Ceku: BE të zgjidhë shpejt të ardhmen e Kosovës
10/12/2007 - 13:33
Kryeministri i Kosovës Agim Çeku ka kërkuar nga Bashkimi Evropian të zgjidhë shpejt të ardhmen e Kosovës. “BE-ja duhet ta pranojë nevojën për perfundim të shpejtë dhe të qëndrueshëm të këtij procesi", ka thënë Çeku për Associated Press.
Ai ka shtuar se " ka zgjedhje: të shkojë bashkë me ne drejt ardhmërisë ose të kthehet në të kaluarën. Shpresoj se do ta bëjë zgjedhjen e duhur", ka thënë Çeku.
Krijoni Kontakt