Close
Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 40 prej 40
  1. #21
    Perjashtuar Maska e illiriani
    Anėtarėsuar
    06-05-2002
    Postime
    655

    me e thye doren e gjate greke

    tear drops, pajtohem plotesiht me ju.

    anton, jemi per ta thyer ate dore te zgjatur greke, mu per ate edhe duam qe te bejme dicka te forte!

    Ata nenshkrues te letres jane gjalle e te forte dhe do t'i hudhin prore at nenshkrime ne nje organizate, lidhje, BESELIDHJE SHQIPTARE apo si teduam te thirret dhe te ecim me hapa te sigurte dhe mos te kompromitohemi. Nuk duam metutje te qeshen
    dhe nuk esht ashtu, 'ata qe kane pire gjakun e djeresen tone, le te qeshen edhe me kete leter'!

    A pranoni te thirret kjo nje BESELIDHJE SHQIPTARE? Dhe te shkojme zyrtarisht, te regjstruar, me nenshkrime, me profeson, si anetare te rregullte, per te gjtha ecjet e metejme...

  2. #22
    I Djathtė
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Deutschland
    Postime
    713
    Ju lutem qartesoni idete.

    Une kam nja 9 muaj qe mundohem te mbaj gjalle ate temen:

    Si mund te ulet ndikimi grek ne RSH ?

    E cfare bera?

    Nje vrime ne uje.

    Ku jane te gjitha ato shoqata e shqiptare patriote?

    Bla, bla, bla.

    Une per vete kam 9 muaj qe perdite shkruaj ketu duhet te bashkohemi.

    Por, bla, bla, bla.

    Sa vete na u pergjigjen per shkollat shqipe?


    Tani,

    une jam gati, kjo dihet.

    Sikur kam kerkuar te shkojme diversante.

    Shnet,

    Anton!
    Por sot, Shqypni, pa m'thuej si je?

  3. #23
    I Djathtė
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Deutschland
    Postime
    713
    A t“ju them dhe nje gje krejt sinqerisht dhe hapur?



    Sa vete e kane lexuar kete lajm te z. Beqir Sina:

    Nga Nju Jork (SHBA) BEQIR SINA

    NEW YORK NY : E ashtuquajtura Lėvizja pėr autonominė e Vorio Epirit ose
    Qeveria Epiri i Jugut nė mėrgim, qė nė Shqipėri i takon tė jetė Epiri i
    Veriut, nė Shtetet e Bashkura tė Amerikės, ėshtė organizat ilegale dhe
    udhėhiqet nga caqe shoviniste e anti-shqiptare nė SHBA, tė cilat kanė
    qėllime grabitaqare nė coptimin e Shqipėris. Kryetari i saj ėshtė Nikolas
    Geixh (Nikolas Gage, ose Niko Gaxojani) i cili udhėheq dhe organizatėn
    tjetėr "POAKA" Organizata Panehelenike Greke e Amerikės Kanadasė dhe
    Australisė.

    Ditėn e diel nė numėrin e saj tė fundit gazeta mė e madhe nė gjuhėn greke nė
    SHBA" Elenikos Kuriu" nė faqen 7A,.boton artikullin ku thuhet se e
    ashtuquajtura Lėvizja pėr autonominė e Vorio Epirit ose Qeveria Epiri i
    Jugut nė mėrgim pėfundoi me sukses fushatėn e mbledhjes sė ndihmave pėr kėtė
    organizat ilegale, e cila kapi shumėn e 500 mijė dollarve amerikan. Po sipas
    saj kryetari Nikolas Geixh (Nikolas Gage, ose Niko Gaxojani) deklaron pėr
    kėtė gazetė se nė kėtė fushat kanė kontribuar caqe nacionaliste greke
    biznesmen tė suksesėshėm nė amerikė.

    Duke folur mė tej pėr qėllimin e kėsaj fushate ai thotė se kjo shumė e
    madhe do ti dorzohet disa zyrtarave tė lart shqiptarė pa arritur tė pėrmend
    emra konkret, se pėr kė bėhet fjalė konkretisht, veēse thotė se gjithēka
    ėshtė e zyrtarizuar duke mos ju trembur atoriteteve amerikane pėr ndonjė
    hetim se nga kanė ardhur kėto pare dhe ku janė tė destinuara. Mė poshtė ai
    pranonė se kėtė organizatė ai e drejton prej 15 vjetėsh dhe pretendon se
    ėshtė organizata mė tė madhe lobiste tė grekėve tė SHBA-sė, Kanadasė dhe
    Australisė, e cila mbledh fonde dhe fianancon veprimtaritė nacionaliste nė
    Greqi, kryesisht kundėr Shqipėrisė.

    Pikėrisht pėr kėtė ai thotė nė artikull se kėtė shumė parashė do ta financoi
    pėr njė kohė tė gjatė tek disa drejtues lokalė tė minoritetit grek nė
    Shqipėri pasi qė ka marr edhe aprovimin e qeverisė shqiptare( tė cilėn disa
    mjete greke tė informimit e kanė quajtur "considers "Albania" government a
    "Vorio Epiri" government and carries the editorial". Gejxh thotė se ka disa
    projekte tė "mėdha" pėr investime nė Sarandė, sidomos nė industrinė
    farmaceutike, shėrbmiet komunale, informatikėn e infrastrukturėn e ndėrtimin
    e njė Sptiali tė Madh ushtarak grek me ndihmėn e qeverisė greke, pra tė
    gjitha kėto sipas tij vetėm nė jug tė Shqipėrisė ...



    Tani greket mbledhin 500 000 $ e ne mezi 500 nenshkrime dhe diskutojme 1 jave.

    Jo kjo parashtese e jo kjo mbrapashtese.

    Shnet,

    Anton!
    Por sot, Shqypni, pa m'thuej si je?

  4. #24
    Perjashtuar Maska e illiriani
    Anėtarėsuar
    06-05-2002
    Postime
    655

    Lightbulb BESĖLIDHJA SHQIPTARE 2002

    nėnshkrimet le tė vazhdojnė

    plotėsimet poashtu nė letėr, tė publikohen dhe nuk besojmė se poata nėnshkrues do tė jenė kundėr plotėsimeve

    diskutimet vazhdojnė nė ēdo kohė janė tė mirėseardhura

    diskutimet e propozimet esenciale tė realizohen, nėse vėrtet ėshtė Letėr e Hapur demokratike pa autokraci dhe si e tillė nuk ėshtė e paprekshme, por tė plotėsohet me mendimet e shprehura nė forum. Ajo Letėr nuk ėshtė firmosur e vulosur nga askush ende dhe plotėfuqishmėria e saj, bėhet kur merret pėrgjegja e forcave tė mirėfillta shqiptare!

    vorioepircat le tė mbledhin edhe miliarda, se nuk ndahet Jugu i Shqipėrisė pėrjetė, por mė afėr Ēamėria me njė organizim kombėtar do ta ketė pavarėsinė, sepse me e harrua Ēamėrinė ata bėjnė pluhur me vorioepirin tash e sa kohė pėrpara...

    Epiri ėshtė shqiptar, pamarrėparasyshė ēfarėdo ndikimi grek
    Ajo ėshtė Toka e Pirros sė Madh - Epiri Shqiptar! Epirotėt pėr tė cilėt fliste e shkruante Frang Bardhi ynė, edhepse janė pėrgjumur nga hipnoza greke sot, nuk kanė kah mbajnė tej shqiptarisė!

    BESĖLIDHJA SHQIPTARE 2002

    mund tė formohet edhe deri me 100.000 shqiptarė por duhet organizim, njohje organizative, ofrim i atyre qė mund tė japin kontributin e duhur dhe tė respektohen propozimet e drejta!
    Puna fillon edhe kėtu nė forum, nė lidhje me tė gjitha forumet tjera, organizatat politike e apolitike nė atdhe e diasporė.

    I pyes tė gjithė shqiptarėt, a jeni pėr kėtė organizim zyrtarisht?

  5. #25
    i/e regjistruar Maska e tear-drops
    Anėtarėsuar
    26-04-2002
    Vendndodhja
    ne vendin e cative te arta
    Postime
    20
    me duket pak term teper nacional beselidhja shqiptare. e para gje qe me bie ndermend eshte nje organizate si tip UCK-ja. nuk me pelqen. do sugjeroja qe te rregjistrohemi,e perseris dhe njehere, si forumi shqiptar,nje organizate joqeveritare qe mbledh rreth vetes shqiptaret kudo qe jane, dhe qe ka si qellim kryesor perforcimin e dialogut dhe te komunikimit lidhur me problemet qe e mundojne shqiperine ( sa per fillim),
    duhet perpiluar statusi, duhet te krijohet nje ide e qarte se per cfare do jete dhe me vone mund te marrim iniciativa te tilla. ka ardhur koha qe te bejme dicka reale.

    letra nuk do kete efektin qe duam sepse pavaresisht nga deshira jone e mire, askush nuk do besoje ne kredibilitetin e saj. Mund ta quajne edhe si shaka te dikujt qe problem ja fut kot emrave edhe dergon kete leter.

    ky eshte mendimi im. iniciativa eshte per tu admiruar por qe te kete efektin e duhur duhet te zbatojme rregullat baze administrative. letra e hapur e veres nuk piu uje fare. pikerisht per keto arsye. eksperienca nuk na mungon duhet te shikojme se si ti realizojme konkretisht gjerat.
    PS mendoj qe letra duhet plotesuar dhe argumentat qe ka dhene iliriani te plotesohen.
    me respekt
    Tear Drops

  6. #26
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,426
    Postimet nė Bllog
    17
    Organizimi nuk eshte dicka e lehte por jo dicka e pamundur. Nga eksperienca ime, une di tu them rrugen qe une mendoj eshte rruga me e mire e organizimit:

    1. Shpalosja e kredos apo objektivave mbi te cilat hapet nje organizate. Publikimi i tyre ne nje ambient te gjere shqiptaresh.

    2. Hapja per anetaresim e te gjithe te interesuarve qe ndajne te njejtat bindje me ju.

    3. Detyrimi financiar qe cdo anetar duhet te kete karshi organizates ne te cilen ben pjese. Kjo mund te jete nje kuote vjetore qe perben ne vetvete edhe buxhetin e organizates. Asgje nuk realizohet pa patur financim.

    4. Objektivat vjetore qe kjo organizate kerkon te realizoje duhet te shprehen ne fillim te vitit, dhe ne fund te vitit te behet bilanci se sa ka ecur puna. Ky eshte detyrimi ndaj anetareve qe e mbeshtetin inisiativen tuaj.

    Nuk besoj ne inisiativa politike, pasi shoqeria shqiptare eshte shume apolitike. Koncepti i politikes ne rradhet e shqiptareve eshte shume i gabuar. Une besoj se kontributi me i madh qe mund ti japin intelektualet shqiptare shoqerise shqiptare, eshte pikerisht grupimi i tyre ne organizata jo-qeveritare qe kane per qellim emancipimin e shoqerise shqiptare me principet dhe vlerat e nje shoqerie demokratike.

    Katalizatori i proceseve demokratike ne nje vend nuk eshte vetem lidershipi politik, por edhe shkalla e emancipimit te asaj shoqerie me principet dhe vlerat e nje shoqerie demokratike. Nuk mund te kete nje Shqiperi demokratike, per aq kohe sa cdo shqiptar nuk e ka te qarte se cdo te thote demokraci, cilat jane lirite dhe pergjegjesite e tija karshi shtetit, sistemit politik dhe shoqerise.
    "Babai i shtetit ėshtė Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencėtari!"

  7. #27
    I Djathtė
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Deutschland
    Postime
    713
    Te nderuar miq,

    Ju kemi vene ne dijeni here pas here per Letren e Hapur drejtuar Parlamentit Shqiptar, e cila ka patur interes te madh nga qytetare te ndryshem shqiptare, si ne Shqiperi, aq me teper ne shtete te ndryshme te botes. Sic mund te shihet, rreth 580 vete e kane nenshkruar Letren e Hapur deri tani, duke marre parasysh, mundesine qe kane patur per lidhje me internetin, apo per t'u lajmeruar per iniciaiven tone.

    Ne falenderojme te gjithe ata qe kane perkrahur nismen tone dhe kane firmosur Letren e Hapur.

    Njekohesisht, ju kujtojme se afati i fundit i nenshkrimit eshte dita e neserme - 20 maj 2002. Shpresojme qe kjo kohe te shfrytezohet nga ata qe nuk kane patur rastin te nenshkruajne, por e perkrahin nje nisme te tille.

    Vizitoni per kete qellim faqen tek: http://www.geocities.com/sosalbania/l1.html

    (ose faqen e perkoheshme tek: http://www.shkoder.net/leter/l1.html )

    Shpresojme te kontaktojme perseri per iniciativa te tilla dobiprurese.

    Me respekt,

    Anton.
    Por sot, Shqypni, pa m'thuej si je?

  8. #28
    Konservatore Maska e Dita
    Anėtarėsuar
    17-04-2002
    Postime
    2,925
    Te nderuar

    Me duhet te nderhyj ne kete pike te diskutimit tuaj, per arsye se me duket se po dilni fare nga qellimi kryesor per te cilin eshte nisur ky diskutim.

    GJEJA qe do t'i dergohet parlamentit shqiptar eshte nje LETER E HAPUR.

    Ajo eshte e para ne llojin e vet dhe per kete arsye eshte e vertete se nuk mund te jete perfekte.

    Duhet patur parasysh se ajo nuk ka formen e nje peticioni, por formen e nje letre. Per kete arsye ajo nuk mund te permbaje pika ne forme kerkese sic keni paraqitur ju me lart.


    Do te ishte gabim i madhe nese tani do te ndryshohej teksti i saj. Ajo do te behej qesharake dhe personat qe deri me tani e kane nenshkruar ate nuk do te ishin plotesisht dakord.
    Mos beni GAFA.

    Nese kerkoni te plotesoni kete leter atehere duhet te nisni te mendoni per formulimin e nje peticioni i cili do te mund te permbaje ate cka ju po diskutoni me lart.
    Ky peticion do te mund t'i dergohet parlamentit ne nje kohe me te vone, dhe mund te lihet mundesia qe ai te nenshkruhet per nje periudhe nje-mujore.


    Por letra duhet derguar ne formen e tanishme dhe duhet derguar ne afatin ne te cilin eshte menduar.


    Edhe nje gje tjeter drejtuar Ilirian01

    Zoteri duhet te sqaroni menyren me te cilen jeni shprehur, sepse le vend per keqinterpretim.

    Une kerkoj sqarim per piken 3. te shkrimit tuaj per ndikimin e kultures italiane.

    3. Ndikimi kulturor italian, futja e italishtes ne te gjitha shkollat e Shqiperise, gjoja si gjuhe zyrtare edhe mbi anglishten si gjuhe boterore?
    Nese ajo do te thote ate gje qe une kam kuptuar, atehere eshte turp per ju qe pretendoni te flisni per shqiptarizem.


    Dhe nje verejtje tjeter per ju.
    Jeni shprehur ne menyre shume prepotente ne postimet tuaja te fundit a thua se jua ka ndokush per borxh.

    Puna qe po bejne keta zoterinj me letren e tyre eshte e madhe dhe nuk meriton te shkelet me kembe. Ata jane njerez te nderuar. Jane ata qe e ngriten kete ceshtje ne kembe, nderkohe qe ju duket se nuk paskeni ide tjeter vetem se te "ulerisni".
    Ceshtjet e tjera sqarojini me personat vete.
    Kjo ishte ajo cka une vete personalisht deshiroja qe t'ju thoja.


    Une si nje nga nenshkruesit e asaj letre kerkoj qe ajo te mbetet ne formen qe ka tani.


    Nderime!
    Dita

  9. #29
    i/e regjistruar Maska e vlora
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Postime
    40

    Rregullat e demokracise!

    Te nderuar miq!

    Jane hedhur mendime te ndryshme kohet e fundit per shnderrim e letres ne peticion duke perfshire ne kete peticion kerkesa "themelore" per parlamentin shqiptar.

    Dua t'ju kujtoj se nuk eshte e moralshme dhe demokratike qe ne t'i dergojme ultimatume parlamentit shqiptar. Ata ne fund te fundit jane te "zgjedhur nga populli" dhe ne nuk jemi te tille. Ne qofte se ne kemi ambicje te tilla themelore per transformimin e shoqerise shqiptare atehere rruga e vetme eshte; organizimi ne nje force politike legjitime dhe pjesemarrja e kesaj force ne votimet e ardhshme. Per mendimin tim nje ide e tille eshte qesharake dhe naive. Dua t'ju pyes se sa nga ju votuan heren e fundit ne Shqiperi? Une ju them nga eksperienca ime (fushaten elektorale te fundit e kalova fshatrave te Vlores) se asnje force politike e krijuar jashte Shqiperise nuk do te kete sukses ne Shqiperi ne qofte se nuk kalon nje periudhe "stazhi" te gjate brenda Shqiperise.

    Nje peticion me kerkesa mbi denimin me vdekje, zgjedhjet, sistemin politik etj nuk do te perkrahej as nga ata shqiptare (ne Shqiperi) qe mund te pajtohen me shume nga idete tona.

    Ideja e "Letres se Hapur" nuk ishte dhe nuk eshte qe ne te kemi nje ndikim ne politiken shqiptare. Kjo leter nuk pretendon te analizoje sistemin politik ne Shqiperi dhe as t'a reformoje ate. Kjo leter thjesht shpreh nje shqetesim te shqiptareve ne mergim per ndikimin e madh te Athines ne politiken shqiptare. Perfshirja e cdo kerkese tjeter e ul vleren e kesaj letre.

    Vete Athina dhe Beogradi do te donin qe ne kete leter ne te kerkonim: rregullimin e ligjit zgjedhor, rivendosjen e denimit me vdekje, ndalimin e tregetise se njerezve, ndalimin e trafiqeve, ndalimin e korrupsionit etj etj. Kjo eshte garancia me e madhe qe asnje nga keto kerkesa te mos merrej parasysh. Te gjithe ata qe hedhin ide te tilla dashur apo padashur bejne punen e armiqve tane.

    Vlera e kesaj letre qendron pikerisht ne faktin se ishte nje nderrmarje spontane nga njerez te paorganizuar dhe pa ndonje interes te vecante ne politike. Reagimi i shqiptareve nga gjithe bota tregon shqetesimin e tyre per kete problem, si dhe mundesite qe ekzistojme per nderrmarje te tilla ne te ardhmen.

    Mos mendoni se publiku shqiptar do te ngrihet ne kembe nga kjo leter. Ne thjesht shpresojme se opinioni ne Shqiperi do te sensibilizohet per kete problem. Kjo leter e ka kryer disi kete funksion (shihni se sa emra kane firmosur nga Shqiperia).

    Shpresoj te mos biem pre e provokacioneve te ndryshme. Mes nesh ka shume "molle te kalbura" qe syte i kane nga Athina dhe Beogradi.

    Sinqerisht,

    vlora
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga vlora : 20-05-2002 mė 03:08

  10. #30
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,426
    Postimet nė Bllog
    17
    Vlora ke plotesisht te drejte per ate qe shkruan me siper. Por mos harro, qe "letra e hapur" nuk ka nevoje per firma, nje peticion ka nevoje per firma. Ajo leter qe do ti dergohet parlamentit eshte peticion, por ky peticion nuk ka permbajtje politike. Kete pike dua ta meshoj fort, pasi ka patur shume keqkuptime nga disa lexues e anetare te forumit, qe kete peticion e kane veshur me ngjyra politike.

    Peticioni nuk ka aspak ngjyra politike, por ka ngjyra kombetare. Ai nuk ben thirrje politike, ai apelon ndergjegjen kombetare te parlamentareve shqiptare. Ndalimi i shtrirjes se interesave greke ne token shqiptare, eshte detyra e parlamentit shqiptar qe eshte garanti i sovranitetit te atij vendi. Kjo eshte arsyeja se pse une hodha firmen time si shqiptar ne ate peticion. Ne kete pike nuk ka dallime politike, po flitet per interesa te perbashketa kombetare.


    Se cfare do te arrije ky peticion, kjo ngelet per tu pare e diskutuar. Megjithate, ne beme tonen si shqiptare, dhe kjo nuk do te thote qe do te ndalemi ketu. Nese zeri yne nuk do te degjohet ne sallen e parlamentit shqiptar, atehere rruge te tjera duhet te ndiqen per te mbrojtur interesat kombetare.

    Nese parlamenti shqiptar nuk mbron interesat tona kombetare, atehere pergjegjesite bien te gjitha mbi shtetasit e thjeshte, qe duhet te bejne dicka per te pastruar institucionet shqiptare nga njerezit e shitur.

    Me shume se nje leter e hapur, ky eshte nje shans i fundit per ate parlament te perfolur per te dale ne mbrojtje te interesave kombetare. Ne te kundert, historia dhe drejtesia shqiptare do tu japi te gjithe atyre pa perjashtim denimin qe meritojne.

    Ne cdo vend te botes, tradhetia kombetare merr denimin kapital !
    "Babai i shtetit ėshtė Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencėtari!"

  11. #31
    i/e regjistruar Maska e vlora
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Postime
    40
    Albo,
    ndoshta ke te drejte per termin peticion. Per mua peticion eshte fjale disi me e forte se leter. Megjithate kjo ka pak rendesi se c'quhet. Rendesi ka qe ne te mos t'a humbasim fokusin dhe te mos perfshijme ne tekst gjera te tjera. Megjithese te drejta, kerkesa te tjera do te shperqendronin vemendjen e opinionit nga qellimi yne.

    A ka kjo leter (apo peticion) ngjyra politike? Mendoj se jo. Por ne s'mund te mohojme faktin se Nano dhe Meta shkuan ne Korfuz dhe jane pikerisht ata qe akuzohen per lidhje te ngushta me lobin grek.

    Ngjyra politike per mendimin tim do te kishte ne qofte se ne do te sylmonim gjithe partine socialiste. Dhe ky nuk ka qene ne asnje menyre qellimi yne.

    "Ne cdo vend te botes, tradhetia kombetare merr denimin kapital !"

    Ata qe kane tradhetuar interesat e Shqiperise do te marrin denimin kapital edhe ne Shqiperi. Por ka me shume mundesi qe kete vendim ta zbatoje urrejtja popullore se sa organet e drejtesise.

    vlora

  12. #32
    Perjashtuar Maska e illiriani
    Anėtarėsuar
    06-05-2002
    Postime
    655

    Leter e Hapur - Peticion - Leter e Hapur

    nuk e dij cka po trubulloni ceshtjen qe esht e mbaruar, dy ceshtje jane ketu: te permiresohet letra ose jo!

    "Dita" e vrante ate nenshkrim tendin mos na depono me dhune 'nuk ben te ndryshohet letra' mbase paske dhene nje nenshkrim - shih sa prepotent/e jeni? Kjo do te thote se ese letra permiresohet, ti do ta heqesh nenshkrimin?

    2. Mbi 500 shkolla ne Shqiperi kane futur gjuhen italiane edhe mbi anglishten si gjuhe boterore dhe ndiqen RTV italiane sikur te ishte gjuha e kultura amtare! Nuk eshte ky ndikim negativ ne kulturen shqiptare? Apo ty te shon pershtati kjo ecuri?
    E si a e paske kuptuar ti mendimin tim, qe nuk po mundekna une te flas per shqiptarizem? Nese je ndonje femij - nuk ta zeme per te madhe, por edhe heqesh ne probleme serioze edhe nuk din asgje, kjo eshte absurde!

    3. Krenaria e tepert e njeriut para fitores eshte dobesia e tij. Thuase, me nje leter u beme dicka mbisundues, cka jane keto mediokritete thuase nuk e dijme kush e cfare jane ata qe formuluan kete leter? Apo, Ti Dita dukesh sikur po na tregon dhembet ketu! Me mire eshte ta heqesh ate nenshkrim tendin sesa te prrallosesh me vetveten, se ngule kembe mos te preket letra derisa e paske nenshkruar ti? Kjo eshte shqiptarizma jote?
    Dita - nese don seriozisht hiqe ate maske e flasim bukur! Vetem njerezit e pacipte shprehen ashtu me ata qe as qe i njeh! Mjaft!

    4. E din ti dita apo vlora, cka do te thote fjala - peticion? Ja qe mos te skuqeni: peticion (lat. petitio) eshte njesoj si nje leter hapur (dhe jo sikur po mendojne ketu disa se ka ndryshime.

    Peticioni eshte nje lutje, kerkese me shkrim e nje grupi njerezish
    i cili i drejtohet nje organi shteteror te larte, per realizimin e kerkesave, nje e me shume, ne emer te nje demostrate, ne emer te nje proteste, apo ne emer te nje bashkesie njerezish, qe nuk pajtohen me rrjedhen politike, ekonomike e kulturore te qeverise dhe te shtetit! Pra, mos u skuqni, as mos qoni pluhur metutje!
    Neqoftese nuk duhet nenshkrime ne nje leter te hapur, atehere nuk duhet as ne nje Peticion, sepse eshte e njejta gje!

    Por, per ta bere me serioze ate Leter te Haput, qe une e propozova si LETER E HAPUR ELEKTRONIKE, ku deshirae vullneti dhe reagimi i shqiptareve ndaj disa dukurive negative ne shtetin ame jane evidente - atehere, permes e-mail-eve (postes elektronike) dhame disa nenshkrime elektronike dhe kjo eshte Leter elektronike (por qe mund te dergohet edhe ne forma tjera).

    Ja kush po 'ulurise' Dita e vrante pa shi e plot bubullima!

    Tah merrni dicka tjeter! Nuk duhet hapur gojen pa e dijtur se me kend flet! Kjo vlen edhe per ty vlora!

    Protesta e letra e hapur jane njesoj.

    A don edhe dikush te behet me i mencur sesa eshte?

    Si mund te thuani albo, se letra e hapur nuk ka nevoje per firma e peticioni - po?

    Ti vlora, edhe shtron pyetjen a ka kjo Leter ngjure politike edhe thua se mendon se jo? E cka do te thote poqese ka edhe ngjyre politike?
    Letra e Hapur apo Peticioni (ne gjuhe nderkombetare), mund te kete ngjyra politike, ekonomike e kulturore, ashtu sikurse ka te drejte secili popull te protestoj, te demostroj kunder cdo padrejtesie qe i kanoset si rrezik atdheut e popullit te tij!

    Une nuk them- perderisa eshte nenshkrimi im, te mos permiresohet Letra e Hapur edhe poqe nevoja te shkohet ne front! Mos qoni pluhur me shume, sepse po shoh se shumica ketu jane te rij, te papervoja, kur po kcejne si lepujt Dita e Vlora!
    Mos hyni me thelle e te mbaroj kjo pune ketu! Kemi vazhdimesi tjera qe na presin dhe kur nuk mundeni asgje te thoni, mire esht
    te heshtin disa...!Ky nuk eshte ndonje NEN i Kushttutes pas aprovimit shteteror, qe nuk ben te permiresohet! Mos te keqesohet me keso dokrrash, se per permiresime i pranojne t gjithe ata qe shprehen kunder ndikimeve greke, kunder vllavrasjeve qe ia moren fytyren Shqiperise, kunder krimitderi te organizuar, korrupcionit etj.....Peticioni apo Letra e Hapur nuk permbajne vetem nje kerkese e pike! Por disa sosh...

    Keni dicka tjeter Dita e Vlora?

  13. #33
    Konservatore Maska e Dita
    Anėtarėsuar
    17-04-2002
    Postime
    2,925
    Ilirian

    Nuk ka nevoje as te therrisni e as te ulerisni.

    Ate gje per te cilen une personalisht ju kerkoja sqarim e keni e keni sqaruar.
    Ne postimin juaj te meparshem ku parashtronit pikat mbi te cilat duhet te ndertohej nje peticion ju ishit shprehur ne nje menyre qe linte vend per keqinterpretim, dhe keqinterpretimi qe bera une ishte se m'u duk qe ju po kerkonit vendosjen e italishtes si gjuhe zyrtare ne Shqiperi.

    Tani ky sqarim u be dhe une per kete ju falenderoj.

    Sa per krenarine e tepert, mediokritetin, dhembet qe dashkam te tregoj, perrallosjen qe dua te bej me veten, dhe shqiptarizmin tim, nuk kam ndermend te diskutoj me ju. Duket se ju nuk e kuptoni bazen e bisedimit dhe turreni me se koti. Nese do te kunderpergjigjesha, do te vazhdonit me tej.


    Kini parasysh zoteri se ndryshimet qe do te beheshin ne leter do te kerkonin miratimin e te gjithe njerezve qe e kishin nenshkruar dhe shume prej tyre e kane nje pjekuri intelektuale te atille qe nje gje te tille do ta quanin domosdoshmeri.
    Dhe ndryshimi do ta bente ate jo te besueshem.


    E sa per lepurin, do te doja vertet ta dija se kush na qenkeni ju zoteri qe ju duket se po jepkeni shembull me guximin tuaj ketu.

    Keni harruar me pare respektin dhe normat baze te te diskutuarit.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Dita : 21-05-2002 mė 09:28

  14. #34
    I Djathtė
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Deutschland
    Postime
    713
    Dhe nje here:

    Asnjeri nga ne nuk mendon se letra eshte e mrekullueshme

    Nuk mund te ndryshohet per arsye korrektesie.

    E kete besoj e pranojne te gjithe.


    Leter apo peticion?

    Argumenti i im eshte ky:

    Une nuk kam hulumtuar per keto koncepte, por me sa kam ne koke peticioni eshte i tille:

    Ka kerkesa shume konkrete dhe menyra e realizimit te tyre eshte e percaktuar.

    ( psh peticion per heqjen e emrit te universitetit , kerkesa e qarte menyra e realizmit e qarte )

    Kjo e jona ka kerkesa te pergjithshme dhe konkrete:

    (psh
    Ju si anėtarė tė Paralamenit shqiptar, keni mbi supe pėrgjegjėsi para tė
    gjithė shqiptarėve, pasi jeni pėrfaqėsuesit dhe shprehėsit e sovranitetit tė
    vendit tonė. Detyrė themelore e Juaja ėshte mbajtja nėn kontroll tė
    vazhdueshėm tė organeve tė pushtetit ekzekutiv, bllokimi i politikave qė
    cėnojnė sovranitetin shqiptar dhe qė mund tė na kthejnė nė vasalė tė tė
    tjerėve.
    Ose

    "Ne u bėjmė thirrje deputetėve tė pozitės dhe
    opozitės, forcave tė tjera politike, qė tė distancohen nga elementė tė
    caktuar tė politikės shqiptare, veprimtaria e tė cilėve dėmton rėndė
    interesat e Shqipėrisė dhe cėnon sovranitetin e vendit."


    Pra kerkesat tona jane te qarta por ne nuk percaktojme sesi mendojme qe keto te realizohen.

    Besoj se jam shprehur pak a shume qarte permbi keto koncepte.

    Ju pershendes,

    Anton
    Por sot, Shqypni, pa m'thuej si je?

  15. #35
    I Djathtė
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Deutschland
    Postime
    713
    Ju pershendes,

    dhe deshiroj t“ju njoftoj se u bene 698 nenshkrime.


    Mendoj se eshte nje sukses i te gjitheve, ne vecanti i Forumit dhe Albasoul-it.

    Ka shume bashkatdhetare qe na kane ndihmuar pa na thene gje , per kete jam i sigurte dhe deshiroj ti falenderoj ne vecanti.

    Ju pershendes,

    Anton
    Por sot, Shqypni, pa m'thuej si je?

  16. #36
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    11-04-2002
    Vendndodhja
    Galaksia "Estramaksus"
    Postime
    28

    Peticion apo kerkese...

    ... cila eshte forma e duhur?

    Peticion e perkthyer d.m.th. lutje, pavaresisht se si fjale e huaj qe eshte tingellon per disa me e rrepte.

    Nuk mendoj se duhen lutje. Letra te kete formen e nje verejtje dhe jo lutje. Nenshtetasit them, qe e kane te drejten e dergimit te nje verejtje "perfaqesuesve" te tyre ne Kuvend.

    Sidoqofte beni sikur t'ju duket me mire!

    Me nderime DArtur21

  17. #37
    Shpirt i Lirė
    Anėtarėsuar
    15-04-2002
    Postime
    898

    Dita,Vlora & Ilirian01

    do ju lutesha qe kete teme te mos e shkonit dem me replika personale.
    Kam fshire replikat e fundit mes Ilirian01 dhe Vlores, pasi m'u duken se nuk i sherbenin qellimit fisnik te temes.

    Edhe kete shkrim timin do e fshij ne ditet ne vazhdim,por po e le si njoftim per t'ju lajmeruar mbi veprimet e mia, mqs moderoj kete kend.


    me mirekuptim,

    Eni.

  18. #38
    Shqipetare e krenare Maska e Eda H
    Anėtarėsuar
    22-04-2002
    Vendndodhja
    Fizikisht ne Massachussetts, me shpirt e zemer e mendje ne Shqiperi. A-MER-IK. kjo eshte amerika e perkthyer ne shqip
    Postime
    477
    Pershendetje. idea eshte shume mire por mendoje se ti shkruash parlamenti shqipetare a qeveise shqipetare, eshte nje soje si kur ti kerkosh ndihm vete grekut, ti shkruash grekut. te flasesh ne vesh te shurdhit. qeveria e qeviritaret shqipetare jan nje krah e ndim per geket deri tani ata e kan cure uij tek cezma e grekut me shoke. me duket wasting our time, hoping and looking answers to the wrong people, knocking to the wrong door. do te ishte nje ide ideale sikur kjo leter kjo kerkese tu shkruej atyre qe me te vertet kan dicka ne dore, e mund te bejne dica si c'eshte amerika, ose ambsades amerikane ne shqiperi, te organisojme nje si mbledhje ketu ne USA te mbidhemi tere shqipetaret pa krahin feje, krahine, mendimi politike, pra SHQIPETARET ketu ne diaspore e tu kerkojme kete te drjet e tua bejme te diture qe nuk jemi dakort me shume gjera qe behen shqiperi, e vecantisht nga greku e serbi. te kerkojme bashkimin e shqiperise se madhe, te camerise, te kosoves, maqedonise, malit zi pjesen. po nuk i kerkuam e luftuam(me fjlale me vepra, me kerkesa) ne, kush do te nai beje bota(armiqt tane).
    me shume respekt
    eda

  19. #39
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    01-05-2002
    Postime
    80

    Letra botohet nga SHEKULLI

    Letra drejtuar Parlamentit Shqiptar ėshtė botuar gjithashtu nga Shekulli nė datėn 25 maj 2002.
    http://www.geocities.com/sosalbania/letrashek.html
    Rycki

  20. #40
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,426
    Postimet nė Bllog
    17
    Kjo teme e kreu misionin e vet me sukses, dhe meqenese kish nje afat kohor, per te mos lindur keqkuptime nga vizitoret qe e vizitojne per here te pare forumin, po e mbyll kete teme.
    "Babai i shtetit ėshtė Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencėtari!"

Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12

Tema tė Ngjashme

  1. Si mund tė ulet ndikimi grek nė shqipėri ?
    Nga Anton nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 192
    Postimi i Fundit: 14-08-2011, 17:46
  2. Pasqyra e temave historike
    Nga Fiori nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 31-05-2011, 15:43
  3. Drafti pėr Unitet
    Nga Modesti nė forumin Bashkėpatriotėt e mi nė botė
    Pėrgjigje: 39
    Postimi i Fundit: 04-08-2010, 16:10
  4. Plavė e Guci
    Nga Davius nė forumin Bashkėpatriotėt e mi nė botė
    Pėrgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 05-10-2008, 23:36
  5. Permbysja e rregjimit ne 97, Revolucion komunist?
    Nga Seminarist nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 66
    Postimi i Fundit: 28-05-2003, 23:29

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •