Close
Faqja 3 prej 12 FillimFillim 12345 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 41 deri 60 prej 231
  1. #41
    i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i! Maska e biligoa
    Anëtarësuar
    16-08-2007
    Postime
    3,216
    Ceku: BE të zgjidhë shpejt të ardhmen e Kosovës

    10/12/2007 - 13:33

    Kryeministri i Kosovës Agim Çeku ka kërkuar nga Bashkimi Evropian të zgjidhë shpejt të ardhmen e Kosovës. “BE-ja duhet ta pranojë nevojën për perfundim të shpejtë dhe të qëndrueshëm të këtij procesi", ka thënë Çeku për Associated Press.



    Ai ka shtuar se " ka zgjedhje: të shkojë bashkë me ne drejt ardhmërisë ose të kthehet në të kaluarën. Shpresoj se do ta bëjë zgjedhjen e duhur", ka thënë Çeku.
    Nese eshte e bere me dashuri, asgje nuk eshte mekat.

  2. #42
    i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i! Maska e biligoa
    Anëtarësuar
    16-08-2007
    Postime
    3,216
    Katërshja evropiane kërkon nga BE të marrë përsipër përgjegjësinë për çështjen e statusit të Kosovës
    10/12/2007 - 13:39

    Në letrën e përbashkët dërguar partnerëve nga BE-ja, Shtajnmajer dhe homologët e tij nga Parisi, Londra dhe Roma theksojnë se hapësira për negociata është shteruar


    Bruksel - Ministri gjerman i Punëve të Jashtme, Frank Valter Shtajnmajer, dhe tre homologë të tij evropianë, në prag të takimit të shefave të diplomacive, kërkuan nga Bashkimi Evropian, që të marrë përsipër përgjegjësinë në lidhje me zgjidhjen e çështjes së statusit të Kosovës. Në letrën e përbashkët dërguar partnerëve nga BE-ja, Shtajnmajer dhe homologët e tij nga Parisi, Londra dhe Roma theksojnë se hapësira për negociata është shteruar dhe se vazhdimi i negociatave do të çonte deri në pozicionimin më të ashpër të qëndrimeve të kundërshtuara të palës serbe dhe shqiptare. “BE duhet të jetë në gjendje që në Kosovë të dërgojë ndihmën e domosdoshme dhe gjithëpërfshirëse policore dhe administrative” kërkojnë në letrën e tyre ministrat, duke pasur parasysh bllokadën eventuale të shteteve të pavendosura. “Kur Kosova të shpallë pavarësinë, BE synon të dërgojë atje nje mision prej 1800 policësh dhe ekspertësh juridikkë” transmetojnë agjencitë e lajmeve. Në këtë mënyrë evropianët marrin përsipër qeverisjen e Kosovës nga misioni i Kombeve të Bashkuara e cila atje ndodhet që nga viti 1999. (kosova/balkanweb)
    Nese eshte e bere me dashuri, asgje nuk eshte mekat.

  3. #43
    i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i! Maska e biligoa
    Anëtarësuar
    16-08-2007
    Postime
    3,216
    Zvicra: Nderkombetaret do njohin pavaresine e njeanshme

    10/12/2007 - 14:26

    • Ne nje interviste dhene se perditshmes “Punkt.ch”Mishel Kalmi- Rej ka shtuar se edhe parlamenti zviceran do te trajtoje ne kohen e duhur çeshtjen e njohjes se pavaresise se Kosoves

    Berne - Presidentja e Zvicres znj, Mishel Kalmi- Rej (Michel Calmy Rey) ka deklaruar se mundesia me e madhe eshte qe bashkesia nderkombetare ta njohe shpalljen e njeanshme te pavaresise se Kosoves. "Kete zhvillim Zvicra e ka parashikuar qysh ne vitin 2005. Mes Kosoves dhe Zvicres perhere ka pasur marredhenie te ngushta ", ka thene Kalmi-Rej. Ajo ka shtuar se edhe parlamenti zviceran do te trajtoje ne kohen e duhur çeshtjen e njohjes se pavaresise se Kosoves, ka paralajmeruar presidentja e Zvicres ne nje interviste dhene se perditshmes “Punkt.ch”. Ne pyetjen nese ajo e deshiron nje Kosove te pavarur, Kalmi-Rej eshte pergjigjur: "Nuk eshte me rendesi deshira ime. Kosova ka nevoje per me teper siguri dhe stabilitet. Ka nevoje per marredhenie te rregulluara me vendet e jashtme dhe institucionet financiare nderkombetare. Dhe me pas mund te kete edhe nje zhvillim ekonomik dhe social", nenvizoi Presidentja e Zvicres. Sipas saj njohja e pavaresise per shqiptaret e Kosoves qe jetojne ne Zvicer do te ishte nje gezim shume i madh. "Shumica e tyre jane te integruar mire dhe bejne jete legale ketu. Per ata nuk do te ndryshoje diçka shume, perveç se nese duan te kthehen".
    Nese eshte e bere me dashuri, asgje nuk eshte mekat.

  4. #44
    i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i! Maska e biligoa
    Anëtarësuar
    16-08-2007
    Postime
    3,216
    EU: Prishtina do fillojë bisedimet per shpalljen e pavaresise

    10/12/2007 - 15:00

    Zedhenesi i EN u shpreh se Kosova do te koordinoje shpalljen e pavaresise me nderkombetaret, apo ate pjese te bashkesise nderkombetare qe mbeshtet pavaresine e Koso


    Negociatat per statusin e Kosoves kane perfunduar dhe nga dita e sotme, Prishtina do te filloje konsultimet me qeverite perendimore per shpalljen e pavaresise se Kosoves. Deklarata eshte bere nga zedhenesi i Ekipit Negociator te Kosoves, Skender Hyseni. “Data e sotme shenon perfundimin e çdo negociate sa i perket statusit te Kosoves. Data e sotme shenon fillimin e konsultimeve me partneret nderkombetare veç e veç, rreth hapave qe Kosova duhet te beje ne drejtim te shpalljes se pavaresise se Kosoves dhe njohjes nderkombetare te saj ” tha Hyseni.

    Ne vijim zedhenesi i EN u shpreh se Kosova do te koordinoje shpalljen e pavaresise me nderkombetaret, apo ate pjese te bashkesise nderkombetare qe mbeshtet pavaresine e Kosoves, sipas modelit te ofruar nga presidenti Ahtisari. “Pavaresia e Kosoves do te shpallet shume me heret se maji i vitit 2008”, tha Hyseni, duke komentuar raportin me te ri te Grupit Nderkombetare te Krizave sipas te cilit pavaresia do te ndodhe ne gjysmen e pare te vitit 2008.

    Hyseni tha me tej se Ekipi Negociator ka kerkuar nga Presidenca e Keshillit te Sigurimit qe ne takimin e 19 dhjetorit, ne Nju Jork, te kete te drejten e perfaqesimit dhe te drejten e fjales ta kete edhe presidenti i Kosoves. “Kerkesa eshte bere me qellim qe edhe Kosoves t’i mundesohet prezantimi i pikepamjeve ne mbledhjen e Keshillit te Sigurimit te 19 dhjetor ku do te diskutohet raporti i treshes “, tha Hyseni.

    Pas takimit te sotem eshte njoftuar se perberja aktuale e Ekipit do te funksionoje deri ne konstituimin e institucioneve te reja te dala nga zgjedhjet e 17 nentorit. Me formimin e institucioneve, mandati i Ekipit Negociator do te pushoje dhe çeshtja e statusit do t’i kaloje institucioneve te reja. (rtk/balkanweb)
    Ndryshuar për herë të fundit nga biligoa : 10-12-2007 më 21:03
    Nese eshte e bere me dashuri, asgje nuk eshte mekat.

  5. #45
    i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i! Maska e biligoa
    Anëtarësuar
    16-08-2007
    Postime
    3,216
    Doris Pak: Gjate dy muajve te ardhshem nuk do te shpallet pavaresia e Kosoves

    10/12/2007 - 16:25

    Eurodeputetja gjermane Doris Pak thote se gjate dy muajve qe vijne nuk do te shpallet pavaresia e Kosoves, dhe shtoi se nuk beson qe gjate kesaj periudhe te ndodhin çfaredo konfliktesh.

    "Problemi i Kosoves eshte problem brenda BE-se i cili edhe aty duhet te zgjidhet. Prishtina dhe Beogradi kete nuk kane arritur ta zgjidhin dhe deshtuan perpjekjet e Marti Ahtisarit dhe te treshes se Grupit te Kontaktit", tha Doris Pak per "Dojçe velen". "Mund te them vetem se shpresoj qe politikanet e pergjegjshem si ne Beograd ashtu edhe ne Kosove, do te mbajne nen kontroll forcat paramilitare dhe nuk besoj se do te ndodhin çfaredo konfliketsh. Keshilli i Sigurimit me 19 dhjetor do te shqyrtoje raportin e treshes dhe pastaj do te shohim nese KS do te gjeje rrugedalje nga ky qorrsokak ose jo. Nuk mendoj qe ne dy muajt e gjysme te ardshem do te ndodhe shpallja e njeanshme e pavaresise se Kosoves", tha Doris Pak. Ajo theksoi se Rusia nuk ka as interesa ekonomike as strategjike ne Kosoves dhe e akuzoi Mosken se synon te dobesje BE-ne.
    Nese eshte e bere me dashuri, asgje nuk eshte mekat.

  6. #46
    i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i! Maska e biligoa
    Anëtarësuar
    16-08-2007
    Postime
    3,216
    Citim Postuar më parë nga biligoa Lexo Postimin
    Doris Pak: Gjate dy muajve te ardhshem nuk do te shpallet pavaresia e Kosoves

    10/12/2007 - 16:25

    Eurodeputetja gjermane Doris Pak thote se gjate dy muajve qe vijne nuk do te shpallet pavaresia e Kosoves, dhe shtoi se nuk beson qe gjate kesaj periudhe te ndodhin çfaredo konfliktesh.

    "Problemi i Kosoves eshte problem brenda BE-se i cili edhe aty duhet te zgjidhet. Prishtina dhe Beogradi kete nuk kane arritur ta zgjidhin dhe deshtuan perpjekjet e Marti Ahtisarit dhe te treshes se Grupit te Kontaktit", tha Doris Pak per "Dojçe velen". "Mund te them vetem se shpresoj qe politikanet e pergjegjshem si ne Beograd ashtu edhe ne Kosove, do te mbajne nen kontroll forcat paramilitare dhe nuk besoj se do te ndodhin çfaredo konfliketsh. Keshilli i Sigurimit me 19 dhjetor do te shqyrtoje raportin e treshes dhe pastaj do te shohim nese KS do te gjeje rrugedalje nga ky qorrsokak ose jo. Nuk mendoj qe ne dy muajt e gjysme te ardshem do te ndodhe shpallja e njeanshme e pavaresise se Kosoves", tha Doris Pak. Ajo theksoi se Rusia nuk ka as interesa ekonomike as strategjike ne Kosoves dhe e akuzoi Mosken se synon te dobesje BE-ne.
    Doris Pak beri lemsh gjith Europen te regullon Kosoven
    Nese eshte e bere me dashuri, asgje nuk eshte mekat.

  7. #47
    i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i! Maska e biligoa
    Anëtarësuar
    16-08-2007
    Postime
    3,216
    Citim Postuar më parë nga biligoa Lexo Postimin
    EU: Prishtina do fillojë bisedimet per shpalljen e pavaresise

    10/12/2007 - 15:00

    Zedhenesi i EN u shpreh se Kosova do te koordinoje shpalljen e pavaresise me nderkombetaret, apo ate pjese te bashkesise nderkombetare qe mbeshtet pavaresine e Koso
    Ndoshta viti 2008 mund te jet si 2006 e 2007 apo nashta edhe 10.12.2007 hahha he bre zoti ju vrafte ju politikaneve qe genjeni popullin
    Nese eshte e bere me dashuri, asgje nuk eshte mekat.

  8. #48
    i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i! Maska e biligoa
    Anëtarësuar
    16-08-2007
    Postime
    3,216
    15:15/12.12.07 - Qeveria e Kosoves: Ne nku e dime daten e pavarsise


    Zedhenesi i kryeministrit Ceku, Arifi, i pyetur nëse kryeministri i Kosovës, Agim Çeku e di datën e pavarësisë, siç thonë që e dinë edhe Presidenti Sejdiu dhe mandatari për kryeministër të Kosovës, Hashim Thaçi, zëdhënësi i Qeverisë, Avni Arifi tha se Kryeministri Çeku nuk e di datën e saktë dhe konsideron se nuk ka datë të saktë se për pavarësinë e Kosovës, por këtë datë, sipas tij, duhet ta caktojnë Institucionet e Kosovës. |||Lajme.Net|||
    Nese eshte e bere me dashuri, asgje nuk eshte mekat.

  9. #49
    i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i! Maska e biligoa
    Anëtarësuar
    16-08-2007
    Postime
    3,216
    14:05/12.12.07 - Bakojani: Eshte ende heret te flitet per pavarsine e Kosoves


    Greqia beson se ende është herët të flitet për pavarësinë e Kosovës, sepse marrëveshja për status ende është e mundur, deklaroi ministrja e jashtme, Dora Bakoyannis. Ende është tepër herët të flitet për pavarësinë e Kosovës dhe për njohjen e mundshme të kësaj pavarësie, tha zonja Bakoyannis për gazetën Veçernje Novosti. Mëtutje ajo tha se është e rëndësishme që BE-ja të jetë e pranishme në Kosovë dhe ta marrë përgjegjësinë sepse çështja e Kosovës është çështje evropiane dhe shtoi se rezoluta 1244 e bënë të mundshëm dërgimin e misionit të BE-së në Kosovë. |||Lajme.Net|||
    Nese eshte e bere me dashuri, asgje nuk eshte mekat.

  10. #50
    i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i! Maska e biligoa
    Anëtarësuar
    16-08-2007
    Postime
    3,216
    18:15/11.12.07 - Harcenko: Do te kerkojme nga KS anullimin e pavarsise se Kosoves


    Rusia do të kërkojë që Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara ta anulojë deklaratën e njëanshme për pavarësi për Kosovën, tha anëtari i Treshes ndërkombëtare, Aleksandar Bocan Harçenko. Rusia do të kërkojë mbledhje të Këshillit të Sigurimit pasi kjo do të jetë shkelje e rezolutës së këtij Këshilli, tha zoti Harçenko.|||Lajme.Net|||
    Nese eshte e bere me dashuri, asgje nuk eshte mekat.

  11. #51
    i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i! Maska e biligoa
    Anëtarësuar
    16-08-2007
    Postime
    3,216

    Lirohet perkohesisht Ramush Haradinaj

    Lirohet perkohesisht Ramush Haradinaj
    19:00/14.12.07

    Trupi Gjykues i Tribunalit të Kombeve të Bashkuara ka liruar përkohësisht ish kryeministrin e Kosovës Ramush Haradinaj, duke filluar nga 21 dhjetori i këtij viti, e deri më 4 janar. Vendim të njëjtë tribunali ka marrë edhe për të akuzuarin tjetër, Lahi Brahimaj.
    Në vendim thuhet se Haradinaj dhe Brahimaj nuk duhet të bëjnë përpjekje që të kontaktojnë me dëshmitarë të prokurorisë, të mos përfshihen në kontakte politike dhe të mos kontaktojnë me mediat.
    |||Lajme.Net|||
    Nese eshte e bere me dashuri, asgje nuk eshte mekat.

  12. #52
    i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i! Maska e biligoa
    Anëtarësuar
    16-08-2007
    Postime
    3,216

    Lirohen për 14 ditë nga burgu Ramush Haradinaj dhe Lahi Brahimaj

    Trupi Gjykues i Tribunalit të Hagës, pasi ka shqyrtuar kërkesat për lirim të përkohshëm të të akuzuarve: Ramush Haradinaj, Lahi Brahimaj dhe Idriz Bala, ka marrë vendim për t’i liruar përkohësisht nga arresti, z. Haradinaj dhe Brahimaj, por jo edhe Idriz Balën. Lirimi nga burgu vlen prej 21 dhjetorit të këtij viti, e deri më 4 janar. Në vendimin, të cilin e ka firmosur Tribunali i Hagës thuhet se Haradinaj dhe Brahimaj gjatë kohës së qëndrimit në shtëpitë e tyre nuk duhet të kontaktojnë me dëshmitarë të prokurorisë dhe as të përfshihen në kontakte politike. Po ashtu gjatë qëndrimit në Kosovës, Haradinaj dhe Brahimaj e kanë të ndaluar të japin intervista për mediet.
    Nese eshte e bere me dashuri, asgje nuk eshte mekat.

  13. #53
    Pasioni për shkencën Maska e Qendi
    Anëtarësuar
    07-09-2007
    Vendndodhja
    Kosovë
    Postime
    2,102
    Sot pritet zyrtarizimi i koalicionit PDK - LDK

    Sot pritet zyrtarizimi i koalicionit PDK - LDK
    Gjatë ditës pritet të zyrtarizohet koalicioni në mes të PDK-së dhe LDK-së, i cili i siguron partisë më të madhe në vend mbajtjen e pozitave kryesore, si të kryetarit të kuvendit, kryeministrit, një zv. kryeministër dhe 7 ministri.

    Ndërsa, LDK-ja do ta mbajë postin e presidentit, të një zv. kryeministri dhe 5 ministri. Kabinetin qeveritar Thaçi do ta plotësonin edhe minoritetet që do t’ i udhëheqin tri ministri, që parashihet të ndahen sipas Kornizës Kushtetuese. Gjatë ditës në të dyja partitë do të mblidhen kryesitë për të vendosur saktësisht ndarjen e pushtetit ndërmjet tyre, por është paralajmëruar edhe mundësia e zhvillimit të një takimi të veçantë në mes të nominuarit për kryeministër, Hashim Thaçi dhe kryetarit të Kosovës, Fatmir Sejdiu. Deri tash ende nuk është folur për emrat e mundshëm që do të udhëheqin resorët ministrorë, por një gjë është e sigurt se ato nuk do të drejtohen nga njerëz që kanë qenë udhëheqës të pozitave kyçe qeveritare, e të cilat vijnë nga LDK-ja.

  14. #54
    Pasioni për shkencën Maska e Qendi
    Anëtarësuar
    07-09-2007
    Vendndodhja
    Kosovë
    Postime
    2,102
    LDK: Jemi dakord ne parim te qeverisim me Thacin

    Mandatari për formimin e qeverisë së Kosovës, Hashim Thaci ka marrë pëlqimin në parim të Lidhjes Demokratike të Kosovës për përfshirjen e saj në koalicionin e ardhsheëm qeverisës.
    Sipas zyrtarëve të LDK-së, varet nga negociatat ndërmjet dy partive për të arritur edhe deri te marrëveshja konkrete për ndarjen e ministrive. Edhe nga PDK-ja është thënë sot se marrëveshja mund të arrihet brenda kësaj jave

  15. #55
    Pasioni për shkencën Maska e Qendi
    Anëtarësuar
    07-09-2007
    Vendndodhja
    Kosovë
    Postime
    2,102
    Ceku: Do te krijoj nje parti te re politike

    Kryeministri në largim Agim Ceku ka deklaruar se është i interesuar, që të formojë një subjekt të ri politik.
    Tash për tash dëshirojë të krijojë një subjekt timin, një vizion të ri dhe jam i hapur për të gjithë ata që duan t’i bashkohen këtij vizioni për Kosovën e pavarur, tha në një konferencë për gazetarë Agim Ceku. Ai ka hedhur poshtë zërat se do ta drejtojë partinë reformiste Ora, pas dorëheqjes së Veton Surroit nga posti i kryetarit.
    Nuk kam pasur asnjë ofertë, nuk kam pasur asnjë konsultim, nuk kam ide të tilla, tha Ceku, duke shtuar megjithatë se është i hapur për bisedime, meqë pas kryerjes së mandatit si kryeministër dëshiron të qëndrojë në skenën politike kosovare.

  16. #56
    Pasioni për shkencën Maska e Qendi
    Anëtarësuar
    07-09-2007
    Vendndodhja
    Kosovë
    Postime
    2,102
    Varma: Keshilli i Sigurimit do te jete gjykatesi perfundimtar i statusit te Kosoves

    Zëdhënësi Kombeve të Bashkuara që mbulon Kosovën, Brendon Varma tha se çështja e statusit të Kosovës është ende në duart e Këshillit të Sigurimit dhe se duhet të jetë gjykatësi përfundimtar për statusin e Kosovës. Ai ka thënë se Kombet e Bashkuara mbeten shumë të angazhuara në Kosovë derisa i takon Këshillit të Sigurimit të thotë fjalën e fundit mbi statusin s statusin e Kosovës. Këshilli i Sigurimit duhet të jetë gjykatësi përfundimtar i statusit të Kosovës, tha Varma.

  17. #57
    Pasioni për shkencën Maska e Qendi
    Anëtarësuar
    07-09-2007
    Vendndodhja
    Kosovë
    Postime
    2,102
    Qeveria e Kosoves: Ne nuk e dime daten e pavarsise

    Zedhenesi i kryeministrit Ceku, Arifi, i pyetur nëse kryeministri i Kosovës, Agim Çeku e di datën e pavarësisë, siç thonë që e dinë edhe Presidenti Sejdiu dhe mandatari për kryeministër të Kosovës, Hashim Thaçi, zëdhënësi i Qeverisë, Avni Arifi tha se Kryeministri Çeku nuk e di datën e saktë dhe konsideron se nuk ka datë të saktë se për pavarësinë e Kosovës, por këtë datë, sipas tij, duhet ta caktojnë Institucionet e Kosovës.

  18. #58
    Pasioni për shkencën Maska e Qendi
    Anëtarësuar
    07-09-2007
    Vendndodhja
    Kosovë
    Postime
    2,102
    Thaci: Respektimi i pakicave eshte patriotizmi me i madh i cdo shqiptari

    Kryeministri i mandatuar i Kosoves Thaci ka percaktuar nga OKB se patriotizmi me i madh i shqiptareve eshte respektimi i pakicave kombetare. Sipas tij: Të drejtat e pakicave, ashtu si të gjithë qytetarëve të Kosovës, janë të garantuara me ligj dhe me kushtetutë. Unë zotohem se do t’i respektoj maksimalisht në kuptimin e afirmimit të të drejtave të tyre, të integrimit të tyre në jetën e re në Kosovë, në shtetin e ri të Kosovës dhe në parlament. Zotohem gjithashtu se ata do të jenë pjesë e qeverisë që do të udhëheq. Do të jem kryeministër i të gjithë qytetarëve të vendit, të punoj për të mirën e të gjithëve dhe dua të theksoj përsëri se sot patriotizmi më i madh i çdo shqiptari është respektimi i të drejtave të pakicave. Dhe nëse respektohen dhe garantohen të drejtat e tyre për të jetuar në shtëpitë dhe pronat e tyre atëherë jemi të sigurt se do ta kemi përkrahjen si shtet prej të gjitha vendeve më me ndikim në botë, edhe prej Shteteve të Bashkuara të Amerikës, edhe prej Bashkimit Evropian. Do të kemi mirëkuptim të gjerë ndërkombëtar, sukses në preocesin e zhvillimit, jetës më të mirë dhe integrimit të shpejtë të Kosovës në strukturat euroatlantike

  19. #59
    Pasioni për shkencën Maska e Qendi
    Anëtarësuar
    07-09-2007
    Vendndodhja
    Kosovë
    Postime
    2,102
    SHBA dhe BE: Statusi i Kosoves jashte Keshillit te Sigurimit

    Këshilli i Sigurimit nuk arriti të zhbllokonte dje situatën për statusin e Kosovës. Ndërkohë që vendet perëndimore anëtare të Këshillit thanë se nuk mund të gjendet një zgjidhje brenda Këshillit, ato thanë se do të marri përgjegjësitë e tyre. Rusia nga ana tjetër tha se negociatat duhet të vazhdojnë. Mungesa e një marrëveshjeje ka rritur shqetësimet për një përplasje me Serbisë dhe aleatëve të saj përfshirë Rusinë nga njëra anë dhe përkrahësve të pavarësisë së Kosovës, Bashkimit Evropian dhe Shteteve të Bashkuara nga ana tjetër:
    Pas takimit të djeshëm në Këshillin e Sigurimit, Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara thanë se nuk ka më asnjë mundësi për marrëveshje për shkak të qëndrimeve të papajtueshme lidhur me sovranitetin mbi Kosovën.
    Shtetet e Bashkuara, evropianët dhe të tjerë janë të vendosur të ecin përpara me zbatimin e planit Ahtisaari, për të mos lejuar situatën në Kosovë të dalë jashtë kontrollit dhe të kërcënojë paqen dhe qëndrueshmërinë, tha ambasadori i Shteteve të Bashkuara në OKB, Zalmai Khalilzad.
    Ministri i jashtëm italian, Massimo d’Alema foli në cilësinë e Kryetarit të radhës së Këshillit të Sigurimit.
    Anëtarët e Këshillit të Sigurimit u bënë thirrje palëve që të ruajnë paqen dhe të mos ndërmarrin veprime që mund të rrezikojnë sigurinë në rajon, duke kujtuar që gjatë negociatave të dyja palët e kishin marrë këtë angazhim pa kushte.
    Ambasadori belg Johan Verbeke, foli në emër të vendeve perëndimore të Këshillit të Sigurimit:
    Ne mendojmë se është e qartë se çdo lloj negociatash të tjera në këtë ose ndonjë tjetër format nuk do të ndryshonin asgjë. Kështuqë ne mbështesim pikëpamjen e negociatorëve të BE-së dhe Shteteve të Bashkuara në treshe se nuk ka më asnjë mundësi për një zgjidhje përmes negociatave
    Në deklaratën që lexoi në emër të vendeve perëndimore të Këshillit, thuhej se do të kishte qenë e dëshirueshme që Këshilli i Sigurimit të luante rolin e tij, po tani që është e pamundur shtoi ai ne do të mbajmë përgjegjësitë tona.

  20. #60
    Larguar Forum komunistesh Maska e YlliRiaN
    Anëtarësuar
    08-02-2008
    Postime
    1,220

    Lajmet e përditshme në Kosovë

    Duke shikuar forumin dhe duke pare se kishte ekzistuar nje teme e tille para disa viteve vendosa qe edhe nje here ta ringjalli kete Teme

    Kosova të mos mbetet “vrimë e zezë”
    Bashkimi Evropian do të gjejë mundësi praktike dhe pragmatike për të mos lejuar që Kosova të mbetet si një “vrimë e zezë” në rajon dhe në Evropë, deklaroi të mërkurën në Bruksel Komisioneri për Zgjerim i BE-së, Olli Rehn.

    Rehn i bëri këto komente në një takim me gazetarë duke folur për takimin e radhës të ministrave të Jashtëm të BE-së, i cili të premten dhe të shtunën do të mbahet në Pragë, me ç'rast do të diskutohet edhe për Ballkanin Perëndimor.

    Rehn ka nënvizuar se është me rëndësi të veçantë që Ballkani përsëri është në agjendën e ministrave të BE-së, pasi deri më tash kanë dominuar si tema kriza financiare dhe problemet me të cilat po përballet Evropa.
    Ndryshuar për herë të fundit nga YlliRiaN : 26-03-2009 më 09:38

Faqja 3 prej 12 FillimFillim 12345 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Dardani apo Kosovë
    Nga Statovci në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 167
    Postimi i Fundit: 15-06-2018, 11:31
  2. Procesi i Pavarësimit të Kosovës
    Nga AsgjëSikurDielli në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 167
    Postimi i Fundit: 12-10-2012, 06:23
  3. Kombin shqiptar 7 milionësh në Ballkan e kanë mbuluar retë e zeza
    Nga Davius në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 29
    Postimi i Fundit: 01-08-2010, 13:18
  4. Kongresi Amerikan: Peticion për pavarësinë e Kosovës
    Nga dodoni në forumin Portali i forumit
    Përgjigje: 16
    Postimi i Fundit: 22-05-2004, 09:02

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •