Pėrshėndetje Shigjeta, Mondishall, Astrit Kosturi, Gentjan Banaj, Agim Metbala, Brari, Bili99... Shėndet dhe gjithė tė mirat nė jetė! Tė fala tė pėrzemėrta nga Mitrovica!
Sabit IDRIZI
Pėrshėndetje Shigjeta, Mondishall, Astrit Kosturi, Gentjan Banaj, Agim Metbala, Brari, Bili99... Shėndet dhe gjithė tė mirat nė jetė! Tė fala tė pėrzemėrta nga Mitrovica!
Sabit IDRIZI
Sabit IDRIZI
RUAJTJA E VETVETES NĖ XHUNGLĖN E HARRIMIT
Me lot virgjėreshash do t’i ujis kujtimet
Nė kėtė xhungėl qytetėrimi
Qė tė jem pėrherė e mė i dashur se dashuria
Pėrherė mė i egėr se kjo egėrsi e uruar
Me lot virgjėreshash do t’i shlyej kujtimet
Nga kjo xhungėl qytetėrimi
Qė tė jem pėrherė e mė shumė i vetvetes
Pėrherė e mė pak i kėsaj shkretėtire
Sabit IDRIZI
FATI
Pėr tė qenė ėndrra mė e shkurtėr
Pėr tė qenė fundi mė i dhembshėm
Zoti i krijoi Moiret
Qė tė na prijnė kah trajtat tona tė deformuara
Tė pikturuara nėpėr pasqyra akulli
Andaj ne gjithė jetėn vetėm vrapojmė pas kėtyre hijeve
E kurrė nuk na kujtohet vetvetja
Derisa fatalist pėrplasemi nė paqenėsinė tonė
JETA
Kur lindemi qajmė vetė
Tė tjerėt na qajnė kur vdesim
Dhe ndėrmjet kėtij vaji tė gjatė dhembjeje
Njė ėndėrr e shkurtėr e beftė na shfaqet
Pėr tė mos u pėrsėritur kurrė mė
Sa pahetueshėm na soset ky rrotullim
Qė je (tė) – s’je (tė) i thonė
DETI
Tė ėndėrrojmė tė paanė tė pafund si vetė qiellin
Nė agun e parė tė dritės
Kur kundėrmon veē erė lulesh
Dhe na mjafton vetėm njė varr fėmije
Qė ta ngujojmė krejt madhėshtinė tėnde
Nė tė parin muzg tė mbrėmjes
Kur resh veē verdhėsi gjethesh
Ē’sipar i tejdukshėm – vala jote
Ē’cekėtinė e ftohtė – fundi yt
PĖLCITJA E KALIT
Duke ngrėnė ngadalė kokėn e vet tė drunjtė
Dhelpėrisht rrėshqiti trajtės sė kaltė
E u fut nė Trojėn Time
Tash nuk e di
A ėshtė mė mirė t’i shembim muret
A t’i hapim portat
Para se tė pėlcasė kali
KĖSHTU S’MĖ ZĖ LĖKURA
Kohėt qė vollėn vetveten
Po pėrvidhen poreve tė veta tė krimbura
E po futen nė qenien time prej dhembjeje
Tė mbyllem e tė pėlcas
Tė hapem e tė dal jashtė vetes
Fol njeri
Kėshtu s’mė zė lėkura
NUK RRĖZOHEM
Sa herė qė mė humb drejtpeshimi
Para mė del njė hon i thellė
E mė buzėqesh terrisht
Nga pafundėsia e vet mortore
Po unė
Deri nė vertikalen time
Eci e vrapoj edhe zvarrė
E nuk rrėzohem
Sabit IDRIZI
JETĖ
Sa herė qė t’thėrras n’ballafaqim
Ti del matanė kohės
E ma tregon pragun
E kalltė si kurva
M’kthehesh pastaj natėn
E m’i pėrflakė ėndrrat
Aq e lavirtė po mė dėftohesh
Sa kurrė nuk mund tė tė jetoj ndryshe
Pėrveēse njerėzish
Sqarim
Rreshti i fundit i poezisė JETĖ duhet tė jetė:
Pėrveēse njerėzisht
Sabit Idrizi
TI DHE ATDHEU
Pėrditė ja gėrryen zemrėn
Si urith nėn dhé
Dhe pa fije turpi
I thua atdhe
Sabit IDRIZI
QYTETIT TIM
(Mitrovicės)
Kotu, qyteti im i dyshtė, kotu
Nė djep tė plumbtė mesjete
Po ta pėrkundim ėndrrėn e zgjimit
Sabit IDRIZI
KOHĖ SHURDHANE
U poqe kur t’u shurdhua koha
Fjala ime e mbarė
Kot tė bluaj nė mullirin e mendjes
Kot tė gatuaj nė magjen e shpirtit
S’tė ha se s’tė ha tregu
Qofsh i nderuar bili99! Shėndet e gjithė tė mirat, miku im!
Sabit IDRIZI
Sabit IDRIZI
KUR TĖ MUNGON E SOTMJA
Kur tė mungon e sotmja
Dije se dje e ke konsumuar tė papjekur
Me grykėsi ėndrrash
Se jeta s’ėshtė gjė tjetėr
Veēse njė parafytyrim i bukur
I gjėrave qė nuk ndodhin kurrė
DIELLI
Dielli ėshtė i tė gjithėve
Po e deshe vetėm pėr vete
Tė fiket nė ballė
NĖ PLAZH
Oh, u mbyt dielli!
Klithi njė vogėlushe
Dhe ia plasi vajit
Njė vaj i thekshėm fėmije
Qė u pėrpi nga deti
Nė prag tė lindjes sė njė nate
Tė njė nate tinėzare
Qė po i mashtronte tė gjithė
Me magjinė e njė perėndimi tė bukur
Sabit IDRIZI
DILEMĖ JETĖSORE
S’di a lash kund farė gjurme
Se njėherė e nė njė kohė
Kam kaluar edhe unė kėtejpari
Kam bėrė a s’kam bėrė ndonjė hap
Ta di
Brenda teje - njeri
Sabit IDRIZI
RROTULLIM
Andej ikėn dita
Kėtej vjen nata
Kėtej vjen dita
Andej ikėn nata
Pėrherė nė rrotullim
Ky gur i madh mulliri
Qė po na bluan
Sabit IDRIZI
ABSURD
Pėrgjakemi e pėrflakemi
Pėr njė trohė atdhe
Pėr ta shpėtuar nga tė tjerėt
E pėr ta zhbėrė vetė ne
Ju pergezoj i nderuar per vargjet,me lejo te hedh edhe une nje shkrim per qytetin ton te pergjysmuar!
Deshire e paplotesuar!
Per kete ndrrim motemoti,nuk do doja asgje tjeter
Vetem edhe njehere te shkoj,tek shtepija ime e vjeter!
Atje rreze kalas te ulem,te kujtoj femirin time pa lot e vajtim
Eshte bere breng per te gjithe,ah.. ma ndan qytetin tim!
Rėndesia e njė personi nuk vlerėsohet nga hapėsira qė zė, por nga boshlleku qė le kur nuk ėshtė mė.
I Ilirides jam Iliri,
dhe i lire dua me mbet.
Per cfardo xhevahiri,
Shqiperine se jap per jete
Sabit IDRIZI
MA FSHEH BREGUN TJETĖR
Drejt fundit
A njė fillimi tė ri
Po rrėshqet kėshtu varka ime
Po deti
Ē’ ka me mua deti
Qė po mė pėrplas nėpėr kėto dallgė vigane
Ē’ i bėra kėsaj paanėsie tė kaltėr
Qė po ma fsheh kaq paturpėsisht
Bregun tjetėr
Sabit IDRIZI
MIKUT TIM
(G. B.)
Nė matematikėn e bėrjes sė lirisė
Ishe formulė vetėflijimi
Pellg zhgėnjimi tash nė liri
- E morėn “pronarėt” me tapi
Sabit IDRIZI
IU MUNGON DIĒKA
Iu mungon diēka
Syve qė shikojnė mėshirshėm
Kah pellgu i varfėrisė sime
Mbase njė stacion pranimi
Ku do tė lexoheshin drejt
Mesazhet e dritės
Peshendetjet Une me plote deshir i lexove Poezit t'uai dhe me ke frymezeuar pa mase .Ekuptove se je shume i zhegenjyar ne ato Fshatra ēe kane nje bukuri te rralle si ne menyren piktoreske njeashtu edhe pasurine nentoksore qe metevertet jane fshatrate ma te pasura ne Kosove dhe mjerimishte sod jane pothujse boshe .E kuptoje dhe e ndije ne shpirte kuptimin t'uai Poezine t'uai e xhene m'u ne mese asaje Pasurije te pa shoq me poezin tende tregone se si njeriu jeton mbi nje paseuri te Arit dhe te Arxhentit Plumbit dh te Zeingut dhe vujtje e atyre fshatrave nga skemja dhe fukarallaku i skajshem te lumte SABIT IDRIZI ja ke borq atyre kreshtave TE SHALES
Sēarmatosem sa tjetė jeta!
Krijoni Kontakt