta akulturosh me njė fe tė caktuar, kur dihet se kjo e fundit kėrkon shumė shekuj qė tė arrihet, dhe qė tekefundit mbetet njė aspiratė e sė ardhmes sė papėrcaktuar.
Pėrndryshe tragjedia mė e madhe mund tė vijė nga mėnyra se si trajtohen kėta njerėz tė quajtur ekstremistė islamikė. Nė rast se ata do tė pėrjashtohen nga e drejta qė kanė pėr t’ u pėrfaqėsuar nė strukturat e Komunitetit Musliman Shqiptar, ēka nėnkupton dhe tė drejtėn pėr ta drejtuar atė, atėherė ata me siguri qė do tė krijojnė struktura ilegale paralele, tė cilat do tė veprojnė brenda xhamive, ēka do tė jetė shumė mė keq. Ėshtė mė mirė qė kėta njerėz tė mbahen nėn kontroll duke qenė tė legalizuar. Madje kjo do tė jetė mėnyra mė e mirė pėr tė ulur influencėn e tyre, se kur ata tė kenė poste drejtuese dhe tė paraqesin nga to idetė e tyre, do tė duken edhe mė anakronikė, dhe do tė vetėizolohen natyrshėm nga shoqėria.
Ėshtė njė gjė shumė e gabuar qė tė quhen ekstremistė islamikė ata qė nė fakt nuk janė mė tepėr se besimtarė tė vėrtetė islamikė. Ata qė quhen ekstremistė islamikė nė Shqipėri, quhen tė tillė nė raport me Selim Muēėn, i cili paraqitet me look tė njė pastori protestant. Kjo ėshtė njė pikėpamje absurde se ekstremistė islamikė nė botėn islamike quhen ata qė ndėrmarrin veprime te dhunshme, tė armatosura. Tė kėtillė nė Shqipėri ende nuk ka, por mėnyra se si po trajtohet nga shteti konflikti nė Komunitetin Musliman Shqiptar, ka rrezik qė tė ēojė nė lindjen e kėtyre lloj grupeve. Lindja e kėtyre grupimeve nė Shqipėri nuk ėshtė aq e pamundur sa duket dhe ėshtė e gabuar qė tė mendohet se ata mund tė ndihmohen dhe tė financohen vetėm nga vendet arabe. Indirekt ata mund tė ndihmohen me armė dhe para, pa e marrė vesh fare, nga shėrbimet sekrete tė vendeve fqinje Serbisė dhe Greqisė, tė cilat janė tė interesuara tė dėmtojnė imazhin e Shqipėrisė. Ajo qė nuk e kuptojnė dot analistėt e kėtyre ēėshtjeve sa i pėrket muslimanėve shqiptarė, ėshtė se burimi i njė ekstremizmi tė dhunshėm islamik nė Shqipėri nuk mund tė jetė Vahabizmi i importuar arab i financuar nga qendrat ekstremiste tė botės arabe, por pseudovahabizmi i financuar nga shėrbimet sekrete tė vendeve fqinje.
Ata si Xhavit Shala qė shikojnė ėndrra me vahabizmin shqiptar nuk e kuptojnė se Vahabizmi ėshtė njė doktrinė qė pėrdoret nga qeveria saudite pėr tė mbajtur homogjen njė shtet tė krijuar artificialisht dhe qė pėrbėhet nga shumė tribu qė pėrndryshe do tė hynin nė luftė me njėra tjetrėn. Xhavit Shala dhe analistėt si ai bėjnė gabimin klasik tė atyre qė i marrin gjėrat shabllon pa njohur realitetin e vendit ku ato kanė lindur dhe tė vendit ku supozohet tė pėrbėjnė rrezik. Vahabizmi nė Shqipėri nuk mund tė jetė veēse pseudovahabizėm, madje do tė duket absurd dhe qesharak, nėse do tė fitojė tė drejtėn tė drejtojė Komunitetin Musliman Shqiptar. Nė kėtė rast ata qė quhen ekstremistė islamikė nė Shqipėri do ta pėsojnė si Don Kishoti, i cili dukej njeri normal dhe me shije ekzotike sa kohė qė rrinte nė shtėpinė e tij dhe ishte ithtar i kalorėsve endacakė dhe romaneve pėr ta, por qė u bė njė sharlatan kur doli vetė rrugėve si njė kalorės endacak. Ēfarė na kanė bėrė deri mė sot kėta vahabistė shqiptarė, pėrveēse qė na kanė kėrcėnuar Maks Velon, Piro Mishėn dhe Edmond Tupjen, sipas pretendimeve tė kėtyre tė fundit? Asnjėri nga kėta tė tre nuk ėshtė aq burrė trim sa tė rrinte nė Shqipėri nė rast se do tė ishte kėrcėnuar vėrtet nga ekstremistėt islamikė, ose tekefundit nė rast se kėta do tė qenė vėrtet tė rrezikshėm. Njė herė u tha se ekstremistėt islamikė donin tė bėnin njė atentat kundėr ambasadės amerikane nė Tiranė dhe u morėn gjithė ato masa sigurie qė i mbajmė mend, por nuk ndodhi asgjė edhe pse qartėsisht dikush nė Washington dukej se donte tė ndodhte pikėrisht kėshtu, duke qenė se ambasada amerikane ėshtė aty ku ėshtė, nė kundėrshtim me masat mė elementare tė sigurisė pėr objekte tė tilla.
Nė Shqipėri mė problematik se psudovahabizmi nė krye tė Komunitetit Musliman Shqiptar do tė hetė antivahabizmi shtetėror, dhe i diplomatėve tė huaj, i cili merr anėn e tė ashtuquajturve tė moderuar nė Komunitetin Musliman. Nė qershor 1991, kur Sekretari i Departamentit tė Shtetit, Baker erdhi nė Tiranė, ai vizitėn e parė e bėri nė Xhaminė e Ethem Beut nė qendėr tė Tiranės, para se tė shkelte nė institucionet shtetėrore shqiptare dhe nė parlamentin shqiptar. Ky ishte njė veprim shumė i ēuditshėm i njė zyrtari tė huaj nė njė vend ku feja ėshtė e ndarė nga shteti. Veprimi i Baker, jashtė ēdo protokolli normal, aq mė tepėr kur nuk vizitoi dhe tempuj tė feve tė tjera, ėshtė bėrė qartėsisht nėn influencėn e lobistėve arabė nė Washington dhe ėshtė paguar shumė shtrenjtė prej tyre. Me gjestin e tij sekretari Baker i vuri njė pozitė shumė delicate autoritetet shtetėrore shqiptare sa i pėrket kėrkesave qė vinin nga Komuniteti Musliman Shqiptar pėr ndėrtimin e xhamive dhe lejimin e misionarėve dhe shoqatave fetare nga vendet islamike. Amerikanėt pra, kanė edhe kėtu pėrgjegjėsinė fillestare pėr njė gjė qė mė pas rezultoi jo pak problematike pėr shoqėrinė shqiptare. Sot, zėvendėsambasadori Stiven Kristina, njeriu qė ėshtė pėrzier jo pak nė aferėn e fundit tė Komunitetit Musliman Shqiptar ėshtė nė prag tė largimit nga Shqipėria pėr tė shkluar nė Afganistan, ku do tė zbatojė eksperiencėn e fituar nė manipulimin e klerit musliman nė Shqipėri.
Njė nga aspektet mė tė kėqija tė kėsaj aleance mefistofelike mes shtetit shqiptar dhe diplomacisė amerikane nė Tiranė, nga njėra anė, dhe tė ashtuquajturve tė moderuar nė Komunitetin Musliman Shqiptar ėshtė se si shpėrblim u ėshtė lėnė kėtyre tė fundit fushė e lirė pėr abuzime tė ēdo lloji. Ata qė quhen ekstremistė islamikė sot nė Komunitetin Musliman Shqiptar, nė fakt po pėrdorin si kartėn kryesore atė tė korrupsionit tė drejtuesve tė sotėm tė fesė islame nė Shqipėri. Dhe kėtė kartė po e pėrdorin me shumė sukses se pėr kėtė gjė ka edhe njė monument nė qendėr tė Tiranės, njė pallat i lartė i ndėrtuar nga njė biznesmen pranė Edi Ramės, qė do tė kandidojė edhe si deputet pėr PS. Truallin pėr ndėrtimin e kėtij pallati e dha Komuniteti Musliman Shqiptar nė njė aferė tepėr tė debatuar ku drejtuesit e komunitetit nuk vepruan siē bėjnė zakonisht nė kėto raste pronarėt e truallit qė marrin njė pėrqindje tė ndėrtesės, por shitėn truallin dhe inkasuan nė arkėn e komunitetit njė shumė e cila ishte mė pak se njė e dhjeta e asaj qė do tė pėrfitonin nga marrėveshja qė bėhet zakonisht nė kėto raste. Nė rrethet e besimtarėve muslimanė drejtuesit e komunitetit u akuzuan gjerėsisht se kishin bėrė njė marrėveshje konfidenciale qė tė merrnin nėn dorė nė emėr tė tyre atė pjesė tė ndėrtesės qė i takonte pronarit tė truallit, duke u zbritur shuma qė kishin marrė pėr llogarinė zyrtare tė komunitetit.
Tyrbja muslimane qė gjendet praktikisht brenda kėsaj ndėrtese, e veēuar me njė gjysmėhark-artefik arkitektonik-ėshtė shndrruar nė fakt nė varrin moral tė tė ashtuquajturve tė moderuar nė Komunitetin Musliman Shqiptar. Ky artefic arkitektonik sė bashku me tyrben ėshtė bėrė simbol raportit tė korruptuar dhe absurd qė shteti shqiptar ka krijuar me drejtuesit e Komunitetit Musliman Shqiptar, krijesa tė tij.


kmyftaraj@yahoo.com This e-mail address is being protected from spambots. You need JavaScript enabled to view it