Falë dashurisë së familjarëve të saj, Aya Masoud, një vajzë 10 vjeçare ka mundur të fitojë një aftësi të jashtëzakonshme. Mungesa e krahëve që në lindje, e ka bërë që ti zëvendësojë ato me këmbët. Duke përdorur këmbët, Aya Masoud të kryejë të gjitha aktivitetet që bëjnë bashkëmoshatarët e saj me duar. Fotot tregojnë një ditë në shkollën ku ajo studion në Gaza. Merr shënime gjatë shpjegimit të mësimit, ushqehet vetë, madje edhe luan me shokët, kjo është forca e jetës në këmbët e vogëlushes.
Ruaj Lidhjet