Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 7
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    10-02-2006
    Postime
    102

    A është Ai Eqrem Kryeziu...?!

    Diktati i Eqës…!!!

    A ËSHTË AI EQREM KRYEZIU, QË USHTARËT E UÇK’së
    I QUANTE NJERËZ TË MJERË E AVANTURIERË?!

    Aktualisht Eqrem Kryeziu për nga pozita në parti është nënkryetar i parë i LDK’së, ndërsa në institucionet shtetërore ai është deputet i Grupit Parlamentar të LDK’së në Kuvendin e Republikës së Kosovës, dhe për më tepër, ka pozitën e anëtarit të Kryesisë së Kuvendit si dhe është anëtar i dy komisioneve më të rëndësishme parlamentare: anëtar i Komisionit për Punë të Jashtme dhe anëtar i Komisionit për Punë të Brendshme dhe Siguri. Është po ai Eqrem Kryeziu, i cili në verën e vitit 1998, pa hezitim deklaronte, se: „Ushtria Çlirimtare e Kosovës është një amalgamë e grupeve të ndryshme të armatosura, pa komandë e qendër komandimi, si njerëz të mjerë e avanturierë.“ !!! Është po ai Eqrem Kryeziu, që…


    Shkruan: Sheradin Berisha - 21. 03. 2009
    http://pashtriku.beepworld.de/files/...n_berisha_.jpg
    ____________________________


    Në LDK penjtë e diktatit politik të vendimmarrjes
    i ka Eqrem Kryeziu - EQA


    Siç dihet ministër i parë i Kulturës në qeverinë Thaçi ishte emruar Skënder Hyseni, ndërsa paraprakisht (në qeverinë Çeku) këtë post ministror e ushtronte Astrit Haraqia. Me formimin e ministrisë së jashtme, LDK’ja si parti e koalicionit me PDK’në, bëri një ndryshim, Skënder Hysenin e emëroi Ministër të Punëve të Jashtme, ndërsa postin e Ministrit të Kulturës, Rinisë dhe të Sportit ia besoi Valton Beqirit. Beqirin, deri në ditën e parë të punës si ministër, opinioni i gjerë e ka njohur si profesor të muzikës, dhe si anëtar të bendit muzikor “Korona”. Pra, atë e kemi njohur si njeri të kulturës, e jo të veshur me ndonjë kostum partiak, dhe duke e njohur si të tillë shumë kush është gëzuar, për ardhjen e tij në krye të kësaj ministrie, por, pakkush e ka ditur se, z.Beqiri prej kohësh e mbante në xhep edhe teseren e LDK-së!

    Foto: Valton Beqiri - Ministër i MKRS në qeverinë Thaçi

    http://farm4.static.flickr.com/3093/...3050a359_o.jpg

    Fillimisht Ministri Beqiri u tregua i zellshëm, për të bërë ndryshime substanciale në fushën e Kulturës, por me kalimin e kohës është parë se “vullneti” i tij ka nisur të zbehet, për shkak të ndërhyrjeve të shpeshta, nga klane të shumta që veprojnë brenda LDK’së. Këto ndërhyrje në formë diktati politikë, kohëve të fundit janë manifestuar dukshëm, edhe me rastin e shpalljes së konkurseve për zgjedhjen e disa drejtorëve në kuadër të institucioneve të kulturës, dhe z. Beqiri duket se e ka pasur të vështirë t’i anashkalojë ato.


    Në këtë drejtim, njëra nga sfidat e tij ishte padyshim zgjedhja e dy kandidatëve, për drejtorë në: Institutin për Mbrojtjen e Monumenteve Kulturore të Prizrenit dhe në Bibliotekën Ndërkomunale të Prizrenit. Edhepse paraqitja e kandidatëve për drejtorë, është bërë sipas konkursit të shpallur nga ministria, përzgjedhjet e kandidatëve më të preferuar për këto poste i ka bërë nënkryetari i parë i LDK’së, z. Eqrem Kryeziu, i cili për disa vjet rresht (pas luftës), ishte Kryetar i Komunës së Prizrenit.


    Foto: Eqrem Kryeziu, ish-kryetari i Komunës së Prizrenit
    http://i46.photobucket.com/albums/f1...em_kryeziu.jpg

    Këtë fakt, tashmë e din çdo kush, sepse është folur e shkruar shumë ditëve të fundit në mediat tona. Ta zëmë, më 17 mars, në të përditshmen “Koha Ditore” është botuar një reagim me titull:” Libreza e partisë - “kriteri i parë për drejtor”.


    Lexoni: Faksimilin:” Libreza e partisë - “kriteri i parë për drejtor”.
    http://pashtriku.beepworld.de/files/...oha_ditore.jpg

    · Për këtë çështje ka shkruar edhe intelektuali prizrenas Adnan Abrashi.

    “Kur është fjala për LDK-në si partnere e këtij koalicioni ( fjala është për koalicionin aktual qeverisës PDK’LDK - Sh.B), atëherë, aspak nuk është vështirë t’ia qëllojmë se aty, të gjitha penjtë e diktatit politik të vendimmarrjes i ka Eqrem Kryeziu - EQA.“ - kështu shkruan Adnan Abrashi në artikullin me titull: “Në një shoqëri të verbër edhe qorri mund të bëhet udhëheqës!”, dhe mëpastaj vijon:”… në vend se si udhëheqës të përzgjidhen ekspertë profesionalistë të lëmenjve adekuatë të veprimtarisë së ngushtë specifike të këtyre institucioneve, ndodhi e kundërta - u emëruan njerëz joprofesionistë dhe militantë lokalë të mbetur pa punë pas zgjedhjeve të fundit të LDK-së. Dhe, kush tjetër ka gisht në këto matrapazllëqe kadrovike që po ngjajnë këto ditë në Prizren, përveç ish kryetarit të tij, Eqrem Kryeziut, dhe ndikimit të fuqishëm partiak që ka ai tek Valton Beqiri në këtë ministri në përgjithësi.” - ka përfunduar z.Abrashi.

    Kush janë militantët e papunë të LDK’së në Prizren,
    që Eqrem Kryeziu i bëri drejtorë?!

    Pas intervistimit formalë të kandidatëve për drejtorë të „Institutit për Mbrojtjen e Monumenteve Kulturore të Prizrenit“ (IMMKP) dhe të „Bibliotekës Ndërkomunale në Prizren“, drejtor i Institutit - IMMKP është zgjedhur Hasan Hoti, Prof. i marksizmit - sociologjisë dhe ish anëtar i i devotshëm i LKJ’së në „gjimnazin“ J.R.Kica në Prizren, ndërsa për këtë post kanë konkuruar edhe: Jusuf Xhibo - arkitekt, Fikret Tikvesh - arkitekt, Mr.sc.Parim Kosova - historian, Prof.Qazim Kabashi - historian, Mr.sc.Muharrem Qafleshi - historian…, të gjithë këta punëtorë shkencor me përvojë në fushën e kulturës dhe të historisë. Ndërkaq, „paneli“, për drejtor të Bibliotekës Ndërkomunale në Prizren ka zgjedhur Fatmir Pirecin, ndërkohë që është eliminuar Sahadete Sadikaj, magjistre e bibliotekarisë, njëra nga femrat e vetme profesioniste në këtë fushë! Znj.Sahadete duke qenë e vetëdijshme, se janë shkelur të gjitha procedurat dhe kriteret e konkurimit, për mënyrën se si është zgjedhur drejtori i ri, ditë me parë ka bërë një ankesë në adresë të Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sporteve.

    Qytetarët e Prizrenit e dinë mirëfilli, se zyrtarët lokalë të LDK’së në Prizren, Hasan Hoti dhe Fatmir Pireci janë bashkëpunëtorët më besnik të ish-krytarit të komunës Eqrem Kryezu, për faktin, sepse gjatë kohës kur z.Kryeziu ishte Kryetar i Prizrenit, Hasan Hoti ishte dy herë drejtor: drejtor për Kulturë, Rini dhe Sport si dhe drejtor për Arsim dhe Shkencë, ndërsa Fatmir Pireci ishte zëdhënës i Eqrem Kryeziut në KK të Prizrenit.

    Foto: Hasan Hoti, ish-drejtor i kulturës dhe arsimit në qeverinë komunale të Eqrem Kryeziut

    http://www.komuna-prizreni.org/repos...san%20Hoti.JPG

    Është po ai Eqrem Kryeziu, që ushtarët e UÇK’së i quante
    njerëz të mjerë e avanturierë!

    Aktualisht Eqrem Kryeziu për nga pozita në parti është nënkryetar i parë i LDK’së, ndërsa në institucionet shtetërore është deputet i Grupit Parlamentar të LDK’së në Kuvendin e Republikës së Kosovës, dhe për më tepër, ka pozitën e anëtarit të Kryesisë së Kuvendit si dhe është anëtar i dy komisioneve më të rëndësishme parlamentare:

    1. anëtar i Komisionit për Punë të Jashtme dhe
    2. anëtar i Komisionit për Punë të Brendshme dhe Siguri.

    Lexoni në faqen zyrtare: funksionet shtetërore të Eqrem Kryeziut
    http://www.assembly-kosova.org/?cid=1,113,556

    · Sa e çuditshme më duket kjo,

    kur në organet më të larta, (në Kryesinë e Kuvendit të Republikës së Kosovës dhe në komisionet parlamentare), përkrahë ish drejtuesve të UÇK’së: Jakup Krasniqit, Xhavit Halitit, Rrustem Mustafës - Remit, Naim Malokut, Ramadan Avdiut, Emrush Xhemajlit dhe Zafir Berishës, është edhe Eqrem Kryeziu.

    Më duket e çuditshme kjo “bashkëjetesë” pushtetore, për faktin, sepse:

    · Është po ai Eqrem Kryeziu,

    i cili në verën e vitit 1998, (derisa njësitë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës të udhëhequr nga SHP i UÇK’së, luftonin në vija të frontit, kundër forcave pushtuese ushtrako-policore të Serbisë), pa hezitim deklaronte, se: „Ushtria Çlirimtare e Kosovës është një amalgamë e grupeve të ndryshme të armatosura, pa komandë e qendër komandimi, si njerëz të mjerë e avanturierë.“!!! ( Lexoni librin - Jakup Krasniqi: Kthesa e Madhe - Ushtria Çlirimtare e Kosovës, Prishtinë 2006, faqe 145 )


    · Është po ai Eqrem Kryeziu,

    i cili me vendim të presidentit „historik“ Ibrahim Rugova, më 19 nëntor 1998 caktohet kryetar i komisionit për „hulumtimin e krimeve të luftës“ në Kosovë nga forcat serbe dhe UÇK’ja!


    Lexoni këtu: vendimin e presidentit “historik” Ibrahim Rugova
    http://pashtriku.beepworld.de/files/...kunder_uck.jpg

    · Është po ai Eqrem Kryeziu,

    i cili gjatë kohës së bombardimeve të NATO’s, (në pranverën e vitit 1999), në Prizren është strehuar dhe ruajtur nga polici i Serbisë Qerim Buzhala, dhe kjo ngjarje, sot e kësaj dite ka mbetur e mistershme për opinionin e gjerë.


    · Është po ai Eqrem Kryeziu,

    i cili pas përfundimit të luftës, që në mbledhjen e parë të Kryesisë së LDK’së më 05.VII.1999, në cilësinë e kryetarit të Komisionit për “hulumtimin e krimeve të luftës”, propozon (po citoi): “Eqrem Kryeziu: Propozoj që të rihapen zyrat e LDK’së në të gjitha qendrat për hulumtimin e krimeve të kryera nga serbët por edhe UÇK-ja“.


    Lexoni këtë citat: të shkëputur nga procesverbali i mbledhjes së kryesisë së LDK’së, mbajtur më 05 korrik 1999, në Prishtinë
    http://pashtriku.beepworld.de/files/...es_per_uck.jpg

    ( Dihet mirëfilli se kjo strukturë e LDK’së, ka qenë mjaftë aktive në përgatitjen e dosjeve dhe dëshmitarëve të shumtë, në proceset gjyqësore kundër ushtarëve të UÇK’së, që u mbajtën ( pas luftës) në Kosovë dhe në Hagë…)

    · Është po ai Eqrem Kryeziu,

    i cili për disa vjet rresht e kundërshtoi, vendosjen e shtatoreve të dëshmorëve të kombit: Xhevat Berisha dhe Ismet Jashari - Komandant “Kumanova”, në Sheshet e Prizrenit, ndërkohë që qytetarët prizrenas gjatë gjithë kësaj periudhe kanë protestuar, kundër këtij vendimi absurd, dhe për çudi këto protesta paqësore gjithmonë kanë përfunduar me ndërhyrjen brutale të njësive speciale të policisë së UNMIK’ut!

    Shikoni këtu: “Vrasjen” e dytë të dëshmorëve të Kombit: Xhevat Berisha dhe Ismet Jashari-Kumanova, nga i pushtetshmi Eqrem Kryeziu!
    http://pashtriku.beepworld.de/files/...te_shtrire.jpg

    · Dhe ngjarja që i vë kapakun të bëmave të Eqës me kompani, është djegja e objektit të Komunës së Prizrenit, në tetor 2007.

    Kjo ngjarje ka ndodhur, pikërisht në kohën kur po vazhdonte fushata elektorale për zgjedhjet e nëntorit të atij viti, ku sondazhet parazgjedhore e nxirrnin fitues PDK’në. Me këtë rast të kobshëm, jo rastësisht ndezja e fitilit kishte nisur mu nga zyra e Gjeodezisë dhe Katastrës, (ku mendohet se janë bërë vjedhjet dhe abuzimet më të mëdha nga qeveritarët komunal në krye me Eqrem Kryeziun), për ta kapluar pastaj krejt objektin gjigant të kuvendit. Dhe, çuditërisht sot e kësaj dite askush, s’është marrë në përgjegjësi për këtë djegje spektakulare !!!

    Komentin tuaj mund ta shkruani KËTU

    Në vijim mund të lexoni:
    Hysen Gega: Asgjë nuk harrohet
    Sh.Berisha: Zatriqi, Vllasi dhe Rugova, përgjegjës për burgosjen e Mr.Ukshin Hotit!
    Qazim Doda:Ambasadori A.Spahiu, i padëshiruar për shqiptarët në SHBA!

    HUazuar nga faqja: www.pashtriku.org

  2. #2
    Pasioni për shkencën Maska e KILI MERTURI
    Anëtarësuar
    23-01-2008
    Vendndodhja
    evropë
    Postime
    1,838
    Tem shumë interesante dhe natyrish është shumë mirë që këta njerëz të dalin ashtu siq janë , pra antikombëtarë si lloji i rugoviqit me shokë , ndër ta edhe Eqremi.

    Po një gjë nuk po më pëlqen pse në rubriken Elita kombëtare?!!!

    Këta njerëz duhet të futen në rubriken turpi i kombit që duhet të hapet nga moderatorët.

    Kili

    SHQIPËRIA ETNIKE ËSHTË GJAKU IM QË NUK FALET!
    Në dreq të mallkuar të gjithë antishqiptarët dhe tradhtarët e kombit!

  3. #3
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    26-10-2008
    Vendndodhja
    Republic oF Kosovo
    Postime
    1,162
    nuk ishte vet edhe nuk punonte ne krye n'veti...pra keta ishin shum qe punojshin ne te keqen e shqiptaris.

    - Ibrahim Rugova
    - Kol Berisha
    - Eqrem Kryeziu
    - Sabri Hamiti...
    ka edhe shum te jer qe spo me kujtohen .

    - keta me lart meniher pas lufte kan punuar shum per me njollos ushtrin clirimtare te kosoves....

    ...keta njerz nuk lahen me asgje....pak eshte plumbi per ta.

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    10-08-2008
    Postime
    1,280
    Cdo njohes mesatar i rrethanave e zhvillimeve ne Republiken e Kosoves,sidomos ne partite politike,ne kete rast te ish LDK-se,e dine shume mire se Dr. Rugoven e kete Eqrem Kryeziun i ndane nje mal i tere ne pikepamje,aftesi,qendrime,vendime dhe ide e vizione.
    Rugova ishte nje nga ata te pakt burra te Kosoves se viteve te mbrapshta 1981-1999,qe me urtesi,mund e shume pune arriti qe popullin e neperkembur,te tradhtuar,te percare,te dezorientuar t`a afroj,drejtoj dhe orientoj kah e ardhmja,liria,demokracia e pavaresia.Me punen e tij,populli i Kosoves,per here te pare ne historin e tije te gjate e te pergjakur,artikulloi synimet e veta liridashese ne menyren me origjinale,me demokratike dhe me efikasse.
    Ai kishte kuptuar me kohe se liria e pavaresia e Kosoves jane te nderlidhura me demokracine e popullit te saj.Historikisht Kosova ka vuajtur per faktin shume te thjeshte;-kurr nuk i eshte dhene mundesia qe te shprehet lireshem ne rruge demokratike per synimet e saj.Nje perpjekje modeste u pat bere me te ashtuquajturen LNC,sidomos me vendimet e Kuvendit te Bujanit,por si gjithemone edhe athere forca e dhuna ishin mbi drejtesi e moral dhe Kosova e mjere,trungu i Shqiperise, mbeti edhe njehere jasht shtetit ame nen kthetrat e klikave sllavo-komuniste e cetnike.
    Dr. Rugova e njihte shkelqyeshem historin e popullit te vete,mundesite e ti,vullnetin e kapacitetin e shtetit ame dhe konjukturat gjeo-politike te Evropes dhe botes.
    Ne ato vite vlimesh te medha ne permasa boterore,kur zhvillohej beteja finale ne mes te botes se lire dhe te ashtuquajturit bllok -komunist,Dr. Rugova shpalos nje nga programet me spektakulare-idene e lirise,demokracise dhe pavaresise per popullin e vet dhe orientimin strategjik;-miqesine e perjeteshme me bastionin e lirise boterore-SHBA.
    Jane qeshur me cinizem e tallje ne shume kryeqytete te botes,bile edhe te ne ketu afer,me kete program e vizion,sepse askush as qe kishte anderruar se nje dite Kosova do t`ia dilte mbane,bile as ne Tiranen e asokoheshme.Kembengultesia e tije,urtesia dhe vokacioni i lindur per te krijuar miqe ne te kater anet e botes,ishin armet e tij.Ky vizion,kjo urtesi dhe kembengultesi ne permbushje te aspiratave te ligjeshme per pupullin e Kosoves u bene me kohe krediti me i fuqishem per kerkesen finale-pavaresine e vendit.
    Vizioni i tij ishte vizion i mbare popullit te Kosoves.Ai ishte i vetedijshem per kufizimet e ushtrimit te pushtetit paralel,per represaliet qe i beheshin popullit,per mangesite materiale e organizative,cilesin e jetes se njerezve,shendetin e tyre,por ishte gjithashtu i vetedijeshem se pa sakrifice madhore,pa durim e kembengulje,organizim e deshire per liri,ajo nuk do te vinte kurr.
    Dr. Rugova e dinte me kohe se raporti i forces ne arenen e ish jugosllavise ishte ne disfavor te shqiptareve.Te shumta kane qene kerkesat e ish liderve kroat e boshnjak e te tjere,qe Kosoven t`a involvojne ne luftat e pergjakshme nder fise sllave,me te vetmin qellim qe dufi dhe urrejtja millosheviqiane te shkarkohej ne Kosoven e mjere.Politika e tije ishte politike e hapave te gjate,jo e inateve dhe sukseseve te castit.Ai ne asnje rast te vetem nuk e ka mohuar as opcionin perfundimtar-ate te luftes se armatosur nacional-clirimtare.Deshmi per kete ka edhe ne kete FSH,ku shihet Adem Jashari me bashkeluftetare te tije ne shoqeri me dr. Rugoven.
    Ai ishte President i Republikes se Kosoves dhe si te ketille e trajtonte edhe faktori nderkombetare.Ai faktor kishte sugjeruar me kohe qe Kosova ne asnje menyre nuk duhet te bente lufta te huaja,sic ishin shume lufta te asokoheshme ne hapsirat e ish-jugosllavise e qe shume here shqiptaret ishin djegur ne te kaluaren duke luftuar per te tjeret.
    ----
    Dr. Rugova ishte edhe kryetar i LDK,levizjes gjthekombetare per liri,demokraci e pavaresi te Kosoves.Si levizje,ajo para luftes asnjehere as qe tentoi te profilizohet si parti e mirefillt politike.Ne te jetonin s`bashku edhe naconalistat e NDSH,edhe te moderuarit e ish LKJ-se,edhe markesist-leninistet dhe shume rryma e vizione ideologjike tjera.Ato ,krejte natyrshem me kohe filluan te profilizohen si rryma dhe here pas here edhe filluan te ndahen nga ama per te krijuar parti te reja.Skena politike e sotshme kosovare eshte rritur e edukuar ne shkollen e LDK dhe nese ka dicka ne to demokratike,athere ajo vie nga kjo shkolle.
    -----
    T`a fusesh me nje thes kete Eqrem Kryeziun me kete shkolle te demokracise eshte vertete ironi.Ky njeri aksidentalisht ka ardhur ne ekipin e pare te LDK-se,pas nje perplasje te madhe qe ndodhi me krahun markesist-leninist,frakcion ky qe me von krijoi PDK dhe partit tjera te majta.Ne ate kuvend,me duket i katerti,merrne me mend u pat eleminuar politikisht edhe i madhi Dr. Fehmi Agani.Ne ato rrethana,Dr. Rugova thjeshte pat emruar nje kryesi te improvizuar dhe njeri nga nenkryetaret e saj ishte edhe Eqrem kryeziu.Ky njeri,me goje te vet ne shume intervista deklaronte se eshte anetare me korespondence i organeve te LDK dhe vertete edhe ashtu sillej e vepronte.
    Ishte nje nga ata qe i pelqente t`a luante rrolin e disidentit te perjeteshem.Ne thelb,ky njeri ishte nje karierist finok qe thurte shume intriga e fije te dyshimta nder kreret e LDK.
    Duke iu falenderuar kesaj "dhuntie",ndoshta edhe ndonje tjetre per te cilen ende nuk dihet publikisht,pas vdekjes se Dr. Rugoves arriti te uzurpoje rrolin kyq ne drejtimin e saj dhe nje elan te papare,filloi te rrenoj gjithe shtepine madhe te demokracise.Viktime e pare e ketij uragani shkatrrues ishe fjala e lire dhe demokracia e brendeshme partiake,karakteristike e LDK-se rugoviane.Ne kete vrap cmendurie,per nje kohe rekord u bene shume puce ne qeveri,parlament dhe organe tjera te shtetit.Ne fakt u eleminua truri i partise,idealistet dhe besniket me te medhej te ideologjise kombetare te LDK.Ky njeri intrigant nuk mundet te jetoj normalisht e te mbijetoj politikisht pa konflikte,nderskamza dhe makavelizem primitiv.
    Edhe aktualisht eshte duke zhvilluar nje lufte te ketille.Tash thot se me PdK do te jemi edhe per 10 vjet ne koalicion,ndersa nenkryetari tjeter i LDK L. Haziri para pak ditesh kishte mbrojtur Rugoven dhe kishte vu ne pikepyetje shume nga premisat mbi te cilat mbeshtetet skena e sotshme politike e partiake e Kosoves.
    Qellimi eshte qe kesaj partie t`i hiqet edhe nje krah, qe per momentin paraqet rrezik per kete uzurpator te te parit te Partise se Dr. Rugoves.

  5. #5
    Pasioni për shkencën Maska e KILI MERTURI
    Anëtarësuar
    23-01-2008
    Vendndodhja
    evropë
    Postime
    1,838
    rugoviqi në 81-ten ishte komunist i përbetuar edhe me letra, pra me librez.
    mos i përzi vitete1
    edhe mbas 89-tës e deri sa edhe eci, ishte komunist me ide sllavo-komuniste , edhe pse librezen e pat të fshehur diku.

    Kurse sa i përket këti pist, Eqremit , nuk kishte shum dallime me rugoviqin.
    ishte gjall ai derisa ky bëri fushat kundër UCK-së.
    Po të ishte UCK-ja ajo që vrau aktivistët e ndryshëm , do të startonin nga ky far pisi.
    ishte vet rugov-iqi e kyezi-viqi që kan vra dhe e kan gjuajtur akuzin dikah tjetër, sepse këta jan mësu me manipulu me popullin .

    Kili

    SQHIPËRIA ETNIKE ËSHTË GJAKU IM QË NUK FALET!
    Në dreq të mallkuar të gjithë antishqiptarët dhe tradhtarët e kombit!

  6. #6
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    10-08-2008
    Postime
    1,280
    Kili,
    Te kisha propozuar t`lexosh intervisten e Dr. Sali Berishes ne EXPRESS,sidomos ate pjesen se kush kend ka tentuar t`a vras ne mes Tiranes...
    Jeni kontradiktor o zotni ,
    Nje rast e akuzoni Dr. Rugoven per paqesor,te urte etj.,pastaj shpifni se ka vrare...
    Ju qe keni dosje per secilin,pse nuk i beni publike ato dhe te shoh ky milet se beli kush e kur e kend e vrau....Do te jeni ne fitim....
    Hapni ato teftere ..

  7. #7
    Pasioni për shkencën Maska e KILI MERTURI
    Anëtarësuar
    23-01-2008
    Vendndodhja
    evropë
    Postime
    1,838
    Guri i Kuq!

    Unë nuk jam shef policie o djal i mirë.
    Po dite të përdorësh një logjik të thjesht , nuk ke ka shkon përceq të bindesh se ashtu qëndrojn punët.

    Lere ti se si është paraqitur në publik rugoviqi. besa ato të fundit i dolen në shesh ,e kam fjalen takimet e ti të fundit me mikun e vet millosheviq (eh sa takimet nuk kan dal në TV), ky ka pri një klan shumë të rrezikshëm post-komunist të stilit diktatorial.
    Motoja e tij: "Ose si të them unë . ose ec se nuk vlen fare"(largoi , poshtroi, shpifi e deri edhe tradhtoi e likuidoi ata që menduan ndryshe)
    Tash e kan trashëgu ata pak mbeturina të atij klani në krye me eqen.

    Rritu pak o Guri!

    Kili

    SHQIPËRIA ETNIKE ËSHTË GJAKU IM QË NUK FALET!
    Ndryshuar për herë të fundit nga KILI MERTURI : 06-04-2009 më 08:35
    Në dreq të mallkuar të gjithë antishqiptarët dhe tradhtarët e kombit!

Tema të Ngjashme

  1. Lajme të përditshme nga Kosova
    Nga Qendi në forumin Bashkëpatriotët e mi në botë
    Përgjigje: 230
    Postimi i Fundit: 09-10-2016, 18:40
  2. Gjykata zbardh vendimin: SHIK-u vrau Remzi Hoxhën si ‘agjent serb’
    Nga ex-x në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 384
    Postimi i Fundit: 26-09-2013, 08:45
  3. Vlerësimi për Luftën Nacional Çlirimtare Shqiptare
    Nga Kryeplaku në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 177
    Postimi i Fundit: 05-11-2007, 20:10
  4. Zhvillimet politike post-Rugova në LDK
    Nga EveryWare në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 33
    Postimi i Fundit: 07-07-2006, 12:39

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •