FLAKA E LIRISË TË KOSOVËS



24 marsi 1999, Data e ngulur thellë në trurin e prishur servo-rus, Dita kur përfundoi hegjemonia sllave mbi Kosovën Martire!
- Dita kur njëherë e përgjithmonë, Kosova u nda nga blloku lindor sllav, Dita kur u vendos Fitorja e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, mbi kthetrat gjakpirëse më barbare, që njohu bota e fundshekullit 20. mbi egërsirat çetnike servo-ruse, që përfundoi me flakët ushtarake të aviacionit luftarak të NATO-s, Dita kur u lind dielli i lirisë të Kosovës - nga Perëndimi, ashtu siç tha Naimi ynë 'që lindë nga perëndon'! Dita kur definitivisht, u shëmb robëria sllave mbi popullësinë shqiptare të Kosovës!

Kush e solli këtë fitore?

Pushka e lirisë të UÇK-së, organizuar nga bota shqiptare, zëri i paepur i Shqiptarëve në Amerikë, dridhja e moralit të botës progresive, para dhe brënda OKB-së, në Njujork - para e brënda Shtëpisë së Bardhë dhe Kapitoll Hillit, në Vashington - ai zëri i shqipeve, që tingëlloi flakada me bombardimin e Beogradit dhe caqeve ushtarake kriminale servo-ruse - në atë moment historik, kur zëri sovjetik kërcnoi, se 'nuk guxon asnjë këmbë e Perëndimit, të shkeli mbi tokën e Kosovës', në atë moment historik, kur u kërcnua edhe baza ushtarake e Avianos - po në atë Mbrëmje Historike, përshkoi flaka regjimin beogradas millosheviqian!

24 Marsi 1999, fundosi shpresat servo-ruse për mbajtjen e Kosovës nën robëri shekullore edhe gradualisht për çlirimin e të gjitha tokave shqiptare në Ballkanin illirik!

24 marsi 1999 - Flaka e Lirisë të Kosovës - Shenimi i Fitores, të Luftës Çlirimtare!

24.mars.2009. nezir myrta