DËSHIRA e parë e ketrushit....Vjerrshë - përrallë për vogëlusha 1 deri në 1000 muaj!

Tema: DËSHIRA e parë e ketrushit....Vjerrshë - përrallë për vogëlusha 1 deri në 1000 muaj!

  1. Maska e Agim Doçi

    Agim Doçi said:

    DËSHIRA e parë e ketrushit....Vjerrshë - përrallë për vogëlusha 1 deri në 1000 muaj!

    DËSHIRAT E KETRUSHIT
    - Përralla e parë e dimrit 2003 -
    Historinë e ketrit
    që për ju e shkrova
    në sirtar të Mjeshtrit
    unë e arshivova…

    nëse do t’a dini
    “mjeshtri” kush është vallë
    pak durim të kini
    s’do ju sjell vërdallë!

    …ishte seç na ishte
    një ketrush i mirë
    që plot endrra kishte
    me emrin DËSHIRË.

    Dëshirat e tija
    Zgjoheshin pa gdhirë
    Unë disa i dija
    I mbaj mend shumë mirë!

    U mendova gjatë
    E thashë do t’i shkruaj?
    Dhe në daltë e gjatë,
    Është përralla e juaj!

    Katër stinët e vitit
    Sa herë që të ndrrojnë
    Do ti sjellin ketrit
    Telashe gjithmonë

    Tani është dimër
    Përjashta bën ftohtë
    Nuk dëgjohet cinxër
    Dielli s’ësht’ i ngrohtë

    Veç gushkuqat dalin
    Iso mbajnë me shokë
    Në dëborën e malit
    këndojnë kokë më kokë

    E kërkojnë ushqimin
    Nën borë me durim
    Zogjt nisin marrshimin
    Drejt Atdheut tim.

    buzë Adriatikut
    dhe buzë detit Jon
    Nis përralla e ketrit
    E ketrushit ton’
    Pishat e Divjakës
    Ku ketrushat rriten
    Palmat e Sarandës
    Sa shumë i çuditën…

    Do pyesin voglushat
    Ndoshta nga hutimi:
    Pse palmat mee pishat
    ngatrroj xhaxhi Gimi?

    Hiç mos u nxitoni
    Se do jua spjegoj
    Dhe do më besoni
    Lermëni të vazhdoj!

    Ky ketrushi ynë
    Aq shumë simpatik
    Ia kishte vënë synë
    Të bënte piknik.

    Ua tha mendimin
    Shokëve të pyllit
    Dhe në të aguar
    Me dëshirë të Yllit*

    (Ylli është ketrushja)
    (që ketri ëndrronte)
    Me shokët e tija
    Në Sarandë do shkonte!…

    Pra e morrën rrugën
    në Pishë Poro shkuan
    Llogarasë iu futën
    Udhën s’e ngatrruan

    Se ishin pesë shokë
    Ketra që të pesë.
    Dimri ish i ftohtë
    Ata besa –besë!

    Donin të shikonin
    Palmat e Sarandës
    Dimrin t’a sfidonin
    Dhe frikën e bandës!

    Një bandë grabitqare
    E përbërë nga dhelprat
    Nuk kishin haber
    Kush ishin pesë ketrat


    Dolën u prenë udhën
    Në Qafë të Muzinës
    Kishin vënë pengesa
    Rrugës së makinës(!)

    Dhelprat hileqare
    Prisnin me kujdes
    Që ketrat udhëtare
    Të vinin me Bens.

    Mercedes a Xhipa
    Me targa jeshile
    Si s’u bije pika
    Dhelprave debile…


    Po ketrat nuk kanë
    As veturë as xhip!
    Ketrat veçse hanë
    Arra e kikirik!

    Nata seç na ra
    Në qafë të Muzinës.
    Banda seç u tha
    Në rrugë të makinës.

    Pesë ketrat e mira
    Erdhën nga bregdeti
    U dha ëmbëlsira
    Fshati dhe qyteti.

    Një koncert i bukur
    U bë në Butrint
    Këndonte një flutur
    Sëbashku me prind.

    Tek shkallët e lashta
    Edhe unë u ula
    Pesë ketrat në palma
    Në skenë Inva Mula.

    Magji zëri i Invës
    Mbrëmjen e Koncertit
    Kulmi i dëshirës
    Iu plotësua ketrit!

    ………………….




    Nëse vogëlushat
    Kanë durim të presin
    Do t’i marrin vesht
    Dëshirat e ketrit!!!

    Kjo që u tregova
    Ish dëshirë e parë.
    Ju prej të vërteti
    Ketri në…përrallë!

    Agim Doçi
     
  2. Maska e ^VJOSA^

    ^VJOSA^ said:
    targat jeshile... po presim deshiren e dyte me buzen ne gaz
    te pershendes Agim
    LuM i RrEmByEr
     
  3. Maska e xhulia

    xhulia said:
    Agiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiim te lutem, te lutem...mos na ngatarro me teper se c'jemi!
    Gjysma e gjerave qe them nuk ka kuptim, por ti them, qe gjysma tjeter te te arrije...
    K.G
     
  4. Maska e Agim Doçi

    Agim Doçi said:
    Xhuliaaaaaaaaaaa!
    Unë këte heshtjen tënde e vuaj! Sepse vertetë jam i dashuri i EVËS por ti që je "Përgjithmonë Xhulia" kur do ta kuptosh që sa herë më shkruan më zgjat jetën??????

    Të kam shumë xhan!!!!!!......xhaxhi Gimi
    dhe tani 4 vargje:

    Ti sipër reve a s'më ke parë?
    Unë jam poshtë qiellit të ngjyer blu!
    Por nuk kam zë, veç më ke pranë
    Dhe ti dhe unë JEMI këtu!....

    Agim