SHKRUAJ QĖ TĖ NDJEHEM GJALLĖ NĖ KĖTĖ UNIVERS TĖ PAFUND

(Intervistė me poetin e shkrimtarin Sabit Idrizi)

Sabit Idrizi u lind mė 16 shtator 1955 nė fshatin Cerajė. Shkollėn fillore e kreu nė Bistricė tė Shalės sė Bajgores, tė mesmen (Normalen) nė Mitrovicė, ndėrsa SHLP-grupi Gjuhė dhe Letėrsi Shqipe, nė Gjakovė. Aktualisht ėshtė shef i Sektorit tė Kulturės nė komunėn e Mitrovicės dhe kryeredaktor i revistės letrare “Fjalė e valė”. Deri mė tash ka botuar kėta libra: “Pesha e fundshekullit” (poezi), “Pėrderisa ėshtė e martė”(poezi), “Diell me dhėmbė” (poezi), “Finalja e zhgėnjimit tė tyre tė madh” (ditar lufte), “Mbretėresha ėshtė gjallė” (poezi) dhe “Zarfi” (prozė). Sabit Idrizi ėshtė anėtar i Lidhjes sė Shkrimtarėve tė Kosovės.
Duket se ka lindur pėr tė bėrė poezi dhe se muzat kanė rėnė nė dashuri me tė. Edhe poezia duket se e ndien veten mirė nė shoqėri me tė, e ndien veten si mbretėresha pranė mbretit. Poezia e Sabit Idrizit, siē thotė me tė drejtė kritiku letrar Agim Vinca, ėshtė poezi qė frymon shqip me temat, motivet, gjuhėn dhe ndjeshmėrinė e saj; ėshtė poezi qė e ruan prestigjin e poezisė, sepse ėshtė njė poezi e njė shprehjeje moderne e sugjestive...; ėshtė njė nga poezitė mė tė mira qė kanė shkruar poetėt e Kosovės nė vitet e fundit.
Intervistėn me poetin Sabit Idrizi e pata planifikuar mė herėt, qysh me rastin e botimit tė vėllimit (tė katėrt) poetik “Mbretėresha ėshtė gjallė”, vėllim ky qė ėshtė vlerėsuar lart nga kritikė tė mirėfilltė, por pėr shkaqe objektive dhe subjektive nuk arrita ta bėjė njė gjė tė tillė deri mė tash.
Mendoj se vėllimi poetik “Mbretėresha ėshtė gjallė” ėshtė njė nga vėllimet mė tė mira, mė tė realizuara dhe mė tė veēanta tė botuara pas Luftės sė UĒK-sė nė Kosovė. Kjo ėshtė njėra nga arsyet kryesore pse po e bėjmė kėtė intervistė.

Pyetje: Z. Sabit, qė kur keni filluar tė shkruani poezi dhe a ju kujtohet kur dhe si vendosėt, kush ju shtyri, kush ju dha zemėr, kush ju bindi qė tė botoni poezitė e para, ose vėllimin e parė poetik “ Pesha e fundshekullit” ?

Pėrgjigje: Sė pari ju pėrshėndes juve, lexuesit dhe bashkėpunėtorėt e shumtė tė kėsaj reviste dhe ju dėshiroj gjithė tė mirat nė jetė.
Nuk e parapėlqej atė zhargonin tashmė gati standard: “NN merret me krijimtari letrare qė nga bankat e shkollės fillore...”, sado qė edhe unė nė atė moshė kam shkruar dhe kam botuar diēka. Fundja, ma gjeni dikė qė nuk ka “shkarravitur” diēka nė kėtė moshė nėpėr fletoret e veta shkollore. Unė konsideroj se krijimit tė poezisė i jam pėrkushtuar prej atėherė kur kam vendosur pėr ta pėrgatitur pėr botim pėrmbledhjen time tė parė me poezi “Pesha e fundshekullit”. E kjo ka ndodhur, nėse nuk gaboj, diku nė vitin 1994. Pra, qė nga ky vit merrem me krijimtari letrare.
Kjo ka ndodhur kėshtu: Nė ceremoninė e promovimit tė antologjisė “Degė me sytha”, nė tė cilėn pėrfaqėsohen tė gjithė krijuesit e rajonit tė Mitrovicės, ku unė pėrfaqėsohem me dy poezi, qė u mbajt nė njė shtėpi nė lagjen Ura e Gjakut, pėrveē tjerash, ne krijuesit qė ishim aty e lexuam nga njė poezi. Kishte aty shumė poetė, qė tashmė ishin emra nė letrat shqipe. Gjatė koktejit, qė u pėrgatit pėr kėtė rast, m’u drejtua prof. dr. Agim Vinca: “Si e pate emrin, djalosh?” I tregova. “Ta them me kompetencė tė plotė se poezia jote ishte mė e mira nga tė gjitha poezitė qė u lexuan kėtu”, mė tha. Kėtė e tha publikisht dhe unė, merret vesh, sado qė mė erdhi mirė, u skuqa paksa. Tė ta thoshte kėtė njė profesor, njė poet, njė kritik letrar, njė studiues i letėrsisė...i kalibrit tė Agim Vincės, tė cilin gjithherė e kam konsideruar dhe e konsideroj si intelektualin mė tė kompletuar shqiptar, nuk ishte pak. Ja, pra, kush ishte ai qė “mė mori nė qafė”.

Pyetje: Jeni autor i katėr vėllimeve poetike. Ēdo pėrmbledhje Juaja me poezi ėshtė pritur mirė, ėshtė vlerėsuar nga ata qė e njohin poezinė. Por kulmin e pjekurisė krijuese e keni arritur me vėllimin poetik “Mbretėresha ėshtė gjallė”. Sipas kėtij vėllimi, poezia jo vetėm qė ėshtė gjallė, por ėshtė edhe e fortė, e pjekur, e kėndshme dhe e menēur. Poeti dhe studiuesi i letėrsisė, prof. dr. Agim Vinca, e vlerėson lart kėtė vėllim poetik, duke e veēuar, ndėr tė tjera, poezinė “Regjistrimi”, pėr tė cilėn thotė se ėshtė njė nga poezitė mė tė mira qė kanė shkruar poetėt e Kosovės nė vitet e fundit. Ēka ėshtė regjistruar e ēka, nė tė vėrtetė, duhet regjistruar nė memorien tonė, nė mėnyrė qė tė mos harrohet ajo qė ndodhi, natyrisht qė tė mos pėrsėritet? Pėr mė tepėr, si ndihet sot poeti (mbret) pranė tė dashurės sė tij (mbretėreshė), poezisė, pas peshės sė fundshekullit, pas tė martės, pas atij dielli me dhėmbė?

Pėrgjigje: Pas peshės sė fundshekullit, pas tė martės, pas diellit me dhėmbė, mė nė fund – njė rreze drite nė horizont. Njė fllad lirie, tė cilėn ne, fatkeqėsisht, nė masėn mė tė madhe, e keqkuptuam dhe e keqtrajtuam qė nė start. “Finalja...”, “Mbretėresha...” dhe “Zarfi”, secila nė mėnyrėn e vet, erdhėn si reagim kryekėput ndaj kėsaj gjendjeje krejtėsisht absurde dhe paradoksale.
Ajo qė s’duhet ta harrojmė kurrė ėshtė se nė kėtė planet tė quajtur Tokė ka diell pėr tė gjithė dhe se hisen tonė tė qiellit nuk ka tė drejtė dhe nuk guxon tė na e marrė askush, ashtu siē as ne nuk kemi tė drejtė dhe nuk guxojmė t’ia marrim askujt. Kjo ėshtė krejt filozofia e kėsaj pune.

Pyetje: Shkruani edhe prozė. Njė nga tregimet Tuaja, “Zarfi”, ėshtė vlerėsuar lart si pėr temėn e trajtuar, si pėr mėnyrėn se si ėshtė trajtuar kjo temė. Ē’mendim keni pėr poezinė dhe prozėn qė krijohet sot nė Kosovė dhe a mund tė presim nga Ju tregime tė tjera, mbase edhe ndonjė roman?

Pėrgjigje: Nė kėtė kohė tranzicioni, siē jemi mėsuar ta quajmė pėr ta justifikuar paaftėsinė tonė organizative, kemi njė mishmash vlerash dhe antivlerash nė tė gjitha fushat e jetės, ku as letėrsia nuk bėn pėrjashtim. E keqja mė e madhe ėshtė se, njėherė pėr njėherė, nuk duken kurrfarė parashenjash se do tė bėhet diēka nė veēimin dhe plasimin e tyre. E vlera ka. Madje tė nivelit botėror. Kjo s’ka fije dyshimi.
Unė nuk shkruaj shpesh. Rrallė edhe botoj. Kam kėrkesa tė mėdha ndaj vetvetes. Gjatė aktit tė krijimit e torturoj, e shtrydh vetveten deri nė palcė. Aktualisht jam kah “torturohem” me njė temė interesante, qė shpresoj tė jetė roman. Ngjarjen jam kah e ndėrtoj brenda vetvetes. Nėse arrij ta bind veten se ka diēka nė kėtė punė, atėherė do tė ulem dhe do ta qes nė letėr. Mirėpo, nga ana tjetėr, jam i vetėdijshėm se pėr ta shkruar njė roman tė mirė, pėrveē talentit, kėrkohen edhe disa parakushte elementare, qė unė, fatkeqėsisht, nuk i kam. Tė jetosh vetė i shtati (pesė prej tyre tė aftė pėr punė, por tė papunė) me 220 euro nė muaj, nė njė shtėpi pėrdhese prej qerpiēėsh, qė pritet tė rrėzohet nga ēasti nė ēast, dhe tė ulesh e tė shkruash roman, s’besoj se ėshtė punė qė i dilet nė krye. Aq mė parė kur, pėrkundėr kėtij buxheti familjar kaq tė ulėt, pėrpiqesh tė jesh qytetar i ndėrgjegjshėm dhe tė mos i mbetesh asnjė lek borxh shoqėrisė. Shikuar nga kjo perspektivė, kam drojė se nuk do ta shkruaj kurrė kėtė libėr.

Pyetje: Jeni autor edhe i njė ditari tė luftės me titull “Finalja e zhgėnjimit tė tyre tė madh” . Si ėshtė pėr njė poet tė kalojė pėr njė luftė, t’i pėrjetojė krajatat qė sjellė lufta. Ē’ėshtė lufta pėr Ju?

Pėrgjigje: Njeriu pa liri ėshtė pa dinjitet. E njeriu pa dinjitet ėshtė njė hiē. Ja pėrse duhet tė arsyetohen edhe luftėrat, sado qė janė njė tmerr i vėrtetė, sidomos pėr njė shpirt tė brishtė liriku.

Pyetje: Diēka pėr gjuhėn dhe bastardėt. Jeni nga ata poetė qė kujdesen shumė pėr gjuhėn. Poezia Juaj frymon shqip me temat, motivet, gjuhėn dhe ndjeshmėrinė e saj. Bastardėt kanė ngritur krye dhe kėrkojnė krijimin e njė “gjuhe kosovare”. Jeni konsideruar me tė drejtė poet kombėtar. Ē’mendim keni pėr gjuhėn dhe pėr atė soj njerėzish qė s’lėnė guri pa luajtur vetėm e vetėm qė tė na kthejnė nė kohėn kur gjuha ende s’ishte e njėsuar?

Pėrgjigje: Konsideroj se gjithēka lidhur me kėtė ēėshtje e kam thėnė tek “Zarfi”. Tentimi pėr ta zhbėrė, apo pėr ta copėtuar nė dysh a nė tresh a nė... gjuhėn tonė, e cila u bė me mund e sakrifica tė mėdha, me tė cilėn merremi vesh qė nga Ceraja ime e deri poshtė nė Ēamėri, ėshtė si tė sabotosh apo tė tradhtosh nė vijėn e parė tė frontit tė luftės. Kjo ndryshe nuk shpjegohet. A s’ishte e s’ėshtė ky synim i pėrhershėm i armiqve tė kombit tonė. Ende kam dėshirė tė besoj se tė tillėt nuk janė tė paguar prej tyre. Tjetėr gjė ėshtė pasurimi i leksikut dhe “freskimi” i normave nė fuqi, mirėpo kėtė dihet se kush e bėnė dhe se si e bėnė.

Pyetje: Ju shkruani poezi dhe prozė. Pse shkruani?

Pėrgjigje: Shkruaj qė tė jetoj. Qė tė ndjehem gjallė nė kėtė univers tė pafund. Qė ta vė kurban pėrpara tė tjerėve shpirtin tim pėrherė tė etur pėr dashuri. Qė ta lėshoj njė klithmė nė kėtė shkretėtirė, pėr t’mos mė vdekur ėndrrat pėr tė njerėzishmen, pėr njerėzoren, pra pėr t’i ujitur ato me vesėn e freskėt tė fjalės.

Pyetje: Si shkruani?

Pėrgjigje: Akti i krijimit tek unė kalon nėpėr tri faza. E para ėshtė “mbarsja”. Njė diēka misterioze, qė futet brenda meje dhe mė shprush deri nė thellėsitė mė fatale tė shpirtit. E dyta ėshtė “rritja e frytit”. Derisa tė piqet fryti brenda meje (bile edhe pėr ndonjė poezi me pesė-gjashtė vargje) kėrkohen orė tė tėra, e shpesh edhe ditė, javė dhe muaj tė tėrė. Dhe faza e tretė ėshtė “lindja”. Ulem dhe e qes nė letėr.

Pyetje: Kur shkruani?

Pėrgjigje: Ju tregova si krijoj. Pra, ėshtė njė proces qė zgjat. Megjithatė, aktin e tretė zakonisht e luaj herėt nė mėngjes, me njė filxhan kafe dhe njė gotė raki pėrpara.

Pyetje: Ēka do tė thotė tė jesh poet, tė jesh shkrimtar sot?

Pėrgjigje: Do tė thotė tė vuash bukur, tė vetėflijohesh bukur, tė ēmendesh bukur... Tė bėhesh kurban nė themelet e dashurisė, nė themelet e tė njerėzishmes...

Pyetje: Si e shihni raportin autor-tekst-lexues?

Pėrgjigje: Ēfarėdo qė tė thuash lidhur me raportet nė kėtė trini, ke dhe s’ke tė drejtė njėkohėsisht. Ėshtė diēka si ajo dilema qė ėshtė shtruar nga filozofėt qysh nė antikė:“A veja, a pula?”. Kam edhe unė njė mendim timin lidhur me kėtė, mirėpo, pėr shkaqe qė i thashė mė parė, e shoh tė udhės qė mos ta shpreh fare.

Pyetje: Shpesh themi, p.sh., sa e bukur ėshtė njė lule, njė libėr, njė poezi etj., por rrallė na shkon ndėrmend tė pyesim ē’ėshtė e bukura. Nė tė vėrtetė, ē’ėshtė e bukura sipas jush?

Pėrgjigje: Duke e pėrjashtuar atė qė duhet ta themi nė njė moment tė caktuar se diēka ėshtė e bukur, ngase kėshtu e lyp puna, pėr shkak tė rregullave tė mirėsjelljes, mendoj se e bukuar ėshtė vetėm ajo qė ta kėnaq shpirtin, qė ta lėkund zemrėn, qė tė gllabėron pėrmes etheve tė kėnaqėsisė shpirtėrore.

Pyetje: Jeni edhe kryeredaktor i revistės “Fjalė e valė”. Po mbushen gati shtatė vjet qė nė Mitrovicė botohet kjo revistė. Del nė Mitrovicė, por nuk ėshtė veē e mitrovicasve. Nė tė kanė botuar dhe botojnė poetė, krijues, studiues, njerėz tė artit dhe tė kulturės nga mbarė hapėsira shqiptare dhe mė gjerė. Ē’mund tė na thoni pėr bashkėpunimin qė keni si redaksi me poetė e studiues tė letėrsisė?

Pėrgjigje: Nuk mė pėrket mua tė flas pėr vlerat e kėsaj reviste. Tė tjerėt thonė se ėshtė njė revistė e mirė, madje ka zėra kompetentė qė thonė se ėshtė njė nga revistat letrare mė tė mira dhe mė serioze nė mbar hapėsirat shqiptare. Kemi bashkėpunėtorė tė shumtė. Dorėshkrime na arrijnė nga tė gjitha anėt, madje edhe nga krijues kulmorė tė letėrsisė shqipe. E vetmja gjė qė ėshtė pėr dhembje kėtu ėshtė redaksia, e cila punon pa kurrfarė kompensimi material dhe kurrė, deri mė tash, nuk i ėshtė shprehur, sė pakut, njė falėnderim publik nga ata qė do tė duhej ta bėnin kėtė. Pėrkundrazi, kjo redaksi ka probleme tė herėpashershme edhe me vetė financimin e botimit (shtypit). Revista lexohet anekėnd trojeve shqiptare, por edhe nė diasporė, pėr ēka jemi tė lumtur. Kjo na e ngrit moralin dhe na jep forcė pėr t’i tejkaluar problemet, qė nuk janė tė pakta.

Pyetje: Ka kohė qė ėshtė dhėnė ideja, nė mos gaboj nga poeti Bedri Hysa, pėr caktimin e njė lokacioni diku nė Mitrovicė pėr njė “Shesh tė Poetėve”. Mė duket ide shumė e qėlluar. A ka gjasa tė ndodh njė gjė e tillė?

Pėrgjigje: Kjo ide ėshtė dhėnė para 4 vitesh dhe ne, si Sektor i Kulturės, e kemi mbėshtetur pa rezervė dhe e kemi pėrcjell tek nivelet e atėhershme vendimmarrėse tė Kuvendit tė Komunės, por, deri mė tash, nuk kemi marrė kurrfarė pėrgjigje zyrtare. Tė shohim ēka do tė ndodhė nė tė ardhmen. Vullneti ynė ekziston. Ėshtė njė propozim shumė i qėlluar.

Pyetje: Si poet, si njeri i kulturės, si njeri qė ėshtė i lidhur ngushtė me fatin e atdheut dhe kombit, si e shihni gjendjen aktuale nė shoqėrinė shqiptare sot dhe nesėr?

Pėrgjigje: Falė sakrificės qė bėmė, mendoj se si komb kurrė mė mirė nuk i kemi pasur punėt. Se si do tė zhvillohen ngjarjet mė tej, unė nuk jam profet qė ta di, por e di njė gjė se sa mė shpejt qė tė integrohemi brenda vetvetes, nė tė gjitha fushat e jetės, aq mė afėr integrimeve synuese tė politikanėve tanė do tė jemi. Duhet t’iu kthehemi pėrfundimisht vlerave tona kombėtare. T’i ēmojmė dhe t’i kultivojmė ato. Tė jemi praktikė dhe konkretė nė patriotizmin tonė. As atdheu, as kombi, as liria, as pavarėsia...nuk janė diēka abstrakte. Janė krejt konkrete dhe tė prekshme. Pėr ēdo ditė kemi mundėsi tė bėjmė diēka nė tė mirė tė tyre, qė do tė thotė nė tė mirėn tonė tė pėrbashkėt.

Pyetje: Pėr fund. Cila ka qenė, ėshtė dhe do tė mbetet dashuria Juaj e parė?

Pėrgjigje: Nė letėrsi? Poezia, natyrisht, ngase ka qenė, ėshtė dhe pėrherė do tė mbetet mbretėreshė e arteve.

Pyetje: Keni pėr tė shtuar diēka qė do tė duhej tė thuhej e qė s’e keni thėnė?

Pėrgjigje: Asgjė, pėrveēse t’ju falėnderoj pėr mundėsinė qė ma dhatė pėr t’i thėnė disa fjalė kėtu.

Intervistoi: Miftar Kurti