Close
Faqja 7 prej 7 FillimFillim ... 567
Duke shfaqur rezultatin 121 deri 136 prej 136

Tema: Sabit Idrizi

  1. #121
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    12-03-2009
    Postime
    125
    Faleminderit
    0
    5 falenderime nė 5 postime

    Pėr: Sabit Idrizi

    Fazli HAJRIZI
    Recension
    KODI POETIK I SABIT IDRIZIT
    Sabit Idrizi “Nė kopshtin e koduar tė ėndrrave”, poezi, botoi “Faik Konica”, Prishtinė, 2015, f. 187.
    Sot po promovojmė vėllimin poetik tė autorit Sabit Idrizi“Nė kopshtin e koduar tė ėndrrave”, i cili u botua nė jubileun e jetės dhe tė krijimtarisė artistike tė tij. Profesor Agim Vinca bėri njė vlerėsim adekuat pėr tė. Ai ėshtė njėri ndėr njohėsit mė tė mirė tė letėrsisė shqipe, shumė kompetent pėr kėtė punė, prandaj pėr tė vlerėsimi i poezisė sė S. Idrizit ėshtė njė gjė shumė e lehtė. Pėr mua ėshtė paksa mė ndryshe, sado qė e adhuroj shumė poetin dhe ēmoj lart veprat e tij tė botuara deri mė sot, qoftė nė vargje, qoftė nė prozė. Botimi i kėtij libri nė 60-vjetorin e lindjes sė tij, na jep mundėsi qė edhe ne dashamirėt e fjalės artistike tė japim mendimet dhe pėrshtypjet tona pėr krijuesin dhe veprėn.
    Para se tė flas diēka pėr vėllimin “Nė kopshtin e koduar tė ėndrrave”, do tė pėrpiqem t’i them pak fjalė pėr poetin dhe personalitetin e tij. Sabit Idrizi ėshtė njė qytetar shumė i nderuar nė mjedisin tonė, njė ndėr krijuesit mė tė ēmuar tė republikės sė letrave. Tė gjithė e njohin pėr njeri shumė tė urtė, me njė natyrė tė butė e krenare, tė sinqertė, tė papėrkulur para sfidave dhe sprovave mė tė vėshtira tė jetės, tė qendrueshėm e parimor nė mendimet qė parashtron dhe i mbron deri nė fund. Tė gjithė e ēmojnė si poet tė talentuar, tashmė me identitetin e vet krijues, qė ėshtė vetvetja dhe qė nuk bėn libra duke mėsuar vetėm nga librat. Ai ėshtė njė poet me shpirt tė thellė e zemėr tė gjerė, entuziast e ndjellamirė, por edhe nganjėherė i zhgėnjyer e i rebeluar nė mėnyrėn e tij; i cili flet e dėgjon, pėrjeton emocionet e ndryshme, entuziazmin e dėshpėrimin, me njė qetėsi apostolike dhe me urtėsi sokratike. Dėshtimet e tė tjerėve, madje edhe paudhėsitė e disa politikanėve tanė sot, poeti i vuan me tėrė qenien e tij. Kjo ndjeshmėri qė kanė krijuesit ma kujtoi njė thėnie tė H. Hajnes, i cili, midis tjerash, thotė: “Nė qoftė se bota do tė ēahej, e para do tė kalonte mbi zemėr tė poetit!” Megjithatė, potetėt e kanė edhe njė pėrparėsi qė mund tė jetė satisfaksion i madh pėr ta, sepse, siē thotė njė i menēur, “Perėndia, kur krijoi thesare e pastaj i mbylli nė njė tė fshehtė, ēelėsat i vuri me kujdes nė gjuhėn e poetėve!”
    Sabit Idrizi u shfaq para lexuesve nė mesin e viteve ’90. Ai, me poezitė e tij tė para, tė botuara nė vėllimin antologjik “Degė me sytha”, tė cilat shquheshin pėr meditacionin e filozofinė jetėsore ngritur mbi kodin e fortė etik tė njerėzve fjalėpak, zgjoi kėrshėrinė e lexuesve, pra edhe tė kritikės sonė. Shkallėn e lartė tė abstraksionit artistik, pasurinė leksikore si dhe disa veēori tė tjera tė atyre tri-katėr poezive qė qenė botuar nė “Degė me sytha”, i pati veneruar dhe, me rastin e promovimit tė librit, i pati theksuar qysh atėherė studiuesi ynė, profesor Agim Vinca. Ky vlerėsim i tij sigurisht qė e ka nxitur autorin qė tė vazhdojė tė shkruajė, pra edhe tė publikojė mė shpesh. Kėshtu, mund tė themi se poeti Sabit Idrizi ka hyrė nė poezinė shqipe si poet me vokacion tė veēantė qysh nė mesin e viteve ’90 tė shekullit tė kaluar dhe, krahas poetėve qė jetuan e vepruan nė kėtė mjedis, si: Latif Berisha, Jakup Ceraja, Fahredin Gunga e tė tjerė, ai ka lėnė gjurmė tė pashlyeshme. Prandaj roli i tij sot ėshtė i padiskutueshėm. Arritja cilėsore pėrkon me ngritjen nė shkallė tė lartė e tė lakmueshme tė komunikimit tė efekteve, tė mesazheve njerėzore dhe imazheve poetike pėrmes metaforikės dhe simbolikės. Sabit Idrizi, pas F. Gungės, ėshtė njėri ndėr poetėt tanė, i cili nuk ecėn nėpėr rrugė tė njohura poetike. Ai, dihet, ka shfrytėzuar pėrvojėn letrare tė krijuesve mė tė mirė shqiptarė, si A. Shkreli, Xh. Spahiu si dhe tė poetėve tė tjerė tė afėrt me kodin e tij poetik, mirėpo gjithmonė ka lakmuar dhe ka hulumtuar hapėsira tė reja, duke ēelur rrugė e horizonte tė reja poetike. Poezia e tij, e cila ka njė materie artistike bashkėkohore, tė kulturuar dhe tė emancipuar, flet nė mėnyrė tė menēur. Ajo, pėrmes pėrndezjes ideoemocionale, vė nė lėvizje mendimet, prandaj edhe lexuesit e ndiejnė tė afėrt. Abstraksioni poetik nuk e pėrjashton poezinė e S. Idrizit nga komunikimi me njė elitė lexuesish. Komunikimin e ndėrpret arti i rendomtė e steril.
    Sot, kur Sabit Idrizi ka mbushur rrafsh 60 vjet, para vetes kemi vėllimin poetik“Nė kopshtin e koduar tė ėndrrave”, nė tė cilin janė pėrfshirė poezitė mė tė mira tė tij, tė nxjerra nga pesė veprat e mėhershme, titujt e tė cilave janė metaforikė e mbresėlėnės, si: “Pesha e fundshekullit” (1995), “Pėrderisa ėshtė e martė’ (1997), “Diell me dhėmbė” (1998), “Mbretėresha ėshtė gjallė” (2006), “Ma fsheh bregun tjetėr” (2010), si dhe disa tė tjera, tė cilat pėrbėjnė njė cikėl tė veēantė, atė tė katėrtin. Shumica prej tyre janė botuar mė herėt nė revistėn “Fjalė e valė” (2011), ose kanė qenė nė dorėshkrim.
    Edhe titulli i vėllimit “Nė kopshtin e koduar tė ėndrrave” ėshtė simbolik, mbresėlėnės e aliterativ, pra ku kemi pėrsėritjen e bashkėtingėlloreve: kopsht i koduar. Fjala kod rrjedh nga latinishtja qė do tė thotė trung, pllakė druri me njė shtresė tė hollė dylli mbi tė cilėn shkruhej. Fjala kod nėnkupton gjithashtu njė sistem shenjash a sinjalesh konvencionale qė pėrdoret pėr dhėnien e njė njoftimi, tė njė urdhri etj. Titulli i vėllimit, i cili ėshtė ēelėsi pėr tė hapur “portėn” e tij, sikur paralajmėron dhe sugjeron ēdo lexues qė tė jetė shumė i pėrqendruar e i vėmendshėm nėse dėshiron tė deshifrojė kodin poetik e tė hyjė nė kopshin e ėndrrave tė poetit. Poeti Sabit Idrizi ėshtė njė kėrkues i rrallė i fjalėve. Ai zgjedh fjalėn artistike pėr tė ēkoduar tė keqen. Kėrkimi i formave tė reja, krijimi i fjalorit karakteristik tė shenjave, eliptizmi, ikja nga skematizmi, kultivimi i poezisė metaforė tė ngjeshur me mendim, bredhja nė lashtėsi e mitologji etj., fuqizojnė kredon dhe artikulimin prej poeti modern tė Sabit Idrizit, i cili di se ē’kėrkon nga fjala e teksti i tij, ēfarė ofron e ēfarė fsheh.
    Vėllimi “Nė kopshtin e koduar tė ėndrrave” ka gjithsejt 173 poezi dhe ndahet nė katėr cikle: 1. “Sa pak vetvete paska” (88 poezi), 2. “Merre hisen tėnde tė qiellit” (51), “Kjo dalldi e fisme qė vret” (20), 4. “Nė kopshtin e koduar tė ėnddrave tė mia” (10) dhe poezia qė hapė kėtė vėllim dhe tri tė tjera qė e pėrmbyllin. Siē thekson me tė drejtė Prof. Dr. Agim Vinca nė parathėnien e tij me titull “Poezia si letėrnjoftim i kohės”, kryefjalė e poezisė sė Sabit Idrizit janė: liria, dashuria, atdheu, toka, dielli, njeriu, fjala, ėndrra…
    E para ėshtė fjala. Poeti S. Idrizi si parafjalė tė librit tė tij “Nė kopshtin e koduar tė ėndrrave” ka vėnė poezinė “Mė rilind, o fjalė”, ndėrsa ciklin e parė tė poezive e nis me njė tjetėr me titullin “Fjala”. Vargjet: E para/ (Thuhet diku nė librat e shenjtė)/ ishte fjala/ njė fjalė qė u tha nga dashuria/ dhe u krijua gjithēka/ tash/ (ne, pjella e saj)/ herė si melhem pėr varrė/ herė si shigjetė helmuese/ e pėrdorim” na bėjnė tė ndalemi te kozmogonia e poezisė (fjalės) nė kuptimin ide, frymė mbi origjinėn e krijimit dhe tė zhvillimit tė njerėzimit nė kėtė botė. Gjuha ėshtė brumi dhe tharmi. Shenjtėrimi i jetės me terma tė teologjisė biblike kalon nėpėr flegrat e mushkėrive e nėpėr vijėzimet e vragat e trurit tė poetit S. Idrizi, i cili, me gjuhėn e tij figurative ofron shenjtėritė e pėrjetėsive tė pavdekshme. Vargjet e mėsipėrme paralajmėrojnė se kodi ekzistent i ligjėrimit tė kėtij autori ėshtė metaforik, metonimik, ndėrsa prirja e tij ėshtė qė t’i japė punės poetike njė kuptim tė thellė filozofik, nė tė cilin kėrkon dhe gjen shpjegim, dihet, pėr misteret e jetės dhe tė vdekjes. Qysh nė fillim lexuesi i vėmendshėm mund tė zbulojė idetė e pikėpamjet e poetit se tė krijuarit ėshtė njė punė e ngjashme me palimsestin, shkrim e rishkrim mbi motive tė caktuara. Pra, lexuesi zbulon se S. Idrizi ėshtė poet konciz nė atė qė thotė, poet i tė shprehurit lakonik, i kuptimeve tė ngjeshura, i asociacionit. Kėshtu, ai (lexuesi) arrin tė venerojė larminė ligjėrimore nė kontekstin poetologjik tė autorit, i cili ia del qė vetėm me katėr-pesė vargje qė kanė thellėsi mendimi, ta ēojė vizionin e tij poetik pėrtej caqeve konkrete. Ato pak vargje sintetizojnė ndjenjėn e fuqishme njerėzore me njė vizion metaforik tė pėrndritur, ofrojnė njė imazh qė nis nga largėsia e qiellit e diellit, nga yjet e hėna, nga thellėsia e tokės e detit dhe vie deri nė shtėpinė e tij tė qerpiētė e tė rrėzbitur nga koha e skamja, lėshohet mbi fytyrėn e verdhė si limoni tė Hajrijes, bashkudhėtares sė jetės sė poetit, e cila mezi arrin tė shqiptojė mes buzėve tė ēara dėshirėn e saj tė fundit: “Kismet/ Posa t’ia japė syri i pranverės/ Do ta nisim shtėpinė e re/ Do t’i marrim dy nuse!…” Tė gjithė ndiejnė dhembje e pikėllim kur vdes njeriu mė i afėrt e mė i dashur, pra edhe Sabit Idrizi e familjarėt e tij, pėr ikjen nga kjo jetė e bashkėshortes, nėnės, motrės, por poezisė “i vjen mirė”, sepse, po mos t’ishte kjo dhembje, nuk do ta kishim ciklin e poezive tė mrekullueshme nė fund (“Nė kopshtin e koduar tė ėndrrave tė mia”), titullin e tė cilit e mban ky vėllim.
    Poeti Sabit Idrizi preferon vargun e lirė me ritėm dhe rime tė brendshme. Vargjet e tij kanė thellėsi mendimi, kanė muzikalitet, por jo nė bazė tė rrokjeve tė numėruara. Pėr tė dhėnė situata e dukuri nė pikėn mė tė lartė tė vlimit, ai fut nė vargjet e tij energjinė intelektuale poetike.
    Sabit Idrizi ka arritur tė asimilojė me mjeshtri urtinė tonė popullore, pra arrin qė poezinė e tij refleksive ta shoqėrojė me njė urtėsi paqėsore maksimale. Ai e gjen dashurinė nė urtėsi e urtėsinė nė dashuri. Kundrimi dhe gjykimi i tij pėr jetėn nis nė kufijtė e fillimit tė moshės sė njerėzimit. Po pėrmendim poezinė “Lulja Adam”, tė cilėn poeti e mbyll me kėto vargje qė tingėllojnė si shprehje aforistike: “Njė mėkat, po s’e polli njė mėkat, nuk mund tė ekzistojė mė kjo botė prej vazoje” (f. 42). Ka mjaft raste kur fjala dhe vargu janė artikuluar nė mėnyrė aq koncize si ajo e proverbave popullore. Pra, krijimin e tij poetik, shprehjen e sintetizuar poeti e rrudh deri nė kufijtė e sentencės. Shpesh edhe ndjenjėn e pakėnaqėsisė e mbyll me kėso lloj vargjesh: ”Jeta s’ėshtė gjė tjetėr/ veēse njė parafytyrim i bukur/ i gjėrave qė nuk ndodhin kurrė” (“Kur tė mungon e sotmja”, f. 57). Tė shprehurit sintetik poeti arrin ta realizojė pėrmes figuracionit stilistik, ku brenda njė njėsie ligjėrimore ēliron shumėsi kuptimesh: “Ē’ėshtė ky lak/ ē’ėshtė kjo ur (ė)/ ē’ėshtė ky iq” (Poezia “Lakuriqi i natės”, f. 84).
    Pėrpjekja pėr tė rafinuar poezinė me gjuhėn e tij ezopike si dhe pėr tė depėrtuar deri tek origjina e gjėrave, dėshmon pėr kulturėn e thellė letrare tė autorit S. Idrizi. Ai nė poezitė e tij, si: “Lulja Adam”, “Brinjėt e Adamit”, “Konstandini”, “Pėlcitja e kalit”, “Thesar i fshehur”, “Orėt”, “Apokalipsi”, “Qyqja” etj., pėrpiqet tė plazmojė organikisht dhe nė mėnyrė tė motivuar materien virtuoze tė universit folklorik dhe mitik. Shpesh poeti nga meditimi hidhet nė mendimin filozofik, duke gjetur kėshtu thjeshtėsisht metaforėn nė brinjėt e Adamit. Poezia mbi mitet e lashta ėshtė njė ēlirim nga makthet, por prapė mbesin enigma, qė prapė presin pėrgjigje pėrderisa jeta, ekzistenca vazhdon tė ngrejė prita para njeriut. Thjeshtėsinė metaforike autori e shpreh edhe nė poezinė “Konstandini”, qė merr motivin nga legjenda e vėllait tė vdekur. Askush nuk mund tė harrojė kėtė imazh konfigurim, i cili ka lindur nga pėrjetimi qė i bėn poeti baladės sė Konstandinit (balada e besės apo vėllait tė vdekur). Mbi bazėn e kėsaj balade me motiv e kor tė lashtė autori ka krijuar njė vjershė (baladė) moderne, ku shpirti i besės hyn padiktueshėm nė trupin e tė vdekurit dhe e shpirtėzon vetėm pėr aq kohė derisa ta ēojė besėn nė vend, pra ta kryejė amanetin: “Kur u verbua lokja/ fjalėn s’ma zinte mė varri/ trupin s’ma linte mė toka…/ kur u pėrmallua motra, fjalėn s’ma zinte mė varri/ trupin s’ma linte mė toka”.
    Poeti Sabit Idrizi ka arritur tė bėjė njė sintezė universale mbi jetėn e njeriut, duke eksploruar e ēmuar vlerat mė esenciale tė folklorit, vizionin filozofik, lakonizmin e ligjėrimit dhe polivalencėn e fjalės. Riciklimi i motiveve nga folklori ėshtė i pranishėm nė poezinė e tij dhe, nė logjikėn e shqyrtimit refleksiv, shfaqet ideja se shumė gjėra nuk janė tė zgjidhura, pra as tė humbura e as tė fituara pėrfundimisht. Poeti pasqyron nė poezinė e tij udhėtimin apokaliptik tė popullit tonė qė nga ngjizja e tij nė kėtė botė e deri mė sot. Ai, nė njė numėr tė konsiderueshėm tė poezive tė tij, ka shtruar probleme qenėsore pėr kombin, atdheun, gjuhėn etj. Nė to pėrjetojmė jo vetėm krenarinė e lavdinė e popullit tonė nėpėr shekuj, por mėsojmė edhe pėr tragjedinė qė e ka pėrcjellė atė deri nė ditėt e sotme. Kėshtu, vetėm me pak vargje, madje duke pėrdorur vetėm njė metaforė, poeti arrin tė thotė tėrė historinė e tmerrshme qė pėrjetoi populli ynė. Poeti ka punuar e luftuar me mjetet e tij pėr liri, mirėpo i kishte dhėnė kusht vetes qė: “Kur tė lind dita/ tė jesh i fundit qė ia prek bardhėsitė!” (“Porosi vetes”). Mirėpo nė vend qė t’i prekė bardhėsitė dhe t’i shijojė rrezet e lirisė, ai vazhdoi tė pijė kupėn e zhgėnjimin, siē ndodh shpesh me poetėt. Prandaj revoltohet nė kulm, kur sheh se “Dikush kėtu prapė po ma vjedh Diellin” (“Prapė”, f. 125). Revolta e tij shprehet edhe nė kėto vargje domethėnėse: “Nganjėherė mė vjen me ia ngjitė edhe diellit/ e me e pėrplasė diku matanė qiellit” (“Revoltė, f. 102), sepse, derisa ai pėrpiqet “tė kompozojė dashurisht njė himn prej dielli” dhe “pėrpin vuajtjet si pilula veremi pėr hir tė do rrezeve tė praruara qė na takonin kėtu”, disa tė tjerė, qė veten e konsiderojnė “pronarėt e lirisė”, “Pėr hir tė paqes/ hisen e Atdheut/ sėrish e vodhėn!...” (“Vėllazėrisht”, f. 128). Shqetėsimi i poetit ėshtė i ligjshėm, prandaj i spicon sertė “pronarėt e atdheut e tė lirisė”, plangprishėsit, tė cilėt, sipas tij, po e zhbėjnė atdheun pas gjithė atyre pėrflakjeve e pėrgjakjeve pėr ta shpėtuar nga tė tjerėt!... Poetit i “shėmtohen ditėt” sepse, duke frymuar mbi kėtė dhe “me mushkėri tė thithura”, e ka shumė tė vėshtirė tė pajtohet pėr tė jetuar “me do grykės tė mjerė qė kullosin atdhe” (“Kullotėsit e atdheut”, f. 128). Vargjet: “T’u bekoftė mėlēia Promete/ nė zjarrin qė na e fale ti/ po digjemi ne” (“Flakė lufte”), janė njė metaforė qė tė trondit. Megjithatė, edhe tash kur “hisen e Atdheut e vodhėn/ pronarėt e lirisė”, edhe kur tashti poeti ėshtė i detyruar tė jetojė pranė ”grykėsve qė kullosin atdhe”, poezia, si gjithmonė, mbetet atdheu i tij mė i dashur…
    Poezia e Sabit Idrizit ėshtė poezi e ironies, e kontrasteve tė forta, pra ajo vlon nga njė dinamikė kontrastesh, shprehjesh antonimike etj. Poeti ėshtė i prirur jo vetėm pėr krijimin e tyre, por edhe tė urtisė paqėsore e rimarrjes sė motiveve folklorike: “Pėr tė thithur nė varfėrinė e tij tė pasur/ nektarin e ėmbėl tė shpresimit” (Poezia “Poeti”, f. 88); “Liria ėshtė e drejtė qė t’mos kesh kurrė tė drejtė/ kur tė vjen nė shtek tė bėsh ēka tė duash” (Poezia “Liria”, f. 123); “Ditė e gjembosur/ nė qytetin e ndarė me tela paqėsorė” (Poezia “Nė qytetin tim prej telave”, f. 137); “hijeshi plagėsh” etj. Vargjet e poezisė “Le tė pėrplasen rrufetė: “E mori etja ujin/ e mė piu/ e griu uria bukėn/ e mė hėngri/ e dogj malli tokėn/ e mė pėrpiu”, na kujton vargun “Atdheu ėshtė bukė e uritur” tė poezisė “Atdheu” tė Fatos Arapit.
    Nė poezinė e Sabit Idrizit hasim edhe shprehje nė formė gradacioni, si p. sh.: “Me mollė nė grope tė fytit/ me fyt nė teh tė shpatės/ me shpatė nė dorė tė djallit” (Poezia “Apokalipsi, f. 94), vargje si kashelashe (vjersha “Kotėsi” f. 48), frazeologjizma tė krijuar (“iu ka dale tambli mbi pėrshesh”, do t’ia tregoni bėrrylin vdekjes”; “me i fry kungullit nė gardh e kosit”; shtėpi pa derė e derė pa shtėpi”), shprehje ironizuese – metaforike: “Nga dashuria e madhe qė kemi pėr qengjat/ ua hamė rritėn; “Sa shumė farė e sa pak tokė paska mbetur, tha/ dhe nė vend se farėn nė tokė/ e mbolli tokėn nė farė/ ajo mbiu e u rrit e u rrit e u rrit/ sa i mjaftoi pėr… njė varr!”; “Ka kohė qė kam filluar tė shoh e tė dėgjoj diqysh si verdhė/ si verdhė tė bie e verdhė tė zgjohem/ Athua do tė shoh e do tė dėgjoj vetėm bardhė/ bardhė tė bie e bardhė tė zgjohem!” etj. Nė disa poezi, megjithėse jo shpesh, hasim antitezėn petrarkiane, e cila ngėrthen nė vetvete dramėn e pėrndarjes, dyzimit.
    Poeti Sabit Idrizi i beson shumė gjuhės sė vet. Gjuha mbi tė cilėn ėshtė ndėrtuar shprehėsia artistike e tij, ėshtė ajo e komponimeve metaforike dhe simbolike. Vepra “Nė kopshtin e kodfuar tė ėdrrave” lexohet si metaforė. Metafora, e cila zė vendin kryesor nė poezinė e S. Idrizit, ėshtė prej toke, qielli dhe deti. Atė poeti e ka pėrdorur dhe realizuar me mjeshtri, prandaj ngjan nė njė ujėvarė shumėformėshe me ngjyra ylberore, e cila shpesh degėzohet nė figura tė njėpasnjėshme, duke krijuar kėshtu njė zinxhir metaforash, alegorish, simbolesh etj. Poeti Sabit Idrizi e ka konceptuar poezinė e tij nė tė gjitha strukturat e shprehjes. Ajo ėshtė poezi refleksive mbi botėn, qė shpreh dhembje dhe vuajtje qė rrjedhin si gjykim i autorit mbi ēėshtje tė pėrgjithshme universale. Poezia e tij, siē theksuam mė lart, ka gjuhė metaforike dhe ruan plotėsisht identitetin e autorit. Krijimet e tij janė tė mirėfillta, shumica sosh janė perla tė poezisė, tė cilat tė fusin nė mendime dhe t’i trallisin ndjenjat. Nė to poeti ka futur aromėn e mendimit, ka shfaqur jo vetėm portretin e vet, botėn e tij tė brendshme shpirtėrore e psikologjike, por edhe dramėn kolektive, ka shpėrfaqur botėn intime dhe raportet e gjera, gėzimet dhe dhembjet njerėzore, altruizmin dhe dashurinė pėr t’u dhėnė gjithēka tė mirė tė tjerėve, pėr tė dėnuar tė keqen dhe vuajtjet, duke ėndėrruar e projektuar ardhmėrinė, progresin.
    Temė e poezisė sė S. Idrizit ėshtė detaji grotesk i ironizimit me situatat e brendshme e tė jashtme jetėsore, herė nga theksimi i vuajtjes dhe dhembjes shpirtėrore tė qenies. Poezia e tij ėshtė e mbėshtetur mbi njė ndjeshmėri tė lartė qė herė-herė vė nė dyshim gjithēka. Ėshtė njė dyshim qė e shtyn atė tė depėrtojė nė thellėsitė e dilemave qė e mundojnė botėn. Pra, pėrjetimi poetik i autorit shquhet pėr ndjeshmėri tė lartė shqisore, perceptuese e reseptuese. Ai shfaq rebelimin dhe pakėnaqėsinė e tij me njė artikulim tronditės. Akuzon tė gjithė ata qė ia zbehėn imazhin pėr lirinė dhe ia vranė ėndrrėn pėr atdheun e demokracinė… Prandaj atė nuk e ngazėllen aq fitorja e lirisė dhe lindja a ardhja e demokracisė. Disa nga poezitė e tij ngriten nė sintezė, ku poeti tė ligen e pėrjetuar e elaboron si tragjedi kolektive sepse kurrė nuk ia ka pėrthekuar mendja se njė ditė njė palė njerėzish do tė bėhen pronarė tė shtetit dhe lirisė. Poeti ėshtė i revoltuar e i rezignuar sepse ka pritur qė pas luftės populli i tij do tė ketė njė atdhe mė tė atdheshėm, njė liri mė tė dritėsuar, do tė ketė njerėz mė tė njerėzishėm qė do ta ndėrtojnė lirinė, demokracinė e ardhmėrinė.
    Poeti Sabit Idrizi e pasuron shijen e gjuhės sonė. Kėtė e dėshmojnė pėrdorimi i asociacioneve. Brenda specifikės pėrmbajtėsore tė poezive tė tij lexuesi i vėmendshėm gjithashtu mund tė hetojė barasvlera (ekuivalenca) tė mjeteve ligjėrimore, njė leksik poetik mjaft tė pasur qė i ngjan njė gjerdani, pra bien nė sy njė numėr fjalėsh e strukturash tė ndryshme shprehėse gjė qė dėshmon pėr ndėrgjegjen e lartė gjuhėsore tė tij. Kėtu, mė poshtė janė pėrfshirė disa nga fjalėt e kėtij vėllimi, tė cilat i bėjnė nder kėtij autori tė afirmuar tė poezisė sonė bashkėkohore: bukurisht; varrgjallė; shtrat i brymtė; shtrojerė rrudhash; resh verdhėsi vjeshte; gjirmė e mallit; mėngjes i azdisur; i pėrėndėrrt; ėndėrr e diellzuar; ėndėrr e etur; ėndėrr e gjymtuar; meteorė narcisė; shpresa tė djegura; rrokjet e verdhosura tė fjalės; ėndėrr e zhgjėndrrės; barku i mykur i territ; brymė resh tė verdha; gjuhė e ēizmeve; gjak kullon kujtesa; bregu i ėndrrės; kujtesė e ndryshkur; koka pikon dėnesė; i vjen era vjeshtė moshės; hijeshi plagėsh; livadh i kujtimeve; magjja e shpirtit; u shurdhua koha; jetė e lavirtė; grishje e lavirtė; kroje drithėruese, dėbuhet historia (ethet pėrēitet, ndėrzehet, pėrfenet etj).
    Sabit Idrizi ėshtė poet. Ai ka shkruar edhe njė ditar “Finalja e zhgėnjimit tė tyre tė madh” (2000), prozė (“Zarfi”, 2008), ndonjė recension, etj., por mbetet poet, i cili ka derdhur jetėn nė poezi jo si rrėfim, as si pėrvojė historike, por si pėrjetim tė fuqishėm, gjithė emocion. Poezinė e tij mund ta lexojmė si tekst ose nėntekst. Lexuesi, edhe pa e njohur drejtpėrdrejt poetin, pėrmes poezive tė lexuara mund tė bėjė portretin e tij: natyrė meditative, pak melankolik, por shumė i fisėm, i dashur dhe i afrueshėm.
    Faleminderit Sabit Idrizi pėr kontributin qė keni dhėnė dhe jepni pėr kulturėn nė pėrgjithėsi nė qytetin e Mitrovicės, nė rend tė parė pėr kontributin nė letėrsinė tonė kombėtare. Nė 60 vjetorin e lindjes Tėnde tė dėshirojmė shėndet e vullnet, duke kėrkuar prej teje qė tė mbash premtimin e dhėnė para pesė vjetėsh se do tė vazhdosh tutje i vendosur qė tėrė jetėn tė shkruash poezi, t’i pėrfundosh dashurisht rrugėt e nisura nė mėnyrė qė mos tė ēmendesh nga paudhėsitė!...

  2. #122
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    12-03-2009
    Postime
    125
    Faleminderit
    0
    5 falenderime nė 5 postime

    Pėr: Sabit Idrizi

    Miftar KURTI
    MODESTI E RRALLĖ DHE E FISME E NJĖ POETI TĖ VEĒANTĖ
    (Me rastin e 60-vjetorit tė lindjes dhe 20-vjetorit tė botimit tė librit tė parė tė poetit e shkrimtarit Sabit Idrizi)

    Dashamirė tė artit dhe kulturės, miq tė dashur, tė nderuar tė pranishėm!
    Jemi mbledhur sot kėtu me rastin e 60-vjetorit tė lindjes e 20-vjetorit tė botimit tė librit tė parė tė poetit, prozatorit e dramaturgut Sabit Idrizi.
    Me tė drejtė ėshtė thėnė se Sabit Idrizi ėshtė poet autentik, i veēantė, i dashur pėr lexuesit, por edhe shumė modest si njeri. Modest si njeri, por me njė biografi tė fisme.
    Sabit Idrizi u lind mė 16 shtator 1955 nė fshatin Cerajė, fshat nė veri tė Kosovės. Shkollėn fillore e kreu nė Bistricė tė Shalės sė Bajgorės, tė mesmen (Normalėn) nė Mitrovicė, ndėrsa SHLP, nė Gjakovė-Grupi Gjuhė dhe Letėrsi Shqipe. Disa vjet punoi nė arsim e disa tė tjera si pėrkthyes nė Komunėn e Mitrovicės. Ka botuar poezi e tregime nėpėr gazeta e revista tė kohės qė nga fundi i viteve tė ’70. Nė vitin 1995 botoi vėllimin e parė me poezi “Pesha e fundshekullit”. Deri me tani ka botuar 5 vėllime me poezi, njė ditar lufte dhe njė prozė. Sabiti, pėrveē poet e prozator, ėshtė edhe dramaturg. Nė vitin 1996, TA “Sandėr Prosi” i Mitrovicės e vuri nė skenė dramėn e tij “Flijimi”, e cila ėshtė pritur mjaft mirė nga publiku i asaj kohe. Ėshtė kryeredaktor i revistės letrare jetėgjatė “Fjalė e valė”, ėshtė kryetar i SHSHM “Jakup Ceraja”, anėtar i Lidhjes sė Shkrimtarėve tė Kosovės, i disa klubeve dhe shoqatave tė shkrimtarėve nė gjithė hapėsirėn kombėtare dhe pėrtej saj. Poezitė e prozat e tij janė pėrkthyer nė gjuhė tė huaja, duke pėrfshirė edhe gjuhėn hebraike.
    Kėto janė disa tė dhėna tė pakta pėr biografinė e poetit Sabit Idrizi, tė cilat mund t’i gjeni te Shėnime pėr autorin nė librat e tij. Jo se biografia e tij ka kaq pak tė dhėna, jo se mungojnė tė dhėna tė tjera, porse kjo flet pėr modestinė e rrallė tė poetit.
    Sabit Idrizi nuk ka folur dhe nuk flet pėr biografinė e tij, pėr angazhimet e tij nė fushėn e arsimit, tė kulturės, tė ēėshtjes kombėtare dhe atė politike. Them se ėshtė ҫasti tė themi diēka edhe pėr angazhimet e tij nė kėto fusha.
    Sabit Idrizi, nga viti 1975 deri mė 1978 do tė punojė si arsimtar nė shkollėn fillore nė fshatin Bistricė, e mė vonė edhe nė fshatin Pantinė. Mirėpo, Sabitin e largojnė nga procesi edukativo-arsimor, pėr shkak se doli nė mbrojtje tė gjuhės shqipe, duke kėrkuar qė gjuha shqipe jo vetėm tė flitej, por edhe administrata tė mbahej nė kėtė gjuhė. Me sa duket kjo u pengojė autoriteteve tė kohės, prandaj nė vitin 1978 ia shkėpusin kontratėn e punės duke e lėnė rrugėve. Pėrkundėr kėsaj, Sabiti nuk qėndroi duarkryq, por vazhdoi shkollimin e lartė nė SHLP nė Gjakovė.
    Nga viti 1982 e deri mė 1990 punoi si pėrkthyes nė Komunėn e atėhershme tė Mitrovicės. Nė vitin 1990 e largojnė nga puna, sepse nuk ishte pajtur, aq mė tepėr tė nėnshkruante pranimin e masave tė dhunshme, pra masat e nėnshtrimit, pushtimit kombėtar tė shqiptarėve. Largimi nga puna i kushtoi shumė nė aspektin social, por nė atė moral, kombėtar e mobilizoi mė shumė. Dhe pėrgjatė gjithė viteve ’90 u angazhua me trup e me shpirt, si thonė, pėr arsimin, kulturėn e rezistencėn kundėr pushtuesit. Madje, edhe si aktivist e anėtar i kryesisė sė LDK-sė nė Mitrovicė punoi aq shumė dhe me pėrkushtim. Punoi krahas poetit Jakup Ceraja, prof. Latif Berishės, Muhamet Hajrizit, Fazli Hajrizit, Agim Hajrizit, Ismajl Smakiqit, Halit Baranit dhe personaliteteve tė kohės deri nė ēlirimin e Kosovės. Pas Luftės sė UĒK-sė, nė zgjedhjet lokale u zgjodh asamblesit nė asamblenė komunale, por pas pak vitesh do tė japė dorėheqje nė shenjė mospajtimi me rrjedhat politike. Kėshtu edhe pas luftės do tė vazhdojė tė merret me tėrė qenien e tij nė gjallėrimin e jetės kulturore nė Mitrovicė dhe mė gjerė, por nė mėnyrė tė veēantė me krijimtari letrare.
    Ata qė e njohin mirė poetin Sabit Idrizi dhe krijimtarinė e tij letrare lehtė i hetojnė cilat janė motivet, dėshirat, ėndrrat, dashuritė e tij. Se ato janė tė fisme. Ashtu siē janė tė fisme dashuria pėr njeriun, atdhun, lirinė. Ashtu siē e ka tė fisme edhe modestinė. Dhe tė gjitha kėto janė pjesė e fisme e biografisė sė tij.
    Pjesė e jetės sė tij janė dhe veprat letrare (poezi, prozė e dramė). Poeti Sabit Idrizi ka filluar tė merret me krijimtari, ka filluar tė botoi krijimet e tij qysh nė vitet ’70, asokohe nė revistėn “Ardhmėria” tė SHLP nė Gjakovė, te Zėri i rinisė, Fjala etj. Por librin e parė me poezi e ka botuar nė vitin 1995, pra para dy dekadash. Qė nga ajo kohė ka botuar kėto vepra letrare: “Pesha e fundshekullit, poezi, Fjala, Prishtinė, 1995; Pėrderisa ėshtė e martė, poezi, Rilindja, Prishtinė, 1997; Diell me dhėmbė, poezi, Mitrovicė, 1999; Finalja e zhgėnjimit tė tyre tė madh, ditar lufte, Rilindja, Prishtinė, 2000; Mbretėresha ėshtė gjallė, poezi, KL Lumi i Bardhė, Mitrovicė, 2006; Zarfi, prozė, SHSHM “Jakup Ceraja”, 2008; Ma fsheh bregun tjetėr, SHSHM “Jakup Ceraja”, 2010, Mitrovicė; dhe Nė kopshtin e koduar tė ėndrrave, poezi tė gjedhura, Faik Konica, Prishtinė, 2015.
    Sabit Idrizi ėshtė i pėrfshirė nė kėto antologji: Muza e mėmėdheut, Agim Vinca (Tiranė e Prishtinė, 2012); 100 vjet vargje atdheut, botuar nė Tetovė, me rastin e 100-vjetorit tė Pavarėsisė sė Shqipėrisė (Ekrem Ajruli), 2012; Degė me sytha, Mitrovicė, 1994; Kujtimet e shpirtit, Baki Ymeri (shqip e rumanisht, me poetė shqiptarė e rumunė), Bukuresht, 2010; Nektar i shpirtit shqiptar, antologji poetike pėr Ҫamėrinė (Ahmet Mehmeti, 2007); Leksikoni i shkrimtarėve shqiptarė (1501 – 2001), Hasan Hasani, Prishtinė, 2003; Potrete shkrimtarėsh, Demir Behluli, Prishtinė, 2002; Nė gjurmėt naimiane, antologji poetike – Pėrmet, 2015.
    Pėr poetin Sabit Idrizi dhe krijimtarinė e tij letrare kanė shkruar prof. Agim Vinca, Shyqri Galica, Ullmar Quick, Fazli Hajrizi, Petraq Kote, Mexhid Mehmeti, Astrit Kosturi, Gantian Banaj, Agim Metbala, Vezir Ukaj, Edmond Shallvari, Ejup Ceraja, Riza Haziri etj.
    Ka botuar pothuajse nė tė gjitha revistat letrare qė botohen nė shqip, si brenda ashtu edhe jashtė trojeve shqiptare.
    Ėshtė anėtar edhe i Klubit tė Shkrimtarėve Shqiptarė nė Botė “Drita” me seli nė Athinė, ku krijimet e tij letrare janė botuar disa herė nė revistėn e atjeshme letrare “Pelegrin”.
    Disa nga krijimet e tij letrare janė pėrkthyer dhe botuar edhe nė anglisht, rumanisht, hebraisht dhe kroatisht. Madje, ėshtė me rėndėsi tė thuhet me kėtė rast se pėrkthimi i Sabit Idrizit nė gjuhėn hebraishte ka ndodhur pasi vetė pėrkthyesi e ka kėrkuar (madje me shkrim) njė gjė tė tillė nga autori. Sigurisht ky ėshtė njė rast qė mund t’ju ndodh vetėm krijesve seriozė.
    Sabiti, njė kontribut tė veēantė ka dhėnė e po jep edhe nė fushėn e kulturės. Ėshtė ndėr mė meritorėt si nismėtar, mbėshtetės, themelues dhe afirmues i Ansamblit tė Qytetit tė Kėngėve dhe Valleve dhe i Teatrit tė Qytetit, si dhe i shumė manifestimeve tashmė tradicionale, si: Ekspozita e Nėntorit dhe dhėnia e ēmimit “Kadri Kadriu”, Festivali i muzikės pėr Fėmijė “Cicėrimat buzė Ibrit”, nxjerrja e revistės letrare “Fjalė e valė” ku ėshtė edhe kryeredaktor, Garat Komunale tė Recituesve tė Rinj, Festivali i Grupeve Teatrore tė Shkollave Fillore, Manifestimi tradicional “Ditėt e Kulturės” (me ē’rast mbahen me dhjetėra aktivitete tė ndryshme kulturore, si: Festivali Tradicional i Komedisė, Kolonia e Artistėve tė Artit Figurativ, Revista e Folklorit, Manifestimi Letrar Ndėrkombėtar “Drita e Minatorit” (modifikim i aktivitetit tė mėparshėm letrar “Kepi i Shpresės sė Mirė), Takim me mėrgimtarė, Kinemaja e hapur, Dita e Muzikės Klasike, Festa e Ushqimeve Tradicionale, Festivali i muzikės “GREEN”, etj. etj.).
    Gjithashtu ėshtė pėrkrahės dhe mbėshtetės i pėrhershėm i talenteve tė reja nė fusha tė ndryshme tė artit. Krijues i urave tė bashkėpunimit nė fushėn e krijimtarisė letrare dhe tė kulturės nė gjithė gjeografinė kombėtare dhe pėrtej saj, duke krijuar miq nė qytete, shtete dhe kontinete tė ndryshme.
    Gjithė kėtė angazhim, gjithė kėtė kontribut e pėrkushtim tė tij, as qė dėshiron t’ia pėrmend dikush e lėre mė ta pėrmend vetė. A nuk flet kjo pėr njė modesti tė rrallė e shumė tė fisme? Pa dyshim. Kėto dhe tė dhėna tjera janė dėshmi e mirė pėr tė ardhur te njė pėrfundim se kultura mitrovicase te Sabit Idrizi ka gjetur njė shėrbyes dhe njė prijės tė devotshėm.
    Sabit Idrizi, nė fakt, ėshtė edhe zyrtarisht shef i Sektorit tė Kulturės. Por nuk ėshtė nga ata zyrtarė nė derėn e tė cilit ke frikė tė trokasėsh. Ėshtė nga ata zyrtarė tė paktė qė derėn e zyrės e tė zemrės sė tij e gjen tė hapur dhe shpirtin e tij plot mirėsjellje, dashuri, afėrsi, qiltėrsi e gatishmėri pėr t’u shėrbyer, pėr t’u ndihmuar tė gjithė atyre qė i kėrkojnė ndihmė, qofshin ata edhe fėmijė. I qartė dhe korrekt nė komunikim me palė, me miq, shokė, dashamirė tė artit e tė kulturės.
    Sabitin e njoh tash e 20 vjet. Dhe, qė nga ajo kohė e njoh si njeri shumė modest, por edhe human e shpirt njeriu. Pėr tė urrejtja ėshtė diēka e huaj. Ai nuk urren njeriun, nuk urren askėnd, pavarėsisht pėrkatėsisė kombėtare, gjuhės, religjionit a bindjeve politike etj. Pėr tė njeriu ėshtė njeri, liria ėshtė liri kur ėshtė pėr tė gjithė.
    Sabit Idrizi ėshtė njeri i mirė, atdhetar i mirė, poet e prozator i mirė, jo me fjalė por me vepra.
    Sabiti, nė mėnyrė tė veēantė ėshtė njeri dhe poet. Edhe pse kėsaj radhe nuk e kam planifikuar tė flas pėr krijimtarinė e tij letrare, megjithatė dy fjalė do t’i them nė fund. Sabit Idrizi ėshtė nga ata poetė qė e kultivojnė fjalėn me ndjeshmėri tė thellė e kujdes tė shtuar. Me tė lidhė kohėt, qėndis shekujt e dashurisė e tė dritės, shfleton pėrmallshėm ditėt e dhimbjes e tė krenarisė, shprush horizontet e shpirtit tė trazuar, qėllon e godet fort dukuritė dhe veset, por edhe depėrton thellė nė labirintet e shpirtit. Ėshtė mik e dashamir i fjalės poetike, ėshtė i dashuruar nė tė. Ai e rilind, e ribėn atė. Tė njėjtėn gjė kėrkon dhe nga fjala: ta rilind. Aty sikur e gjen kuptimin e jetės. Se me tė e kultivon edhe dashurinė, ndjenjėn e lirisė, humanizmit e besimit nė tė ardhmen, edhe atėherė kur kalon nėpėr stuhi, edhe atėherė kur dalin disa grykės qė kullosin atdhe.
    Tė nderuar tė pranishėm, pa dashur ta zgjasė mė shumė, mė lejoni qė krejt nė fund, me rastin e 60-vjetorit tė lindjes dhe 20 vjetorit tė krijimtarisė letrare, Sabit Idrizit t’i uroj shėndet, lumturi, jetė tė gjatė dhe krijimtari edhe mė tė begatshme! Dhe, natyrisht, ta falėnderoj qė me punėn e tij, me dashurinė e qiltėrsinė e tij, na dha mundėsi tė jemi sot kėtu.

    Mitrovicė, 16 shtator 2015

  3. #123
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    12-03-2009
    Postime
    125
    Faleminderit
    0
    5 falenderime nė 5 postime

    Pėr: Sabit Idrizi

    Asllan ISTREFI
    DALTIM I PASIONEVE ҪORODITĖSE
    Vokacioni krijues i poetit Sabit Idrizi ėshtė poezia, e cila mbeti prehri kryesor mbi tė cilin u pėrkund. Por shqetėsimet e kohės e tunduan ta ngjyejė penėn e tij edhe nė shėllirėn e prozės. Kėshtu, nė vitin 2008, Shoqata e Shkrimtarėve “Jakup Ceraja” e Mitrovicės botoi njė pėrmbledhje eseshė pellagoskopike tė pėrthekuara nė njėqind e njėmbėdhjetė faqe e tė titulluara me njė titull asociativ “Zarfi”.
    Kur lexojmė “Zarfin” ndiejmė oshtimen e shpirtit tė kėtij poeti, qė ka jetuar dhe po jeton njė jetė plot pasione tė forta, por tė ndrydhura. Njė shpirt plot drithėrima kundruall njė realiteti tė shterpėzuar. Poeti Sabit Idrizi ėndėrroi njė jetė tė mirė pėr njerėzit, ėndėrroi njė jetė pa ndėrskamca, njė jetė pa skllavėri, njė jetė me rregulla e ligje, njė jetė pa servilizėm. Poeti Sabit Idrizi kurrė nuk deshi qė pėr hir tė individit (lexo pushtetit) tė prishet shteti. Poeti Sabit Idrizi nuk deshi as tė punohet, as tė flitet, as tė hahet, e as tė pihet drujshėm.
    Nė prozėn “Zarfi” na shpėrfaq njė galeri personazhesh, si: puthadorė, arrivistė, servilė, gėnjeshtarė, oligarkė, mediokėr, qė janė bėrė karcinom gėrryes tė vetvetes dhe gjithė njerėzve tė kėtij nėnqielli, sepse gėnjeshtra ėshtė imune ndaj kufijve gjeografikė, kombėtarė dhe kufijve tė tjerė. Poeti Sabit Idrizi hypi nė majė tė Kreshtėbardhės dhe prej andej vėshtroi vargun e titujve e titullarėve, qė nė tė pėrditshmen e punės sė tyre janė dy shprehje mė tė shpeshtat: ne e bėmė... dhe po shkojmė drejt... Tė gjithė i ngjasin njėri-tjetrit si lajthitė nė rrėfanė. Korrupsioni i kėtyre “apogjeve” ėshtė “demokracia parlamentare”. Kjo ėshtė higjiena e identitetit sot. Ndėrkaq, jetėn e bėn kuptimplote dhe e kthen nė urti tė thellė vetėm paqeja. Ajo zhduk distancat dhe djallėzitė i bėn himne tė lumturisė. Kėtė rehati e deshi dhe e do kėtu e gjashtėdhjetė vjet mė parė poeti Sabit Idrizi.
    Poeti Sabit Idrizi ligėshtohet kur sheh tek shkelet Lisi i Qumėshtit, Lisi i Gjakut, Lisi i Dheut. Kur nėpėrkėmbet sofra e besės dhe gjaku rrėke pėr kėtė Dhe, andaj nė prozėn “Zarfi” pėrpiqet jo vetėm tė daltojė kėtė soj karakteresh, por edhe t’i shprangosė ndėrgjegjet e tyre tė ndrangura.
    Proza “Zarfi” e poetit Sabit Idrizi ėshtė njė traktat denoncues, qė nuk ėshtė aksident, por, pėr fatin tonė tė keq – realitet, i cili sa vjen e trashet. Ndryshe nga poezitė, nė tė cilat kėrkon vetėn, nė prozėn “Zarfi” poeti Sabit Idrizi flet me gjuhėn e tė dhėnave. “Zarfi” ėshtė prozė me gozhda qė shėnjestron ata qė i turren buxhakut.

  4. #124
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    12-03-2009
    Postime
    125
    Faleminderit
    0
    5 falenderime nė 5 postime

    Pėr: Sabit Idrizi

    Sabit IDRIZI
    Tė dashur miq e familjarė,
    Vetėm njerėzit e nderuar duan dhe dinė ta nderojnė dikė. Ata jeni ju dhe unė ju falėnderoj nga zemra! Para madhėshtisė suaj shpirtėrore pėrulem, deri nė tokė, me respektin mė tė thellė.
    Prirja pėr diҫka, tė dashur miq, nė cilėndo fushė tė jetės qoftė, po nuk u mbėshtet fuqishėm e pa lajka, sė pari nga familja e pastaj edhe nga miqtė e shokėt dhe nga rrethi i gjerė i shoqėrisė, ėshtė e destinuar tė shuhet. Nėse pėr kėto 60 vite tė jetės sime kam arritur qė ta vė njė gur, sado tė vockėl, nė Kalanė e Madhe tė quajtur LETĖRSI, meritat mė tė mėdha pėr kėtė ju takojnė juve, tė dashur miq e familjarė. U takojnė mėsuesve dhe profesorėve tė mi tė letėrsisė, tė cilėt mė dhanė zemėr dhe mė nxitėn qė tė shkruaj, sidomos gjatė orėve mėsimore kur na i sillnin nė klasė hartimet e korrigjuara me shkrim. U takojnė shokėve tė mi tė klasės, sidomos atyre tė shkollės sė mesme, qė patėn durimin t’i dėgjojnė shpeshherė ato qė i shkarravisja asokohe nėpėr fletoret e mia shkollore. U takojnė miqve e shokėve tė mi veprimtarė, me tė cilėt bashkėvepruam gjatė kohės mė tė vėshtirė tė okupimit, si profesor Latif Berishės, ndjesė pastė, Ismail Smakiqit, Halit Baranit, Muhamet Hajrizit, Behxhet Halitit, Fazli Hajrizit, Bedri Hamzės, Jakup Cerajės, ndjesė pastė, Skėnder Sadikut, Murteza Berishės e plot e plot tė tjerėve, qė, pėr arye kohe, me keqardhje, nuk po mund t’i pėrmend tė gjithė, tė cilėt mė mbėshtetėn pėrherė, nė tė gjitha mėnyrat, nė rrugėn time krijuese. U takojnė kolegėve tė mi tė penės e miqve tė mi tė mirė, Miftar Kurtit, Riza Hazirit, Gani Baliut, Adem Zejnullahut, Ejup Cerajės, Asllan Istrefit e plot e plot tė tjerėve, tė cilėt ishin nismėtarė dhe u angazhuan me trup e me shpirt pėr ta realizuar kėtė takim tė pėrbashkėt. U takojnė miqve tė mi poetė, jo vetėm brenda gjeografisė shqiptare, por edhe atyre nga Amerika, Suedia, Gjermania, Zvicra, Rumania, Greqia, Izraeli, Kroacia etj., qė me vlerėsimet e tyre gjithherė tė sinqerta e pa lajka, mė nxitėn qė ta vazhdoj kėtė rrugė. U takojnė lexuesve, jo edhe aq tė shumtė, por gjithherė besnikė tė poezisė. U takojnė kolegėve tė mi tė punės dhe punėtorėve tė Bibliotekės Komunale “Latif Berisha”, pėr befasinė e kėndėshme qė mė bėnė sot nė mėngjes. U takojnė qindra e qindra miqve e dashamirėve, qė sot mė “bombarduan” me mesazhe urime nga tė gjitha anėt. U takojnė mjeteve tė informimit publikė. U takojnė shtėpive botuese, nė kėtė rast shtėpisė botuese “Faik Konica”. I takojnė gruas sime, Hajries, ndjesė pastė, qė pėrherė bashkėjetoi nė harmoni, pėrveҫse me dashurinė e pakufishme qė ia ofrova, edhe me tekat e mia jo tė pakta. I takojnė nėnės sime tė dashur, e cila, me njė shėndet pothuajse tė plotė, sivjet mbushi plot njė shekull jetė - pėr gėzimin qė shpreh sa herė qė botohen librat e mi, sado qė nuk di t’i lexojė e t’i vlerėsojė. I takojnė, nė veҫanti, intelektualit mė tė kompletuar shqiptar tė ditėve tona, prof. dr. Agim Vincės, i cili, pas pėrfundimit tė njė ore letrare nė vitin tashmė tė largėt 1994, duke ma vlerėsuar poezinė time tė lexuar aty si poezinė mė tė mirė, mė dha krah dhe ma shtoj vetėbesimin e munguar, nė masė tė madhe, deri atėherė. (Qė nga ai ҫast, tė dashur miq e familjarė, i jam pėrkushtuar krijimit dhe publikimit tė krijimeve tė mia letrare). I takojnė kreut aktual tė Komunės sė Mitrovicės, pėrkatėsisht kryetarit, z. Agim Bahtiri dhe nėnkryetarit, z. Safet Kamberi, tė cilėt, pa asnjė hezitim, e mbėshtetėn kėtė projekt tė SHSHM “Jakup Ceraja”. I takojnė qytetit tim tė dashur – Mitrovicės, pėr ҫka, edhe njė herė, ju falėnderoj tė gjithėve.
    Nė kėtė ditė tė veҫantė tė jetės sime, qė ma mundėsuat ju, tė dashur miq, do doja qė t’i kisha pranė edhe disa prej njerėzve tė mi mė tė dashur, qė tashmė prehen nė amshim. Do doja ta kisha kėtu afėr djalin e axhės tim, poetin Jakup Ceraja, vėllezėrit e mi: Mujėn, Rrustemin dhe Ramadanin; djalin e hallės Bajram Kajtazin dhe bashkėshorten time, Hajrien, qė me ikjen e tyre, nė moshė relativisht tė re, krijuan njė vakuum tė thellė nė jetėn time.
    Tė dashur miq e familjarė,
    Me gjithė mallin qė na pėrvėlon, sidomos nė ҫaste tė tilla festive, pėr ata qė s’i kemi mė nė mesin tonė, prapė besoj se jeta ėshtė e bukur. Ėshtė njė kopsht plot e pėrplot me ėndrra, nė tė cilin, pėr t’ia shijuar ėmbėlsisht ėmbėlsinė e frutave, duhet tė futemi pėrmes njė kodi. E ky kod ėshtė: DASHURIA. Mos e harroni kurrė kėtė fjalėkalim.
    Ju faleminderit!

    Mitrovicė, 16 shtator 2015

  5. #125
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    12-03-2009
    Postime
    125
    Faleminderit
    0
    5 falenderime nė 5 postime

    Pėr: Sabit Idrizi

    Prof. dr. Agim VINCA

    (Me rastin e 60-vjetorit tė lindjes dhe 20-vjetorit tė botimit tė librit tė parė tė poetit e shkrimtarit nga Mitrovica, Sabit Idrizi)

    Tė nderuar tė pranishėm,
    Autoritete tė Komunės sė Mitrovicės,
    Familjarė, miq dhe kolegė tė Sabit Idrizit!

    Kam kėnaqėsinė qė jam sot nė mesin tuaj dhe qė mė jepet rasti tė flas pėr krijimtarinė e mikut tim dhe bashkėvendėsit tuaj, poetit, tregimtarit, publicistit dhe intelektualit Sabit Idrizi, i cili pikėrisht sot, mė 16 shtator 2015, mbush gjashtėdhjetė vjet jetė dhe njėzet vjet tė krijimtarisė sė tij tė frytshme letrare.
    Nė kėtė vit jubilar tė jetės dhe tė krijimtarisė sė tij, Sabiti del para lexuesve me njė vėllim me poezi tė zgjedhura, Nė kopshtin e koduar tė ėndrrave, i cili po pėrurohet sot kėtu nė Qendrėn e Kulturės “Rexhep Mitrovica” nė Mitrovicė.
    Unė Sabit Idrizin e kam ndjekur si poet qė prej fillimeve tė tij, plot 20 vjet mė parė, i kam dėgjuar vargjet e tij nėpėr orė letrare kėtu nė Mitrovicė dhe gjetkė, i kam lexuar kur janė botuar nėpėr oraganet e shtypit, nė gazeta e revista e pastaj edhe nė libra.
    Qė nga fillimi kam parė tek Sabiti njė krijues tė talentuar, nga ata qė nė rrugėn e krijimtarisė letrare nuk nisen pėr modė e snobizėm, as pėr tė dalė nga anonimiteti, por pėr motive tė tjera, mė tė fisme: ngaqė kanė njė bagazh ndjenjash, mendimesh, shqetėsimesh e idesh, tė cilat dėshirojnė t’i artikulojnė nėpėrmjet vargut poetik.
    Libri tė cilin po e pėrurojmė sot, Nė kopshtin e koduar tė ėndrrave, pėr vlerat estetike tė tė cilit ėshtė i merituar, sigurisht, autori, kurse pėr dukjen e tij tė bukur miku i poetit Ganiu (Gani Baliu), sikurse edhe shtėpia botuese “Faik Konica”, qė e drejton shkrimtari dhe botuesi i njohur Nazmi Rrahmani, ėshtė konceptuar dhe organizuar si njė tėrėsi, kryesisht mbi bazėn e kriterit tematik.
    Ky libėr pėrbėhet nga gjithsej katėr cikle, plus njė poezi hyrėse paraciklike, Mė rilind, o fjalė! dhe dy-tri tė tjera nė fund si epilog (Kėrkoj tė zhvillohen hetime, Fund dhe Dėshira e fundit).
    Cikli i parė titullohet Sa pak vetvete paska, sa pak vetvete gjen njeriu kur hyn e bėn njė bilanc tė jetės dhe tė rrugės nėpėr tė cilėn ka kaluar, prandaj edhe folja ėshtė nė mėnyrėn habitore (paska).
    Cikli i dytė, i cili ėshtė ndėr mė tė gjerėt e librit, e ka titullin Merre hisen tėnde tė qiellit dhe “hisja e qiellit”, “hisja e diellit” ėshtė njė metaforė, e cila flet pėr faktin se ēdo njeri a individ, por edhe ēdo kolektivitet, komb a etni nė kėtė botė, e ka hisen e vet tė qiellit, tė tokės, tė diellit – lirinė e vet, tė drejtėn pėr tė ekzistuar, tė drejtėn pėr ta ruajtur dhe kultivuar atė qė quhet identitet. Aluzioni, besoj, ėshtė i qartė dhe kuptohet lehtė nga tė gjithė, edhe pse poezia e Sabitit ėshtė poezi pėrplot nėnkuptime dhe si e tillė poezi qė do lexuar e rilexuar.
    Sabit Idrizi nuk ėshtė poet i lehtė. Ai ėshtė poet me peshė, me mendim dhe me njė shprehje tė kultivuar poetike, metaforiko-simbolike, por edhe ironike, herė-herė me aliteracione dhe elemente tė tjera tė kėsaj natyre dhe tė gjitha kėto pėrbėjnė kompleksin e mjeteve shprehėse tė kėtij poeti, tė cilat ai i zotėron nė mėnyrė tė shkėlqyeshme.
    Unė kam bėrė njė parathėnie tė kėtij libri, qė zė gjashtė faqet e para tė librit, tė cilėn e kam quajtur: Poezia si letėrnjoftim i kohės. Ky ėshtė titulli i parathėnies, kurse nė kllapa si nėntitull kam vėnė shėnimin: Dy fjalė pėr poezinė e Sabit Idrizit.
    Nuk dua ta lexoj parathėnien kėtu, ngase atė mund ta lexoni vetė nė libėr, tė shtypur. Po bėj njė pledoaje tė lirė, pa tekst, me rrezikun qė tė mos jem sa duhet i sistemuar. Dua tė theksoj qė nė fillim se Sabit Idrizi hyn nė kategorinė e poetėve qė kanė unin e vet, qė kanė sferėn e vet tė interesimeve ideotematike dhe mėnyrėn e vet tė ligjėrimit poetik, qė kanė, me njė fjalė, stilin e vet dhe kjo nuk ėshtė pak, madje ėshtė shumė dhe, pėr mė tepėr, ėshtė kryesorja nė art: tė kesh individualitet.
    Ka autorė ndėr ne qė shkruajnė e botojnė pėrmbledhje pas pėrmbledhjeje, por pak ka gjėra aty qė, siē e tha edhe Miftari, janė autentike, autoktone dhe si tė tilla mbeten nė margjina.
    Bashkėvendėsi juaj, Sabit Idrizi, ėshtė poet me personalitet dhe personaliteti i tij ka pėrmasa jo vetėm lokale, por edhe kombėtare. Mitrovica ėshtė njė qytet me traditė nė fushėn e letrave, qė ka dhėnė mjaft krijues me emėr, duke filluar nga profesori i ndjerė Latif Berisha; Jakup Ceraja, aq i pasionuar pas poezisė; poeti i Kepit tė Shpresės sė Mirė, i simboleve dhe i paradokseve, Fahredin Gunga, pėr tė ardhur edhe te shokėt qė ka rreth vetes Sabiti, si Miftari, Ganiu, Riza e tė tjerė, qė nxjerrin revistėn letrare Fjalė e valė, tash e trembėdhjetė vjet me radhė; qė organizojnė manifestime letrare; qė i bėjnė, pra, fjalės sė shkruar edhe shėrbime tė natyrės sė animimit, tė popullarizimit tė saj. Tė gjitha kėto janė pjesė e personalitetit krijues tė jubilantit tonė.
    Sabit Idrizi pėr Mitrovicėn ėshtė njė atu, njė argument i fuqishėm, por jo vetėm pėr Mitrovicėn. Sabit Idrizi ėshtė poet, qė me vlerat e tij konkurron nė tregun e vlerave tė poezisė shqipe tė Kosovės dhe tė poezisė shqipe nė pėrgjithėsi, prej Mitrovice nė Elbasan, Vlorė, Fier, Shkodėr, Sarandė, Gjirokastėr... dhe doemos edhe nė dy qendrat tona tė mėdha kulturore: Tiranė dhe Prishtinė, pa harruar as Shkupin dhe Tetovėn.
    Sabit Idrizi jeton nė provincė, sepse Mitrovica ėshtė provincė, tė themi kėshtu, nė raport me Tiranėn dhe Prishtinėn. Por ai, me opusin e tij krijues, me nivelin e shprehjes, me mėnyrėn e tė shkruarit dhe me kėrkesat qė shtron ndaj artit poetik, nuk ėshtė aspak poet provincial, ėshtė poet kombėtar, i barabartė me pjesėn mė tė mirė tė poetėve aktualė, qė shkruajnė nė gjuhėn shqipe, tė cilėt, pėr fat tė mirė, nuk janė tė pakėt, ashtu siē nuk janė tė pakėt nė kohėn tonė as njerėzit qė i janė qepur kot krijimtarisė. Secila kohė i ka krijuesit e vėrtetė dhe skribomanėt e vet, ashtu siē i ka edhe vlerat dhe pseudovlerat, por pėrshtypja ime si studiues i letėrsisė ėshtė se trendi i botimeve pa kriter, i botimeve abuzive nė mjedisin tonė ka ndikuar nė ftohjen e lexuesve prej artit letrar, prej poezisė. Duke parė se gjithkush vė firmėn mbi kopertinėn e njė libri, ndodh ndonjėherė (mund ta kem gabim, por kjo ėshtė pėrshtypja ime), qė njerėzit thonė: “Po edhe ky qenka poet, atėherė si ky, si ai, andaj po heq dorė prej tė dyve, ose po heq dorė prej tė gjithėve”, prej leximit tė librave nė pėrgjithėsi, gjė qė ėshtė, sigurisht, gabim.
    Libri qė kemi sot para vetes, Nė kopshtin e koduar tė ėndrrave, qė ėshtė njė pėrzgjedhje nga pesė vėllimet me poezi tė Sabitit, ėshtė njė libėr me gamė tė gjerė tematiko-motivore, qė ka njė unitet jo vetėm nė planin tematik, por edhe nė atė stilistik, nė tė gjitha planet. Ėshtė njė libėr me njė fond tė kristalizuar mjetesh shprehėse dhe me nivel tė lartė artistik, ėshtė, pra, njė libėr e jo thesht njė pėrmbledhje. Nė qoftė se nė ciklin e parė, Sa pak vetvete paska, siē mund tė shihet qysh nė titulli poeti kėrkon vetveten, sepse poezia lirike, nė fund tė fundit, ėshtė subjektive dhe merret me unin, artikulohet pėrmes vetės sė parė njėjės ose subjektit lirik, cikli i dytė, Merre hisen tėnde tė qiellit, ėshtė ai qė ia jep vulėn librit, ėshtė pikėrisht ajo frymė dhe tendencė qė unė jam pėrpjekur ta them qysh nė titull nė parathėnien time: Poezia si letėrnjoftim i kohės.
    Ēdo kohė, thuhet, i ka poetėt e vet, poetėt qė lėnė dėshmi pėr atė kohė, dėshmi artistike. Qė lėnė gjurmė, dėshmi pėr brezat qė vijnė. Qė flasin pėr dramat, pėr tragjeditė, pėr traumat, pėr ėndrrat, pėr shqetėsimet, pėr brengat, pėr vuajtjet, pėr dhimbjet e shumta dhe gėzimet e pakta qė na rrethojnė, qė i rrethojnė njerėzit pėrgjithėsisht nė jetė. Nė librin Nė kopshtin e koduar tė ėndrrave dhe nė poezinė e Sabit Idrizit nė pėrgjithėsi do tė gjeni shumė dėshmi tė tilla. Sabiti ėshtė poet qė ka qėndrim kritik ndaj kohės nė tė cilėn jeton. Ai, siē u tha, i do shumė njerėzit, e do shumė atdheun, vendin, lirinė, tė drejtėn, barazinė, nderin, dinjitetin, fisnikėrinė (fjala e fisme haset shpesh nė vargjet e tij), por ėshtė njėkohėsisht poet qė ngre zėrin e protestės kundėr tė keqes qė metastazon nė forma tė ndryshme nė trupin e shoqėrisė. Kundėr sjelljeve imorale nė planin etik, shoqėror, social dhe politik. Ai ėshtė njė poet i revoltės ndaj hipokrizisė, dyfytyrėsisė, demagogjisė. Nė librin e poetit Sabit Idrizi do tė gjeni shumė vargje kundėr degradimit tė vlerave njerėzore, kundėr vrapit pas pasurisė me ēdo kusht, kundėr meskinitetit e servilizmit, kundėr dhunės sė pushtuesit nė vitet ’90, sigurisht, por edhe shpėrdorimit tė lirisė pas luftės. Shpirtin e poetit e trazojnė, kurse zemėrimin e tij e zgjojnė sidomos ata qė abuzojnė me lirinė dhe qė uzurpojnė atdheun; qė sillen me tė si tė ishte pronė e tyre private. “Nganjėherė mė vjen me ia ngjitė edhe diellit/ E me e pėrplasė diku matanė qiellit”, shprehet poeti nė kulm tė zemėrimit.
    Njė cikėl i kėtij libri, i treti me radhė, e ka titullin Kjo dalldi e fisme qė vret. Ėshtė cikli i poezive me motivin e dashurisė, temėn e dashurisė – njė ndjenjė e pėrhershme universale e poezisė lirike. Siē e thotė njė teoricien i njohur i kohės sonė, kritiku i njohur francez Rolan Bart, poezia lirike qė nga antika e kėtej ka dy mit-tema, dy tema mitike: Erosin dhe Tanatosin. Erosi ėshtė perėndia e dashurisė, Tanatosi ėshtė perėndia e vdekjes. Kėto dy motive janė shumė tė pranishme nė poezinė e Sabitit dhe veēanėrisht nė librin Nė kopshtin e koduar tė ėndrrave.
    Cikli i fundit i librit mban pikėrisht kėtė titull, pra Nė kopshtin e koduar tė ėndrrave..., por i ėshtė shtuar edhe pėremri pronor tė mia. Janė 10 poezi elegjiake kushtuar bashkudhėtares dhe shoqes sė jetės, bashkėshortes sė ndjerė tė poetit, Hajries, e cila nuk mundi ta pėrballonte sėmundjen e pashėrueshme dhe u nda nga tė afėrmit e vet para kohe. Nė historinė e letėrsisė shqipe, qė nga De Rada, Serembe, Ēajupi, Skiroi e deri tek poetėt tanė bashkėkohorė, si Ali Podrimja, Rexhep Elmazi, Natasha Lako, Visar Zhiti etj., janė shkruar shumė poezi elegjiake kushtuar njerėzve tė dashur, qė poetėt i kanė humbur para kohe, si fėmijėve, prindėrve, bashkėshorteve apo bashkėshortėve. Them se nė ciklin Nė kopshtin e koduar tė ėndrrave tė mia, ku janė pėrfshirė 10 poezi kushtuar gruas sė tij tė ndjerė gjatė kohės qė ajo ka qenė e sėmurė dhe mė vonė pas vdekjes, Sabit Idrizi ka shkruar disa poezi me vlera antologjike. E jashtėzakonshme, pėr mendimin tim, ėshtė poezia Biseda e fundit me tė. Vetėm poetėt e talentuar, qė e ndijnė thellė dramėn e jetės; vetėm poetėt me ndjeshmėri e intuitė tė pasur, qė dinė ta veēojnė tė domosdoshmen prej sporadikes, arrijnė tė thurin vargje tė tilla, si ato tė poezisė Biseda e fundit me tė, qė shquhet me pėrjetimin e thellė dhe dialogun konkret tė subjektit lirik, alias tė poetit me bashkėshorten e vet, nėnėn dhe gruan e cila edhe nė ēastet e fundit tė jetės ėndėrron pėr lumturinė e fėmijėve dhe ardhmėrinė e familjes: “Kėsmet/ Posa t’ia japė syri i pranverės (mė tha)/ Do t’ia nisim shtėpisė.../ Posa ta ndėrtojmė shtėpinė (i shkėlqyen sytė nga gėzimi)/ Do t’i marrim dy nuse tė mira/ Po (ia ktheva) do t’i martojmė tė dytė pėrnjėherė:/ Ramadanin dhe Liridonin...”. Me pėrmbajtjen dhe botėkuptimin e saj, poezia Biseda e fundit me tė ėshtė shumė shqiptare, por me ndjenjėn e dhembjes dhe pafuqinė e njeriut pėrballė sėmundjes dhe vdekjes, ėshtė njėkohėsisht edhe universale, prandaj mund tė themi se hyn nė radhėn e poezive qė lexohen sot dhe do tė lexohen edhe nė tė ardhmen.
    Poezia e Sabit Idrizit nė pėrgjithėsi ėshtė poezi e nivelizuar. Ai nuk e lėshon poezinė pa e thadruar mirė, pa e kristalizuar, ka kėrkesa ndaj vargut dhe kjo ėshtė shumė e rėndėsishme. Por, sigurisht, si te ēdo poet, ka edhe poezi ku shkėlqen intuita poetike, ku shpėrthen emocioni, ku mendimi ėshtė edhe mė i thellė, ku verbi poetik bėhet dramatik. Tė tilla janė poezitė e ciklit Nė kopshtin e koduar tė ėndrrave tė mia, por poezi tė tilla, tė frymėzuara dhe tė realizuara me mjeshtėri, ka edhe nė ciklet e tjera tė librit. (Mjafton tė kujtojmė, fjala vjen, poezitė: Dritarja, Dhembje, Mė rilind, o fjalė!, Regjistrimi, Biseda e fundit me tė e tė tjera).
    Sabit Idrizi, duke qenė poet me shprehje dhe sensibilitet modern, ėshtė edhe poet ironik. Ndėr poetėt qė shkruajnė sot nė Kosovė ėshtė nga ata qė e zotėrojnė mė sė miri gjuhėn e ironisė. E ironia ėshtė tipar kryesor i poezisė moderne dhe asaj qė e quajmė postmoderne. Heroi i kohės sonė, thotė njė kritik amerikan, nuk ėshtė heroi tragjik i romantikėve, por pėrqeshėsi spirituoz. Ai qė di t’i pėrqeshė, t’i vėrė nė lojė, t’i tallė, t’i stigmatizojė dukuritė negative, njerėzit qė e degradojnė emrin njeri, ai ėshtė poet qė ecėn tok me trendet e poezisė sė sotme. Unė do ta veēoja vetėm njė poezi pėr ta argumentuar kėtė qė u pėrpoqa ta them. Dhjetė vjet mė parė, pra nė vitin 2005, kur pritej tė bėhej regjistrimi i popullsisė dhe i pasurisė sė Kosovės, kur Kosova ende, siē thotė poeti ynė, ishte “e paregjistruar”, s’kishte status, s’ishte shtet, pra para pavarėsisė, pritej tė bėhej regjistrimi i popullsisė dhe i pasurisė pas plot 25 vjetėsh. Tė gjithė ne, poetė dhe jopoetė, e kemi jetuar atė moment, por Sabit Idrizi ka gjetur mėnyrėn ta pėrjetėsojė nė vargje njė moment nė shikim tė parė krejt banal, prozaik, qė s’ka asgjė poetike nė vete, ēfarė ėshtė regjistrimi i popullsisė si njė akt zyrtar, juridik, statistikor, qė bėhet nė ēdo vend tė botės. Sabit Idrizi ka ditur t’i qaset kėsaj teme nė mėnyrė specifike dhe tė krijojė njė poezi antologjike, tė cilėn e pata pėrfshirė nė antologjinė Muza e mėmėdheut si poezi patriotike, sepse trajtimi i temės sė atdhedashurisė sot ka evoluar: atdheu nuk duhet mė symbyllur si dikur, duke e idealizuar, por duke i pikasur tė mirat dhe tė kėqijat qė vlojnė nė tė.
    Pjesė e atdheut ėshtė edhe qyteti i ndarė i Mitrovicės, ku jeton poeti, i vetmi qytet nė botė, qė edhe nė shekullin XXI ndahet me barrikada, herė nė formėn e grumbullit tė dheut, gurėve e rėrės, e herė nė trajtėn e sofistikuar tė kinse “parkut tė paqes”. Sabit Idrizi jeton e krijon nė kėtė qytet dhe ballafaqohet ditė pėr ditė me kėtė realitet absurd, tė cilin nuk mund tė mos e pasqyrojė nė vargje. “Matanė Ibrit i kemi varret / I kemi shtėpitė tona tė djegura/ Anemik mė del frymėzimi/ Derisa e pi me fund/ Edhe njė ditė tė gjembosur/ Tė qytetit tim tė ndarė/ Me tela paqėsorė”.
    Sabiti ėshtė nga mė tė shqetėsuarit nė mesin tonė, si njeri dhe poet, pėr tė ligat qė po i bėhen kėtij vendi e qė janė shumė, fatkeqėsisht. Para luftės na kanė dhunuar tė tjerėt, pas luftės po e dhunojmė vetveten, duke e shkelur e nėpėrkėmbur kėtė shtet, qė ėshtė pjellė e qindra viteve rezistencė e sakrifica dhe poetėt si Sabit Idrizi nuk kanė si tė mos jenė tė shqetėsuar dhe tė mos e shprehin revoltėn e tyre kundėr atyre qė poeti ynė i quan: kullotėsit e atdheut. Kur grabitja e pasurive tė atdheut, mbitokėsore e nėntokėsore, nė formė plaēkitjeje tė hapur apo nė emėr tė tė ashtuquajturit privatizim, bėhet dukuri e pėrditshme, atėherė situata ėshtė absurde: “Pėrgjakemi e pėrflakemi/ Pėr tonin Atdhe/ Pėr ta shpėtuar nga tė tjerėt/ E pėr ta zhbėrė vetė ne”, si thuhet nė poezinė e shkurtėr, por mbresėlėnėse, me titull Absurd.
    Nė qoftė se thashė qė poezia e Sabit Idrizit ėshtė dėshmi e kohės, letėrnjoftim i saj, ajo ėshtė, nė pjesėn dėrrmuese tė rasteve, letėrnjoftim i njė “kohe tė pėrdalė”, i njė kohe lavire dhe qysh nė poezinė e parė tė kėtij libri adresohet kjo kohė dhe shkaktarėt e saj. Ata janė njerėzit qė “U ka dalė tambli mbi pėrsheshin”, si thotė poeti duke u shfrytėzuar njė thėnie popullore: “Ka kohė qė po pres tė ma vini veshin, /Ju qė ju ka dalė tambli mbi pėrsheshin”. Sabiti ka shumė vargje, shumė sekuenca, shumė poezi, shumė cikle me frymėzim tė kėtillė, por ato janė artikuluar me gjuhėn e poezisė. Ky ėshtė dallimi prej shumė tė tjerėve, qė dalin e recitojnė fraza boshe, fjalė bombastike nė manifestime letrare, apo i botojnė ato edhe nė libra. Sabit Idrizi ėshtė poet pėrgjithėsi origjinal, i vetvetes, por, si tė gjithė poetėt e tjerė, ai ka afėrsi me disa poetė tanė bashkėkohorė. Modeli i tij poetik, mėnyra e percepton realitetin dhe si e koncepton poezinė, si e ndėrton figurėn, ritmin, pastaj teknika e pėrsėritjes sė vargjeve, arti i tė thėnit dhe tė heshturit, pra yrneku, ka diēka tė pėrbashkėt, siē kam thėnė edhe nė parathėnie, me dy poetė tė shquar tė poezisė sė sotme, Azem Shkrelin dhe Din Mehmetin (nė njė aspekt, nė pikėpamje tė lakonizmit tė shprehjes dhe tė shpirtit rebelues, edhe me Xhevahir Spahiun). Tė gjithė kėta poetė, ndėrkaq, kanė si pararendės tė tyre tė pėrbashkėt Migjeni, rebelin dhe ikonoklastin mė tė madh tė poezisė shqipe. Pėr S. Idrizin vlen ajo qė thotė Elioti te eseja e tij e famshme “Tradita dhe talenti individual” se “pjesėt mė tė mira, mė individuale tė veprės sė tij mund tė jenė ato me tė cilat poetėt e vdekur, paraardhėsit e tij, nė mėnyrė mė tė fuqishme e kanė dėshmuar pavdekėsinė e vet”.
    Njė nga karakteristikat qenėsore tė poezisė sė Sabit Idrizit, pėr mendimin tim, ėshtė qė ai nuk i thotė tė gjitha. Kjo ėshtė poezi qė flet dhe qė hesht. Disa gjėra i lė tė nėnkuptohen. Poezia e tillė, nė gjuhėn e kritikės, quhet poezi asociative. (Asociacion. Shqip: shoqėrim i ideve). Ajo shumė gjėra i sugjeron, nuk i shpjegon. E, megjithatė, poezia e kėtij poeti ėshtė e qartė, komunikative, nuk e mbyll shtegun e komunikimit me lexuesin, por komunikimi me tė presupozon kulturė letrare dhe dashuri pėr poezinė. (Poetesha e njohur polake, Visllava Shimborska, fituese e Ēmimit Nobel, thotė se nė njė mijė vetė dy e duan poezinė. Edhe tė tjerėt e duan, e pėlqejnė, por mė shumė duan supėn dhe makaronat, thotė ajo me ironi).
    Poezia e Sabit Idrizit ėshtė poezi qė kėrkon njė lexues tė kultivuar. Sabit Idrizi ėshtė poet i lidhur ngushtė me kėtė tokė, me kėta njerėz, me jetėn e kėtyre njerėzve, tė djeshmen dhe tė sotmen e tyre, me ėndrrat pėr tė ardhmen; ka shumė shqetėsime pėr fatin e kėtij vendi, pėr fatin e kėtyre njerėzve, pėr fatin tonė, tė bijve dhe nipave tanė; shqetėsime, frikė, dhembje. Ai ėshtė njė poet i kapur fort, siē thoshte Vorea Ujko kur i shkruante letėr Jakup Cerajės, nė thithė tė mėmėdheut. Arbėreshėt e pėrdorin kėtė fjalė pėr fjalėn gji. Pra, Sabit Idrizi ėshtė i kapur fort nė gjirin e kėsaj toke, mėkohet prej saj, frymėzohet prej saj dhe ia kthen borxhin nėpėrmjet vargjeve tė latuara, tė kultivuara, tė gdhendura; nėpėrmjet vargjeve qė thonė shumė tė vėrteta pėr jetėn tonė. Kryesisht tė vėrteta tė hidhura, sado qė ai, si tė gjithė poetėt e vėrtetė, afirmon tė mirėn dhe godet tė keqen. Tekefundit, poezia kėtė mision ka. Poezia nuk e ndėrron botėn. Botėn e ndėrrojnė ata qė i kanė nė dorė tė mirat materiale, mjetet, pushtetin. Por, siē thotė poeti i shquar anglez, romantiku Persi Bish Shelli, ata qė e kanė nė dorė fatin e botės duhet t’i kenė parasysh vizionet e poetėve.
    Sabit Idrizi ėshtė njė poet me formim kombėtar, njerėzor e humanitar; njė poet me shprehje moderne, asociative, simbolike; njė poet qė di ta kontrollojė frymėzimin e vet pėr ta vėnė brenda kornizave qė do vetė. E zotėron mirė atė qė quhet teknikė e vargut dhe e krijimit tė poezisė dhe kjo, siē thashė nė fillim, e bėn atė poet me individualitet, poet tė vetvetes; poet qė, sigurisht, mėson nga tė tjerėt, siē mėsojmė tė gjithė ne, por qė ka botėn e vet tė ideve, tė preokupimeve, tė emocioneve, tė mendimeve, tė ėndrrave, tė shpresave, tė zhgėnjimeve dhe mjetet e veta shprehėse: krahasimet, metaforat, personifikimet, figurat e tjera, ironinė, figurat e fjalės e tė mendimit dhe tė gjitha kėto ai i sublimon nė vargje, duke i shkrirė nė mėnyrė tė natyrshme, ashtu qė nuk mund tė kapen me pincetė dhe tė ndahen nga vargu ashtu siē nxirret qimja nga qulli. Poezia e Sabit Idrizit i shkrin kėto, i kompozon nė mėnyrė mjeshtėrore nėpėrmjet intuitės, imagjinatės dhe, tė mos harrojmė, punės sė pėrkushtuar krijuese tė poetit. Poezia e mirė nuk krijohet lehtė.
    U pėrpoqa t’i vė nė pah disa nga karakteristikat e poezisė sė Sabit Idrizit, disa nga vlerat e saj, individualitetin e tij krijues. Sabit Idrizi ėshtė mė shumė se njė poet. Mė shumė se njė poet lirik. Ai ėshtė edhe prozator. Tregimi i tij Zarfi ėshtė njė tregim i jashtėzakonshėm: njė manifest i kohės sonė. Ėshtė njė tregim qė bėn fotografimin e plotė tė tė sotmes sonė; fotografimin e situatės nė tė cilėn gjendet sot Mitrovica, Kosova dhe shqiptarėt nė pėrgjithėsi, nė mos edhe Ballkani dhe e gjithė Evropa, sepse po shohim ēka po ndodh edhe pėrtej sinorit tonė.
    Sabit Idrizi ėshtė poet, tregimtar, publicist, por edhe animator i kulturės dhe kjo nuk ėshtė pa rėndėsi, sepse poezia, arti letrar, letėrsia duhet tė komunikojė me njerėzit nė mėnyrė tė drejtpėrdrejtė, siē po bėjmė, pak a shumė sot, nė kėtė takim jubilar kushtuar 60-vjetorit tė lindjes sė Sabit Idrizit dhe 20-vjetorit tė botimit tė librit tė tij tė parė.
    Sabit Idrizi ka botuar libėr relativisht vonė, nė moshėn 40 vjeēare, sepse ka dashur tė dalė me pjekuri para lexuesve. Ai nuk vrapon pas titujve. Kjo e nderon atė. Nė kohėn tonė, kur ka shumė botime pa kriter, herė-herė, madje, edhe pa recensurė, redakturė e lekturė, ėshtė mirė tė pėrmbahemi nga botimet e shumta, sesa tė bėjmė tė kundėrtėn. (Sot ėshtė lehtė tė botosh nėse ke para dhe njėfarė pozite nė shoqėri). Sabit Idrizi ka kėrkesa ndaj artit dhe kjo e nderon atė si autor dhe ju nderon edhe juve, tė nderuar mitrovicas, si bashkėvendės tė tij.
    Mė lejoni nė fund qė mikun tim, kolegun tim, poetin tim qė e lexoj me kėnaqėsi, Sabit Idrizin ta pėrgėzoj nė 60-vjetorin e tij tė lindjes, t’i uroj sė pari shėndet dhe freski mendore e frymėzime tė reja dhe qėndrim e komunikim edhe mė tutje dinjitoz nė vargje, por edhe nė jetė, gjė qė e ka cilėsuar atė gjithmonė.

    Mitrovicė, mė 16 shtator 2015

  6. #126
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    12-03-2009
    Postime
    125
    Faleminderit
    0
    5 falenderime nė 5 postime

    Pėr: Sabit Idrizi

    Sabit IDRIZI

    NĖ PĖRQAFIM TĖ NIPAVE E MBESAVE
    (Nė gjashtėdhjetėvjetorin e lindjes sime)

    Kush thotė se janė tė vegjėl e nuk e dinė
    Se ėndrrat e tyre tė palindura
    I kemi strehuar shtrojerave tė ballit tonė
    Qė tash na duken si rrudha

    Shiko sa afshėm i pushtojnė
    Sa ėmbėl i puthin kėto rrugė tė mundimshme

  7. Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar sabit idrizi pėr postimin:

    Agim Metbala (18-12-2015)

  8. #127
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    12-03-2009
    Postime
    125
    Faleminderit
    0
    5 falenderime nė 5 postime

    Pėr: Sabit Idrizi

    Sabit IDRIZI
    ABSURD
    Pėrgjakemi e pėrflakemi
    Pėr tonin Atdhe
    Pėr ta shpėtuar nga tė tjerėt
    E pėr ta zhbėrė vetė ne

  9. #128
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    12-03-2009
    Postime
    125
    Faleminderit
    0
    5 falenderime nė 5 postime

    Pėr: Sabit Idrizi

    Sabit IDRIZI

    PIKĖLLUESE

    Kur m’i fale hapat e parė
    M’i vodhe kahet e nisjes

    Tash
    Kur i gjeta shtigjet e mbėrritjes diku
    M’i preve hapat e fundit

    E pamėshirshme
    E pamėshirshme je(tė)

  10. #129
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    12-03-2009
    Postime
    125
    Faleminderit
    0
    5 falenderime nė 5 postime

    Pėr: Sabit Idrizi

    Sabit IDRIZI

    JU NA MĖSUAT
    (Prindėrve)

    Se pyllit nuk i duhemi vetėm si shushurima dushku
    I duhemi edhe si cicėrima zogjsh
    Pėr t’ia kompozuar gjelbėrisht freskinė e mėngjeseve

    Lumit nuk i duhemi vetėm si vrojtues rrjedhe
    I duhemi edhe si kėshtjella brigjesh
    Pėr t’ia bėrė zap valėt e tėrbuara

    Atdheut nuk i duhemi vetėm si statuja memece
    I duhemi edhe si vrushkuj gjaku
    Pėr t’ia ujitur pėrjetėsisht kopshtin e ėndrrave

  11. #130
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    12-03-2009
    Postime
    125
    Faleminderit
    0
    5 falenderime nė 5 postime

    Pėr: Sabit Idrizi

    Sabit IDRIZI

    JASHTĖ LOJĖS
    Lojėn kopukēe
    (Qė aktualisht ėshtė shumė nė modė)
    Lėre qė nuk po e di
    Por as nuk dua ta mėsoj as ta luaj kurrė
    Ligjėrishtja, njėherė pėr njėherė, nuk po luhet
    Mė ka mbetur vetėm loja e njerėzishtes
    Pėr tė cilėn po thonė se i ka kaluar koha
    Dhe se rrallėkund ndonjė lojtar fanatik
    (Qė ka mbetur jashtė rrjedhave tė zhvillimit)
    Ia ka mbajtur mend ndonjė rregull bajate

  12. #131
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    12-03-2009
    Postime
    125
    Faleminderit
    0
    5 falenderime nė 5 postime

    Pėr: Sabit Idrizi

    Sabit IDRIZI

    ANARKI

    Ua lėshuam shumė frerin ėndrrave tė pėrdala
    E tash s’po mund ta bėjmė zap kohėn
    Shih si na u ҫmend liria

  13. #132
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    12-03-2009
    Postime
    125
    Faleminderit
    0
    5 falenderime nė 5 postime

    Pėr: Sabit Idrizi

    Sabit IDRIZI

    NĖ SPITAL

    Tre laringa (kėshtu na quan stafi mjekėsor)
    Nė dhomėn numėr tre
    Nė Repartin e Fytit nė QKUK

    Unė jam vendosur nė shtratin afėr dritares
    Nė mes – Iskanderi nga Prishtina
    Kurse afėr derės – Jetullahu nga Suhareka

    Jemi tė operuar nė fyt dhe na ushqejnė pėrmes hundės
    Tė gjithė e dimė ēka kemi
    E asnjėherė nuk ia dėgjuam emrin sėmundjes sonė

    Dikush i thotė “i raftė gurit”
    Dikush “sėmundja e keqe” (thua se ka sėmundje tė mirė)
    Dikush kurrrqysh (nga frika prej saj, natyrisht)

    Asnjėri prej nesh nuk mund tė flasim
    Gabzherrat tanė i kanė ngrėnė diku qentė endacakė tė Prishtinės
    Pasi qė Kompania qė ka zgjedhur Komuna
    I ka bartur nė deponinė e qytetit

    Po edhe pse na la pa gojė kjo sėmundje pirate
    Ne dimė tė flasim edhe ndryshe
    Do ta varrosim kėtu nė fytat tanė shpellė
    Qė kurrė kush nė botė tė mos vuaj mė prej saj

    Prishtinė, shkurt 2018
    (Po e publikoj ashu siē ėshtė shkruar me frymėn e parė, pa asnjė ndėrhyrje)

  14. #133
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    12-03-2009
    Postime
    125
    Faleminderit
    0
    5 falenderime nė 5 postime

    Pėr: Sabit Idrizi

    Sabit IDRIZI

    EGOISTE

    M’ka marrė malli
    Malli...
    Oh, malli!
    Shumė m’ka marrė malli
    Me ia dėgjue vetes zėrin

  15. #134
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    12-03-2009
    Postime
    125
    Faleminderit
    0
    5 falenderime nė 5 postime

    Pėr: Sabit Idrizi

    Sabit IDRIZI

    KOSOVA ĖSHTĖ E JONA

    Po por...

    Dikush VIP
    Dikush RRIP
    Dikush kėmbė
    Dikush me xhip

    Dikush me timon nė dorė
    S’e ka dert se bėhet horė

    Dikush n’sy e kėqyrė atdheun
    Druahet mos po ia lėndon dheun

    Dikush ka mėnynė e gjatė
    Dikush bukėn e ha thatė

    Kurrė ekonomia pa ba pėrma
    Pat me ba po s’po lėnė “ata”

    Kurrė buxheti pa u rritė
    Na bėnė qyl “kategoritė”

    Kjo Kosovė ėshtė veē e jona
    N’punė tash na e ju tevona

    Gjithkush merr hisen e vet
    Dikush ujė, dikush sherbet

    T’barabartė pėrpara ligjit
    Pasha bajgėn e atij viēit

  16. #135
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    12-03-2009
    Postime
    125
    Faleminderit
    0
    5 falenderime nė 5 postime

    Pėr: Sabit Idrizi

    Sabit IDRIZI

    KUR TĖ NISEM...

    Kur tė nisem atje pėr nė pakthim
    (Ku sheh tė paparėn, ose nuk sheh gjė mė kurrė)
    Gjatė gjithė rrugės do tė mė pėrcjellė po kjo brengė
    Qė mė ka shoqėruar gjatė gjithė jetės

    Sa shumė dashuri pata pėr njerėzit
    E sa pak mundėsi kisha
    Pėr t’i kėnaqur pėrditė me diēka

    Sot, mė 26 qershor 2019

  17. #136
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    12-03-2009
    Postime
    125
    Faleminderit
    0
    5 falenderime nė 5 postime

    Pėr: Sabit Idrizi

    Sabit IDRIZI


    MĖ MUNGON
    (Nė spital)

    Mė mungon njė mal i lartė
    Qė t’i ngjitem mu nė majė tė majės
    E t’ia mbush lugjet memece
    Me njė piskamė tė fortė malėsori

    Mė mugon njė lumė i kthjellėt si loti
    Qė t’i futem mu nė mes tė dallgėve
    E t’ia kompozoj ėmbėlsisht
    Do gurgullima tė pėrjetshme rrjedhe

    Mė mungon njė puhizė e lehtė pranvere
    Qė t’ua flladis ballin e djegur
    Tė gjithė kėtyre qė po dergjen nėpėr kėta shtretėr

    Mė mugon njė livadh i gjerė sa deti
    Qė t’ia mbledh krejt blerimin
    E t’ua sjell kėtyre njerėzve kėtu
    Qė ta mashtrojnė me ngjyra pagjumėsinė e netėve tė gjata

    Mė mungon njė mbesė me emrin Yllka
    (Qė ende s’i ka mbushur dy vjet)
    Qė ta pėrqafoj pushtueshėm
    Derisa ta pėlcas mallin qė po mė pėrvėlon

    Mė mungon njė nėnė me emrin Bahtije
    (Qė sivjet i ka mbushur njėqind e tri)
    Qė t’ia ofroj njė trohė melhem shpirti
    Nga shpella e hapur e shpresave tė mia

    Mė mungon njė derė e hapur
    Qė tė dal kur tė dua
    Nga lėkura qė s’po m’i bjen tamam shtatit

    Mė mungon njė gojė qė flet
    Qė t’u thėrras ndėrgjegjeve tė fjetura tė kėtyre kėtu
    Qė tė na thonė ndonjėherė edhe ndonjė fjalė tė ėmbėl
    He nėnėn ia lofsha edhe kėsaj pune

    Prishtinė, shkurt 2018

Faqja 7 prej 7 FillimFillim ... 567

Tema tė Ngjashme

  1. Enver Idrizi - kush ėshtė?!
    Nga Beni_The_Great nė forumin Shqipe nga Maqedonia
    Pėrgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 17-04-2017, 15:39
  2. Hajrush Idrizi
    Nga Fiori nė forumin Shkrimtarė shqiptarė
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 10-12-2013, 18:01
  3. Karate: Enver Idrizi, shqiptari kampion...
    Nga Zana e malit nė forumin Sportet ekstreme dhe tė rėnda
    Pėrgjigje: 16
    Postimi i Fundit: 01-08-2010, 01:19
  4. Hetimi mbi zhdukjen pa gjurmė tė myftiut tė Gotivarit
    Nga Brari nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 46
    Postimi i Fundit: 07-03-2008, 18:02
  5. PS publikon emrat e kandidatėve tė saj nė zgjedhje
    Nga Brari nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 18
    Postimi i Fundit: 29-05-2005, 06:26

Ruaj Lidhjet

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •