Ekspertėt e mjedisit thonė se krizės sė ujit nė Kosovė do t’i kontribuojė zhvillimi industrial, po qė se ngelet nė kėtė nivel angazhimi qeveritar pėr tė siguruar burime tė reja tė ujit

Kriza financiare qė ka goditur botėn, do tė harrohet, nėse dalin tė sakta vlerėsimet e ambientalistėve se resurset e ujit po shteren.

Ekspertėt e mjedisit thonė se krizės sė ujit nė Kosovė do t’i kontribuojė zhvillimi industrial, po qė se ngelet nė kėtė nivel angazhimi qeveritar pėr tė siguruar burime tė reja tė ujit.

Projekti i termocentralit “Kosova e Re”, sipas Luan Shllakut, drejtor i Fondacionit Kosovarė pėr Shoqėri tė Hapur, qė njėherė njihet edhe si specialist pėr problemet ambientaliste, do tė thellojė mungesėn e ujit nė Kosovė.

Nė bazė tė planifikimeve fillestare, pėr ftohje nė TC “Kosova e Re” do tė nevojiten rreth 48 milionė metra kub ujė nė vit, pėr kapacitetin mbi 1000 MW.

Ndėrkaq, udhėheqėsi i projektit, Lorik Haxhiu, nga Ministria e Energjisė dhe Minierave, ka publikuar tė dhėna se burimi kryesor i kėtij uji do tė jetė sistemi i Ibėr-Lepencit, mė saktėsisht Liqeni i Ujmanit.

Por, Shllaku thotė se nė zonėn e ndikimit tė termocentraleve, si atyre ekzistuese, apo qė do tė ndėrtohen, nė njė sipėrfaqe afėr 1.000 kilometra katrorė, gjenden burime tė pakta tė ujėrave sipėrfaqėsore.

“E tėrė zona pėrshkohet vetėm nga njė sistem lumenjsh dhe gati i tėrė potenciali ujor qė pėrdoret nga popullata, industria dhe bujqėsia ėshtė i pėrqendruar nė vetėm njė liqen artificial tė Ujmanit (Gazivodės)”, thotė Shllaku.

Ai thotė se nga i njėjti burim me 360 milionė metra kub ujė, furnizohen 300 mijė banorė, kompleksi industrial “Trepēa”, “Feronikeli” dhe ujiten rreth 20 mijė hektarė tokė.

“Duke i marrė parasysh tė gjithė kėta shfrytėzues dhe kapacitetin e Ujmanit, mund tė themi se Kosova do tė ketė probleme pėr furnizim me ujė nga ky liqen”, thekson Shllaku.

E vetmja zgjidhje, sipas tij, ėshtė intervenimi i Qeverisė sė Kosovės qė sa mė shpejt tė sjellė ujė nga jugu i Kosovės, pėrkatėsisht nga Lepenci dhe nga Alpet Shqiptare, pasi qė 80 pėr qind e industrisė ėshtė pėrqendruar nė rrjedhėn e lumit Sitnicė.

Nė planin e Kosovės pėr veprim nė mjedis 2006-210, tė Ministrisė sė Ambientit dhe Planifikimit Hapėsinor, konstatohet se mungon uji dhe se problemet me furnizim janė shumė serioze.

Sipas kėtij plani, pėr nevoja tė industrisė nė vit shpenzohen rreth 150 milionė metra kub ujė, qė paraqet 30 pėr qind tė shpenzimit tė pėrgjithshėm.

“Pėr shkak tė zvogėlimit tė prodhimtarisė industriale, ėshtė ulur edhe nevoja pėr ujė industrial”, thuhet nė kėtė dokument.

Megjithatė, vetėm 44–50 pėr qind e popullsisė sė Kosovės kanė qasje nė sistemet e furnizimit me ujė, tė cilat menaxhohen nga 7 kompani rajonale, duke pėrdorur nga 50-100 litra ujė nė ditė pėr kokė banori. Harxhimi vjetor arrin deri nė 75-80 milionė metra kub ujė nė vit. Gjithashtu, pėr ujitje pėrdoren 270 milionė metra kub ujė, pėr vetėm afro 30 mijė hektarė, nga 70 mijė hektarė sa ujiteshin para luftės nė Kosovė.

Kjo gjendje nuk i ka shqetėsuar edhe aq shumė qeveritarėt, sipas tė cilėve situata e furnizimit me ujė ėshtė e mirė.
Drejtori i Departamentit tė ujėrave nė Ministrinė e Ambientit, Naser Bajraktari, thotė se nė bazė tė reshurave tė kėtij viti, gjendja e furnizimit me ujė tė pijshėm ėshtė mė e mirė dhe nuk do tė ketė problem gjatė vitit.

Ai vlerėson se liqenet akumuluese tė Kosovės kanė kapacitet tė mjaftueshėm pėr furnizimin e qytetarėve me ujė tė pijshėm dhe pėr nevojat e bujqėsisė.

Edhe Qaush Bajrushi, njohės i problematikės sė ujėrave, thotė se Kosova ka resurse tė mjaftueshme tė ujit, por mungon politika e investimeve nė kėtė lėmė. Mė saktėsisht, nuk ka njė plan qė uji tė ruhet nėpėr liqene artificiale.

“Duhet ndėrtuar akumulime tė reja. Janė 15 lokacione tė identifikuara deri mė tani”, thekson Bajrushi.

Sa i pėrket shfrytėzimit tė ujit nga liqeni i Ujmanit pėr nevojat e TC “Kosova e Re”, ai thotė se kjo ēėshtje teknikisht tashmė ėshtė zgjidhur. Ekziston kanali qė do tė furnizojė kėtė termocentral, pastaj popullatėn dhe bujqėsinė.

Megjithatė, krahasuar me shqetėsimin e vendeve tė industrializuara botėrore pėr mungesė tė ujit, Ministria e Ambientit, nė raportet e saj paraqet shqetėsimin se uji i pėrdorur nė sistemet energjetike shkarkohet sėrish nė rrjedhat ujore pa asnjė trajtim paraprak.

Problemi i ujit ka shqetėsuar edhe ekspertėt e Bankės Botėrore, tė angazhuar rreth zhvillimit tė energjetikės nė Kosovės. Burime tė gazetės brenda saj thonė se nga Qeveria e Kosovės ėshtė kėrkuar tė caktojė prioritetet pėr shfrytėzimin e ujit. Me pėrparėsi ėshtė bujqėsia, apo energjetika. Nė gjendjen aktuale nuk ka ujė tė mjaftueshėm pėr tė dy degėt.