Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 2
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826

    Thonj pa lari puthet me Gishtprerin.

    Krokodilet-Kameleon nxitojne te puthen..Mjere kush ka rene nen dhembet e tyre..


    Ja c'thote GSH:
    Ēfarė u bisedua nė restorantin nė Glifadhė pasi kryetari i PS kishte dalė nga spitali

    Nano-Rama, paqe nė Athinė
    Kryebashkiaku: U nxitova me letrėn e hapur .

    --------------------------------------------------------------------------------

    Gjatė njė darke nė njė restorant tė njohur tė Glifadhės, nė Athinė, Nano e Edi Rama i kanė dhėnė fund mosmarrėveshjeve qė kanė patur gjatė muajve tė fundit. Hapin e parė e ka hedhur kryetari i bashkisė i cili u nis enkas drejt kryeqytetit grek tė martėn e kaluar pėr tė takuar Nanon i cli kishte shkuar aty pėr t'iu nėnshtruar njė operacioni plastik nė tre gishtėrinjtė e prerė.

    Rama duket se ishte nisur me idenė pėr ta takuar Nanon nė spital. Sapo ka mbėrritur nė Athinė tė martėn e kaluar i ka telefonuar Nanos duke i thėnė se po shkonte drejt spitalit. "Unė tashmė kam dalė. Por nėse do tė takohemi le tė kalojmė darkėn bashkė", i ėshtė pėrgjigjur Nano. Takimi ėshtė fiksuar nė njė restorant tė lagjes rezidenciale. Mund tė besohej se pas replikave tė ashpra qė kanė shkėmbyer biseda do ishte e vėshtirė. Por Rama e ka shkrirė akullin i pari. "U nxitova me atė letrėn e hapur qė botova. Dhe ajo batuta me Robert Ēamēakizin ishte e pavend", ka thėnė ai. Por Nano e ka ndėrprerė. "Tė shkuara tė harruara. Tani tė shikojmė para", i ėshtė pėrgjigjur. Biseda ka qenė jo formale jo vetėm se nė tavolinė ndodhej Xhoana, njė grua tjetėr si dhe njė biznesmen i huaj jogrek. Nė kėtė darkė paqja mes Ramės dhe Nanos ėshtė ēimentuar. Madje kryetari i bashkisė ka avancuar menjehėrė. Ai i ėshtė drejtuar Nanos duke i thėnė se "i takon kryetarit tė PS dhe vetėm atij tė zgjidhet president". Por nė tavolinė nuk munguan dhe batutat e humorit. "Si ėshtė ajo puna e ikonave pėr tė cilat mė sulmove?", e pyeti Rama. "Bėra ca gėrmime dhe gjeta ikona ku ishte shkruar emri yt", ia ka kthyer Nano po me tė qeshur. Rama e Nano janė ndarė diku nga mesnata pasi kishin rėnė dakort se takimin nuk do ta bėjnė publik. Njė pjesėmarės nė atė darkė tregon pėr gazetėn se Nano ka qėndruar nė Athinė deri tė shtunėn. Mė pas ėshtė nisur me avion drejt Korfuzit ku e kishte fiksuar tashmė takimin me Metėn.
    -----------------------------------
    EDI nxiton...Pse valle??
    KJ
    ------
    Edi Rama, miraton 47 leje ndertimi brenda 2 oresh
    Keshilli i Rregullimit te Territorit te Tiranes, brenda 2 oreve ka kaluar 47 leje ndertimit. Ndersa Keshillit te Rregullimit te Territorit te Republikes, i drejtuar nga kryeministri Pandeli Majko, brenda 2 oreve, ka diskutuar vetem kater leje ndertimi, prej te cilave dy u miratuan dhe ndersa per dy u dha pergjigje negative.

    Kryetari i Bashkise se Kryeqytetit, Edi Rama, vendosi qe diten e premte, ne ilegalitet te plote, dhe ne te njejten kohe kur zhvillohej KRRTRSH ( e drejtuar nga Majko), te zhvillonte KRRT e Tiranes, ku u miratuan plot 47 leje ndertimi. Nje shume rekord lejesh, e shqyrtuar ne kohe rekord, e cila do te prishe infrastrukturen e neserme te kryeqytetit. Kjo mbledhje e fshehte nuk kaloi pa komente ne shtypin e shkruar dhe ate viziv. Ne kete mbledhje te Keshillit te Rregullimit te Territorit te Tiranes, u moren disa vendime katastrofike per te nesermen e kryeqytetit. Ne mbledhje, nuk kane marre pjese te gjithe anetaret, per shkak te impenjimeve te tjera qe kishin planifikuar ate dite. E ndersa sekretaria teknike KRRT se Tiranes vendosi qe materialet ti depozitoje prane anetareve vetem disa ore para takimit, shperndarja e materialeve ne shkresa datonte ne 26 prill 2002(!). C'fallsifikim perfekt i tipit te Edi Rames!

    Firma ndertuese T.I.D, prone e njerit prej biznesmeneve, miq te ngushte te kryetarit te bashkise se kryeqytetit, do te jete firma qe ne kundershtim me cdo rregull urbanistik do te ndertoje ne krahe te selise se Partise Demokratike.Sic eshte paraqitur ne raportin e sekretarise teknike te KRRT-se, ne rrugen "28 nentori" dhe "Abdi Toptani" do te ndertohet nje objekt 22 katesh, me destinacion qender biznesi. Sipas urbanisteve eshte e pamundur te ndertosh nje objekt kaq te larte ne zonen ku eshte dhene leja e ndertimit, sepse urbanistet kane parashkikuar qe nga qendra e Tiranes, te duket ballazi faqja e Malit te Dajtit si dhe nga pikepamja e garancise teknike ka probleme sigurie. Aty me rregullore, ndertimet nuk duhet te jene shume te larta. Gjithmone eshte thene se ndertesa e quajtur "Torre Drin", e vendosur afer kesaj zone, eshte nje objekt qe e prish arkitekturen e qendres se kryeqytetit. Megjithate, fale miqesise se kryetarit te bashkise, Edi Rama me pronarin ndertues qe do te arrije te hedhe bazat ne kete strukture u arrit marrja e lejes se ndertimit. E gjithe kjo eshte ne kundershtim me ligjin, sepse zona duhet te jete me nje plan te vecante rregullues, e cila duhet te marre viston fillimisht nga Keshilli i Rregullimit te Territorit te Republikes se Shqiperise, dhe me pas te jepen lejet e ndertimit nga Bashkia. Por Edi Rama perpara miqesise dhe pjeses qe vjen pas miqesise (!) nuk pyet as per ligj dhe hiqet si patriarku i Tiranes.Po ashtu, edhe prane stadiumit "Qemal Stafa", ne nje park te vogel te gjelber qe ndodhet ne ate zone, ne sheshin "Italia", sic eshte percaktuar ne sekretarine teknike, do te ndertohet nje objekt 3 katesh ne rreth 248 metra katrore. Ne kete zone nuk eshte bere asnjehere me pare ndonje ndertim. Madje, edhe Albert Brojka, ish-kryetar i Bashkise (PD) pavaresisht lejeve te dhena te diskutuara ligjerisht nuk mori asnjehere vendim per te ndertuar ne kete zone, krejt e paprekur nga ndertimet pa leje. Megjithate, me vendimin e fundit te marre nga KRRT e Tiranes, edhe kjo zone prane stadiumit Qemal Stafa, ashtu sikurse edhe shume zona te tjera te kryeqytetit, do te kaloje tashme ne siten e ndertimeve te reja.Ne jug te Pallatit te Brigadave, ne fund te Parkut Kombetar prane Liqenit artificial te Tiranes do te kete serish ndertime. Ne baze te ligjit kjo zone nuk duhet te preket nga ndertimet. Por kryetari i Bashkise Edi Rama ne mbledhjen e fundit te KRRT e ka marre vendimin qe kete zone ta ktheje ne kompleks vilash tre kateshe ne favor te firmes "Melrose Investiment-Group". Edhe pse eshte thene se eshte prone e ish-pronareve, qe ketu fillon gabimi. Sepse ish-pronaret, nuk mund te marrin kete prone publike te gjelberuar per tiranasit, por duhet te kompensoheshin, sipas ligjit ne fuqi, ne nje zone tjeter. Ndersa sekretaria teknike, ndoshta edhe duke u tallur, argumenton keshtu kerkesen per miratimin e studimit urbanistik ne rrugen e Kavajes: "Vija e thyer qe formon trajten planimetrike te objektit eshte shprehje e goditjeve qe ky volum merr nga anet e ndryshme te tij. Vektoret energjitike qe materializohen nga hapesira perreth detyrojne thithje te brendshme dhe shperthime te jshtme te lekures se objektit, duke zhdukur shenjat e mundshme te masivitetit qe mund te sillte ky volum. Kjo vije pasurohet nga harqe dhe rrathe qe zbusin egersine e saj".

    Mbledhja e cila po zhvillohej ne te njejten dite me KRRTRSH-ne e Republikes ( e drejtuar nga kryeministri Majko) u shkaktoi shume veshtiresi anetareve te KRRT se Tiranes. Sepse ne kete mbledhje duhet te beheshin 13 anetare. Nderkohe qe tre prej anetareve gjendeshin ne KRRTRSH-ne e Republikes. Megjithate, ka edhe nje tjeter shans qe te mos arrihet miratimi i ketyre studimeve. Sepse nese do te kete ankesa nga banoret, apo edhe nga vete prefekti i kryeqytetit, keto studime, qe kane te bejne edhe me qendren e Tiranes (dhe ku ne shume vende te tjera vendimet merren nga Parlamenti), mund te kalojne ne duart e KRRTRSH-se se Republikes. Ndoshta ministrat me kryeministrin ne drejtim te kesaj KRRTRSH-je, mund te mos lejojne masakrimin e kryeqytetit nga ndertesa qe neser mund ti marrin frymen.

    Edi Rama duhet te pergjigjet ligjerisht, jo vetem perpara keshilltareve te bashkise, por edhe para Prokurorise per keto leje ndertimi urgjente ne kundershtim me ligjin ne fuqi.Perse gjithe keto leje ndertimi tani ne fund te mandatit te tij apo jane paguar dollare me canta per t'i fituar ato?! Si ka mundesi qe prefekti i Tiranes hesht per kete masaker te re te Edi Rames dhe miqve te tij apo pret urdher nga kryeministri? Pse vete Majko nuk pezullon veprimet e paligjshme ne prag te ikjes se Edi Rames apo ka frike nga ndonje lob mediatik prane tij? Perse nuk shkruhen dheniet e lejeve ( me qera) nga Edi Rama per disa miqe te tij mediatike te dis pronave publike, te sportit dhe te kultures apo perse heshtet per shfrytezimin e mjediseve te Akademise se Arteve (studenteve) per disko dhe qellime fitimi?

    Ne numrat e tjere do te keni fakte me konkrete te "te ndershmit Edi Rama".

    I.Rama

    ----------------------------


    A e dini se Pellumbi i servetit eshte spiun grek qe ne 91.ishin.?
    I biri Servetit qe me 90-ten u punesua ne linjen Korfuz-Sarande.

  2. #2
    I Djathtė
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Deutschland
    Postime
    713
    Ju ua them une pse!

    U tmerrune se Bush nderroi ambasadorin.


    Populli shqiptar duhet te ngrihet ne kembe.
    Por sot, Shqypni, pa m'thuej si je?

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •