Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 8
  1. #1
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Anėtarėsuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670

    Mentaliteti i gabuar i shoqerise shqiptare

    Mentalitet anadollak ne rradha
    Sot mesova dicka te re nga mentaliteti anadollak i disa personave ketu ne shoqerine tone sypatrembur e heroike.
    Shkova sot ne poste per te postuar nje leter, dhe u vura ne rradhe-kisha dy djem para meje. Mbaruan pune ata te dy dhe sa po behesha gati per t'u afruar kur futet nje grua para meje.
    I them-"Nuk e ke konceptin e rradhes? Isha para teje"
    Kerceu ajo-"Une kam ardhur ketu disa here gjate dites dhe kishte rradhe, tani e gjeta me me pak veta, dhe pastaj une jam ne rradhen e grave, ti je gabim"
    Une-"ca eshte kjo rradha e grave"
    U hodh nje burre nja 2 m larg meje-"Si more nuk e di ti, kur ke lindur ti?"
    Une-"Ne 1983, nuk kam lindur ne 1943 si ju"
    Ai-"Si nuk te vjen turp, rri ne rradhe te grave, mesoje se ka dy rradha, burrash e grash, ti duhet te rrish te e burrave"
    Me hypen nervat dhe ia ktheva-"Ca jane keto traplleqe, ka gje ligj qe na e paska nda rradhen? Une jam person i ri, nuk i di une mbeturinat e tuaja anadollake. Dhe nese paska rradha te ndara, nga e di ti a jam grua a burre, rri aty se une nuk levizi nga rradha ime"
    Si perfundim te gjithe aty (qe ishin mbi 50 vjec) u tmerruan se si nje djale "hyri ne rradhen e grave".

    Eh, ja ky eshte mentaliteti i popullit tone, nje mentalitet qe ka vdekur me perandorine osmane ne shekullin e 19, por sic duket mbijeton ende ne vendin tone e ne shekullin e 21.

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Sefedini_PZ
    Anėtarėsuar
    05-03-2009
    Postime
    205
    Shume njerez edhe te ne Kosove nuk dijne te presin ne radhe dhe nuk kane kulture!
    Nje e keqe tjeter eshte se shqiptaret nuk kerkojne falje kurre edhe nese e kane gabim.
    Por keto te gjitha jane mungese e edukates familjare, fetare dhe e arsimimit.
    Por edhe nga natyra jemi njerez shume temperamente!
    Vetėm Zoti mund tė mė gjykojė!

  3. #3
    me 40 hajdutė Maska e alibaba
    Anėtarėsuar
    12-12-2005
    Vendndodhja
    Ne shpellen e pirateve
    Postime
    5,671
    Radha e grave - gjė e ēuditshme.

    Nė Kosovė nuk e kemi kėtė fenomen ortodokso-katolik, ngaqė tek ne kėto dy fe janė minoritet :P

    Nė Kosovė ėshtė njė problem tjetėr, qė njerėzit futen pa radhė, pastaj kur kėrcet dajaku, ankohen "ah bre me shqiptarė nuk munesh me u marr vesh".

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e mia@
    Anėtarėsuar
    11-01-2008
    Vendndodhja
    Twilight Zone...
    Postime
    10,676
    Citim Postuar mė parė nga Edvin83 Lexo Postimin
    Mentalitet anadollak ne rradha
    Sot mesova dicka te re nga mentaliteti anadollak i disa personave ketu ne shoqerine tone sypatrembur e heroike.
    Shkova sot ne poste per te postuar nje leter, dhe u vura ne rradhe-kisha dy djem para meje. Mbaruan pune ata te dy dhe sa po behesha gati per t'u afruar kur futet nje grua para meje.
    I them-"Nuk e ke konceptin e rradhes? Isha para teje"
    Kerceu ajo-"Une kam ardhur ketu disa here gjate dites dhe kishte rradhe, tani e gjeta me me pak veta, dhe pastaj une jam ne rradhen e grave, ti je gabim"
    Une-"ca eshte kjo rradha e grave"
    U hodh nje burre nja 2 m larg meje-"Si more nuk e di ti, kur ke lindur ti?"
    Une-"Ne 1983, nuk kam lindur ne 1943 si ju"
    Ai-"Si nuk te vjen turp, rri ne rradhe te grave, mesoje se ka dy rradha, burrash e grash, ti duhet te rrish te e burrave"
    Me hypen nervat dhe ia ktheva-"Ca jane keto traplleqe, ka gje ligj qe na e paska nda rradhen? Une jam person i ri, nuk i di une mbeturinat e tuaja anadollake. Dhe nese paska rradha te ndara, nga e di ti a jam grua a burre, rri aty se une nuk levizi nga rradha ime"
    Si perfundim te gjithe aty (qe ishin mbi 50 vjec) u tmerruan se si nje djale "hyri ne rradhen e grave".

    Eh, ja ky eshte mentaliteti i popullit tone, nje mentalitet qe ka vdekur me perandorine osmane ne shekullin e 19, por sic duket mbijeton ende ne vendin tone e ne shekullin e 21.
    Radha ka lindur ne kohen e monizmit, ku per cdo gje duhet te mbaje radhe. Radhet ishin shume te medhaja te shoqeruara me shtyrje, ulerima, ofendime.
    U krijuan dy radha per te shmangur boxin e femrave me meshkujt. Dhe pasojat e asaj radhe po i vuajme akoma dhe sot.
    Feelings change - memories don't.

  5. #5
    Anti Zombizem SigPunizem Maska e Duaje Siveten
    Anėtarėsuar
    09-09-2007
    Postime
    3,698
    Agjensia e Lajmeve "SOT", Monday, 23 March 2009 22:27

    Intelektualėt shqiptarė si imituesit e Elvis Presley
    dhe
    surrogatizmi intelektual si moda e mendimit shqiptar
    Nga Kastriot MYFTARAJ

    Moda historike e mendimit shqiptar nė shekuj ka qenė imitimi, surrogati. Derisa shqiptarėt janė njė nacion (komb) i vogėl, kjo nuk do tė kishte pasur asgjė tė keqe, sikur tė mos ishte bėrė nė mėnyrė krejt tė panatyrshme dhe pa rezultat. Trillet e historisė bėnė qė shqiptarėt tė gjenden nė vendkalimin e linjave tektonike kulturore qė ndajnė Perėndimin me Lindjen, botėn katolike me atė ortodokse dhe islamike. Kur u nda Perandoria Romane, nė shekullin IV pas Krishtit, sipas formulės sė ekuilibrit tė brishtė tė stabilizuar mes Romės dhe Konstantinopolit, ekuilibėr qė pėrfshinte dhe ekuilibrin mes dy qendrave fetare tė Krishterimit, veē atij mes dy qendrave politike, trojeve shqiptare u takoi qė tė jenė nga ana kishtare, ēka do tė thotė edhe kulturore, me Romėn. Drama e identitetit kulturor tė shqiptarėve fillon me prishjen e kėtij ekuilibri.

    Duke filluar qė nga fundi i mileniumit tė parė nė trojet shqiptare pati njė invazion kulturor tė mbėshtetur nga shtete qė e shikonin fenė dhe kulturėn si ideologjinė e tyre, nė fillim Perandoria Bizantine dhe pastaj ajo osmane. Kėto dy kultura globale u munduan t’ i formėsojnė shqiptarėt sipas modelit tė tyre, bizantin ortodoks dhe osman islamik. Se cili ėshtė rezultati, kjo duket pas 13 shekujsh invazioni kulturor bizantino-ortodoks dhe gjashtė shekujsh invazioni kulturor osmano-islamik. Sot trashėgiminė e invazionit kulturor bizantin e ka marrė Greqia, ndėrsa atė tė invazionit kulturor osman e kanė marrė vendet arabe.

    Tė gjendur pėrballė kėtij invazioni kulturor, i cili ushtrohej nga shtete tė cilėt ndiqnin parimin sipas tė cilit u vendos paqja pas luftėrave fetare europiane tė shekujve XVI-XVII, “E atij qė ėshtė shpata (sundimi), e atij ėshtė dhe feja”, shqiptarėt, tė cilėt u bėnė shėnjestėr e kėtij agresioni kulturor, u pėrpoqėn qė tė pėrshtaten, pėr tė mbijetuar, ashtu siē bėnė gjermanėt e kohės sė Luftės Tridhjetėvjeēare. Kėshtu lindi kultura e surrogatit, e imitimit, nė mendimin shqiptar, e cila vazhdon dhe sot. Shqiptarėt nuk mund tė bėheshin realisht as tė krishterė ortodoksė dhe as muslimanė, se ata nuk kishin kaluar nėpėr procesin e formėsimit tė shpirtit tė popujve tė krishterė ortodoksė dhe muslimanė. E shumta qė mund tė bėheshin shqiptarėt ishte qė, pėr t’ u pėrshtatur, tė bėheshin surrogatė-ortodoksė dhe surrogatė muslimanė, siē edhe u bėnė dhe siē janė edhe sot ata qė pretendojnė se janė tė krishterė ortodoksė, ose muslimanė.

    Kur me iluminizmin europian filluan tė dalin ideologjitė laike, shqiptarėt e mėsuar reaguan sipas stereotipit tė tyre mendor, duke imituar rrymat e mendimit europian, njė modė kjo qė e vazhdojnė edhe sot. Ata qė quhen si rilindasit shqiptarė qė imituan iluministėt francezė nuk u bėnė iluministė, por vetėm surrogat-iluministė, pėr shkak se tė quajturit rilindasit shqiptarė nuk qenė formuar nė mjedisin kulturor ku qenė formuar iluministėt perėndimorė, por nė mjedisin surrogat bizantin dhe surrogat -osman, i cili ishte aq larg mjedisit kulturor perėndimor, sa ē’ mund tė imagjinohet. Ky deformim, do tė ishte baza e formimit tė mendimit shqiptar nė vitet pas krijimit tė shtetit shqiptar. Mendimi shqiptar i viteve 20- 30 tė shekullit tė kaluar ėshtė asgjė mė tepėr se surrogat-mendim perėndimor. Mendimtarėt shqiptarė tė kėsaj periudhe u ngjajnė atyre imituesve tė Elvis Presley, tė cilėt mburren se sa mirė e imitojnė kėtė artist tė madh. Por ēdo gjė tek kėta imitues tė Elvis Presley ėshtė artificiale, e panatyrshme, e rreme, pa vlerė reale. Mendimtarėt shqiptarė tė kėsaj periudhe citojnė pa kursim studiues perėndimorė, propozojnė modelet e tyre pėr Shqipėrinė, pa arritur qė ta kuptojnė, ose duke bėrė sikur nuk e kuptojnė se kjo nuk kishte asnjė lidhje me realitetin shqiptar tė kohės. Para se tė sillje modele nga Europa perėndimore, siē bėnin kėta burra tė zgjuar, duhej t’ i pėrgjigjeshe pyetjes se pėrse kėto modele u zhvilluan nė shoqėritė europerėndimore dhe jo nė atė osmane, nga e cila kishte dalė Shqipėria. Kjo sillte nė pyetje psiken e kombeve, tė formuar nė njė proces kulturo-historik tė caktuar dhe tė ndryshėm.

    Madje as modeli i Turqisė sė Ataturkut, tė cilėn e sillte si shembull me shumė pasion Branko Merxhani, nuk vlente pėr Shqipėrinė e kohės. Merxhani harronte se Ataturku trashėgoi si Turqi atė pjesė qendrore tė Perandorisė Osmane, ku reformat modernizuese tė Tanzimatit, tė nisura nė mes tė shekulli XIX kishin dhėnė mė tepėr rezultat se nė periferi tė perandorisė, siē ishte Shqipėria, ku vrulli fillestar i reformave kishte rėnė. Ataturku ishte nė krye tė njė vendi tė madh me resurse pakrahasimisht mė tė mėdha se Shqipėria, edhe nė raport me popullsinė. Ataturku zgjodhi si fjalėn-kyē pėr transformimin e vendit tė tij fjalėn “disiplinė”, ndėrsa kulturėn perėndimore e pa si dytėsore, si nėnprodukt, si imazh. Ndėrsa intelektualėt shqiptarė bashkėkohės tė tij kishin parėsore fjalėn “kulturė”.

    Nė Shqipėrinė e periudhės sė midis dy luftėrave botėrore, moda dominuese e mendimit shqiptar ishte surrogatizmi absurd. Kėsaj mode i pėrkisnin tė gjithė intelektualėt, si ata me prirje liberale perėndimore, ata me prirje komuniste, ata me prirje fashiste, deri edhe mendimtarėt katolikė. Intelektualėt, apo mė saktė surrogate-intelektualėt me prirje komuniste bėnin gabim historik tė mendimit shqiptar, duke e parė komunizmin si tė zbatueshėm nė Shqipėri. Komunizmi ishte njė doktrinė e pėrpunuar pėr t’ u zbatuar nė njė shoqėri urbane industriale perėndimore dhe jo nė njė shoqėri tė prapambetur agrare tė porsadalė nga njė perandori islamike, siē ishte Shqipėria e asaj kohe. E njėjta gjė si pėr komunizmin vlente edhe pėr fashizmin, i cili gjithashtu ishte njė doktrinė e pėrpunuar pėr njė vend perėndimor industrial.

    Njė gabim tė ngjashėm nė thelb bėnin edhe mendimtarėt katolikė, kur insistonin se pikėnisja duhet tė ishte tek kultura dhe se shqiptarėt duhet tė orientoheshin nga njė kulturė perėndimore, duke ofruar pėr kėtė kulturėn katolike shqiptare, tė cilėt ata po e ndėrtonin vetė me durim si njė katedrale madhėshtore. Ajo qė nuk kuptonin, ose qė nuk u pėlqente ta kuptonin mendimtarėve katolikė shqiptarė tė asaj kohe ishte se njė shoqėrie nuk mund t’ i japėsh njė identitet kulturor me tjetėr mėnyrė pėrveē qė tė jetė rezultat i pėrpjekjeve tė kėsaj shoqėrie pėr krijimin e kulturės sė vet. Kultura reflekton shpirtin e njė populli dhe nuk mund t’ i japėsh njė populli njė identitet kulturor qė nuk del nga shpirti i tij. Projekti i mendimtarėve katolikė tė asaj periudhe dukej edhe mė absurd po tė mendosh qė ata i ofronin njė model kulturor krejt nacionit (kombit) nė njė kohė qė 90% e popullsisė katolike tė Shqipėrisė ishte njė popullsi fshatare e prapambetur, fisnore, analfabete, pėr tė cilėn ky model kulturor ishte njė gjė krejt e pakuptueshme.

    Kur lexon mendimtarėt shqiptarė tė viteve 20-30 tė shekullit tė kaluar, ajo qė tė habit dhe tė trishton ėshtė se ata thjesht nuk parashikuan asgjė nga katastrofa komuniste qė do t’ i vinte vendit vetėm pak kohė mė vonė nga periudha kur shkruanin ata. A mund tė merret kjo si tregues i mosbesimit tė tyre tek pėrpjekjet intelektuale tė llojit tė surrogatizmit, pra se ata nuk besonin se sivėllezėrit e tyre surrogatistė komunistė, do tė kishin sukses? Ndoshta. Branko Merxhani, nė vitin 1937, pra shtatė vjet para se komunizmi tė vinte nė pushtet nė Shqipėri dhe dy vjet para se tė shpėrthente lufta botėrore, e cila e favorizoi ardhjen nė pushtet tė komunizmit shqiptar, jo mė pak se nė Rusi dikur, do tė shkruante esenė intelektualisht katastrofale “Pse nuk jam marksist?” Nė kėtė ese Merxhani kėrkon tė tregojė se pėrse komunizmi nuk mund tė ketė sukses dhe sjell mė tepėr dėme se tė mira kur zbatohet nė njė shoqėri. Merxhani e shikon si krejt tė pamundur ardhjen nė pushtet tė komunizmit nė njė vend si Shqipėria. Ndoshta ka qenė xhelozia prej surrogate-intelektuali, ajo qė nuk e la Merxhanin tė shikojnė se nė Shqipėri mund tė zbatohej fare mirė modeli i surrogatistit rus, Leninit, i cili e makiavelizoi marksizmin, duke e shndėrruar nė njė doktrinė pėr marrjen e pushtetit me puē, nė ēdo lloj shoqėrie, sado e prapambetur qė tė ishte ajo.

    Me fillimin e Luftės sė Dytė Botėrore, nė Shqipėri u vunė nė garė dy surrogatizma intelektuale tė huaja, fashizmi dhe komunizmi leninist. Fashizmi qe jo mė pak i huaj pėr Shqipėrinė se komunizmi. Musolinit i duhet njohur merita se pas tre vjet eksperimenti fashist nė Shqipėri, e pranoi se fashizmi nuk mund tė zbatohej nė njė shoqėri tė prapambetur si ajo shqiptare (kėtė e pohon vetė Jacomoni nė kujtimet e veta) dhe urdhėroi qė t’ i hiqet emri “fashist” Partisė Fashiste Kombėtare Shqiptare, duke mbetur ajo thjesht njė organizatė politike qė do tė siguronte disiplinėn nė njė shoqėri tradicionalisht anarkike si ajo shqiptare. Ajo qė bėri Musolini nė Shqipėri ishte qė tė stimulonte procesin e modernizimit tė vendit, duke u urbanizuar dhe industrializuar gradualisht vendi, sipas kushteve qė kishte. Pėr kėtė qėllim Musolini bėri kryesisht gjėnė mė tė mirė qė mund t’ i vinte Shqipėrisė si ndihmė nga jashtė, ndėrtimin e infrastrukturės dhe tė ndėrtesave publike, tė cilat shėrbejnė edhe sot.

    Nė fakt kjo zgjidhte dhe dilemėn qendrore tė Shqipėrisė qė kur u krijua si shtet. Shqipėria ishte njė vend i vogėl dhe i varfėr. Vende si Shqipėria qenė zhvilluar vetėm nė sajė tė zbatimit tė njė projekti tė njė vendi tė madh tė pasur pėr vendin e ngjashėm me Shqipėrinė. I vetmi projekt i kėtij lloji qė ekzistonte pėr Shqipėrinė e periudhės mes dy luftėrave botėrore, ishte ai italian, i cili vazhdoi tė zbatohet edhe gjatė pjesės mė tė madhe tė kohės sė Luftės sė Dytė Botėrore, deri nė vitin 1943.

    Pėrndryshe komunistėt shqiptarė tė varur nga ata jugosllavė dhe sovjetikė, u pėrpoqėn tė bėjnė atė qė nuk i kishte shkuar nė mendje fashizmit, njė transformim radikal tė shoqėrisė shqiptare sipas modelit sovjetik, duke u bėrė Shqipėria surrogati i Bashkimit Sovjetik. Rezultati ishte njė utopi katastrofale. Komunistėt nuk u ndalėn nė eksperimentin e tyre, pėrveēse kur sistemi politik-shoqėror qė ndėrtuan iu shpėrbė pėrfundimisht nė duar nė 1990 dhe ata shijuan indulgjencėn e Perėndimit, pėr tė pasur tė drejtėn e njė eksperimenti tė ri pėr Shqipėrinė, atė tė zbatimit tė modelit tė demokracisė liberale me ndarje pushtetesh, shoqėri civile dhe ekonomi tė tregut tė lirė. Kėtė model tė ri e morėn pėrsipėr ta zbatojnė veteranėt e surrogatizmit komunist shqiptar. Perėndimorėt qartėsisht qenė tė kėnaqur qė ta shihnin Shqipėrinė si njė shoqėri surrogate demokratike dhe me shoqėri civile, ashtu siē kishin qenė tė kėnaqur sovjetikėt dhe kinezėt qė ta shihnin Shqipėrinė si njė shoqėri surrogat, staliniste dhe maoiste.

    Intelektualėt shqiptarė hynė me shumė kėnaqėsi nė kėtė lojė fitimprurėse. Ėshtė monumentale njė shprehje e Arben Imamit, nė Top Show tė Alban Dudushit, nė fillim tė vitit 2005, kur Imami u tha disa “intelektualėve” qė mbaheshin si liberalė tė ftuar nė studio: “U thashė para emisionit, qė ju mbroni pak tezat e Rawls, ndėrsa unė tė mbroj Nozick, qė tė bėjmė pak debat teorik!” Kėsaj i thonė, ec tė shohim se kush e imiton mė mirė Elvis Presley-n. Dhe kjo lojė bėhet nė work-shop-e tė financuara nga ndėrkombėtarėt nė hotele luksoze, nė biseda televizive, nė OJF fitimprurėse, deri edhe nė komunitetet fetare ku pėr para imitohet vahabizmi, apo edhe janullatizmi.

    Intelektualėt shqiptarė, nė periudhėn paskomuniste, as qė u morėn me dilemėn qendrore tė Shqipėrisė, e cila mbetet ajo qė ka qenė qė me krijimin e shtetit shqiptar, pra se cili vend i madh do tė ketė njė projekt pėr zhvillimin e Shqipėrisė dhe do tė tregohet i gatshėm ta financojė zbatimin e kėtij projekti. SHBA, i konsideruar si aleati strategjik i Shqipėrisė, qartėsisht nuk e ka njė projekt tė tillė. Atėherė duhej qė debati intelektual nė Shqipėri tė fokusohej rreth asaj se duhet t’ u kėrkojmė SHBA, qė plotėsojnė partneritetin e nevojshėm strategjik me Shqipėrinė, duke e ndarė kėtė partneritet me njė vend i cili ėshtė i gatshėm qė pėr interesat e veta tė financojė njė projekt tė zhvillimit ekonomik tė Shqipėrisė.
    Surrogatizmi ėshtė njė modė mbizotėruese nė politikėn shqiptare deri edhe nė institucionet e shtetit shqiptar. Nė fakt Shqipėria ėshtė shndėrruar nė njė shtet tė llojit Elvis Presley, njė shtet qė imiton modelin perėndimor tė demokracisė shumėpartiake, ndarjes sė pushteteve, me parlament tė zgjedhur nga populli, gjykata tė pavarura etj., kur nė fakt ajo qė ndodh nė tė vėrtetė, ėshtė ajo qė ka ndodhur qė nga koha e reformave tė Tanzimatit. Pra, modeli perėndimor formėsohet sipas pėrthyerjes qė i bėhet nė prizmin e realitetit dhe tė mendėsisė shqiptare.

    Liderėt e partive politike janė krejt tė ngjashėm me imituesit e Elvis Presley, vetėm se liderėt tanė imitojnė politikanėt perėndimorė, Obama, Sarkozy, Bush, Berlusconi etj. Partitė politike janė nė fakt njė hibrid i tarafeve tė kohės osmane, nė tė cilat tarafe merrnin pjesė tė gjithė shtetasit osmanė pa dallim feje, me organizatat mafioze. Liderėt politikė mburren se zgjidhen sipas parimit “njė anėtar njė votė”, por ē’ vlerė ka kjo kur lista e emrave tė anėtarėve tė partisė mbahet sekret sikur tė jetė lista e anėtarėve tė njė organizate mafioze? Nė rast se do tė bėheshin publike me detyrim ligjor listat e anėtarėve tė partive, atėherė do tė kishim njė ide tė qartė se si kapet shteti nga partitė kur vijnė nė pushtet, duke shpėrblyer militantėt me poste, nė tė gjitha nivelet e shtetit. Gjykatėsit dhe prokurorėt imitojnė homologėt e tyre perėndimorė, dhe kėrkojnė pavarėsi, por nė fakt ajo qė kėrkojnė ėshtė qė t’ i lenė tė qetė t’ i pėrdorin gjykatat dhe prokuroritė si butikė juridikė ku shitet me ēmim tė lartė padrejtėsia nė dėm tė shoqėrisė qė kėrkon drejtėsi. Nė vend tė shtetit ku pushtetet janė tė ndarė, kemi pushtete qė pėrbėjnė shtet mė vete, pra njė lloj feudalizmi institucional.
    Diplomatėt perėndimorė qė supozohet tė bėjnė monitoruesin dhe arbitrin nė gjithė kėtė qė po ndodh, nė fakt kėrkojnė tė fitojnė edhe vetė duke shitur mbrojtjen e tyre tek politikanė apo titullarė institucionesh tė drejtėsisė. Diplomatėt perėndimorė qartėsisht shfrytėzojnė pėr t’ u pasuruar faktin qė kancelaritė e tyre e gjejnė konvenuese modėn shqiptare tė surrogatizmit. Kėshtu, shteti shqiptar tė ngjan me njė tren qė shkon drejt greminės, dhe qė ka brenda njė shoqėri gazmore qė po bėn njė orgji tė shfrenuar. Ithtarėt e surrogatizmit intelektual nuk shqetėsohen asfare nga katastrofa ku po shkon shoqėria shqiptare, se ata nesėr shkojnė jetojnė nė Perėndim me tė ardhurat qė kanė fituar duke ushtruar surrogatizmin intelektual.

    Surrogatizmi intelektual u bė shpejt njė modė mbizotėruese edhe tek shqiptarėt jashtė kufirit nė Kosovė, Maqedoni, Malin e Zi etj. Atje tradita e surrogatizmit intelektual u potencua shumė nė kohėn e Jugosllavisė komuniste dhe kjo pėrbėn njė bazė tė mirė pėr surrogatizmin e sotėm liberal-demokratik. Pėrfundimisht sot surrogatizmi intelektual ėshtė ligji i hekurt i mendimit shqiptar nė dy anėt e kufirit. Ironia ėshtė se shqiptarėt nė Kosovė, Maqedoni, Malin e Zi dhe Luginėn e Preshevės nuk ndjekin atė lloj surrogatizmi kulturor qė do tė pėrbėnte njė siguri jetike pėr ta. Kėtu fjalėn e kam pėr shqiptarėt surrogat-muslimanė tė trojeve pėrtej kufirit, tė cilėt duke marrė fenė e krishterė, katolike dhe protestante, do tė qenė pėrfundimisht tė mbrojtur nga genocidi sllav nė tė ardhmen.

    Kur do tė marrė fund era e surrogatizmit intelektual nė mendimin shqiptar? Vetėm kur njė fuqi e madhe, rol qė pas tė gjitha gjasave mund ta bėjnė vetėm SHBA, tė ketė interes pėr tė krijuar njė shtet funksional nė hapėsirėn shqiptare. Atėherė nė Washington do tė hapen dosjet e modeleve tė suksesshme tė Kilit tė Pinoēetit, Taivanit tė Ēan Kai Shi etj., pėr t’ u zbatuar nė Shqipėri si modeli i vetėm i arsyeshėm, pasi kanė dėshtuar tė gjithė modelet e tjera.

    kmyftaraj@yahoo.com

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e saura
    Anėtarėsuar
    07-09-2008
    Vendndodhja
    Itali
    Postime
    3,498
    Citim Postuar mė parė nga Edvin83 Lexo Postimin
    Mentalitet anadollak ne rradha
    Sot mesova dicka te re nga mentaliteti anadollak i disa personave ketu ne shoqerine tone sypatrembur e heroike.
    Shkova sot ne poste per te postuar nje leter, dhe u vura ne rradhe-kisha dy djem para meje. Mbaruan pune ata te dy dhe sa po behesha gati per t'u afruar kur futet nje grua para meje.
    I them-"Nuk e ke konceptin e rradhes? Isha para teje"
    Kerceu ajo-"Une kam ardhur ketu disa here gjate dites dhe kishte rradhe, tani e gjeta me me pak veta, dhe pastaj une jam ne rradhen e grave, ti je gabim"
    Une-"ca eshte kjo rradha e grave"
    U hodh nje burre nja 2 m larg meje-"Si more nuk e di ti, kur ke lindur ti?"
    Une-"Ne 1983, nuk kam lindur ne 1943 si ju"
    Ai-"Si nuk te vjen turp, rri ne rradhe te grave, mesoje se ka dy rradha, burrash e grash, ti duhet te rrish te e burrave"
    Me hypen nervat dhe ia ktheva-"Ca jane keto traplleqe, ka gje ligj qe na e paska nda rradhen? Une jam person i ri, nuk i di une mbeturinat e tuaja anadollake. Dhe nese paska rradha te ndara, nga e di ti a jam grua a burre, rri aty se une nuk levizi nga rradha ime"
    Si perfundim te gjithe aty (qe ishin mbi 50 vjec) u tmerruan se si nje djale "hyri ne rradhen e grave".

    Eh, ja ky eshte mentaliteti i popullit tone, nje mentalitet qe ka vdekur me perandorine osmane ne shekullin e 19, por sic duket mbijeton ende ne vendin tone e ne shekullin e 21.
    Mire ja ke bo ,vetem grate me bare ,mund te hyjne pa rradhe ....nuk mbahet gjith ajo peshe .
    L'invidia e la forma piu sincera di ammmmirazione.

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e mia@
    Anėtarėsuar
    11-01-2008
    Vendndodhja
    Twilight Zone...
    Postime
    10,676
    Citim Postuar mė parė nga saura Lexo Postimin
    Mire ja ke bo ,vetem grate me bare ,mund te hyjne pa rradhe ....nuk mbahet gjith ajo peshe .
    Kur kam qene shtatezane une Saura ketu ne Usa, njerezit shume te ftohte. As e prishnin terezine se ishe shtatezane. Aty ne radhe me te tjeret. Ne Shqiperi te pakten te hapin rruge.
    Feelings change - memories don't.

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e saura
    Anėtarėsuar
    07-09-2008
    Vendndodhja
    Itali
    Postime
    3,498
    Citim Postuar mė parė nga dea_07 Lexo Postimin
    Kur kam qene shtatezane une Saura ketu ne Usa, njerezit shume te ftohte. As e prishnin terezine se ishe shtatezane. Aty ne radhe me te tjeret. Ne Shqiperi te pakten te hapin rruge.
    Po mi e shef qe kan ngel ca gjojna te mira ,ene ketu s'do me dit njeri .
    L'invidia e la forma piu sincera di ammmmirazione.

Tema tė Ngjashme

  1. Video e ushtarėve grekė nė Internet indinjon shqiptarėt
    Nga Ingenuous nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 207
    Postimi i Fundit: 22-09-2011, 14:58
  2. Gjergj Kastrioti sipas pikėpamjeve antishqiptare
    Nga Davius nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 77
    Postimi i Fundit: 28-04-2006, 12:45
  3. Kryengritja Popullore Shqiptare E 1912 – 1915
    Nga ORIONI nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 12-07-2005, 14:44
  4. Ēėshtja Ēame
    Nga Eni nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 154
    Postimi i Fundit: 25-03-2005, 19:56
  5. Cili ėshtė synimi i AKSH-sė?
    Nga Faik nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 65
    Postimi i Fundit: 04-12-2003, 04:22

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •